Army Perkthim

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Assignment

 Translate this article.

-Si ndikojne mediat sociale ne jeten tone?


Mediat sociale jane një pjesë e madhe ne jetën tonë. Ato kane te bejne me mënyren se si ne ndonjëherë
komunikojmë me të tjerët dhe madje edhe me veten tonë. Ne mbështetemi në mediat sociale për të mbajtur
ne kontakt me miqtë, familjen dhe atë që po ndodh në mbarë botën. Mediat sociale ndikojnë në jetën tonë në
shumë mënyra, por gjithashtu mund të jenë të dëmshme nëse përdoren ne menyren e gabuar ose me shumë.
Ky postim në blog do t'ju ndihmojë të kuptoni se si media sociale ndikon në jetën tonë për mirë ose për keq,
duke ofruar këshilla që ju mund t'i përdorni për ta bërë eksperiencen tuaj më pozitive për veten dhe ata
përreth jush!

Mediat sociale kanë një ndikim në jetën reale

Unë gjithmonë mendoj për mediat sociale si hartim të jetës sonë sociale në media, ku të gjithë mund të
ndërveprojnë me ne dhe të gjykojnë çdo lëvizje tonë. Mediat sociale janë bërë një pjesë e rëndësishme e jetës
sonë, pavarësisht nëse pelqejme apo jo. Ato mund të përdoren për mirë ose për keq.

Mediat sociale kanë ndryshuar menyren e komunikimit dhe ndërveprimit personal. Ndikimi që ata kanë në
botë mund të vërehet në shumë mënyra.

Media sociale ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë dhe keshtu do të vazhdojë ta bëjë këtë gje edhe në të
ardhmen. Mediat sociale janë një vend i shkelqyer për të marrë informacione të reja, për të bërë miq dhe për
të shprehur mendimin tuaj.

Më perpara, ju mund të flisnit vetëm me njerëzit ballë për ballë ose ndermjet telefonit. Të bëje miq në këtë
mënyrë ishte e vështirë sepse do të duhej të ishe pranë tyre që ata të të konsideronin si mik.

Media sociale e ka ndryshuar këtë gje sepse ju lejon të lidheni me njerëz ne mbare botën në jetën tuaj të
përditshme. Kjo na ka lejuar të zgjerojmë rrjetin tonë social dhe të lidhemi me më shumë njerëz se kurre më
parë.

Mediat sociale ndikojne pozitivisht ne jeten tone dhe mund të na ndihmojnë të rritemi si individë, por
gjithashtu mund të jenë të dëmshme nëse abuzohen.

Si ndikojnë mediat sociale në shëndetin mendor?

Mediat sociale mund të ndikojnë në shëndetin tuaj mendor në disa mënyra.Fillimisht, ato mund të na bejne te
ndjejme ndjenja të pamjaftueshmërisë dhe vetëvlerësimit të ulët.

Pjesa me e madhe e njerëzve në mediat sociale postojnë vetëm fotot e tyre më te kendshme ,teper të filtruara
dhe e prezantojnë veten në anen më të mirë.

Kur hyni në rrjetet sociale, ju përballeni me një rradhe në dukje të pafundme fotografish të bukura dhe të
panjohurve të përsosur qe po martohen, po udhëtojnë nëpër botë ose kanë punë me gjashtë shifra - të gjitha
gjërat që ju bëjnë të ndiheni sikur po deshtoni.

Ju mund të dëshironi të ishit më tërheqës, të kishit miq,familje, kolegë më manitshme, të jetonit në një shtëpi
më të mire ose të kishit më shumë gjëra materiale.
Kjo mund të çojë në ndjenja zilie dhe meri ndaj të tjerëve.

Këto ndjesi ekzagjerohen nga kaq shumë njerëz që paraqesin versionin më të mirë të vetes se tyre në internet:
Ne priremi të postojmë momentet tona më të lumtura dhe shumicen e arritjeve në internet - ditët tona të
këqija, dështimet dhe ndrydhjet e brendshme raportohen shumë më pak.

Disa studime tregojnë se ne kemi më shumë gjasa të tregojme ndjenjat tona në Facebook kur ndjejmë
emocione të forta si gezimi ose merzitja sesa kur ndihemi neutralë.

