Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

EPIDEMIOLOGJIA –

BOSHTI SHKENCOR
I PROÇESIT TË SHËNDETIT PUBLIK

PROF. DR. EDUARD KAKARRIQI


(ISHP)
(UMT)
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Fjalët kyç (=konceptet):

- proçesi i shëndetit publik;


- survejanca e shëndetit publik = survejanca epidemiologjike = survejanca;
- ngjarja shëndetësore, gjendja shëndetësore, sëmundja;
- epidemiologjia;
- epidemiologjia deskriptive;
- epidemiologjia analitike jo-eksperimentale;
- epidemiologjia analitike eksperimentale;
- efikasiteti, efektiviteti, efiçienca (kosto-efektiviteti);
- tranzicioni epidemiologjik;
- tranzicioni demografik, epidemiologjia sociale;
- modelet e ndryshuara të vdekshmërisë (mortalitetit);
- historia natyrore e sëmundjes;
- spektri i sëmundjes: continuum-i i sëmundjes në natyrë;
- gnosis: etiognosis, diagnosis, prognosis;
- parandalimi (prevenimi) parësor, dytësor, tretësor, katërsor.

2
1. PROÇESI I SHËNDETIT PUBLIK

1.1. SHËNDETI PUBLIK SI INSTITUCION, DISIPLINË, PRAKTIKË, DHE


PROÇES SOCIAL (SHOQËROR)

Shëndeti publik është njëherësh një institucion, një disiplinë, një praktikë, dhe një proçes
social (shoqëror), çka rezulton qartas prej përkufizimit të tij:

Shëndeti Publik është një prej përpjekjeve të organizuara prej shoqërisë për të mbrojtur,
promovuar dhe rivendosur shëndetin e popullatës. Është një kombinim i shkencave,
aftësive dhe bindjeve që drejtohen në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të
popullatës nëpërmjet aksioneve kolektive (=të komunitetit) / shoqërore (=të mbarë
shoqërisë). Programet, shërbimet dhe institucionet e përfshira venë theksin në
parandalimin (prevenimin) e sëmundjes dhe përplotësimin e nevojave shëndetësore të
tërë popullatës. Aktivitetet e shëndetit publik ndryshojnë me ndryshimin e teknologjisë
dhe vlerave shoqërore, por qëllimet mbeten të njëjta: të reduktohet hasja e sëmundjes,
vdekja e parakohshme, dhe paaftësia dhe shqetësimi sëmundje-rrjedhojë në popullatë.
Shëndeti publik është rrjedhimisht një institucion social (shoqëror), një disiplinë
sociale (shoqërore), dhe një praktikë sociale (shoqërore), pra një proçes social
(shoqëror).
(John Last “A Dictionary of Epidemiology” 4th Edition, 2001)

[ Përkufizimi i plotë i mësipërm i Shëndetit Publik do të mund të përmblidhej:


Shëndeti publik është arti i parandalimit të sëmundjes, zgjatjes së jetës dhe promovimit
të shëndetit nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të shoqërisë.
(John Last “A Dictionary of Epidemiology” 4th Edition, 2001) ]

Përkufizimi i shëndetit publik përmban në mënyrë implicite (të nënkuptuar) qëllimin dhe
objektivat e tij, si dhe përqasjet përkatëse për realizimin e tyre, përfshirë metodologjinë e
vlerësimit.

Problemet shëndetësore thelbësore janë:


- sëmundjet infektive;
- sëmundjet kronike jo-infektive, gjendjet degjenerative, kanceri;
- traumat (dëmtimet e paqëllimshme, aksidentet, sucidi, homicidi, fatkeqësitë
natyrore dhe/ose jo-natyrore, lufta);
- çrregullimet mendore.

Determinantët (përcaktorët) bazë të shëndetit janë:


- faktorët risk mjedisorë (fizikë, kimikë, biologjikë, shoqërorë);
- të ushqyerit;
- mënyra individuale dhe kolektive e jetesës;
- popullata.
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Përqasjet shkencore bazë në studimin e momenteve të mësipërme janë:


ƒ epidemiologjia & biostatistika,
ƒ shkencat biologjike (mikrobiologjia) dhe fizike-kimike-biokimike,
ƒ shkencat sociale,
ƒ antropologjia,
ƒ shkencat ekonomike,
ƒ demografia statistikat jetësore...

1.2. PESË ETAPAT E NJËPASNJËSHME NË PROÇESIN E SHËNDETIT PUBLIK

Proçesi i shëndetit publik përvijohet përmes pesë etapave të njëpasnjëshme, ku aktori


vendimtar veprues është epidemiologjia (survejanca epidemiologjike dhe studimi
epidemiologjik):

1. Survejanca e shëndetit publik në përcaktimin e ngjarjes shëndetësore si subjekt


dhe objekt i shëndetit publik. Kriteret e përcaktimit.
2. Survejanca e shëndetit publik dhe epidemiologjia deskriptive (përshkruese) në
përshkrimin e detajuar të ngjarjes shëndetësore.
3. Epidemiologjia analitike në studimin e shkakësisë dhe kuantifikimin e saj.
4. Ndërhyrja (intervenimi) për kontrollin dhe parandalimin (prevenimin) e ngjarjes
shëndetësore: roli i epidemiologjisë eksperimentale.
5. Monitorimi i impaktit të ndërhyrjes për kontrollin dhe parandalimin e ngjarjes
shëndetësore.

Shtjellojmë në detaje secilën prej këtyre pesë etapave të njëpasnjëshme.

1.2.1. Etapa e parë:


PËRCAKTIMI I NGJARJES SHËNDETËSORE SI SUBJEKT DHE OBJEKT I
SHËNDETIT PUBLIK; KRITERET E PËRCAKTIMIT.

Aktori veprues:
Survejanca e Shëndetit Publik
= Survejanca Epidemiologjike
= Survejanca.

Survejanca është një proçes sistematik i pandërprerë në kohë që përfshin


grumbullimin, analizën dhe interpretimin e të dhënave, si edhe shpërndarjen (feed-
back) e informacionit në të gjitha subjektet që duhet dhe/ose kanë nevojë të njihen
me të, me synim përfundimtar dhe thelbësor ndërmarrjen e veprimit (ndërhyrjes,
aksionit) për kontroll dhe parandalim.

(Shtjellimi në detaje i survejancës, që përfshin shtjellimin në detaje edhe të kritereve të


përcaktimit, është lëndë e një teme teorike të veçantë e këtij moduli të epidemiologjisë.)

4
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Përse përdorim termin “Ngjarje shëndetësore” dhe jo atë “Sëmundje”?


Sepse, “Ngjarje shëndetësore” është në fakt termi i saktë shkencor, ndërkohë që
“Sëmundje” është termi “divulgativ shkencor” më i përdorshëm në praktikën rutinore.
Sëmundja është ngjarje shëndetësore, kurse ngjarja shëndetësore nuk është
domosdoshmërisht vetëm sëmundje. Konkretisht,

Vetëm “Ngjarje shëndetësore” apo edhe “Gjendje shëndetësore”?

“Ngjarja shëndetësore” (si vdekja, aksidenti rrugor, sëmundjet infektive akute [dmth me
kohë-zgjatje të shkurtër të zhvillimit klinik]) haset në një moment kohe dhe mund të
kapet (perceptohet) nga vëzhguesi në atë moment kohe. Rrjedhimisht, incidenca është
madhësia më e përshtatshme për matjen e frekuencës të hasjes së saj.

“Gjendja shëndetësore” (psh sëmundjet kronike, gjendjet kronike degjenerative, kanceri)


ekziston përgjatë një periudhë kohe dhe jo vetëm në një moment kohe. Dmth, ajo mund
të kapet (perceptohet) nga vëzhguesi në çdo moment kohe në periudhën prej fillimit deri
në përfundimin e saj. Rrjedhimisht, prevalenca është madhësia më e përshtatshme për
matjen e frekuencës të hasjes së saj, natyrisht pa përjashtuar dhe incidencën.

Megjithatë, “Ngjarje shëndetësore” përdoret si term përfshirës edhe i “Gjendjes


shëndetësore”.

