Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Hulumtim mbi zhvillimin e procedurës së shpalljës, thirrjes , rishpalljës dhe vendosjes së përfituesve të

prgramit të Ministrisë së Administrmit të Pushtetit Lokal- MAPL-së për ndërtim dhe renovim të
shtepive për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale dhe që nuk kanë kushte adekuate të
banimit nga komunitetet jo – shumicë në Kosovë !

https://mapl.rks-gov.net/organizimi/departamentet/ndertimi-dhe-renovimi-i-shtepive-per-
komunitetet-jo-shumice/?
fbclid=IëAR1i3AdAqkvvyXx4r2NnsePYVx0nE_qëGbX33jZcTfBGeG_UCGTVBnYxFM0

Të gjeturat : Dyshime për keqpërdorime me fonde publike dhe me subvencione qeveritare, ushtrim
ndikimi, keqpërdorim i detyrës zyrtare, nepotizmi dhe konflikt interesi me qëllime të përfitimit përsonal
dhe politik!

Përshrim i projektit : Projekti i ndërtimi të shtëpive dhe renovimeve për familjet me gjendje të rëndë
ekonomike dhe sociale dhe që nuk kanë kushte adekuate të banimit nga komunitetet jo – shumicë në
Kosovë është hapur nga ana e MAPL-së me gjithësejt 3 milion euro, prej tyre 2 milion për ndërtim të
shtëpive ( LOT 1) dhe dhe 1 milion për renovim të shtëpive ( LOT 2) !

Ky projekt ka fillluar dhe është shpallur thirrja e parë në faqen e MAPL-së me datë 03.05.2023!

Thuhet se kanë aplikuar rretth 5000 familje! Duke mos i ditur arsyet në mënyrë të heshtur është anuluar
kjo shpallje e cila nuk është publikuar fare si anulim!

Për të dytën herë me datë 07.08.2023 është ri-shpallur e njejta thirrje e cila ishte shpallur 03.05.2023 me
disa ndryshime në thirrjen e dytë publike !

Ndërkohë nga ana e MAPL-së nuk janë informuar ata përsona që kanë aplikuar fare për anulimin e
aplikimit të tyre! Të gjitha dokumentet e dorëzuara në aplikimin e parë kanë përfunduar si të pavlera!

Pas ri-shpalljës janë vërejtur disa këshilltarë të ministrit z.Elbert Krasniqi ( z. Muharrem Asllani, z. Idriz
Murtezi dhe z. Isa Osmani ) që kanë dale në teren dhe kanë takuar njerëz përsonalisht kryesisht familjar
të tyre, përsona të afërt me partittë IRDK, PAI dhe LPRK ( Parti të cilat janë nga komunitetet Egjiptian,
Askali dhe Rom e që janë pjesë e qeverisjës aktuale, pjesë e pozitës aktuale) e të cilët pas publikimit të
emrave të përfituesve rezulton se shumë nga ata janë përfitues në listën përfndimtare! Me këtë rast
dyshohet për ushtrim ndikimi nga zyrtarët politik të MAPL-së , keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe
orkestrim të procesit më qëllime të përfitimeve politike dhe familjare !

Shih fotot nr 11,12,13.14 dhe 15 !

Gjithashtu dyshohet se procesi i prokurimit publik për implementimin e këtij projekti nuk është
proceduar sipas ligjit në fuqi të prokurimit publik !

Në shumicën e komunave dyshohet se ka filluar procesi i ndërtimit pa procedurën e rregullt dhe pa


përfillje të ligjeve për leje të ndërtimit!

Me rastin e publikimit të listës përfituese nuk është respekuar e drejta ligjore për ankesë për familjet që
kishin aplikuar dhe nuk kan qenë në listën përfituese! Pra nuk kishte fare vendime me arsyetme për
familjet që u janë refuzuar kërkesat dhe arsyet e refuzimit!
Gjatë procedurës nga ana komisionit në përbërje nga z. Gafurr Sllamniku kryesues , z. Bafti Dogani
anëtar dhe znj. Vjosa Ahmetaj anëtare, të përcaktuar nga ana e ministrit z.Elbert Krasniqi vlerësohet se
procedura e udhëhequr nga ata kishte mangësi të mëdha! Komisioni dyshohet të këtë vendosur bazuar
vetëm me ndikimet politike nga ana përfaqësuesve të paritve IRDK, PAI dhe LPRK dhe ministri z.Elbert
Krasniqi i MAPL-së si kryetar i IRDK-së partie përfaqësuese e komunitetit egjiptian.