Keshtu qe kur ju shihni një përdorues të Facebook duke folur për pushimet e tij/saj të shkelqyera (në një plazh
me rërë, për shembull), është e lehtë të mendosh se ata kanë një jetë persosura, edhe pse nuk i shihni debatet
gjatë fluturimit ose ankesat për ngrohjes.

Mediat sociale mund të shkaktojnë depresion

Një studim i ri në revistën JAMA Psychiatry sugjeron se adoleshentët që kalojnë më shumë se tre orë cdo ditë
në faqet e rrjeteve sociale kanë më shumë gjasa të paraqesin depresion dhe probleme të tjera të shëndetit
mendor.

Në një artikull tjetër të JAMA Psychiatry, statistikat e reja rreth platformave të mediave sociale si TikTok dhe
Instagram kane nje ndikim negative në shëndetin mendor të të rriturve.

Një studim i vitit 2018 nga Kolegji i Pensilvanisë zbuloi se reduktimi i përdorimit të mediave sociale në 30
minuta në ditë çoi në më pak depresion, pagjumësi, vetmi dhe frikë per te lene dicka pas dore.

Nëse media sociale është e demshme për shëndetin tonë mendor, pse por e përdorim ende ate?

Mediat sociale janë një bekim dhe një mallkim. Ata i bashkojnë njerëzit dhe ndonjëherë mund t'i ndajne. Por
arsyeja pse njerëzit i përdorin mediat sociale është ti duash ato.

Mediat sociale janë një mjet i shkëlqyeshëm që na lejon të lidhemi me njerëz që janë të paarritshëm në botën
reale, të na degjohet zeri dhe të qëndrojmë në kontakt me të gjithë miqtë tanë.

Ato janë gjithashtu të rendesishme për qëllimet e marketingut të mediave sociale.

Për shumë njerëz, rrjetet sociale janë kontakti i tyre i parë me botën e jashtme. Kjo është mënyra se si ata
mësojnë rreth ndodhive, komunikojnë me njerëz që nuk i njohin dhe kanë akses në shumë burime që i
ndihmojnë ata të menaxhojne bizneset e tyre duke shijuar kohën e lirë.

Unë kam disa miq që vendosën të terhiqen nga mediat sociale dhe shumica prej tyre u rikthyen sepse nuk
mund të mbanin kontakte me shumicën e njerëzve jashtë mediave sociale.

10 shembuj të ndikimit pozitiv të mediave sociale

1.Ofron mundësi të reja për ndërveprim dhe lidhje

Mediat sociale na lidhin neve me miqtë, familjen dhe rrjetet sociale në mënyra që nuk ishin të mundra më
parë. Të gjithë e dinë se si ta përdorin atë, edhe nëse nuk e përdorin gjithmonë mirë. Fuqia e mediave sociale
qëndron në aftësinë e saj për të thyer barrierat e komunikimit dhe për të krijuar lidhje mes njerëzve në një
shkallë globale.

2. Ndihmon njerëzit të qëndrojnë në kontakt dhe të jenë të informuar

Mediat sociale ju ndihmojnë të qëndroni të lidhur me të dashurit që jetojnë shume larg.

Të gjithë mund të ndajnë përvoja vetjake, të postojnë fotografi, muzikë të re, video dhe të diskutojnë tema të
ndryshme. Media sociale është ndryshe nga çdo gje e krijuar ndonjëherë, sepse ka ndryshuar mënyrën se si
njerëzit ndajnë jetën e tyre me të dashurit e tyre.

3. Lejon njerëzit të ndajnë caste në mënyrë spontane


Mediat sociale ju lejojnë të ndani jetën tuaj me botën në kohë reale. Njerëzve u pëlqen të shohin se çfarë po
ndodh në jetën tuaj dhe rrjetet sociale ju lejojnë tua tregoni atyre.

Të kesh mundesine të lidhesh me të tjerët menjëherë do të thotë që nëse ka një problem, cdo njeri në botë
kanë akses në të njëjtin informacion në të njëjtën kohë dhe mund të marrin veprime shpejt.

