Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 62

PROGRAMI MASTER - FAKULTETI EKONOMIK

MARKETING

PUNIM DIPLOME

NDIKIMI I RRJETEVE SOCIALE NË ZHVILLIMIN E GASTRONOMISË


RAST STUDIMI: KOMUNA E GJILANIT

KANDIDATI MENTORI

Gent Biçkaj Dr.Ass.Prof.Rrezarta Gashi

Prishtinë
Shkurt, 2022
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

DEKLARATË E AUTORËSISË

Deklaroj që tema e masterit është punuar nga ana ime në mënyrë origjinale. Gjatë realizimit
të kësaj teme është respektuar plotësisht autorësia e çdo burimi ku janë marrë informacionet
duke përmbushur dhe rregullat e një punimi të mirëfilltë shkencor.
Punimi nuk përmban asnjë material të botuar ose shkruar nga ndonjë person tjetër, përveҫ siç
deklarohet në brendësi të tekstit.

2
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

ABSTRAKT
Në këtë punim masteri, fokusi kryesor është tek rëndësia e veҫantë që kanë rrjetet sociale në
zhvillimin e gastronomisë në Kosovë. Sot gastronomitë po përdorin metoda të ndryshme për
të arritur qëllimet e frekuentimit nga konsumatorët. Përdorimi i rrjeteve sociale si dhe
platformave të ndryshme në këto rrjete luan rol të rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve
në ditët e sotme.
Për të matur efektivitetin e rrjeteve sociale, u intervistuan 50 gastronomë të ndryshëm në
Komunën e Gjilanit. Të dhënat u mblodhën me anë të pyetësorit që përbëhet nga gjithsej 24
pyetje duke përfshirë pyetje që matnin efektivitetin e këtyre rrjeteve sociale dhe ndikimin e
tyre në zhvillimin e gastronomisë.

Rrjetet sociale kanë ndikim jashtzakonisht të madh në zhvillimin e gastronomisë t pasi ato
janë një ndër format më të rëndësishme të marketingut.

Tema tenton të nxjerrë në pah rëndësinë e rrjeteve sociale dhe efektivitetin apo ndikimin që
ato kanë tek konsumatorët duke ndikuar në zhvillimin e gastronomisë, duke u bazuar në
gastronominë e Komunës së Gjilanit.

Fjalët kyçe: Rrjetet sociale, ekonomia, efektiviteti, gastronomia.

3
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

ABSTRACT
In this master thesis, the main focus is on the impact of social media on the development of
gastronomy in Kosovo. Today gastronomies are using different methods to achieve the goals
of attendance by consumers. The use of social media as well as various platforms in these
networks plays an important role in achieving these goals nowadays.
To measure the effectiveness of social networks, 50 different gastronomes were interviewed
in the Municipality of Gjilan. Data were collected through a questionnaire which consists in
total 24 questions including questions that measured the effectiveness of these social media
and their impact on the development of gastronomy.

Social media have an extremely large impact on the development of gastronomy as they are
one of the most important forms of marketing.

The topic tends to highlight the importance of social media and the effectiveness or impact
they have on consumers by influencing the development of gastronomy, based on the
gastronomy of the Municipality of Gjilan.

Keywords: Social media, economy, gastronomy.

4
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

FALËNDERIM

Një falënderim shumë të veҫantë kam për mentoren e temës time të diplomës Prof.Ass.Dr
Rrezarta Gashi, për mentorimin, këshillimin, mirëpritjen dhe kohën e saj të ndarë për mua,
përkundër angazhimeve dhe lodhjes.

Këtë punim ia dedikoj përzemërsisht familjes sime, veçanërisht prindërve të mi për dashurinë
e pakusht, gjithashtu falenderoj familjen e gjerë, shoqërinë time, kolegët dhe të gjithë ata që
më përkrahën gjatë këtij rrugëtimi.

Faleminderit të gjithëve!

5
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

DEKLARATË E AUTORËSISË.........................................................................................................2
KAPITULLI I.....................................................................................................................................10
1.1 Hyrje.............................................................................................................................................10
1.2 Qëllimi i punimit..........................................................................................................................11
1.3 Objektivat e punimit.....................................................................................................................11
1.4 Pyetjet kërkimore të punimit........................................................................................................11
1.5 Hipotezat e punimit......................................................................................................................11
1.6 Metodologjia e punimit................................................................................................................11
KAPITULLI II.................................................................................................................................13
RISHIKIMI I LETERATURES.......................................................................................................13
2.1 Definimi i rrjeteve sociale..........................................................................................................13
2.2 Rrjetet sociale dhe mënyra e përdorimit të tyre..........................................................................14
2.2.1. Përdorimi i Facebook-ut........................................................................................................18
2.2.2. Përdorimi i Instagramit.............................................................................................................19
2.2.3. Përdorimi i Twitter-it.............................................................................................................21
2.2.4. Përdorimi i Google................................................................................................................21
2.2.5. Përdorimi i Linkedin..............................................................................................................22
2.2.6. Pinterest.................................................................................................................................22
2.3 Produktiviteti nga rrjetet sociale................................................................................................25
2.4 Benefitet nga rrjetet sociale.......................................................................................................29
d. Përkeqësohet imazhi i kompanisë............................................................................................32
KAPITULLI III...........................................................................................................................34
METODOLOGJIA HULUMTUESE...........................................................................................34
3.1 Burimet e të dhënave.............................................................................................................34
3.2 Popullata dhe kampioni i studimit..........................................................................................35
3.3 Instrumenti i mbledhjes së të dhënave...................................................................................35
3.4 Pyetësori dhe procedura e tij..................................................................................................35
3.5 Përpunimi i të dhënave..........................................................................................................36
3.6 Kufizimet e këtij punimi........................................................................................................36
KAPITULLI V...................................................................................................................................50
KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET..................................................................................50
5.1 KONKLUZIONE.........................................................................................................................50
5.2. REKOMANDIME.......................................................................................................................52
Bibliografia.........................................................................................................................................53
Pyetësor me gastronomë të Komunës së Gjilanit.........................................................................58

6
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Lista e Tabelave
Table 1. Mosha e Respodentëve...............................................................................................33
Table 2.Gjinia e Respodentëve................................................................................................34
Table 3. Përkatësia Etnike e Gastronomëve.............................................................................34
Table 4. Arsimimi i Gastronomëve..........................................................................................35
Table 5. Cili është pozicioni juaj?............................................................................................36
Table 6. Objektivi i biznesit tuaj..............................................................................................36
Table 7. A i përdorni rrjetet sociale për biznesin tuaj?............................................................37
Table 8. Cilin nga rrjetet sociale e përdorni më shumë?..........................................................38
Table 9. A mendoni se rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur shumë
për promovimin e bizneseve?...................................................................................................38
Table 10. Si keni përfituar ju si gastronomë nga rrjetet sociale?.............................................39
Table 11. A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale do të ketë ndikim më të shpejtë dhe qasje
më të lehtë me konsumatorin?..................................................................................................39
Table 12. A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë zhvillim pa rrjetet sociale?..................40
Table 13. A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes
Facebook dhe Instagram?.........................................................................................................40
Table 14. A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes rrjeteve
sociale të tjera?.........................................................................................................................40
Table 15. Nga cili rrjet social mendoni që nuk keni asnjë lloj përfitimi?................................41
Table 16. Cfarë promovoni më shumë në rrjetet sociale nga biznesi juaj?..............................42
Table 17. Sa ju kanë kursyer rrjetet sociale në raport me pagesat për marketing të biznesit?.42
Table 18. A ju ndihmojnë rrjetet sociale të kuptoni aktivitet e konkurencës tuaj?..................43
Table 19. A keni informata se si pasojë e rrjeteve sociale shumë konkurentë tuaj ju kanë
kopjuar?....................................................................................................................................43
Table 20. Cilat janë disavantazhet e përdorimit të rrjeteve sociale?........................................44
Table 21. A ju kanë ndihmuar rrjetet sociale të përmirsoni shërbimet ndaj konsumatorëve?. 44
Table 22. A mendoni se duhet ndjekur ndonjë trajnim rreth përdorimit të rrjeteve sociale?...45
Table 23. A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë zhvillim pa rrjetet sociale?..................45
Table 24. A do të vazhdoni me marketingun përmes rrjeteve sociale?....................................46

7
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Lista e Figurave
Figure 1. Kuptimi i rrjeteve sociale..........................................................................................16
Figure 2. Përdoruesit aktiv të rrjeteve sociale..........................................................................18
Figure 3. Facebook-Lideri i marketingut.................................................................................19
Figure 4. Përdorimi i Pinterest sipas moshës...........................................................................23
Figure 5. Ndarja e moshave sipas përdorimit të rrjeteve sociale në Kosovë...........................24
Figure 6. Rrjetet Sociale në Kosovë dhe Shqipëri...................................................................25
Figure 7. Rrjetet Sociale...........................................................................................................27
Figure 8. Koha e shpenzuar në rrjetet sociale..........................................................................28

8
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Lista e Shkurtesave

 TIK- Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit

 SEO- Search Engine Optimization

9
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

KAPITULLI I

1.1 Hyrje

Pa dyshim mund të themi se shekulli XXI është epoka e digjitalizimit, ku mjedisi në të cilin
jetojmë është i rrethuar nga teknologjia, ku rol dominant luajnë rrjetet sociale në promovimin
e shumë gjërave, e sidomos në promovimin e bizneseve të ndryshme, brendeve madje edhe
në promovimin e individëve.
Përdorimi i rrjeteve sociale në të ashtuquajturën “botë e biznesit” ka pasur ndikim shumë
pozitiv në zhvillimin ekonomik të bizneseve të gastronomisë, duke i promovuar ato, rritur
dhe përmirësuar cilësinë e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjithashtu është
lehtësuar edhe konsumatori ngase atij tani më i kursehet koha, shikon reagimet pozitive ose
negative të njerëzve për produktin apo shërbimin e caktuar që një biznes gastronom i ofron,
në atë mënyrë që ia lehtëson konsumatorëve të krijojnë bindjen e tyre për vizitë apo blerje
nga një biznes i caktuar. Edhe vendi jonë, ashtu sikurse edhe shumë vende të tjera të
ndryshme anembarë botës, ka përdorues aktiv të internetit e sidomos të rinj aktiv që përdorin
pothuajse secilin rrjet social në masë të madhe. Ne padyshim mund të themi se interneti ka
arritur të jetë një nga mënyrat më të popullarizuara dhe të aplikuara të komunikimit në gjithë
botën. Tashmë dihet se të rinjtë e sidomos ata që jetojnë në Kosovë kanë llogaritë e tyre
aktive në rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instagram, Snap-chat, mirëpo ata po përdorin
edhe Wikipedia, Google,si burime të rëndësishme ku mund të marrin informacionet që iu
nevojiten”, kjo tregon një indikator të rendësishëm për bizneset të cilat duanë të zgjerohen
përmes marketingut në rrjete sociale.Kosova cilësohet si vend i botës së tretë, andaj njësoj si
vendet tjera të botës së tretë duhet të gjejë mënyrën e saj të zhvillimit ekonomik. Siç citohet
“vendet e Botës së Tretë të kohëve të sotme do të duhet të gjejnë rrugën e tyre të zhvillimit
(Insajder, 2016).Ndërsa përdorimi i mjeteve video-dhe audio-konferenca rritet ndjeshëm,
organizatat do të rrisin infrastrukturën e tyre teknologjike për të llogaritur rritjen. Kjo do të
çojë në rritjen e investimeve në zgjerimin e gjerësisë së brezit, pajisjet e rrjetit dhe softuerin.
Me punonjësit që përshtaten me idenë e punës nga shtëpia (WFH), takimit dhe bërjes
transaksioneve online, firmat do të kalojnë
në WFH si një normë dhe jo si një përjashtim. Kjo po miratohet nga shumë firma si Akala,
BBC News, Khetarpal (Team, 2020).

10
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

1.2 Qëllimi i punimit


Qëllimi i këtij punimi është vënia në pah e rëndësisë së mediave sociale në zhvillimin e
gastronomisë.

1.3 Objektivat e punimit


1. Të përshkruhet ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë në Gjilan
2. Të identifikohen nevojat në fushën e gastronomisë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale
3. Të analizohet se si bëhet identifikimi i konsumatorëve përmes rrjeteve sociale tek
gastronomia në Gjilan.

1.4 Pyetjet kërkimore të punimit


1. Sa u kushtojnë rëndësi gastronomia në Gjilan përdorimit të rrjeteve sociale për
zhvillimin e bizneseve?
2. Cilat rrjete sociale po përdoren më së shumti për marketingun e bizneseve?
3. Cilat janë përfitimet e gastronomisë nga rrjetet sociale?

1.5 Hipotezat e punimit


H1. Zhvillimi i gastronomisë është i ndikuar nga rrjetet sociale.
H2. Facebook dhe Instagram dominojnë në marketingun e bizneseve të Gastronomisë

1.6 Metodologjia e punimit

Në këtë punim masteri kemi përdorur metodën kualitative përmes së cilës një pyetësor është
strukturuar nga ana ime për të vërtetuar hipotezat e punimit. Pyetësori është kryer në
komunën e Gjilanit me 60 hard copy ku 50 prej tyre janë mbushur me kohëzgjatje prej 2
ditësh. Pyetësori ka në total 24 pyetje te strukturuara me disa opsione. Forma e pyetësorit
është përgaditur nëpërmjet programit Microsoft Office Word kurse perpunimi i të dhënave
është realizuar përmes programit Excel. Rezultatet e arritura janë paraqitur në mënyrë
origjinale përmes tabelave me numër dhe përqindje.

11
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Struktura e punimit

KAPITULLI I
Hyrja - Në këtë pjesë të punimit është paraqitur hyrja, qëllimi i punimit, objektivat, pyetjet
kërkimore, metodologjia dhe hipotezat e punimit.

KAPITULLI II
Shqyrtimi i literaturës - Në këtë pjesë të punimit është paraqitur shqyrtimi i literaturës nga
autorët e huaj dhe ata vendor. Rishikimi i literaturës ka për qëllim të definojë startegjitë e
marketingut si dhe marketingut në përgjithësi.
Përveç librave të kësaj lëmie, në fokus po ashtu janë edhe publikimet e ndryshme shkencore,
të cilat janë publikuar gjatë viteve të fundit.

KAPITULLI III
Në këtë kapitull është paraqitur më gjerësisht pjesa e metodologjisë së këtij punimi, pasi që
në pjesën hyrëse është bërë një përshkrim i shkurtër i saj. Në këtë pjesë është bërë përshkrimi
i detajuar i pyetësorit, instrumenti, përpunimi i të dhënave, kohëzgjatja e hulumtimit në
terren, si dhe pengesat gjatë hulumtimit.

KAPITULLI IV
Në këtë kapitull janë të paraqitura rezultatet e hulumtimit dhe diskutimi i tyre në mënyrë të
detajuar dhe të përshkruara në mënyrë origjinale.

KAPITULLI V
Kapitulli i pestë është kapitulli i fundit i këtij punimi, dhe ky kapitull është i ndarë në dy
pjesë. Pjesa e parë përfshin konkluzionet e këtij punimi, ndërsa pjesa e dytë përfshin
rekomanadimet e këtij punimi.