Komisioni fillimisht nuk e ka publikuar vendimin dhe arsyet për anulimin e shpalljës së pare, pastaj në
rrethana fare të pa sigurta duke mos verifikuar gjendjen e apikuesve në teren, duke mos u siguruar për të
ardhurat e tyre, për poziten e tyre ekonomike për përkatësin e tyre politike dhe afërsinë familjarëve me
përfaqësuesit politik që kane pozita publike qoft në MAPL apo edhe jasht MAPL-së!

Po ashtu, komisioni në fjalë në asnjë rast nuk ka kërkuar të dhëna nga kryetarët e komunave , drejtoritë
komunale për qështje sociale apo të pronave për të u siguruar për vëertetësin e të dhenave gjendjen
faktike të familjeve aplikante , të përfituesve apo të atyrë që u janë anuluar kërkesat !

Bazuar në hulumtimin e bërë kemi siguruar informacione të vërtetuara e të cilat dyshohet se një pjesë e
madhe e përsonave që gjinden në listen përfundimtare të përfituesve bëjn pjesë në familjet që kanë
lidhje të ngushta familjare me përfaqësues politik që punojn në institucionet qeveritare që kanë pozita
të larta politike e që përbën konflikt i rëndë i interesit, familje që kanë të ardhura të mjaftueshe dhe e
kanë gjendjen e mirë ekonomike duke mos bërë pjesë në familjet me gjendje të rëndë ekonomike e
sociale si dhe përsona që janë anetar , militiant dhe përsona që kanë pozita politike me partitë IRDK ,PAI
dhe LPRK!

Në vijim më radhë paraqesim listen e përfituesve të cilë dyshohet se nuk i kanë plotësur kushtet dhe janë
në listë me ndërhyrje politike:

