Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 20

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”

Fakulteti Filozofik

Dega: Histori

Punim Seminarik

Lënda:Histori Bashkëhore Shqiptare 1

Tema: Zona e Pushtimit Bullgar në Kosovë gjatë Luftës së parë Botërore

Prof.Dr.Ass. Selim Bezeraj Studente: Uresa Emini

Ma.Ass.Oktaj Hasani

Prishtinë,2023

1
ABSTRAKTI

Në Luftën e Parë Botërore, trupat bullgare hyenë në Kosovë në fillim të vitit 1916, duke zënë
qytetet kryesore si Prishtinën dhe Ferizajn. Ky pushtim ndodh pas një faze të turbullt dhe pas një
periudhe të shkurtër me administratën ushtarake austro-hungareze. Bullgarët qëndrojnë në Kosovë
deri në fund të Luftës së Parë Botërore. Në fillim të vitit 1916, forcat bullgare, duke bashkëpunuar
me forcat austro-hungareze, hyjnë në territorin e Kosovës. Ata kryejnë një sulm të suksesshëm dhe
zënë qytetet kryesore, duke përfshirë Prishtinën dhe Ferizajn. Ky pushtim ndodh në kuadër të
fushatës së Ballkanit Lindor, pjesë e Luftës së Parë Botërore. Administrata ushtarake austro-
hungareze krijon një periudhë të shkurtër të kontrollit, por forcat bullgare marrin përsipër
udhëheqjen e zonës. Gjatë kësaj periudhe, popullsia lokale përballët me ndryshime në strukturat
administrative dhe ekonomike.
Bullgarët qëndrojnë në Kosovë deri në fund të Luftës së Parë Botërore, kur ndryshimet në
marrëdhëniet ndërkombëtare sjellin ndryshime territoriale dhe kufitare në rajon. Pas Luftës së Parë
Botërore, Kosova bëhet pjesë e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllave, e cila më vonë formon
Jugosllavinë. Në fillim të vitit 1916, forcave bullgare dhe atyre austro-hungareze u është dhënë
detyra e përbashkët për të shpallur një fushatë në Ballkanin Lindor, përfshirë edhe Kosovën, si
pjesë e Luftës së Parë Botërore. Pushtimi fillon me një ofensivë të përbashkët, dhe në janar të
1916, forcat bullgare zbresin në territorin e Kosovës.Bullgarët arritin shpejt sukses, duke zënë
qytete kryesore si Prishtina dhe Ferizaji. Administrata ushtarake austro-hungareze ndërmerret me
organizimin e zonës dhe vendos një formë të re administrative. Megjithatë, kontrolli i tyre është i
shkurtër, pasi ndryshimet në frontin e Luftës së Parë Botërore dhe lufta e aleatëve ndaj forcave
qendrore pushtuese japin rezultatet e ndryshme.

Fjalë Kyqe:Bullgarët,Shqipëtarët,Zonat,Pushtimi,Prishtina etj.

2
PËRMBAJTJA

PËRMBAJTJA.............................................................................................................................. 3
HYRJE ........................................................................................................................................... 4
KAPITULLI 1
VISET E KOSOVËS NËN PUSHTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E MBRETËRISË SË
BULLGARISË (1915-1918)
1.1Vendosja e administratës Ushtarake ...................................................................................... 5
1.2Regjistrimi i popullsisë në shërbim të politikës bullgare në Kosovë ................................... 6
KAPITULLI 2 ............................................................................................................................... 8
NDRYSHIMET DEMOGRAFIKE DHE USHTARAKE NË DËM TË SHQIPËTARËVE . 8
2.1Qëndresa e popullsisë në Kosovë kundër pushtimit dhe administrimit bullgar ................ 8
2.2Presioni, vuajtjet e grave nën pushtimin dhe administrimin bullgar në Kosovë ............... 9
2.3Cilat zona të pushtimit ishin në Kosovë gjatë luftës së parë Botërore ............................. 10
KAPITULLI 3 ............................................................................................................................. 13
POZITA EKONOMIKE NË KOSOVË NËN PUSHTIMIN DHE ADMINISTRIMIN
BULLGAR
3.1Thellimi i pengesës ekonomike të popullsisë së Kosovës gjatë pushtimit Bullgar .......... 13
3.2Detyrimi dhe puna e dhunëshme e Popullsisë Shqiptare në Kosovë ................................. 14
3.3Zhvillimi i arsimit Shqiptar nën pushtimin Bullgar ........................................................... 15
3.4Largimi nga Kosova i administratës dhe trupave ushtarakë bullgarë e Austro-
Hungarezë dhe rivendosja pushtetit Serb në tetor të vitit 1918 ............................................. 16
PËRFUNDIMI............................................................................................................................. 18
BIBLIOGRAFIA......................................................................................................................... 19

3
HYRJE

Në fillim të vitit 1916, forcat bullgare dhe austro-hungareze pushtuan Kosovën në kuadër të Luftës
së Parë Botërore. Ata zënë qytete kryesore si Prishtina dhe Ferizaji, duke ndryshuar strukturat
administrative. Megjatë një periudhe të shkurtër, Bullgarët mbajtën kontrollin, por pas përfundimit
të luftës dhe formimit të Jugosllavisë në vitin 1919, Kosova u largua nga administrata bullgare dhe
u integrua në Jugosllavi. Në fillim të vitit 1916, forcat bullgare dhe austro-hungareze, duke
bashkëpunuar në kuadër të Luftës së Parë Botërore, pushtuan territorin e Kosovës. Pushtimi filloi
me një ofensivë të përbashkët, dhe forcat bullgare shpejt zënë qytetet kryesore, duke përfshirë
Prishtinën dhe Ferizajn.
Administrata ushtarake austro-hungareze kishte një periudhë të shkurtër kontrolli, duke
përpunuar struktura administrative të reja. Në këtë periudhë, ndryshimet në jetën civile dhe
ekonominë u ndieën nga prania e tyre. Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe me Traktatin
e Saint-Germain-en-Laye në 1919, ndryshimet territoriale bënë që Kosova të bëhet pjesë e
Jugosllavisë, duke shpëtuar nga kontrolli bullgar.