KAPITULLI II

12
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

RISHIKIMI I LITERATURËS

2.1 Definimi i rrjeteve sociale

Gjatë periudhave të fundit, kemi qenë dëshmitarë të një rritje të vazhdueshme teknologjike e
cila ka shkaktuar një popullaritet të jashtzakonshëm anembanë botës e si rezultat ky zhvillim
kaq i hovshëm ka arritur të ndryshojë rrënjësisht edhe jetët tona. Me përcjelljen e lajmeve nga
ueb faqe online dhe rrjetet sociale, të cilat gjithashtu në mënyrë drastike kanë ndryshuar
mënyrën se si ne lidhemi, komunikojmë dhe si gjejmë informacione (Lens, 2016). Sipas
mendimit tim, në ditët e sotme mediat sociale kanë ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen e
informacioneve tek të gjithë pasiqë ato po përdoren nga të rinjtë e të moshuarit jashtzakonisht
shumë. Mediat sociale përfshijnë dy pjesë të cilat janë:’’social’’ që tregon nevojën për të
qenë në kontakt me njerëzit e tjerë, dhe ‘’mediat’’ që tregojnë teknologjinë e përdorur për të
bërë lidhje shoqërore me të tjerët (Safko, 2009). PPra, nga kjo arrijmë të kuptojmë se e gjithë
vëmendja e njerëzve në përgjithësi po kalon tek rrjetet sociale pasiqë aty mund të
shoqërohen, lexojnë e të shkruajnë si dhe të fitojnë njohuri nga më të ndryshmet. Unë mendoj
se rrjetet sociale janë një realitet me të cilin pajtohem plotësisht kur themi se përmes tyre
arrijmë të mbledhim informacione në lidhje me bizneset apo kompanitë për të cilat duam të
punojmë ose vendet të cilat duam ti vizitojmë. Sipas (Jones, 2013) përdorimi i rrjeteve sociale
gjithashtu është treguar i dobishëm dhe ka ndihmuar individët të vihen në kontakt me
rekrutuesit, dhe në përgjithësi të ndërtojnë një rrjet të kontakteve para se të kenë mundësi të
fitojnë përvojë pune. Disa definicione që kam lexuar në lidhje me rrjetet sociale kam
vendosur që t’ia bashkangjes edhe punimit në mënyrë që të kemi një ide edhe më të qartë
rreth asaj se çfarë janë rrjetet sociale dhe çfarë ndikimi kanë ato në gastronomi Autori (Boyd,
2007) na i spjegon rrjetet sociale si mundësi ndaj njerëzve për të krijuar dhe mbajtur pastaj
shumë faqe sociale duke ju lejuar atyre një apo më shumë profile të personalizuara ku mund
të tregohen të dhëna qofshin ato demografike, arsimore, informacione, kontakte të ndryshme,
muzikë, video, linqe, mesazhe etj. Sipas tij, rrjetet sociale po lidhin dhe po ju mundësojnë
njerzve të mbajnë kontaktet me familjar dhe me miqtë e tyre anembanë botës pavarsisht se
ku ndodhen. Rrjetet sociale u zbuluan dhe filluan të aplikoheshin fillimisht në vitin 1990 dhe
fjala e parë e cituaar që mbahet mend ishte “SixDeegres”. Po ashtu edhe (Funk, 2012) tregon
se duke filluar në vitin 1998, njerëzit aktivë të faqës të quajtur SixDegrees.com mund të
krijonin lista dhe mundësi komunikimi me miqtë apo familjarët e tyre. SixDegrees ndër të
tjerash filloi të njihej edhe si një mënyrë shumë atraktive për të ndihmuar njerëzit të lidhen

13
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

me njëri tjetrin. Mirëpo, duhet përmendur se faqja SixDegrees nuk ia doli të kishte
vëmendjen dhe popullaritetin e menduar, pra nuk arriti të tërhiqte miliona përdorues, dhe si i
tillë nuk ia doli të jetë një biznes i qëndrueshëm dhe në vitin 2000 faqja u mbyll. Themeluesi
i saj besonte dhe prononcoi se SixDegrees ishte thjesht një hap para kohës së vet. Këtij
punimi do të dëshiroja t’ia bashkangjes edhe një studim i cili është marrur nga autori
(Tafarshiku, 2016) ku na përshkruan studimin që kishte realizuar njëri nga universitetet më të
famshme siç njihet ai i Cambridge në Amerikë, në të cilin rrjetet sociale përshkruhen si një
lloj nxitjeje për të arritur synimet e caktuara duke bërë që përdoruesit aktiv të cilët përdorin
shumë rrjetet sociale të vetmarrin një lloj llojshmëri informacionesh, dhe mbi të gjitha ti
vetdisojnë dhe të ju ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjshmërisë. Në ditët e sotme rrjetet sociale
po përfshinë të gjitha grupmoshat pa dallime qofshin të rinj apo të moshuar. Në bazë të
hulumtimeve të bëra, është vërtetuar se përdoruesve aktiv të rrjeteve sociale qoftë edhe për
një orë në ditë që shfrytëzojnë internetin, u ndikon atyre vetëm pozitivisht në kujtesë sepse
përmirson dukshëm humorin. Po ashtu duhet pasur parasysh se secili pronarë biznesi duhet të
njoh mjaft mirë çdo aspekt të rrjeteve sociale. Ato po konsiderohen si mënyra reklamimi
relativisht të lira apo thënë më mirë falas për çdo përdorues që shpreh dëshirën për të
publikuar ose për të pasur mundësi njoftimi rreth informacioneve të fundit, krahasuar me
mediat industriale, të cilat bëjnë të kundërtën e rrjeteve sociale, pra zakonisht kërkojnë
resurse të rëndësishme për të publikuar një informacion pavarsisht se çfarë është ai. Pra, për
ta qartësuar dhe thjeshtuar mund të themi shkurtimisht se nga rrjetet sociale njerzit bashkohen
me njëri tjetrin përmes interesave të përbashkëta ose të njejta e që ndër to është komunikimi
mes tyre dhe njoftimi me të rejat e fundit (Haenlein, 2011).

2.2 Rrjetet sociale dhe mënyra e përdorimit të tyre


Në ditët e sotme ekzistojnë rrjete sociale nga më të ndryshmet dhe të njohura anembarë botës
por padyshim se disa prej tyre gëzojnë një popullaritet dhe përdorim më të gjerë se sa të
tjerat. Nëse e bëjmë një ndarje duke përfshirë rrjetet sociale që po përdoren më së shumti nga
të gjitha grupmoshat atëhere mund të themi me plot bindje se ato janë: (Facebook, Twiter,
Instagram, Linkedin, SnapChat, Yotube) etj. Sipas mendimit tim, rrjetet sociale janë shumë
aplikative dhe po përdoren nga të gjitha grupmoshat. Mediat sociale në Kosovë vazhdojnë të
mbesin si burimet më të qëlluara dhe të rëndësisë së jashtzakonshme ku njerëzit marin
njoftime dhe informata për të rejat e fundit dhe aktuale në vendin tonë. Sipas (Beqiri,
2021) arsyjet kryesore të mediave sociale nga bizneset apo gastronomitë është të ju jap

14
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

mundësi njerëzve të krijojnë llogaritë e tyre aktive dhe përmes tyre të gëzojnë komunikim
dhe informim falas me shoqërinë dhe rrethin. ndihmojë. Autorja na tregon po ashtu se
ndikimi i mediave sociale tek përdoruesit aktiv vazhdon të jetë tejet i rëndësishëm, gjë për të
cilën pajtohem plotësisht sepse po ashtu besoj se mediat sociale në ditët e sotme po luajnë
një rol vendimtar në jetën e secilit prej nesh. Ashtu siç ka përmendur edhe autorja (Beqiri,
2021) në web faqen e saj që përdoruesit po aplikojnë pajisje nga më të rejat dhe më të
ndryshmet që janë dixhitale, duke përfshirë këtu celularët smart ose përkthyer në gjuhën
shqipe inteligjentë apo edhe laptopë, në mënyrë që të kenë qasje tek aktualitetet që
shpërndajnë nëpër profilet e tyre familjarët dhe miqtë. Më duhet të them se edhe unë mendoj
se ky përparim i teknologjisë po ndikon që me ose pa vetëdije të jemi shumë aktivë në mediat
sociale duke përdorur ato jo vetëm për qëllime personale por edhe për marrjen e
informacioneve më të reja qe po ndodhin në vend. Në Kosovë, duke pasur gjithmonë
parasysh të rejat e fundit që lidhen me zhvillimin apo përparimin e mediave sociale, shumë
programe si televizive po ashtu janë inkuadruar duke hapur profilet e tyre në shumicën e
rrjeteve, sepse kanë kuptuar se vetëm përmes tyre mund të kenë qasje më të lehtë tek
shikuesit duke ju dhënë atyre mundësinë që të informohen rreth programit, orarit, të rejave, të
japin sygjerime përmes komenteve etj. Rrjetet sociale kanë ndryshuar jashtëzakonisht dhe
kanë ndikuar rrënjësisht në rutinat tona ditore sepse na kanë krijuar vartësinë rreth informimit
sa më të shpejt me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur ose po ndodhin qoftë në Kosovë apo
jashtë saj. Po ashtu, duhet përmendur se rëndësi të pa shmangshme kanë edhe shpërndarja e
fotografive live nga vendi ngjarjes duke ndikuar tek audienca në forma të ndryshme dhe duke
dërguar mesazhe online panderprerë me orë të shumta gjatë ditës e mbrëmjes. Mendimet e
kësaj autore janë plotësisht të sakta dhe mbështes faktet që ajo ofron ne web faqen e saj duke
u pajtuar plotësisht se me përdorimin e rrjeteve sociale, ne mund të reklamojnë apo të
komunikojnë apo edhe të marrim informata në mënyrë më efikase. Po ashtu rrjetet sociale
kanë ndikuar edhe në mënyrën që tani, TV po humb përkushtimin që njerëzit në përgjithësi
po i jepnin për arsyje informimi dhe kalimit të kohës së lirë duke e zavendësuar pothuajse në
mënyrë të plotë me rrjetet sociale.

Figure 1. Kuptimi i rrjeteve sociale

15
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

(Havolli, 2019)

Marketingu përmes mediave sociale mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në arritjen e shume


synimeve si (Rexhepi, 2013)

a) Ngarkesa dhe ngadalsim të web site


b) Bisedimit dhe përgjigjjeve të shpejta dhe të sakta me konsumatorët
c) Vetëdijësimi rreth gastronomive.
Sipas mendimit tim, mediat sociale janë bërë një formë e fortë reklamimi të cilën po e
përdorin të gjitha bizneset prandaj pajtohem plotësisht me autorin e lartpërmendur sa i përket
këtyre qëllimeve.Autori (Rexhepi, 2013) po ashtu na tregon se kur ka aktivitet ose komente,
pëlqime nga përdoruesit e ndryshëm të rrjeteve sociale nëpër faqe mund të shprehemi se kjo
ndikon edhe në realizimin e sa më shumë storjeve për tu mos humbur aktiviteti. Si rezultat i
kësaj miqtë e familjarët ose të afërmit e njerëzve qe janë pjesë e profilit dhe llogarisë tuaj
munden po ashtu të kenë qasje në postimet e tyre dhe kështu edhe ata mund të jenë shokë të
rinj social e po ashtu në të ardhmen mund të njihen edhe si konsumatorë potencial. Fjala e
gojës apo siq njihet word of mouth, është një reklamë e cila realizohet përmes 2 apo më
shumë njerëzve edhe pikërisht kjo është influenca që mund të jetë positive për biznesin tuaj.
Një mendim shumë i rëndësishëm sa i përket mediave sociale është marrur edhe nga autori

16
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

(William Pride, 2016) i cili na tregon se përmes mediave sociale mundemi edhe të
monitorojmë konkurrentët e tregut për të synuar dhe për të kuptuar mjedisin dhe ekonominë
në tërësi duke u krijuar kompanive që të promovojnë një masazh dhe të krijojnë biseda në
internet përmes platformave të shumta. Të njejtin mendim me autorët në fjalë ndaj dhe unë
sepse besoj shumë që në Kosovë mediat sociale kanë filluar të përdoren si të tilla duke shtuar
edhe mendimin se rekalamat e ndryshme mund ti bëjmë tash edhe në shumë rrjete të

ndryshme sociale si Facebook, Istagram, Youtube e shumë rrjete të tjera. Po ashtu, sipas

(William Pride, 2016),çdo detyrë do të duket më e thjeshtë dhe më e qartë nëse

e ndani në disa hapa të vegjël. Pra, në rastin e promovimit në rrjetet sociale,

duhet hartuar një plan veprimi në faza:

 Zgjedhja e një rrjeti social.

 Zhvillimi i Strategjisë.

 Krijimi i një faqeje (grupi, llogarie) në burimin e zgjedhur.

 Mbushja me materiale, mirëmbajtja e faqes.

 Tërheqja e klientëve.

17
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Figure 2. Përdoruesit aktiv të rrjeteve sociale

(Boost, 2020).
2.2.1. Përdorimi i Facebook-ut
Në ditët e sotme, duke qenë edhe përdorues mjaft aktiv i rrjeteve sociale tashmë dihet se
rrjeti social më aktual është padyshim Facebook. Për Facebook-un thuajse shumë të rinj kemi
informacione duke ditur se është themeluar në shkurt të vitit 2004 nga Mark Zuckerberg dhe
deri tani ka arritur të ketë aktivitetin, famën dhe përdorimin nga të gjitha rrjetet sociale. Për
mendimin tim, në Kosovë Facebook ka arritur të ketë përdorim nga të gjitha grupmoshat e në

veqanti edhe nga ata më të moshuar për dallim nga rrjetet sociale të tjera. Sipas autorit
(Ndoni, 2018), shfrytëzimi i Facebook-ut qoftë për qëllime marketingu apo edhe për qëllime
ose për avantazhe të tjera nga më të ndryshmet bëhet më së miri përmes formimit të një
llogarie aktive të biznesit në Facebook. Sipas tij, llogaria apo profili i biznesit në Facebook
ju jep mundësi të mëdha përfitimi dhe krijon një bashkëpunim dhe bashkëbisedim të ngushtë
dhe aktiv me klientët tuaj. Me këto avantazhe, përmes llogarisë tuaj mund edhe të mblidhni
informacione rreth bizneseve tjera konkuruese por në të njejtën kohë mund të qëndroni më
afër njerëzve të cilët njihen dhe janë konsumatorët dhe frekuentuesit tuaj dhe së bashku ju
lidhin interesat nga më të përbashkëtat rreth restaurantit apo kafiterisë që ju keni e me të cilat
mendime unë pajtohem plotësisht. Si përfundim, hapja e një faqeje në Facebook është
plotësisht e qëlluar me efikasitet të lartë për arritjen e sa më shume konsumatorëve, rritjen e
njohjes së emrit dhe restaurantit apo kafiterisë tuaj online. Nga ajo se si na i përshkruan autori

18
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

(Tafarshiku, 2016) të dhënat në hulumtimin e tij, kemi kuptuar se Facebook ka më shumë se


1.71 miliard përdorues mujor, ditor 1.13 miliard përdorues aktiv në Kosovë ka rreth 800 mij
përdorues aktiv, ndërsa në Shqipëri ka 1.4 milion përdorues aktiv. Po ashtu edhe Twiter ka
rënë nga rritja për herë të parë në paraqitjen, e komisionit të letrave me vlerë, por ka pasur
rënie edhe më të madhe kur i janë përjashtuar edhe përdorimin e Sms-ave që përdornin. Siç
dihet, Facebook tani udhëheq paketën globale të mediave sociale. Suksesi i Facebook
aktualisht vërehet edhe nga numri i përdoruesve ku Facebook krenohet me më shumë se 1.3
miliard përdorues aktivë. Mendoj se rrjeti social Facebook krijon mundësi nga më të
ndryshmet, si komunikimet me familjarë dhe miqë, formimin e grupeve të ndryshme si dhe
promovimin e shumë bizneseve.

