Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 36

MAKROEKONOMIA 1

Ligjërata 3

Konsumi dhe investimi


(Kapitulli 21)

Prof.Ass.Dr.Luljeta Elezaj
1
Ekuacioni i Micawberit:

Të ardhurat 20 paundë; shpenzimet 19 paundë, 19


shilingë dhe gjashtë peni = lumturia.
Të ardhurat 20 paundë; shpenzimet vjetore 20
paundë e gjashtë peni = mjerim.
Charles Dickens David Copperfield
Lord Kelvin

2
PËRMBAJTJA E LIGJËRATËS
• Konsumi dhe kursimi
• Konsumi, të ardhurat dhe kursimi
• Funksioni i konsumit
• Funksioni i kursimit
• Prirja marxhinale për konsum
• Prirja marxhinale për kursim
• Sjellja e konsumit kombëtar
• Funksioni i konsumit kombëtar
• Investimi
• Lakorja e kërkesës për investime
• Zhvendosjet e lakores së kërkesës për investime
• Hyrje në teorinë e kërkesës agregate
3
Konsumi dhe investimi

• Konsumi dhe investimi janë përbërësit kryesorë të


outputit kombëtar.
• Konsumi (ose, më saktë, shpenzimet e konsumit
personal) janë shpenzimet e ekonomive familjare në
mallra dhe shërbime finale.
• Kursimi është ajo pjesë e të ardhurave personale të
disponueshme që nuk konsumohet.
• Konsumi është komponenti më i madh i PBB-së, që
përbën rreth 70 për qind të shpenzimeve totale.

4
Komponentët kryesorë të konsumit

5-5
Format e shpenzimeve buxhetore
• Familjet e varfra shpenzojnë të ardhurat e tyre
kryesisht në nevojat e jetës: ushqim dhe strehim.

• Me rritjen e të ardhurave, shpenzimet për shumë


sende ushqimore rriten.

• Përqindja e shpenzimeve totale të dedikuara për


ushqim bie me rritjen e të ardhurave.

• Shpenzimet për veshje, rekreacion dhe automo bila


rriten më shumë se në mënyrë proporcionale ndaj të
ardhurave.

• Shpenzimet për artikujt e luksit rriten në përpjesëtim


më të madh sesa të ardhurat. 6
7
Konsumi, të ardhurat dhe kursimi
• Të ardhurat, konsumi dhe kursimet janë ngushtë të lidhura në mes
veti.

• Kursimi personal është ajo pjesë e të ardhurave të disponueshme


që nuk konsumohen.

• Kursimi është i barabartë me të ardhurat minus konsumin.

• Të ardhura personale të disponueshme


• Norma e kursimit personal është e barabartë me kursimet
personale si përqindje e të ardhurave të disponueshme

8
Të ardhurat janë përcaktues kryesor i konsumit dhe i kursimit.

Pika e barazimit—
ku familja
përfaqësuese as
nuk kursen e as nuk
mbishpenzon, por
konsumon të gjitha
të ardhurat e saj

9
Funksioni i konsumit

• Funksioni i konsumit tregon marrëdhënien midis nivelit


të shpenzimeve të konsumit dhe nivelit të të ardhurave
personale të disponueshme.

• Ky koncept, i paraqitur nga Keynesi, bazohet në


hipotezën se ekziston një marrëdhënie e qëndrueshme
empirike midis konsumit dhe të ardhurave.

10
Pika e “barazimit” -
Shpenzimet e konsumit janë
saktësisht të barabarta me të
ardhurat e disponueshme;
familja nuk është as
huamarrëse, as kursimtare

11
Funksioni i kursimit
Funksioni i kursimit tregon marrëdhënien mes nivelit
të kursimit dhe të ardhurave

5-12
.
Prirja marxhinale për konsum (MPC)

•Prirja marxhinale për konsum (MPC) është shuma shtesë që


njerëzit konsumojnë kur pranojnë një dollarë shtesë të të
ardhurave të disponueshme.

•Fjala "marxhinale" përdoret në të gjithë ekonomiksin, me


kuptimin ekstra ose shtesë.

•Për shem bull, "kosto marxhinale" nënkupton koston shtesë


të prodhimit të një njësie shtesë të outputit.

• "Prirja për konsum" përcakton nivelin e dëshiruar të


konsumit.
5-13
5-14
Pjerrtësia e funksionit të konsumit

15
Prirja marxhinale për konsum si pjerrtësi gjeometrike

Nga shembulli :

Ndërsa të ardhurat rriten me 1000 $ nga pika B në pikën C, shuma e konsumit


rritet me 800 $.

MPC = 800 $ / 1000 $ = 0.80.

Pjerrtësia e funksionit të konsumit është e njëjtë me prirjen marxhinale për


konsum.

Prirja marxhinale për konsum apo pjerrtësia e funksionit të konsumit mat


ndryshimin në konsumin për dollar të ndryshimit në të ardhurat e disponueshme.

16
Prirja marxhinale për kursim (MPS)

• Prirja marxhinale për kursim është definuar si pjesë e


një dollari shtesë të të ardhurave të disponueshme, që
shkon për kursim shtesë.

• Të ardhurat e disponueshme janë të barabarta me


konsumin plus kursimin.

• Kjo nënkupton që çdo dollar shtesë i të ardhurave të


disponueshme duhet të ndahet midis konsumit shtesë
dhe kursimeve shtesë.

• Nga shembulli:
Nëse MPC është 0.80, atëherë MPS duhet të jetë 0.20.

