Teknika

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 6

PROGRAMI DHE UDHËZIMET PËR

PREZANTIMET NË LËNDËN:

“TEKNIKA TË KOMUNIKIMIT DHE


KULTURË EUROPIANE”

Dr. Juliana Zaharia

MARS, 2022
TITULLI I LËNDËS: TEKNIKA TË KOMUNIKIMIT DHE
KULTURË EUROPIANE
LLOJI I LËNDËS: E detyrueshme
KOHA E REALIZIMIT: 2021-2022, Semestri II – Fakulteti i Inxhinierisë
Mekanike

PEDAGOGU I LËNDËS: Dr. Juliana Zaharia


KONTAKTIMI I PEDAGOGUT: juliazaharia@hotmail.com

PËRSHKRIMI I LËNDËS

Lënda prezanton konceptet kryesore dhe temat kërkimore në teknikat e komunikimit dhe
kulturën Europiane.
Komunikimi është një proces i pjesëmarrjes së përbashkët dhe shkëmbimit të kuptimeve,
i krijuar nga sisteme të ndryshme (verbale dhe joverbale), i rregulluar nga qëllimi
komunikues dhe luan një rol themelor në përcaktimin e personalitetit dhe të
marrëdhënieve.
Lënda do të fokusohet në aspektet psikologjike dhe kulturore të komunikimit, në modelet
dhe përkufizimet teorike dhe në marrëdhëniet midis sjelljes verbale dhe joverbale, sipas
karakteristikave të sistemeve, funksioneve dhe metodave të fuqizimit të komunikimit me
ide, mesazhe dhe përmbajtje.

OBJEKTVI I LËNDËS

Qëllimi i këtij kursi është të ndihmojë studentët:

 Të kuptojnë mjedisin social përmes një interpretimi psikologjik dhe kulturor të


formave të ndryshme të komunikimit.
 Të përdorin mjetet dhe strategjitë e procesit të komunikimit,
 Të mësojnë të konceptojnë mesazhin, transmetimin dhe marrjen e tij.

REZULTATET

Në fund të kursit studentët do të jenë të aftë:

 Të kuptojnë bazat teorike të teknikave të komunikimit,


 Të shprehen nëpërmjet metodave analitike të komunikimit ndërpersonal,
profesional dhe në grup,
 Të jenë komunikues efektivë të mezazheve të pasur në ide, koncepte dhe
përmbajtje,
 Të luajnë një rol në përmirësimin e dinamikave të komunikimit në aspektin
njerëzor, ndërpersonal dhe profesional.

2
KRITERE ETIKË

 Studenti është i detyruar të zbatojë Kodin e Etikës së Universitetit.


 Studenti duhet të respektojë mendimet e të tjerëve.
 Studenti duhet të pranojë sugjerimet/vërejtjet nga pedagogu i lëndës si pjesë e
procesit të të mësuarit.
 Studenti duhet të zbatojë rregullat për ndërshmërinë akademike.
 Studenti ndëshkohet nëse konstatohet plagjiaturë, fabrikim, falsifikim të dhënash
në detyrat e lëndës, paraqitje e së njëjtës detyrë në të njëjtën lëndë ose në lëndë të
ndryshme. Në këtë rast detyra nuk pranohet.
 Studenti duhet të respektojë etikën e profesionit gjatë angazhimit në veprimtari
praktike për të realizuar detyrat apo gjatë vizitave në institucionet e arsimit.

DETYRAT DHE KONTROLLI I VAZHDUESHËM:

1. Pjesëmarrja aktive në mësim (10 pikë)

Pjesëmarrja aktive e studentit në mësim vlerësohet sipas kritereve të mëposhtëm:

1. Bashkëpunon në mënyrë konstruktive me pedagogun dhe studentët e grupit;


2. Prezanton këndvështrimin vetjak;
3. Reflekton në mënyrë kritike;
4. Drejton pyetje;
5. Dëgjon dhe respekton mendimet e të tjerëve edhe kur vijnë në kundërshtim
me mendimet e veta;
6. Komunikon në mënyrë konstruktive;
7. Kërkon informacion për qartësim;
8. Ndërmjetëson në zgjidhjen e mosmarrëvëshjeve.

Studenti duhet të jetë i pranishëm në 80% të orëve mësimore që do të zhvillohen. Orët e


leksioneve dhe të seminareve do të organizohen me pjesëmarrje aktive dhe shkëmbim
informacioni të vazhdueshëm. Pjesëmarrja duhet të jetë aktive në diskutime. Secili
student duhet të përgatisë përgjigje me dy apo tre fjali ҫdo orë në mënyrë që të tregojë
perceptimin e qartë të njohurive të reja të fituara.

Gjatë orëve të leksioneve dhe seminarëve studentët duhet:

 Të sigurojnë literaturën e rekomanduar për lëndën.


 Të marrin pjesë në mënyrë aktive në mësim.
 Të respektojnë idetë e të tjerëve.
 Të përmbushin detyrimet e prezantimeve në afatet e paracaktuara.

3
2. Prezantim i Detyrës individuale 1 (20 pikë).

Tema: Studim rasti

Studentët do të punojnë individualisht në një studim rasti. Ata do të punojnë për


identifikimin e aspekteve psikologjike dhe kulturore të një situate, rrethane apo ngjarje,
ku ndërthuren karakteristikat e procesit të komunikimit.
Studimi i rastit është një temë e lirë.
Secili student mund t’i referohet literaturës për identifikimin e dimensioneve të rastit që
do të trajtojë. Në detyrë nuk duhet të mungojë:
1. Analiza e procesit të komunikimit
2. Identifikimi i dimensionit personal, ndërpersonal dhe social të komunikimit.
Detyra individuale duhet të shkruhet në 5-7 faqe.