Përse ngjarja shëndetësore është njëherësh subjekt dhe objekt i shëndetit publik? Lojë
fjalësh?

Ngjarja shëndetësore është subjekt i shëndetit publik, sepse është i tillë “aktor”, i aftë sa
të japë ndjesinë (=kriteret e përcaktimit) për domosdoshmërinë e veprimit (aksionit,
ndërhyrjes) mbi të për kontrollin dhe parandalimin e tij.

Por ndërkohë, ky subjekt është edhe objekti ndaj të cilit ndërmerret veprimi (aksioni,
ndërhyrja) për kontrollin dhe parandalimin e tij.

1.2.2. Etapa e dytë:


SURVEJANCA EPIDEMIOLOGJIKE DHE EPIDEMIOLOGJIA DESKRIPTIVE
NË PËRSHKRIMIN E DETAJUAR TË NGJARJES SHËNDETËSORE.

Aktori veprues:
Survejanca Epidemiologjike (Survejanca) = aktori kryesor,
Epidemiologjia Deskriptive (Përshkruese) = aktor përplotësues i survejancës.

(Shtjellimi në detaje i epidemiologjisë deskriptive [studimet epidemiologjike deskriptive]


është lëndë e një teme teorike të veçantë e këtij moduli të epidemiologjisë.)

5
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Ndërsa etapa e parë e përcaktoi ngjarjen shëndetësore (=sëmundjen) si subjekt dhe objekt
i shëndetit publik, etapa e dytë, sërish nëpërmjet survejancës (epidemiologjike), por edhe
me të dhënat përkatëse të studimeve epidemiologjike deskriptive (kryesisht survejimeve
ndërseksionale), jep një tablo (pamje) të detajuar të saj, që u jep përgjigjen përkatëse
pyetjeve:
“kush (=cili)?” = ngjarja shëndetësore (sëmundja) lidhur me personin qe e pëson atë,
“ku?” = ngjarja shëndetësore (sëmundja) lidhur me vendin ku ajo haset,
“kur?” = ngjarja shëndetësore (sëmundja) lidhur me kohën kur ajo haset.

Përgjigja ndaj pyetjeve të mësipërme nuk është tjetër veçse detajimi i hasjes së ngjarjes
shëndetësore (sëmundjes) sipas triadës klasike person-vend-kohë të epidemiologjisë
deskriptive.

1.2.3. Etapa e tretë:


EPIDEMIOLOGJIA ANALITIKE NË STUDIMIN E SHKAKËSISË DHE
KUANTIFIKIMIN E SAJ.

Aktori veprues:
Epidemiologjia Analitike.

(Shtjellimi në detaje i epidemiologjisë analitike [kryesisht studimet epidemiologjike


analitike jo-eksperimentale] është lëndë e një teme teorike të veçantë e këtij moduli të
epidemiologjisë.)

Dy etapat e para të proçesit të shëndetit publik na dhanë përcaktimin (individualizimin) e


ngjarjes shëndetësore si subjekt dhe objekt i shëndetit publik dhe tablonë e detajuar të
hasjes së saj sipas triadës klasike person-vend-kohë të epidemiologjisë deskriptive. Mjeti
apo aktori veprues është survejanca epidemiologjike si edhe epidemiologjia deskriptive.

E pastaj?
Mjafton me kaq?
Çfarë arritëm si përfundim dhe a e realizuam synimin tonë përfundimtar dhe të vetëm, që
nuk është tjetër veç venies në jetë të strategjive-përqasjeve adekuate për kontrollin dhe
parandalimin e ngjarjes shëndetësore (=sëmundjes)?
Natyrisht JO!
Lypset domosdoshmërisht të ecet më tej, konkretisht në etapën e tretë të proçesit të
shëndetit publik, që i përgjigjet pyetjes “përse?” haset ngjarja shëndetësore (sëmundja)?
Dmth, studimi i shkakësisë në aspektin cilësor (cili është shkaku?) dhe sasior të saj (sa
është ai si madhësi?).

Janë pikërisht studimet epidemiologjike analitike ato, që mundësojnë studimin e


shkakësisë në të dy aspektet e mësipërme. Studim ky, që, nga ana e vet përvijohet përmes
dy etapave. Së pari (etapa e parë), në përcaktimin e pranisë ose jo të një asocijimi

6
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

(ndërlidhje, bashkëshoqërimi) të vlefshem apo sinjifikativ nga ana statistikore ndërmjet


shkakut (=komponentit shkakësor apo determinantit risk apo faktorit risk të interesit) dhe
efektit (=pasojës apo rrjedhojës apo ngjarjes shëndetësore apo sëmundjes së interesit). Së
dyti (etapa e dytë), nëse asocijimi i lartpërmendur rezulton të jetë statistikisht sinjifikativ,
në gjykimin e natyrës shkakësore të tij, pra në përcaktimin e tij si një ndërlidhje shkak-
efekt. (Shtjellimi në detaje i shkakësisë është lëndë e një teme teorike të veçantë e këtij
moduli të epidemiologjisë.)

1.2.4. Etapa e katërt:


NDËRHYRJA (INTERVENIMI) PËR KONTROLLIN DHE PARANDALIMIN
(PREVENIMIN) E NGJARJES SHËNDETËSORE (SËMUNDJES).

Aktori veprues:
Epidemiologjia Eksperimentale.

(Shtjellimi në detaje i epidemiologjisë eksperimentale [studimet epidemiologjike analitike


eksperimentale në komunitet/popullatë] është lëndë e një teme teorike të veçantë e këtij
moduli të epidemiologjisë.)

Përfundimi i etapës së tretë në proçesin e shëndetit publik realizoi cilësimin e shkakut


(=individualizimi i determinantëve/faktorëve risk) të ngjarjes shëndetësore (=sëmundjes)
dhe kuantifikimin e tij (=përcaktimi sasior i peshës specifike të secilit determinant risk).

E pastaj?
Arritëm vallë synimin tonë përfundimtar, dmth kontrollin dhe parandalimin e ngjarjes
shëndetësore (sëmundjes)?

Natyrisht JO!
Por, është realizimi i etapës së tretë ai, që krijon bazamentin e duhur për të skicuar dhe
venë në jetë strategjitë dhe përqasjet e duhura (adekuate) të ndërhyrjes (intervenimit,
aksionit) për kontroll e parandalim (prevenim). Sepse, tanimë e njohim shkakun e
ngjarjes shëndetësore si individualitet (njohje cilësore) dhe madhesi (njohje sasiore).
Rrjedhimisht, na mundësohet plotësisht që të skicojmë shkencërisht strategjitë dhe
përqasjet e duhura të ndërhyrjes ndaj tij, çka në thelb nuk është tjetër veçse ndërhyrja për
kontrollin dhe parandalimin e ngjarjes shëndetësore – pasojë e atij shkaku. Çka përbën
pikërisht thelbin e etapës së katërt të proçesit të shëndetit publik.

Sa e efektshme është ndërhyrja jonë për kontroll e parandalim?

Pyetje, së cilës i jep përgjigje epidemiologjia eksperimentale, dmth studimet


epidemiologjike eksperimentale në komunitet/popullatë.

7
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Që përcaktojnë efikasitetin, efektivitetin, dhe efiçiencën (=kosto-efektivitetin) e


ndërhyrjes, (këta terma shtjellohen në 1.3).

1.2.5. Etapa e pestë:


MONITORIMI I IMPAKTIT TË NDËRHYRJES (INTERVENIMIT) NË
KONTROLLIN DHE PARANDALIMIN (PREVENIMIN) E NGJARJES
SHËNDETËSORE (SËMUNDJES).

Aktori veprues:
Monitorimi.

Monitorimi është thelbësisht survejancë me ndërhyrje. Pra, ai nënkupton


ndërhyrjen si komponent inherent. Nga ana tjetër, ndryshe nga survejanca që është
një proçes i vazhdueshëm në kohë, monitorimi, ndonëse përdor teknikat e
survejancës, është përgjithësisht një performancë dhe analizë e herëpashershme e
matjeve rutinë, matje këto, që synojnë në zbulimin e ndryshimeve në mjedis
(monitorimi i makro- dhe mikromjedisit, si p.sh. monitorimi i ujit të pijshëm, apo
monitorimi i ajrit) dhe/ose në gjendjen shëndetësore të popullatës (si p.sh. monitorimi i
efektivitetit të vaksinimit nëpërmjet survejancës të sëmundjeve infektive të
parandalueshme-me-vaksinim).

