Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Biografia e matematicienëve

të ndryshëm
Pitagora

Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte
matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e
cila njihet si “Teorema e Pitagorës” e cila shprehet me barazimin është mjaft e thjeshtë por për
nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore
Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi
shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit.
Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.
Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do
të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret eMemfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim
do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë.
Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës.
Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të
largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë
shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një
shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.
Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë doktrina e
tij mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore
dhe eksperimentin. Dhe të gjitha këto janë të mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato
kanë të bëjnë me celësa matematikë dhe numra.Simbolet matematike kanë një rëndësi të madhe
në doktrinën Pitagoriene pasi nëpërmes tyre arrinin të konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka
që kishin arritur të përvetsonin. Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet
matematike, një gjendje psikologjike ose një shprehje bukurie.
Si për shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), që është shprehja e rregullit të bukurisë së
Natyrës.Pitagora është themeluesi i shkencës muzikore, zbulues i simboleve që korrespondojnë
me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kësaj shkence quhej ‘’Harmonikë’’. Pitagora
është i pari që flet për sfericitetin e tokës dhe se toka është pjesë e një totali sferash me qendër të
njëjtë ku distancat midis tyre rregulohen me hapësira muzikore. Është harmonia e sferave. Është i
pari që përdori fjalën Filozofi.
Diofanti

Në matematikën e antikitetit grek një vend të veçantë zë vepra e Diofantit, që siç mendohet,
duhet të ketë jetuar nga fundi I shekullit të dytë dhe fillimi I shekullit të tretë të erës sonë.
Interesat e tij shkencore dalin jashte shtratit të traditës greke që kishte parapëlqim të posaçshëm
për gjeometrinë. Diofanti është marrë me aritmetikën dhe me problem që mund të quhen
algjebrike, ndonëse atëherë ende nuk ishte formar algjebra si degëzim I mirëfilltë I matematikës.
Ai ka shkruar një punim të shkurtër për numrat poligonalë, një vepër për “Porizmat” (ky term
përdorej për të treguar një kompleks pohimesh që kërkonin ose vërtetime ose ndërtime shumë të
vështira) e cila ka humbur, por atë e bëri të famshëm “Aritmetika” në 13 libra, nga të cilët janë
ruajtur gjashtë e një fragment I të shtatit.
Diofanti I ka kushtuar vëmendje të posaçme ekuacioneve të pacaktuara (që sot quhen
diofantiane) të cilave u kërkon zgjidhjet racionale positive.
Zgjidhjet iracionale ai i quante “të pamundura” dhe bënte kujdes që t’I zgjidhte koeficientët në
mënyr të tillë që ekuacionet ose sistemet e tyre të kishin rrënjë racionale pozitive. Diofanti ka
gjetur zgjidhje racionale të rreth 130 ekuacioneve të pacaktuara, që u përkasin më shum se 50
klasave të ndryshme. Ndër to ndeshet edhe ekuacioni si x^2-26y^2=1 dhe x^2-30y^2=1 , që njihet
tani me emrin “Ekuacione të Pelit”.
Diofanti vetë nuk ka bërë ndonjë përpjekje për klasifikim e nuk jep metoda të përgjithshme për
zgjidhjet. Por ndihet mënjëherë se ai zotërin një mjeshtëri të habitshme e teknikë mjaft të
përpunuar, për të përballuar probleme jo pak të vështira për kohën.

Gauss

Johann Carl Friedrich Gassu (30 prill 1777 — 23 shkurt 1855) ishte
një matematikan gjerman dhe shkencëtar që ndihmoi dukshëm në
shumë fusha, duke përfshirë teorinë
numrave, analizën, gjeometrinë
diferenciale, gjeodezinë, magnetizmin, astronominë dhe optikën.
Nganjëherë i njohur si “princi i matematikës”, Gausi pati një ndikim
të shquar në shumë fusha të matematikës dhe shkencës dhe është
rradhitur pranë Ojlerit, Njutonit dhe Arkimedit si një nga
matematikanët më të mëdhenj të historisë.
Në moshën shtatë vjeçare, Karl Fridrih Gauss ka filluar shkollën
fillore dhe potenciali i tij u vu re pothuajsemenjëherë. Mësuesin tij, Buttner dhe asistenti i tij,
Martin Bartels, ishin të habitur kur Gausi përmblodhi shumën 1-100 në cast nga diktimi se shuma
ishte 50 palë të tjera të numrave ku çdo palë përmbledhje të 101.
Në 1788 filloi edukimi i Gausit në gjimnaz me ndihmën e Buttner dhe Bartels. Pas marrjes së një
burse nga Duka i Brunsëick-Ëolfenbuttel, Gausi hyru në Kolegjin Carolinum në 1792. Në akademi
Gaussi ka zbuluar në mënyrë të pavarur ligjin Bode, teoremën binome dhe arithmetike-logjike, si
dhe ligjin e reciprocitetit katror teoremën e numrit.
Në 1795 Gausi u largua nga Brunsëick për të studiuar në Gottingen University. Mësuesi i Gausit
ishte Kaestner. Miku i tij i vetëm në mesin e nxënësve ishte Farkas Boljait. Ata u takuan në 1799
dhe ndenjën me njëri-tjetrin për shumë vite. Gausi u kthye në Brunsëick, kur ai mori një diplomë
në 1799. Pasi Duka kishte rënë dakort të vazhdonte ti jepte bursë Gausit, ai kërkoi që Gausi të
paraqiste një dezertacion për doktoratën në Universitetin Helmstid. Me bursën e tij për ta
mbështetur atë Gausi nuk kishte nevojë për të gjetur një punë. Ai botoi librin Disquisitiones
Arithmeticae në verën e vitit 1801. Kanë qenë 7 seksione, por pjesën e fundit i është kushtuar
vetëm teorisë së numrave.