Figure 3. Facebook-Lideri i marketingut

(Boost, 2020).
Në një punim shkencor të autores (Nadaraja, 2013) kam lexuar dhe kuptuar se hapja e
faqeve në rrjetet sociale sidomos në atë të facebook-ut po ndodh për dy arsye:
1. Hapja e një faqe ndërton besimin: Kur njerëzit angazhohen me përmbajtjen tënde
nëpërmjet pëlqimeve, klikimeve dhe komenteve, ajo tregon se ata pëlqejnë atë që ndan. Unë
pajtohem plotësisht me arsyen e parë sepse mendoj se sa më shumë që i bënë konsumatorët të
besojnë, aq më shumë ka gjasa që ata do të vizitojnë restorantin tuaj.
2. Faqja e përdoruesit të Facebook kontrollohet nga një algoritëm që vetëm tregon ato
postime që atij mund ti interesojnë. Shumica e këtyre postimeve janë postimet nga faqet që

19
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

kanë bashkëvepruar me të në të kaluarën. Kur dikush bashkëvepron me një post me pëlqimet,


klikimet, Facebook bën një shënim që përdoruesi i pëlqen përmbajtjet nga kjo faqe. Prandaj,
herën tjetër kur personi viziton Facebook, do të sigurohet që postimet nga kjo faqe do të
shfaqen në krye të feed-it të tyre. Kjo do të sigurojë që biznesi të merr angazhimin maksimal
sa herë që publikon një postim. Duke u pajtuar me shkrimin më lartë,edhe unë mendoj që, sot
para se të ndajmë me klientët ushqimet, pijet, ambientin apo gjithqka që ka të bëjë me
biznesin tuaj, duhet ndërtuar marrëdhënie dhe angazhim në Facebook duke shpërndarë vetëm
përmbajtje cilësore.

2.2.2. Përdorimi i Instagramit


Përveq Facebook, sipas mendimit tim një rrjet social tjetër që ka shumë përdorues aktivë dhe
është mjaft popullor në ditët e sotme është edhe Instagram-i. Ky aplikacion, përdorimin si një
aplikacion aktiv e social që është realizuar në tetor të vitit 2010 dhe bëri arritjen e
popullaritetit me mbi 100 milionë përdorues aktivë në fillimin e vitit 2012 (Selmani, 2017) .
Në të njëjtin vit, Facebook mori parasysh rritjen e Instagram-it dhe bleu aplikacionin për 1
miliard dollar, blerjen e tretë më të shtrenjtë deri më sot. Edhe sipas web-faqes (BID, 2019),
Instagram është një rrjet social që ju lejon të postoni foto dhe video, shtoni filtra krijues dhe
ta ndani me shoket tuaj. Tani ka mbi 200 milion përdorues aktiv dhe ofron një gamë
përmbajtjesh vizuale.Më poshtë janë të permbledhura disa këshilla të marrura nga autorja
(Berisha, 2015) se si të përdoret Instagrami në menyrë efektive për biznesin tuaj. Nga disa
informacione shumë të rëndësishme dhe të sakta të marrura në web faqen (Monitor.al, 2021)
kemi kuptuar se Instagrami njihet si rrjeti social që lë pas të gjithë të mëdhenjtë për rritjen e
numrit të përdoruesve sepse vitin e kaluar, Instagram arriti 926 milionë përdorues, 140
milionë më shumë krahasuar me 2019. Po ashtu sipas kësaj web faqe në vitin 2021, numri i
përdoruesve parashikohet të kapërcejë, për herë të parë, kufirin 1 miliard. Në vitin 2023,
numri i personave që përdorin Instagram duhet të rritet me 23%, duke arritur në 1.3 miliardë
në të gjithë botën.

Disa mënyra të përdorimit të rrjetit social Instagram sipas (Berisha, 2015) janë:

1. Hap faqën personale të biznesit ose llogarinë tuaj – Mënyra e hapjes së një faqeje në
Instagram është tejmase e lehtë sepse mund të bëhet edhe përmes telefonit ose edhe laptopit.
Po ashtu edhe aplikacioni i instagramit mund të shkarkohet në telefon dhe faqja juaj aktive
mund të krijohet lehtasi vetëm duke i shkruar saktësisht të dhënat personale. Përparsia e

20
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Instagramit është se faqen tuaj personale mund ta kaloni shumë thjesht në atë të biznesit dhe
të jeni sa më afër konsumatorëve apo klientëve me postimet e juaja.
2. Jepi një emër të përshtatshëm faqes tuaj – Eshtë gjithmonë e preferueshme që faqja juaj
në Instagram por edhe në rrjetet sociale të tjera të ketë një emër të njejtë me atë të biznesit
tuaj në mënyrë që konsumatori të ju gjej më lehtë dhe të informohet rreth jush.
3. Jepni sa më shumë të dhëna rreth biznesit – Kur ju vendosni një logo, dhe shkruani një
biografi përfshirëse që zgjon interesin e klientëve atëherë do të keni sa më shumë ndjekës dhe
sukses.
4. Bëjeni një lidhje mes Instagramit dhe rrjeteve sociale të tjera– Sepse kjo ju mundëson
që të kurseni kohë sepse me një postim përfshiheni në të gjitha rrjetet sociale pa pasur nevojë
që të bëni disa shkrime apo fotografi.

2.2.3. Përdorimi i Twitter-it


Autori (Patel, 2020) në web-faqen e tij na e përshkruan rrjetin social Twitter duke treguar se
ka shumë ngjashmëri me rrjetet sociale të tjera si Facebook-u dhe Twitter të cilat janë të
konsideruara si një lloj mjeti për formimin e rrjeteve të ndryshme sociale. Sot, Twitter-i ka
arritur majat e reklamimit të suksesshëm që funksionojnë nëpërmjet asetit të komunikimit
prej 140 karakteresh (të thirrura “tweets” ose komente të shkurtra) të cilat shfaqen në faqen e
secilit përdorues që është bërë “ndjekës” i një përdoruesi të caktuar. Unë pajtohem plotësisht
se secili biznes qoftë ai edhe restaurant po nxjerr përfitime të larta nga ky rrjet këtë mjet për
të pasur vëmendjen e “konsumatorëve aktivë” duke ju ofruar qoftë oferta apo njoftime rreth
biznesit së tyre.

2.2.4. Përdorimi i Google


Nëse bëjmë krahasime me shumë rrjete sociale të tjera por veqanërisht me Facebook-un dhe
Twitter-in, mund të jemi shumë të qartë në konkludimin tashmë të njohur pothuajse për të
gjithë se rrjeti më popullor i kërkimit të informacioneve nga më të ndryshmet qofshin foto,
video, vende, biografi, lajme etj është padyshim Google dhe këtë na e tregon autori (Ndoni,
2018) me të cilin unë ndaj mendimin e njejtë. Ai po ashtu tregon dhe vlerëson se të gjitha
rrjetet sociale janë duke u rritur me shpejtësi mirëpo pavarsisht kësaj, Google mbetet si vendi
apo burimi më informative dhe I shpejtë në zhvillimet e fundit. Sipas (Grady, 2017),
avantazhet e Google-it në mundësimin dhe ofrimin e marrjes së sa më shume
informacionevee mbështetet në disa fakte që mundësojnë kërkimin e vazhdueshëm nga të
gjithë njerëzit anembarë botës. Edhe përmes opsionit “Promote” po ashtu bëhet lejimi i të

21
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

gjitha restauranteve apo edhe kafiterive që të realizojnë promocione nga më kreativet me anë
të formimit të grupeve të ndryshme të konsumatorëve aktiv të cilëve më pas mund tju ofrosh
në mënyrë online oferta apo lajme rreth çdo gjëje që lidhet me interesin e tyre dhe tuajin.
Përveç kësaj, Google ofron tutoriale të ndryshme të tipareve (features) që ofron në ndihmë të
bizneseve.

Rezultat në Google Search janë: (Webset.net, 2021)

 Tregimi i vendodhjes me navigator


 Fotografitë dhe informata rreth biznesit
 Emri dhe kategoria e biznesit
 Nenkategorizime dhe fjale kyce per shfaqe ne kerkim
 Adresa me numër telefoni
 Biografi
 Pershkrim, historik etj .

2.2.5. Përdorimi i Linkedin

Rrjeti social Linkedin njihet si një mundësi për krijimin dhe orientinimin e bizneseve duke i
drejtuar ato në shoqëri dhe versioni i tyre është i ndryshëm nga të tjerët sepse lidhet me
identitetin profesional të përdoruesve, jo vetëm me një profil social. Sipas të dhënave të
marrura në web-faqen (Tremplin, 2021), Linkedin ka 740 milionë përdorues në mbarë botën
dhe raporton se 21 milionë njerëz morën pjesë në një ngjarje në LinkedIn në 2020, 30% më
shumë nga viti në vit.

2.2.6. Pinterest

Sipas (Bytyci, 2020), Pinterest është një rrjet virtual që në ditët e sotme po ju mundëson çdo
njeriu të bëjë realizime dhe të shpërndajnë llojllojshmëri të fotografive, produkte, receta dhe
gjithçka që mund të jetë e postuar në internet ose është realizuar përmes fotografive. Qëllimi i
Pinterest është të krijojë raporte me të gjithë njerzit ose klientët anembarë botës përmes
fotografive të gjërave qe atyre u duken shumë atraktive. Përmbajtja mjaft produktive ka

22
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

sjellur aktivitet të vazhdueshëm në Pinterest. Kjo lloj platforme ka tërhequr shumë


gastronomi, veçanërisht restorantet, për të formuar faqet e reklamimit të shërbimeve të tyyre
në internet si një "vend atraktiv dhe virtual". Gjatë vitit 2013, Pinterest krijoi një aplikacion i
cili quhej "Rich Pins", për të zhvilluar përvojat e konsumatorëve përmes komenteve negative
që shkruajnë për kompanitë e tjera. Faqet e biznesit mund të përfshijnë të dhëna të ndryshme,
tema dhe informacione të tilla si çmimet e produkteve, vlerësimet e filmave ose përbërësit për
recetat.

Figure 4. Përdorimi i Pinterest sipas moshës

(Facts about Pinterest, 2021)


Po ashtu (Wilkinson, 2013) e cila është e njohur ndërkombëtarisht për menaxhimin e
marketingut dixhital, përshkruan faqen e Pinterest me një veçori që është shumë e dobishme
për bizneset e ndryshme, për të vlerësuar se si audienca e tyre është e angazhuar. Në të
vërtetë, ky mjet analizon "repins", "pins", përshtypjet dhe klikimet, dhe ndihmon për të parë
kush është duke klikuar në faqen e biznesit, si dhe cila përmbajtje është më popullore. Nga ky
mjet mund të përfitojnë kompanitë në mënyrë që të mund të përmirësojnë përmbajtjen që ata
ndajnë me audiencën e tyre dhe për të marrë më shumë falenderime kreative dhe inovative
falë saj, e cila është gjëja më e rëndësishme në Pinterest. Duke parë të gjitha dobitë që ky

23
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

aplikacion ka sjellur, ndaj të njejtat mendime me autorët sepse besoj se kjo faqe po ndihmon
bizneset nga më të voglat deri tek gastronomitë që të ndajnë atë se çfarë ofrojnë përmes
fotografive dhe videove të ndryshme.Duke pasur parasysh se në shifrat e fundit të marrura
dhe të publikuara nga Agjencia për Statistika (ASK), një përqindje prej 93 përqindje të të
rinjve dhe të moshuarve në vendin tonë kanë qenë mjaft aktiv në rrjete sociale gjatë vitit
2018. Kështu nga këto rezultate mund të themi se kosovarët njihen apo gjenden në mesin e
përdoruesve më aktiv të faqeve të Internetit në Evropë, duke u krahasua edhe me shtetet e
tjera si Gjermania e Franca.Po ashtu, të dhënat nga Speedtest Global Index kanë zbuluar se
Kosova internetin e dytë më të shpejtë në Ballkan me 39.6 Mbps, pas Serbisë me 40.6
Mbps.Ndërkohë që kjo mbetet një realitet i ditur për shumicën, është shumë më rëndësi të
dihet më shumë mbi atë se për çfarë përdoret më së shumti interneti në Kosovë, pasi kjo
mund të ofrojë detaje të vlefshme mbi kontekstin socio-ekonomik të shfrytëzimit të
internetit.

Figure 5. Ndarja e moshave sipas përdorimit të rrjeteve sociale në Kosovë

(Hallakate.com, 2021)
Po ashtu në një nga web faqet Kosovare (Enigma.com, 2022) ne mund të shohim disa
statistika të realizuara nga njëra nga kompanitë më të famshme e quajtur Kerolli e cila flet
rreth marketingut digjital duke publikuar disa informacione të rëndësishme interesante lidhur
me përdorimin e rrjeteve sociale gjatë vitit 2021 në Kosovë dhe Shqipëri. Këto numra janë

24
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

marrur nga faqet e ndjekësve aktivë që i mirëmbajnë ato.Në Kosovë bazuar në të dhënat që
janë marrur nga kjo kompani për vitin e kaluar kuptojmë se aktivë kanë qenë 935 mijë
persona në Facebook, derisa në Shqipëri 1 milion e 300 mijë.Rrjeti social i dytë më i
përdoruri është Instagrami me 632 mijë përdorues aktiv, kurse në Shqipëri kemi pasur 1
milion e 200 mijë.Vendin e tretë e zë Snapchat-i me 540 mijë përdorues gjatë 2021-ës,
ndërkaq për Shqipëri s’ka të dhëna se sa përdorues aktive ishin gjatë vitit të kaluar. Nga këto
rezultate ne mund të kuptojmë se së fundi edhe në Kosovë përdorimi i rrjeteve sociale ka
pësuar një rritje shumë të madhe.