Konkretisht, është monitorimi ai, që shërben në etapën e pestë të proçesit të shëndetit


publik për të matur impaktin në shëndetin publik të ndërhyrjes (intervenimit) tonë për
kontrollin dhe parandalimin e ngjarjes shëndetësore (sëmundjes) në komunitet/popullatë.

1.2.6. Përfundon vallë proçesi i shëndetit publik me realizimin e et apës së


pestë?

Është pyetje jo e saktë.

Sepse etapa e pestë nuk mund të përfundojë, për arsyen e thjeshtë që ngjarja shëndetësore
(=sëmundja) vijon të ekzistojë, ndonëse me një frekuencë tanimë të ulët, apo shumë të
ulët, apo edhe jashtëzakonisht të ulët të hasjes së saj.

Etapa e pestë do të konsiderohej e realizuar përfundimisht vetëm atëhere, kur ngjarja


shëndetësore (=sëmundja) në fjalë është arritur të çrrënjoset (çrrënjosje = eliminim në
nivel botëror). Çka, natyrshëm i heq asaj sëmundje cilësinë e të qenit objekt dhe subjekt i
shëndetit publik. Konkretisht, çrrënjosja e lijës (Variola verae) në botë më 1982 e
përfundoi qenien e saj si objekt dhe subjekt i shëndetit publik.

Rrjedhimisht,

8
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Etapa e pestë nuk është tjetër, veçse etapa e dytë e lartpërmendur, e rifilluar tanimë në një
shkallë më të lartë të spirales së zhvillimit dialektik hegelian. Pra, ajo është njëherësh
fundi dhe fillimi.

E kështu, pambarimisht, deri në çrrënjosjen e ngjarjes shëndetësore (=sëmundjes).

1.3. Mbi termat


EFIKASITET,
EFEKTIVITET,
EFIÇIENCË (KOSTO-EFEKTIVITET)

Do ta gjykoja jo të tepërt sqarimin e këtyre tre termave, të cilët do të hasen edhe në


module të tjera të shëndetit publik. Për më tepër, që përdorimi i neologjizmave
“efikasitet” dhe “efektivitet” është i detyruar, meqënëse ekuivalenti shqip “efektshmëri” i
tyre është i vetëm dhe, për rrjedhojë, i paaftë të japë dallimin ekzistues dhe jo të vogël
ndërmjet ‘efektshmërisë për efikasitet’ dhe ‘efektshmërisë për efektivitet’.

EFIKASITETI (=të qenit efikas) është përmasa apo shkalla e shtrirjes në të cilën një
ndërhyrje apo proçedurë apo shërbim mjekësor apo regjim trajtimi (mjekimi) prodhon një
rezultat të dobishëm nën kushte ideale. Si i tillë, efikasiteti lidhet me epidemiologjinë dhe
klinikën, dmth me studimin epidemiologjik të ndihmuar nga të dhënat e rezultateve
klinike. Konkretizimi më ideal i efikasitetit është prova klinike e randomizuar e
epidemiologjisë analitike eksperimentale.

EFEKTIVITETI (=të qenit efektiv) është përmasa apo shkalla e shtrirjes në të cilën një
ndërhyrje apo proçedurë apo shërbim mjekësor apo regjim trajtimi (mjekimi), kur
aplikohet në praktikën rutinore, në “jetën reale”, jep atë çka është synuar për të dhënë,
dmth përmbush objektivat e kërkuara. Si i tillë, efektiviteti lidhet me epidemiologjinë
(studimin epidemiologjik) dhe menaxhimin (drejtimin apo organizimin e aplikimit në
praktikë).

EFIÇIENCA apo KOSTO-EFEKTIVITETI (=të qenit efiçient apo kosto-efektiv) ka të bëjë


me koston (fonde, burime, kohë) minimale për përftimin e rezultatit/përfundimit të
dëshëruar të aplikimit të një ndërhyrje apo proçedure/shërbimi mjekësor apo regjim
trajtimi (mjekimi) efikas dhe efektiv. Si e tillë, efiçienca lidhet si me epidemiologjinë
(studimin epidemiologjik) dhe menaxhimin (drejtimin, organizimin, administrimin
praktik), ashtu dhe me anën ekonomike, dmth koston.

Vaksina (vaksinimi) do të shërbente si një shembull ideal për ilustrimin e të tre termave
të mësipërm. Një vaksinë duhet të jetë njëherësh efikase, efektive, dhe efiçiente (kosto-
efektive). Efikasiteti i vaksinës lidhet me efektin e saj në një mjedis të kontrolluar
plotësisht nga studiuesi (që përgjithësisht është prodhuesi vetë i asaj vaksine).
Konkretisht, prodhuesi i vaksinës e aplikon atë në një zgjedhje të përzgjedhur prej tij.
Vaksinimi në atë zgjedhje kryhet në kushte “lege artis” të ruajtjes dhe aplikimit të

9
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

vaksinës. Subjektet e zgjedhjes ndiqen po në kushte “lege artis” për evidentimin e


reaktogenitetit klinik të vaksinës dhe përcaktimin e imunogenitetit të saj (niveli i
serokonversionit pozitiv dhe i titrit mesatar gjeometrik të antikorpeve specifike
pasvaksinore). Kjo nuk është tjetër veçse një provë klinike e randomizuar (studim
epidemiologjik analitik eksperimental). Vaksina rezulton të jetë plotësisht efikase. Por, sa
e efektshme do të jetë ajo në aplikimin tanimë në rutinë? Pikërisht ky është efektiviteti i
vaksinës, dmth ulja e frekuencës së hasjes (incidencës) të sëmundjes infektive përkatëse
nëpërmjet krijimit të mbrojtjes specifike pasvaksinore në popullatë. Veçse, ndërsa
efikasiteti presupozonte aplikimin e vaksinës në kushte “lege artis”, efektiviteti
presupozon praninë e pashmangshme të faktorëve negativë objektivë dhe subjektivë që
komprometojnë efikasitetin e vaksinës (si kushtet jo-adekuate të zinxhirit ftohës lidhur
me ruajtjen dhe transportin e vaksinës, teknikë jo-adekuate e aplikimit të vaksinës,
mosrespektim i kundraindikacioneve të përkohshme, etj). Rrjedhimisht, një vaksinë
plotësisht efikase mund të mos jetë optimalisht efektive. Në rastin më të mirë efektiviteti
i përafrohet sa më tepër efikasitetit, por pa u barazuar asnjëherë me të. Ndërkaq, efiçienca
e vaksinës apo e vaksinimit ka të bëjë me aspektet e kostos (kosto financiare, burime
njerëzore, kohë). Një vaksinë është efiçiente (kosto-efektive) atëhere, kur ajo është
plotësisht efikase dhe efektiviteti i saj realizohet me një kosto sa më të ulët.

10
2. EPIDEMIOLOGJIA: PËRKUFIZIMI DHE SFONDI HISTORIK

2.1. PËRKUFIZIMI I EPIDEMIOLOGJISË

Epidemiologjia bazohet në dy koncepte (supozime, hamendësime) bazë:

- së pari, që sëmundja (ngjarja shëndetësore) nuk ndodh rastësisht; dhe,

- së dyti, që sëmundja ka faktorë shkakësorë dhe parandalues (preventivë), të cilët mund


të identifikohen nëpërmjet kërkimit (hulumtimit) sistematik të popullatave të ndryshme
apo nëngrupeve të ndryshme të një popullate në një moment kohe të dhënë, apo ndërmjet
periudhave-kohë të ndryshme të observimit (vëzhgimit) në një popullatë të dhënë.

Kjo të shpie drejtpërdrejt në përkufizimin e epidemiologjisë:

Epidemiologjia është studimi i shpërndarjes dhe determinantëve (faktorëve


përcaktues) të frekuencës së hasjes të sëmundjes (ngjarjes shëndetësore/gjendjes
shëndetësore) në popullatat humane.