Veprat
Ne 1801 Gausi boton Disquisitiones Arithmeticae. Eshte studimi i pare sistematik mbi teorine e
numrave. Influenca e librit te Gausit qe e pamase, dhe deshmohet nga fakti qe shumica e librave
mbi subjektin akoma ndjekin perqasjen e tij. Reference: “The Mathematics of Ciphers, Number
Theory and RSA Cryptography”, S.C.Coutinho, Redaktoi: Valmir LAMAJ
Ekzistojnë shumë histori për këtë gjeni. Thuhet se dhuntitë e tij u shfaqën në moshën 3- vjeçare
kur korrigjoi një gabim në veprime të të atit. Historia e famshme e Gausit thotë se në shkollën
fillore ngaqë ishte sjellë keq idha si detyrë të mblidhte numrat nga 1 tek 100. Gausi e gjeti
zgjidhjen menjëherë për habinë e mësuesit të tij Metoda e Gausit konsistontë në mbledhjen e
numrave periferikë:1+100;2+99 etj.Formoheshin 50 çifte ku shuma e secilit çift ishte 101. Që këtej
50×101=5050. Sidoqoftë dyshohet për vërtetësinë e kësaj historie. Gjithashtu thuhet se Gausin e
ndërprenë njëherë në zgjidhjen e një problem sepse gruaja e tij ishte duke vdekur. Ai ka thënë
“Thuaji të presë një minutë, sa ta mbaroj”

Euler
Leonhard Paul Euler, (prononcimi në shqip: Leonard Paul Ojler), (15 Prill, 1707 Basel, Zvicër – 7
shtator, 1783 Saint Petersburg, Rusi), ishte matematikan dhe fizikan zviceran i cili kaloi pjesën më
të madhe të jetës së tij në Rusi dhe Gjermani.
Euler bëri zbulime të rëndësishme në fusha të ndryshme si Njehsimi diferencial dhe teoria e
grafeve. Ai gjithashtu për herë të parë paraqiti pjesën më të madhe të terminologjisë dhe
nocioneve moderne matematike, pjesërisht për analizën matematike, sikur është nocioni
i funksionit matematik.[1] Gjithashtu është i njohur për punën e tij
në mekanikë, optikë dhe astronomi.
Euler konsiderohet të jetë matematikani më i madh i shekullit të XVIII dhe një ndër më të
mëdhenjtë i të gjitha kohërave. Gjithashtu është më frytdhënësi, përmbledhja e punimeve të e tij
përfshinë 60–80 vëllime faqe çerekësh. Deklarata e dhënë nga Pierre-Simon Laplace shpreh
influencën që pati Euler në matematikë, ai thotë: “Lexojeni Eulerin, lexojeni Eulerin, ai është
mësuesi i të gjithë neve.”[3]
Figura e tij u paraqit në gjashtë seri të bankënotës prej 10 Franga zvicerane si dhe në një numër të
madh të pullave postare zvicerane, gjermane e ruse. Asteroidi 2002 Euler u emërua për nder të tij.
Euleri lindi në Basel i ati Paul Euler, ishte pastor, e ëma Marguerite Brucker, një bijë pastori. Ai
kishte dy motra më të vogla Anna Maria dhe Maria Magdalena.
Menjëherë pas lindjes së tij familja u transferua nga Baseli në Riehen, ku Euleri e kaloi pjesën më
të madhe të fëmijërisë. Paul Euleri ishte mik i Johann Bernoullit i cili ishte ndër matematikanët më
të shquar të asaj kohe në Evropë, ai ndikoi fuqishëm te Leonardi i ri. Euler me shkollimin formal e
filloi në Basel ku shkoi të jetojë me gjyshen e tij për nga nëna.
Kur kishte 13 vjet ai përfundoi Universitqtin e Baselit, dhe në vitin 1723, mori titullin M.Phil me
disertacionin në të cilin shpreh krahasimin në mes filozofisë se Dekartit dhe Njutnit. Asokohe ai
çdo të shtune në mbrëmje merrte leksione nga Johann Bernoulli, i cili kishte zbuluar një talent të
pabesueshëm për matematikë te nxënësi i tij i ri. Euleri atëherë studjonte për teologji, gjuhë
greke, dhe gjuhë çifute sipas dëshirës së të atit për tu bërë pastor, por Bernoulli i tregoi të jatit
Paul Eulerit se Leonhardi është i destinuar të bëhet matematikan i madh. Në vitin 1726, Euleri
kompletoi punimin e tij të disertacionit për titullin Ph.D. ekuivalenti i sotshëm doktor i shkencave i
titulluar De Sono në të cilin bëhet fjalë për shpejtësinë e zërit [5] dhe në vitin 1727, ai merr pjesë në
konkursin e Akademisë franceze të shkencave, zgjidhja e Eulerit u vlerësua me çmimin e dytë,
vendin e parë e siguroi Pierre Bouguer—i cili sot njihet si “babai i arkitekturës detare”. Këtë çmim
të akademisë franceze pastaj Euleri gjatë karrierës së tij e fitoi 12 herë për zgjidhjet e tij të
mrekullueshme.[6]

