Poliana

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

POLIANA

Bisedë letrare
Ejona Kalluçi
Skeda e librit:

Titulli: Poliana
Titulli origjinal: Pollyana
Autori: Eleanor H. Porter
Zhanri: Roman
Nr. Faqeve: 248
Viti I botimit: 1993

Pak për autorin:


Eleanor Emily Hodgman Porter (19 dhjetor 1868 - 21 maj 1920) ishte një shkrimtare amerikane.
Ajo lindi me emrin Eleanor Emily Hodgman në Littleton, New Hampshire më 19 dhjetor 1868,
vajza e Llewella French (nofka Woolson) dhe Francis Fletcher Hodgman. Ajo u trajnua si
këngëtare, duke ndjekur Konservatorin e New England për disa vjet. Në 1892, ajo u martua me
John Lyman Porter dhe u zhvendos në Massachusetts, ku ajo filloi të shkruante dhe botonte
tregimet e saj të shkurtra dhe romanet më vonë. Ajo vdiq në Kembrixh, Massachusetts në 21 maj
1920 dhe u varros në Varrezat Mount Auburn. Disa nga veprat e saj më të njohura janë:

Poliana, Poliana rritet, Thjesht David, Miss Billy, Mery Mary, etj.

Përmbajtja e librit:
Në fillim të romanit, tezja e Polianës, Zonja Poli Harringtën, udhëzon shërbyesen e saj Nensi të
bëjë gati dhomën e papafingo. Ajo parashikon ardhjen e Polianës, së fundmi jetime nga vdekja e
babait të saj, duke e bërë të qartë përbuzjen e saj ndaj fëmijëve. Motra e Mis Polly, nëna e
Pollyanna, vdiq disa vjet më parë, por ajo ende e kishte neveri martesën e saj. Ajo do të ishte
martuar me një pasanik, të cilin e donte dhe familja e saj, por asjo vendosi të martohej me një
prift protestant. Ndërsa Nensi përgatit dhomën, kopshtari, Xha Tomi, i tregon historinë e
trishtuar të Zonjes Poli: ajo u bë një grua e sertë pas një romance që u bë e hidhur.

Nensi merr Polianën në stacionin e trenit. Pasi ajo arrin, zonja Poli shpejt merr një qëndrim
negativ ndaj Polianës, duke e ndëshkuar atë për çështje të ndryshme të parëndësishme. Poliana
sheh më të mirën vetëm te tezja e saj, duke ndjerë se nuk është e drejtë të bësh një gjykim
absolut për karakterin e një personi tjetër. Poliana i tregon Nensit për "Lojën e Gëzuar", një ditë
kur babai i saj kishte porositur një kukull për Polianën si pjesë e furnizimeve të tyre misionare,
por në vend të tyre ishin dërguar paterica. Babai i Polianës sugjeroi që patericat mund të sjellin
po aq gëzim sa një kukull, sepse ato shërbejnë si një kujtesë se ata janë mirë fizikisht dhe
mendërisht.

Nensi fillon “të luajë” lojen dhe pikëpamja e saj përmirësohet ndjeshëm. Poliana nuk është në
gjendje t'i tregojë teto Polit për Lojën e Gëzuar, pasi ajo e ndalon atë të flasë për babanë e saj.
Sidoqoftë, loja përhapet nëpër lagje, duke përfshirë shtëpitë e një gruaje të moshuar me aftësi të
kufizuara, zonjës Snou dhe një të burri të pasur e të vetmuar, Xhon Pendëlltëni. Pollyanna takon
një jetim të pastrehë me emrin Xhim Fasulja dhe përpiqet ta marrë në shtëpi, por teto Poli
refuzon. Poliana përpiqet t'i kërkojë atij një shtëpi në Shoqatën e Ndihmës së Zonjave, por është
e dëshpëruar të mësojë se gratë janë të interesuara vetëm në dërgimin e ndihmave në Indi që të
duken më të sofistikuara.

Gjatë shëtitjës, Poliana has zotin Pendëlltën, i cili ka thyer këmbën, dhe e ngushëllon ndërsa
presin ndihmë nga Doktor Çilltëni.