Të tre komponentët e përkufizimit të epidemiologjisë, dmth shpërndarja, determinantët


dhe frekuenca (shpeshtësia) e sëmundjes në popullatë qarkojnë (kuadrojnë) të gjitha
principet dhe metodat e epidemiologjisë.

Komponenti i parë që duhet marrë në konsideratë është MADHËSIA E FREKUENCËS SË


HASJES të sëmundjes (ngjarjes shëndetësore të interesit), që i jep përgjigje pyetjes
“sa?” (sa është shpeshtësia/frekuenca me të cilën haset sëmundja në popullatë?). Është
në rradhë të parë dhe mbi të gjitha survejanca (=survejanca epidemiologjike, survejanca e
shëndetit publik) ajo, që, me të dhënat e saj të grumbulluara në vazhdimësi, jep përgjigje.
Të dhënat e studimeve (survejimeve) ndërseksionale epidemiologjike janë përplotësuese
të saj në këtë drejtim.

Komponenti i dytë, SHPËRNDARJA e sëmundjes (ngjarjes shëndetësore të interesit),


merr në konsideratë (në shqyrtim) të tilla çështje si
- “kush/cili” sëmuret (=e merr sëmundjen) në popullatë? (=personi),
- “ku” haset sëmundja në popullatë? (=vendi),
- “kur” haset sëmundja në popullatë? (=koha),
të cilat përfshijnë krahasimet ndërmjet popullatave të ndryshme në një moment kohe të
dhënë, ndërmjet nëngrupeve të ndryshme të një popullate në një moment kohe të dhënë,
ose ndërmjet periudhave-kohë të ndryshme të observimit (vëzhgimit) në një popullatë të
dhënë. Njohja e të tilla shpërndarjeve është thelbësore për të përshkruar modelet e
sëmundjes si dhe për të formuluar hypotezat lidhur me faktorët e mundshëm shkakësorë
ose parandalues (preventivë).

Komponenti i tretë, DETERMINANTËT (FAKTORËT PËRCAKTUES) të sëmundjes (ngjarjes


shëndetësore) rrjedh prej dy komponentëve të parë, për deri sa njohja e frekuencës dhe e
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

shpërndarjes të sëmundjes (ngjarjes shëndetësore) është e nevojshme për të provuar


(vërtetuar) një hypotezë epidemiologjike (=etiologjike). Ai i jep përgjigje pyetjes:
- “përse ” haset sëmundja në popullatë? (=shkakësia).

Duke marrë në konsideratë të tre komponentët e mësipërm të përkufizimit të


epidemiologjisë, rezulton të ketë një progresion natyror në arsyetimin epidemiologjik.
Proçesi fillon me një dyshim lidhur me ndikimin e mundshëm të një faktori të veçantë në
hasjen (ndodhínë) e sëmundjes. Ky dyshim mund të lindë nga praktika klinike,
ekzaminimi i modeleve të sëmundjes, vëzhgimet në kërkimet laboratorike, apo edhe nga
spekullimi teorik, dhe shpie në formulimin e një hypoteze specifike. Kjo hypotezë
provohet (testohet) në studimet epidemiologjike të individëve që përfshihen në një grup
krahasimi të përshtatshëm. Grumbullimi sistematik dhe analiza e të dhënave përfshin
përcaktimin nëse ekziston një asocijim (ndërlidhje, bashkëshoqërim) statistikisht i
vlefshëm, që, në vetvete, ngërthen përcaktimin nëse shansi, bias-i, konfonduesi janë ose
jo shpjegime alternative të mundshme të atij asocijimi. Për të kaluar më pas në etapën e
dytë, konkretisht në atë të gjykimit nëse një asocijim i tillë statistikisht sinjifikativ është
ose jo i tipit shkakësor (ndërlidhje shkak-pasojë apo shkak-efekt), gjykim ky, i bazuar në
kriteret përkatëse.

Ky progresion, që paraqet në vetvete modelin e zakonshëm të arsyetimit epidemiologjik,


paralelizon në shumë aspekte me zhvillimin historik të epidemiologjisë.

2.2. HISTORIKU I EPIDEMIOLOGJISË

Epidemiologjia është po aq e vjetër sa dhe vetë mjekësia. Hyppocrates (Hipokrati), që


konsiderohet babai i mjekësisë, ka qenë i pari që ka sugjeruar (shek. 5 p.K.) se zhvillimi i
sëmundjes humane lidhet si me mjedisin e jashtëm ashtu dhe me atë personal të një
individi. Ndër faktorët ndikues të mjedisit të jashtëm Hipokrati cilësonte ujët, tokën, erën,
temperaturën, vendosjen gjeografike, etj. Ndër faktorët ndikues të mjedisit personal ai
veçonte mënyrën e jetesës, të të ushqyerit, karakterin e aktivitetit fizik, etj.

Gjatë 2000 vjetëve pasues, dmth deri në fillimin e shek. 16, pikërisht këta faktorë (këto
shkaqe) të cilësuar nga Hipokrati, vijuan të mbahen në konsideratë, veçse pa asnjë
përpjekje për të matur nga ana cilësore e sasiore ndikimin e tyre.

Më 1662 britaniku John Graunt publikon në Londër vëzhgimet e tij mbi vdekshmërinë,
bazuar në regjistrimet e vdekjeve, ku për herë të parë maten nga ana sasiore modelet e
sëmundjes në një popullatë. Rezultatet e studimit të Graunt mbi vlerën e të dhënave të
grumbulluara në rutinë si pikënisje për informacionin ndaj sëmundjes humane përbëjnë
bazën e epidemiologjisë moderne.

Gjatë dy shekujve pasues, këto teknika të reja në fushën e epidemiologjisë gjetën një
aplikim të pakët, deri sa më 1839, britaniku William Farr ve në jetë një sistem statistikor
për përpilimin rutinë të numrit dhe shkaqeve të vdekjeve. Raportimet e tij vjetore gjatë 40
vjetëve në Regjistruesin e Përgjithshëm të Anglisë dhe Uellsit (England & Wales) krijuan

12
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

bazamentin e një tradicioni të zbatimit të të dhënave të statistikave jetësore në vlerësimin


e problemeve shëndetësore të popullatës. Farr ndërtoi një sërë modelesh metodologjike të
epidemiologjisë moderne, si përcaktimi i saktë i popullatave në risk, përzgjedhja e një
grupi të përshtatshëm krahasimi, ndikimi i faktorëve anësorë (mosha, kohë-zgjatja e
ekspozimit, gjendja e përgjithshme shëndetësore, etj) në rezultatet e përftuara mbi
sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, etj.

Hipokrati, Graunt, dhe Farr përfaqësojnë secili një hop cilësor në sofistikimin e të
kuptuarit të frekuencës dhe shpërndarjes të sëmundjes në popullatë, që përbëjnë dy prej
tre komponentëve përbërës të përkufizimit të epidemiologjisë.

Britaniku John Snow, më 1855, dy dekada pas Farr, formulon dhe vërteton hypotezën e
tij lidhur me një shpërthim epidemik të kolerës në Londër. Ai përcakton ujët e pijshëm si
zanafillë e hasjes të sëmundjes në popullatë, bazuar në një studim të mirëfilltë
epidemiologjik analitik jo-eksperimental (studim rast-kontroll), çka e cilëson atë si
pionierin e studimit shkencor të shkakësisë (ndërlidhjes shkak-efekt apo shkak-pasojë) në
epidemiologjinë moderne. Është një konkluzion shkencor deduktiv i Snow në një kohë
kur nuk njihej agjenti etiologjik i kolerës (Vibrio cholerae u zbulua vite më vonë nga
Robert Koch). Rezulton për rrjedhojë, që Snow të jetë i pari studiues, i cili skicoi,
përshkroi të tre komponentët përbërës të përkufizimit të epidemiologjisë.

(Është për t’u theksuar ecuria në progresion gjeometrik në kohë e zhvillimit të


epidemiologjisë: rreth 2000 nga Hipokrati te John Graunt, rreth 200 vjet nga John Graunt
te William Farr, dhe rreth 20 vjet nga William Farr te John Snow, i cili vendos dhe
aplikon bazat e epidemiologjisë moderne.)

