Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 11

Faculty of English Language

Tema: FIGURAT STILISTIKE TE VEPRA E LASGUSH PORADECIT


Punim seminarik

Profesori: Studentja:

Prof. Besa Hoxha Beqiri Zihnie Gurmani

Prishtinё, qershor 2020


Përmbajtja:
Hyrje...........................................................................................................................................2
Metodologjia e hulumtimit.........................................................................................................3
Figurat stilistike te vepra e Lasgush Poradecit...........................................................................4
Metafora dhe figurat e tjera brenda artikulimit poetik...............................................................4
Pёrfundim...................................................................................................................................9
Abstrakt......................................................................................................................................9
Literatura/ referenca:................................................................................................................10

1
Hyrje

Lasgush Poradeci njihet si poeti i parё i modernitetit nё letёrsinё tonё, por edhe si
liriku mё i madh i shekullit XX. Veprat e tij janё kryevepra tё poezisё shqipe pёr nivelin e
artikulimit poetik, idetё letrare dhe gjuhёn figurative. Ato janё Vallja e yjeve (1933) dhe Ylli i
zemrës (1937), tё cilat janё marrё pёr referencё dhe pёr model nga shumё poet nё
vazhdimёsinё e artit poetik ndёr kohёra. Tema e madhe krijimit tё poezisё ose thёnё mё qartё
mjeshtria e krijimit tё vargut poetik ёshtё esencё letrare e kёtij poeti tё madh prandaj
studiuesit e potencojnё kёtё fakt nё vёshtrimet dhe studimet e tyre, duke evidentuar se poeti
vlerёsonte punёn si proces tё krijimit. Kёshtu studiuesi ynё Sabri Hamiti thekson se : “
Lasgushi që mendonte se poeti lindet kurse gjeniun e krijon puna, gjatë gjithë shekullit të tij
mori dhe dha kulturë. Poeti, i cili misionin poetik e ngrit në kulmin e aftësive krijuese të
njeriut, duke e barazuar Krijuesin me Zotin, pati mosmarrëveshje me qarkun kulturor dhe
letrar shqiptar, që e kërkonte letërsinë ose me mision njohës ose me shërbim në ideologjinë
shoqërore.”1 Ndёrkaq studiuesja Merita Bajraktari januzi ne studimin e saj Figura dhe
Vёshtrime letrare thekson se” Dy librat e tij poetikë: Vallja e yjeve ( 1933) dhe Ylli i zemrës
( 1937) i kanë sjellur shkëlqim letërsisë shqipe me vlerat e larta letrare si në formë, në
përmbajtje ashtu edhe në artikulimin figurativ.Vepra e tij, poezia, ka peshën e universalitetit
dhe kontemporaritetit ( bashkëkohësisë) dhe si e tillë komunikon me të gjitha kohët njësoj.
Karakteristikë e poezisë së tij është forma e përsosur dhe e shkurtër e shprehjes poetike, si
cilësi e lartë artistike. Ndërkaq është gjithashtu për t`u theksuar se poezitë e tij mund të
lexohen si nga lart- poshtë dhe anasjelltas pa e humbur kuptimin që e përçojnë ato” 2 . Kjo
ёshtё shumё karakteristike pёr poezinё e tij dhe kryesorja ёshtё ajo qё ne do ta trajtojmё
brenda punimit, figura poetike-stilistike.
Do tё shohim tutje figurёn kryesore pёr tё cilёn njihet Lasgushi, qё ёshtё metafora,
vetё mbretëresha e figurave poetike, por gjithsesi edhe figurat e tjera tё përdorura me mjeshtri
artistike nga Lasgushi.

1
Sabri Hamiti, Letërsia moderne, Faik Konica, Prishtinë, 2002, f. 428.
2
Merita Bajraktari Januzi, Figura/ Vёshtrime letrare, ProcultPress, Prishtinё 2016, f. 154, 155.

