Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 17

PROJEKT

TEMA:RAJONI PERENDIMOR I SHQIPERISE

LENDA:GJEOGRAFI

KLASA:IX

PUNOI:ALESJO SHKIRA
ELJO SHKIRA
OREST BASHALLI
Pozita gjeografike e rajonit perendimor
Ultësira Perëndimore e Shqipërisë është regjion i cili zë pjesën perëndimore të Shqipërisë përgjat
Detit Adriatik, prej Hanit të Hotit në veri deri te Vlora në jug, në gjatësi 205 km dhe gjerësi 10-
60 km. Sipërfaqja e ultësirës së bashku me zonat kodrinore është 7420 km2 ( 25% të teritorit të
Shqipërisë). Ultësira Perëndimore përfaqëson krahinën më madhe fushore dhe është një nga
fushat më të mëdha të Gadishullit Ballkanik. Bregdeti është plot me gjire, laguna, kepe, rërë . Për
shkak të depozimit të materialit të lumejve në grykëderdhje të tyre, kufijt ë Ultësirës po
zgjerohen vazhdimisht në drejtim të detit. Llogaritet se gjat gjatë 60-70 viteve të fundit Ultësira
është rritur në dëm të detit për 35 km2. Gjithashtu,Ultesira perendimore e shqiperise ze nje vend
te mjaftueshem per agrume. Ultësira ka klimë mesdhetare dhe, duke shkuar në drejtim të lindjes,
ajo merr veti të klimës mesdhetare të ndryshuar. Ultësira Perëndimore ka rezerva të mëdha ujore
nga rrjedhat e poshtme të lumenjëve ( Drini, Matit, Erzenit, Ishmit, Shkumbinit, Semanit, Vjosës,
Sushicss), uji i të cilëve shfrytëzohet për ujitje, furnizimin e popullsisë dhe të industrisë. Këtu
gjenden shum objekte hidrografike, is: liqenet artificiale, kanalet ujitëse, kulluese e vepra të tjera
hidroteknike. Në këtë zonë në të kaluarën kishte shumë këneta e moçale, që shkaktonin
sëmundjen e malaries. Pas viti 1960 u bë tharja e tyre dhe u përfituan toka të reja. Nga tharja e
kënetave të Hoxharës, Tërbufit, Durrësit, Kakariçit, Bregut të matit, e të Zadrimës u përfituan më
se 50.000 ha tokë.

Relievi i rajonit Perendimor


Ne Rajonin Perendimor mbizoteron relievi fushor i cili perbehet nga fusha te medha e mjaft
pjellore, si per shembull: fusha e Myzeqese, fusha e Durresit dhe e Tiranes, fusha e Lezhes dhe e
Shkodres etj. Kurse relievi kodrinor ze siperfaqe me te vogel dhe perbehet kryesisht nga grumbuj
kodrinore mjaft te copetuar ne lindje (Kerraba, Dumreja, Mallakastra etj.) dhe nga disa vargie
kondrinore ne brendesi (Rodon Vore-Kerrabe, Divjake-Ardenice etj.).

I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes
bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime
favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e
thate te veres.
Kushtet klimaterike
I gjithe Rajoni fushor Perendimor dallohet per klime te ngrohte, ngaqe shtrihet prane vijes
bregdetare. Dimri eshte i bute dhe me lageshtire, kurse vera e nxehte dhe thate. Kjo klime
favorizon kultivimin e kulturave te ndryshme bujgesore, por qe kane nevoje per ujitje ne stinen e
thate te veres. Pasuria ujore eshte e madhe. Pervec daljes se gjere to rajonit ne detin Adriatik, ne
te kalojne dhe derdhen lumenjte me te rendesishem te gjithe trevave shqiptare, si: Buna, Drini,
Mati, Shkumbini, Semani, Vjosa etj. Duke rrjedhur ne fushat e ketij, rajoni shtrati i ketyre
lumenjve eshte i ceket dhe me mjaft dredhime. Per keto arsye jane te shpeshta vershimet dhe
perrmbytjet. Gjithashtu, ne pasurine ujore te ketij rajoni perfshihet edhe liqeni i Shkodres dhe
disa liqene te tjera te vogla natyrore e artificiale.
Bimesia natyrore e rajonit eshte pothuajse e zevendesuar teresisht nga ajo e kultivuar, duke e
kthyer keshtu ne rajonin me te rendesishem bujqesor te Shqiperise.
Tokat fushore jane teper pjellore. Ato perbejne bazen per zhvillimin bujqesor, prandaj sistemimi
dhe mirembajtja e tyre paraqet rendesi te vecante.
Nga bota shtazore mund te permendim zogite, shpendet dhe kafshet e ndryshme (fazanin,
pelikanin, rosat e egra, lepurin etj.), qe rriten prane bregdetit, si ne zonen e Lezhes, Divjakes,
Nartes etj. Po keshtu ne pjeset kodrinore te rajonit hasen lloje te ndryshme shpendesh dhe
kafshesh te egra. Rajoni, duke pasur siperfaqe te lumenjte, ben te mundur qe ne to te rriten edhe
Iloje te ndryshme peshqish.