Pra, John Snow përdori po atë metodë kërkimi epidemiologjik që përdoret sot në
epidemiologjinë analitike. Kjo metodë, që përfshin të tre komponentët përbërës të
përkufizimit të epidemiologjisë (madhësia e frekuencës së hasjes të sëmundjes,
shpërndarja e sëmundjes, determinantët apo faktorët përcaktues të sëmundjes) u aplikua
fillimisht (shekulli 19 dhe fillimi i shekullit 20) për sëmundjet infektive. Prandaj edhe
termi “epidemi” u përdor vetëm në fushën e sëmundjeve infektive, duke u bërë kështu me
të padrejtë pronë e vetëm kësaj fushe të sëmundjes humane. Por, pas viteve 1980’,
modelet e mortalitetit në vendet e zhvilluara ndryshuan në mënyrë të theksuar me
rritjen e peshës specifike të sëmundjeve kronike jo-infektive. Për rrjedhojë, koncepti i
epidemiologjisë u bë më i gjerë e më kompleks, duke venë përpara nevojën për metoda
më të avancuara se ajo e zhvilluar për herë të parë nga Snow. Ky ndryshim i modeleve të
mortalitetit nuk është tjetër veçse shprehja e të ashtuquajturit “tranzicion
epidemiologjik”, që përgjithësisht paralelizon të ashtuquajturin “tranzicion demografik
apo social”.

13
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

TRANZICIONI EPIDEMIOLOGJIK

Tranzicioni epidemiologjik haset atëhere, kur ka ndryshime të mëdha në modelet e


shëndetit dhe sëmundjes në një shoqëri. Determinantët (përcaktorët, faktorët) dhe
rrjedhojat e zhvendosjes (ndryshimit) [angl. shift] epidemiologjik janë të thella për atë
shoqëri dhe, për më tepër, me rëndësi thelbësore për menaxhimin e shërbimeve
shëndetësore. Shkaqet më të përgjithshme të vdekshmërisë deri në mesin e shekullit 20
ishin efektet kumulative (pra të grumbulluara) të sëmundjeve infektive, varfërisë,
kequshqyerjes, higjienës publike dhe asaj të jetesës, kushteve jo të përshtatshme të
banimit, si edhe mungesës së masave të efektshme të parandalimit dhe të kujdesit
mjekësor (trajtimit). Modelet e vdekshmërisë, të qendrueshme në nivele të larta përgjatë
ecurisë së shekujve, filluan të shfaqnin tendencë rënieje (trend zbritës) në vendet e
industrializuara qysh nga mesi i shekullit 18, dmth shumë kohë para fillimit të venies në
jetë të masave të efektshme të parandalimit dhe kujdesit (trajtimit) mjekësor. Një e tillë
rënie në vdekshmëri ishte rrjedhojë e përmirësimeve gjithnjë në rritje të të ushqyerit,
higjienës publike (sanitetit) dhe asaj vetiake, arsimimit, edukimit shëndetësor, kushteve
social-ekonomike.

Shekulli 19 shënoi fillimin e një tranzicioni të thellë epidemiologjik në vendet e


industrializuara, tranzicion ky, që pas gjysmës së dytë të shekullit 20 u kurorëzua me
renditjen e sëmundjeve kronike jo-infektive në vendin e parë (pra shkak kryesor) në
modelet e vdekshmërisë së përgjithshme të popullatës. Shumë prej këtyre sëmundjeve
ishin të lidhura me problemet mjedisore të shkaktuara nga dora e vetë njeriut si dhe me
mënyrën individuale (dhe edhe komunitare apo shoqërore) të jetesës. Shkaqet (arsyet) e
këtij tranzicioni të thellë epidemiologjik janë të shumta, kryesisht të lidhura me efektet e
grumbulluara (kumulative) te aktiviteteve te suksesshme në fushën e gjerë të shëndetit
publik si higjiena mjedisore dhe publike, kontrolli i sëmundjeve infektive (epoka e
antibioterapisë) dhe parandalimi i tyre (vaksinoprofilaksia), si edhe përmirësimi në
vijueshmëri të pandërprerë i kushteve të jetesës. Modelet e ndryshura të vdekshmërisë në
vendet e industrializuara diktuan ndërmarrjen e strategjive adekuate të ndërhyrjes për
kontrollin e sëmundjeve kronike, strategji këto, që konsistuan si në drejtim të promovimit
të një mënyre të shëndetshme jete (jetese) individuale dhe edhe kolektive, ashtu dhe në
drejtim të përmirësimeve të thella në diagnostikimin dhe trajtimin e tyre, çka solli për
rrjedhojë (vitet 1960-1970) ulje të niveleve të vdekshmërisë prej sëmundjeve
kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare, sëmundjeve pulmonare kronike, traumave, etj,
duke u shoqëruar kështu me rritje të vijueshme të pritshmërisë së jetës (jetëgjatësisë).

Vitet 1980, me fillimin e pandemisë së infeksionit HIV dhe rikthimin e disa sëmundjeve
infektive të konsideruara deri atëhere si të vena plotësisht nën kontroll, shënuan shfaqjen
e një sfide të re epidemiologjike. Sëmundjet infektive potencialisht të rrezikshme mund të
transmetohen dhe përtejtransmetohen (=transmetim në distanca tepër të largëta) me një
shpejtësi marramendëse nga habitati (=vendjetesa) i tyre origjinal në të gjithë botën.
Sëmundje të tjera infektive po bëhen gjithnjë e më tepër rezistente kundrejt mjekimeve të
disponueshme, duke manifestuar kështu të ashtuquajturën “antibiotiko-rezistencën e
shumëfishtë” (=rezistencën ndaj mjekimit me thuajse tërë gamën e disponueshme të

14
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

antibiotikëve). Sëmundjet “e shfaqura rishtas” (=”e saposhfaqura”) përbëjnë një kërcënim


serioz ndaj gjendjes shëndetësore të popullatës së vendeve të industrializuara, dhe aq më
tepër të popullatës së vendeve në zhvillim (ku ato i mbishtresëzohen varfërisë).

Vitet 1990 shënuan arritje të reja në epidemiologjinë e infeksioneve që janë në


bazamentin shkakësor të sëmundjeve kronike jo-infektive, sikurse zbulimi i rolit të
Helicobacterium pylori në etiogjenezën e ulcerës peptike gastroduodenale, me një
ndërlidhje të fortë shkakësore edhe kundrejt kancerit të stomakut. Ndërlidhja shkakësore
ndërmjet hepatitit viral B dhe kancerit të heparit dhe edhe cirrhozës hepatike, ndërlidhje
kjo e njohur qysh më parë, mori një rëndësi të re në kuadrin e disponueshmërisë tanimë të
vaksinës plotësisht të efektshme kundër hepatitit viral B. Identifikohet prioni si agjenti
infeksioz në etiopatologjine e sëmundjes Creutfeld-Jakob (një çrregullim serioz
degjenerativ neurologjik). Të dhënat e reja sugjeruan që sëmundjet infektive mundet po
ashtu të përfshihen në shkakësinë e sëmundjes koronare të zemrës dhe të disa formave të
sëmundjeve mendore; sugjeruan gjithashtu, që pamjaftueshmëritë (defiçiencat)
ushqimore janë kofaktorë (=faktorë shkakësorë bashkëshoqërues) në një sërë sëmundjesh.
Të tilla ndërlidhje shkakësore diktuan rëndësinë e kombinimit të kërkimeve
epidemiologjike me ato klinike për vërtetimin (konfirmimin) e tyre dhe për kërkimin e
mekanizmave parandalues përkatës.