2
Metodologjia e hulumtimit
Për të nisur hulumtimin për Figurat stilistike në veprën e Lagush Poradecit jemi nisur
nga supozimet vijuese:
- Lasgush Poradeci është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe.
- Lasgush Poradeci është romantiku i fundit i letërsisë sonë në të cilin jetoi
shqetësimi atdhetar i mbrojtjes së kombit dhe i traditës së Rilindjes, ashtu sikurse
edhe dëshira për triumfin e pikëpamjeve demokratike, shqetësimi për një
përparim të përgjithshëm kulturor e shpirtërore të shoqërisë shqiptare
- Lasgush Poradeci është cilësuar nga lirikët tanë më të mëdhej, i cili u shqua për
ndjeshmërinë dhe ëmbëlsinë poetike më të cilën i këndoi Shqipërisë dhe
dashurisë.
- Lasgush Poradeci shpërfaq në veprat e tij një gjuhë të pasur me figura të shumta
stilistike.
Duke u nisur nga supozimet e tilla, vendosëm t'i hyjmë studimit të figurave stilistike
të veprës së Lasgush Poradecit me synimin kryesor që të nxjerrim figurat stilistike të
përdorura në veprën e tij dhe t’i paraqesim ato sipas përdorimit.
Për ta realizuar këtë hulumtim doli e nevojshme të ndërmerrnim analiza stilistike që
do të specifikohen më tej.
Puna e në analiziën stilistiketë nuk është e lehtë, e sidomos e veprave të krijuesve të
kalibrit të Lasgush Poradecit.
Për të parë dhe analizuar veprën e Lasgush Poradecit është bërë skanimi dhe
digjitalizimi i teksteve të veprës së tij.

3
Figurat stilistike te vepra e Lasgush Poradecit

Pёr tё trajtuar veprёn e Lasgush Poradecit dhe figurёn poetike brenda saj, po e shohim
fillimisht strukturën e përmbledhjeve tё tij sepse edhe vetё organizimi strukturor dhe
emërtimi i pjesёve tё tyre lidhet ngushtё me figurёn. Vallja e yjeve ka këtë strukturë: I. ( Në
vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e Qjellit, III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjve, V.
Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VI. Kur nuk ndjehesh fare mirë. Ndёrkaq, Ylli i
Zemrës ka këtë strukturë: I. Zemra e Qiellit, II. Zemra e Dherit, III. Zemra e Jetës, IV. Zemra
e Perjetësisë, V. Zemra e Vdekjes, VI. Kush ma njohu dhemshurinë. Cesila fjalё dhe kaptinё
ёshtё figurё nё vete, siç e thotё edhe studiuesi ynё Kujtim Shala:
“ Sistemi poetik i Lasgushit lejon tekstet të funksionojnë të veçanta dhe njëkohësisht
i bën pjesë të strukturave më të mëdha. Një varg i Lasgushit është një figurë. Një varg tjetër
është figurë e re. Të gjitha vargjet janë një figurë. Shihet se integraliteti kushtëzon dhe
kushtëzohet nga tërësia.”3 I bie qё figurёn e kemi tё shtrirё nё çdo varg e nё do fjalё dhe nё
tёrёsinё e poezisё dhe të veprёs sё tij.
U tha edhe te hyrja qё figura qendrore e poezisë së Lasgushit ёshtё metafora, por
vargjet e tij janё me mjaft larushi figurative dhe në to hasen edhe figurate tjera si:
aliteracioni, thirrja eksklamacioni), dyzimi epizeuska), anafora, epifora, inversioni,
gradacionin etj. qё i japin shije artistike dhe efekte kuptimore vargjeve tё tij.

Metafora dhe figurat e tjera brenda artikulimit poetik.

Siç u tha edhe mё lart, gati çdo fjalё e tij nё vargje ёshtё metaforё, por edhe çdo titull
i cikleve dhe i vet veprave. Shih Vallja e yjeve dhe Ylli i zemrёs janё metafora., por edhe tituj
e poezive gjithashtu: Vallja e Qjellit, Vallja e Dherit, Vallja e yjeve, Vallja e Përjetësisë,
Vallja e Vdekjeve, Zemra e Qiellit, Zemra e Dherit, E nёse e trajtojmё leksikun e tij, mund tё
evidentojmё fjalёt mё tё shpeshta qё janё nё funksion tё metaforave. P.sh. fjalët: shpirti,
zemra, trupi apo mё tutje shprehjet, gjysmёvargjet : “ Vesë dashunie”, “ Dashuria
udhëtare”, “ Mbretëria e zemrës”, “ Vashë dhemshurie”, etj, pastaj në vargjet si: ” Bukuri!
Tmerisht e dashur, llaftari! Tmerisht e bukur”” Jetë-e vdekje përqafuar” , ”Drini plak e i
përrallshëm po mburon prej Shëndaumi” apo edhe si poezi e plotё nё formё metafore si:
3
Kujtim M. Shala, Shekulli i letërsisë shqipe, Buzuku, Prishtinë, 2006, f. 161.