Kur Poliana kërkon leje për t'i bërë një vizitë zotit Pendëlltën teto Poli tërbohet. Sapo qetësohet,
ajo e lejon atë me kusht që Poliana të mos përmendë emrin e atij. Pendëlltën del në përfundimin
se ajo vjen nga teto Poli porsa Poliana i thotë se ajo është mbesa e saj. Ajo takohet me të për herë
të dytë dhe ai përmend që ajo i kujton diçka që ai dëshiron ta harrojë. Nensi mendon se
Pendëlltën dhe Teto Poli ishin më parë të dashuruar. Pendëlltën është aq i mahnitur nga shpirti i
Polianës sa që ai ofrohet ta birësojë atë. Poliana mendon se ai do të martohet me teto Polin.
Sidoqoftë, rezulton se Pendëlltën nuk ishte kurrë i dashuruar me teto Polin; ai ishte i njëjti burrë i
pasur që ra në dashuri me nënën e Polianës dhe ishte i tronditur kur ajo e refuzoi atë.

Poliana i thotë Pendëlltën se ajo nuk është në gjendje të jetojë me të, por rekomandon që ai të
adoptojë Xhim Fasulen. Doktor Çilltën i tregon Polianës se ai gjithashtu ka humbur një të
dashur. Pasi përshëndetet me të, ajo goditet nga një makinë ndërsa kalonte rrugën. Pendëlltën e
viziton atë pranë shtratit të saj. Pasi motra e teto Polit refuzoi Pendëlltën, një thashethem i rremë
u përhap nëpër qytet se teto Poli po i ndiqte, duke u munduar t’i largonte ata. Pendëlltën dhe teto
Poli flasin më në fund, dhe Pendëllton zbulon se Pollyanna refuzoi kërkesën e tij për ta birësuar
sepse ajo donte të qëndronte me teto Polin.

Poliana shërohet disi, por nuk është në gjendje të ecë. Teto Poli telefonon një mjek të ri të
specializuar në llojin e saj të dëmtimit. Poliana dëgjon mjekun duke thënë se ajo mund të mos
jetë në gjendje të ecë përsëri, dhe mërzitet shumë, madje duke rrëfyer se nuk është në gjendje të
vazhdojë të luajë Lojën e Gëzuar. Pendëlltën vendos të adoptojë Xhim Fasulen. Pastaj, secili
person me të cilin Poliana është miqësuar e viziton dhe i tregon asaj se si Loja e Gëzuar ka
ndryshuar jetën e tyre. Teto Poli ende nuk e ka idenë se çfarë është, dhe Nens më në fund ia
shpjegon asaj. Mbështetja e miqve të saj e bën Pollyanna të ndihet përsëri shpresëdhënëse.

Dr. Çilltën zbulon se ai mund të ketë një kurë për Pollyanna, por nuk është në gjendje të takohet
derisa të zgjidhi tensionin me Teto Polin. Ai zbulon se ai, jo Pendëlltën, është i dashuri i humbur
i teto Polit. Xhim Fasulja përgjon bisedën dhe gjen teto Polin. Pa hezituar, teto Poli konsultohet
me Dr. Cilltën për shërimin. Në fundin e romanit, Poliana zhvendoset në një spital për të pritur
shërimin. Ajo shkruan një letër për Dr. Cilltën, me të cilin teto Poli u martua pranë shtratit të saj
në spital. Poliana fillon të shohë dritë në fund të tuneli, pasi është shumë pranë shërimit.

Personazhet:
Poliana Uitiëri
Poliana është një vajzë 11-vjeçare e cila pas vdekjes së të atit jeton me tezen e saj. Ajo është një
burim optimizmi dhe gëzimi. Ajo shikon gjithmonë anën e mirë të çdo gjëje, falë lojës së
gëzimit. Kjo sjellje jo vetëm që e bën më të bukur jetën e saj, por dhe jetën e miqve të saj.