EPIDEMIOLOGJIA SOCIALE

Evolucioni i epidemiologjisë merr fillesë nga zanafilla e saj si një faktor në statistikat
sanitare në gjysmën e parë të shekullit 19 (statistikat jetësore të Farr dhe statistikat sociale
të Chadwick dhe Shattuck). Ajo ndihmoi për zhvillimin e lëvizjes sanitare me
përmirësimet dhe përfitimet e shëndetit publik në sistemet e ujit të pijshëm dhe ujrave të
zeza, dhe në higjienën komunitare (publike). Prej fundit të shekullit 19 deri në gjysmën e
parë të shekullit 20 epidemiologjia u shoqërua me teorinë mikrobike në etiologjinë e
sëmundjeve infektive dhe aktivitetet e shëndetit publik u fokusuan në ndërprerjen e
transmetimit të sëmundjeve infektive dhe parandalimin parësor të tyre nëpërmjet
vaksinimit. Në gjysmën e dytë të shekullit 20 epidemiologjia e sëmundjeve infektive
tregoi asocijimin ndërmjet faktorëve të ndryshëm risk dhe rrjedhojës shëndetësore,
ndonëse pa praninë ende të një të kuptuari të plotë të faktorëve të ndërhyrjes apo
patogjenezës.

Epidemiologjia e sëmundjeve kronike udhëhoqi në drejtim të aplikimit të masave të


kontrollit kundrejt riskut, konkretisht faktorëve (determinantëve) risk të lidhur me
mënyrën e jetesës (dieta, jeta aktive, duhanpirja), me ushqimin, me aksidentet dhe
dëmtimet (armët [sucidi dhe homocidi]), aksidentet rrugore, etj), me agjentët mjedisorë
fizikë-kimikë-biologjikë (ndotja e ujit, ajrit, tokës). Fundi i shekullit 20 shënoi kështu një
epokë të re të epidemiologjisë, ku organizimi, informacioni (informimi), dhe aplikimi i
bioteknologjisë biomjekesore paraqiten të jenë thelbësore në shëndetin e popullatës
(shëndetin publik). Kjo nënkupton aplikimin e një përqasjeje më të gjerë dhe
shumëdisiplinore, ku epidemiologu, statisticieni, ekonomisti, sociologu, menaxheri i
sistemit shëndetësor bashkëpunojnë ngushtësisht duke sjellë kështu me aftesitë e fushave

15
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

përkatëse të tyre një paradigmë më komplekse (një model më kompleks) të shëndetit


publik.

Epidemiologjia sociale përdor metodologjine kualitative (metodat cilësore) dhe studimet


ekologjike, të shoqëruara me metodat sasiore për matjen e asocijimeve ndërmjet
eskpozimit dhe sëmundjes në individët. Në këtë mënyrë, epidemiologjia e integron
vetveten në Shëndetin e Ri Publik, duke realizuar lidhjen ndërmjet popullatës
(komunitetit) dhe perspektivës sociale.

EPIDEMIOLOGJIA NË NDËRTIMIN (PËRPILIMIN) E POLITIKAVE SHËNDETËSORE

Epidemiologjia është fushë shkencore për mjekësinë, po aq jetësore sa janë fushat e tjera
të saj si bakteriologjia, biokimia, kirurgjia, etj. Madje, në mos më tepër jetësore se to.
Është e rëndësishme që planizuesit (planifikuesit) e shëndetësisë, ekonomistët, si edhe
aktorët e tjerë që lidhen me makroaspektet e shëndetësisë të jenë të familjarizuar me
epidemiologjinë, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mundet të adaptojnë shërbimet
mjekësore ndaj ndryshimeve epidemiologjike që ndodhin në shoqëri.

Epidemiologjia është rrjedhimisht thelbësore për formulimin (përpilimin) e politikave


shëndetësore dhe operimin e funksionimin e sistemit shëndetësor. Vlerësimi dhe
monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës është, në natyrën e vet, shumëfaktorial.
Të dhënat e disponueshme, të raportuara nga burimet e ndryshme përkatëse të raportimit,
japin një tablo paraprake, madje dhe impresionuese të situatës, duke shërbyer njëherësh
edhe në drejtim të gjenerimit dhe testimit të hypotezave epidemiologjike. Vlerësimi është
një përqasje më formale dhe sistematike në përcaktimin sa më objektiv të jetë e mundur
të cilësisë së shëndetit të popullatës. Vlerësimi i sistemit konsiston në shqyrtimin e inputit
(=informacionit të futur), proçesit, dhe outputit (=informacionit të analizuar) të atij
sistemi. Metoda epidemiologjike aplikohet në matjet (=indikatorët) e inputit (=burimet) e
një sistemit shëndetësor, në proçesin (=mënyrën) e përdorimit të këtyre burimeve, dhe
rrjedhojat e kujdesit shëndetësor/mjekësor (=indikatorët e sëmundshmërisë dhe
vdekshmërisë, dmth të gjendjes funksionale të popullatës).

Megjithatë, duhet theksuar se epidemiologjia (dhe edhe demografia) nuk janë


determinantë (=përcaktorë) të mjaftueshëm të politikës shëndetësore. Sepse, zbatimi i
politikës shëndetësore të formuluar kërkon rolin e padiskutueshëm të të tillë faktorëve si
fondet, burimet njerëzore dhe mjetet e disponueshme, si edhe sjelljet e komunitetit dhe
vullnetin politik. Epidemiologjia, financimi i kujdesit shëndetësor, dhe shpërndarja apo
alokimi i burimeve lidhen me ofertën dhe kërkesën, dhe së fundi me politikë-bërjen.
Analiza e këtij kompleksi faktorësh realizon skicimin, udhë-ecurinë dhe prapa-
shpërndarjen (=feed-back) në menaxhimin e kompleksitetit të theksuar të shëndetit publik.
Shëndeti i Ri Publik integron vlerësimin cilësor dhe sasior, analizën epidemiologjike,
organizimin, sigurimin e kujdesit shëndetësor, dhe faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin
e komunitetit si i tërë.

16
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Vijimi i mëposhtëm jep në mënyrë njëherësh të detajuar dhe të përmbledhur historikun e


zhvillimit (ecurisë) të epidemiologjisë moderne pas-hipokratike.

MOMENTET E SPIKATURA NË HISTORIKUN E EPIDEMIOLOGJISË

EPIDEMIOLOGJIA SOCIALE
1662 Graunt publikon “Vëzhgime natyrore dhe politike bazuar në çertifikatat civile të
vdekjeve”.
1836 Parlamenti i Britanisë së Madhe themelon Zyrën e Regjistrit Themeltar.
1842 Chadwick – raporti “Kushtet higjienike të punëtorëve në Britaninë e Madhe”.
1848 Virchow – ...“mjekësia është një shkencë sociale”...
1858 Simon skicon hartat e vdekshmërisë sipas rretheve në lidhje me kushtet sociale
dhe mjedisore.
1982 Black – dallimet e vdekshmërisë sipas klasave shoqërore në Britaninë e Madhe.
1995 – Konferenca e Pekinit për Gruan lidhur me shëndetin e nënës dhe fëmijës.
EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJEVE INFEKTIVE
1796 Jenner përdor virusin vaccinia të gjedhit për vaksinimin kundër lijës tek njeriu.
1854 Snow identifikon dhe ndërpret transmetimin hidrik të kolerës në Londër.
1882 Koch zbulon agjentet mikrobikë shkaktarë të tuberkulozit dhe kolerës dhe
postulon kriteret në etiologjinë mikrobike.
1978 Realizimi i çrrënjosjes së lijës.
Vitet 1980 Shfaqja e HIV/AIDS dhe e të tjera sëmundjeve të reja infektive.
Vitet 2000+ Eliminimi i sëmundjes pian të tropikëve, poliomielitit, lebrës,
drakunkuliazës, fruthit.
EPIDEMIOLOGJIA E SËMUNDJEVE JO-INFEKTIVE
1747 Lind demonstron parandalimin e skorbutit nëpërmjet përdorimit të agrumeve
(limonit).
1775 Pott tregon frekuencën e lartë të hasjes së kancerit të skrotumit në oxhakfshirësit.
1914 Goldberger identifikon shkakun nutricional të pelagrës.
1950 Doll dhe Hill demonstrojnë ndërlidhjen shkakësore ndermjet duhanpirjes dhe
kancerit të mushkërive.
1954 Studimi Framingham raporton mbi faktorët risk të sëmundjes koronare të zemrës.
Vitet 1960 Reduktim i vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe nga trauma.
Vitet 1990 Infeksionet si shkaktarë të sëmundjeve kronike.
EPIDEMIOLOGJIA E POLITIKËS SHËNDETËSORE
1883 Bismarck ndërmerr politikën mbi kompensimin e punëtorëve dhe sigurimin
shëndetësor kombëtar.
1917 Semashko institucionalizon sistemin shëndetësor të shtetit Sovjetik.
1948 Britania e Madhe vendos (krijon) Shërbimin Shëndetësor Kombëtar.
1978 Deklarata e Alma-Ata dhe Shëndeti-Për-Të-Gjithë më 2000.
1979 ShBA piketon shënjestrat kombëtare për shëndetin.
1990 Revolucioni i menaxhimit shëndetësor në ShBA.