Kontributet në matematikë
Analiza matematikore
Euleri është i njohur në analizën matematike për implementimin e serive të pafundme potenciale
dhe zbërthimin e funksioneve në seri të tilla. Ai e zbuloi serinë për funksionin eksponencial e
dhe zbërthimin në seri të pafundme të funksionit invers të tangjentit.
Përdorimi i tij i guximshëm (ku sipas standardeve moderne teknikisht jo korrekt) i serive
potenciale mundësoi zgjedhjen e problemit të famshëm të Bazelit në vitin 1735:
Interpretimi gjeometrik i formulës së Eulerit
Euleri filloi zbatimin e funcksioneve eksponenciale dhe logaritmeve në vëertetimet analitike. Ai
zbuloi mënyrën e zbërthimit të funksioneve llogaritmike në seri potenciale dhe e dha përkufizimin
e logaritmit të numrave real negativ por pastaj edhe të numrave kompleks, në këtë mënyrë e
zgjëroi fushën e aplikimit të logaritmeve . Ai poashtu e përkufizoi funksionin eksponencial për
numrat kompleks, dhe zbuloi lidhjen e tyre me funksionet trigonometrike. Për ç’do numër real φ,
funksioni eksponencial kompleks e plotëson barazimin
Ky barazim njihet si formula e Eulerit. Rast special i formulës së mësipërme është barazimi i cli
njihet si identiteti i Eulerit dhe vlerësohet si formula më e shquar në matematikë sipas Richard
Feynman, sepse në të jepet lidhja në mes 5 konstantave të rëndësishme të matematikës 0′, 1,
e , i dhe π dhe vetëm nga një herë përdoen shenjat e koncepteve të mbledhjes, shumëzimit,
fuqizimit, dhe barazimit
Në vitin 1988, lexuesit e Mathematical Intelligencer e zgjoddhë atë “the Most Beautiful
Mathematical Formula Ever”.[15](Formula më e bukur e matematikës) Në përgjithësi ndër pesë
formulat më të bukura matematikore Euleri merr pjesë me tre prej tyre. [15]
Formula De Moivre është rrjedhim i drejtpërdrejtë i formulës së Eulerit.

Teoria e numrave
Interesi i Eulerit në teorinë e numrave mund të gjurmohet në ndikimin e Goldbachut, miku i tij në
Akademinë e Shën Petersburgut dhe në veprat e Pierre de Fermat. Euleri zhvilloi disa nga idetë e
Fermat, dhe disa nga supozimet e tij i rrëzoi poshtë.
Euleri provoi se shuma e numrave reciprok të thjeshtë është e pafundme. Me këtë, ai zbuloi
lidhjen ndërmjet funksionit zeta të Riemannit dhe numrave të thjeshtë.
Euleri provoi identitetin e Njutonit dhe teoremën e vogël Fermat. Ai gjithashtu shpiku
funksionin totient φ(n) i cili shpreh numrin e numrave të plotë pozitiv jo më të mëdhenj se numri i
plotë n që janë relativisht të thjeshtë me n. Duke përdorur vetitë e këtij funksioni, ai e përgjithësoi
Teoremën e vogël Fermat e njohur tani si teorema e Eulerit. Ai ka kontribuar dukshëm në teorinë
e numrave të përsosur, e cila i ka inspiruar matematikanët qysh nga koha e Euklidit.

You might also like