4
” O! Zjarr-e-mall-e-yll-e-emër-pa-emër
Vashë-edhe-shoqe-e-motër-e-dashurisë,
Nuse-edhe-grua-femër-varrë-në-zemër,
Varrë-edhe-zjarr-e-flak`-e-perëndisë”4

Nёse e shohim poezitё e dashurisё kemi mjaft metafora qё nёnkuptojnё tё dashurёn,


vashёn gruan, por ato i artikulon nё diskursin popullor ( p.sh motrza bujare ) siç i artikulon
edhe epitet metaforike : sy-gjumashe, bel-hollë, sy-përmbysur-për, ndёrkaq vetё vasha quhet
herё motёr, herё shoqe e herё vashё. Gjithsesi ajo brenda poezisё sё dashurisё reflekton tё
dashurёn si qenien mё tё dashur:
“ Bubu! Ah Vasha qan me lot,
Moj motrëza bujare!
Seç e zu Trimi –e s`duron dot...
Bubu! Ah Vasha qan me lot.”5

Ndёrkaq ndjenjёn e dashurisё pёr gruan e shfaqё si ndjenjё sublime tё tё gjitha kohërave ( ta
kujtojmё metaforёn Yll pёrjetёsjie, Ylli qё lidh dy tё dashuruar):

Një yll përjetësije u ndes në shpirtin tim.



M`i nxetë sesa zemra, që djek si flak`e qeta,
M`i ndritur se mendimi që shkrep si vetëtim,
E sesa do dëshirë m`i ndritur e m`i nxetë
Ësht` yll i dashurisë q`u ndes në shpirtin tim.6
Siç mund tё shihet brenda këtyre vargjeve e kemi edhe figurёn e krahasimit, por qё atё e kemi
tё sajuar nё formё tё zgjeruar e jo tё thjeshtё: M`i nxetë sesa zemra, që djek si flak`e qeta,apo
M`i ndritur se mendimi që shkrep si vetëtim.

Nёse ndalemi te figura e simbolit, e shohim qartë gjithandej por, por dominon te cikli
i vjershave mbi vdekjen. Gjeniu i anijes, Lundra dhe Flamuri dhe Vdekja e Nositit janë tri

4
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 234.
5
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 123.
6
Po aty, f. 167.

5
poezitë e krijuara me bazё simbolike. Simbolet janё vetё: Gjeniu, Lundra, Flamuri, dhe
Nositi qё japim idetë, idealin dhe mesazhet poetike tё autorit. “Gjeniu, është simbol i krijuesit
të flijuar për idealin, është fati i krijuesit të kuptuar (më shumë të keqkuptuar, siç është vetë
Lasgushi); Lundra dhe Flamuri janë simbole të idealit, i cili e heq njeriun përpara në jetë, dhe
i ëmbël në emër të tij”7.

Po kalojmё ngadalë edhe nё evidentimin e figurave tё tjera. P.sh. Aliteracioni qё


sajohet me përsëritjen e njё shkronje brenda njё vargu apo strofe tё tёrё, jep nuanca ritmike
dhe muzikalitet brenda vargjeve Lasgushit
Aliteracioni që e sajoi Lasgushi jo vetëm që ofron nuanca ritmike dhe bukurtingëllim,
por merr funksionin e fuqizimit të kuptimit dhe idesë që e shpalos vargu i tij. Aliteracionin
këtu e kemi të gërshetuar me asonancë:

“ Flet e çflet e vret e pret për një të vetvirgjinitet....


...
E me ton që të shurdhon dënon një renegacion...”8

Apo
“ S`dashurionja as un` as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri- një fshehtësi
M`e e fshehur sesa fshehtësija.”9
Ose e kemi klithjen Ah te poezia Vdekja e Nositit qё sajohet si shpërthim i artikuluar
nëpërmjet tё me aliteracion, nё shqiptimin, theksimin e klithjes ah dhe rimën e puthitur
brenda vargjeve. Si tё tilla vargjet me figurat e tyre japin fuqinë kuptimore pёr jetёn,
sakrificën jetësore.