1. Përfituesi me numër rëndor 484/23 Selim Murtezi nga Fushë Kosova është përfitues i ndërtimit
të shtpisë nga ana e MAPL-së (LOT 1). Selimi është djali i axhës së z.Idriz Murtezit nga Fushë
Kosova kryetar i IRDK-së dega në Fushë Kosovë dhe këshilltar i ministrit të MAPL-së z. Elbert
Krasniqi! Po ashtu Selimi është kojshi i parë i këshilltarit në ministrin e MAPL-së z. Muharrem
Asllani. Sipas faturës së tatmit në pronë foto me numër 01 në komunën e Fushë Kosovës
konfirmohet se Selim Murtezi është pronar i një shtëpie dy katëshe dhe një prone! Thuhet se
kohën e fundit i njejti e ka shitur shtëpin më qëllim të përfitimit të shtëpisë nga MAPL! Po ashtu
bazuar në informatat që janë siguruar , Selimi ka veturë Zafira dhe punon si taxi. Po ashtu Selimi i
ka dy djem në marrdhënje pune në firma private!
2. Përfituesja me numër 513/23 znj. Mirsada Murtezi nga Fushë Kosova është përfituese në listën
për ri-ndërtimev ( LOT 2) është gruaja e vëllaut të z Idriz Murtezit nga Fushë Kosova kryetar i
IRDK-së dega në Fushë Kosovë dhe këshilltar i ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqi!
3. Përfituesi me numër 017/23 z.Fitim Shala ( LOT 2) nga Fushë Kosova është prindi i znj.Arjeta
Shala, asistente përsonale e ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqit. Arjeta Shala po ashtu ka
qenë pjesë e listës zgjedhore të vitit 2021 në partinë e IRDK-së ku kryetar është z.Elbert Krasniqi
shih foton me numër 02. Përfituesi z Fitim Shala e ka gjendjen ekonmike relativisht të mirë
drejton restorant ushqimorë në Fushë Kosovë ka veturë dhe jetojnë bashk me vajzën e tij Arjeta
Shala e cila është e punësuar në MAPL që nga vitit 2021! Përfituesi Fitim Shala nuk i ka plotësuar
kushtet për përfitim të projektit të ri ndërtimi por është rast i ndikua nga ministri Elbert Krasniqi
përmes asistentës respektivisht vajzës së përfituesit znj. Arjeta Shala !
4. Përfituesi me numër rëndor 621/23 Arsim Avudllahi (LOT 2) nga Fushë Kosova është familjar i
ngusht ( djali i axhës ) i znj.Arjeta Shala, asistente përsonale e ministrit të MAPL-së z. Elbert
Krasniqit. Arjeta Shala po ashtu ka qenë pjesë e listës zgjedhore të vitit 2021 në partinë e IRDK-
së ku kryetar është z.Elbert Krasniqi. Besohet se përfituesi Arsim Avdullahi nuk i ka plotësuar
kushtet për përfitim të projektit të ri ndërtimit por është rast i ndikuar nga mbesa e tij Arjeta
Shala!
5. Përfituesi me numër 623/23 Imer Berisha (LOT 2) nga Fushë Kosova është familjar i ngusht
(dajë) i znj. Arjeta Shala, asistente përsonale e ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqit. Arjeta
Shala po ashtu ka qenë pjesë e listës zgjedhore të vitit 2021 në partinë e IRDK-së ku kryetar
është z.Elbert Krasniqi. Besohet se përfituesi Imer Berisha nga Fushë Kosova nuk i ka plotësuar
kushtet për përfitim të projektit të ri ndërtimi por është rast i ndikuar nga mbesae tij znj Arjeta
Shala !
6. Përfituesi me numër rëndor 825/23 Bajram Malijiq nga komuna e Ferizajit (LOT 2) është burri i
tezës së z. Isa Osmanit, Këshilltar i Ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqit. Po ashtu z.Isa Osmani
është anëtar i IRDK-së parti kjo që drejtohet nga ministri i MAPL-së z.Elbert Krasniqit. Përfituesi z.
Bajram Malijiq besohet se nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë përfitues për rindërtim pasi që
ai dhe familja e tij kanë kushte të mira për jetesë dhe kanë familjar të ngushtë që jetojnë dhe
veprojnë në diasporë. Dyshohet se futja e tij në listën e përfituese është bërë me ndikimin e z.
Isa Osmani!
7. Përfituesi me numër protokolli 626/23 z. Bajram Bajrami ( LOT 2) është djali i shefit të zyrës
komunale për komunitetet në Ferizaj z.Rexhep Bajramit. Këta jetojnë në bashkësi familjare dhe
kanë të ardhura nga paga e shefit të zyrës për komunitete në Ferizaj dhe kanë të ardhura nga
klubi i karates” FITUESI” në Ferizaj që e drejton Bajrami dhe babai i tij Rexhepi.
Përfituesi në fjalë nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë përfitues! Për shkak të lidhjeve të