4
KAPITULLI 1
VISET E KOSOVËS NËN PUSHTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E
MBRETËRISË SË BULLGARISË (1915-1918)
1.1Vendosja e Administratës Ushtarake

Vendosja e administratës ushtarake Viset e Kosovës, të cilat iu njohën pushtimit dhe administrimit
bullgar, sipas Marrëveshjes së 1 prillit 1916, ishin: Prishtina, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Kaçaniku,
Podujeva, Fushë Kosova, Rahoveci, Lipjani, Suhareka, Malisheva, Shtimja, Drenica e Epërme
(Gllogoci), Presheva, Kumanova, Shkupi, Tetova etj. Këto vise hynë në qarqet e Prishtinës dhe
Prizrenit në kuadër të Inspektoratit Ushtarak të Maqedonisë. Pra, viset e Kosovës nën pushtimin
bullgar, me pak nuanca, administrativisht u ndanë në mënyrë analoge me periudhën e okupimit
dhe administrimit serb të viteve 1912-1915.1
Përveç dy qarqeve, në kuadër të tyre hynë 8 rrethe dhe 116 njësi komunale me 832 fshatra.
Në kuadër të Inspektoratit Ushtarak të Maqedonisë hynë 9 qarqe dhe 46 rrethe. Statusin territorial
dhe administrativ të qarkut e kishin: Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi, Tikveshi, Manastiri, Ohri,
Prizreni dhe Prishtina. Viset e Kosovës përfshiheshin në qarkun e Shkupit, Prizrenit dhe të
Prishtinës. Në kuadër të qarkut të Shkupit hynte rrethi i Kaçanikut, në qarkun e Prizrenit hynin
rrethet e Vranishtës, Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit dhe Suharekës, kurse në kuadër të qarkut të
Prishtinës hynin rrethet e Gjilanit, Podujevës, Prishtinës dhe Ferizajt. Viset e Serbisë, shteti bullgar
i riorganizoi në 17 krahina dhe 86 ngastra. Në secilën krahinë u caktua një prefekturë, një gjykatë
dhe një burg, kurse në çdo ngastër u vendos një kajmekam (kryetar) dhe një gjykatë e vogël. Secili
zyrtar administrativ në prefektura e ngastra ishte bullgar nga viset e Maqedonisë.2
Pra, bullgarët përbënin personelin kryesor të administratës në Kosovë. Kryeqendër
administrative e Inspektoratit Ushtarak të Maqedonisë u bë Shkupi. Aty kishte zyrën e tij edhe
kryeprefekti i gjithë rajoneve. Platforma politike e shtetit bullgar, sipas skemës së administratës

1
Dielli, Bullgaria organizon Serbine.,( Boston: Mass, 1916), 1.
2
Robert Elsie,Fjalor Historik i Kosovës,(Tiranë:Skanderberg Books,2011),98

5
ushtarake dhe policore, duke mënjanuar pothuajse tërësisht autoritetin civil të saj, ishte krijimi i
parakushteve të nevojshme për një aneksim bullgar të ardhshëm të këtyre trevave. Prandaj, të gjitha
strukturat administrative vepronin dhe funksiononin në përputhje me këtë platformë. Kjo
administratë kishte karakter ushtarak dhe policor. 3

1.2Regjistrimi i popullsisë në shërbim të politikës bullgare në Kosovë


Menjëherë pasi instaloi organet e tij dhe pasi u caktua vija e kufijve administrativë, shteti bullgar
ndërmori aksione për numërimin e popullsisë në Kosovë dhe vise të tjera. Për të kryer regjistrimin
përkatës dhe për të kryer studime etnografike, fetare dhe kulturore mbi popullsinë e këtyre zonave,
nga 14 korriku deri më 10 shtator 1916, shteti bullgar angazhoi një Komision profesional të përbërë
nga shkencëtarë dhe profesorë bullgarë. Ky Komision bëri regjistrimin e popullsisë, përkatësinë
kombëtare e fetare, gjendjen ekonomike, politike dhe kulturo-arsimore. Ai ia paraqiti qeverisë
bullgare të gjitha rezultatet në formë studimi, të cilat më pas ia shpërndau administratës bullgare
në Kosovë. Në bazë të një raporti që prof. dr. Stefan Mladenov, anëtar i këtij Komisioni, i cili, më
16 shtator 1916, nga Sofja ia dërgoi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë bullgare, viset e
Kosovës që administroheshin nga Bullgaria, të ndara në dy qarqe, atë të Prishtinës dhe Prizrenit,
kishin një popullsi që dominohej nga shqiptarët. Në Shkup, Kumanovë, Preshevë, Tetovë e
Gostivar, popullsia shqiptare ishte e pamohueshme dhe mbizotëruese karshi asaj bullgare e serbe.
Kaçaniku përbëhej nga popullsi plotësisht shqiptare. Në raportin e tij, S. Mladenov paraqiti edhe
përqindjen e popullsisë në trevat e Kosovës. 4

Sipas tij, në Gjilan dhe rrethinë, popullsia shqiptare ishte dominuese. Ajo përbënte 54.570
shqiptarë ose 63.5%, popullsia ortodokse "serbe"" përbënte 28.881 banorë ose 33.5%, kurse 3% të
popullsisë e përbënin 1.820 katolikët shqiptarë e "serbë” si dhe 268 ciganë. Edhe në qarkun e
Prishtinës, Prizrenit si dhe në rrethin e Rahovecit e Suharekës, popullsia shqiptare ishte dominuese.
Sipas shkencëtarëve bullgarë Stefan Mladenov dhe Stefan Dimitrov, të cilët qëndruan në Kosovë
për disa muaj dhe realizuan studimin mbi popullsinë e trevave të Kosovës nën okupimin dhe
administrimin bullgar, në verë të vitit 1916, qarku i Prishtinës kishte një popullsi të përgjithshme

3
Liman Rushiti, Kujtime për Lëvizjen kaqake,(Prishtinë:Instituti i Historise,2006), 63.
4
Akademia e studimeve albanologjike Instituti i Historisë,Historia e Shqipëtarëve gjatë shekullit XX Vëllimi
l,(Tiranë:Botimet Albanologjike,2017),402

6
prej 205.000 banorë, ku ¼ e popullsisë ishte shqiptare, rreth 50.000 prej tyre ishin serbë, 600-700
frymë ishin katolikë, si dhe një numër i vogël romë, hebrenj dhe vllehë. Sipas Stefan Mladenov,
Prizreni dhe rrethina kishte 65% shqiptarë dhe 35% serbë, Rahoveci kishte 30.502 shqiptarë dhe
3.556 serbë, Suhareka kishte 12.963 shqiptarë dhe 1.227 serbë. Rrethi i Kaçanikut, i cili hynte në
kuadër të qarkut të Shkupit, sipas Stefan Mladenov, kishte 6.000 banorë të gjithë shqiptarë. Stefan
Dimitrov vlerësonte se rrethi i Gjilanit kishte një popullsi prej 79.000 banorësh, rrethi i Podujevës
me 28.000 banorë, rrethi i Ferizajt me 33.000 banorë dhe Prishtina me rreth 67.000 banorë.5