”Pa nis ah! Gjirin ta godas…,

Dh`e hap ah! Gjirin më njëças...,


Dh`i nginj ah! Zogjtë-e vdes me gas!...”10

7
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 490.
8
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 74.
9
Po aty, f. 225.
10
Po aty, f. 205.

6
Kemi mjaft figura tjera tingullore ( të intonacionit) i gjejmë ndёr vargjet e bukura tё
kёtij poeti.

Disa shembuj:

Sesi ndritesh përsëri


Sesi ndrizesh përsëri 11
Kёtu e kemi të shfaqur figurën e simplokës, e cila shënon përsëritjen e fjalëve të njëjta
në fillim të vargjeve dhe fjalëve të njëjta në fund të vargjeve. Meqё me fjalёt e njёjta nё fillim
tё vargjeve sajohet edhe anafora, ndёrkaq me fjalёt e njёjta nё fund tё vargjeve artikulohet
epifora, i bie qё nё kёto dy vargje i kemi tri figura poetike: Epizeuskёn, anaforёn dhe
epiforёn. Ndёrkaq shprehjet ndritesh, ndizesh mund tё konsiderohen edhe nё nivel tё
gradacionit si figurё gjithashtu e përsëritjes.

A vin...e gjithë vin...


Gjithë më pranë...e gjithë më pranë...
Sesa ndrin e vetëtin!...
Sesa ndjen një gaz pa anë!...12

Te vargjet vijuese e kemi epizeusken dhe aliteracionin nё shkronjёn v:

Venitu vashë venitu


Siç venitet zemra ime 13

Ndёrkaq te shembulli i radhёs kemi jep figurën e asonancës, ku kemi përsëritjen e


zanores o bredna njё vargu, e qё si e tillё krijon efekte intonacioni e ritmi. Nё kёtё rast
zanorja o merr edhe funskion simbolik qё shpreh dhembjen, vajin:

Vajto moj botë

11
Po aty, f. 156.
12
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 156.
13
Po aty, f. 182.

7
Vajto me ne.14
( Ku qajnë motrat vëllanë)

Tutje mund tё shohim edhe figura tё tjera si thirrje/ eksklamacion, si nё vargjet e


poezisё Kёngё pleqёrishte:

O këngë pleqërishte! Ti vjershë e vendit t`em!


Ti fjalë që më dhimbsesh e që më bën ujem!
Tashi jam dëshëruar së largu të më vish:
Dëgjoju, as dëgjoju! Moj pleqërisht!”15

Pastaj kontrasti apo antiteza:

Ti liri! Ti robëri!”16

Studiuesja Merita Bajraktari Januzi, thekson se ”kontrasti Ti liri / ti robëri na e kujton


këngën e Bodëlerit për dashurinë si varre e robërim (burri brutal dhe i robëruar) dhe
ngjashëm Lasgushi i krijon edhe kontrastet figurative të tjera : dhembshuri e ëmbël, fshehtësi/
llaftari etj.”17 Ndёrkaq nё relacione intertekstuale ajo i sheh edhe poezitё kosmogonike me
poezitё e Bogdanit: ”Vallja e përjetësisë është titulli i ciklit të poezive kozmogonike, të
shkruara në konceptin filozofik për krijimin e botës. Përdorimi i shprehjeve kozmogonike në
artikulimin e ideve dhe motiveve, ta kthen mendjen te njëri nga poetët e parë shqiptar, Pjetër
Bogdani, i cili sipas planit filozofik e teologjik thur poezi për procesin e krijimit të
rrozullimit, që nga krijimi i qiellit, yjeve, trupave qiellorë dhe tokës me tërësinë e plotë të
universit. Lasgushi edhe e ka dokumentuar vetë referencën e tij në veprën e Bogdanit, kur
thotë se e ka kopjuar një poezi kosmogonike të Bogdanit, pasi atë e ka vlerësuar si një
monument letrar të përmasave universale, të krahasueshme me kosmogoninë asiro-
babilonase, që shihet në Biblen hebraike dhe me ato indike që shfaqen me Vedat indase. Cikli
i zhvillimit kalon nëpër shkallët: Lënda, Fryma, Ndjenja, Njeriu, Përjetësia” 18