ngushta dyshohet për të qenë përfitues Bajrami ka ndikuar z. Isa Osmani këshilltar i ministrit
z.Elbert Krasniqit!
8. Përfituesi me numër të protokolli me numër të protokollit 831/23 ( LOT 2) z.Fatmir Aliu është i
punësuar si shofer në zyrën komunale për komunitetet në komunën e Ferizajit! Përfituesi në fjalë
nuk i ka plotësuar kushtet për të qenë përfitues bazuar në kriteret e parapara nga ana e
komisionit pasi që siguron të ardhura dhe e ka gjendjen e mirë ekonomike! Për shkak të lidhjeve
të ngushta dyshohet se për të qenë përfitues z. Fatmir Aliu ka ndikuar z. Isa Osmani këshilltar i
ministrit të MAPL-së z.Elbert Krasniqit!
9. Përfituesi me numër të protokolli me numër të protokollit 380/23 ( LOT 2) z. Skender Batalli nga
Fushë Kosova është Daja z.Muharrem Asllanit, këshilltar i ministrit të MAPL-s z. Elbert Krasniqit
dhe zyrar i lartë i partisë së Elbert Krasniqit, IRDK!
Përfituesi në fjalë jeton vetëm me bashkëshortën dhe në shumicën e kohës e kalon tek 7 fëmijet
e tyre në Diasporë. Pra gjendja ekonomike e tij është mjaft e mirë dhe se përfituesi nuk i
plotëson kushtet për të qëne në listën e përfituesve! Dyshohet se futja e tij në listën e përfituese
është bërë me ndikimin e z. Muharrem Asllanit!
10. Përfituesi me numër të protokolli me numër të protokollit 145/23 (LOT 2 ) z. Shaban Qerimi
është prindi i nënkryetarit komunal për komunitete në komunën e Lipjanit z. Lulzim Qerimit.
z. Lulzim Qerimi ka rreth 6 vite apo edhe më shumë që është nënkryetar dhe me të ardhura
relativisht të mira . Po ashtu nipi i përfituesit ështe gazetar i punësuar në mediumin T7 dhe
quhet Selamir Qerimi! Pra përfituesi së paku ka të hyra dy rroga dhe të gjithë këta jetojnë në
bashkësi dhe nëkushtë të mira ekonomike. Familja Qerimi nga komuna e Lipjanit është familje e
cila ka lidhje familjare ( Tezak) me z. Muharrem Asllanin , këshilltar i ministrit të MAPL-së z.
Elbert Krasniqit! Dyshohet se futja e tij në listën e përfituese është bërë me ndikimin e z.
Muharrem Asllanit!
11. Përfituesi me numër të protokolli 110/23 ( LOT 2 ) z.Gezim Hoti nga Fushë Kosova është drejtor
i organizatës “Health for All” me c’rast që disa vite edhe siguron të ardhura pasi që ka qenë
kordinator i disa projekteve me këtë organizatë. Po ashtu në familjen e përfituesit është i
punësuar ne komunën e Fushë Kosovës edhe djali i tij z. Burhan Hoti. Pra kjo familje jeton në
kushte relativisht të mira! Dyshimet për të qenë pjese e përfituesve kjo familje janë tek ushtrimi i
ndikimit i z. Muharrem Asllanit këshilltar i ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqit pasi që i njejti
ka për disa vite ka punuar bashk me z. Gezim Hotin në organizatën “Health for all”. Shih fotot me
nr 03,04,05!
12. Përfituesi me numër të protokolli 110/23 ( LOT 2) z. Gazmend Qyqalla nga Fushë Kosova është
anëtar i kryesisë së IRDK-së dhe nënkryetar i degës së IRDK-së në Fushë Kosovë parti kjo ku
kryetarë është ministri aktual i MAPL-së z. Elbert Krasniqi. z.Qyqalla është drejtor organizatës
“Young community leaders Center” me c’rast ka të hyra finansiare nga implemeentimi i
projekteve të ndryshme. Gazmend Qyqalla është po ashtu fascilator në organizatën
“Balkansunfloëers” në Fushë Kosovë me kontratë punë! Gazmendi jëton në kushte relativisht të
mira dhe nuk do i plotësonte kushtet po mos të ndikonte drejtëpërdrejtë ministri i MAPL-së z.
Elbert Krasniqi, dhe kryetari I degës së IRDK-së në Fushë Kosovë z. Idriz Murtezi!
Shih fotot me numër 06,07,08, 09 dhe 10, për lidhjen politike të z. Gazmend Qyqallës me IRDK-
në !
13. Përfituesi me numër të protokolli 824/23( LOT 2) z. Hamit Sefedini nga Ferizaj është përson i cili
jeton në kushte të mira ekonomike , dhe në shumicën e kohës qëndron në diasporë tek djemt
dhe vajzat e tij! z. Sefedini ka dyqan dhe kafiterti që është biznes që ai dhe familja e tij e zhvillon.
Sefedini ka lidhje të ngushta me IRDK-në dhe është anëtar i saj. Gjatë kohës së procesit të
aplikimit sic është përshkruar në hyrje të këtij dokumenti vërehet se këshilltarët e ministrit të
MAPL-së z.Krasniqi , z.Isa Osmani, z. Muharrem Asllani dhe z. Idriz Murtezi vërehet të jenë takuar