MPS = 1 - MPC
17
Sjellja e konsumit kombëtar

• Sjellja e konsumit është vendimtare për të kuptuar ciklet


afatshkurtra të biznesit dhe rritjen ekonomike afatgjatë.

• Në një periudhë afatshkurtër, konsumi është një


komponent i rëndësishëm i shpenzimeve agregate.

• Kur konsumi ndryshon ndjeshëm, kjo ka gjasa të


ndikojë në output dhe punësim nëpërmjet ndikimit të tij
në kërkesën agregate.

Sjellja e konsumit dhe e kursimit janë kyçe për të kuptuar rritjen


ekonomike dhe ciklet e biznesit.

18
Përcaktuesit e konsumit

• Faktorët që përcaktojnë ritmin e shpenzimeve të konsumit


të tij:

1) Të ardhurat e disponueshme DI

• Kur DI ulen gjatë recesioneve, konsumi zakonisht përcjell


rënien.

• Rritjet në DI, le të themi, pas shkurtimeve të tatimeve,


nxisin rritjen e konsumit.

5-19
Të ardhurat permanente dhe modeli i ciklit jetësor të
konsumit

• Të ardhurat permanente janë niveli i trendit të të


ardhurave—domethënë, të ardhurat pas heqjes së
ndikimeve të përkohshme ose të rastit për shkak të
fitimeve ose humbjeve të papritura

• Hipoteza e ciklit jetësor supozon që njerëzit kursejnë në


mënyrë që të lehtësojnë konsumin e tyre gjatë
periudhës së jetës së tyre.

20
Përcaktuesit e konsumit …

2) Pasuria dhe ndikimet e tjera

Kur pasuria më e madhe shpie nga një konsum


më i lartë - quhet efekti i pasurisë.

Kur pasuria rritet ose ulet ndjeshëm, kjo mund të


çojë në ndryshime të mëdha në shpenzimet e
konsumit

21
Funksioni i konsumit….

22
Funksioni i konsumit kombëtar

• Përcaktuesit e sjelljes se konsumit janë kompleks

- ardhurat e disponueshme,
- pasuria dhe
- pritjet e të ardhurave të ardhshme

23
Matjet alternative të kursimit

• Matësi i kursimit në llogaritë kombëtare.

• Diferenca midis të ardhurave të disponueshme dhe


konsumit.

• Matësi i kursimit në pasqyrën e bilancit llogarit


ndryshimin në vlerën reale neto (domethënë, asetet
minus detyrimet, korrigjuar për inflacion) nga një vit në
tjetrin; kjo masë përfshin fitimet reale të kapitalit.

24
B.Investimi

• Komponenti i dytë i madh i shpenzimeve private, pas


konsumit, është investimi.

• Termin "investim" ose "investim real" për të nënkuptuar


shtesat në stokun e aseteve prodhuese ose të mallrave
kapitale.

• Investimi luan dy role në makoekonomiks.


• Investimi ndikon në ndryshime në kërkesën agregate dhe ciklin
e biznesit

• investimi çon në akumulimin e kapitalit.

25
Përcaktuesit e investimit

• Investimet e brendshme private bruto që e shënojmë


me I.

• I është vetëm një komponent i investimit total shoqëror,


i cili përfshin gjithashtu investimet e huaja, investimet
qeveritare dhe investimet e paprekshme në kapitalin
njerëzor dhe njohuri të përmirësuara.
• ndërtimi i strukturave të banimit;
• investimi në biznes,
• pajisje fikse, softuerë dhe struktura fikse të biznesit;
dhe shtesa në inventar.

26
Përcaktuesit e investimit…

• Të hyrat
• investimi varet nga të hyrat që do të gjenerohen
nga gjendja e aktivitetit të përgjithshëm ekonomik.

• Kostot
• çmimi i mallit kapital,
• norma e interesit dhe
• tatimet që paguajnë mbi të ardhurat e tyre

• Pritjet
• pritjet për fitime dhe vetëbesimi i biznesit janë
vendimtare për vendimet e investimeve.
• analiza e kostove të tashme ndaj fitimeve të
pasigurta në të ardhmen.
27
Përcaktuesit e investimit përmbledhje

Vendimet për investime varen nga:

1) niveli i outputit i prodhuar nga investimet e reja,


2) normat e interesit dhe tatimet që ndikojnë në kostot e
investimit dhe
3) pritjet e biznesit për gjendjen e ekonomisë

28
Lakorja e kërkesës për investime
Norma e interesit dhe investimet

29
Lakorja e kërkesës për investime

30
Zhvendosjet e lakores së kërkesës për investime

• Një rritje në PBB do të zhvendos lakoren e kërkesës për


investime

• Një rritje në tatimin e biznesit do të ulte investimet

• Pritjet ndikojne ne ndyshimet ne investime

31
Zhvendosjet e lakores së kërkesës për investime

32
Drejt teorisë së kërkesës agregate

Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike

Qasjen keynesiane
• ndikimin e goditjeve financiare dhe ndryshimeve në
investime, shpenzime dhe tatim qeveritar, si dhe
tregti të jashtme.

Politikave qeveritare fiskale dhe monetare mund të


zvogëlojë ashpërsinë e recesioneve dhe inflacionit, por
gjithashtu që politikat e dobëta mund të përforcojnë
goditjet.

33
34
35
PYETJET PËR DISKUTIM
• I punoni gjatë ushtrimeve

36

You might also like