Download. 17

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 33

MAKROEKONOMIA 1

Ligjërata 5

Paraja dhe sistemi financiar


(Kapitulli 23)

Prof.Ass.Dr.Luljeta Elezaj
1
Gjatë gjithë historisë, paraja ka shtypur njerëzit
përmes njërës nga këto dy mënyra: ose ka qenë e
bollshme dhe shumë e pabesueshme, ose e
besueshme dhe shumë e paktë.
John Kenneth Galbraith
Periudha e pasigurisë (1977)

2
PËRMBAJTJA E LIGJËRATËS

• Struktura e sistemit financiar


• Kërkesa për para
• Bankat dhe oferta e parasë
• Tregu i aksioneve

3
PASQYRA E MEKANIZMIT TË TRANSMETIMIT MONETAR

• Mekanizmi i transmetimit monetar i referohet


procesit me të cilin politika monetare e ndërmarrë
nga banka qendrore ndërvepron me bankat dhe
pjesën tjetër të ekonomisë, për të përcaktuar:
– normat e interesit,
– kushtet financiare,
– kërkesën agregate,
– outputin dhe
– inflacionin.

4
Pasqyrë të mekanizmit të transmetimit monetar…

Mekanizmi i transmisionit monetar mund të përmblidhet në pesë


hapa logjikë:

1. Banka qendrore njofton një normë target afatshkurtër interesi që varet nga
objektivat e saj dhe nga gjendja e ekonomisë.

2. Banka qendrore ndërmerr operime ditore në tregje të hapura për të arritur


normën e targetuar të interesit.

3. Targeti i ri i normës së interesit të bankës qendrore dhe pritjet e tregut për


kushtet financiare të ardhshme ndihmojnë në përcaktimin e të gjithë spektrit
të normave të interesit afatshkurtër dhe afatgjatë, çmimet e aseteve dhe
kurset e këmbimit.

4. Ndryshimet në normat e interesit, kushtet e kredisë, çmimet e aseteve dhe


normat e këmbimit ndikojnë mbi investimet, konsumin dhe eksportin neto.

5. Ndryshimet në investime, konsum dhe eksportin neto ndikojnë në shtegun e


outputit dhe inflacionin nëpërmjet mekanizmit AS-AD. 5-5
A. SISTEMI FINANCIAR MODERN

• Sektori financiar i një ekonomie është sistemi i qarkullimit që lidh:


mallrat, shërbimet dhe financimin në tregjet vendore dhe
ndërkombëtare.
• Sistemi financiar përfshin: tregjet, kompanitë, dhe institucionet e
tjera, që merren me vendimet financiare të familjeve, bizneseve dhe
qeverive.
– Pjesë të rëndësishme të sistemit financiar përfshijnë tregun e parasë
tregjet për asetet me interes fiks si: obligacionet ose hipotekat, tregjet e
aksioneve për pronësinë e firmave dhe tregjet e këmbimit të valutave, të
cilat tregtojnë paratë e vendeve të ndryshme

6
Roli i sistemit financiar

• Huamarrja dhe huadhënia zhvillohen në tregje financiare


dhe nëpërmjet ndërmjetësve financiarë.

• Tregjet financiare janë si tregjet e tjera, përveç se


produktet dhe shërbimet e tyre përbëhen nga instrumente
financiare si aksione dhe obligacione.

• Institucionet që ofrojnë shërbime dhe produkte financiare


quhen ndërmjetës financiarë.

• Institucionet financiare ndryshojnë nga bizneset e tjera,


sepse asetet e tyre janë kryesisht financiare dhe jo sende
të paluajtshme, si impiantet dhe pajisjet.
7
Funksionet e sistemit financiar
 Sistemi financiar transferon resurset gjatë kohës,
sektorëve dhe rajoneve.

 Sistemi financiar menaxhon rreziqet për ekonominë.

 Sistemi financiar grumbullon dhe ndan fondet në varësi


të nevojës së kursyesit ose investitorit individual.