Pasurite minerale
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte rajoni me i zhvilluar ekonomikisht ne krahasim me te
gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Per shkak te pozites se favorshme gjeografike, te
relievit fushor, klimes se bute dhe perqendrimit te madh te popullsise, ne kete rajon jane
zhvilluar te gjitha deget e ekonomise, si: ekonomia bujqesore, industria, transporti, tregtia,
turizmi etj.
Rajoni Perëndimor është edhe rajoni industrial me i zhvilluar në Shqipëri. Këtu gjenden pothuaj
te gjitha degët e industrisë se rende, te lehte dhe ushqimore. Në te vërtete rajoni nuk ka shume
pasuri nëntokësore, si disa rajone te tjera te trevave shqiptare. Ky rajon dallohet kryesisht për
rezervat e naftës, gazit natyror dhe qymyrgurit, kështu që në zhvillimin e tij industrial kane
ndikuar me shume disa faktorë te tjerë, si : fuqia e madhe punëtore, afërsia portet detare,
transporti me i zhvilluar etj. Po cilat Janë degët kryesore te industrisë në ketë rajon ? Nder degët
me te rëndësishme te industrisë në ketë rajon përmendim :
1. Energjetika, e cila përfshin : industrinë e naftës dhe te gazit natyror, industrinë e qymyrgurit
dhe industrinë e prodhimit te energjisë elektrike.
2. Industria e rende, e cila përfshin : metalurgjinë, industrinë mekanike dhe atë kimike.
3. Industria e drurit e letrës dhe e materialeve te ndërtimit (çimento, tulla, tjegulla etj.).
4. Industria e lehte (tekstile dhe lëkure-kepuceve) dhe ushqimore (e miellit, vajit, pijeve etj.).
Këto dege u zhvilluan sidomos pas çlirimit te vendit e deri në vitin 1990, kur industria cilësohej
si dega me e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Në këto vite, ky ishte i vetmi rajon në Shqipëri
që cilësohej si rajon industrial. Kjo do te thoshte, që në zhvillimin ekonomik te rajonit peshën
kryesore te prodhimit e jepte industria. Por një zhvillim i tille nuk mund te vazhdonte pas vitit
1990, kur ekonomia në Shqipëri filloi te privatizohej. Industria, e sidomos ajo e rende, nuk
mundi te privatizohej, sepse teknologjia e saj ishte e prapambetur. Prandaj shumica e objekteve
te saj gjenden sot te mbyllura dhe te shkatërruara. Ndërkohe janë ngritur objekte te reja, sidomos
te industrisë se lehte dhe ushqimore, për prodhimet e te cilave ka nevoje tregu.
Ekonomia
Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është rajoni me i zhvilluar ekonomikisht në krahasim me te
gjitha rajonet e tjera te trevave shqiptare. Për shkak te pozitës se favorshme gjeografike, te
relievit fushor, klimës se bute dhe përqendrimit te madh te popullsisë, në ketë rajon janë
zhvilluar te gjitha degët e ekonomisë, si : ekonomia bujqësore, industria, transporti, tregtia,
turizmi etj.Vec te tjerash ky rajon karakterizohet edhe nga nje popullsi mjaft masive ne krahasim
me rajonet e tjera .