4. Lejon njerëzit të ndajnë kendveshtrimet e tyre me botën dhe të marrin feedback

Një individ mund të ketë një ide biznesi, por nëse askush në qytetin e tyre nuk e di për atë, ata nuk do të
marrin para. Mediat sociale i lejojnë njerëzit të ndajnë idetë e tyre me miqtë, familjen, kolegët dhe kedo që ka
akses në internet.

5. Krijon idene e komunitetit

Faqet e rrjeteve sociale lejojnë përdoruesit e mediave sociale të krijojnë komunitetet e tyre bazuar në
interesat dhe pelqimet e tyre.

Këto komunitete u ofrojnë njerëzve mundësinë të takohen dhe të diskutojnë tema të ndryshme.

Duke iu bashkuar këtyre grupeve ose duke krijuar tuajin, ju mund të njihni njerëz me mendje të njëjtë me
interesa të ngjashme dhe të krijoni një ndikim pozitiv.

6. Krijo më shumë vende pune në ekonomi

Faqet më të njohura të mediave sociale, si Facebook dhe LinkedIn, kanë tabela pune ku punë të reja postohen
çdo ditë.

Duke përdorur mediat sociale, të papunët mund të gjejnë mundësi pune dhe të aplikojnë drejtpërdrejt përmes
llogarive të tyre në mediat sociale.

7. Informon përdoruesit për ngjarjet vendase dhe online

Platformat e mediave sociale mund të krijojnë ngjarje lokale dhe online në të njëjtat platforma ose të
ndryshme.

Mund të transmetoni drejtpërdrejt një ngjarje në kohë reale dhe të nderveproni drejtpërdrejt me audiencën
tuaj.

8. Ndihmon bamirësitë të mbledhin fonde

Organizatat bamirëse dhe donatorët përdorin mediat sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe fondet për
shkaqe të ndryshme.

Për shembull, në faqet e rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, mund të krijoni faqe, të postoni
përditësime, të mbani mbledhje fondesh dhe të mblidhni donacione.

Përdoruesit nuk duhet të presin më telefonata televizive ose ngjarje të tjera te shfaqura ne televizor për të
dhuruar ose ndihmuar një kauzë. Organizatat bamirëse mund të krijojnë mbledhjen e fondeve të tyre dhe
donatorët mund të kontrollojne përparimin në kohë reale.

9. Ndërton një prani të markës për bizneset

Ju mund të krijoni marrëdhënie me klientët tuaj drejtpërdrejt përmes mediave sociale. Ju mund të ndani lajme,
produkte, ngjarje dhe madje edhe ngjarjet e përditshme në zyrë ose në vendin e punës.

Mediat sociale ju lejojnë gjithashtu të ndërtoni reputacionin e markës suaj përmes postimeve të shpeshta në
të gjitha rrjetet.

Prania juaj në internet tregon personalitetin e kompanise suaj,kulturën dhe besimet dhe u tregon klientëve të
mundshëm se kush jeni dhe çfarë ju dallon.
10. I mundëson markave të bëjnë biznes

Mediat sociale përdoren nga biznese të të gjitha madhësive, duke përfshirë shumë biznese të vogla dhe të
mesme. Mediat sociale janë bërë një mjet i rëndësishëm marketingu për shumë biznese. Disa platforma të
mediave sociale gjithashtu lejojnë kompanitë të shesin produktet e tyre direkt përmes faqes së biznesit të
mediave sociale.

10 efektet negative të mediave sociale

1. Ndikimi në ndërveprimin social

Shumë njerëz shikojnë telefonat e tyre here pas here. Kjo çon në shumë ndërprerje gjatë një dite normale dhe
shpesh në "marrëveshje" - injorimin e dikujt në favor të telefonit tuaj. Kjo shkakton stres në marrëdhënie.

Rrjetet sociale na kanë lejuar gjithashtu të takojmë njerëz të rinj dhe të ndërveprojmë me miqtë dhe familjen
në një mënyrë të re. Megjithatë, sa më shumë njerëz ne bejme "miq", aq më shumë cilësia e ndërveprimeve
tona mund të zvogelohet.