Anastas Ishirkov në studimin e tij vlerësonte se numri i përgjithshëm i popullsisë së


Kosovës nën pushtimin dhe administrimin bullgar sillej rreth 300.000 vetë, prej tyre 220.000
shqiptarë myslimanë, 69.000 serbë dhe të tjerë. Në statistikat bullgare, të hartuara nga studiuesit
dhe profesorët bullgarë, që në disa raste kanë dallime të mëdha e në raste të tjera janë të përafërta,
theksohet se elementi serb në masë, kishte arritur të shtrihet në Kosovë pas vitit 1912. Ato
nënvizojnë se raportet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë janë të
përkeqësuara dhe të tensionuara, për shkak të proceseve historike nëpër të cilat ka kaluar kjo
popullsi. Rrjedhimisht, në statistikat bullgare vihet në pah edhe emigrimi i shqiptarëve gjatë e pas
Luftërave Ballkanike si dhe vrasjet që ata pësuan nga pushteti serb. Pra, në këto statistika vërehet
zvogëlimi i popullsisë shqiptare të këtyre trevave dhe rritja e numrit të popullsisë serbe në Kosovë.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës dhe viseve të tjera i shërbente pushtetit ushtarak e
administrativ, i cili sipas qeverisë bullgare ishte e domosdoshme të posedonte një pasqyrë të qartë
të numrit dhe gjendjes së popullsisë së këtyre trevave, një pjesë të konsiderueshme të së cilës më
pas ta rreshtonte në radhët e ushtrisë bullgare, si në fronte lufte, por edhe në shërbime të tjera. 878
Pra, ky studim demografik ishte një pasqyrë e qartë që u përdor vazhdimisht nga organet e pushtetit
bullgar në Kosovë, për të sendërtuar platformën politike bullgare në këto vise.6

5
. Noel Malcom,Kosova një Histori e Shkurtër,(Prishtinë:Koha,2019),105
6
Akademia e Shkencave e Shqiperise,Historia e Popullit Shqiptar lll,(Tiranë:Toena,2007),302

7
KAPITULLI 2

NDRYSHIMET DEMOGRAFIKE DHE USHTARAKE NË DËM TË


SHQIPËTARËVE
2.1Qëndresa e popullsisë në Kosovë kundër pushtimit dhe administrimit bullgar

Në fund të vitit 1915 dhe në gjysmën e parë të vitit 1916, drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare
si: Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Jashar Erebara, Bajram Curri, Idriz Seferi, Shaqir Smaka, Azem
Galica e të tjerë, i vlerësonin fuqitë e reja pushtuese të viseve të Kosovës si shtete që respektonin
perspektivën dhe të drejtat kombëtare e politike të shqiptarëve. Krahas kësaj, ata tentuan të
përfitonin dhe shfrytëzonin koniunkturën e tensioneve dhe përplasjeve të vazhdueshme ndërmjet
Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë për çështjen territoriale dhe ndarjes së zonave të pushtimit, që në
muajt e parë të vitit 1916 ishin aktuale sidomos për viset e Kosovës dhe më gjerë. Si njëra dhe
tjetra fuqi pushtuese, për aq sa e vlerësonin si element të rëndësishëm, në kuadër të këtij procesi
kishin tendenca t'i implikonin shqiptarët në favor të interesave të tyre. Përballë kësaj situate forcat
politike shqiptare dolën me projekte konkrete nacionale, të cilat në esencë përmbanin zgjidhjen e
statusit politik të shqiptarëve.7

Para se të përfundonte çështja e zgjidhjes së kufijve administrativë në viset shqiptare


ndërmjet Austro-Hungarisë dhe Bullgarisë, shteti bullgar lejoi edhe përdorimin e flamurit
kombëtar të shqiptarëve. 905 Disa muaj më pas, në bazë të një raporti austro-hungarez të datës 19
shtator 1916, i mbështetur në të dhënat e informatorëve të emisarëve austro-hungarezë, në Shkup
theksohej se disa shqiptarë me influencë nga trevat e Kosovës po zhvillonin agjitacion politik. Ata,
në vorbullën e rrethanave të përgjithshme politike, pretendonin të formonin një shtet të pavarur
shqiptar. Në këtë kontekst, tubimi i Shkupit, i realizuar në muajin shtator të vitit 1916, ishte një
episod që provon për gatishmërinë e krerëve shqiptarë të trevave të Kosovës, të orientuar në
realizimin e kësaj platforme. Në këtë tubim morën pjesë figura të njohura të lëvizjes kombëtare,
si: Nexhip Bej Draga e Jashar Erebara si dhe krerë lokalë në zë si: Nexhib Bej Mahmutbegolli nga
Peja, Ahmet Bej Murteza Pashazade (Berisha) nga Gjakova, Ejup Aga Gagje, Isuf Morina me dy

7
Dielli, Flamuri yne ne Shqiperi, (Boston: Mass, 1916), 2.

8
djemtë e tij Hakiun e Zejnelin, vëllezërit Qamil Bej e Qemal Bej Kulimbari, Mehmet Alibej
Gjilani, Rexhep Bej Pasha-Zade, Shefqet Bej Aga Pasha, Shyqri Bej Mufti Zade, Beqir Efendi
Myfti, Hamid Bej e Xhemal Hysen Pashazade nga Prishtina etj. Ky tubim u organizuan në Klubin
e Shkupit. Qëllimi i tij ishte zgjidhja e çështjes së pavarësisë së ardhshme të Shqipërisë. 8