në Ferizaj me z. Sefedini e të cilit ju kanë plotësuar aplikacinin e më c’rast dyshohet edhe për
ndikim të tyre në futjen e z. Hamit Sefedini në listën përfituese pa plotësuar kushtetet e
parapara me kontratë Shih fotot me numër 11 ,12 , 13, dhe 14 !
14. Përfituesi me numër të protokolli 124/23 ( LOT 2 ) z.Agim Hyseni nga komuna e Podujevës.
Agim Hyseni ka disa djem dhe vajza që jetojnë dhe veprojnë në diasporë. I njejti po ashtu në të
kaluarën gjatë gjithë kohës ka qenë në pozita politike të ndryshem duke pasur të ardhura gjatë
gjithë kohës. Pra përfituesi ka kushte relativisht të mira për jetesë. Gjatë kohës së procesit të
aplikimit sic është përshkruar në hyrje të këtij dokumenti vërehet se këshilltarët e ministrit të
MAPL-së z.Krasniqi , z.Isa Osmani, z. Muharrem Asllani dhe z. Idriz Murtezi vërehet të jenë
takuar në Podujevë edhe me z. Hyseni e të cilit ju kanë plotësuar aplikacinin e më c’rast
dyshohet edhe për ndikim të tyre në futjen e z. Agim Hyseni në listën përfituese pa plotësuar
kushtetet e parapara me kontratë Shih fotot me numër 15
15. Përfituesi me numër të protokolli 645/23 (LOT 2) z.Lavdim Lala nga Gjakova. I njejti është
kushëri i afërt i deputetit të IRDK-së z. Frdion Lala! Bazuar në kushtet ekonomike dhe sociale të
z. Lavdim i njejti nuk do të duhej të ishte në listë e përfituesve për rindërtim të shtëpisë pa
ndërhyrjen e deputetit Fridon Lala!
16. Përfituesi me numër të protokolli 601/23 (LOT 2) z.Luan Qukani nga Gjakova e zhvillon biznisin
e Poqarisë e ka puntorinë dhe dyqanin e shitjës në komunën e Gjakovës. I njejti muajë më parë
ka përfituar subvencion për zhvillimin e biznesit të tij nga ana e ministrisësë së kthimit dhe
komuniteteve! z. Qukani e ka gjithë familjën e ngushtë në diasporë përfshirë edhe djalin e tij që
jeton në Gjermani! Në kushte normale z.Qukani nuk i plotëson kushtet elementare për të qenë
pjesë e përfituesve të rindërtimit të shtepisë pasi që kushtet ekonomike të tij janë jashtë
zakonisht të mira. Për shkak të lidhjeve të ngushta me partinë IRDK-së të ministrit të MAPL-së
z.Elbert Krasniqit dhe pa ndikimin e përfqësuesve të IRDK-së dhe të deputetit Fridon Lala, z.
Qukani nuk do të ishte pjesë e përfituesve as në listën e përfituesve të subevncioneve të
bizneseve nga ana e ministrisë së kthimit dhe as të projektit të MAPL-së për rindërtim!
17. Përfituesi me numër të protokolli 493/23 (LOT 2) z.Hasim Puqolli nga Fushë Kosova është aktvist
dhe anëtar i partisë së IRDK-së. I njejti punon si taksisit në Fushë Kosovë dhe djali i tij punon në
një firm private më të hyra të mira. Si familje me të hyrat që i kanë nuk do të ishin pjesë e listës
pasi që nuk plotësojnë kushtet e a parapara me thirrjen publike! Dyshohet se i njejti është
përfitues falë ndikimit të drejtëpërdrejtë të Kryetarit të degës së IRDK-së z. Idriz Murtezit dhe
anëtarit të kryesisë së IRDK-së z. Muharrem Allanit njëherit edhe këshilltar të ministrit të MAPL-
së z. Elbert Krasniqit!
18. Përfituesi me numër të protokolli 481/23 (LOT 2) z. Dashnim Bajrami nga Fushë Kosova. I njejti
bashkë me djalin e tij punojnë në një biznes “Call Center” dhe sipas informacioneve të siguruara
të njejtit brenda muajit kanë të hyra me mbi 2000 euro! Për shkak të lidhjeve të ngushta të tij
me z. Idriz Murtezin kryetar i degës së IRDK-së në Fushë Kosovë, dhe këshilltar I ministrit të
MAPL-së dyshohet se pa ndikimin e tij z.Dashnim Bajrami nuk do të ishte pjesë e listës
përfituese!
19. Përfituesi i ndërtimit të shtëpisë me numër të protokolli 002/23 (LOT 1) z. Besim Kryeziu nga
komuna e Lipjanit aktualisht është shofer përsonal i zv Ministrit Resul Makreshit dhe ish shofer
ish nënkryetarit të kuvendit të Republikës së Kosovës deputetit z. Bekim Arifit nga PAI ( Partia e
Ashkalive për Integrim). Përfituesi në fjalë gjatë gjithë kohës në të kalarën si anëtar i PAI-së ka
qenë i punësuar në disa prej insitutcioneve të Kosovës si shofer por edhe si asistent. I njejti në
bashkësi më prindin e tij a ka një shtëpi e cila është në kushte mjaft të mira! Bazuar në kriteret e