3. Prezantim i Detyrës Individuale 2 (20 pikë).

Duke u mbështetur në leksionet e lëndës dhe në literaturë, studentët duhet të trajtojnë


natyrën dhe elementët psikologjikë e kulturorë të pengesave në komunikim dhe pasojat
negative në situata apo ngjarje në fokus të punimit. Në detyrë nuk duhet të mungojë:
1. Analiza e trajektoreve të mesazheve dhe kuptimit të tyre
2. Referenca në dimensionet e literaturës
Prezantimi i detyrës 2 duhet të shkruhet në 10-15 faqe.

KOHA E DORËZIMIT TË DETYRAVE & VLERËSIMI

Pjesëmarrja aktive Ҫdo javë 10 pikë


Detyra individuale 1 Java 4 20 pikë
Detyra individuale 2 Java 9 20 pikë
Provimi final 50 pikë
Totali i pikëve: 100 pikë

Shkalla e pikëve Nota numerike Përshkrimi i notës Nota ECTS


91 – 100 10 Shkëlqyeshëm A
81 – 90 9 Shumë mirë B
71 – 80 8 Mirë C
61 – 70 7 Kënaqshëm D
51 – 60 6 Mjaftueshëm D
41 – 50 5 Kalueshëm E
– 40 3, 2, 1 Mbetës F

4
PLANI I ORËVE TEORIKE

Nr. TEMA ORË


1 Hyrje në lëndë. Rishikimi i programit dhe udhëzimeve të detyrave. 2
Shpjegimi i metodologjisë dhe sistemit të vlerësimit.
2 Kuptimi dhe përkufizimi i komunikimit. Tiparet e modeleve të komunikimit. 2
3 Komunikimi si një element kulturor i procesit të të mësuarit social. 2
4 Funksionet e komunikimit: Dimensionet e kulturës Europiane. 2
5 Tipet dhe format e komunikimit― Analiza e qëndrimit, stereotipit dhe 2
paragjykimit.
6 Rëndësia e komunikimit si proces― Karakteristikat e rrjeteve formalë dhe 2
informalë të komunikimit.
7 Karakteristikat e komunikimit verbal dhe komunikimit joverbal dhe diversiteti 2
kulturor Europian.
8 Format e zhvillimit të aftësive të komunikimit nëpërmjet strategjive të 2
komunikimit.
9 Komunikimi ndërpersonal dhe roli i tij në psikologjinë e komunikimit. 2
10 Komunikimi në marrëdheniet ndërpersonale dhe profesionale― Ndërveprimi, 2
Negocimi, Ndërmjetësimi.
11 Komunikimi në grup dhe rolet sociale në dimensionin e kulturës Europiane. 2
12 Psikologjia e komunikuesit dhe faktorët ndikues. 2
13 Aspektet psikologjikë në përcjelljen e mesazhit dhe të kuptuarit në mënyrë të qartë. 2
14 Perceptimi i mesazheve dhe ndikimi i tyre në komunikim. 2
15 Rishikim i teorisë para testit përfundimtar. 2
Totali 30

PLANI I ORËVE PRAKTIKE

Nr. i Veprimtaria Orë


seminareve
1 Diskutime mbi tiparet dalluese të teknikave të komunikimit. 2
2 Diskutime mbi funksionet specifike të procesit të komunikimit dhe të 2
mësuarit social në kulturën Europiane.
3 Ilustrime dhe shembuj nga praktika mbi modelet e komunikimit. 2
4, 5, 6 Prezantim i Raportit 1. 6
7 Diskutim mbi rëndësinë e rrjeteve formalë dhe informalë të komunikimit. 2
8 Diskutim dhe shembuj nga praktika mbi strategjitë e komunikimit. 2
9, 10, 11 Prezantim i Raportit 2. 6
12 Diskutim mbi komunikimin në grup dhe përcaktimin e roleve sociale. 2
13 Ilustrim nëpërmjet shembujve praktikë të formave të përcjelljes së 2
mesazhit dhe perceptimit të qartë.
14, 15 Rishikime përfundimtare të teorisë dhe literaturës. 4
Total 30

5
KËRKESAT PËR LËNDËN

METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES

 Cikli i leksioneve
 Diskutime reflektive (teori, afrime praktike)
 Detyra 1, 2 dhe detyra të ndërmjetme në orët mësimore
 Diskutime në grupe

DETYRIME TË STUDENTIT PËR LËNDËN

 Frekuentimi i çdo ore të mësimit


 Pjesëmarrje aktive në mësim
 Diskutim aktiv i detyrave 1, 2 dhe detyrave të ndërmjetme
 Prezantime dhe përfshirje në diskutime

LITERATURA PËR LËNDËN

Literatura e lëndës:
1. Segrin, C. & Givertz, M. (2003). Methods of social skills training and
development. In J. Greene & B. Burleson (Eds.), Handbook of communication
and social interaction skills. Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum.
2. Hajek, C. & Giles, H. (2003). New directions in intercultural communication
competence: The process model. In J. Greene & B. Burleson (Eds.),
Handbook of communication and social interaction skills. Mahwah, NJ:
Lawrence Erlbaum.
3. Kumar, Sanjay and Lata, Pushp: Communication Skills, 1st Edition, Oxford
University Press.
4. Hargie, O. (2017). Skilled interpersonal communication: Research, theory and
practice, 6th edition. London: Routledge.

You might also like