Ligj 8378 22071998 Perditesuar Part1

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

LIGJ

Nr.8378, datë 22.7.1998

KODI RRUGOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË


(ndryshuar me: ligjet nr. 8738, datë 12.2.2001, nr. 9189, datë 12.2.2004, nr.9808, datë 24.9.2007;
vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.12, datë 14.4.2010;
ligjet nr.10 488, datë 5.12.2011, nr. 175/2014, datë 18.12.2014, nr. 28/2019, datë 8.5.2019, nr.
63/2021, datë 7.5.2021; nr. 21/2023, datë 16.3.2023)
(i përditësuar)
Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KAPITULLI 1
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1
Parime të përgjithshme
(ndryshuar pika 2 me ligjin nr. 175/2014, datë 18.12.2014)

1. Qarkullimi i këmbësorëve, mjeteve dhe/ose kafshëve në rrugë rregullohet me normat e këtij


Kodi dhe aktet që miratohen në zbatim të tij, në përputhje me normat ndërkombëtare e të
Komunitetit Europian në këtë fushë. Normat dhe aktet në zbatim të këtij Kodi udhëhiqen nga
parimi i sigurisë së lëvizjes në rrugë, duke ndjekur objektivat e një lëvizjeje racionale, i mbrojtjes
së mjedisit dhe i kursimit të energjisë.
2. Qeveria raporton në Kuvendin e Shqipërisë jo më pak se një herë në vit për rezultatet e
arritura dhe masat që duhen marrë për përmirësimin e sigurisë rrugore.
3. Qeveria, nëpërmjet organeve përkatëse, i jep opinionit publik të dhënat më të
domosdoshme, duke përdorur sistemet më të përparuara të komunikimit masiv dhe, për sa i
përket disa kategorive qytetarësh, mesazhe publicistike të karakterit parandalues e edukativ.
4. Njohja dhe zbatimi i përpiktë i normave përkatëse të këtij Kodi dhe i akteve në zbatim të tij
janë të detyrueshme për gjithë personat që qarkullojnë në rrugët e territorit të Republikës së
Shqipërisë me mjet ose pa mjet dhe/ose për ata persona që kanë të bëjnë me këto rrugë.

Neni 2
Përcaktime dhe klasifikime rrugësh
(shtuar pika 9 me ligjin nr. 63/2021, datë 7.5.2021; ndryshuar shkronja “B” e pikës 6 me ligjin nr.
21/2023, datë 21.3.2023)

1. Në zbatim të normave të këtij Kodi, “rrugë” quhet zona për përdorim publik e destinuar
për qarkullimin e këmbësorëve, mjeteve dhe kafshëve.
2. Sipas karakteristikave të tyre konstruktive, teknike dhe funksionale rrugët klasifikohen si
vijon:
A. Autostradë

1
B. Rrugë interurbane kryesore
C. Rrugë interurbane dytësore
D. Rrugë urbane kryesore
E. Rrugë urbane dytësore
F. Rrugë lokale
3. Rrugët e ndara sipas pikës 2 duhet të kenë këto karakteristika minimale:
A - AUTOSTRADË: Rrugë interurbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara
nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të
mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa kryqëzime
në nivel, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e
rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të
veçanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me
hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
B - RRUGË INTERURBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura ose të ndara
nga trafikndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe bankina të shtruara,
pa kryqëzime në nivel, me hyrje të koordinuara për objekte anësore, e dallueshme nga sinjale të
veçanta të fillimit dhe mbarimit, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive mjetesh me motor.
Për të tjera kategori të mundshme mjetesh të përdoruesve duhet të parashikohen hapësira të
përshtatshme. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara, me hyrje e dalje, të
pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe shpejtimi.
C - RRUGË INTERURBANE DYTËSORE: Rrugë me një karrexhatë me të paktën një korsi
lëvizjeje për sens dhe bankina.
D - RRUGË URBANE KRYESORE: Rrugë me karrexhata të pavarura, ose të ndara nga
trafikndarës, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje dhe një korsi e mundshme e rezervuar për
mjete publike, bankina të shtruara dhe trotuare, me kryqëzime në nivel të pajisura me semafor.
Për qëndrimin janë parashikuar zona ose breza anësore jashtë karrexhatës, të dyja me hyrje dhe
dalje të përqendruara.
E - RRUGË URBANE DYTËSORE: Rrugë me një karrexhatë me të paktën dy korsi,
bankina të shtruara dhe trotuare. Për qëndrimin janë parashikuar zona të pajisura me korsi
manovrimi jashtë karrexhatës.
F - RRUGË LOKALE: Rrugë urbane ose interurbane, e sistemuar në mënyrë të përshtatshme
sipas përkufizimeve të pikës 1 të këtij neni, por që nuk bën pjesë në rrugët e mësipërme.
4. Quhet “rrugë shërbimi” rruga anash një rruge kryesore (autostradë, rrugë interurbane
kryesore, rrugë urbane kryesore), e cila ka funksionin e lejimit të qëndrimit, si dhe grupimin e
hyrjeve nga objektet anësore në rrugën kryesore e anasjelltas; përdoret, gjithashtu, për lëvizje dhe
manovra të palejueshme në rrugën kryesore.
5. Rrugët e klasifikuara, sipas pikës 2, ndahen sipas përdorimit, funksionimit dhe nevojave të
karakterit administrativ, në rrugë: “shtetërore, “rrethi”, dhe “të brendshme”, sipas të dhënave në
vazhdim. Entet pronare të rrugëve të sipërpërmendura janë përkatësisht, shteti, rrethi, bashkia,
subjekti privat a shtetëror. Për rrugët e destinuara ekskluzivisht për trafikun ushtarak, të quajtura
“rrugë ushtarake”, pronar konsiderohet komanda e rajonit ushtarak.
6. Rrugët interurbane sipas pikës 2, shkronjat B dhe C, ndahen në:
A - Shtetërore, kur:
a) përfaqësojnë drejtimet kryesore të trafikut kombëtar;
b) lidhin rrjetin kryesor rrugor të shtetit me atë të shteteve kufitare;
c) lidhin ndërmjet tyre kryeqendrat e rretheve ose përfaqësojnë lidhje të drejtpërdrejta e të
rëndësishme ndërmjet rrugëve shtetërore;
d) lidhin me rrjetin e rrugëve shtetërore portet detare, aeroportet, qendrat me rëndësi të
veçantë industriale, turistike, kulturore e klimaterike;
e) janë rrugë që përfaqësojnë interes të veçantë për ekonominë kombëtare.
B – Qarku, kur lidhin kryeqendrën e qarkut me bashkitë, qendrat e njësive administrative dhe

You might also like