14
Po aty, f. 211
15
Lasgush Poradeci, Vdekja e Nositit, Rilindja, Prishtinë, 1986, f. 65.
16
Po aty, f. 156.
17
Merita Bajraktari Januzi, Figura- Vёshtrime letrare, Prokult Press, Prishtinё, 2016, f. 158.
18
Merita Bajraktari Januzi, Figura- Vёshtrime letrare, Prokult Press, Prishtinё, 2016, f.159

8
Mund flasim e komentojmё gjerё e gjatё vargjet dhe figurat e kёtij autori po e lёmё kёtu, me
mundёsi vazhdimi nё tё ardhmen.

Pёrfundim

Fuqia krijuese e Lasgushit shihet në tërë opusin krijues të tij pasi që analiza e poezisë
së tij tregon mjeshtërinë dhe fuqinë krijuese poetike në përdorimin e mjeshtërishëm të
figurave stilistike.
Punimi nuk kishte për qëllim trajtimin e elementeve tematike e as ideore tё poezive tё
Lasgushit, por vetёm identifikimin e figurave poetike e stilistike të cilat u komentuan sipas
funksionit brenda vargjeve.
Po ashtu u pa nga afёr gjuha figurative e përdorur nga Lasgushi dhe shpeshtia e
figurave poetike e stilistike të përdorura nga Lagushi e qё e bёjnё tё bukur e madhёshtore
poezinё e tij. Shihet se Lagushi mu për shkak të stilit dhe gjuhës u pëlqye dhe u mor pёr
bazё pothuajse nga tё gjithё poetёt e mirё tё mёvonshёm.
Mund tё gjenden përafrime e referenca tё shumta intertekstuale, gjё qё janё normale
nё suazat e ndikimeve tё gjuhёs dhe stilit ndёr autorё e vepra.
Në veprën e Lasgushit dhe brenda artikulimit poetik të tij mbizotëron metafora por
edhe figurat e tjera.
Shihet se figura kryesore e veprës poetike të Lasgushit ёshtё metafora, e cila ёshtё njё
metoforё thjesht kontekstuale, individuale a thjesht personale e ndërtuar nё harmoni me
kontekstin tematik e ideor.
Pёrveç metaforёs në poezinë e Lasgushit haset një larushi figurash, nga simboli,
krahasimi, aliteracioni, antiteza, thirrja e lloj-lloj figura të tjera poetike e stilistike, tё cilat
herё tё veçanta e herё tё kombinuara krijojnё sistemin e bukur poetik të Lagushit. Krijojnë
sistemin që mund t`i themi sistem poetik, ngaqë ёshtё unik nё mёnyrёn e vet tё ndёrtimit si
tёrёsi poetike.

Abstrakt

Punimi Figurat stilistike te vepra e Lasgush Poradecit mëton identifikimin e fjalëve-


figura qё dominojnё nё artikulimin poetik të Lasgush Poradecit. Për këtë qëllim janë

9
analizuar strukturat e veprave Vallja e yjeve dhe Ylli i zemrёs, e që kanë shërbyer për
identifikimin e figurave poetike e stilistike.
Qëllim tjetër i këtij punimi është të shihet se cila është figura kryesore poetike a
stilistike e veprës poetike të Lasgushit. Po ashtu të shihen edhe figurat e tjera poetike e
stilistike në veprën e tij poetike duke i parë ato në janë të ndërtuara nё harmoni me kontekstin
tematik e ideor tё poetit, lirikut tё shquar.

Fjalët çelës: Lasgush Poradeci, vepra poetike, figurat poetike, figurat stilistike, metafora

Literatura/ referenca:

Bajraktari, M. J. (2016). Figura-Vështrime letrare. Prishtinë: Prokult Press.


Hamiti, S. (2002). Letërsia moderne. Faik Konica: Prishtinë.
Poradeci, L. (1986). Vdekja e Nositit. Prishtinë: Rilindja.
Shala, K. M. (2006). Shekulli i letërsisë shqipe. Prishtinë: Buzuku.

10

You might also like