Zonja Poli Harringtën


Zonja Poli është një grua e sertë e cila jeton vetëm dhe që ka përjetuar një dashuri të hidhur para
shumë vjetësh. Ajo kujdeset për Polianën pasi ajo mbetet jetime. Në fillim ajo është shumë e
cuditur dhe e bezdisur nga sjellja e hareshme dhe energjike e Polianës, dhe edhe pse mundohet
t’i marri gjërat në dorë dhe t’a bëjë Polianën një fëmijë të qetë nuk ia del mbanë. Me kalimin e
kohës ajo mësohet me natyrën e gëzuar dhe energjike të mbesës së saj dhe dhe vetë bëhet një
njeri më i dashur e i afrueshëm.

Nensi
Nensi është shërbyesja e zonjës Poli. Ajo është një njeri i dashur dhe mendon se zonja Poli është
një njeri shumë i sertë dhe i vështirë për t’u kënaqur, por ajo e vazhdon punën pasi i duhen paratë
për familjen e saj. Ajo është njeriu i parë të cilin Poliana njohu kur mbërriti për herë të parë në
qytet, dhe personi i parë i cili filloi të luante Lojen e Gëzuar me Polianen.

Xha Tomi
Xha Tomi është kopshtari i Zonjës Poli. Ai mban mend gjithcka për kohën kur zonja Poli ishte
një grua e re e çiltër dhe me një jetë sociale të pasur, pasi ka shumë kohë që punonte si kopshtari
i familjes.

Timëthi
Timëthi është djali i xha Tomit dhe shoferi i zonjës Poli. Ai është një djalë i ri me humor, pak i
ngathët herë pas here dhe me një passion të madh për makinat. Ai ka ndjenja për Nensin.

Zonja Snou
Zonja Snou është një zonjë e vjetër e cila rri në shtrat tërë ditën pasi është e sëmurë. Ajo është
pak kokëfortë dhe pesimiste por Poliana e mëson dhe atë të jetojë një jetë të gëzueshme.

Zoti Xhon Pendëlltëni


Zoti pendëlltën është një zotëri i pasur dhe i vetmuar. Ai ka qenë i dashuruar me mamanë e
Polianës. Në fillim të librit ai ishte një njeri goxha i ftohtë porn ë fund Poliana ia ngroh shpirtin
dhe atij.

Xhim Fasulja
Xhimi ishte një djalë të cilin Poliana e njohu rastësisht në rrugë. Ajo si një vajzë e çiltër që është
lidhi miqësi menjëherë me djalin. Kur mori vesh se ai ishte jetim Poliana u ofrua se do të
mundohej t’a bindte teto Polin të birësonte Xhimin. Poliana nuk ia doli të bindte teton por ajo
vazhdoi kërkimet për një familje për djalin. Xhimi është gjithashtu një djalë krenar dhe me një
karakter të fortë.

Doktor Çilltëni
Doktori është një njeri dashamirës, miqësor dhe goxha i zoti në zanatin e tij. Ai lidh miqësi me
Polianën. Në fillim doktori përmëndet si një personazh jo shume i rëndësishëm por më vonë del
në shesh e vërteta dhe zbulohet se ai ka qenë i dashuri i zonjes Poli.

Gratë e Komitetit të Grave në Ndihmë të Shoqërisë


Janë një grup vullnetar me gra të cilat ndohmojnë njerëzit në nëvojë. Ato janë zonja të mira dhe shumë
bujare, ndonëse ndonjëherë janë pak mendjemëdha.

Pjesa ime e preferuar


Pjesa ime e preferuar e librit është pjesa kur teto Poli bëhet një njeri më i mirë dhe mirëkuptuese
me Polianën. Kur Poliana është sëmurë teto Poli bëhet një njeri shumë i ngrohtë me të. Ajo
mëson të luajë Lojen e Gezuar dhe rregullon dhe marrdhëniet e vjetra për kir të Polianës.

Tema

Optimizmi, parimet, detyrat, realiteti, vetmia.

Ideja

Ndonjëherë është mirë ta shikosh gotën gjysmë plot dhe të jetosh një jetë plot optimizëm. Edhe
kur gjërat marrin të tatëpjetën ngrihu përsëri dhe vazhdo të jetosh dhe të japësh më të mirën
tënde.

You might also like