2. Shkëputja emocionale

Sa më shumë kohë të kaloni në rrjetet sociale, aq më shumë ka gjasa që ju të shkëputeni nga bota reale.

Nëse kaloni më shumë kohë në këto faqe sesa me miqtë dhe familjen tuaj ose me aktivitete fizike, është koha
të kontrolloni se si e kaloni kohën tuaj.

A jeni duke u bërë i varur? A po tregoni interes jetën e njerëzve të tjerë më shumë se tuajën? Nëse po, mund
të ndikojë në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe personale.

3. Shpërqëndrim i vazhdueshëm

Mediat sociale janë një thikë me dy presa. Ato mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për t'u lidhur me njerëzit
e tjerë, por edhe një mënyrë e shkëlqyer për të humbur kohë.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për sipërmarrësit, të cilët duhet ta dinë më mirë se kushdo tjeter se koha është
një burim minimal.

4.Mungesa e gjumit dhe frika e humbjes

Mungesa e gjumit mund të prekë këdo që nuk fle mjaftueshëm, por qendrimi ne rrjetet sociale natën vonë
mund ta përkeqësojnë atë.

Shumë njerëz kontrollojnë burimet e tyre në rrjetet sociale pasi shkojnë në shtrat dhe para se të nisen për në
punë ose në shkollë në mëngjes. Kjo mungesë gjumi mund të çojë në depresion, përqendrim të paket dhe
probleme të shëndetit mendor.

5. Rrezik nga profilet e rreme, spammers dhe mashtruesit

Profilet e rreme në mediat sociale përdoren për qëllime të ndryshme, duke përfshirë vjedhjen e identitetit,
spamming dhe mashtrim.

Gjëja më e keqe për këto profile të rreme është se ato përmbajnë të gjitha të dhënat tuaja. Nëse dikush
vendos ta përdorë këtë informacion për vjedhjen e identitetit, se pari do të shikojë lidhjet tuaja në Facebook
për të parë se kush mund të jetë në rrezik.

6. Nuk ka privatësi

Informacioni juaj personal është i pambrojtur.

Informacioni që ndani në mediat sociale është i mundshem për këdo, duke përfshirë punëdhënësit e
mundshëm dhe agjencitë qeveritare.
Informacioni që jepni në Facebook, Twitter dhe llogaritë e tjera të mediave sociale mund të ndiqet nga palë të
treta, të tilla si faqet e internetit dhe kompanitë që krijojnë baza të të dhënave për të synuar klientët e
mundshëm.

7. Rritja e ndjenjës së mospermbushjes

Përdorimi i rregullt i mediave sociale mund të çojë në rritjen e ndjenjave të pamjaftueshmërisë, izolimit dhe
depresionit tek të rinjtë, sugjeron kerkim.

Këto ndjenja të pamjaftueshmërisë dhe nevoja për krahasim social mund t'i shtyjnë të rinjtë të ndryshojnë
aspekte të personalitetit të tyre (dietat, ngjyra e flokëve, veshjet) ose të provojnë sjellje të rrezikshme që ata
shohin të shfaqura në mediat sociale.

8. Izolimi social

Me gjithë kohën që njerëzit kalojnë në mediat sociale, ata mund të humbasin kontaktin me atë që është e
rëndësishme – marrëdhëniet e vërteta njerëzore, si lidhjet e ngushta familjare ose miqësitë me fqinjët ose
kolegët.

Izolimi social mund t'ju bëjë të vetmuar, në depresion ose në ankth.

Disa njerëz habiten që kalojnë më shumë kohë në rrjetet sociale sesa me familjet e tyre! Kjo është një arsye
pse një i ri që përdor shumë mediat sociale ka më shumë gjasa të jete në depresion ose të ketë emocione të
tjera negative sesa moshatarët që nuk përdorin aq shumë mediat sociale.

9. Stresi dhe mesazhet e çastit

Studimet kanë treguar se prania e vazhdueshme e mediave sociale dhe nevoja për t'iu përgjigjur menjëherë
mesazheve me tekst, emaileve dhe telefonatave mund të shkaktojë stres dhe ankth të lartë.

