Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 27

SAMI FRASHERI

Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej Dakollarit, nga Dera e
madhe Frashëri. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së bashku me pesë vëllezërit e tij
dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme
greke "Zosimea", ku përveç kulturës së përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër
edhe gjuhën latine si dhe gjuhën frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli
Mahmut Efendi), mësoi arabisht, persisht dhe turqisht.

Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë patriotike për çlirimin dhe bashkimin
kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-
borgjeze turke. Ishte një ndër organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të
kombësisë shqiptare" dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip" (1879) u zgjodh
kryetar i saj.

Sami Frashëri me gruan e tij Eminenë

Sami Frashëri drejtoi revistat e para në gjuhën shqipe "Drita" dhe pastaj "Dituria" (Stamboll, 1884-85) ku
shkroi një varg artikujsh. Për nevojat e shkollës shqipe hartoi librat "Abetare e gjuhës shqipe" (1886),
"Shkronjtore e gjuhës shqipe" (gramatika, 1886) dhe "Shkronjë" (Gjeografia, 1888) në gjuhën shqipe. Nga
veprat më të shquara të këtij mendimtari të shquar, patriot, demokrat dhe iluminist është "Shqipëria ç'ka
qenë, ç'është e ç'do të bëhet", botuar më 1899 pa emër autori në Bukuresht. Ky traktat u
bë manifesti i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, vepra që sintetizoi programin e lëvizjes, strategjinë dhe
taktikën e saj. Në të u shprehën idealet demokratike të zhvillimit politik e shoqëror të vendit, të zhvillimit të
arsimit, të kulturës e të shkencës. Sami Frashëri hartoi dhe një fjalor të gjuhës shqipe që mbeti i pabotuar,
ai la gjithashtu në dorëshkrim një përmbledhje këngësh popullore shqiptare.

Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe në organet e ndryshme të shtypit që drejtoi sidomos në
gazetën turke "Terxhuman-i Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave në gjuhën shqipe, turke dhe
arabe duke përfshirë këtu edhe revistat e gazetat që i drejtoi duke botuar vetë në to. Çështjen shqiptare
dhe historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe në veprat në gjuhën turke e sidomos në
artikujt e botuar në shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si dijetar i
madh Sami Frashëri dha kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si përfaqësues i
mendimit të përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e Lindjes. Është autor i
fjalorit normativ të gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e vet të madhe edhe në ditët e
sotme. Fjalori "Kamus-i türki"përmban mbi 40 mijë fjalë e shprehje gjuhësore dhe është pajisur me një
parathënie të gjatë të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare.
Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-
frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885); arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frashëri në
gjuhën turke është Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) në 6 vëllime, ku

Samiu u jep një vend të dukshëm botës shqiptare, figurave të rëndësishme që ka nxjerrë populli shqiptar
gjatë historisë së tij. Në enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore,
fetare etj., si edhe të dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative më të
rëndësishme të Shqipërisë, por edhe për fshatrat më të njohura. Si shkrimtar Sami Frashëri shkroi në
gjuhën turke drama e romane. Vepra më e rëndësishme tregimtare Sami Frashëri "Besa", e botuar
më 1875 (?) e ka marrë subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq në teatrin perandorak në Stamboll
më 1874 (?), një vit para se të botohej.

Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroj disa libra dhe broshura, të ciat i përmblodhi në "Bibliotekën e
xhepit", hartoi tekste të ndryshme, botoi antologji me pjesë të zgjedhura nga letërsia botërore dhe
kryesisht orientale, ai la në dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë. Sami
Frashëri ishte edhe një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qenë redaktor dhe
kryeredaktor në disa gazeta si pshm.: "Sabah" ("Mëngjezi" 1876), ku për një kohë ishte kryeredaktor,
"Hafta" ("Java") etj.

Në punën krijuese të Sami Frashëri një vend të rëndësishëm zënë edhe përkthimet, e kryesisht ato nga
frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij të gjerë në shumë fusha. Biblioteka personale e tij kishte 20,000
vëllime. Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare që përshkon veprat e tij Porta e Lartë e
ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar të dilte
nga shtëpia. Atdhetari i shquar vdiq në Erenköy - Stamboll.**********************************