Figure 6. Rrjetet Sociale në Kosovë dhe Shqipëri

(Enigma.com, 2022)

25
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

2.3 Produktiviteti nga rrjetet sociale

Autori (Hoxha, 2021), na e përshkruan në mënyrë të qartë dhe të detajuar produktuvitetin e


bizneseve nga rrjetet sociale prandaj këto informacione të rëndësishme i kam vendosur edhe
në punimin tim. Sipas tij, përfitimet që marrin gastronomitë nga rrjetet e ndryshme sociale
është tejet e lartë dhe pozitive. Duhet përmendur se pas pandemisë dhe tronditjes së fundit
ekonomike që ka shkaktuar ajo, viti 2020 nuk ka qenë aspak i lehtë dhe vazhdon të ketë krizë
të mëtutjeshme edhe në ditët e sotme tek të gjitha bizneset pa përjashtime. Kosova, si një
vend i vogël ka akoma gjurmë të lëna nga pandemia mirëpo fatmirsisht përmes rrjeteve
sociale kjo gjendje po zbutet. Shumë njerëz mbase edhe mendojnë se rrjetet sociale përdoren
vetëm për shpërndarjen e fotografive, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë sepse aktiviteti në
mediat sociale për biznese dhe gastronomitë ka tjetër kuptim dhe dimension. Në biznese
rrjetet sociale lidhen ngushtë me zhvillim ekonomik duke rritur lidhjen komunikative me
klientët. Me këto mendime unë pajtohem plotësisht sepse mendoj që në bazë të asaj se çfarë
postohet në rrjete sociale, klientët krijojnë kurreshtjen për ta vizituar atë vend ose edhe jo.
Edhe web-faqja (Telegrafi, 2017) përshkruan rrjetet sociale si mënyrë shumë efektive që po
ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik duke ju krijuar kontakte të shpejta dhe
informacione të sakta me konsumatorë përmes bisedës private, komenteve apo edhe
fotografive dhe postimeve të tjera. mundëson. Kjo për arsye se ato ju mundësojnë ti targetoni
klientët qoftë në pikëpamje demografike, gjeografike, profesioni apo edhe në bazë të sjelljeve
dhe interesave të tyre. Në një studim të bërë nga “nuancedmedia” del se kosto për arritjen e
1000 konsumatorëve duke përdorur kanalet tradicionale të marketingut është mbi 30 euro,
ndërsa duke përdorur Facebook kosto për të arritur 1000 konsumatorë është 0.25 euro.
Mënyra e parë se si konsumatorët tentojnë të kontaktojnë me bizneset është përmes rrjeteve
sociale. Kshtu që, prezenca juaj online është e domosdoshme për të komunikuar me
konsumatorë në kohë reale dhe të kujdeseni ti përmbushni kërkesat e tyre.

Figure 7. Rrjetet Sociale

26
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

(Papadhimitri, 2018)
Pra, shpesh rrjetet sociale janë më efektive sesa marketingu tradicional. Printimet komerciale
tradicionale ( si nëpër gazeta dhe revista) dhe reklamat ( si në radio dhe TV) nuk po përdoren
më si më parë, ndërkohë që interneti, faqet e biznesit dhe platforma të tjera online po marrin
pushtet (Papadhimitri, 2018). Një nga përfitimet më të mira që bizneset marrin nga rrjetet
sociale është reklamimi pa shpenzime që po aplikohet pothuajse nga të gjitha bizneset dhe
padyshim kjo është arsyeja që gastronomitë gjejnë përkrahjen tek rrjetet e ndryshme sociale.
Sot, ato po konsiderohen si shumë primare në reklamimin e restoranteve apo kafiterive sepse
në bazë të ueb faqeve mund të kuptojnë shumë më drejtë kërkesat e klientëve të vjetër dhe të
rinj duke u mundësuar atyre që të kenë mundësinë e diskutimit, parashtrimit të pyetjeve apo
edhe përgjigjeve, apo marrjes së informacioneve etj në faqen e përdorimit nga gastronomitë.
Ndër të tjerash, faqja e cila formohet në rrjetet sociale i shtojnë rëndësi të pakrahasueshme
gastronomive duke i’u dhënë produktivitet çdo gastronomie e cila përcjellet nga klientët(Lisa
Harris, 2009).Një gjë tjetër me shumë vlerë, që arrihet nga faqet e rrjeteve sociale është
komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i vazhdueshëm. Gastronomitë e vendit tonë me anë të
rrjeteve sociale po mund të zhvillojnë një lloj bisede më të shpejtë dhe më efektive si brenda
stafit dhe menaxhimit të punjojësve kudo në gastronomi.
Statistikat tregojnë se popullsia globale e përdoruesve të mediave sociale është rritur në 4.57
miliardë , me 346 milion përdorues të rinj të mediave sociale të shtuara në vitin 2020. Për më
tepër, Global WebIndex zbulon se përdoruesit e mediave sociale kalojnë mesatarisht dy orë

27
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

dhe 24 minuta çdo ditë me shumë rrjete nëpër të paktën tetë platforma të mediave sociale dhe
aplikacione të mesazheve . Marketingu i mediave sociale është një metodë e marketingut në
internet që përdor platforma të ndryshme të mediave sociale, të tilla
si Facebook , Twitter , Linkedin dhe Pinterest, për të vendosur njohjen e markës, për të
tërhequr vëmendjen e klientëve.Të kuptuarit se si të përdorni mediat sociale për marketing ju
lejon të krijoni një markë të lidershipit të mendimit dhe të krijoni lidhje të thella dhe
kuptimplota me ndjekësit tuaj. Përveç marketingut në Facebook, YouTube, LinkedIn dhe
Instagram të mediave sociale, ka metoda të tjera të marketingut në media sociale që mund të
përdorni për të promovuar biznesin tuaj. Këto përfshijnë WhatsApp, Messenger, WeChat,
Tumblr dhe Snapchat marketing në media. Me një strategji të fuqishme të marketingut në
rrjetet sociale, ju mund të rrisni identitetin tuaj përpara klientëve të duhur (BOS, 2019).
Rrjetet sociale kanë sot një numër shumë të madh vizitorësh dhe rëndësia dhe ndikimi i
rrjeteve sociale në marketingun e biznesit tuaj është shumë i madh.

Figure 8. Koha e shpenzuar në rrjetet sociale

(Boost, 2020).
Rrjetet sociale po konsiderohen dhe po njihen sot nga të gjitha grupmoshat pa dallime si një
mundësi e vlefshme reklamimi pa shpenzime të tepërta. Shumë ndjekës kanë arritur rrjetet
sociale këto kohë prandaj edhe të gjitha bizneset përfshirë këtu edhe gastronomitë po i japin
një fokus të jashtzakonshëm metodave të reklamimit në platformat online duke përfshirë më

28
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

shumë se një rrjet social. Qëllimi i përdorimit të këtyre rrjeteve është më se e qartë, të gjithë
gastronomët dhe gastronomitë mundohen që të krijojnë lidhje sa më të fuqishme mes asaj se
çfarë ofrojnë dhe konsumatorëve të tyre.Pra, mund të themi se reklamat në mënyrë online
janë një zgjidhje ideale për të gjitha bizneset dhe jo vetëm për gastronomitë (Lisa Harris,
2009). Reklamat që po bëhen përmes llogarive sociale janë një formë tejet e qëlluar që po
sjellin suksese shumë të mëdha dhe po bëhen pa asnjë shpenzim sepse po krijojnë njoftim apo
informim të shpejtë për klientët përmes postimeve atraktive që postojnë. Edhe sipas autorit
(Prifti, 2019), shpërndarja e postimeve duke përfshirë çdo gjë aktuale rreth biznesit po u jep
mundësi të gjithëve që me një investim të vogël të arrijnë qëllime të mëdha të planifikuara
nga ata. Janë të shumta përfitimet përmes marketingut online por janë të pakëta shpenzimet,
pra për tu qartësuar mund të themi se ndihma më e madhe që po marrin bizneset apo
gastronomitë prej rrjeteve sociale janë fitimi i sa më shumë klientëve dhe rritja e fitimeve të
tjera që ndikojnë në zhvillimin e tyre të mëtutjeshëm.

2.4 Benefitet nga rrjetet sociale


Autori (Gregory, Freshsparks, 2021) përshkruan rrjetet sociale si një mënyrë reklamimi që
përfshijnë metodat më të mira për të shpërndarë informata për biznesin dhe si një metodë e
rëndësishme për të bërë një lloj marketingu për të gjitha produktet duke përfshirë çdo gjë që
ka të bëjë me firmën apo biznesin tuaj duke kursyer mjaftueshëm dhe duke ruajtur
ekonominë e biznesit tuaj. Duke pasur këto lloj metodash reklamimi të cilat përfshijnë rrjetet
e ndryshme sociale dhe mënyrat më të aplikueshme për të sjellur informata për biznesin,
mendoj që kjo është padyshim mënyra më e mirë për të bërë reklama lidhur me të gjithë
artikujt apo edhe për shërbimet tuaja veqanërisht në gastronomi dhe atë pa bërë shpenzime të
mëdha në buxhetin e gjithësecilit. Edhe autorja (Gregory, 2016) na argumenton se kohët e
fundit, secili prej nesh i a kushton 3 orë në ditë rrjeteve sociale. Sipas autorës, ne sot bëjmë
pjesë në 74% e pjesmarrësve aktivë në internet në shumë faqe por më së shumti në Facebook.
Duke pasur parasysh të gjitha këto rrjete sociale mënyra më e mirë për të maksimizuar ato,
mendohet që është tejet e lehtë sepse secili biznes ndjek vetëm njëren nga shtatë metodat më
cilësore që lidhen ngushtë për mënyrën se si përdoren e rrjetet sociale dhe ajo është vendosja
e qëllimeve të arritshme të mediave sociale e cila arrihet duke filluar nga përcaktimi se si ju
mendoni dhe i shfrytëzoni rrjetet e ndryshme sociale të sjellin benefite në biznesin tuaj.
Disa nga përfitimet dhe objektivat e përbashkëta që sjellin rrjetet sociale tek bizneset e
shumta janë: (Selmani, 2017).

29
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

• Fitimi i një marke apo emri: Në bazë të popullaritetit që japin rrjetet sociale tek publiku,
shumë lehtë mund të fitohet një perceptim pozitiv i markës apo emrit të biznesit tuaj përfshirë
këtu edhe gastronominë.
• Frekuentimin e më shumë konsumatorëve: Në këtë mënyrë, përmes ueb faqeve që bizneset
posedojnë njoftohen edhe konsumatorët apo klientët e rinj se ku duhet të orientohen apo të
shkojnë më shumë.
• Lidhje më të ngushta me konsumatorët: Në rast se përmes faqeve të ndryshme punjojësit
angazhohen të mbajnë kontakte të vazhdueshme me konsumatorët apo klientët duke i njoftuar
ata, duke u përgjigjur në kohë pyetjeve apo kërkesave që ata kanë, shpejt dhe lehtë secili
biznes do të fitoj lidhje më të ngushta konsumatore.
• Përkushtim më i lartë: Metoda më adekuate për ti dhënë biznesit tuaj famë apo popullaritet
është padyshim komunikimi me shumicën e ndjekësve. Kur klientët ndjehen të kënaqur me
mënyrën e informimit dhe shohin përkushtim tek ju, krijoni tek ta arsye për të përmendur
markën tuaj dhe të shtyjnë edhe të tjerët të ju frekuentojnë.

Bizneset që mbajnë rrjete sociale që përfshijnë një përmbajtje të mirë dhe kanë qëllime
të caktuara janë ato si në vijim: (Clarke, 2019).
• Reklamim apo promovim të biznesit

• Udhëheqje të vazhdueshme

• Përkushtim të madh me ndjekësit e tyre

• Postimet e duhura në kohë të qëlluar.

• Ndërtim raporti me klientët: Raportet e afërta me klientë duke ju ofruar shërbime dhe duke j

u përgjigjur në pyetjet që kanë nevojë të dinë.

• Klienti duhet të jetë fokusi kryesor: Me anë të komunikimit fitohen ndjekësit dhe kështu

fitohet edhe popullariteti i markës së biznesit.

Siç e kemi përmendur edhe më lartë, vitet e fundit, mediat sociale kanë pasur një rritje
jashtëzakonisht shumë. Sipas vlerësimit tim personal, brenda një kohe shumë të shkurtër
rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram janë përdorur shumë më shpejt duke tërhequr
miliona përdorues. Mendoj se të gjithë ne, si të rinjë ashtu edhe të moshuar kemi kuptuar
benefitet që ka teknologjia sot. Mënyra se si teknologjia po rritet dhe po avancohet duke
fituar çdo ditë e më shumë persona aktivë në rrjetet sociale, është e qartë se gjithnjë e më

30
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

shumë edhe njerëzit e veqanërisht ata në Kosovë po arrijnë të kuptojnë përparësitë e saj.
Tashmë dihet se teknologjia ose më saktësisht rrjetet sociale kanë sjellë dhe vazhdojnë të
sjellin përfitime të mëdha për shoqërinë. Fakte interesante lidhur me internetin dhe rrjetet
sociale na i sjellin edhe autorët (Enisa Bekteshi, 2020) në punimin shkencor të realizuar
përshkruajnë internetin si një mjet tejet të përhapur te shoqëria jonë, si një trupth fijesh që e
ndryshoi shoqërinë njerëzore. Ai na tregon se interneti këto ditë po sjell burime të
vazhdueshme të informacioneve me anë të të cilave njeriu shërbehet dhe informohet mbi
ngjarjet që ndodhin në botë. Ishte Interneti ai që mundësoi që bota të dukej një “kasolle e
vogël” përmes ekranit të së cilës njerëzit informoheshin rreth çdo detaji. Dritare e hapur ishte
ky interneti që imagjinatën e njerëzve e thuri në realitet.Sipas mendimit tim këta autorë kanë
bërë një përshkrim shumë të qartë dhe real pasi që edhe unë mendoj dhe pajtohem se
përdorimi i rrjeteve sociale është bërë një shprehi e pazëvendësueshme në ditët e sotme dhe
na ka sjellur një ndikim i pavëmendshëm duke përfshirë të gjithë njerëzit anembanë globit
përmes statuseve nëpër rrjete sociale ku ne marrim një mori informacionesh ndonjëherë që
nuk kanë të bëjnë me profesionin tonë, por që na duhen në jetë. Megjithatë, nuk mund ta
mohojmë faktin që kjo çështje ka si dimensionin e saj si negativ ashtu edhe atë pozitiv.
Madje, mund të themi se sot kemi qindra përparësi nga përparimi teknologjik që e ka bërë
komunikimin më të lehtë dhe më gjithëpërfshirës, por nuk mund t’i anashkalojmë as pasojat
negative që i hasim nga ndikimi i rrjeteve sociale. Pra,përveç përfitimeve duhet të
informohemi edhe për anët negative që ato kanë. Për ta spjeguar më qartë, mund të themi se
mediat sociale gjithashtu u kanë ofruar njerëzve mënyra negative dhe pozitive.

Disa nga anët negative të rrjeteve sociale janë: (Akpan, 2020)

a. Përdorimi i tepërt dhe shpenzimi i kohës.