10. Lajme të rreme

Edhe pse platformat e mediave sociale po bëjnë çmos për ta ndalur atë, lajmet e rreme jane ende një problem,
por fajin nuk e kanë vetëm ato.

Ne kemi parë tashmë se disa njerëz e përdorin këtë tragjedi për të promovuar axhendën e tyre politike.

Për shembull, përpara se të ekzistonin mediat sociale, populistët përdorën forcen e teknologjisë , duke
përfshirë kamerën e filmit dhe radion, për të përhapur mesazhin e tyre të urrejtjes dhe gjenocidit.

Shpejtësia me të cilën mund të shpërndahet sot informacioni e bën edhe më të rëndësishme të jesh vigjilent
per burimin e lajmeve.

Ne duhet të kërkojmë burime të cilave ne mund t'u besojmë sepse liria jonë varet tek ato.

Imagjinoni jetën pa media sociale

Unë kam menduar për këtë gje për një kohë.

Për gati dy dekada, kam jetuar dhe udhëtuar jashtë vendit dhe kam vizituar shumë vende ku jam larguar nga
mediat sociale dhe teknologjitë dixhitale.

Unë gjithashtu e kam gjetur veten në situata ku qasja ime në internet ishte shumë e kufizuar ose e ndërprerë
fare, dhe ajo ishte koha më e mirë në jetën time.

Megjithatë, mediat sociale dhe komunikimet dixhitale janë bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme për
shumë njerëz, madje edhe ata që nuk jetojnë në një qytet të madh ose që kanë një punë që kërkon që ata të
jenë të lidhur me internetin gjatë gjithë ditës. Dhe kështu është e vështirë të shkëputesh nga e gjithë kjo, edhe
nëse ju do te donit keshtu, sepse kontaktet e tua janë vetëm atje.
Ato janë të arritshme dhe janë të lehta për t'u përdorur.Ju mund të lidheni gjithmonë me ta, të zbuloni se çfarë
po bëjnë, të shihni se çfarë ata mendojnë për gjërat dhe të ndërveproni shpesh me miqtë dhe familjen e largët.

Ndonjëherë dëshirojmë të ajo te ishte pak më e vështirë ose më pak e drejtpërdrejtë. Ne do të donim të
uleshim me një libër ose disa forma te tjera shpërqendrimi pa u ndjerë ne faj që dikush mund të na përgjigjet
sepse ne nuk i jemi përgjigjur atij ose asaj ne 15 minuta.

Pyetja është: Si e gjeni një ekuilibër?

Një detoks i mediave sociale mund të jetë pikërisht ajo që ju nevojitet qe ta rikthyer jetën tuaj në rrugën e
duhur.

Mund të jetë shumë tunduese të kontrollosh Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat here pas here. Por
mund të jetë koha për një pushim nëse keni vështirësi të përqendroheni në punë ose t'u kushtoni vëmendje
njerëzve rreth jush.

Si të merrni një pushim nga mediat sociale

Zbuloni se cilan platforme të mediave sociale përdorni më se shumti

Pasi të keni kuptuar se cilat aplikacione përdorni më shumë, shikoni sa kohë kaloni në ato çdo ditë.

Nëse është më shumë se një orë, mbase është koha për të marrë një pushim nga mediat sociale për javën e
ardhshme apo më shumë.

Blloko orare të caktuara gjatë ditës

Nëse dëshironi të kaloni një ose dy orë në rrjetet sociale çdo ditë, kjo është mire. Por nëse fillon të marr nen
kontroll jetën tuaj të përditshme – duke parë vazhdimisht telefonin tuaj kur supozohet te jeni duke bërë diçka
tjetër dhe të ndiheni të nervoz kur ju nuk jeni – kjo është koha për të bërë një pushim.

Fshini aplikacionet tuaja nga telefoni juaj

Nëse nuk mund të jetoni pa kontrolluar Facebook-un çdo pesë minuta, instaloni aplikacionin në kompjuterin
tuaj (madje mund ta ruani si sfondin e desktopit tuaj për akses të shpejtë) dhe sigurohuni që të jetë lehtësisht i
aksesueshëm. Nëse nuk mund t'i fshini aplikacionet tuaja, të paktën fikni njoftimet në telefonin tuaj.