*********************************************************************************************

Besa ose Mbajtja e Fjalës së Dhënë (në Turqisht: Besâ yâhut Âhde Vefâ) është një vepër
dramatike me gjashtë pamje e Sami Frashërit, shkruar dhe botuar së pari në gjuhën osmane më
1874 në Stamboll.[1] Me këtë vepër Samiu u përpoq t'i paraqiste shqiptarët nën një dritë tjetër për
opinionin osman, duke e informuar për moralin, vlerat, zakonet e traditat e shqiptarëve të cilët i
mendonte një element tejet të rëndësishëm të perandorisë; gjithashtu donte të hidhte themelet e një
teatri autentik osman, i cili asokohe kishte shumë ndikime të jashtme.[2] Për audiencën më të hollë
elementi i besës nënkuptonte zhvillimin e politikës që mund të merrte.
Përmbajtja[
U shfaq për herë të parë më 6 prill 1874 në 'Osmanli Tiyatrosu' (Teatri Osman). Pjesë nxjerr në pah
dilemën tragjike të një babai, që parapëlqen të vrasë të birin vetëm e vetëm që të mbajë besën,
fjalën e dhënë.[3]

Përkthime[
Më 1901 Abdyl bej Ypi e përktheu dramën në gjuhën shqipe me titullin Besa ose mbajtja e fjalës së
dhënë dhe u botua nga Kristo Luarasi në Sofje.[4] Më 1945 u botua në New York përkthimi i saj në
gjuhën angleze nga Nelo Drizari.[3]

Trashëgimia[
U bë pjesë e kurrikulave shkollore në Mësonjëtoren e Korçës deri kur u mbyll më 1902. Përkthimi
shqip i dramës nga autoritetet osmane mbahej si "nxitës i ndjesive kombëtare të shqiptarëve" dhe
pas Revolucionit Xhonturk më 1908 kishte raportime se çeta kaçakësh luanin pjesë nga drama rreth
zjarrit.[4] Drama e Samiut nuk do të shfaqej gjer pas kalimit të Revolucionit Xhonturk, më pas u shfaq
për tre vjet të tjera deri më 1911-1912.[5
++++++++++++++++++++++++++++++++/*******************///////////////++++++++++++++++++++++
+++++**************/////////////////////++++++++++++++//******************///////////

Titulli: BESA

Emri i autorit: SAMI FRASHERI

Përmbajtja në pika të shkurtëra: është drama më e mirë e Sami Frashërit, e cila u botua në
Turqi, por me motive shqiptare. Motivi kryesor është besa. Zyberi dhe Vahideja kanë një
vajzë Mirushen dhe një djalë të adaptuar Rexhepin. Këta të dy janë rritur si vëlla e motër,
por dashurohen dhe babai i tyre e pranon këtë martesë. Nga ana tjetër, Selfo, një nga trimat
e Demir Beut është i dashuruar në Mirushen dhe kërkon të martohet me të, por kjo nuk e
pranon dhe kështu Selfo e grabit atë dhe i vret babain. Vahideja, si grua malësore që ishte,
niset për ta shpëtuar vajzën dhe për t'i marrë gjakun burrit. Gjatë rrugës ajo sheh duke fjetur
një burrë, ai ishte Fetahu, babai i Selfos i cili nuk ishte kthyer që 20 vjet. Një bashkëluftetar
dëshiron ta vrasë, por Vahideja e shpëton. Ky i falënderohet shumë dhe i ofron ndihmë.
Vahideja ia shpjegon situatën, dhe ky duke mos e ditur që gjakësori ishte i biri i tij (që nuk e
kishte parë 20 vjet) i betohet se do ia shpëtoje vajzën dhe do e vrasë gjakësorin. Kështu kur
ai e kupton të vërtetën, me dhembje të madhe e vret të birin për të mbajtur besën, dhe
pastaj vret veten, për t'i marrë gjakun të birit. Vahideja, Mirushja dhe Rexhepi e marrin
përsipër kujdesin për nënën e Fetahut, Durinë 80
vjeçare.**********************************-------------//////////////////////////////////////////////
////////-
************-//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
///////////

Sami Frashëri Lindi në Frashër të Përmetit më 1 qershor 1850. Ishte një nga djemtë e Halit bej
Dakollarit, nga Dera e madhe Frashëri. Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes. Më 1865 së
bashku me pesë vëllezërit e tij dhe dy motrat u vendos në Janinë. Këtu së bashku me vëllanë,
Naimin, Sami Frashëri kreu shkollën e mesme greke "Zosimea", ku përveç kulturës së
përgjithshme, përvetësoi krahas greqishtes së re e të vjetër edhe gjuhën latine si dhe gjuhën
frënge dhe atë italiane. Në Tetovë, nga Mahmut Efendiu (Kalkendelenli Mahmut Efendi), mësoi
arabisht, persisht dhe turqisht. Më 1872 u vendos në Stamboll ku zhvilloi një veprimtari të gjerë
patriotike për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe bashkëpunoi me
përfaqësuesit më përparimtarë të lëvizjes demokratike-borgjeze turke. Ishte një ndër
organizatorët kryesorë të "Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare"
dhe me themelimin e "Shoqërisë së të shtypurit me shkronja shqip" (1879) u zgjodh kryetar i
saj. Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës
ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të
rëndësishëm të Rilindjes. Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar
për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi
në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i
pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e
gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri
përkthime nga letërsia botërore etj. Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe
dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme
mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte
njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare
për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga
themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës
shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe
"Shkronja„ (gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.
Çështjen shqiptare Sami Frashëri e mbrojti edhe ne organet e ndryshme te shtypit qe drejtoi
sidomos ne gazetën turke "Terxhuman-i ARTAN GRUDA