17
3. (Kapitull intermexo)
SHQIPËRIA NË FAZËN AKTUALE TË TRANZICIONIT
EPIDEMIOLOGJIK:
- VEND I ZHVILLUAR LIDHUR ME MODELET E
MORTALITETIT (VDEKSHMËRISË),
- VEND NË ZHVILLIM LIDHUR ME MODELET E
MORBOZITETIT (SËMUNDSHMËRISË).

3.1. VDEKSHMËRIA SHKAK-SPECIFIKE (MODELET E VDEKSHMËRISË)

Sëmundjet kronike kardio-cerebro vaskulare dhe sëmundjet kronike respiratore


përbëjnë shkakun kryesor të vdekshmërisë së përgjithshme në Shqipëri: hemorragjia
cerebrale dhe insulti cerebral janë përgjegjës për 32% të vdekjeve, infarkti i miokardit
dhe sëmundjet e tjera iskemike për 20% të vdekjeve, dhe insufiçienca kardiake dhe
çrregullimet e tjera kardiake për 37% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Niveli i
Standardizuar i Vdekshmërisë (NSV) i sëmundjeve kardio-cerebro-vaskulare dhe kronike
pulmonare është 443,3 vdekje për 100.000 banorë (të gjitha moshat) sipas raportit të vitit
2000 mbi vdekshmërinë, çka përfaqëson 50,5% të nivelit të përgjithshëm NSV prej 877,7
për 100.000 banorë (të gjitha shkaqet, të gjitha moshat). Megjithatë, ai është relativisht i
ulët në krahasim me vendet e tjera të Europës, duke pasqyruar kështu strukturën e re
moshore të Shqipërisë (popullatë me moshë të re).

Sëmundjet neoplazike malinje (kanceri) zenë vendin e tretë-katërt në nivelin e


përgjithshëm të vdekshmërisë (pas sëmundjeve të sistemit kardio-cerebro-vaskular dhe
sëmundjeve pulmonare kronike). NSV i kancerit është 119,2 vdekje për 100.000 banorë
(të gjitha moshat), sipas raportit për vdekshmërinë më 2000, çka përfaqëson 13,6% të
nivelit 877,7 për 100.000 banorë të NSV të përgjithshëm (të gjitha shkaqet, të gjitha
moshat). Sipas llojeve të sëmundjeve malinje neoplazike, kanceret e sistemit
gastrointestinal zenë 26% të vdekjeve, ata të sistemit respirator 21%, ata të sistemit uro-
gjenital 7%. Vdekshmëria gjini-specifike paraqet një raport meshkuj/femra prej 3/2.

Aksidentet (aksidentet rrugore, dëmtimet e jashtme, helmimi, suicidi) zenë vendin e


pestë në vdekshmërinë e përgjithshme me NSV prej 66,2 vdekje për 100.000 banorë (të
gjitha moshat), apo 7,5% të NSV total (të gjitha shkaqet, të gjitha moshat).

Sëmundjet infektive radhiten në vendin e gjashtë në vdekshmërinë e përgjithshme, pas


sëmundjeve kardio- dhe cerebro-vaskulare, sëmundjeve pulmonare kronike, tumoreve
dhe aksidenteve, duke paraqitur kështu një model të vdekshmërisë të njejtë me atë të
vendeve të zhvilluara të Europës.
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

3.2. SËMUNDSHMËRIA SHKAK-SPECIFIKE (MODELET E SËMUNDSHMËRISË)

Sëmundjet infektive vijojnë të përbëjnë peshën specifike më të madhe në


sëmundshmërinë e përgjithshme. Çka i jep Shqipërisë karakteristikën e një vendi në
zhvillim.

Megjithatë, në brendi të këtij pohimi qendron një specifikë. Flasim për sëmundje
infektive duke pasur parasysh në rradhë të parë dhe kryesisht infeksionet respiratore dhe
sëmundjet diarreike, që lidhen me kushtet jo-optimale të jetesës dhe shëndetin jo-optimal
mjedisor si mbipopullimi në mikromjedis (banesa, institucione arsimore, etj), ndotja e ujit
(infrastrukturë jo-adekuate e sistemit të ujit të pijshëm dhe atij të ujrave të zeza), ndotja e
ajrit në makromjedis dhe mikromjedis, ndotja e tokës, niveli jo adekuat i sigurisë
ushqimore, nivele të larta të kequshqyerjes, etj. Janë tipare tipike të një vendi në zhvillim.
Ndërkohë që sëmundjet infektive të parandalueshme-me-vaksinim janë ose të eliminuara
(poliomieliti), ose kah eliminimit (fruthi, rubeola), ose me nivele të papërfillshme të
incidencës së tyre (difteria, pertussis, tetanozi), çka është tipar i një vendi të zhvilluar.

19
4. EPIDEMIOLOGJIA: QËLLIMET, METODAT, APLIKIMET

4.1. QËLLIMET E EPIDEMIOLOGJISË

1. Të eliminojë apo reduktojë problemet shëndetësore dhe rrjedhojat e tyre;


2. Të parandalojë hasjen apo rihasjen e tyre.

4.2. METODAT E EPIDEMIOLOGJISË

1. Përshkruan shpërndarjen dhe madhësinë e problemeve shëndetësore (sëmundjeve)


në popullatat humane;
2. Identifikon faktorët etiologjikë (shkaku i sëmundjes) në patogjenezën e
sëmundjes;
3. Siguron të dhënat thelbësore për planizimin (planifikimin), venien në jetë, dhe
vlerësimin e shërbimeve për parandalimin, kontrollin, dhe trajtimin (mjekimin) e
sëmundjes, duke përcaktuar ndërkohë përparësitë ndërmjet këtyre shërbimeve.

4.3. APLIKIMET E EPIDEMIOLOGJISË

Epidemiologjia,
(biostatistika e nënkuptuar si komponent inherent i saj),
është shkenca bazë e shëndetit publik,
sepse ajo është shkenca shëndetësore që përshkruan shëndetin dhe sëmundjen në
popullatë/komunitet (se sa në individ),
informacion ky,
që është thelbësor për formulimin e iniciativave (ndërhyrjeve) të efektshme të shëndetit
publik për parandalimin e sëmundjes dhe promovimin e shëndetit në
popullatë/komunitet.

Këtë e ilustron më së miri fusha e gjerë dhe e larmishme e aplikimeve të saj.

Konkretisht, epidemiologjia:

‰ Përshkruan spektrin e sëmundjes:


Koncepti “continuum-i i sëmundjes në natyrë” (shtjellohet në kapitullin 5 të kësaj
teme teorike).
‰ Përshkruan historinë natyrore të sëmundjes
e lidhur ngushtësisht me spektrin e sëmundjes, pra me konceptin e continuum-it të
sëmundjes në natyrë (shtjellohet në kapitullin 5 të kësaj teme teorike):
Terminologjia anglo-saksone e termit “sëmundje” (“sickness”, “illness”,
“disease”, “predicament”;
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

Konceptet “etiognosis, diagnosis, prognosis”;


Konceptet “parandalim parësor, dytësor, tretësor, katërsor”.
‰ Identifikon faktorët që rrisin apo ulin riskun e sëmundjes:
Koncepti i shkakësisë (shtjellohet në detaje në një temë teorike të veçantë të këtij
moduli të epidemiologjisë).
‰ Parashikon trendet e sëmundjes.
‰ Qartëson mekanizmat e transmetimit të sëmundjes.
‰ Teston efektshmërinë e strategjive të ndërhyrjes dhe vlerëson programet e
ndërhyrjes për kontroll e parandalim.