Përqendrohuni në aktivitetet pa internet

Shumë aktivitete përmbushëse pa internet përfshijnë sportin, artin, shkrimin, gatimin, lexim, etj. Mblidhuni me
miqtë ose familjen tuaj ballë për ballë. Do të befasoheni se sa shumë do ta vlerësoni kohën që kaloni me ata që
nuk i keni parë.

Lëreni telefonin tuaj jashtë dhomës së gjumit kur shkoni për të fjetur

Shumë njerëz lidhen aq shumë me pajisjet e tyre saqë nuk duan t'i fikin ndërsa ata flenë.

Kjo e bën ate të vështirë për të bërë një gjumë të mirë natës, sepse gjithçka që mund të mendoni është se
çfarë po ndodh në permbajtjen tuaja të mediave sociale.

Rezultati është pagjumësia dhe ankthi: zgjoheni në mes të natës duke u shqetësuar për ngjarjet botërore,
lajmet, gjendjen tuaj bankare ose dikush që ju pëlqeni do të shikojë telefonin e tij ne një ore.

Çfarë duhet të keni parasysh kur dëshironi të hiqni dorë nga llogaritë tuaja të mediave sociale

Vendimi për tu larguar nga rrjetet sociale është një vendim serioz.

Ashtu si me shumicën e gjërave në jetë, ka të mirat dhe të këqijat.

Është e rëndësishme të merrni parasysh ndjesite tuaja përpara se të merrni vendimin për tu larguar nga
ndonjë prej këtyre platformave.
Perfitimet e tërheqjes nga mediat sociale

Zvogelon nivelin e stresit dhe ankthit në jetën tuaj të përditshme. Mediat sociale mund të krijojnë varësi dhe
stresuese. Ju mund te krahasoni jetën tuaj me përdoruesit e tjerë të mediave sociale kur shikoni postimet e të
tjerëve. Kjo mund të çojë në ndjenja të pamjaftueshmërisë, ankthit dhe depresionit. Nëse ju mendoni se
mediat sociale po ju stresojnë, mund të jetë një vendim i shkëlqyer të tërhiqeni prej tij.

Kaloni më shumë kohë me familjen dhe miqtë tuaj. Mediat sociale mund t'ju mbajnë larg nga ndërveprimi i
vërtetë social me njerëzit qe kane me shume rendesi për ju. Duke u tërhequr nga mediat sociale, ju mund të
hiqni telefonin ose kompjuterin tuaj dhe të kaloni më shumë kohë me njerëzit që kanë rëndësi për ju.

Jepini syve tuaj nje pushim. Nëse jeni duke lexuar ne Facebook ose Instagram gjatë gjithë ditës, sytë tuaj do të
sforcohen dhe do të lodhen shpejt. Largohuni nga mediat sociale për një kohë dhe jepini syve tuaj një pushim
shumë të nevojshëm duke parë gjëra të tjera.

Përfitimet e qëndrimit në mediat sociale

Mbani kontakte me miqtë dhe familjen. Është gjithashtu një mënyrë e shkelqyer për të takuar njerëz të rinj –
veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar. Disa nga marrëdhëniet tuaja më të afërta jane si pasoje e një takimi te
rastësishëm në internet. Dhe edhe nëse ata janë larg - ose ndoshta edhe qe kane nderruar jete - ju gjithmonë
mund ti arrini në mediat sociale.

Qëndroni të lidhur- Mediat sociale mund ta bëjnë më të lehtë gjetjen e gjërave për jetën e njerëzve të tjerë,
duke përfshirë interesat dhe aktivitetet e tyre. Nëse jeni të mërzitur me njerëz që nuk janë mjaftueshëm
interesantë për t'ju mbajtur të kenaqur, mediat sociale mund t'ju ndihmojnë duke ju lidhur me grupe dhe
ngjarje interesante në zonën tuaj ose në mbarë botën.

Qëndroni të informuar -Mediat sociale janë një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar gjëra të reja nga individe që
ndajnë pelqimet dhe pasionet tuaja.