Shark". Sami Frashëri është autor i 57 veprave ne gjuhën shqipe, turke dhe arabe duke
përfshire këtu edhe revistat e gazetat qe i drejtoi duke botuar vete ne to. Çështjen shqiptare dhe
historinë e popullit shqiptar Sami Frashëri i trajton edhe ne veprat ne gjuhen turke e sidomos ne
artikujt e botuar ne shtypin e kohës, si edhe në veprat letrare me motive nga jeta shqiptare. Si
dijetar i madh Sami Frashëri dhe kontributin e tij të vyer në disa fusha të shkencës ku u dallua si
përfaqësues i mendimit te përparuar materialist, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e
Lindjes. Ai është autor i fjalorit normativ te gjuhës turke (Kamus-i türki, 1901) i cili ruan vlerën e
vet të madhe edhe në ditët e sotme. Fjalori "Kamus-i türki" përmban mbi 40 mije fjalë e shprehje
gjuhësore dhe është pajisur me një parathënie të gjate të shkruar nga vetë Samiu ku parashtron
parimet e tij mbi fjalorin e një gjuhe letrare. Samiu është edhe autor i disa fjalorëve dygjuhësh
frëngjisht-turqisht (Kamus-i fransevi, 1882); turqisht-frëngjisht (Kamus-i fransevi, 1885);
arabisht-turqisht (Kamus-i arabi). Vepra madhore e Sami Frasheri ne gjuhen turke është
Enciklopedia e tij "Kamus-ul alâm" (1900) ne 6 vëllime, ku Samiu u jep një vend te dukshëm
botes shqiptare, figurave te rëndësishme qe ka nxjerre populli shqiptar gjate historisë se tij. Ne
enciklopedinë e Samiut gjenden njoftime për institucionet shtetërore, arsimore, fetare etj., si
edhe te dhëna gjeografike jo vetëm për qytetet dhe qendrat administrative me te rëndësishme
te Shqipërisë, por edhe për fshatrat me te njohura. Si shkrimtar Sami Frasheri shkroi ne gjuhen
turke drama e romane. Vepra me e rëndësishme tregimtare Sami Frasheri "Besa", e botuar me
1875 (?) e ka marre subjektin nga jeta shqiptare. Ajo u shfaq ne teatrin perandorak ne Stamboll
me 1874 , një vit para se te botohej. Për popullarizimin e dijeve shkencore shkroi disa libra dhe
broshura, te cilat i përmblodhi ne "Bibliotekën e xhepit", hartoi tekste te ndryshme, botoi
antologji me pjese te zgjedhura nga letërsia botërore dhe kryesisht orientale, ai la ne
dorëshkrim 11 vepra kryesisht nga fusha e gjuhësisë dhe e letërsisë. Sami Frasheri ishte edhe
një gazetar i talentuar. Ai ka bashkëpunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor
ne disa gazeta si p.sh.: "Sabah" ("Mengjezi" 1876), ku për një kohe ishte kryeredaktor, "Hafta"
("Java") etj. Ne punën krijuese te Sami Frasheri një vend te rëndësishëm zëne edhe përkthimet,
e kryesisht ato nga frëngjishtja. Ai shquhej për kulturën e tij te gjere ne shume fusha. Biblioteka
personale e tij kishte 20,000 vëllime. Për veprimtarinë patriotike edhe për frymën përparimtare
qe përshkon veprat e tij Porta e Larte e ndoqi dhe e persekutoi Sami Frashërin, duke e internuar
e izoluar. Vitet e fundit atij i qe ndaluar te dilte nga shtëpia. Atdhetari i shquar i vdiq ne Erenköy
- Stamboll.