Për të qenë të suksesshëm gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, fatkeqësisht shpenzohet edhe
një pjesë e madhe e kohës që ne kemi në dispozicion dhe kjo vjen si pasojë sepse në faqet e
ndryshme që posedojmë duhet patjeter të jemi aktiv me njerëzit që janë pjesë e tyre në
Facebook ,Twitter apo në Instagram. Pra, në faqet aktive të biznesit tuaj duhet të ketë postime
të vazhdueshme dhe ditore që ripërtërihen, si për ushqimet, për të rejat e biznesit apo edhe për
ndryshimet brenda apo të ambientit, për përgjigjet rreth pyetjeve të ndryshme që klientët. Pra
duhet të harxhohet një pjësë e kohës, të ketë përkushtim të madh nga punjojësit por prap të
mos fitohet suksesi i menduar (Bunjaku, 2016). Si në të gjitha fushat e marketing-ut, mediat
sociale gjithashtu kanë disavantazhe që përdoruesit e tyre duhet të jenë të vetëdijshëm. Sipas

31
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

autorit (Jan Zimmerman, 2017) mediat sociale kanë miliona përdorues (në varësi të
platformës), kështu që po bëhet gjithnjë e më e vështirë të fitosh sasinë e dukshmërisë për t'u
vënë re. Tani nuk është e mjaftueshme vetëm krijimi i një profili në media sociale, por ka
nevojë për angazhim serioz dhe planifikim afatgjatë, për të mos përmendur cilësinë e
përmbajtjes.

b. Postimet që përfshijnë komente negative

Sipas (Bunjaku, 2016), gjatë aktiviteteve ditore në rrjetet sociale, si ato në Facebook, Twitter
ose Google që realizojnë reklamimet e gastronomisë, dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë në
faqen tuaj krijon dhe jep mundësinë e marrjes së komenteve pozitive dhe negative ndoshta
eedhe në mënyrë jo të barabartë. Po ashtu duhet përmendur edhe klientët që frekuentojnë
biznesin tuaj, të cilët mund të shkruajnë fjalë jo të mira dhe të këndshme dhe me këtë mendim
pajtohem plotësisht sepse mendoj se ato mund të ndikojnë në prishjen e reputacionit të secilit
nga ne vetëm duke krijuar një informacion të rrem dhe duke e shpërndarë atë në rrjete
sociale.Duke u bazuar në këtë mendim timin personal po ashtu mendoj se në këtë mënyrë
edhe bizneset mund të pësojnë humbje për shkak të komenteve negative të cilat shkruhen e
përcjellen nga të gjithë në rrjetet sociale.

c. Hakerimi
Të dhënat personale dhe intimiteti mund të hackohen lehtë dhe të ndahen në internet. Të cilat
mund të shkaktojnë humbje financiare dhe humbje në jetën personale. Në mënyrë të
ngjashme, vjedhja e identitetit është një çështje tjetër që mund t'i japë humbje financiare
kujtdo duke hakuar llogaritë e tyre personale. Disa llogari personale në Twitter dhe Facebook
janë hakuar në të kaluarën dhe hakeri kishte postuar materiale që kanë ndikuar në jetën
personale të individit (Akpan, 2020).

d. Përkeqësohet imazhi i kompanisë


 Ashtu siç mund t'ju ndihmojë të përmirësoni biznesin tuaj, nëse i menaxhoni keq, mund t'ju
ndihmojë të përkeqësoni imazhin tuaj. Një shembull që kam lexuar në web faqen
(Warbletoncouncil.org, 2021) më duhet ta ndaj edhe me ju ku thoshte se kohët e fundit, gjërat
e neveritshme që dy punonjës të dominosë të picave bënë me ushqimin që i dhanë një klient u
bënë virale. Vetë punonjësit e postuan videon në rrjetet sociale, megjithëse nuk e dinin se do
të bëhej virale. Sigurisht që kishte mijëra ankesa të klientëve dhe humbje të imazhit dhe

32
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

parave. Imazhi është shumë i rëndësishëm për kompanitë dhe bizneset sepse përmes internetit
secili biznes mund të kalojë pengesat dhe të krijojnë një imazh të njohur kudo në botë.

2.5 Ndikimi i rrjeteve sociale në internet në vendimin e zgjedhjes së klientëve


Sipas autorit (Karimi, 2013) interneti ka arritur të ketë ndikim jashtëzakonisht të madh në
procesin e vendimmarrjes së klientëve. Në fillim, interneti nga të gjithë ne përdorej për
kërkimin e informacionit në rrjetet sociale, por tani rrjetet sociale po ndihmojnë edhe në
marrjen e vendimeve se cilin vend do të vizitojmë duke shikuar postimet e tyre në facebok,
instagram apo ndonjë rrjet social tjetër. Edhe autori (Snow, 2021) në web faqen e tij na
përshkruan marketingun në internet si një nga revolucionet e fillimit të shekullit XNUMX,
dhe na tregon se nga rrjetet sociale, paraqitet si një univers i pafund mundësish për të ndarë,
përshkruar, shpërndarë ose thjesht për të treguar, çfarë bëjmë dhe çfarë duhet të konsumojmë
ne si klientë apo konsumatorë. Në fushën e gatimit dhe gastronomisë, rrjetet sociale janë po
konsiderohen si “të ëmbla” sepse profilet profesionale të ndikuesve të skenës gastronomike
apo të vetë shefave të kuzhinës, kanë filluar të jenë ndër më të ndjekurit nga turma e
konsumatorëve të pangopur të screenshot-ëve në celularin e tyre duke u treguar atyre krijimet
magjike apo thjesht të shijshme të pjatave ushqimore. Lidhur me këtë mendim, edhe unë
mendoj se autori i lartpërmendur ka supozime të sakta sepse kohët e fundit puna e të gjithë
gastronomëve po postohet në rrjetet sociale dhe secili prej nesh po i ndjek ato duke u joshur
dhe frekuentuar ato kafiteri, restaurante apo hoteleri të cilët në rrjetet sociale të tyre po
shpërndajnë më shumë foto dhe video atraktive. Po ashtu autori (Snow, 2021) na flet edhe për
tutorialet e gjera të YouTube ku kuzhinierë amatorë dhe profesionistë po zhvillojnë punën e
tyre interesante të kuzhinës me talent, ekspertizë dhe mbi të gjitha simpati, për të publikuar
recetat e tyre më të fundit për pjatat avangarde na mashtron ose na “drejton në mënyrë të
pavullnetshme” në përmbajtje të sponsorizuar.Menjëhershmëria e informacionit që na jep një
imazh ose video e shkurtër, së bashku me forcën e ndikimit që një personazh ne ndjekim ka,
bënë që rrjeti Instagram të fitojë me hapa të mëdhenj betejën e shpërndarjes së përmbajtjeve
gastronomike. Një prej mënyrave më adekuate dhe që po përdoret nga gastronomitë këto
kohë janë videot të cilat shpërndahen nga një rrjet social në tjetrin. Në Facebook dhe
Instagram bëhen shpërndarjet duke klikuar në fjalën “share” në gjuhën angleze e cila po
tregon sukses pasi që po bëhet postimi direkt në tri rrjete sociale shumë të forta. Pra, këto
elemente të rëndësishme po ndikojnë që secila video e shpërndarë të popullarizohet e
sidomos kur asaj video po i shtohet një titull shumë interesant duke tërhekur kështu
vëmendjen e konsumatorëve për të cilën pajtohem plotësisht.Autori (Haxhaj, 2020) bënë

33
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

qartazi definimin e kërkesave funksionale të përdoruesve të rrjeteve sociale që i duhen


gastronomisë ti realizojë e ato janë:

Vizitor- Secilit vizitor duhet t’i krijohet mënyra për të marrë informacione përmes llogarive
që ofrojnë gastronomitë e që në të përfshihen: mënyja e restorantit, regjistrimi në sistem e
sidomos duhet të ju krijohet mundësia e qasjes përmes telefonave duke ditur se shumica e
njerzve janë në vartësi të tyre çdo ditë e më shumë.

Klient- Kur flasim për shërbimet ndaj vizitorëve asnjëherë nuk duhet harruar rëndësinë që
kanë klientët po ashtu. Eshtë shumë e nevojshme që edhe atyre të ju krijohen mundësi
qofshin ato për rezervime apo edhe për të bërë porositë që ata dëshirojnë.

KAPITULLI III
METODOLOGJIA HULUMTUESE
Në këtë punim masteri kemi përdorur metodën kualitative përmes së cilës një pyetësor është
strukturuar nga ana ime për të vërtetuar hipotezat e punimit. Pyetësori është kryer në
komunën e Gjilanit me 60 hard copy ku 50 prej tyre janë mbushur me kohëzgjatje prej 2
ditësh. Pyetësori ka në total 24 pyetje te strukturuara me disa opsione. Forma e pyetësorit
është përgaditur nëpërmjet programit Microsoft Office Word kurse perpunimi i të dhënave
është realizuar përmes programit Excel. Rezultatet e arritura janë paraqitur në mënyrë
origjinale përmes tabelave me numër dhe përqindje.

3.1 Burimet e të dhënave

Gjatë këtij hulumtimi janë përdorur dy lloje të burimeve:


a. Burimet Parësore (primare)
b. Burimet Dytësore (sekondare)

34
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Burime Primare-Të dhënat janë mbledhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë por anonime për 30
gastronomët e komunës së Gjilanit. Pyetësori përmban 24 pyetje.
Burime Sekondare- Burimet sekondare janë marrur nga shfrytëzimi i literaturave si libra dhe
botime shkencore në lidhje me ndikimin e rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë.

3.2 Popullata dhe kampioni i studimit


Studimi ka për qëllim marrjen e sa më shumë informacioneve rreth ndikimit të rrjeteve
sociale në zhvillimin e gastronomisë prandaj duke marrur parasysh objektivat e studimit,
popullata do të përfshijë shumë gastronomë të komunës së Gjilanit. Pra, janë printuar në total
30 pyetësorë, të cilët u përdoren për intervistimin e personave të lartëcekur. Pasi janë
përfunduar pyetësorët dhe janë marrur përgjigjet, të gjitha të dhënat janë përpunuar përmes
Excel-it. Rezultatet janë paraqitur në formë tabelare, të përcjellura njëherit edhe me
përshkrim tekstual të tyre.

3.3 Instrumenti i mbledhjes së të dhënave


Për realizimin dhe finalizimin e këtij punimi shkencor jam angazhuar maksimalisht për
mbledhjen e sa më shume informacioneve në mënyrë që ky hulumtim të sjell benefite tek
lexuesit e sidomos tek ata që duan të dinë sa më shumë rreth ndikimit të rrjeteve sociale në
gastronomi apo në biznese.
Siç e përmendëm edhe më lart, instrumenti nëpërmjet të cilit janë mbledhur të dhënat është
pyetësori i strukturuar enkas për 30 gastronomët e komunës së Gjilanit i cili përmban gjithsej
24 pyetje të cilat janë të dhëna me alternativa të ndryshme dhe janë të paraqitura në mënyrë
shumë të qartë enkas për respodentët.

3.4 Pyetësori dhe procedura e tij


Duhet theksuar se pyetësori i këtij punimi është përgaditur enkas për këtë hulumtim duke i’u
përshtatur temës së përzgjedhur. Pyetësori ka në total 24 pyetje, ku secila është strukturuar
në mënyrë të qartë me disa opsione në përgjigje (rrethore dhe opsionale). Mbledhja e këtyre
të dhënave është bërë duke i takuar të gjithë gastronomët dhe duke i’a shpërndarë secilit
personalisht fletën me pyetje. Pyetësori është kryer vetëm në komunën e Gjilanit me 40 hard
copy ku 30 prej tyre janë mbushur me kohëzgjatje prej 2 ditësh. Gastronomëve i’u është bërë
e qartë se pyetësori i shpërndarë do të mbetet anonim dhe do të shërbejë vetëm për qëllime
studimi.

35
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

3.5 Përpunimi i të dhënave


Të gjitha përgjigjet e marra nga pyetësori, janë paraqitur në Excel me formë tabelare. Në fund
të çdo tabele, është paraqitur shpjegimi i tyre me përshkrim tekstual dhe me përqindje.
Gjithashtu, duke u bazuar në këto të dhëna, do të bëhet vërtetimi i hipotezave të parashtruara
në pjesën e parë të këtij punimi.

3.6 Kufizimet e këtij punimi


Përkundër faktit se gjatë anketimit fillimisht respodentët jam munduar ti njoftoj për qëllimin
e këtij pyetësori por duke marrur parasysh edhe situatën e krijuar me pandeminë Covid 19
shumë qytetarë kanë refuzuar të afrohen të më ndëgjojnë fillimisht e pastaj edhe të përgjigjen.
Sidoqoftë me 2 ditë kohëzgjatje në komunën e Gjilanit mendoj se kam arritur të grumbullojë
mjaftueshëm informatat që nevojiteshin për finalizimin e këtij punimi.
Poashtu duhet theksuar se gjatë hulumtimeve nëpër literatura të ndryshme, shumica prej tyre
kanë qenë në gjuhën angleze, dhe për ti përkthyer më është dashur kohë dhe përkushtim.

KAPITULLI IV

ANALIZAT DHE REZULTATET E STUDIMIT


Pas mbledhjes së të dhënave në teren përmes pyetësorit, në këtë kapitull do të paraqiten ato të
dhëna. Ky kapitull do të jetë i ndarë në dy pjesë:

1. Pjesa e parë përfshin analizat përshkruese, përgjigje këto të marrura nga pyetjet e
pyetësorit
2. Pjesa e dytë përfshin vërtetimet e hipotezave

Në vazhdim do të analizohen gjetjet kryesore për secilën nga pyetjet kërkimore të studimit si
dhe vërtetimi i hipotezave këtij punimi.

4.1 Analizat Përshkruese

Mosha e respodentëve është shumë e rëndësishme për këtë hulumtim prandaj edhe pyetja e
parë fillon me moshën, e gjithashtu e kam parë të arsyeshme që të bëj një ndarje apo

36
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

kategorizim të moshës në 3 grupe të ndryshme në mënyrë që të vijm në një konkluzion më të


saktë rreth mendimit për këtë studim apo mendimet që kanë gjeneratat për një çështje të
caktuar.
Mosha e Respodentëve- Pas marrjes së mostrave mbi moshën e respodentëve, unë kam bërë
një ndarje të moshave në 3 grupe të ndryshme, ashtu si në vijim:
a) 18-30 vjet
b) 31-45 vjet
c) Mbi 45 vjet

Mosha %

18-30 vjet 16.67% ose 5 respodentë

31-45 vjet 73.33% ose 22 respodentë

Mbi 45 vjet 10% ose 3 respodentë

Table 1. Mosha e Respodentëve

Qëllimi i përfshirjes të të gjitha grupmoshave mbi 18 vjeq është që të marr një rezultat apo
mendim të të gjitha grupmoshave për një konkludim sa më të qartë për mendimin e
grupmoshave aapo mendimin ndryshe nga gjeneratat. Siç mund të shohim ne tabelën lart, nga
30 gastronomë të intervistuar kuptojmë se:
 73.33% prej tyre ishin të moshës 31-45 vjet
 10% ishin mbi 45 vjet.
 16.67% të gastronomëve ishin të moshës 18-30 vjet.