Ekonomia bujqësore
Kushtet mjaft te përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë bujqësore bëjnë te mundur kultivimin
pothuaj te te gjitha kulturave bujqësore. Por, në periudhën para Luftës se Dyte Botërore rajoni,
megjithëse kishte kushte natyrore te përshtatshme, nuk ishte i zhvilluar ekonomikisht. Zhvillimin
e bujqësisë e pengonin sidomos kënetat e moçalet, pembytjet e lumenjve dhe mungesa e
traktorëve, plehrave, ujit për ujitje etj. Prandaj pjesët disi me te zhvilluara te rajonit në atë kohe
ishin zonat kodrinore, ku popullsia merrej me tepër me blegtori.

Pas çlirimit te Shqipërisë u bene shnderrime te rëndësishme në fushene bujqësisë, sidomos në


Rajonin Perëndimor. U thane shume këneta e moçale që zinin sipërfaqe te tera te këtij rajoni,
duke u përfituar kështu mjaft toke bujqësore. U ngrit rrjeti i ujitjes dhe i kullimit te tokave në te
gjitha pjesët e rajonit. U vu në përdorim mekanika e re bujqësore, sistemi i ri i plehërimit te tokës
etj. Te gjitha këto shtuan llojin e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe e kthyen atë në rajonin
në me rëndësishmin bujqësor te te gjithë vendit. Ndryshimet që ndodhen në Shqipëri pas vitit
1990, patën ndikimin e tyre edhe në zhvillimin bujqësor te Rajonit Perëndimor. U prish struktura
e mëparshme e organizimit shtetëror dhe toka iu nda fshatareve. Kjo beri që te ndryshoje
struktura e prodhimeve bujqësore e blegtorale në varësi te kërkesave te sotme që ka tregu, te
rriten te ardhurat e popullsisë fshatare, por edhe që te ketë probleme me ujitjen, kullimin,
plehërimin dhe punimin e tokave.

Struktura e prodhimeve
Në ketë rajon mund te zhvillohen pothuaj te gjitha llojet e kulturave bujqësore, si : drithërat e
bukës, bimët industriale, kulturat e drunjta, perimet etj. Blegtoret merren me se shumti me rritjen
e gjedheve, te bagëtive te imëta, derrave dhe shpendëve. Rajoni Perëndimor i Shqipërisë është
para se gjithash rajoni i drithërave te bukës (grunt, misrit dhe orizit). Pjesë te veçanta te këtij
rajoni, si p.sh. fusha e Myzeqesë, janë cilësuar me te drejte si hambari i Shqipërisë. Rendimentet
e drithërave në ketë rajon janë nga me te lartat në Shqipëri (gruri 60-100 kv/ha, kurse misri 100-
150 kv/ha). Rajoni ka kushte mjaft te mira edhe për zhvillimin e bimëve industriale, si: pambuku,
duhani, lulja e diellit etj. Këto kultura kane pasur sidomos rendësi në vitet 70 dhe 80. Sot kultura
industriale me e rëndësishme ka mbetur duhani.
Kulturat e drunjta në ketë rajon përfaqësohen kryesisht nga pemët frutore (fiku, pjeshka,
kumbulla, qershia etj.), nga ulliri dhe vreshtat. Duke pasur kushte te mira te tokës e te klimës dhe
numër te madh popullsie, në ketë rajon rendësi te madhe ka edhe prodhimi i perimeve dhe i
patates.

Në blegtorinë e rajonit vendin kryesor e zëne gjedhet (kryesisht lopët). Kjo sepse rajoni mund te
plotësoje kërkesat e tyre te mëdha për ushqim me bime te ndryshme foragjere. Në vite te veçanta
rendësi ka pasur edhe rritja e derrit në komplekse te mëdha. Kurse bagëtitë e imëta dhente dhe
dhite) rriten me së shumti në zonat kodrinore te këtij rajoni.

Shpërndarja gjeografike
Ekonomia bujqësore me te gjitha degët e saj është e shpërndare kudo në Rajonin Perëndimor te
Shqipërisë. Megjithatë vërehen zona te veçanta brenda rajonit, te cilat kane specifiken e tyre në
prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Kështu, fusha e Myzeqesë, dallohet jo vetëm si zona me
prodhimet me te shumta, por edhe si zone e specializuar kryesisht në prodhimin e drithërave te
bukës, bimëve industriale dhe në rritjen e gjedheve. Zona e Mbishkodrës dallohet jo vetëm për
dnitherat e bukës, por edhe për prodhimin e duhanit. Në zonat kodrinore te Krujës, Vorës,
Kerrabes, Mallakastres, Vlorës etj., janë te përhapura pemët frutore, ullinjte dhe vreshtat. Në te
ardhmen, ky rajon do te jete edhe nga pikëpamja bujqësore rajoni me i rëndësishëm i Shqipërisë.