ARTAN GRUDA

Hyrje

Në dramën Besa autori përshkruan me një dashuri romantike bukuritë e Progonatit të tij dhe të
njerëzve të tij, malësorët dhe jetën baritore, të tërë atë pastërtinë dhe dëlirësinë e saj,
paprekshmërinë e saj nga zgjedha e huaj dhe nga jeta e prishur e qytetit dhe e konaqeve të
bejlerëve si dhe nga ndysitë e tyre. Thuajse në jetën e përvuajtur të familjes së varfër malësore
të këtij fshati shqiptar, Vahides dhe Zyberit të tij, këtyre dy fytyrave shumë të dashura
karakteristike të letërsisë sonë për fshatin e malësinë, në idilin e ngrohtë të Merushës dhe
Rexhepit, afërsia e të cilëve vjen e bëhet dashuri e sinqertë dhe e përkushtuar rinore, pastaj ajo
dashuria vashërore e dy vajzave të mitura në pafajësinë dhe paprekshmërinë e tyre që
ëndërrojnë jetën e tyre të lirë me barinjtë e tyre në malet e fushat e Progonatit të tyre, gjithë ajo
harmoni e mrekullueshme e jetës dhe e natyrës së pasur, formojnë një simfoni harmonike që
flet me të tërë fuqinë e vet dhe që është një pasqyrë dramatike e bukurive të natyrës dhe të
jetës të pasqyruar në mënyrë aq impresive. Në këtë ambient dhe këtë atmosferë e ndjejmë të
tërë bukurinë romantike të asaj dashurie të ngrohtë të ndjeshme, të pastër baritore, ndonjëherë
dhe naive në dëlirësinë e vet, siç mund të jetë dashuria e dy krijesave të njoma të padjallëzuara,
atë mburrjen e krenarinë e papërkulshme të malësorëve tanë, për të urrejtur me tërë fuqinë e
kontrastit atë kryelartësinë e paturpësinë e bejlerëve dhe sejmenëve të tyre të papunë, që u
bien në qafë barinjve dhe fshatarëve të urtë e të qetë në punën dhe në hallet e tyre. Në këtë
kuadër takojmë edhe atë mallin për mëmedhenë, për truallin dhe për shtëpinë e lindjes së të
mërguarve tanë që lanë vendin e shtëpinë për tu hedhur nëpër fushëbetejat e të huajve dhe për
llogarinë e tyre, ose për të siguruar kafshatën e thatë për vete dhe për të afërmit e tyre. Aty
takojmë gruan tonë punëtore fshatare, njomësinë e dashurinë e saj për burrë e për shtëpi, për
fëmijët dhe ardhmërinë e tyre. Të gjitha këtë janë elemente që i bashkoi me shumë mjeshtri
Sami Frashëri në dramën e vet Besa, duke u dhënë një tërësi organike dhe një dinamizëm të
atillë që e mbajnë vëmendjen dhe e orientojnë kah synimet që sugjeron autori me porositë e
veta artistike dhe të vërtetat jetësore që i thur në dramën e tij. Fjala e dhënë, besa, që është
subjekt kryesor i kësaj drame, mbajtja e fjalës dhe e besës, vërtet është cilësi që shquhet te
shqiptarët, që janë të njohur, ose janë bërë të njohur me këtë gjë. Kështu, Besa e Samiut është
me të vërtetë një tablo e bukur piktoreske e fshatit dhe e malësive tona të atyre ditëve kur
tanimë kishin filluar lëvizjet çlirimtare dhe përpjekjet për emancipimin e tyre dhe njëkohësisht ajo
ishte protestë kundër padrejtësive dhe dhunimeve që i bëheshin popullit të tij, por edhe thirrje
bashkatdhetarëve të tij që të marrin një udhë të re, udhën e përparimit e të qytetërimit. Fjala e
dhënë – besa, me ARTAN GRUDA

hakmarrjen dhe disa doke të tjera të vjetra e përcollën shekuj me radhë popullin shqiptar dhe
një kohë, gjatë pushtimeve të huaja dhe në mungesë të pushtetit të vërtetë shtetëror në malet
tona, në kushtet e qeverisjes së fiseve e pleqësive, rendi dhe e drejta e siguria e njeriut dhe e
personalitetit të tij ruheshin vetëm sipas të drejtës kanunore. Këto kanë mbetur shenja
karakteristike të rregullimit të brendshëm të marrëdhënieve tona në familje dhe në shoqëri. Me
kohë, e sidomos në kushtet e pushtimeve të huaja dhe të gjitha të këqijave që kanë sjellë ato,
janë shkaktuar edhe bastardime të ndryshme dhe keqpërdorime të këtyre traditave e kanuneve
që janë bërë pengesë në zhvillimin dhe emancipimin e popullit tonë, kurse hakmarrja shfarosi
familje të tëra dhe është një nga plagët më të rënda që ende nuk është shëruar plotësisht. Atë,
si plagë të gjallë, të kushtëzuar nga i huaji dhe të shkaktuar nga dhuna e shfrenimi i njerëzve
tanë në shërbim të të huajit, e ka paraqitur edhe Samiu në këtë dramë. E këtillë tash e njëqind
vjet më parë, drama Besa është gjithnjë prezentë në skenën tonë shqiptare dhe është vepër që
shikohet e lexohet me shumë ëndje.

“Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa
ujë.” - Sami Frashëri

ANALIZA Duke iu referuar thelbit të veprës, elementeve të saj, themi se Samiu i bashkoi ato me
shumë mjeshtëri në këtë dramë, Besa, duke u dhënë një tërësi organike dhe një dinamizëm të
atillë që e mbajnë vëmendjen dhe e orientojnë kah synimet që u sugjeron autori me porositë e
veta artistike dhe të vërtetat jetësore që i thur në dramën e tij. Në këtë suazh Sami Frashëri
formon galerinë e personazheve të dramës së vet, nga të cilat është veçanërisht impresive
figura sa madhështore aq edhe e thjeshtë e bariut trim e bujar – Zyberit, i cili me njomësinë dhe
dashurinë e pamasë të prindit kupton dashurinë e së bijës, Merushës, me Rexhepin, të
kushëririn e saj të largët, i cili pas vdekjes së prindërve të vet, është rritur në shtëpinë e Zyberit,
si vëlla i Merushës. Zyberi është personifikim trimërie e bujarie mos-përkuljeje e krenarie,
guximi e shpirtmadhësie të një njeriu të thjeshtë e të dashur, i cili me plot krenari shfaq
thjeshtësinë e tij, të një bariu me zemër të madhe. Nëse kthehemi tek skenat e para të veprës
shohim, dhe ndjejmë bashkë me Merushen atë ndjenjën që kishte pushtuar tërë qenien e saj, jo
vetëm tek ajo, mirëpo edhe tek Rexhepi. Vërejmë këtu dashurinë mes dy të rinjëve, jo të
zakonshëm, të rritur në një shtëpi, të edukuar në frymën e familjes, e ku të gjithë i njihnin si vëlla
e motër. Ajo ndjenjë sa herë pushtonte mendjet e tyre, e sa herë ngjallte e shuante shpresat e
njoma rinore, vetëm deri në një moment kur Zyberi, i ati i Merushes e pyet atë rreth dashurisë,
këtu Merushja vihet në siklet dhe me atë se çka dëgjon, humbet shpresat, se do jetë bashkë me
Rexhepin, djalin të cilin e dashuron me të vërtetë dhe për asnjë moment nuk i hiqet nga mendja.
Të njëjtën situatë kemi edhe me Rexhepin, mirëpo nuk zgjat shumë, dhe të dy krejt papritmas ia
shfaqin njëri tjetrit dashurinë e tyre. Dhe çka është për tu vlerësuar lartë, është njomësia
prindërore e Zyberit i cili pranon ti martojë ata. Në skenën tjetër kemi Zyberin i cili shkon tek
gruaja e tij për ti treguar rreth asaj se çka kishte ndodhur. Këtu na shfaqet Vahidja, bareshë e
thjeshtë malësore plot besëtytni e paragjykime të vjetra që parasheh fatkeqësinë pse i këputet
peri dhe nuk mund të kuptojë kurrsesi Zyberin e saj që pranon ta martojë Merushën me
Rexhepin, që deri dje i quante vëlla e motër. Deri në këtë moment, Vahidja është me të vërtetë
një grua fshatare, e urtë, e butë, e hutuar pas brengash të veta për ti rritur e bërë të lumtur
fëmijët e vet dhe të kujdeset për burrin, shtëpinë e pasurinë e saj, për delet e shqerrat e saj.
Vahidja është një grua e thjeshtë malësore, një nënë që dridhet për folenë e sajë, të çmuarën
familje. Në vepër paraqiten edhe figura të tilla si gjahtarët e Borshit, të cilët Samiu i cilëson si
njerëz të shitur ndaj pushtetit, zgjedhës së huaj, dhe nuk i çmon fare luftërat e tyre jashtë
atdheut. Këtë Samiu e shpreh përmes Zyberit kur i thotë të bijës :