 Sistemi financiar kryen një funksion të rëndësishëm të


funksionit të pastrimit të shtëpisë, i cili lehtëson
transaksionet midis paguesve (blerësve) dhe të
paguarëve (shitësve).

8
Rrjedha e fondeve
Kursyesit dhe investitorët transferojnë fonde nëpër kohë, hapësirë dhe sektorë,
përmes tregjeve financiare dhe ndërmjetësve financiarë.

9
MENYJA E ASETEVE FINANCIARE

Asetet financiare janë pretendime nga njëra palë kundër një pale tjetër.

Instrumentet ose asetet kryesore financiare:

► Paraja dhe dy përbërësit e saj


► Llogaritë e kursimeve
► Instrumentet e tregut kreditor
► Aksionet e zakonshme
► Fondet e tregut të parasë dhe fondet e përbashkëta
► Fondet pensionale dhe
► Derivativët financiarë

10
Rishikimi i normave të interesit

► Norma e interesit është çmimi i paguar për


huamarrjen e parave.

► Ka shumë norma interesi, në varësi të maturitetit,


rrezikut, statusit tatimor dhe atributeve të tjera të
kredisë.

Të diskutohen disa shembuj që ilustrojnë se si


funksionon norma e interesit.

11
PARAJA DHE EVOLUCIONI I PARASË

► Paraja është çdo gjë që shërben si një medium i pranueshëm i


këmbimit.

► Tramba - forma e parë e këmbimit të mallrave

Fraza klasike të ekonomiksit: Në vend të “rastësisë së dyfishtë të


dëshirave”, ka të ngjarë që të ekzistojë një “dëshirë e rastësisë”.

► Paraja mall - vlerë të brendshme apo intrinsike,


vlerë përdoruese në vetvete.

► Paraja moderne - paraja letër e lëshuar nga qeveritë u


zëvendësuan gradualisht nga paratë
bankare llogaritë e çekueshme
12
KOMPONENTËT E OFERTËS SË PARASË

► Paraja është çdo gjë që shërben si një medium i pranueshëm i


këmbimit.

► Tramba - forma e parë e këmbimit të mallrave

Fraza klasike të ekonomiksit: Në vend të “rastësisë së dyfishtë të


dëshirave”, ka të ngjarë që të ekzistojë një “dëshirë e rastësisë”.

► Paraja mall - vlerë të brendshme apo intrinsike,


vlerë përdoruese në vetvete.

► Paraja moderne - paraja letër e lëshuar nga qeveritë u


zëvendësuan gradualisht nga paratë
bankare llogaritë e çekueshme
13
KOMPONENTËT E OFERTËS SË PARASË...

Agregati kryesor monetar M1, quhet edhe paraja e transaksioneve dhe


është shuma e parasë që mbahet nga publiku dhe në depozita të
çekueshme.

Komponentët e M1:

► Valuta - përcaktohet si monedha dhe para letër që mbahen jashtë


sistemit bankar.

► Depozitat e çekueshme - përbëhet nga fondet, të depozituara në


banka dhe institucione të tjera financiare.

5-14
KËRKESA PËR PARA

Funksionet e parasë:

► Paraja shërben si një mjet i këmbimit.


► Paraja përdoret si njësi e llogaritjes.
► Paraja përdoret edhe si ruajtëse e vlerës.

5-15
Kostot e mbajtjes së parasë

• Paraja është e kushtueshme, sepse ka një kthim më të


ulët sesa asetet e tjera të sigurta.

• Kostoja e mbajtjes së parave është interesi i humbur nga


mosmbajtja e asteve të tjera.

• Kjo kosto zakonisht është shumë afër normës së


interesit afatshkurtër.

16
Dy burime të kërkesës për para

• Kërkesa për para për transaksione.

Njerëzit kanë nevojë për para kryesisht sepse të ardhurat dhe


shpenzimet e tyre nuk vijnë në të njëjtën kohë.

• Kërkesa për asete.