Ekonomia bujqësore luan rol mjaft rëndësishëm në rajonin Perëndimor te Shqipërisë. Fale klimës
se ngrohte dhe tokave pjellore, në ketë rajon kultivohen kulturat kryesore bujqësore dhe rriten
pothuaj te gjitha llojet e bagëtive. Rajoni ka pësuar shndërrimet me te rëndësishme bujqësore në
Shqipëri në drejtim te tharjes se kënetave, plehërimit, ujitjes, mekanikes bujqësore etj. Në ketë
rajon merren rendimentet me te larta në Shqipëri.
Popullsia
Rajoni Perendimor i Shqiperise eshte me i populluari ne krahasim me te gjitha rajonet e tjera
shqiptare. Kjo dukuri eshte rezultat i kushteve me te mira natyrore te ketij rajoni, ku mbizoteron
relievi fushor dhe toka e mire, por edhe i zhvillimit me te mire ekonomik te tij ne krahasim me
rajonet e tjera.

Vecorite e popullimit duken si ne numrin e pergjithshem te ti popullsise, qe arrin deri ne gati 2


milione banore, pra me shume se gjysma e gjithe popullsise se Shqiperise, por edhe ne dendesine
e popullimit, qe ne kete rajon eshte 300 - 400 banore/km2.

Popullim te shpejte ka pasur rajoni sidomos pas clirimit te vendit e deri ne vitet 70, si rezultat i
tharjes se kenetave dhe i zhvillimit te degeve te ndryshme te ekonomise, si dhe pas vitit 1990, me
lejimin e levizjes se lire te njerezve, te cilet me se shumti kane ardhur ne kete rajon.

Ardhje te shumta te popullsise

Qe nga viti 1990 e ne vazhdim, ne Rajonin Perendimor te Shqiperise po perqendrohet nje numer
gjithnje e me i madh i popullsise, qe vjen nga zonat e tjera te vendit, sidomos nga ato veriore dhe
verilindore. Ky proces qe po ndodh, lidhet me kushtet e veshtira te jeteses ne zonat e larta e ne
male, keshtu qe njerezit e ketyre zonave jane ne kerkim te kushteve me te mira te banimit dhe te
punes. Rajoni Perendimor i ploteson me mire keto kushte.
Vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore ne Rajonin
Perëndimor
Trashegimi kulturore
Rajoni perendimor shtrihet ne perendim te vendit,nga gjiri i Hotit,ne liqenin e
Shkodres(veri),deri ne Vlore(jug).Ne perendim ai laget nga deti Adriatik,ndersa ne lindje arrin
tek rreza perendimore e Alpeve Shqiptare dhe vargmaleve te rajoneve te tjere te vendit.Perfshin
gjithe sistemet kodrinore te Kerrabes,Dumresë,Sulovës,Mallakastrës,dhe kodrat e vlores ne
skajin e tij jugor.Shtrieja nga veriu ne jug i ketij rajoni arrin rreth 200 km,ndersa gheresia
ndryshon nga disa kilometra ne rreth 50 km ne drejtim te
qytetit te Elbasanit dhe Beratit.Kjo pozite gjeografike eshte
shume e pershtatshme per zhvillim,sepse rajoni lidhet me
rruge automobilistike e hekurudhore me rajonet e tjera te
vendit dhe shtetet fqinje.Ne kete rajon gjendet i vetmi
aeroport nderkombetar (Aeroporti Nene Tereza i Rinasit),si
dhe porti detar me i madhe i vendit,ai i Durresit.Dalja e
gjere ne detin Adriatik dhe,permes tij ne te gjithe
Mesdheun,siguron lishje me vendet e tjera te botes dhe
aktivitete te tilla si:lundrim,tregeti,turizem,peshkim etj.
Amfiteatri i Durrësit, më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në
Ballkan, është ndërtuar në fillim të shek të II të e.s gjatë sundimit të perandorit Trajan.
Përshkrimi
Ai ka vlera të veçanta arkitekturore dhe artistike dhe mund të krahasohet me monumentet e kësaj
periudhe të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe
lartësi rreth 20 m. Shkallarja për shikuesit e veshur me pllaka të bardha merrte 16-20.000 veta,
ndërsa në arenë zhvilloheshin luftimet e gladiatorëve.
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit 351 m larg detit, fillon
në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 1800-
vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe
Lion. Pas viteve 90 një sërë projektesh synojnë të realizojnë zbulimin e plotë të ndërtesës dhe
bashkëpunimi me Universitetin e Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të
gjithë gjeografinë e shkueshme të Amfiteatrit.
Historiku i gërmimeve
Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel
Toçi, vit në të cilin kanë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e
të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970 të cilat detyruan
zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të
ndërtesës antike.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit u hap më 13 Mars 1951 në qytetin Durrësit dhe është një nga
muzetë më të rëndësishëm në Shqipëri.