“Oh! më paç uratën bijë! mirë bëre, qasm'u të të puth në ballë! Dëgjomë bijë! jeta e njeriut dy
ditë është; sot jemi nesër s'jemi; në këtë gjithësi, vetëm një nder që s'humbet kurrë!...Nuk ka gjë
si nderi! emri i njeriut të nderçim s'i harrohet; i kujtohet kurdoherë. Gjëja, bukuria, ergjëndi, floriri
edhe shumë të tjera sa janë humbasin, veç nderi rron i patundur kudo të jetë! Njerinë nderi e
bën njeri, pa njeriu pa nder është turp të vëhet në radhë të njerëzisë; ay është më i poshtër
edhe nga kafshëtë ! bijë! sa të munç vështro të ruash nderë...” Njëri nga ata, e pëlqente
Merushën dhe dëshironte ta merrte për grua. Ai ishte Selfoja, i biri i Fetah Borshit të mërguar që
20 vite duke luftuar në dherat e huaj. Edhe pse Merushja dhe Rexhepi kishin vetëm edhe 2 dit
për tu martuar, Selfoja me çdo kusht e dëshironte Merushen në shtëpinë e tij. Nuk rreshti së
foluri për të pranë shokëve të tij, dhe një ditë i luti ata që të flisnin me Demir beun dhe ky
problem të zgjidhej, pasi siç thoshte ai, babai i saj është një bari dhe nuk do hasim në probleme
pasi që ai do pranojë menjëherë. Mirëpo në ditën kur Zyberi kishte dalë për të blerë në qytet,
puna e dasmës, në konakun e Demir beut ishin mbledhur djemtë bashkë me Selfon i cili
gjithmonë kishte në mendje Merushën, pavarësisht faktit se ajo tanimë ishte gati të martohej për
kushëririn e saj të cilin e dashuronte, Rexhepin. Pasi Demir Beu mori vesh rreth këtij problemi
që kishte Selfoja, ai e thirri atë dhe e luti që të hiqte dorë nga vajza e bariut, pasi siç thoshte ai,
ka vajza të tjera më të mira se ajo si dhe ajo është veç se një vajzë bariu. Selfoja insistonte dhe
nuk hiqte dorë nga Merushja, deri sa e bindi Demir Beun të thërriste Zyberin, të atin e vajzës, të
flisnin rreth këtij problemi. Zyberi atë ditë kishte dalë në qytet dhe shumë shpejtë atë e prunë në
konakun e Demir Beut. Zyberi i habitur nga ftesa që i ishte bërë pyet Demirin se për çka bëhej
fjalë, e më pastaj Demir beu fillon të hyjë në temë e ti tregojë Zyberit se Selfoja e do bijën e tij
për nuse dhe se ai nuk duhet ta japë për Rexhepin. Gjatë bisedës, Demiri gjithnjë e më tepër
nevrikosej e ndërsa Zyberi ruante urtësinë e maturinë e tij prej një prindi të devotshëm, siç edhe
e kemi paraqitur më parë në analizën e karakterit të tij. Situata vajti deri në një moment kur
Demir beu urdhëroi djemtë të shkonin në fshat e ta rrëmbenin vajzën e ndërsa Zyberi të
burgosej. Me të marrë urdhrin ata nisen drejt fshatit dhe rrëmbejnë Merushen, në një rrugë me
ta Zyberi hyn brenda dhe merr armën e synon ti ndal, mirëpo Selfoja e shkrep e Zyberit i bie në
kraharor dhe e shtrin përtokë. Vahidja e tmerruar i afrohet Zyberit dhe e vajton, e ndërsa Zyberi
nuk mërzitet fort, por vetëm kërkon që Merushja të Martohet me Rexhepin, djalin të cilin vërtet e
dashuron. Vahidja e mërzitur për rrëmbimin e vajzës e për vrasjen e burrit, i vë një mision vetes
ta marrë gjakun e burrit, pra të vrasë Selfon. Me këto ngjarje, në vepër krijohet me të vërtetë një
hallakamë e madhe. Këtu sa vijnë e shfaqen më të fuqishme doket shekullore shqiptare, besa e
hakmarrja. Rrugës për tek Merushja, Vahidja e shpëton Fetah Borshin i cili gjersa kthehej për
në ARTAN GRUDA