Gjinia e Respodentëve- Edhe gjinia është një ndër elementet kyqe të këtij pyetësori ku në
bazë të saj kemi arritur të kuptojmë se përfshirja në pyetësor e gjinisë femërore ishte shumë
më e vogël me një përqindje prej 10% ndërsa përfshirja e gjinisë mashkullore ishte shumë më
e lartë, me një përqindje prej 90%.

Gjinia %

Femër 10% ose 3 femra

37
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Mashkull 90% ose 27 meshkuj

Table 2.Gjinia e Respodentëve

Përkatësia etnike e Respodentëve- përfshirja e respodentëve sa i përket përkatësisë etnike


në komunën e Gjilanit që ishin të përfshirë në anketë, është bërë me qëllim pasiqë ajo është e
banueshme edhe me serb dhe romë. Mirëpo duhet përmendur se pyetësori është realizuar
vetëm në gjuhën shqipe për të gjithë gastronomët.
Përkatësia Etnike e Respodentëve %

Shqipëtar 96.67% ose 29 gastronomë

Serb 3.33% ose 1 gastronom

Romë 0%

Të tjerë 0%

Table 3. Përkatësia Etnike e Gastronomëve

Nga kjo analize mbi përkatësinë etnike të gastronomëve, përqindja me përgjigjet e tyre vijon
kështu:
 Shqipëtar 96.67%
 Serb 3.33%
 Romë 0%
 Të tjerë 0%

Arsimimi i Respodentëve- Për mua ishte shumë e rëndësishme kjo pyetje, e besoj që edhe
për opinionin e gjerë duke shpresuar që ky studim t’i shërbejë edhe opinionit sepse është
shumë domethënëse se si përgjigjen kategoritë e ndryshme në bazë të arsimimit që kanë, apo
më ndryshe, a ka dallime apo mendime ndryshe nga respodentët që kanë pregatitje të njejtë
arsimimi.

Arsimimi i Respodentëve %

Shkollim i Mesëm 3.33% ose 1 gastronom

38
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Universitar 73.33% ose 22 gastronomë

Pasuniversitar 23.33% ose 7 gastronomë

Table 4. Arsimimi i Gastronomëve

Nga përgjigjet e gastronomëve arrijmë të kuptojmë se:


 73.33% i takojnë shkollimit universitar.
 23.33% i takojnë shkollimit pasuniversitar dhe
 3.33% i takojnë shkollimit të mesëm

Pozicioni juaj- është pyetja e radhës e cila ka për qëllim të dim saktësisht se respodenti i cili
kryen pyetësorin çfarë pozicioni ka në këtë biznes. Ne paraprakisht kemi kërkuar që
pyetësorit ti nënshtrohen pronarët por në mungesën e të tyre ka pasur raste kur janë përgjigjur
edhe menagjerët apo edhe ndonjë nga stafi punues. Në vijim do të shohim tabelën me numrin
dhe % e saktë të tyre në bazë të opsioneve.
Cili është pozicioni juaj? %

Pronar % ose respodentë

Menaxher ose respodentë

Staf punues Respodentë

Table 5. Cili është pozicioni juaj?

Objektivi i biznesit tuaj- Pyetja e radhës për gastronomët e Komunës së Gjilanit kishte për
qëllim të na informojë rreth objektivit që këta gastronomë kanë për biznesin e tyre sepse
mendoj se është po ashtu e rëndësishme për ne të dim objektivat e secilit gastronom dhe
pastaj të vazhdojmë tutje me pyetjet e tjera që lidhen me gastronominë por edhe rrjetet
sociale. Në tabelën më poshtë, kemi vendosur dy opsione për pyetjen se cili është objektivi i
biznesit tuaj dhe respodentët janë përgjigjur si në vijim:
 Rritja e konsumatorëve 60% ose 18 respodentë
 Rritja e fitimit 40% ose 12 gastronomë

39
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Objektivi i biznesit tuaj %

Rritja e konsumatorëve 60% ose 18 respodentë

Rritja e fitimit 40% ose 12 gastronomë

Table 6. Objektivi i biznesit tuaj

Përdorimi i rrjeteve sociale- Padyshim që në vijim me një interes shumë të madh


qytetarëve të Komunës së Gjilanit apo gastronomëve i’a kam parashtruar edhe pyetjen se ‘’A
i përdorni rrjetet sociale për biznesin tuaj’’. Përgjigjjet e tyre sa i përket kësaj pyetje kanë një
rëndësi shumë të veqantë po ashtu edhe në orientimin e kësaj teme të diplomës.
Përgjigjjet e gastronomëve mund ti gjeni në tabelën dhe grafikën e mëposhtme:
A i përdorni rrjetet sociale për biznesin %
tuaj?
Po 93.33 % ose 28 gastronomë

Jo 6.67% ose 2 gastronomë

Table 7. A i përdorni rrjetet sociale për biznesin tuaj?

Ashtu edhe siç na e paraqesin qartazi tabela më lartë, 93.33% e gastronomëve të Komunës së
Gjilanit përdorin rrjetet sociale kurse 6.67% prej tyre shprehen se nuk i përdorin ato ose nuk
janë aq aktiv.

‘’Cilin rrjet social mendoni se është adekuat për biznesin tuaj’’? ishte pyetja e radhës e
parashtruar nga ana ime. Ashtu siç jeni tashmë të informuar se tema ime e diplomës ka për
qëllim ngërthimin e sa më shumë informatave lidhur me rrjetet sociale, atëherë kjo pyetje
padyshim që ishte e domosdoshme të bëhet që të kuptojmë se në cilin nga rrjetet sociale,
gastronomët e Gjilanit janë më aktiv.

40
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Cilin rrjet social mendoni se është adekuat %


për biznesin tuaj?

Facebook 60% ose 18 gastronomë

Instagram 40% ose 12 gastronomë

Twitter 0%

Youtube 0%

Google 0%

Table 8. Cilin nga rrjetet sociale e përdorni më shumë?

Duhet përmendur se gjatë përgjigjes së kësaj pyetje, shumë gastronomë thanë se i përdorin dy
rrjetet sociale: Faceebok & Instagram më shumë për biznesin e tyre.
Përgjigjet e gastronomëve rreth kësaj pyetje ishin si vijojnë:
 60% e gastronomëve në Komunën së Gjilanit janë përgjigjur se e përdorin më shumë
rrjetin social Facebook për promovimin e biznesit tyre dhe
 40% e gastronomëve janë përgjigjur se e përdorin rrjetin social Instagram.

Pyetja në vijim e parashtruar në pyetësorin tim është ‘’A mendoni se rrjetet sociale Facebook
dhe Instagram janë duke u përdorur shumë për promovimin e bizneseve?’’,dhe përgjigjet e
tyre mund ti shohim qartazi më posht.

A mendoni se rrjetet sociale Facebook dhe %


Instagram janë duke u përdorur shumë për
promovimin e bizneseve?
Po 93.33% ose 28 gastronomë

Jo 6.67% ose 2 gastronomë

Table 9. A mendoni se rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur shumë për promovimin e bizneseve?

Ashtu siç mund të shihet, përgjigjet e gastronomëve ishin mjaft pozivite në lidhje me
përdorimin e rrjeteve sociale si Facebook & Instagram me këtë përqindje:
93.33% u përgjigjen me po,

41
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

6.67% u përgjigjen me jo.

‘’Si keni përfituar ju si gastronomë nga rrjetet sociale?’’, ishte pyetja tjetër nga ana ime
me shumë opsione në mënyrë që të marrim një përgjigjje sa më të saktë dhe reale nga
gastronomët e komunës së Gjilanit.

Si keni përfituar ju si gastronomë nga rrjetet %


sociale?

Rritje konsumatore 33.33% ose 10 gastronomë

Klientë të informuar 50% ose 15 gastronomë

Më pak shpenzime promovuese 16.67% ose 5 gastronomë

Nuk kam përfituar 0%

Table 10. Si keni përfituar ju si gastronomë nga rrjetet sociale?

Nga ky rezultat mund të kuptojmë se rrjetet sociale kanë ndikuar dhe ndikojnë në zhvillimin e
gastronomisë në shumë aspekte.

Pyetja ime e radhës është ashtu siç vijon:


A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale do të ketë ndikim më të shpejtë dhe qasje më
të lehtë me konsumatorin?
Bashkangjitur gjeni më poshtë edhe përgjigjjet të cilat vijojnë:

A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale %


do të ketë ndikim më të shpejtë dhe qasje
më të lehtë me konsumatorin?
Po 100%

Jo 0%

Table 11. A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale do të ketë ndikim më të shpejtë dhe qasje më të lehtë
me konsumatorin?

Nga përgjigjet e dhëna mund të kuptojmë se të gjithë gastronomët e intervistuar janë të


pajtimit se përdorimi i rrjeteve sociale ka ndikim më të shpejtë dhe qasje më të lehtë me
konsumatorin.

42
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Pyetja që unë vendosa ta parashtroj në vijim është:’’A mendoni se biznesi juaj do të kishte
këtë zhvillim pa rrjetet sociale?’’.

A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë %


zhvillim pa rrjetet sociale?

Po 16.67 ose 5 gastronomë

Jo 73.33 ose 22 gastronomë

Nuk e di 10 ose 3 gastronomë

Table 12. A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë zhvillim pa rrjetet sociale?

 73.33 % e gastronomëve mendojnë se biznesi tyre nuk do të kishte të njejtin zhvillim


pa rrjetet sociale,
 16.67% e gastronomëve mendojnë se biznesi tyre do të kishte të njejtin zhvillim edhe
pa rrjetet sociale,
 10% e gastronomëve nuk kanë mendim.

Nga 30 gastronomë të intervistuar në komunën e Gjilanit, të gjithë ishin të mendimit se


përmes rrjeteve sociale bëhet shumë më lehtë shpërndarja e informatave tek konsumatorët.

A e keni më të lehtë shpërndarjen e %


informatave për konsumatorët përmes
Facebook dhe Instagram?
Po 100% ose 30 gastronomë

Jo 0%

Table 13. A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes Facebook dhe
Instagram?

Krahas pyetjes së 12-të, kam vendosur edhe pyetjen e radhës që ka të bëjë me shpërndarjen e
informatave për konsumatorët edhe përmes rrjeteve sociale të tjera dhe përgjigjjet i gjejmë në
tabelën nr.13.

43
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

A e keni më të lehtë shpërndarjen e %


informatave për konsumatorët përmes
rrjeteve sociale të tjera?

Eshtë më e lehtë 60% ose 18 gastronomë

Nuk është më e lehtë 40% ose 12 gastronomë

Table 14. A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes rrjeteve sociale të tjera?

Nga pyetja e 12-të dhe 13-të mund të shohim një ndryshim rezultatesh ku në tabelën nr.12
shohim se nga 30 gastronomë të intervistuar që të gjithë përgjigjen se e kanë më të lehtë
shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe
Instagram kurse në pyetjen e radhës ku gastronomët pyeten për rrjetet tjera sociale atëherë
përgjigjet ndryshojnë dhe janë si në vijim:

 Eshtë më e lehtë 60%


 Nuk është më e lehtë 40%

Pyetjes ‘’ Nga cili rrjet social mendoni që nuk keni asnjë lloj përfitimi?’’, i janë përgjigjur
30 gastronomë të cilët shprehën mendimet e tyre kështu:

Nga cili rrjet social mendoni që nuk keni %


asnjë lloj përfitimi?

Youtube 60% ose 18 gastronomë

Google 40% ose 12 gastronomë

Facebook 0%

Instagram 0%

Twitter 0%

Table 15. Nga cili rrjet social mendoni që nuk keni asnjë lloj përfitimi?

44
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Pyetjes ‘’Cfarë promovoni më shumë në rrjetet sociale nga biznesi juaj?’’, gastronomët e
komunës së Gjilanit i’u përgjigjën kështu:

Cfarë promovoni më shumë në rrjetet sociale %


nga biznesi juaj?

Ushqimet 46.67% ose 14 gastronomë

Ambientin 53.33% ose 16 gastronomë

Stafin punues 0%

Table 16. Cfarë promovoni më shumë në rrjetet sociale nga biznesi juaj?

Ushqimet dhe Ambienti janë ato qka gastronomët promovojnë në rrjetet sociale për ti shtyer
konsumatorët ti vizitojnë ata.
 46.67% e gastronomëve u përgjigjen për ushqimet,
 53.33% e gastronomëve u përgjigjën për ambientin.

Mendoj se është shumë me rëndësi të dim se sa ju kanë ndihmuar gastronomëve rrjetet


sociale në kursimin e pagesave për marketing të biznesit dhe siç mund të shohim në tabelen
nr.17 mund të kuptojmë se shfrytëzimi i rrjeteve sociale po kursen gastronomët duke bërë
marketingun e tyre në faqet e rrjeteve sociale.
Sa ju kanë kursyer rrjetet sociale në raport %
me pagesat për marketing të biznesit?

Shumë 86.67% ose 26 gastronomë

Pak 6.67% ose 2 gastronomë

Aspak 6.67% ose 2 gastronomë

Table 17. Sa ju kanë kursyer rrjetet sociale në raport me pagesat për marketing të biznesit?

86.67% e gastronomëve u shprehën se rrjetet sociale i kanë kursyer ata nga pagesat për
marketing të biznesit.

45
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Në pyetjen e 18-të, gastronomët duhet të përgjigjeshin rreth asaj se sa ju ndihmojnë atyre


rrjetet sociale për të kuptuar aktivitetet e konkurencës që ata kanë. Mendoj se është e
rëndësisë së veqantë të dim më shumë rreth rrjeteve sociale dhe ndihmës që ato ofrojnë jo
vetëm në reklamimin e biznesit por edhe në mundësi të tjera si p.sh kjo e pytjes në vijim. Siç
mund të shohim në tabelën e mëposhtme 100% e gastronomëve apo që të gjithë u përgjigjen
se rrjetet sociale u ndihmojnë atyre edhe të kuptojnë aktivitetet që kafiteritë apo restaurantet
tjera janë duke bërë.

A ju ndihmojnë rrjetet sociale të kuptoni %


aktivitetet e konkurencës tuaj?
Po 100%

Jo 0%

Table 18. A ju ndihmojnë rrjetet sociale të kuptoni aktivitet e konkurencës tuaj?

Një tjetër pyetje e parashtruar nga ana ime e që ka shumë lidhshmëri me pyetjen paraprake ka
të bëjë me kopjimin e konkurrentëve ndaj njëri tjetrit si pasojë e shpërndarjes së aktiviteteve
ditore që ata kanë në rrjetet sociale. Deri më tani ne kuptuam se gastronomët apo thënë më
qartazi se secili biznes përcjell aktivitetet ditore të biznesit tjetër përmes rrjeteve sociale dhe
si rezultat i kësaj ata shohin edhe ngjashmëritë e gastronomive tjera me të tyre ose thënë më
mirë shohin edhe dallimet se si kanë qenë më parë dhe si kanë ndryshuar duke i kopjuar dhe
duke përmirsuar qoftë shërbimin, ushqimin apo edhe ambientin e stafin punues.

A keni informata se si pasojë e rrjeteve %


sociale shumë konkurrentë tuaj ju kanë
kopjuar?