parapara me rastin e hapjës së thirrjes për ndërtim të shtëpisë z. Besim Kryeziu nuk do të i
plotësonte kushtet për ndërtimin e shtëpisë. Dyshohet se me ndikimin e deputetit të PAI-së z.
Bekim Arifit dhe zv. Ministrit Resul Makreshit, z Besim Kryeziu është pjesë e listës përfituese!
20. Përfituesi i ndërtimit të shtëpisë me numër të protokollit (LOT1) 258/23 z. Naser Haniqi është
axha i znj. Viloleta Haniqi asistente përsonale deputetit të PAI-së z. Bekim Arifit. Besohet se
z.Naser Haniqi jeton në Gjermani me gjithë familjen e tij dhe e kanë gjendjen e mirë ekonomike!
Familja e z.Haniqi nuk do të i plotësonte kushtet për ndërtimin e shtëpisë me kriteret e parapara.
Dyshohet se me ndikimin e deputetit të PAI-së z. Bekim Arifit përmes asistentes së tijë është
ndikuar që z. Naser Haniqi të jetë pjesë e listës përfituese të ndërtimit të shtëpisë!
21. Përfituesi me numër të protokolli 003/23 (LOT 2) z.Enver Kryeziu nga Lipjani është asambleist
komunal i PAI-së në Komunën e LIpjanit. I njejti sic dihet se përfiton të ardhura mujore rreth 700
euro. Po ashtu djali i tij jeton dhe vepron që një kohë në Diasporë)! Bazur në kushtet ekonomike
të z. Enver Kryeziut i njejti nuk do të duhej të ishte pjesë e listës përfituese! Dyshohet se me
ndikimin e drejtëpërdrejtë të deputetit të PAI-së z. Bekim Arifit z. Kryeziu është pjesë e listës
përfituese!
22. Përfituesi me numër të protokolli (LOT 2) 265/23 Jeton Ismajli nga Ferzaj është miku i shtëpisë
së deputetit z. Bekim Arifit, Familja e z.Jeton Ismajlit ka shtëpi të mëdha me kushte të mira
ekonomike. Po ashtu i njejti siguron të ardhura të mira pasi që ka studio muzikore dhe mirret me
aktivitete muzikore! Një pjesë e madhe e familjës së tij të ngusht jetojnë në diasporë !
Bazur në kushtet ekonomike të z. Ismajli i njejti nuk do të duhej të ishte pjesë e listës përfituese!
Dyshohet se me ndikimin e drejtëpërdrejtë të deputetit të PAI-së z. Bekim Arifit ai është
përfitues i programit të rindërtimit!
23. Përfituesi me numër të protokolli 829/23 (LOT 2) z. Safet Misini nga Ferizaji është përfitues i
ndërtimit të shtpisë para tri viteve nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës. I njejti nuk do të
duhej të ishte pjesë e listës përfituese! Dyshohet se me ndikimin e drejtëpërdrejtë të deputetit
të PAI-së z. Bekim Arifit ai është përfitues i programit të rindërtimit sepse z. Safet Misini është
mik shtëpie i deputetit z.Arifit !
24. Përfituesi me numër të protokolli 047/23 (LOT 2) Xhemajl Asllani nga Fushë Kosova është
kushëri i afërt i z.Artan Asllanit, këshilltar i kryeministrit Albin Kurtit nga Partia PAI. Në kushte
normale z. Xhemajl Asllani nuk do të ishte pjesë e listës përfituese për faktin së gjendja e tij
ekonomike është relativisht e mirë. Dyshohet se me ndikimin e drejtëpërdrejte të këshilltarit të
kryeministrit z. Artan Asllani,z.Xhemajl Asllani është pjesë e listës përfituese të rindërtimeve!
25. Përfituesi me numër të protokolli 050/23 (LOT 2) Remzi Ademi nga Fushë Kosova është miku
shtëpisë së Artan Asllanit ,këshilltar I kryeministrit Kurti! z Remzi Ademi siguron të ardhura mjaft
mirë nga profesioni i tij i muzicientit dhe ka disa anëtar të familjës së ngusht që jetojn në
Diasporë.
Në kushte normale z. Remzi Ademi nuk do të ishte pjesë e listës përfituese për faktin së gjendja e
tij ekonomike është relativisht e mirë. Dyshohet se me ndikimin e drejtëpërdrejte të këshilltarit
të kryeministrit z. Artan Asllani, z. Remzi Ademi është pjesë e listës përfituese të rindërtimeve!
26. Përfituesi me numër të protokolli 841/23 (LOT 2) z. Arben Krakoveti nga Ferizaji është punëtor i
RTK-së. Ai është kameraman dhe është i punsuar në RTK që 10 vite. Duke i ditur se të ardhurat
në RTK janë relativisht të mira në kushte normale z. Krakoveti nuk do të duhej të ishte në listën e
përfituesve. Dyshohet se me ndikimin e deputetit të PAI-së z. Bekim Arifit është arritur që z.
Krakoveti të jetë pjesë e listës përfituese!
27. Përfituesi me numër të protokolli 643/23 (LOT 2) z. Veli Halabaku nga Prizreni është miku i