shtëpi u zu në pritë jo burrërisht nga Selmani, të cilin Vahidja e vret, dhe kështu Fetahu
dëshiron që Vahidja të bëhet motra e tij, dhe ai të vriste personin që kishte vrarë burrin e saj.
Besa u dha, Fetahu do merrte gjakun e burrit të Vahides. Dhe ja këtu fillon një fazë e re
zhvillimesh në vepër, të themi thelbi i veprës apo pjesa më dinamike e veprës ku kemi zhvillime
të shumta në të. Në konakun e beut, Merushja e mbyllur në një dhomë vajton të atin si dhe
ndihet e pasigurte në atë shtëpi, aq e pasigurte sa në mendje i shkon të vetëvritet, merr armën
dhe ia drejton vehtes. Në atë moment në dhomë hyn Selfoja dhe e ndalon Merushën, ia merr
armën dhe fillon ti flasë e ti tregojë që e dashuron. Merushja heshti, dhe Selfoja ra në gjumë
pasi që ishte lodhur atë ditë. Pak më vonë, na shfaqet në dritare Rexhepi i dashuri i Merushes
që kishte ardhur ta takonte atë, ai nxitoi ta vriste gjakësorin e babait te saj, mirëpo Merushja nuk
e lejon ta bëjë atë, në ato momente dëgjohen tek vijnë disa njerëz, në fillim hyn Fetahu e
Rexhepi nxjerr koburen, e më pastaj hyn Vahidja dhe u tregon që ky njeri (fliste për Fetahun)
kishte ardhur të marrë gjakun e burrit dhe të shpëtojë bijën e saj. Pra, ky është momenti kulmor
i veprës, momenti mbi të cilin është ngritur e thurur e tërë vepra, momenti kur Fetahu e kupton
se gjakësori i burrit të Vahides ishte djali i tij, Selfo. Pra, fjala e dhënë, besa, është subjekt
kryesor i dramës dhe në të vërtete kjo është cilësi që shquhet te shqiptarët. Tek morali autori
nuk bën shumë dallim në mes të malësorëve që e kanë për traditë të mbrojnë vetveten dhe të
shpaguhen për gjakun e padrejtësitë e bëra dhe atyre që e kanë shëtitur botën, si Fetah Borshi i
tij, dhe prej andej do kenë mundur të sjellin doke e zakone të tjera. Malësorët, në këtë vepër
autori i paraqet edhe më tolerantë dhe më të arsyeshëm, madje, Vahidja e tij nuk e aprovon
vrasjen që bën Fetahu, edhe pse, duke mos ditur se i ati i vrasësit, të burrit të saj, dhe
rrëmbyesit të bijës së saj ka marrë fjalën dhe besën e tij se do ti marrë hakun për vrasjen e
burrit dhe to ti kthejë vajzën për ta martuar me Rexhepin e saj. Ajo thotë për Fetahun se është
atë pa mëshirë . Në fjalën e Fetahut para tmerrit të krimit të bërë, Samiu, në të vërtetë, e
paraqet çështjen asisoji sikur në kushte e rrethana të caktuara krimi që bëri Fetahu me vrasjen
e të birit për botëkuptimet dhe pozitën e tij ka qenë rrugë për atë çast e vetme

“ Im bir e kërkoj vetë këtë...” – thotë Fetahu, - “ T’ia kish bërë ndonjë tjetër, shkonte me turp...
Pasi t’ia bëj vetë...”
Paraqitja e rrjedhimeve të tilla tragjike të fjalës së mbajtur me çdo kusht dhe të hakmarrjes që
përfundon me fikjen e dy shtëpive dhe me vrasjen e tre burrave, është vërtetë njëkohësisht luftë
e zakoneve të vjetra prapanike pa marrë parasysh mjetet me të cilat është paraqitur, pa marrë
parasysh se në këtë luftë dhe shenjim të ARTAN GRUDA

prapambeturisë, nuk janë ulur, por përkundrazi janë lartësuar, morali dhe burrëria edhe e
Zyberit edhe e Vahides, që luftojnë dhe ruajnë nderin e krenarinë e tyre të malësorëve, edhe e
Fetahut që është përfaqësues i asaj anës tjetër, për të cilën qartazi nuk janë simpatitë e autorit,
pa marrë parasysh se ai nuk e vë në plan të parë luftë e fshatarëve të varfër kundër bejlerëve
dhe agallarëve, por ndalet më tepër në relacionet shoqërore dhe në marrëdhëniet e tyre të
kushtëzuara nga ato dhe nga pozita e tyre, që janë edhe rrjedhim i kushteve të jetës nën
pushtuesin e huaj që i ka mundësuar ato marrëdhënie, në të cilat është e mundshme dhuna e
përdhunimi si në rastin tonë. Megjithatë në dramën Besa, Sami Frashëri nuk është indiferent
ndaj relacioneve shoqërore në mënyrën e vet thjesht klasore. Për më tepër, simpatitë e autorit
do jenë edhe në anën e Fetah Borshit, fytyrës më tragjike të dramës, që i takon të vrasë të birin
që se kishte parë plot njëzet vjet dhe ti marrë gjakun të birit duke vrarë vetveten dhe duke e
lënë nënën plakë tetëdhjetë vjeçare e duke e mbyllur përgjithmonë shtëpinë e fikur oxhakun.
Është e rënë tragjikja e mbajtjes së këtillë të Besës, por Fetahu në mënyrë indirekte, ndonëse
impresive, personifikon edhe fatin e rëndë të qindra e mija shqiptarëve që me dhjeta vjet
dergjeshin dhe vriteshin në radhët e ushtrisë turke, duke luftuar nëpër shkretëtirat e Anadollit, të
Azisë e të Afrikës gjatë pushtimeve dhe ekspeditave turke, që nuk përmalloheshim vetëm për
nënën plakë, për grua e për fëmijë, por edhe për malet e blerta, për blegërimën e butë të
qengjave, për gurgullimën e përrenjve e të gurrave, për arat e livadhet, për pyjet e gjelbëruar që
i kishin ndërmend dit e natë... Drama Besa ka një galeri të tërë personazhesh të tjera që edhe
pse episodike kanë rëndësinë e vet për karakterizimin specifik të kohës dhe të ambientit të saj
siç janë: Demir beu e trimat e tij, plaka Duri që e pret të birin nga mërgimi njëzetvjeçar e që i fiku
me vrasjen tij dhe nipit të saj të vetëm, etj. Mirëpo heronjtë dhe njerëzit e vërtetë të Besës janë
barinjtë e varfër nga shtresat më zë ulta të fshatit : Zyberi dhe e Vahidja në brezin e parë e
Rexhepi dhe Mirushja dhe shoqja e saj Sahidja në brezin e dytë që do të vazhdojnë jetën e tyre
të lirë dhe në kushte të reja që do ti krijojnë vetë. Vepra na mbyllet me një mesazh shumë të
fuqishëm që edhe i jep emër dhe formon veprën siç është fjala e mbajtur Besa, si dhe me