Po 100%

Jo 0%

Table 19. A keni informata se si pasojë e rrjeteve sociale shumë konkurentë tuaj ju kanë kopjuar?

46
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Pyetja e radhës, është një pyetje ndryshe nga pyetjet e tjera përmes së cilës mund të kuptojmë
se përdorimi i rrjeteve sociale përveq avantazheve që ka ato mund të kenë edhe disavantazhe
të cilat padyshim sjellin pakënaqësi tek gastronomët por janë të pa shmangshme. Për pyetjen
e 20-të janë të vendosura edhe tri opsione dhe është shumë e quditshme se si shumica e
gastronomëve kanë zgjedhur që të tria. Pra, sipas shumicës edhe konsumi i kohës por edhe
komentet negative dhe kopjimi nga ana e konkurencës janë disavantazhe të rrjeteve sociale.
Gjithsesi në tabelën e mëposhtme mund të shohim një diferencim apo një përqindje më të
lartë tek komentet negative.

Cilat janë disavantazhet e perdorimit te %


mediave sociale?

Konsumi i kohës 8 ose 26.67% respodentë

Komentet negative 12 ose 40% respodentë

Kopjimi nga ana e konkurencës 10 ose 33.33% respodentë

Table 20. Cilat janë disavantazhet e përdorimit të rrjeteve sociale?

‘’A ju kanë ndihmuar rrjetet sociale të përmirsoni shërbimet ndaj konsumatorëve?’’,


ishte pyetja tjetër e këtij pyetësori nga ana ime dhe përgjigjet e saj mund ti gjeni në tabelën e
mëposhtme.

S %

Po 76.67% ose 23 gastronomë

Jo 23.33% ose 7 gastronomë

Table 21. A ju kanë ndihmuar rrjetet sociale të përmirsoni shërbimet ndaj konsumatorëve?

Rezultatet na tregojnë se 76.67 % e gastronomëve në komunën e Gjilanit mendojnë se rrjetet


sociale i kanë ndihmuar ata të përmirsojnë shërbimet ndaj konsumatorëve dhe 23.33% prej
tyre kanë thënë se jo.

47
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Nëse rrjetet sociale do të përdoreshin me shumë profesionalizëm duke zgjuar edhe më tepër
interesin dhe dëshirën e klientëve për të frekuentuar në kafiteritë apo restorantet e ndryshme
atëherë gastronomitë dhe gastronomët do të kishin përfitime shumë më të mëdha. Duke u
bazuar në këtë mendim timin personal kam parashtruar edhe pyetjen e radhës e cila ka të bëjë
me trajnimet rreth përdorimit të rrjeteve sociale.

A mendoni se duhet ndjekur ndonjë trajnim %


rreth përdorimit të rrjeteve sociale?

Po 33.33% ose 10 gastronomë

Jo 50% ose 15 gastronomë

Nuk e di

Table 22. A mendoni se duhet ndjekur ndonjë trajnim rreth përdorimit të rrjeteve sociale?

Pyetja e parafundit në pyetësorin e realizuar me 30 gastronomë të Komunës së Gjilanit ka të


bëjë me informimin tonë se nëse ata kanë të punësuar ndonjë person të caktuar i cili merret
vetëm me reklamimin e biznesit në rrjetet sociale dhe në këtë mënyrë edhe ne do të kuptojmë
se rëndësinë që gastronomët i kushtojnë rrjeteve sociale. Nga kjo pyetje ne kuptuam që
shumica e gastronomëve nuk kanë ndonjë të punësuar në veqanti që merret vetëm me
marketingun e rrjeteve sociale por angazhojnë disa nga stafi punues të merret edhe me punën
e marketingut duke postuar aktivitetet ditore që ata bëjnë. Pra, gastronomët dhanë përgjigjet
e tyre dhe ne i kemi paraqitur ato saktësisht në tabelen e mëposhtme:

A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë %


zhvillim pa rrjetet sociale?

Po 16.67 ose 5 gastronomë

Jo 73.33 ose 22 gastronomë

Table 23. A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë zhvillim pa rrjetet sociale?

Pyetja e fundit na tregon nëse gastronomët e Komunës së Gjilanit do të vazhdojnë me


marketingun përmes rrjeteve sociale apo jo. Qëllimi i kësaj pyetje ishte që të vërtetojmë se
nëse përgjigjet e tyre më lartë kanë qenë të sinqerta apo jo sepse nëse ata janë vërtetë të
kënaqur dhe mendojnë se rrjetet sociale po ju ndihmojnë në rritjen e klientëve apo të fitimit

48
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

ose edhe në përmirsimin e shërbimeve atëherë patjeter se pyetjes së fundit ata do ti përgjigjen
me opsionin e parë. Ky hamendësim doli plotësisht i qëlluar sepse 100% e gastronomëve të
intervistuar u përgjigjen se ata do të vazhdojnë me marketingun përmes rrjeteve sociale.

A do të vazhdoni me marketingun përmes %


rrjeteve sociale?

Po 100% ose 30 gastronomë

Jo 0%

Table 24. A do të vazhdoni me marketingun përmes rrjeteve sociale?

4.2 Vërtetimi i Hipotezave


Në këtë pjesë të punimit do të jenë të paraqitura hipotezat, si dhe vërtetimi i tyre duke u
bazuar në analizat përshkruese të cilat janë të paraqitura më lartë.
Hipotezat e këtij punimi janë:
H1. Zhvillimi i gastronomisë është i ndikuar nga rrjetet sociale.
H2. Facebook dhe Instagram dominojnë në marketingun e bizneseve të Gastronomisë

a. Vërtetimi për Hipotezën 1.

Në pyetjen e 9-të‘’A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale do të ketë ndikim më të shpejtë


dhe qasje më të lehtë me konsumatorin’’? 100% e gastronomëve në komunën e Gjilanit janë
përgjigjur se rrjetet sociale kanë ndikim më të shpejtë dhe qasje më të lehtë me konsumatorin
kurse përmes pyetjes së 10-të ku kërkohet mendimi i gastronomëve nëse bizneset e tyre do të
kishin zhvillim edhe pa rrjetet sociale, 73.33% e tyre mendojnë se biznesi i tyre nuk do të
kishte të njejtin zhvillim pa rrjetet sociale. Në përgjigjen e kësaj pyetje vetëm 16.67% prej
gastronomëve mendojnë se biznesi i tyre do të kishte të njejtin zhvillim dhe 10% nuk kishin
ndonjë mendim. Gjatë realizimit të pyetësorit ishte e rëndësishme të dim edhe benefitet që
kanë sjellur rrjetet sociale në zhvillimin e gastronomisë prandaj në parashtrimin e pytjes së 8-
të, 50% gastronomëve u përgjigjen se përmes rrjeteve sociale ata kanë fituar klientë të
informuar, 33.33% e gastronomëve treguan se kanë rritje konsumatore dhe 16.67%
përmenden edhe se kanë më pak shpenzime promovuese e të gjitha këto ndikojnë në

49
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

zhvillimin e gastronomisë. Duke u bazuar në këto rezultate mund të themi se Hipoteza 1 është
e vërtetuar.

b. Vërtetimi për Hipotezën 2


Në përgjigjen e pyetjes ‘’Cilin nga rrjetet sociale e përdorni më shumë’’? 60% gastronomëve
u përgjigjen se përdorin rrjetin social Facebook kurse 40% e gastronomëve u përgjigjen se
përdorin rrjetin social Instagram. Pyetjes nr.7 ku është kërkuar mendimi i gastronomëve se a
po përdoren rrjetet sociale Facebook dhe Instagram për promovimin e bizneseve ata janë
përgjigjur me 93.33% se po dhe vetëm 6.67% e tyre nuk e kanë mendimin e njejtë. Në
tabelën dhe grafikun nr.11 mund të shohim mendimin e gastronomë shohim mendimin e
gastronomëve ku 100% thanë se përmes Instagramit dhe Facebook-ut e kanë shumë më të
lehtë shpërndarjen e informacioneve tek konsumatorët. Pra, mund të themi se edhe Hipoteza
2 është e vërtetuar.

KAPITULLI V

KONKLUZIONET DHE REKOMANDIMET


Ky është kapitulli i fundit i punimit në të cilin janë të paraqitura përfundimet e nxjerra nga ky
studim si dhe rekomandimet e dhëna për gastronomët.Pra, pjesa e parë përshkruan
përfundimet kurse ajo e dyta i referohet rekomandimeve.

5.1 KONKLUZIONE
Ky punim i realizuar nga ana ime me shumë vullnet e dëshirë, më ka ndihmuar që të studioj
edhe më hollësisht ndikimin e rrjeteve sociale në jetën e gjithësecilit nga ne si konsumatorë e
atë të bizneseve apo gastronomëve në përgjithësi dhe uroj e shpresoj që të shërbejë si i tillë
edhe për lexuesit dhe të gjithë ata që kanë nevojë për marrjen e informacioneve apo për të
kuptuar benefitet që sjellin rrjetet sociale në biznese apo gastronomi.

Pra, qëllimi i këtij studimi bazohet në marrjen e informatave në lidhje me efektin që kanë
rrjetet sociale në zhvillimin e gastronomisë dhe puna e paraqitur tregon se sot rrjetet sociale
kanë forcuar dhe ndihmuar jashtëzakonisht shumë gastronomët dhe gastronominë në
përgjithsi duke ju shërbyer atyre si një marketing falas. Nga ky konkludim po ashtu mund të
themi se përdorimi i rrjeteve sociale nga bizneset por edhe nga gastronomët në këtë rast është

50
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

padyshim tejet i qëlluar duke u bazuar në faktin që ato po përdoren nga të gjitha grupmoshat
qofshin ata të rinj apo të moshuar. Duke parë këtë aktualitet, nga ky studim kemi kuptuar se
si rrjetet sociale po konsiderohen si mjeti më i rëndësishëm i marketingut dhe si ndikues në
frekuentimin dhe rritjen e konsumatorëve çdo ditë e më shumë.

Gjatë realizimit të këtij punimi të diplomës kam arritur të konkludoj se nga 30 gastronomë të
intervistuar nga ana ime në komunën e Gjilanit, 93.33% e tyre përdorin rrjetet sociale për
biznesin e tyre kurse vetëm 6.67% nuk i përdorin ato. Duke marrur parasysh faktin se në
vendin tonë dy rrjetet sociale me të përdorura janë Facebook dhe Instagram edhe rezultatet e
studimit tregojnë se rrjetet sociale të përdorura më shumë nga gastronomët në komunën e
Gjilanit janë pikërisht këto dy rrjete sociale. Pra, sipas mendimit të tyre përmes këtyre dy
rrjeteve sociale po bëhet më e lehtë shpërndarja e informatave tek konsumatorët e rinj por
edhe ata në moshë më të vjetër të cilët njihen si përdorues të rrjetit social Facebook por edhe
Instagram. Studimi na tregon po ashtu se rrjetet sociale kanë edhe disavantazhet e tyre.
Konsumimi i kohës dhe kopjimi nga ana e konkurencës kanë qenë disa nga përgjigjet e
gastronomëve të konsideruara si disavantazhe mirëpo shumica prej tyre disavantazhin kryesor
të rrjeteve sociale e konsiderojnë komentimin e konsumatorëve sidomos pas vizitave në
restaurantin e tyre duke i cilësuar të dobët qoftë në ushqim, shërbim apo ambient. Ata
shprehën se nga komentet negative mund të ndikohen klientë të tjerë prandaj për ta kjo është
shumë e rëndësishme.

Mirëpo nga të gjitha rezultatet e marrura, mund të themi se 73.33% e gastronomëve


mendojnë se bizneset e tyre nuk do të kishin të njejtin zhvillim pa rrjetet sociale e kjo na bënë
të kuptojmë se rrjetet sociale kanë ndiikim jashtzakonisht të madh në zhvillimin e
gastronomisë si dhe ata u shprehen se ato i ndihmojnë ata që të kenë më pak shpenzime
promovuese dhe rritje konsumatore, përfundime dhe analiza të cilat vërtetojnë edhe hipotezat
e punimit.

51
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

5.2. REKOMANDIME

Së pari: Duke parë se Facebook dhe Instagram kanë më së shumti përdorues në vendin
tonë, si të rinj ashtu edhe të moshuar,gastronomët duhet të vazhdojnë të shfrytzojnë këto
dy rrjete sociale për përfitimet e bizneseve të tyre

Së dyti: Përveҫ rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram, gastronomët në Kosovë duhet
të përdorin edhe rrjetet sociale të tjera si p.sh Linkedin e cila është vërtetuar si e
suksesshme për zhvillimin e bizneseve.

Së treti: Pasi që rrjetet sociale po konsiderohen si një marketing nga ana e gastronomëve
për bizneset e tyre edhe konsumatorët duhet po ashtu të shfrytëzojnë rrjetet sociale për tu
informuar rreth ushqimeve, shërbimit apo ambientit ku duan të shkojnë.

Së katërti: Gastronomët duhet të jenë më atraktivë në rrjetet e tyre sociale në mënyrë që


të fitojnë sa më shumë klientë.

Së pesti: Konsumatorët duhet të paraqesin ankesat apo rekomandimet që kanë në faqen


përkatëse të atij biznesi përmes komenteve qofshin ato negative apo pozitive.

52
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Bibliografia:

Akpan, V. (2020, Gusht 10). Avantazhet dhe disavantazhet e rrjeteve sociale. Gjetur Shkurt
6, 2022, nga suntrustblog.com: https://suntrustblog.com/sq/advantages-and-disadvantages-of-
social-networking-top-54-pros-cons/

Beqiri, D. (2021, Tetor 22). Journalift. Gjetur Janar 27, 2022, nga Ndikimi i mediave sociale:
https://journalift.org/sq/media-sociale-perkunder-mediave-lokale-ne-kosove-dhe-ndikimi-i-
tyre/

Berisha, J. (2015, Qershor 22). Jona's Blog. Gjetur Tetor 29, 2021, nga Si përdoret instagrami
për biznes?: https://jonaberisha.home.blog/2015/06/22/si-me-perdor-instagramin-per-biznes/

BID. (2019, Shtator 14). Gjetur Nentor 18, 2021, nga Rruga e suksesit ne instagram per
bizneset: https://menaxhim.com/2019/10/17/rruga-e-suksesit-ne-instagram-per-bizneset/

Boost. (2020, Mars 11). Gjetur Tetor 29, 2021, nga 10 Statistikat rreth mediave sociale:
https://blog.boost.al/10-statistikat-rreth-mediave-sociale-qe-duhet-ti-dini-pergjate-vitit-2020/

BOS. (2019, Gusht 5). Gjetur Tetor 29, 2021, nga Bazat e marketingut në rrjetet sociale:
https://bos.al/rrjetet-sociale/

Boyd, E. D. (2007). Social Network Sites:Definition, History and Scholarship. Journal of


Computer-Mediated Communication , 13 (1), 210-230.