2.2Presioni, vuajtjet e grave nën pushtimin dhe administrimin bullgar në Kosovë


Gruaja, veçanërisht ajo shqiptare, në zonën e pushtimit dhe administrimit bullgar në Kosovë, në
dallim nga zona e pushtimit dhe administrimit austro-hungarez, në të cilën gëzonte një status të
veçantë shoqëror dhe kulturo-arsimor, u përball sikurse nën sundimin serb e malazez të viteve
1912-1915 pothuajse në mënyrë identike me rrethanat e reja politike, ekonomike, shoqërore dhe
kulturo-arsimore të krijuara nga pushteti bullgar. Vështirësitë ekonomike, pasiguria dhe lufta e
vazhdueshme ndaj pushtuesve të rinj, u bënë pjesë e rëndomtë në jetën e gruas shqiptare. Ajo, jo
vetëm që kujdesej për fëmijët dhe punë të tjera të shtëpisë, por njëkohësisht merrte pjesë si
furnizuese e grupeve shqiptare me armë, ushqime e madje edhe merrte pjesë drejtpërdrejt në
aksione e përballje me forcat e ushtrisë e të xhandarmërisë bullgare. Një rol të tillë luajtën me
vetëmohim Baftije Seferi, gruaja e Idriz Seferit, Shote Galica, bashkëshortja e Azem Galicës dhe
shumë gra të tjera9

Nën pushtimin dhe administrimin bullgar në Kosovë, gruaja sërish u bë cak i sulmeve të
zakonshme që administrata ushtarake bullgare ndërmerrte ndaj shtëpive të popullsisë së kësaj zone.
Jeta dhe nderi i saj nuk ishin të mbrojtura e të sigurta përderisa vazhdonte kjo politikë e përditshme
në Kosovë. Nuk ekzistonte një adresë, ku popullsia e keqtrajtuar dhe sulmuar të niste ankesat e saj
për presionet, vuajtjet dhe peripecitë që i shkaktonte administrata e dhunshme bullgare. Raste të
vuajtjeve dhe abuzimeve me gruan shqiptare, nga ana e administratës bullgare, janë shënuar në të
gjitha qarqet e rrethet e Kosovës.10

Në Prishtinë dhe rrethinë, veprime shpërdorimi përjetuan gratë shqiptare që në muajt e parë
të vitit 1916. Kështu, dy oficerë gjermanë nxitën urrejtje të madhe tek shqiptarët, sepse abuzuan
me gratë. Në një rast ata mbyllën gratë në një dhomë dhe fillaun çnderimin me dhunë, ndërsa burrat
e ngujuar në dhomat afër, dëgjonin me dhimbje brimat e tyre. Si rrjedhojë shqiptarët vranë disa

8
Fehmi Rexhepi, Zona okupuese bullgare e Kosovës,(Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e arteve,2015).253-254.
9
Shaban Braha, Idriz Seferi në Lëvizjet Kombëtare Shqipëtare,(Tiranë:8Nentori,1981),223-224.
10
Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Botimi ll, (Tiranë:8 Nëntori,1982),.38-59.

9
oficerë dhe nënoficerë gjermanë. Gjithashtu, janë të panumërta sjelljet dhe veprimet imorale e
mizore të pjesëtarëve të ushtrisë bullgare në Kosovë ndaj femrave dhe grave shqiptare.11

Gjatë një tentim dhunimi nga një ushtar bullgar ndaj një vajze shqiptare në Dobroshec të
Gllogocit, ndërhynë Sinan Lahu nga Gllanasella e Gllogocit, i njohur për qëndrimin e tij
antibullgar, i cili jo vetëm se e shpëtoi vajzën shqiptare, por i preu kokën ushtarit bullgar.
Meqenëse nuk arritën ta kapnin, në shenjë hakmarrjeje, bullgarët i dogjën shtëpinë.Kjo tregon për
nivelin e ulët human të ushtarakëve e organeve bullgare dhe shkallën e kundërveprimit të
shqiptarëve për shkak të cenimit të nderit familjar. Tortura, keqtrajtime e presione përjetuan edhe
gratë e fshatit Tërnavicë të Podujevës, pas masakrës që kreu pushteti ushtarak bullgar ndaj 38
burrave të këtij fshati. Ato u detyruan t'i nënshtroheshin presioneve e kërkesave të ndryshme që
ushtarët bullgarë shtronin para tyre. Rrjedhimisht, ato mbetën pa burra dhe hasën në vështirësi të
shumta gjatë jetës, duke bërë çmos të rrisnin e mbronin fëmijët. Njësoj kishte ndodhur edhe në
fshatin Budakovë të Suharekës, ku ushtarët bullgarë kërkuan gra për t'u dëfryer, por banorët nuk
pranuan t'i dorëzonin, sepse një kërkesë e tillë cenonte nderin familjar. Në shenjë revolte, ushtarët
bullgarë dogjën dhjetëra shtëpi të këtij fshati.Azem Jetishi, i lindur në Budakovë më 1912, në lidhje
me këtë rast kujton: "... Oficerët bullgarë nga kryeplaku kishin kërkuar mish e raki, e në fund femra
shqiptare, për t'u dëfryer. Me atë rast u mblodh fshati, i vranë disa ushtarë dhe oficerë bullgarë.
Pas kësaj pasoi djegia e një mëhalle me 15-20 shtëpi.12

2.3Cilat zona të pushtimit ishin në Kosovë gjatë luftës së parë Botërore


Kosova gjatë Luftës së Parë Botërore që nga fillimi ishte e mbushur përplot me forca ushtarake
serbe të cilat tërhiqeshin drejt Shqipërisë për të vazhduar më tutje deri në Korfuz. Pas okupimit të
territoreve nga ana e Austro-Hungarisë, Gjermanisë dhe Bullgarisë si aleatë në Luftën e Parë
Botërore, u bë ndarja e territoreve të okupuara. Vitet 1915-1918 në zonën pushtuese bullgare
konsiderohen si vitet më tragjike të varfërisë dhe të urisë për popullatën e kësaj pjese të Kosovës.
Mungesa e bukës u ndie jo vetëm nga thatësira, por edhe nga shkaku që pushtuesit i’a konfiskuan
popullit drithin. Për dallim nga zona pushtuese bullgare, austro- hungarezët udhëhoqën një politikë

11
Marenglen Verli, Shqipëria dhe Kosova historia e një aspirate,(Tiranë:Botimpex,2007),186.
12
ASHAK, Fondi: Koleksioni - lënda memoare, kutia nr.2. Kujtime të Gjoke Pantiq,21-22.