Paraja mund të jetë një aset në sistemet financiare,

Njerëzit mund të mbajnë paranë si një aset kur normat e interesit


janë afër zeros.

17
C. BANKAT DHE OFERTA E PARASË

• Bankat janë biznese të organizuara për të siguruar


fitime për pronarët e tyre.

• Një bankë komerciale ofron shërbime të caktuara për


klientët e saj dhe në këmbim merr pagesa prej tyre.

• Ndërveprimi midis bankës qendrore dhe bankave


komerciale luan një rol qendror në vendosjen e
normave të interesit dhe në ndikimin e sjelljes
makroekonomike.

Si u zhvilluan bankat nga institucionet e argjendarive?


18
Pasqyrë e bilancit të bankës

• Pasqyrë e bilancit: asetet (ato që zotëron firma) dhe detyrimet (ato


që i ka borxh).

• Tipari unik i bilancit të bankës është një aset i quajtur rezervë -


kategorie e veçantë e aseteve të bankës, të cilat rregullohen nga
banka qendror.

19
Bankingu i rezervave
• Një sistem bankar me rezervë prej 100 për qind ka një
efekt neutral mbi paranë dhe makroekonominë, sepse
nuk ka efekt në ofertën e parasë.

• Rezerva depozita që bankat i kanë marrë, por nuk I kanë


dhënë hua.

20
Bankingu i rezervave të pjesshme
Shembull kur banka mban rezerva të barabarta me së paku 10 për qind të depozitave:

• Banka Goldsmith jep hua 900,000 $


dhe mban 100,000 $ të mbetur si
rezerva ari.
• Banka ka investuar 900,000 $—duke
dhënë hua për Duck.com, e cila po
ndërton një fabrikë lodrash.

• Duck.com do të marrë hua prej


900,000 $ dhe do ta depozitojë atë
në llogarinë e vetë të çekueshme
për të paguar fatuat për fabrikën.
• Firma ka një llogari të çekueshme
në Goldsmith Bank.
• Goldsmith Bank ka rikuperuar
900,000 $ të rezervave.
• Duck.com mori huanë në ar dhe më
pas ia huazoi atë bankës.
5-21
Ekuilibri final i sistemit

• Kur bankat mbajnë rezerva të pjesshme kundrejt depozitave, ato krijojnë para.
• Paraja totale bankare është në përgjithësi e barabartë me rezervat totale
shumëzuar me inversin e raportit të rezervës:
Sistemi bankar modern

Elementet kryesore të sistemit bankar modern:

• Bankat duhet të mbajnë së paku 10 për qind të depozitave të


tyre të çekueshme në formë të valutës ose të depozitave.

• Banka qendrore blen dhe shet rezerva me një normë interesi të


targetuar.

• Komponenti M1 i depozitave të çekueshme përcaktohet nga


shuma e rezervave së bashku me raportin e rezervës së kërkuar.

23
D. TREGU I AKSIONEVE

• Tregu i aksioneve është një vend ku blihen dhe


shiten aksionet e ndërmarrjeve në pronësi publike,
firmave dhe bizneseve.

Rreziku dhe kthimi në asete të ndryshme


• Rreziku i referohet ndryshueshmërisë së kthimeve
të një investimi.
• Norma e kthimit është fitimi total në dollarë nga një
letër me vlerë (e matur si përqindje e çmimit në fillim
të periudhës).
• Fitim ose humbje kapitale, përfaqëson rritjen ose
uljen e vlerës së asetit midis dy periudhave.

24
Rreziku dhe kthimet mbi investimet kryesore

25
Flluskat dhe thyerjet

• Një flluskë spekulative paraqitet kur çmimet rriten, sepse


njerëzit mendojnë se do të rriten edhe më tej në të
ardhmen.

• Qasja e sigurt - asetet duhet të vlerësohen në bazë të


vlerës së tyre të brendshme.