Koleksioni
Pjesa më e madhe e muzeut përbëhet nga 3204 objekte që gjenden në vendin e lashtë të
Dyrrhachium dhe përfshin një koleksion të gjerë nga periudha Greke e Lashtë, Helenistike dhe
Romake. Artifaktet kryesore përfshijnë stelat e funeralit romak dhe sarkofagët prej guri dhe një
koleksion prej bustesh miniaturë të Venusit, dëshmi për kohën kur Durrësi ishte një qendër
adhurimi e perëndeshës.

Sektorët
I- PREHISTORIA
II- PERIUDHA ARKAIKE
III- PERIUDHA KLASIKE
IV- PERIUDHA HELENISTIKE
V- PERIUDHA ROMAKE
Në hyrje të krahut të majtë ndodhet periudha ilire dhe antike greke në tre fazat e saj, në atë të
parë, klasike dhe të vonë. Në pjesën ballore, përtej gjetjeve arkeologjike të përmasave të mëdha
që janë vendosur në qendër të muzeut, fillon periudha romake, duke nisur nga ajo e hershme,
deri te periudha e ndërtimeve në krahun e djathtë të katit të parë. Në katin e dytë është
planifikuar periudha e mesjetës. Në katin e tretë është menduar arkeologjia nenujore. Në oborr
objekteve të mëdha. Objektet arkeologjike të gjetura ndër vite në qytetin e Durrësit deri ne vitin
1945, permes kerkimeve ekstensive apo koleksioneve private, u bene pjese e dy institucioneve te
ndryshme administrimi. Nje pjese e ketyre objekteve u integruan ne fondin e ekspozuar te
Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Etnografisë në Tiranë, ndersa pjesa tjeter u be pjesë e një
ekspozite të vogël arkeologjike, administruar nga Bashkia e qytetit. Pas vitit 1945, krijohet
Muzeu Historik dhe Natyror, themeluar dhe drejtuar nga Vangjel Toçi, një pavion i te cilit i
dedikohej arkeologjisë. Në vitin 1951 u hap Muzeu i parë arkeologjik ,me fondin ekzistues
arkeologjik. Ky fond ishte ne rivlersim dhe pasurim te vazhdueshem permes zbulimeve të
shpeshta në qytet, me prejardhje kryesisht nga germimet sistematike arkeologjike te ndermarra
ne varrezat kodrinore dhe fushore te qytetit antik. Ky angazhim intensiv shkencor dhe
menaxherial beri te mundur jo vetem pasurimin e ekspozites por edhe krijimin e nje fondi shume
te rendesishem arkeologjik te paekspozueshem ne funksion te kerkimit shkencor. Me nje fond te
tille te konsiderueshem, Muzeu arkeologjik i Durresit erdhi deri në vitin 1990. Me ndryshimin e
regjimit qeverisës në Shqipëri dhe rikthimin e pronave të sekuestruara ish-pronarëve, ne vitin
1999 ngrehina e Muzeut arkeologjik iu rikthye pronarit të dikurshëm, dhe objektet e ekspozitës
dhe fondeve arkeologjike u transferuan drejt godines se Muzeut të ri Arkeologjik , e cila kishte
filluar të ndërtohej në vitet 80 të shekullit të kaluar. Për arsye të krizave te njepasnjeshme
politike dhe ekonomike që kaloi shteti shqiptar, finalizimi I ndertimit te kesaj godine te re kerkoi
nje kohe relativisht te gjate. Vetëm në vitin 2002 u arrit të hapej njëri prej tre kateve te Muzeut, i
cili prezantonte ekzponate arkeologjike perfaqesuese per periudhat historike nga prehistoria deri
në fundin e antikitetit. Në vitin 2010, Muzeu Arkeologjik u rimbyll, për t’ju nënshtruar nje
procesi tërësor rikonstruksioni. Rihapja e katit te parë te Muzeut te rikonstruktuar tashme u bë e
mundur ne pranveren e vitit 2015, me të njëjtat objekte dhe përkatësi kronologjike, por me një
trajtim të ri të interierit dhe vendosjes se objekteve.

Restaurimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit


Në nëntor të vitit 2019 Shqipëria pësoi dëme të konsiderueshme nga termeti me magnitudë 6,3 i
shkallës Rihter, i cili mes shumë objekteve të tjera dëmtoi rëndë edhe Muzeut Arkeologjik të
Durrësit. Si një objekt i rëndësishëm kulturor dhe historik ky muze u përzgjodh për t’u restauruar
në kuadër të projektit “EU4Culture”, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS) në bashkëpunim me
Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

Gjatë tërmetit godina e Muzeut Arkeologjik pësoi dëmtime në disa kate të saj. Dëmtimet më
madhore përfshijnë plasaritje në muret ndarëse, në nyjet e muraturës dhe në seksionet e sipërme
të fasadës, si dhe zhvendosje të kolonave dhe të trarëve. E gjithë ndërtesa e muzeut, përfshirë
fasadën dhe pjesën e brendshme, është në rinovim e sipër dhe dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti
i vitit 2019 janë duke u riparuar. Krahas këtyre, po kryhet përmirësimi dhe përforcimi i
sistemeve mekanike, elektrike, të ngrohjes, të ventilimit, të ajrit të kondicionuar, të evakuimit në
raste emergjencash, të zjarrit dhe të sigurisë.

Në pjesën e pasme të muzeut do të instalohet një ashensor panoramik transparent. Në katin e


tretë do të hapet një kënd edukativ dhe një kafene, për ta bërë vizitën një përvojë sa më të
rehatshme e argëtuese. Do të hartohet një plan biznesi për t’i ardhur në ndihmë muzeut që të ketë
flukse të qëndrueshme financiare.

Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të ketë një pamje moderne dhe do të transformohet në një
qendër bashkëkohore edukative që do t’u mundësojë vizitorëve të përjetojnë historinë antike
përmes narrativave klasike dhe teknologjisë së lartë, si edhe përmes realitetit virtual dhe
pajisjeve multimedia. Vizitorët do të kenë mundësi që të kundrojnë historinë antike të Durrësit
duke eksploruar përmes korridoreve të riprojektuara të ekspozitës, të mahniten me thesaret e reja
të zbuluara gjatë misioneve të fundit arkeologjike nënujore dhe të mblidhen së bashku për
aktivitete dhe shfaqje kulturore në një hapësirë urbane të jashtme tërësisht të riprojektuar.

Muzeu do të rikonceptohet për t’i shoqëruar vizitorët përgjatë periudhave më të rëndësishme të


historisë. Artefaktet e tij do të organizohen dhe ekspozohen në një mënyrë të tillë që thekson
tematikat kryesore të narrativës së muzeut dhe që risjell në jetë për vizitorët periudhat kryesore
historike me veprimtaritë, ritet, normat shoqërore dhe mënyrat e jetesës.

Muzeu Arkeologjik pas restaurimit


Muzeu Arkeologjik pas restaurimit
Një pavijon i ri në katin e dytë do të shpalosë zhvillimin e qytetit të Durrësit gjatë Antikitetit të
Vonë dhe gjatë periudhës së Mesjetës, si dhe do të tregojë historinë e Durrësit si një provincë
Bizantine, bazë e Normanëve në Ballkan, një qytet mesjetar nën udhëheqjen e Karlit të I-rë të
Anzhusë, një port i rëndësishëm Venecian dhe nën zgjedhën Otomane.

You might also like