10
tjetër, me qëllim që t'i përfitonin masat e gjera popullore. Filluan t'i përfillnin disa të drejta
kombëtare, që për shqiptarët kishin vlerë jetike.13

Pas vrasjes së pretendentit të fronit austro-hungarez në Sarajevë më 1914 trupat e Perandorisë


Austro-Hungareze dhe ushtria gjermane bashkë me Bullgarinë mposhtën Serbinë. Ushtria serbe
iku përmes Kosovës dhe Shqipërisë drejt Korfuzit. Pasi që Serbia dhe Mali i Zi u detyruan të
tërhiqen nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë, në vend të tyre erdhën
pushtuesit austro-hungarezë dhe bullgarë. Pas kësaj Kosova ndahet në dy zona pushtuese: Zona e
pushtimit austro-hungarez e përfshiu Mitrovicën, Vushtrrinë, Drenicën e Epërme, Pejën, Istogun,
Gjakovën, Plavën, Gucinë, Tivarin dhe Ulqinin; Zona e pushtimit bullgar përfshinte Prishtinën,
Podujevën, Drenicën e Poshtme, Prizrenin, Ferizajin, Gjilanin, Preshevën, Shkupin, Kumanovën,
Gostivarin, Strugën, Tetovën, Dibrën, Kërçovën, Ohrin dhe Prespën.14

Në zonën e pushtimit austro- hungarez (Monarkia danubiane) gjendja politike, kulturore


dhe arsimore ishte më e favorshme, pasi u hapën rreth 50 shkolla shqipe ku punonin 100 mësues
me rreth 4000 nxënës, pastaj u lejua përdorimi i simboleve kombëtare, në administratë u punësuan
zyrtarë shqiptarë dhe u realizuan edhe disa projekte infrastrukturore. Për këto arsye, shqiptarët i
pritën me entuziazëm trupat e Perandorisë austro-hungareze. Si rezultat i kësaj, rreth 1000
vullnetarë shqiptarë shërbyen në frontin austriak kundër Rusisë, ndërsa dy mijë të tjerë iu bashkuan
trupave austro-hungareze në Shqipëri.

Në zonën e pushtimit bullgar u mbyllën të gjitha shkollat serbe dhe turke, ndërsa arsimi shqip ishte
në gjendje të rëndë pasi vepronin vetëm një numër i kufizuar i shkollave katolike në Prishtinë,
Prizren, Ferizaj, Zym, etj. të cilat ishin nën përkujdesjen e Austro-Hungarisë. Gjatë kësaj periudhë
u hapën disa shkolla popullore bullgare si dhe një progjimnaz në Prishtinë.

Ndërmjet pushtuesve të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare kishte dallime të dukshme. Përderisa
pozita e shqipëtarëve gjatë pushtimit serbo-malazez ishte skajshmërisht e rëndë, në kohën e
pushtimit austro-hungarez situata ishte më e favorshme. Austro-hungarezët u njohën shqiptarëve
të drejtën e vetadministrimit lokal dhe të zhvillimit të kulturës dhe arsimit kombëtar. Kurse në
anën tjetër pushtuesit bullgarë nuk ua njihnin shqiptarëve asnjë të drejtë kombëtare e njerëzore.

13
Zhivko Avramovski, Konflikti austro-hungarezo-bullgar rreth Kosovës dhe synimet e Bullgarisë për të dalë në
detin Adriatik përmes Shqipërisë 1915-1916,( Prishtinë: 1975), 102.
14
Fahri S. Buçinca & Ferid B. Dibrani, Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë,(Prishtinë: 2009),30.

11
Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, sidomos në vitet 1916-1918, në Kosovë dhe në vise
tjera shqiptare u organizua qëndresa kundër pushtuesve austro-hungarezë e bullgarë. Kjo qëndrese
u organizua në lufte çetash. Çetat më të njohura ishin ato të udhëhequra nga Azem dhe Shotë
Galica, Idriz Seferi, etj. Lufta e çetave shqiptare dha edhe rezultatet e saj. Çetat e Azem Galicës,
të përkrahura edhe nga grupe të tjera luftërash patriote shqiptarë, në vjeshtë të vitit 1918 çliruan:
Drenicën, Istogun dhe Pejën ku edhe ngritën flamurin kombëtar shqiptar. 15

15
Elmas Plava, Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare,( Tiranë: Marin Barleti, 1995), 220.

12
KAPITULLI 3

POZITA EKONOMIKE NË KOSOVË NËN PUSHTIMIN DHE


ADMINISTRIMIN BULLGAR
3.1Thellimi i pengesës ekonomike të popullsisë së Kosovës gjatë pushtimit Bullgar

Duke filluar se shteti bullgar nuk paraqiti ndonjë projekt që rehabilitonte ekonominë e saj, por
përkundrazi synimi i bullgarëve ka qenë të shfrytëzonte ekonomikisht të gjithë bazën ekonomike
të Kosovës, si pasuritë bujqësore, blegtorale dhe të mirat e natyrës së këtij shteti. Pas pushtimit të
Kosovës, popullsia vuante nga uria për shkak të konfiskimit e rekuizimit të pasurive bujqësore e
blegtorale nga ushtria serbe, që nga fillimi i Luftës së Parë Botërore. Ato familje të cilat kishin sasi
të madhe të drithit që i kishin ruajtur, pushteti bullgar u’a konfiskoi për nevojat e ushtrisë. Vlenë
të ceket edhe se u konfiskua bagëtia, mishi i së cilës u përdor për ushqim të ushtarëve dhe
nënpunësve administrativë. Popullsia e Kosovës vuante nga zija e bukës, sidomos në qytetin e
Prizrenit në vitin 1917 vdiqën afër 1 mijë njerëz.
Ato pak dyqane të cilat funksiononin u thyen dhe u plaçkitën nga organet ushtarake
bullgare. Sasi e drithit sillej nga Bullgaria por e cila nuk ishte e mjaftueshme. Gjatë vitit 1916 pasi
që pati reshje të mëdha të shiut në qytetin e Kaçanikut dhe në rrethinën e tij u dëmtua hekurudha
Shkup-Kaçanik, pas kësaj u dëmtuan pronat bujqësore. Kjo hekurudhë u riparua menjëherë pas
ndërhyrjes së ushtarëve gjermanë dhe austro-hungarezë. Me një fjalë bujqësia u godit menjëherë
pas pushtimit bullgar edhe niveli i tregtisë ishte shumë i ulët. Qeveria bullgare kishte refuzuar
përkohësisht kërkesën e propozimin austro-hungarez për lejimin e formave të tregtisë në territorin
e administrimit bullgar në Kosovë. Por gjendje të rëndë ekonomike pati edhe tek shtresat gjysmë
të pasura, për shkak të administratës së dhunshme bullgare, e cila kishte synim të uzurponte
pasurinë e kësaj shtrese. 16