• Historia është shënuar me flluska në të cilat çmimet


spekulative janë shtyrë shumë larg prej vlerës së
brendshme të asetit.
- Rasti i Holandës në shekullin shtatëmbëdhjetë
- Rasti i Amërikës në vitin 1920

26
Trendet në tregun e aksioneve
Trendet në tregun e aksioneve - indekset e çmimeve të aksioneve, të cilat janë mesatare të
peshuara të çmimeve të një shporte të aksioneve të kompanive.

Indeksi i Standard and Poor’s 500 (S&P 500) përcjell mesataren e vlerës së peshuar të çmimeve të aksioneve
të 500 kompanive të mëdha të tregtuara në SHBA. Këtu është treguar duke i përfshirë dividendët e riinvestuar.
Çmimet e aksioneve në terma nominalë tregohen në vijën fundore; këto në mesatare u rritën me 8.9 për qind në
vit nga viti 1900 deri në 2008. Linja e lartë tregon “S&P 500” real, që është “S&P 500” e korrigjuar për lëvizjet në
indeksin e çmimeve të konsumatorit. Ajo u ngrit me 5.9 për qind në vit mesatarisht. 27
Tregjet efiçiente dhe shëtitja e rastësishme

• Hipoteza se tregjet spekulative kanë tendencë të jenë “efiçiente”

Teoria e tregjeve efiçiente konsideron se çmimet e tregut


përmbajnë të gjithë informacionin në dispozicion.

• Nuk është e mundur që të krijohen fitime duke vepruar me informacione të


vjetra ose me modelet e ndryshimeve të çmimeve të kaluara.

• Kthimi në aksione do të përcaktohet kryesisht nga rrezikshmëria e tyre në


krahasim me tregun.

• Një ecje e rastësishme

• Një çmim ndjek një ecje të rastësishme kur lëvizjet e tij me kalimin e kohës
janë plotësisht të paparashikueshme.

• Çmimet e aksioneve lëvizin në përgjigje të ngjarjeve të çrregullta, çmimet e


aksioneve vetë lëvizin në mënyrë të çrregullt, si në një ecje të rastit.

28
STRATEGJITË FINANCIARE PERSONALE

Mësimi 1: Njihni investimet.


Themeli absolut i një strategjie investimi të shëndoshë është që të jeni realist dhe të kujdesshëm në
vendimet tona investive.

Mësimi 2: Diversifikoni
Një nga mësimet kryesore të financave është avantazhi i diversifikimit të investimeve tuaja.
“Mos i vendosni të gjitha vezët në një shportë”

Mësimi 3: Konsideroni fondet indekse të aksioneve të zakonshme.


Kthim të mirë me rrezikun më të vogël të mundshëm, duke mbajtur një portofol të gjerë
të diversifikuar të aksioneve të zakonshme. Një mjet i mirë për diversifikim është një
fond indeks.

Mësimi 4: Minimizoni shpenzimet dhe tatimet e panevojshme.


Zgjedhja me kujdes e investimeve mund të shmang rrjedhje të panevojshme të të
ardhurave nga investimet.

Mësimi 5: Përputhni investimet tuaja me preferencën tuaj të rrezikut.


Zgjedhja e investimeve më të rrezikshme duke konsideruar rrezikun që mund të
përballoni—financiarisht dhe psikologjikisht.

29
Nëse jeni gati të hiqni dorë nga çdo gjë tjetër-të studioni
gjithë historinë dhe bazat e tregut dhe të gjitha
kompanitë kryesore, aksionet e të cilave janë në bord po
aq kujdesshëm sa studimi i anatomisë nga një student i
mjekësisë-nëse mund t’i bëni të gjitha këto dhe, përveç
kësaj, të keni nerva të ftohta të një lojtari të madh
llota rie, ndjenjën e gjashtë të një lloj mendjemprehtësie
dhe guximin e një luani, ju keni një fantazmë të fatit.

Bernard Baruch

30
31
32
PYETJE PËR DISKUTIM
• I punoni gjatë ushtrimeve

33

You might also like