21
5. EPIDEMIOLOGJIA NË HISTORINË NATYRORE TË
SËMUNDJES DHE SPEKTRIN E SAJ

5.1. HISTORIA NATYRORE E SËMUNDJES

Historia natyrore e sëmundjes paraqitet në boshtin t infinit të kohës.

sickness

disease

predicament illness

t0 t1 t2 t

Veprimi i shkakut të sëmundjes së interesit (apo më saktë ekspozimi ndaj komponentit


shkakësor proksimal të mozaikut-shkak të sëmundjes së interesit) sjell në momentin t0 të
kohës fillimin në organizëm të ndryshimeve përkatëse anatomike, biokimike, fiziologjike
dhe/ose psikologjike, pra fillimin e instalimit të sëmundjes (=disease) së interesit.

Në një moment kohe të dytë – momenti t1, këto ndryshime anatomike-biokimike-


fiziologjike bëhen të manifestueshme klinikisht nëpërmjet simptomave klinike
(perceptohen nga i sëmuri) dhe shenjave klinike (perceptohen nga mjeku klinicist). Pra,
në momentin t1 të kohës kemi shfaqjen e sëmundjes illness, që nuk është tjetër veçse
sëmundja disease e manifestueshme tanimë klinikisht. Me fjalë të tjera, sëmundja illness
është pjesa e shfaqshme e sëmundjes disease.

Ecuria e sëmundjes disease pas manifestimit klinik të saj (illness) në t1 përfundon në


momentin t2 të kohës ose në shërim te plotë (pa nënkuptuar asnjëherë restitutio ad
integrum), ose në paaftësi (mendore, fizike), ose në vdekje.

Por, përse ekspozimi ndaj komponentit shkakësor (determinantit/faktorit risk) proksimal


solli tek ai individ instalimin e momentit t0? Përse kjo nuk ndodhi tek individët e tjerë që
jetojnë në po atë mjedis rrethues? Arsyeja është se tek ai individ ekziston e ashtuquajtura
gjendje e papelqyer sociale-psikologjike-ekonomike (=predicament) e vendosjes së tij
në atë mjedis. Rrjedhimisht, edhe predicament është pjesë e sëmundjes, veçse jo e
sëmundjes disease, por e sëmundjes sickness. Rrjedhimisht, sëmundja sickness është
predicament plus sëmundjen disease (kjo e fundit përfshin sëmundjen illness).
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

5.2. CONTINUUM-I I SËMUNDJES NË NATYRË (=SPEKTRI I SËMUNDJES)


DHE “PËRKUFIZIMI I RASTIT”

Për natyrën nuk ekziston ndarja “i sëmurë” / “jo i sëmurë” lidhur me çdo sëmundje
disease. Në natyrë sëmundja disease paraqitet me një continuum (vijueshmëri të
pandërprerë) të severitetit (ashpërsisë) të saj.

Ilustrimin më të spikatshëm e jep fusha e sëmundjeve infektive, ku është i mirënjohur


postulati “infeksioni ështe i ndryshëm nga sëmundja”, dmth “jo çdo i infektuar sëmuret”.
Konkretisht, raporti infeksion/sëmundje (infeksion/illness) për çdo sëmundje disease nuk
është asnjëherë 1/1 (me përjashtim vetëm të fruthit), por së paku 2/1, për të arritur në 5/1
apo 20/1 (psh rubeola), 100/1 (psh kolera), apo dhe 1000/1 (psh poliomieliti paralitik).
Shtjellimi i mësipërm në thelb nënkupton atë, që një individ i infektuar me mikro-
organizmin përkatës (=komponent shkakësor i nevojshëm) të sëmundjes disease në
momentin t0 të historisë natyrore të sëmundjes, mund të mos arrijë shfaqjen klinike të
sëmundjes disease me sëmundjen illness në momentin pasardhes t1. Për mjekësinë
klinike ai individ nuk është i sëmurë (ill) me sëmundjen disease të interesit, ndërkohë që
për natyrën ai është i sëmurë me sëmundjen disease të interesit.

Situata është e njëjtë në sëmundjet jo-infektive kronike, në sëmundjet neoplazike, në


sëmundjet mendore, pra në të gjitha sëmundjet disease. Infarkti i miokardit ka në
substratin e vet sëmundjen koronare të zemrës, por vetë sëmundja koronare e zemrës nuk
përfundon domosdoshmërisht me infarkt miokardi. Sëmundjet neoplazike (kanceri) kanë
në substratin e tyre ndryshimet fillestare në nivel subqelizor, por vetëm në një proporcion
të rasteve këto ndryshime përshkallëzohen në nivel qelizor. Tek çdo individ gjen një dozë
psikopatie, por ai nuk mund kurrsesi të etiketohet si i sëmurë mendor.

Ndarjen kategorike dikotomike (binomiale) “i sëmurë” dhe “jo i sëmurë” me sëmundjen


disease të interesit, ndarje kjo qe nuk ekziston në natyrë, e bën me konvencion
(marrëveshje) mjëkesia klinike, sepse pa të tillë ndarje ajo nuk do të mund të operonte.
Dhe, pikërisht, “përkufizimi i rastit” (“case definition”), dmth ai takëm (set) i
simptomave dhe shenjave klinike dhe testeve diagnostikuese përkatëse për çdo sëmundje
disease të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve (International Classification of
Diseases – ICD) është fund e krye konvencional. Pa përkufizimin e rastit nuk mund të
realizohet diagnosis në momentin t1 të historisë natyrore të sëmundjes. Është një moment
me rëndësi kruciale në mjekësinë klinike, por po me të njëjtën rëndësi në këndvështrimin
epidemiologjik, sepse mangësitë sasiore dhe të metat cilësore të tij cënojnë drejtpërdrejt
të dhënat e survejancës epidemiologjike.

23
EDUARD KAKARRIQI / ISHP / EPIDEMIOLOGJIA – BOSHT SHKENCOR I SHËNDETIT PUBLIK

5.3. ETIOGNOSIS, DIAGNOSIS, DHE PROGNOSIS NË HISTORINË NATYRORE TË


SËMUNDJES

Gnosis (=njohja) është thelbësorja në të dy mbretëritë e mjekësisë, mjekësinë klinike (me


klient individin pacient dhe aktor mjekun klinicist) dhe mjekësinë komunitare (me klient
komunitetin dhe aktor epidemiologjine). Ajo është një kategori kryekeput probabilitare,
sepse bazohet në një tërësi asnjëherë të plotë të fakteve. Dhe, kur flasim për gnosis
nënkuptojmë të tre kahet e saj – etiognosis, diagnosis, dhe prognosis.

Diagnosis është pikërisht diagnoza (bazuar në përkufizimin e rastit) e sëmundjes disease


në momentin e manifestueshmërisë klinike illness të saj në momentin t1 të historisë
natyrore të sëmundjes. Përsërisim rëndësinë e saktësisë të saj njëherësh për mjekësinë
klinike (diagnoza e saktë për individin-pacient) dhe për mjekësinë komunitare
(përcaktimi i saktë epidemiologjik i peshës specifike të sëmundjes së interesit në
popullatë).

Prognosis lidhet me ecurinë e sëmundjes nga t1 në t2. Në mjekësinë klinike prognosis


(prognoza) lidhet me trajtimin (mjekimin), pra cilësinë e kujdesit mjekësor, ndërkohë që
në mjekësinë komunitare spektri i prognosis zgjerohet shumë më tepër sepse nënkupton
të ardhmen e ecurisë të sëmundjes së interesit në popullatë, parashikim të cilin e realizon
kërkimi epidemiologjik.

Ndërkaq, etiognosis është thuajse tërësisht “pronë” e mjekësisë komunitare: një ndër
drejtimet kryesore të epidemiologjisë është studimi i shkakësisë, përcaktimi i ndërlidhjes
ndërmjet shkakut dhe sëmundjes së interesit, me synim përfundimtar ndërhyrjen për
kontroll e parandalim (prevenim).

____________________________________
________________________________________________________

24

You might also like