16
Shaban Braha,Gjenocidi Serbomadh dhe qëndresa Shqiptare,(Tiranë:Lumi-T,1992),64

13
Marrja me detyrim i mallrave, aplikimi i metodës së dhunës, sikurse dënimet e rrahjeve me shkop,
ishin metoda aktive të politikës ushtarake bullgare në Kosovë. Nuk munguan asnjëherë raste kur
ushtarët bullgarë ushqeheshin nëpër shtëpi të shqiptarëve dhe këta ushtarë e keqpërdorën mirësinë
e tyre, madje kishte raste se i sekuestronin edhe drunjtë nëpër shtëpi të shqiptarëve, të cilët më
vonë i shfrytëzonin për nevoja ushtarake. Shteti bullgar përmes organeve të administratës
ushtarake dhe civile në Kosovë, ndoqi një politikë të ngjashme serbe e viteve 1912-1915.
Taksat ishin të papërballushme, saqë popullsia e Kosovës nuk ishte në gjendje ti shlyente
me kohë. Për pasojë administrata bullgare, duke e parë pamundësinë e pagesës së taksave, në
shenjë kompensimi sekuestronte shtëpitë e banorëve. Kishte raste kur administrata bullgare arrinte
vjeljen e taksave përmes dhunës, kërcenimeve dhe rekuizimeve. Lidhur me kërkesat e pronarëve
të mëdhenj, shteti bullgar nuk pranonte as kthimin e tyre në pronat e veta, sepse ato i kishte
sekuestruar dhe shpronësuar për nevoja të përgjithshme të administratës. Gjatë vitit 1917, për
shkak të thatësisë në pranverë, edhe rendimenti në bujqësi ishte i ulët, drithërat u mblodhën me
sasi tepër të vogla. Njerzit vdisnin nga uria dhe mungesa e bukës, atë pak sasi buke e drithërash e
konfiskonte administrata ushtarake bullgare. 17

3.2Detyrimi dhe puna e dhunëshme e Popullsisë Shqiptare në Kosovë

Shteti bullgar përmes akteve të organeve administrative bëri të ligjshëm e të institucionalizuar edhe
rekuizimin gjithëpërfshirës të pasurive dhe synonte të bënte pagesën e tyre, madje edhe të
ndihmonte me ndihma familjet në nevojë. Në vitin 1916 organet ushtarake bullgare filluan
shfrytëzimin e pasurive të pakta të popullsisë në viset e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Gjilanit etj.,
ato morën me forcë një pjesë të ushqimeve për kafshë dhe për nevoja të ushtrisë. Të gjitha pasuritë
blegtorale dhe prodhimet e tyre, i’u nënshtruan sistemit të rekuizimit i cili kishte karakter
shfrytëzues. Shqiptarët në rrethin e Prizrenit, për ti shpëtuar masave të rekuizimeve të pasurive të
tyre, së bashku me bagëtinë ngarkonin drithëra e pasuri të tjera blegtorale dhe arratiseshin në zonën
austro-hungareze. 18

Në mungesë ushqimi e strehimi, shqiptarët që u detyruan të punonin dhunshëm për


mirëmbajtjen e rrugës Ferizaj-Prizren, e cila shërbente për furnizime trupash dhe nevoja të tjera

17
Marenglen Verli, Shqiptarët në optikën e diplomacisë austro-hungareze,(Tiranë:Klean,2014),321.
18
Xheladin Shala, Marrdheniet shqiptaro-serbe 1912-1918,(Prishtinë:Instituti Albanologjik i Prishtinës,1990), 264.

14
administrative, e pësuan keq. Pakënaqësia e shqiptarëve të këtyre trevave për të punuar dhunshëm
në këtë linjë u rrit edhe si pasojë e përhapjes të sëmundjes së tifos së morrit, nga e cila u shënuan
edhe raste me vdekje të shumë të prekurve. Popullata e Kosovës në zonën e okupimit dhe
administrimit bullgar u dërgua për punë të detyrueshme në kufijtë e vjetër të shtetit bullgar, duke
punuar kryesisht në bujqësi. Rekuizime dhe plaçkitje të dhunshme të pasurisë nga ana e ushtrisë
dhe administratës bullgare ndaj popullsisë në Kosovë u bë në një masë të pakontrolluar gjatë
tërheqjes bullgare nga Kosova, banorëve të saj u merreshin dhunshëm ato pak pasuri bujqësore e
blegtorale. Mendoj se varfërinë dhe zinë e bukës e shkaktoi masa e rekuizimeve, puna e detyruar
dhe e dhunshme, rekrutimi i meshkujve në radhët e ushtrisë bullgare etj.19

3.3Zhvillimi i arsimit Shqiptar nën pushtimin Bullgar

Shteti bullgar përveçse shtypi popullsinë e Kosovës si në aspektin politik e shoqëror, e shfrytëzoi
në atë ekonomik dhe e diskriminoi në aspektin kulturor e arsimor. Fushata e shtypjes dhe
diskriminimit kulturor dhe arsimor të Kosovës, nisi paralelisht me rrethanat politike të zgjidhjes
së çështjes së vijës së kufijve administrativë me Austro-Hungarinë në Kosovë. Shteti bullgar e
analizoi nivelin e përgjithshëm kulturor të popullsisë së Kosovës dhe aspiratat e saj, prandaj arriti
në përfundimin se shtypja kulturore dhe presioni i asimilimit ishin masat më të fuqishme, që
parandalonin revoltën e popullsisë dhe tkurrnin çdo përpjekje të saj për afirmimin e vlerave
kombëtare, kulturore e arsimore.20

Duhet ta përmendi se administrata bullgare nuk respektoi përkatësinë fetare të shqiptarëve


e rrjedhimisht zbatimin e përditshëm e rregullave të besimit. Ajo përdorte metoda të ashpra dhune
që cenonin lirinë e besimit në mesin e popullsisë. Organet ushtarake bullgare nuk njohën
përkatësinë fetare sidomos të muslimanëve dhe u treguan të ashpra ndaj objekteve fetare të këtij
komuniteti. Një çështje e cila e shqetësonte Ministrinë përkatëse të arsimit për finalizimin e këtij
projekti ishte përgatitja e mësuesve adekuat, të cilët ishte e nevojshme të njihnin gjuhën dhe
kulturën bullgare. Shkollat e mëparshme të cilat u hapën në regjimin serb, u mbyllën e në disa
vende u zëvendësuan me ato bullgare.21

19
L.imon Rushiti, Rrethanat politike shoqerore në Kosovë 1912-1918,(Prishtinë:Rilindja,1986),187.
20
Ferdinand Shevil,Ballkani Historia dhe Qytetërimi,(Tiranë:Eugen,2002),154.
21
Izber Hoti, Prishtina dhe rrethina,(Prishtinë:Faik Konica,2009),24.

