Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”

FAKULTETI FILOZOFIK

DEPARTAMENTI I HISTORISË

Ese akademik

Lënda: Hyrje në Histori


Tema: Përse shërben ballafaqimi me të kaluarën

Studenti: Prof. Dr. Enver Hoxhaj


Hysen Bojaxhiu Dr. Ass. Mentor Hasani

Prishtinë, 2022
Historia është aq shumë komplekse dhe e ndërlikuar sa që në shumicën e
rasteve të vendos në pozicion jo të këndshëm njerëzor por edhe profesional si
historian. Por ballafaqimi me të kaluarën është gjithmonë i domosdoshëm dhe
ndeshës në raste konkrete historike e momente të veçanta të së kaluarës. Historia
me gjithë kompleksivitetin e saj qëndron në "këmb" mbi disa përkufizime që janë
"ligje" të saj, dhe rrugë që të dërgojnë drejtë gjakëftohtësisë në analizimin e
ngjarjeve të së kaluarës nga prizmi i së tashmës. Por ajo që keqkuptohet dhe
keqinterpretohet në rrafshin historiografik është marrja si e mirëqen e çdo analize,
fakti, tregimi dhe interpretimi.
Në histori të qenurit i “ftohtë” dhe paanime në shikimin e një ngjarje është
shumë e vështirë e nganjëherë edhe e pamundur. Ajo që duhet vënë në pah në
histori është momenti se kur ka ndodhur ngjarja, shkaku që ka ndodhur ajo,
shkaktarët e saj si dhe pasojat që i ka pasur ajo ndër vite për njerëzit. Nëpërmjet
historisë ne shohim të kaluarën e paraardhësve tanë e mbi gjitha të vendit tonë. Ajo
tregon traditën e një populli, sakrificat, vuajtjët por mbi të gjitha tregon vetë jetën.
Ne jemi dëshmitar që edhe sot e kësaj dite ngjarjet historike që kanë ndodhur
para dhjetra, qindra e mijëra vitesh përdorën në diskursin ditor politik dhe kjo
vetëm sa i dëmton dhe u’a humb vërtetësin atyre ngjarjeve. Ajo që duhet parë më
me shqetësim është se si historia shihet si pengesë për arritjën e kompromiseve,
dialogut, marrëveshjeve, ndërmjet vendeve e popujve që janë në konfliktë. Kjo
ndodh si rezultat i jo largpamësisë së liderëve të atyre vendeve.
Këtu po e citojë teoricentin e madh Karl Poper i cili në librin e tij “Mendime
për historinë dhe politikën” shprehet si vijonë: Xhanëm të përparojmë do të thotë
që të lëvizim drejt një objektivi të përcaktuar, drejt një objektivi që ekziston për ne
si qenie njerëzore. " Historia" s'mund ta bëjë këtë; vetëm ne individët njerëzor
mund ta bëjnë këtë. Kemi raste kur vendet e kanë lënë anash të kaluar e tyre
historike vetëm për hir të interesit për të ardhmën e atyre vendeve.

1
Këtu po përmendi rastin Gjermani-Francë, dy vende të cilat ishin në konflik
në disa periudha të ndryshme historike, vende që në Luftën e Dytë Botërore ishin
rivale ndërmjet vete. Franca ishte e shkatërruar tërësisht nga Gjermania, kishte me
mijëra të vrarë, dhe vende të tëra të shkatërruara. Por pajtimin ndërmjet vete ata e
arritën pas përfundimit të asaj lufte, të dy këto vende e lan anash të kaluarën
ndërmjete vete, vetëm për ecur përpara në të ardhmën. Por shtrohet pyetja a e ka
harruar Franca atë që i ka bërë Gjermania? Përgjigjja është eksplicite që Jo.
Jo sepse ajo edhe sot e kësaj dite merret me zbulimin e asaj që ka ndodhur
në vendin e tyre, shkruhen libra, bëhen dokumentar dhe pasqyrohem fakte. Prandaj
e kaluara tyre mbetet në rrafshin historike duke mos e harruar në asnjë moment atë,
por duke e lënë anash atë në rrafshin politik dhe për të ardhmën e këtyre vendeve.
Sjellja e vetme e saktë është që të kaluarën ta shohim tërësisht ndryshe nga e
ardhmja.
Raste të tilla kemi shumë, ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm
por duke mos i prekur interesat e tashme të atij vendi e populli. Historia është e
rëndësishme deri në momentin kur ajo ndeshet me politiken e interesat momentale
shtetërore. Po e mbyllë këtë ese me thënien e Karl Poper i cili thotë: Ne nuk duhet
kurrësesi të përpiqemi që prej të kaluarës të shohim drejtime dhe tendenca për
parashikimin e të ardhmës.

You might also like