Media sociale për biznes

Mediat sociale nuk janë më vetëm për përdorimin tuaj vetjak. Bizneset e vogla po përdorin forma të ndryshme
të mediave sociale për të rritur biznesin e tyre.

Është një mënyrë e shkëlqyer për të arritur klientë të rinj dhe për të bashkëvepruar me klientët e tyre
ekzistues. Ata mund të marrin feeback nga klientët e tyre dhe të ofrojnë shërbime të shkëlqyera ndaj klientit.

Mediat sociale u lejojne bizneseve të vogla të ndërtojnë marrëdhënie me klientët e mundshëm përpara se t'i
takojnë ata personalisht.

Rrjeti i mediave sociale ju ndihmon

Mediat sociale ju ndihmojnë të lidheni me individ me interesa të ngjashme dhe ju lejojnë të takoni individ të
rinj me medime dhe besime të njëjta ose të ngjashme.

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar miq apo dëshironi të lidheni me te tjeret, ka shumë mënyra të ndryshme që
mediat sociale mund ta përmirësojnë jetën tuaj në mënyra të ndryshme.

Cila platformë e mediave sociale është e duhura për ju?Nëse përdorni mediat sociale për biznesin tuaj ose te
lidheni profesionalisht, pyetja nuk është nëse duhet të largoheni nga mediat sociale, por cila platformë sociale
është e duhura për ju.

Platformat më të njohura të përdorura nga bizneset dhe profesionistët

LinkedIn – Kjo platformë u ofron kontakteve biznes me biznes (B2B) një mundësi të shkëlqyer. Kryesisht ai
është i orientuar drejt përdorimit profesional dhe ju lejon të lidheni me klientët e mundshëm. LinkedIn ju jep
më shumë kontroll mbi audiencën tuaj sesa rrjetet e tjera sociale. Ju mund t'i zvogeloni ato sipas titullit të
punës, madhësisë së kompanisë, industrisë, etj.
Facebook – kjo platformë sociale është më e mira për tregtarët me një buxhet të vogël. Kjo ju lejon të
përqendroheni në audiencën tuaj të synuar dhe të përfitoni sa më shumë nga buxheti juaj i reklamave.
Facebook është akoma në rritje dhe për këtë arsye ofron shumë mundësi të pashfrytëzuara për biznes.

Twitter – përdoret kryesisht si burim lajmesh në kohë reale, por gjithashtu ofron një mënyrë të shkëlqyer për
bizneset që të lidhen me klientët dhe kilent qe do te donit ti kishit. Duke përdorur reklamat në Twitter, mund
të lidheni me klientet qe do te donit ti kishin dhe klientë të rinj me kosto efektive. Twitter është veçanërisht
efektiv për ata që kanë pak kohë për mediat sociale. Mesazhet janë zakonisht të shkurtra.

Instagram – ajo ,e shkëlqyeshme për tregtinë elektronike, është një mënyrë argëtuese për të bere tregti per
biznesin tuaj dhe per te lene mbresa atje. Aplikacioni Instagram dhe reklamat po përmirësohen shpesh.Një
faqe e mediave sociale është si çdo mjet tjetër; Ajo na ndikon neve vetëm nëse ne e lejojmë ate.

Rrjetet sociale janë këtu për të qëndruar, prandaj është e rëndësishme të dini se si ta përdorni ate siç
duhet.Ndikimi i mediave sociale në jetën tonë, mënyrën se si ne bëjmë biznes dhe më shumë është i
rëndësishëm.Ata janë bërë një mënyrë jetese për të gjithë dhe janë një rrjet i mirë për njerëzit që të qëndrojnë
në kontakt dhe të ndajnë informacione.

Pyetjet e bëra më shpeshCili është ndikimi i mediave sociale në jetën tonë?Mediat sociale ndikojnë thellësisht
në jetën tonë, duke përfshirë mënyrën se si ne komunikojmë,marrin informacionin, opinionet politike,
mesojme sjelljet dhe ndjenjën e përgjithshme të vetes dhe komunitetit. Ndikimi mund të jetë pozitiv dhe
negativ, në varësi të përdorimit të tij.

Si ndikojnë mediat sociale në shëndetin tonë mendor?

