Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

MJEDIS IA

Tema 1 - HARDWARE & MIKROPROCESORI


- Emërtoni përbërësit kryesorë që përbëjnë një sistem kompjuterik.

- Tabletat dhe telefonat inteligjentë kryejne shumë nga funksionet e një kompjuter
desktop/laptop. Përshkruani dallimet kryesoren midis nje kompjuteri desktop
dhe nje laptopi dhe midis një tabletë dhe nje telefoni.

- Kur vendosni cilin kompjuter, tablet ose telefon doni të blini, cilët janë faktorët
kryesorë që përcaktoni zgjedhjen tuaj përfundimtare?

- Shikoni në shtepi kompjuterin, laptopin, printerin, televizorin dhe telefonin dhe


listoni llojet e hyrjes dhe portat e daljes që gjenden në secilën pajisje?

- Në qendër të të gjitha pajisjeve të mësipërme është mikroprocesori. Si eshte


zhvilluar ai gjatë dhjetë viteve të fundit?
MJEDIS IB
Tema 2 – SISTEMET OPERATIVE OSE TE SHFRYTEZIMIT
- Mikroprocesorët përdoren zakonisht për të kontrolluar furrat me mikrovalë,
lavatriçet dhe shumë sende të tjera shtëpiake. Shpjegoni pse nuk është e
nevojshme për këto pajisjet të kenë një sistem operativ.

- Listoni tre sisteme operative të përdorura në kompjuter dhe pajisje të tjera, si


telefonat celularë dhe tableta.

- Një prodhues prodhon kompjuterë laptop, telefona celularë dhe tablet.


Shpjegoni pse është e nevojshme që prodhuesi të zhvilloje versione të ndryshme
të sistemit operativ për përdorim në kompjutera, telefona celularë dhe tablet?

- Shumica e sistemeve operative ofrojnë një ndërfaqja grafike per perdoruesin


(GUI) si dhe një nderfaqe linjë komande (CLI). Cilat janë ndryshimet kryesore
midis dy lloje ndërfaqesh? Cilat janë të mirat dhe të këqijat e të dy llojeve të
ndërfaqes? Kush do të përdorte te dyja ndërfaqet?
MJEDIS IC
Tema 3 - KOMUNIKIMI NE RRJET
- Shpjegoni dallimet kryesore midis nje Adrese MAC dhe një adresë IP dhe pse
është e nevojshme që të dyja të shoqërohen me nje pajisje te lidhur me
internetin.

- Cili është qëllimi i një ofruesi shërbimi interneti (ISP)? Shpjegoni funksionin e një
shfletuesi interneti. Në çfarë mënyrash është kjo e ndryshme nga një ISP?

- Në sallen e laboratorit duhet të krijohet një rrjet me 20 kompjuterë të pavarur.


Përshkruani hardware dhe software që nevojiten për të bere këtë rrjet të
thjeshtë kompjuterik.

- Telefonat celularë dhe tabletët mund të jenë konfiguruar për të hyrë në internet
nga cdo vendndodhje. Përshkruani softuerin e nevojshëm që lejon që kjo gje të
ndodhë.

- Përshkruani disa nga përfitimet dhe mangësitë (kur krahasohen me një desktop
PC) të aksesimit të faqeve të internetit nga nje celular.

You might also like