Teoria Celik 2

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

KONSTRUKSIONE ÇELIKU 2

(Teoria e provimit)

1. Kuptimi i njësive

1. Cili është kuptimi i njësisë N (Newton)? Si përcaktohet ajo?


2. Cili është kuptimi i njësisë Pa (Pascal)? Si përcaktohet ajo?

2. Qëndrueshmëria e kolonave të përbëra në shtypje jashtëqendrore

Llogaritja në qëndrueshmëri të pjesshme e pllakës së murit të kolonës SH.Q.

1. Skema llogaritëse.
2. Llogaritjet e kontrollit.
3. Kushtet për të cilat nuk paraqitet e nevojshme llogaritja në qëndrueshmëri të pjesshme
(vërtetim i njërit prej kushteve).
4. Kushtet e vendosjes së brinjëve te rigjidimit dhe rekomandimet në lidhje me këtë
problematikë.

3. Pllaka e murit të kolonave të përbëra në shtypje jashtëqendrore

Llogaritja në qëndrueshmeri të pjesshme e murit të kolonave të përbëra në SH. JQ. vetëm për
veprim të sforcimeve normale.

1. Skema llogaritëse
2. Llogaritjet e kontrollit në qëndrueshmëri të pjesshme (vlerësimi i koeficientëve që marrin
pjesë në këto llogaritje).
3. Kushtet për të cilat nuk paraqitet e nevojshme llogaritja në qëndrueshmëri të pjesshme
(shpjegimi si dalin këto kushte).

4. Qëndrueshmëria e pjesshme e murit të traut të përbërë.

Llogaritja në qëndrueshmëri të pjesshme e pllakës së murit të traut të përbërë për veprim vetëm të
sforcimeve tangenciale.

1. Ç’kuptojmë me humbje të qëndrueshmërisë së pjesshme dhe nga se shkaktohet?


2. Cilët janë faktorët që ndikojnë në humbjen e qëndrueshmërisë së pjesshme?
3. Skema llogaritëse per veprim vetëm të sforcimeve tangenciale.
4. Llogaritjet e kontrollit në qëndrueshmëri të pjesshme.

5. Qëndrueshmëria e pjesshme e panelit të murit të traut të përbërë në prezencë të brinjëve të


rigjidimit tërthore dhe gjatësore.

1. Të vizatohet paneli i murit të traut të përbërë në prezencë të brinjëve të rigjidimit tërthore


dhe gjatësore, skema llogaritëse për këtë panel dhe të paraqiten epyrat e sforcimeve.
2. Të paraqitet skema llogaritëse e pllakës së sipërme të murit, mbi brinjën e rigjidimit
gjatësore, dhe në vijim të paraqitet mënyra e llogaritjes në qëndrueshmëri duke përcaktuar
saktë çdo term që shfaqet (ekuacioni i kurbës kritike, sforcimet reale, sforcimet kritike, etj.).
3. Të paraqitet skema llogaritëse e pllakës së poshtme të murit, nën brinjën e rigjidimit
gjatësore, dhe në vijim të paraqitet mënyra e llogaritjes në qëndrueshmëri duke përcaktuar
sakte çdo term që shfaqet (ekuacioni i kurbës kritike, sforcimet reale, sforcimet kritike, etj.).
6. Trarët me hoje gjashtëkëndore

Llogaritja në soliditet e trarëve me hoje gjashtëkëndore.

1. Të paraqitet mënyra e përmasimit të trarëve me hoje.


1. Cilat janë metodat e llogaritjes së trarëve me hoje?
2. Të paraqitet modeli i thjeshtuar i llogaritjes së traut me hoje (për një rast ngarkimi me
ngarkesë uniformisht të shpërndarë, mbështetje çernierë-çernierë) së bashku me epyrat e
forcave të brendshme.
3. Të paraqiten figurat e nevojshme (skemat, epyrat e forcave të brendshme dhe sforcimet)
dhe të kryhet llogaritja në soliditet për sforcimet normale për fibrat më të shtypura dhe ato
më të tërhequra.
4. Ku rekomandohet të kryhet kontrolli në soliditet për sforcimet normale për trarët me hoje?
5. Të dimensionohet tegeli i saldimit që bashkon dy pjesët e traut.

7. Dimensionimi i seksionit tërthor të traut të përbërë

Për një tra të përbërë çeliku, me seksion dopio T, kërkohet të paraqitet:

1. Mënyra e përcaktimit të lartësisë optimale të traut. Me konkretisht:


a. Ç’kuptojmë me lartësi optimale të traut?
b. Si përcaktohet lartësia optimale? (Vërtetimi i shprehjes së llogaritjes.)
2. Mënyra e dimensionimit të murit të traut sipas të gjitha kushteve të nevojshme.
3. Mënyra e dimensionimit të brezave të traut, sipas të gjitha kushteve të nevojshme.

Për një tra të thjeshtë çeliku, të përbërë me seksion simetrik dopio T, kërkohet të paraqitet shprehja
e llogaritjes së lartësisë të traut (optimale, minimale, sipas kushtit në deformacion) dhe të
vërtetohet si arrihet te ajo.

8. Bashkimet e zgjatimit të trarëve të përbërë

Të paraqiten skemat llogaritëse dhe llogaritjet e kontrollit/dimensionimit për rastet e mëposhtme


të bashkimeve të zgjatimit.

1. Bashkimi i dy pjesëve të traut me tegel ballor për veprim të njëkohshëm të momentit


përkulës dhe të forcës prerëse (pllakat e murit dhe të brezave bashkohen në të njëjtin
pozicion).
2. Bashkimi i dy pjesëve të traut me tegel ballor dhe pllakë lidhëse, në nivelin e brezave, për
veprim vetëm të momentit përkulës (pllakat e murit dhe të brezave bashkohen në të njëjtin
pozicion).
3. Bashkimi i dy pjesëve të traut pa tegel ballor, por me pllaka lidhëse, në nivelin e brezave dhe
të murit, për veprim të njëkohshëm të momentit përkulës dhe forcës prerëse (pllakat e
murit dhe të brezave bashkohen në të njëjtin pozicion).

9. Llogaritja e bashkimeve të zgjatimit me bulona

1. Të vizatohet një bashkim zgjatimi i traut të përbërë i realizuar me bulona (p.sh. me dy pllaka
fundore).
2. Të tregohet si emërtohen bulonat në lidhje me klasat e rezistencës duke shpjeguar kuptimin
e saktë të simbolikës që takohet në kokë të bulonit.
10. Mbështetja e traut dytësor mbi traun parësor (të përbërë)

1. Të paraqitet detaji i mbështetjes së traut dytësor mbi traun parësor (të përbërë) për rastin
kur trau dytësor është i vazhduar (nyja ka moment përkulës në pjesën e sipërme) (të
paraqiten të treja figurat).
2. Të tregohet cili është elementi që bën të mundur që nyja të transmetojë moment përkulës
dhe në cilat kushte ndodhet ky element.
3. Të përcaktohet trashësia e pllakës lidhëse që bën të mundur transmetimin e momentit
përkulës në nyje.

You might also like