15
Nga viti 1917 në Prishtinë nisi të funksiononte shkolla fillore bullgare, të cilët e ndiqnin
nxënsit serb. Shqiptarët, sikurse gjatë sundimit serb të viteve 1912-1915, përjetuan nga bullgarët
pothuajse të njëjtën politikë obstruksioniste të trajtimit kulturor dhe arsimor. Shteti bullgar nuk
lejoi asnjë lëvizje që synonte hapjen dhe funksionimin e shkollave shqipe në zonën e okupimit dhe
administrimit bullgar në Kosovë. Rrethet patriotike shqiptare ankoheshin për gjendjen e
shqiptarëve në zonën e pushtimit dhe administrimit bullgar në Kosovë, për shkak se administrata
bullgare jo vetëm se nuk respektonte veçoritë kombëtare e kulturore të shqiptarëve, por nuk
pranonte as hapjen e shkollave në gjuhën shqipe. 22

3.4Largimi nga Kosova i administratës dhe trupave ushtarakë bullgarë e Austro-


Hungarezë dhe rivendosja pushtetit Serb në tetor të vitit 1918

Rrjedhimisht, krahas rrethanave të reja të Luftës së Parë Botërore, për të dhënë prova edhe më të
forta se shqiptarët nuk pranonin pushtimin e viseve të tyre nga Fuqitë Qendrore dhe për të dalë
para Aleatëve të Antantës se ishin faktor i rëndësishëm në luftë kundër Fuqive Qendrore, në korrik
të vitit 1918, shqiptarët shtuan aktivitetin e grupeve të armatosura në Kosovë. Këto grupe shpejt
rritën numrin e pjesëmarrësve në luftë për realizimin e programit politik kombëtar për çlirimin e
Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë. Në këtë situatë të re vendosën të reagonin e
kundërpërgjigjeshin edhe organet ushtarake të Fuqive Qendrore në Kosovë. Kështu, përballë
Zymit, në zonën e administrimit bullgar, u ndërtuan edhe llogore të thjeshta për t'i qëndruar gati
çdo sulmi shqiptar. Në vlerësimet e organeve ushtarake austro- hungareze karshi kësaj situate të
tensionuar, konstatohej një gatishmëri e shqiptarëve për masivizimin e aktiviteteve të armatosura
me përmasa të një kryengritjeje. 1027 Kësisoj filluan edhe sulmet e grupeve shqiptare ndaj trupave
ushtarakë të Fuqive Qendrore në Kosovë.
Më 3 korrik të vitit 1918, në fshatin Molliç të Gjakovës, gjatë luftimeve të zhvilluara
ndërmjet një grupi të armatosur shqiptar dhe forcave austro-hungareze, mbetën të vrarë 15 ushtarë
austro- hungarezë. Kjo fazë e re e zhvillimit të qëndresës dhe luftës së armatosur në Kosovë,
shpjegonte se shqiptarët gradualisht kishin vendosur që të merrnin në duart e tyre fatin e Kosovës.
Paralelisht me këtë situatë të re, qeveria serbe në mërgim, e cila e konsideronte Kosovën si pjesë

22
Abdullah R. Vokrri, Shkollat dhe arsimi në anën e Llapit brenda viteve 1878-1944,(Prishtinë:Enti i teksteve dhe i
mjeteve mësimore I Kosovës,1995),45.

16
integrale të kufijve politik të Serbisë, ishte e alarmuar për çdo lloj kombinimi për të ardhmen e
viseve të Kosovës, Ajo, përmes politikës dinake e demagogjike, vendosi të binte në kontakt me
krerët e lëvizjes së qëndresës së armatosur në Kosovë, me synim që në perspektivë të godiste
aspiratat politike dhe kombëtare të shqiptarëve. Përkundër vuajtjeve dhe peripecive të përjetuara
gjatë sundimit serb, krerët e qëndresës së armatosur në Kosovë ranë dakord të pranonin kontakte
me prijës të lëvizjes serbe për çlirim, siç ishte Kosta Peçanaci etj.23

Qarqet serbe kishin njohuri për drejtuesit shqiptarë, për forcën, qëndrimin dhe strategjinë e tyre
luftarake, por njëkohësisht e vlerësonin edhe besnikërinë shqiptare. Kështu, me sugjerim të
qeverisë serbe në mërgim, në fillim të vitit 1918, Kosta Peçanaci realizoi një takim me drejtuesin
e qëndresës së armatosur në Kosovë, Azem Galicën, në fshatrat Privdoricë e Varagë të rrethit të
Mitrovicës. Kosta Peçanaci i premtoi palës shqiptare se, pas përfundimit të luftës, qeveria serbe
do të respektojë aspiratat e tyre politike dhe kombëtare. Me këto premtime pala shqiptare
nënkuptonte se qeveria serbe do të pranonte bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, prandaj ranë
dakord të bashkëpunonin me serbët në luftën kundër pushtetit austro-hungarez dhe bullgar në
Kosovë.24

Kësisoj, në gjysmën e dytë të vitit 1918 marrin hov të madh grupet e armatosura shqiptare
edhe në zonën e pushtimit dhe administrimit bullgar në Kosovë. Ato shfrytëzuan situatën e
tensionuar, e cila kishte kapluar forcat ushtarake bullgare e austro-hungareze si në fronte të luftës,
por edhe në Kosovë. Në gusht të vitit 1918, gjendja shpirtërore e trupave bullgarë që luftonin në
frontin e Selanikut, në mesin e të cilëve kishte edhe shqiptarë të rekrutuar dhunshëm, po
përkeqësohej më shumë, kur po qarkullonin zëra për një ofensivë të madhe të forcave të Antantës
si dhe hapjen e një fronti të ri lufte në lindje të Gjermanisë. 25

Po shënoheshin raste të shumta të dezertimeve, ku ushtarët bullgarë në mungesë shprese


dezertonin në male nga vijat e frontit të luftës. 26

23
Oliver J.Shmid,Kosova histori e Shkurtër e një treve qendrore Ballkanike,(Prishtinë:Koha,2012),187.
24
Shaban Braha, Gjenocidi serb dhe qëndresa shqiptare 1884-1990,(Tiranë:Lumi-T,1992),236.
25
Shukri Rahimi, Shpallja e protektoratit të Italisë mbi Shqipërinë në vitin 1917 dhe reagimet e qeverisë serbe,
(Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1981),138.
26
Ibrahim Çavolli, Disa tipare të luftës së çetave kryengritëse në Kosovë 1913-1928, (Tiranë: Akademia e
Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, 1982),64.

