Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Duaja e kunutit shqip!

O Allah na udhëzo ashtu siç na ke udhëzuar,


na fal ashtu siç na ke falur,
na ruaj dhe na largo të keqen që ke caktuar për ne,
Ti je Ai i cili gjykon dhe askush nuk mund të të gjykoi
Ty,
I lartësuar i Madhëruar je o Zot.
Ty të takon falenderimi në atë që ke caktuar dhe na
ke dhënë.
Kërkojmë falje nga të gjitha mëkatet e gabimet dhe
pendohemi te Ti.
O Zot na ndajë prej frikës Tënde aq sa na pengon
prej mëkateve,
dhe nga nënshtrimi Yt aq sa na dërgon në Xhennetin
Tënd,
dhe nga bindja aq sa na e lehtëson sprovat e kësaj
bote.
Na e mundëso o Allah të kënaqemi me shikimin
tonë, dëgjimin dhe forcat tona,
përderisa jemi të gjallë dhe bëj trashigimtarë prej
neve.
Bëje forcën tonë ndaj atyre që na bëjnë padrejtësi,
e na ndihmo ndaj atyre që na armiqësojnë,
dhe mos i mundëso të na gjykoi neve për shkak të
mëkateve tona aq që nuk të friksohet Ty e nuk na
mëshiron neve.
O Zot mos le në neve në këtë vend mëkat pa falur,
mërzi pa kaluar,
borxh pa kryer,
të sëmurë pa shëruar,
të sëmurë pa shëruar,
të sëmurë pa shëruar,
të sprovuar pa e falur,
e as mos le nevojë prej nevojave të dynjasë apo të
Ahiretit pa e kryer,
o më i madhi Mëshirues.
O Zot të lutemi me gjithë emrat që e ke emërtuar
me veten Tënde,
që ke zbritur në Librin tënd,
ia ke mësuar ndonjërit prej krijesave Tua,
apo e ke lënë të fshehtë në diturinë Tënde,
ta bësh Kur'anin Fisnik gjallëri për zemrat tona,
dritë për gjoksat tona,
largim për pikëllimet tona dhe tejkalim i mërzive
dhe hidhërimeve tona.
O Zot na përkujto nga Kur'ani atë që na e ke
harruar,
na mëso nga ai atë që nuk e dim,
dhe na mundëso leximin e tij përderisa të mbyllet
nata e të agoi dita në formën që Ti je i kënaqur me
të o më i Mëshirshmi Mëshirues.
O Zot na fal gjithëve në këtë natë dhe futi të ligët
prej neve në të mirët.
O Zot atë që ke caktuar në këtë natë të begatë prej
hajrit,
mërzisë,shëndetit e furnizimit na bëj neve më me
fat që ta arrijmë,
ndërsa atë që ke caktuar prej sherrit, sprovës e
sëmundjes largoje nga ne dhe nga gjithë
muslimanët.
O Allah Ti je falës, e do faljen, na fal neve.
O Allah Ti je falës, e do faljen, na fal neven.
O Allah ti je Falës Bujar, e do faljen, na fal neve.
O Allah, na fal neve dhe na ruaj nga zjarri.
O Allah na ruaj nga zjarri neve, prindërit tanë, gratë
tona, pasardhësit tanë, vëllezërit
tanë,shokët,farefisin dhe të gjithë ata që na kanë
porositur që të lutemi për ta.
O Allah fali të vdekurit e muslimanëve,
ata që kanë dëshmuar në Njëshmërinë Tënde,
e për pejgamberin Tënd me profetizëm dhe kanë
vdekur në këtë.
O Zot fali ata, mëshiroi, shëroi dhe kapërcej
mëkatet e tyre,
nderoje vendin e tyre dhe zgjeroji varret e tyre.
Pastroi ata me ujë të freskët dhe pastroi nga
mëkatet e gabimet, ashtu siç pastrohet rroba e
bardhë nga njolla e zezë.
O Allah na mëshiro me mëshirën Tënde atëherë kur
të bëhemi sikur ata (të vdekur) nën dhe' e të jemi
vetëm.
O Zot qetsoje vetminë tonë në varre, na bëj të
sigurtë në ditën e daljes para Teje dhe tubimit, o
Falës e o i Fuqishëm.
O Ti i cili nuk gjejnë udhëtarët më bujar se Ti,
e as ata që ta kanë mëser në fisnik se Ti.
O më i Miri për të vetmuarin,
O më Bujari për të larguarit,
në gjerësinë e mëshirës Tënde i kemi zgjatur duart
tona,
në gjerësinë e mëshirës Tënde i kemi zgjatur duart
tona,
mos na mundëson ta shohim privimin.
Mos na kthe pas kësaj lutje të humbur e të
dëshpëruar
e as prej derës së bujarisë Tënde të larguar, o Bujar,
o Fisnik.
O Allah kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde
prej hidhërimit Tënd, me faljen Tënde prej dënimit
Tënd,
te Tii e prej Teje nuk dim lavdërim më të mirë sikur
Ti që e ke lavdëruar veten Tënde.
Dhe paqja dhe lavdërimi qofshin mbi Pejgamberin
tonë, familjen dhe gjithë shokët e tij.

You might also like