shtëpisë së z.Skender Qorrit – kryetar i degës së IRDK-së në Gjakovë. IRDK është partia
parlamentare e drejtuar nga ministri MAPL-së z.Elbert Krasniqit. z. Veli Halabaku është përfitues
edhe i një subevncioni qeveritare pak muaj më herët për bizneset e tij. Pra ka të ardhura
familjare dhe ka biznese në posedimin e tij! Dyshohet se edhe subvencioni për biznesin edhe
subvencioni rindërtmin e shtëpis nuk do të ishte i mundur pa ndikimin e ministrit të MAPL-së z.
Krasniqi përmes ndikimit të kryetarit të degës së IRDK-së në Gjakovë z. Skender Qorrit!
28. Përfituesi me numër të protokolli 797/23 (LOT 2) z. Blerim Avdo nga Prizreni është kryetar i
degës së LPRK/në Prizren e drejtuar nga deputeti z. Ergjan Galushi. z. Blerim Avdo ka qenë
përfitues I ndërtimit të shtëpisë para tri viteve nga një fond qeveritar për komunitete. Po ashtu
z. Blerim Avdo është në mardhënje punë ne një firmë private dhe ka pagë nga subjekti politik
LPRK. Në kushte normale z. Avdo nuk do të ishte pjesë e përfitimit edhe të një fondi për
renovimin e shtëpisë pa ndikimin e drejtëpërdrejtë të deputetit të LPRK-së z. Ergjan Galushit si
bashkpartiak i tijë!
29. Përfituesi me numër të protokolli 800/23 (LOT 2) z. Bashkim Veshall nga Prizreni është baba i
gruas të z. Blerim Avdo – kryetarit të degës së LPRK-së në Prizren. Dyshohet se me ndikimin e
z.Avdo dhe deputetit z. Galushi është arritur që z.Veshall të jetë pjesë e listës përfituese të
subvencionit për ndërtimin e shtëpisë!
30. Përfituesi me numër të protokolli 687/23 (LOT 2) z. Alim Itaj nga komuna e Klinës është
baballaku – miku (baba i bashkëshortës) së zyrtarit komunal për komunitete në Klinë z. Halil
Kerellaj! z. Kerellaj nga publikimet që i bën në rrjetet sociale vërehet së është i afërt i
ministrit të MAPL-së z. Elbert Krasniqi! Po ashtu përfituesi z. Alim Itaj është përson me gjendje
shumë të mirë ekonomike e ka shtëpin 3 kat plus një shtëpi tjetër 1 kat. z. Alim Itaj jeton vetëm
më bashkëshortën pasi që 4 djem të tij dhe dy vajza e jetojnë dhe veprojnë që nje kohë në
Zvicërr dhe Gjermani dhe Francë! Në kushte normal dhe bazuar në kriteret e parapara nga ana e
MAPL-së z. Itaj nuk do të mund ishte pjesë e listës përfituese pa ndikimin e z. Elbert Krasniqit pa
ndikimin e z. Halil Kerellaj! Andaj ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare
dhe keqpërdorim të subvencioneve nga z.Krasniqi dhe z. Kerellaj!
31. Përfituesi me numër të protokolli 387/23 (LOT 2) znj . Shpresa Behluli është gruaja e vëllaut të
shefit të zyrës komunale për komunitete z. Amrend Behlulit nga Gjakova! Po ashtu z. Armend
Behluli dihet publikisht është shumë i afërt me deputetin e IRDK-së z. Fridon Lala dhe në të
njëjtën kohë është mbështetës i IRDK-së partisë ku ministri i MAPL-së z. Elbert Krasniqi është
kryetar! Familja e Shpresa Behlulit është në gjendje relativisht të mirë ekonomike. Vëllau i
z. Armend punon dhe posedon veturë në vlerë prej 8000 euro! Në kushte normale dhe bazuar
në kriteret e parapara nga ana e MAPL-së znj. Behluli nuk do të mund të ishte pjesë e listës
përfituese pa ndikimin e deputetit Fridon Lala pa ndikimin e z. Elbert Krasniqi dhe pa përmes z.
Armend Behlulit! Andaj ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe
keqpërdorim të subvencioneve nga z. Lala , z.Krasniqi dhe z. Behluli!
32. Përfituesi me numër të protokolli për ndërtim të shtëpisë 545/23 (LOT 1) z. Blerim Dollci nga
Istogu është djali i anëtarit të kryesisë së IRDK-së dega në Istog dhe aktivist z. Ukë Dollcit.
Përfituesi z. Blerim Dollci dhe familja e tij i ka kushtet relativisht të mira , kan shtëpi të mire ku
banojnë në Bashkësi disa familjarë që jetojnë e verpojnë diasporë dhe bazuar në kriteret e
parapara nga ana e MAPL-së znj. Dollci nuk do të mund të ishte pjesë e listës përfituese pa
ndikimin e drejtuesve të IRDK-së z. Elbert Krasniqi dhe strukturave të partisë pasi që prindi
është pjes përbërse e kësaj partie! Andaj ekziston dyshimi i bazuar për keqpërdorim të detyrës
zyrtare dhe keqpërdorim të subvencioneve nga ana e z.Krasniqi!

