Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Sistemi binar ose sistemi me bazë 2 është sistem pozicional i të shkruarit të numrave duke përdorur

vetëm dy shifra zakonisht përdoren shifrat {0 dhe 1}, në mënyrë analoge përdoret sistemi oktal me
bazë 8 i cili shfrytëzon 8 shifra të ndryshme, sistemi heksadecimal që përdor 16 shifra të ndryshme
pra sistemi me bazë 16. Sistemi dhjetor (sistemi decimal) është sistemi me bazë dhjetë i cili është
sistemi që përdoret në jetën e përditshme, në këtë sistem përdoren shifrat {0,1,2,3,4,5,6,7,8,dhe 9}.

Lidhshmëria në mes sistemit dhjetor dhe atij binar

Sistemi
sistemi binar
dhjetor

0 0000

1 0001

2 0010

3 0011

4 0100

5 0101

6 0110

7 0111

8 1000

9 1001

Sistemi Binar
Sistemi binar është sistemi i cili përbëhet prej dy shifrave 0 dhe 1, dhe ka për bazë të punës sistemin
kompjuterik. Të gjitha informacionet të cilat ruhen në kujtesat e kompjuterit janë në këtë sistem.
Kurdoherë bën të dihet të kalohet prej një sistemi numerik në një tjetër.

Mbledhja
Mbledhja e numrave binar është mjaft e thjeshtë. Ja dhe rregulla e mbledhjes :
1+0→1
0+0→0
0+1→1
1 + 1 → 0, bartet 1
Mbledhja fillon nga e majta dhe kur kemi mbledhjen e dy njëshave, shënohet 0 dhe
njëshi mblidhet në shtyllën tjetër, ashtu siç veprohet me numrat decimalë kur
mbledhja e kalon numrin 10.
Shembull:

10010 (18)
+10110 (22)
------
101000 (40)

Zbritja
Zbritja e numrave binar bëhet njësoj si tek numrat dhjetorë. Vetëm kur nuk ka
huazim nga pozicioni me peshë më të madhe.
0−0→0
0 − 1 → 1, merret 1 hua
1−0→1
1−1→0
Shembull:

10101 (23)
-10011 (19)
-------
00100 (4)

Shumëzimi
Shumëzimi i numrave binarë bëhet si shumëzimi i numrave
decimalë.
1*0=0
1*1=1
Shembull:

1011 (11)
* 10 (2)
------
0000
1011
-------
10110 (22)
Detyre

Tema:Sistemi Binar

Lenda:Baza Programimi

Klasa:10a Tik

Punoi:Joel Bakalli

You might also like