Byrek Me Spinaq

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

BYREK ME SPINAQ

Për 4-5 persona duhen:


3 gota uji (500 g) miell, 300 ml ujë (6 filxhanë kafeje) ujë, kripë.
Për mbushje:
1 kg spinaq, 1-2 kokrra vezë, 3-4 lugë gjelle djathë i thërrmuar, ½ filxhan çaji, kripë,
piper.

Për byrekët parapëlqehet miell i fortë (miell që përmban më shumë gluten dhe ka elasticitet).
Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, në mes hapet një gropë ku hidhet ujë me pak kripë. Për 1
kg miell duhet 550-600 ml ujë, megjithëse kjo varet edhe nga lagështia e miellit. Duke e përzier
nga mesi, zihet një brumë i fortë, i cili punohet 10 minuta, ndahet në kulaçe, mbulohet me picetë
të lagur dhe lihet 20-30 minuta, që të zbuten proteinat dhe të fitojë elasticitet; në këtë mënyrë
petët do të hapen më mirë. Nga çdo kulaç bëhet një petë e vogël, secila prej tyre spërkatet me
niseshte dhe vendosen 3-4 copë njëra mbi tjetrën e pastaj hapen petët e zakonshme. Duhet pasur
kujdes që të mos ngjiten me njëra-tjetrën dhe u hidhet pak niseshte.
Në një tepsi të lyer me yndyrë shtrohet gjysma e petëve, duke e spërkatur me yndyrë secilën.
Mbi to shtohet mbushja dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura. Anët mbështillen
nga brenda. Byreku spërkatet me yndyrë dhe piqet.
Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet në ujë të bollshëm dhe përvëlohet 2-3 minuta në ujë të
valuar me kripë; kullohet duke e shtrydhur pak, pritet dhe përzihet me djathë të thërrmuar e vezë,
rregullohet me kripë dhe është gati
Spinaqi mund të përgatitet dhe në këtë mënyrë: në një tigan me yndyrë skuqet qepa e grirë hollë,
shtohet spinaqi i përvëluar i grirë, kripa, kopra dhe pak djathë.
TRILEÇE
Përbërësit:
10 kokrra vezë, 10 lugë gjelle sheqer, 10 lugë gjelle miell, 500 ml qumësht pana (psh.
hopla), 1 litër qumësht kutie, 350 ml qumësht i kondensuar (psh. panda), 300 ml karamel i
parapërgatitur, pak vaj për tavën për pjekje.

Përgatitja:
Ndajmë të bardhat nga të verdhat e vezëve në enë të vecanta. Shtojmë sheqerin në enën me të
bardhat e vezëve dhe i rrahim me mikser derisa te bëhen marenge. Shtojmë të verdhat, të rrahura
më parë në enën ku i kemi vendosur, duke i përzier ngadalë me të bardhat e vezëve me tel
kuzhine. Pasi të lidhen shtojmë miellin gradualisht, lugë pas luge, duke e përzier me kujdes me
qëllim që të mos e humbasim volumin. Tavën për pjekje e lyejmë me pak vaj dhe e shtrojmë me
letër kuzhine për pjekje në mënyrë të tillë që vaji të mos ketë kontakt me ëmbëlsirën. E hedhim
në tavë masën e përgatitur dhe e pjekim për 5 minuta në furrë të paranxehur në 250 gradë dhe
pasi të jetë pjekur sipër e ulim gradën e furrës në 150 gradë dhe e lëmë të piqet edhe për 10
minuta të tjera. Ndërkohë përgatisim përzierjen me 3 llojet e qumështit: hedhim qumështin panda
në një enë për përzierje dhe shtojmë qumështin e kutisë. I përziejmë derisa të tretet qumështi
panda. Më pas shtojmë qumështin pana dhe masa është gati. E heqim pandispanjën nga furra, e
kthejmë në një tavë tjetër në mënyrë që t’i heqim letrën dhe e lëmë të ftohet. Pasi ftohet e presim
në sa copë të dëshirojmë dhe i hedhim përzierjen e qumështit derisa ta absorbojë të gjithën. E
lyejme sipër me karamelin e parapërgatitur.

You might also like