Bunjaku, G. (2016, Qershor 5). Perdorimi i rrjeteve sociale ne marketing. Gjetur Shkurt 6,
2022, nga knowledge.eu: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi

Bytyci, Q. (2020, Dhjetor 12). Ndikimi i rrjeteve sociale ne njohjen e brendeve. Gjetur Shkurt
6, 2022, nga knowledgecenter.eu: https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi

Clarke, T. (2019, Qershor 26). Hootsuite. Gjetur Tetor 30, 2021, nga 14 social media best
practices: https://blog.hootsuite.com/social-media-best-practices/

53
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Enigma.com. (2022, Janar 3). Gjetur Prill 13, 2022, nga Mbi 3 milion perdorues aktive te
rrjeteve sociale ne Kosove dhe Shqiperi: https://gazetaenigma.com/mbi-3-milione-perdorues-
aktiv-te-rrjeteve-sociale-ne-kosove-e-shqiperi-gjate-vitit-2021/
Enisa Bekteshi, A. B. (2020, Janar 7). Ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë. Gjetur Prill 12,
2022, nga fsi-edu.net: https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2021/11/4.-fund-ndikimi-i-
rrejteve-sociale-thyerje.pdf

Facts about Pinterest. (2021). Gjetur Shkurt 6, 2022, nga Pinterest:


https://www.google.com/search?q=facts+about+pinterest&sxsrf=APq

Funk, T. (2012). Advertising on Twitter and other Networks. Berkely: Apress.

Grady, L. (2017, Qershor 5). The importance of google for bussiness. Gjetur Nentor 18, 2021,
nga The Bussinest therapist: https://thebusinesstherapist.com/the-importance-of-google-for-
business/#:~:text=Google%20is%20the%20most%20popular,or%20may%20not%20be
%20correct.

Gregory, S. (2021, Gusht 21). Freshsparks. Gjetur Tetor 30, 2021, nga Best social media
practices for business: https://freshsparks.com/social-media-best-practices-for-business/

Gregory, S. (2016, Maj 26). Social media best practices for business. Gjetur Prill 12, 2022,
nga Freshsparks.com: https://freshsparks.com/social-media-best-practices-for-business/

Haenlein, K. &. (2011, Prill 26). Users of the world unite- the challenges and opportunities of
social media. Gjetur Shkurt 2022, 6, nga Slideshare.net:
https://www.slideshare.net/escpexchange/kaplan-haenlein-users-of-the-world-unite-the-
challenges-and-opportunities-of-social-media

Hallakate.com. (2021). Gjetur Prill 13, 2022, nga Numri i përdoruesve online sipas moshës:
https://hallakate.com/numri-i-perdoruesve-online-sipas-moshes/

Hallakate.com. (2021). Gjetur Prill 13, 2022, nga Numri i perdoruesve online sipas moshes:
https://hallakate.com/numri-i-perdoruesve-online-sipas-moshes/

Havolli, R. (2019, Mars 27 ). Perdorimi i marketingut digjital. Gjetur Shkurt 6, 2022, nga
Pcworld.al: https://pcworld.al/perdorimi-i-marketingut-digjital-ne-pergjithesi-dhe-rrjeteve-
sociale-ne-vecanti/

54
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Haxhaj, J. (2020, Maj 8). Zhvillimi i sistemit për rezervime online në restorant. Gjetur Prill
12, 2022, nga smu.umib.net: http://smu.umib.net/DiplomaPublikimiPublic/DownloadDok?
dok=Theses%5Cbdfcf8a4-ebbf-433f-b4bb-7372381b93159.6.2020.pdf

Hoxha, R. (2021, Maj 28). Hallakate. Gjetur Tetor 29, 2021, nga Pse me përdorë rrjete
sociale?: https://hallakate.com/pse-duhet-bizneset-financiare-me-perdore-rrjete-sociale/

Insajder. (2016, Dhjetor 7). Gjetur Tetor 29, 2021, nga Të rinjtë përdorin rrjetet sociale për tu
informuar: https://insajderi.com/te-rinjte-perdorin-rrjetet-sociale-per-tu-informuar

Jan Zimmerman, D. N. (2017). Social Media Marketing All-in-One For Dummies. (S. Inc,
Re.) New York, United States: John Wiley .

Jones, B. (2013, Janar 5). Social media: The Wild West of CSR communications. Gjetur
Nentor 18, 2021, nga Research Gate:
https://www.researchgate.net/publication/258109346_Social_media_The_Wild_West_of_CS
R_communications

Karimi, S. (2013, Maj). A purchase decision-making process model of online customers.


Gjetur Prill 12, 2022, nga Manchester.uk:
https://www.research.manchester.ac.uk/portal/files/54532129/FULL_TEXT.PDF

Lens. (2016, Mars 22). Gjetur Tetor 25, 2021, nga Ndikimi i mediave sociale në punësimin e
të rinjve: https://www.ngolens.org/sq/ndikimi-i-mediave-sociale-ne-punesimin-e-te-rinjve-2/

Lisa Harris, A. R. (2009). Social Networks: The Future of Marketing for small business.
Journal of Business Strategy , 30 (5), 24-31.

Monitor.al. (2021, Qershor 29). Gjetur Janar 27, 2022, nga Rritja e rrjeteve sociale nuk
ndalet.: https://www.monitor.al/rritja-e-rrjeteve-sociale-nuk-ndalet-ne-2023-do-te-arrijne-ne-
6-5-mld-perdorues/

Nadaraja, R. (2013, Shtator 3). Social Media Marketing. Gjetur Shkurt 6, 2022, nga
ResearchGate:
https://www.researchgate.net/publication/256296291_Social_Media_Marketing_SOCIAL_M
EDIA_MARKETING_ADVANTAGES_AND_DISADVANTAGES

55
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Ndikimi i mediave sociale në punësimin e të rinjve. (2016, Mars 22). Gjetur Tetor 25, 2021,
nga Lens: https://www.ngolens.org/sq/ndikimi-i-mediave-sociale-ne-punesimin-e-te-rinjve-2/

Ndoni, I. (2018, Mars 22). Linkedin.com. Gjetur Tetor 29, 2021, nga Rëndësia e medias
sociale në botën e biznesit modern: https://www.linkedin.com/pulse/rendesia-e-medias-
sociale-ne-boten-biznesit-modern-ilda-ndoni

Papadhimitri, E. (2018, Tetor 22). Atis. Gjetur Tetor 29, 2021, nga Si ndikon prezenca e një
biznesi në rrjetet sociale?: https://www.atis.al/sq/si-ndikon-prezenca-e-nje-biznesi-ne-rrjetet-
sociale

Patel, N. (2020, Mars 22). Twitter Advertising. Gjetur Nentor 18, 2021, nga SEO Tool:
https://neilpatel.com/blog/twitter-advertising/

Prifti, E. (2019, Shtator 5). Evolve.al. Gjetur Tetor 29, 2021, nga Marketingu online:
https://evolve.al/al/marketing-online/

Rexhepi, V. (2013, Shtator 11). Rrjetet sociale si mundësi për të bërë marketing. Gjetur
Shkurt 6, 2022, nga knowledgecenter.eu:
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?
article=2322&context=etd&fbclid=IwAR00bsTwc75U74NS02RlMmqB_OD5H3RrldZiEXU
tsi0lMRKBgaXKNWVkeoE

Safko, L. (2009, Janar 9). The Social Media Bible:Tactics, Tools and Strategies for business
success. Gjetur Nentor 18, 2021, nga Research Gate:
https://www.researchgate.net/publication/258847181_The_Social_Media_Bible_Tactics_Too
ls_and_Strategies_for_Business_Success

Selmani, D. (2017, Shkurt 2). Shfrytëzimi i rrjeteve sociale nga bizneset kosovare dhe ndikimi
i tyre tek konsumatorët. Gjetur Tetor 29, 2021, nga UBT knowledge Center:
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=2105&context=etd

Snow, V. (2021, Qershor). Magjia e rrjeteve sociale ne gastronomi. Gjetur Prill 12, 2022,
nga healthyfood.com: https://sq.healthy-food-near-me.com/the-spell-of-social-networks-in-
gastronomy/

56
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

Statista Department. (2021, Nentor 1). Number of monthly active users in Facebook. Gjetur
Nentor 18, 2021, nga Statista: https://www.statista.com/statistics/264810/number-of-
monthly-active-facebook-users-worldwide/#:~:text=How%20many%20users%20does
%20Facebook,network%20ever%20to%20do%20so.

Susan Fournier, J. A. (2011, Janar 2). Perspectives on brand managing. Boston University ,
225-248.

Tafarshiku, D. (2016, Shtator 9). Marketingu i rrjeteve sociale në bizneset e vogla dhe të
mesme. Gjetur Tetor 29, 2021, nga University of Business and Technology in Kosovo:
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/cgi/viewcontent.cgi?article=1993&context=etd

Team, M. (2020, Korrik 31). 6 ways technology increases productivity. Gjetur Tetor 31,
2021, nga Intelligent Technical Solutions: https://www.itsasap.com/blog/6-ways-technology-
increases-productivity

Telegrafi. (2017, Shtator 36). Gjetur Tetor 29, 2021, nga Pesë arye pse bizneset duhet të
përdorin rrjete sociale: https://telegrafi.com/pese-arsye-pse-bizneset-duhet-te-perdorin-rrjete-
sociale/

Tremplin. (2021, Mars 13). Gjetur Nentor 18, 2021, nga Përdorimi i Linkedin:
https://www.tremplin-numerique.org/sq/linkedin-confirme-les-plans-des-salles-audio

Warbletoncouncil.org. (2021, Janar 13). Gjetur Shkurt 6, 2022, nga 7 Avantazhet dhe
Disavantazhet e Rrjeteve Sociale tek te rinjte: https://sq.warbletoncouncil.org/ventajas-
desventajas-redes-sociales-5590

Webset.net. (2021, Shkurt 6). Gjetur Nentor 18, 2021, nga Kërkimi i Google nis për këtë
veqori të rezultatit: https://websetnet.net/sq/nis-k%C3%ABrkimi-i-Google-n%C3%AB-
lidhje-me-k%C3%ABt%C3%AB-tipar-rezultati/

Wilkinson, Z. (2013, Mars 5). An introduction to Pinterest. Gjetur Shkurt 6, 2022, nga
Researchgate.com:
https://www.researchgate.net/publication/263681418_Oh_how_Pinteresting_An_introduction
_to_Pinterest

57
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

William Pride, F. (2016, Tetor). Marketing. Gjetur Shkurt 6, 2022, nga docplayer.net:
http://docplayer.net/172020919-Marketing-2016-by-william-m-pride-o-c-ferrell.html

Pyetësor me gastronomë të Komunës së Gjilanit.

I/E nderuar respondent


Para së gjithash dëshiroj të ju siguroj se kjo anketë do të bëhet në mënyrë krejtësisht anonime
dmth pa ju identifikuar juve respodentë me emër dhe mbiemër dhe gjithashtu ju siguroj se
qëllimi i kësaj ankete është krejtësisht personal dhe do të shërbej vetëm për realizimin e
studimit të punimit tim.
Pra, çdo e dhënë e juaja, çdo përgjigje e juaja do të shërbej vetëm për qëllimin tim, në këtë
rast realizimin e studimit të punimit tim prandaj me sinqeritetin më të madh ju kërkoj
mendimin tuaj real ashtu siq e përceptoni ju, sepse ky mendim i juaji do të jetë edhe pasqyra
reale e kësaj ankete. Për këtë arsyje unë kërkoj nga ju që t’i përgjigjeni pyetjeve sa më
realisht që është e mundur.
Paraprakisht ju falemnderit për bashkëpunimin që më keni dhënë gjatë kësaj ankete.
Me shumë respekt, Gent Biqkaj, kandidat për Master, pranë Kolegjit ‘’AAB’’, Republika e
Kosovës.

Anketa është zhvilluar gjatë muajit: Tetor, 2021, dhe ka zgjatur dy ditë.

1) Cilës moshë i takoni?


a. 18-30 vjet
b. 31-45 vjet
c. Mbi 45 vjet

2) Cilës gjini i takoni?


a. Femër
b. Mashkull

3) Cilës përkatësi etnike i takoni?


a. Shqiptar

58
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

b. Romë
c. Serb
d. Të tjerë

4) Cili është niveli juaj i arsimimit?


a. Shkollim i mesëm
b. Universitar
c. Pasuniversitar

5) Cili është pozicioni juaj?


a. Pronar
b. Menaxher
c. Staf punues

6) Cili eshte objektivi i biznesit tuaj?


a. Rritja e konsumatorëve
b. Rritja e fitimit

7) A i përdorni rrjetet sociale për biznesin tuaj?


a. Po
b. Jo

8) Cilin nga rrjetet sociale e përdorni më shumë?


a. Facebook
b. Instagram
c. Twitter
d. Linkedin
e. Youtube
f. Google

9) A mendoni se rrjetet sociale Facebook dhe Instagram janë duke u përdorur shumë për
promovimin e bizneseve?
a. Po

59
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

b. Jo

10) Si keni përfituar ju si gastronomë nga rrjetet sociale?


a. Rritje konsumatore
b. Klientë të informuar
c. Më pak shpenzime promovuese
d. Nuk kam përfituar

11) A mendoni se përdorimi i rrjeteve sociale do të ketë ndikim më të shpejtë dhe qasje
më të lehtë me konsumatorin?
a. Po
b. Jo

12) A mendoni se biznesi juaj do të kishte këtë zhvillim pa rrjetet sociale?


a. Po
b. Jo
c. Nuk e di

13) A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes Facebook


dhe Instagram?
a. Po
b. Jo

14) A e keni më të lehtë shpërndarjen e informatave për konsumatorët përmes rrjeteve


sociale të tjera?
a. Po
b. Jo

15) Cili rrjet social mendoni që nuk keni asnjë lloj përfitimi?
a. Facebook
b. Instagram
c. Twitter

60
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

d. Linkedin
e. Youtube
f. Google

16) Cfarë promovoni më shumë në rrjetet sociale?


a. Ushqimet
b. Ambientin
c. Stafin punues

17) Sa ju kanë kursyer rrjetet sociale në raport me pagesat për marketing?


a. Shumë
b. Pak
c. Aspak

18) A ju ndihmojnë rrjetet sociale të kuptoni aktivitetet e konkurencës tuaj?


a. Po
b. Jo

19) A keni informata se si pasojë e rrjeteve sociale shumë konkurrentë tuaj ju kanë
kopjuar?
a. Po
b. Jo

20) Cilat jane disavantazhet e perdorimit te rrjeteve sociale?


a. Konsumi i kohës
b. Komentet negative
c. Kopjimi nga ana e konkurencës

21) A ju kanë ndihmuar rrjetet sociale të përmirsoni shërbimet ndaj konsumatorëve?


a. Po
b. Jo

22) A mendoni se duhet ndjekur ndonjë trajnim rreth përdorimit të rrjeteve sociale?
a. Po

61
Ndikimi i rrjeteve sociale në zhvillimin e gastronomisë

b. Jo

23) A keni ndonjë person të caktuar i cili merret vetëm me reklamimin e biznesit në rrjetet
sociale?
a. Po
b. Jo

24) A do te vazhdoni me marketingun përmes rrjeteve sociale?


a. Po
b. Jo

62

You might also like