17
PËRFUNDIMI
Trupat ushtarakë bullgarë nuk arritën t'i bënin ballë ofensivës së forcave të Antantës, të cilat, më
25 shtator 1918 zunë Prilepin, më 28 shtator Krashevën, më 26 shtator hynë në Strumnicë, në
mëngjesin e 29 shtatorit në Shkup, kurse më 1 tetor në Kumanovë, 1038 Më 21 shtator 1918, gjatë
evakuimit të bullgarëve nga Prizreni, u bë plaçkitja dhe sulmi ndaj tij prej bullgarëve, që detyroi
banorët e këtij qyteti dhe të rrethinës së tij të largoheshin në drejtim të Zhurit. Për rrjedhojë,
shqiptarët e armatosur, të drejtuar nga Hasan Hysen Budakova, një prijës me karrierë luftarake,
vendosën të sulmonin bullgarët në grykë të Carralevës.
Kësisoj, shpërtheu aktiviteti i të gjitha grupeve të armatosura në Kosovë, 1039 Duke parë
dështimin, gjendjen e rëndë të ushtrisë dhe gjakderdhjen e madhe që po shkaktohej në frontin e
Selanikut, kryeministri i Bullgarisë, Aleksandër Malinov, menjëherë kërkoi të vihej në kontakt me
drejtuesit kryesorë ushtarakë të Antantës për të lidhur një besë ose 1040 Kësisoj, më 29 shtator
1918, përfaqësuesit bullgarë shkuan në Selanik dhe firmosën paqe. kapitullimin me
Kryekomandantin Franchet d'Esperey. 1041 Ndër kushtet kryesore të paqes, që nënshkroi
Bullgaria ishin: 1. Bullgaria lironte të gjitha vendet që para Luftës së Parë Botërore i takonin
Serbisë dhe Greqisë; 2. Bullgaria pranonte çarmatimin e ushtrisë bullgare, pos tri divizionesh e 4
regjimentesh; 3. Bullgaria pranonte që Gjermania dhe Austro-Hungaria brenda 4 javësh të largonin
ushtritë dhe organet ushtarake nga territori i Bullgarisë.
Po ashtu, brenda kësaj kohe, të gjithë mëkëmbësit diplomatikë dhe konsullorë të Fuqive
Qendrore urdhëroheshin të largoheshin nga Bullgaria

18
BIBLIOGRAFIA

1.Dielli.Bullgaria organizon Serbine.Boston: Mass, 1916.

2.Elsie, Robert.Fjalor Historik i Kosovës.Tiranë:Skanderberg Books,2011.

3.Rushiti, Liman. Kujtime për Lëvizjen kaqake.Prishtinë:Instituti i Historise,2006.

4.Malcom, Noel .Kosova një Histori e Shkurtër.Prishtinë:Koha,2019.

5.Akademia e Shkencave e Shqiperise.Historia e Popullit Shqiptar lll.Tiranë:Toena,2007.

6.Dielli.Flamuri yne ne Shqiperi.Boston: Mass,1916.

7.Rexhepi, Fehmi. Zona okupuese bullgare e Kosovës.Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e


arteve,2015.

8.Braha, Shaban. Idriz Seferi në Lëvizjet Kombëtare Shqipëtare.Tiranë:8Nentori,1981.

9.Haxhiu, Ajet. Shota dhe Azem Botimi ll.Tiranë:8 Nëntori,1982.

10Verli, Marenglen.Shqipëria dhe Kosova historia e një aspirate.Tiranë:Botimpex,2007.


11.ASHAK.Fondi: Koleksioni - lënda memoare.kutia nr.2. Kujtime të Gjoke Pantiq.
12Avramovski, Zhivko. Konflikti austro-hungarezo-bullgar rreth Kosovës dhe synimet e
Bullgarisë për të dalë në detin Adriatik përmes Shqipërisë 1915-1916.Prishtinë: 1975.

13.Buçinca S. Fahri & Dibrani,B. Ferid B.Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë.Prishtinë:
2009.

14.Plava, Elmas. Plava e Gucia në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.Tiranë: Marin Barleti, 1995.

15.Braha, Shaban .Gjenocidi Serbomadh dhe qëndresa Shqiptare.Tiranë:Lumi-T,1992.


16.Verli, Marenglen. Shqiptarët në optikën e diplomacisë austro-hungareze.Tiranë:Klean,2014.
17.Shala, Xheladin .Marrdheniet shqiptaro-serbe 1912-1918.Prishtinë:Instituti Albanologjik i
Prishtinës,1990.

18.Rushiti, L.imon Rrethanat politike shoqerore në Kosovë 1912-1918.Prishtinë:Rilindja,1986.


19.Shevil, Ferdinand .Ballkani Historia dhe Qytetërimi.Tiranë:Eugen,2002.

19
20.Hoti, Izber. Prishtina dhe rrethina.Prishtinë:Faik Konica,2009.

21.Vokrri,R. Abdullah. Shkollat dhe arsimi në anën e Llapit brenda viteve 1878-
1944.Prishtinë:Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore I Kosovës,1995.
22.Shmid,,J. Oliver .Kosova histori e Shkurtër e një treve qendrore
Ballkanike.Prishtinë:Koha,2012.
23.Braha, Shaban. Gjenocidi serb dhe qëndresa shqiptare 1884-1990.Tiranë:Lumi-T,1992.

24.Rahimi, Shukri. Shpallja e protektoratit të Italisë mbi Shqipërinë në vitin 1917 dhe reagimet e
qeverisë serbe.Prishtinë: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1981.

25.Çavolli, Ibrahim Disa tipare të luftës së çetave kryengritëse në Kosovë 1913-1928.Tiranë:


Akademia e Shkencave e RPSSH & Instituti i Historisë, 1982.

20

You might also like