Bazuar në gjithë këtë veprimtari janë kryer vepra penale më saktësisht nenet si në vijim dyshohet se janë
shkelur nenet e poshtëcekura të Kodit Penal i Republikës së Kosovës :

Neni 422 Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar

Neni 424 Konflikti i interest

Neni 425 Përvetësimi në detyrë

Neni 427 Përdorimi i paautorizuar i pasurisë

Neni 431 Ushtrimi i ndikimit


Vërejtje : Dyshohet se më qëllim të hutimit të opinionit gjatë kësaj jave z. Elbert Krasniqi ministër i MAPL-
së dy këshilltarët e tij z. Muharrem Asllanin dhe z. Idriz Murtezin i ka larguar nga pozita e këshilltarëve
duke i dërguar njërin drejtor komunal në Shtime dhe tjetrin asistent i deputetit Fridon Lala!

Po ashtu në rastë të një hetimi të thell konsiderohet dhe do të vërtetohet që rreth 80% të përfituesve
nuk i kanë plotësuar kushtet për të qenë përfitues as të LOT 1 dhe as të LOT 2. Shumica nga ata i kanë
kushtet e mira ekonomike ose janë mbështetes dhe aktivist politik të partive të lartëpërmendura !

https://mapl.rks-gov.net/organizimi/departamentet/ndertimi-dhe-renovimi-i-shtepive-per-komunitetet-
jo-shumice/?fbclid=IëAR1i3AdAqkvvyXx4r2NnsePYVx0nE_qëGbX33jZcTfBGeG_UCGTVBnYxFM0

Prishtinë 24 Nëntor 2023

You might also like