Studimet kanë treguar se përdorimi i tepërt i mediave sociale mund të ndihmoj në ndjenjat e ankthit,
depresionit, vetmisë dhe uljes së vetëbesimit. Megjithatë, mediat sociale mund të ofrojnë gjithashtu rrjete
mbështetëse dhe lidhje për të përmirësuar shëndetin mendor. Ndikimi varet me se shumti nga mënyra se si
dhe pse individët i përdorin këto platforma.

Si ndikojnë mediat sociale në komunikim?

Mediat sociale kanë ndryshuar rrenjesisht komunikimin, duke e bërë atë më të shpejtë dhe më të
menjëhershëm. Ai i lejon njerëzit të lidhen boterisht, të ndajnë ide dhe të bashkëpunojnë si kurrë më parë.
Megjithatë, kjo gjithashtu mund të përhapë keqinformim dhe keqkuptime për shkak të mungesës së sinjaleve
joverbale të komunikimit dixhital.

Cilat janë efektet pozitive të mediave sociale?Efektet pozitive të mediave sociale përfshijnë aftësinë për t'u
lidhur me njerëzit në mbarë botën, akses në një numer I madh informacionesh dhe kendveshtrime të
ndryshme, mundësi për të mësuar dhe një platformë për shprehje dhe kreativitet.

Cilat janë efektet negative të mediave sociale?Efektet negative të mediave sociale mund të përfshijnë
dhunimin kibernetik, shqetësimet për privatësinë, keqinformimin dhe mundesine për varësi.Ajo gjithashtu
mund të çojë në ulje të produktivitetit dhe të kete nje ndikim negativ në shëndetin mendor.

A mund të ndikojnë media sociale në procesin tonë të vendimmarrjes?Po, mediat sociale mund të ndikojnë ne
meyre te konsiderueshme në proceset tona të vendimmarrjes. Nga ndikimi në vendimet tona të blerjes
përmes reklamave dhe marketingut me ndikim tek formimi i pikëpamjeve tona politike, përmbajtja jonë e
mediave sociale mund të ndikoj tek mendimet, perceptimet dhe veprimet tona.Si ndikojnë mediat sociale në
perceptimin tonë të realitetit?Mediat sociale mund të ndikojnë në perceptimin tonë të realitetit duke
paraqitur versione të kuruara, shpesh të idealizuara të jetës së njerëzve, duke çuar në pritshmëri dhe
krahasime jorealiste. Ajo mund të ndikojë gjithashtu në perceptimin tonë për ngjarjet ose çështjet bazuar në
medimet dhe këndvështrimet ndaj të cilave jemi të ekspozuar

.A është e mundur të reduktohen ndikimet negative të mediave sociale?Po, është e mundur të reduktohet
ndikimi negative i mediave sociale. Kjo mund të bëhet duke vendosur kufij, duke kuruar prurjet për të përfshirë
përmbajtje të ndryshme dhe pozitive, duke marrë detoksime të rregullta dixhitale dhe duke nxitur
marrëdhënie dhe hobi të shëndetshme qe nuk jane ne internet.

Si ndikojnë mediat sociale te adoleshentët ndryshe nga të rriturit?Adoleshentët, të cilët janë në një fazë kritike
të zhvillimit social dhe emocional, mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndikimeve negative të mediave sociale,
si krimi ose dhuna kibernetik, presioni i moshatarëve te tyre dhe ndikimi në vetëvlerësim nga krahasimi.
Megjithatë, ata gjithashtu mund të përfitojnë nga përmbajtja arsimore dhe lidhjet sociale të këtyre
platformave.Si e kanë ndryshuar shoqërinë media sociale?Mediat sociale kanë ndryshuar nemenyre te
konsiderueshme shoqërinë në mënyra të ndryshme. Ajo ka transformuar mënyrën se si ne komunikojmë, si ne
aksesojmë informacionin , madje edhe mënyrën se si ne e perceptojmë veten dhe botën përreth nesh. Ajo ka
çuar në ndryshime të rëndësishme shoqërore, duke përfshirë ndryshime në diskursin politik, sjelljen e
konsumatorit dhe aktivizmin social.

Worked by:Frida Qordja

You might also like