Historia e Shqipërisë Se Lashte

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Historia e Shqipërisë se Lashte

Kombi shqiptar nuk ka një histori të mbushur me luftra pushtuese kundrejt popujve të
tjerë, por historia e Shqipërisë dëshmon për gjurmët e lashta të popullit tonë në rajonin e
Evropës Juglindore, si popull autokton dhe mikpritës ndaj kujtdo i larguar nga toka e vet.

Shqipëria konsiderohet si një nga rajonet me gjurmët më të lashta të popullsisë në


Ballkan dhe Evropë. Gjetjet e shumta arkeologjike në pjesë të ndryshme të rajoneve
shqiptare si ato të Lepenicës në Vlorë, Trenit në Korçë, Xara në Sarandë etj, dëshmojnë
për gjurmët e lashta të popullsisë në territorin shqiptar.

Duke studiuar këto objekte arkeologjike, është vërtetuar se vendbanimet e para


shqiptare nisën të banohen në mes të periudhës paleolitike (100,000 deri 40,000 vjet
para Krishtit). Po kështu, gjatë periudhës së neolitit (6000 – 2600 pes), tregohet një
popullsi shumë më e dendur në territoret shqiptare. Kjo është vërejtur në gërmimet
arkeologjike të kryera në zonën e Korçës, ku janë gjetur 12 vendbanime, që i përkasin
kësaj periudhe.

Popullsia indo-evropiane u vendos këtu në fillim të mijëvjeçarit III para Krishtit. Si


rezultat i këtij bashkimi, në Gadishullin Ballkanik u krijua një popullsi e re, pellazgët, e
cila ruajti karakteristikat specifike kulturore dhe gjuhësore.Kjo popullatë e lashtë u bë
paraardhësja e ilirëve.

You might also like