PERSONAZHET

Kompozicioni

Diskursi

Motivi

EMRI ZYBER VAHIDE MERUSHE REXHEP SAIDE DEMIR BEU TALHA SELFO XHAKO
SULÇE ARSLLAN RAPO EVRENOS FETAH SELMAN DURI NJE KALORES
Bari nga Progonati E shoqja e Zyberit Vajza e tyre Nip i Zyberit Vajzë e fqinje Nga parësia e
Tepelenës Kujdestari i Demir Beut

Trimat e Demir Beut

Luftëtar nga Borshi, i ati i Selfos Një luftëtar nga Borshi Mëma e Fetahut Suvari

MOSHA 55-60 35-40 16-17 17-18 16-17 50-60 40-50 40-22 19-21 25-30 30-35 18-20 25-30 45-
50 30-35 80-90

Drama Besa e Sami Frashërit është e shkruar në gjashtë akte dhe aktet ndahen n pamje.

Diskursi te veprat e Sami Frashërit shquhet me ndarjen dhe kombinimin e letërsisë turke me atë
shqiptare, dhe duke e kthyer shqiptaren në universale, tek drama Besa kemi diskurs tejet të
prerë me tema shqiptare.

Nisur edhe nga vetë titulli i dramës, porosia që del nga kjo vepër është mbajtja e besës. Mirëpo
në anën tjetër autori nuk shpreh simpatinë e tij për doket shqiptare të cilat vite me radhë kishin
marrë shumë jetë njerëzish.

10

Ideja

Gjuha e shkruar

Autori dëshiron të paraqesë peshën e dashurisë së vërtetë, si në raportin mes Rexhepit dhe
Merushes, ashtu edhe dashurinë e prindërve për fëmijën. Gjithashtu këtu paraqitet edhe mbajtja
e Besës.

Vepra është e shkruar në gjuhën turke, megjithatë trajton temë shqiptare.

11

PËRFUNDIMI Në vepër shohim atë vlerën e Besës së Sami Frashërit edhe si dramë edhe si
porosi artistike e kohës. Fakti se autori ka mundur të gjejë për dramën e vet ndonjë zgjidhje
tjetër, më pak tragjike, ose më fatlume madje jo me vrasjen e djalit, tregon se Samiu me këtë
zgjidhje ka dashur të theksojë pikërisht atë anën tragjike të besës me çdo kusht dhe të
hakmarrjes si zakon që ka bërë dhe që bën kërdi në shtresat tona, pa marrë parasysh se ajo ka
zënë fill në kohët më të lashta, kur normat zakonore e patriarkale kanë qenë pothuaj të vetmet
që i kanë rregulluar marrëdhëniet në mes njerëzve në bashkësitë tona shoqërore, në kushtet e
pushtetit të huaj në trojet tona ose të mungesës së pushtetit shtetëror, në kushtet që kanë lënë
pasoja aq të rënda dhe kanë shpjerë në shkallën e shfarosjes familje të tëra në luftë me njëra
tjetrën. Autori ka mundur të gjejë edhe një rrugë tjetër në dramë, bie fjala, me faljen e gjakut nga
ana e Vahides dhe me trashjen e vëllazërisë së saj me Fetahun, aq më parë kur Vahidja edhe e
thotë këtë, pas aktit të kryer ... “Pse s’më the kur ky qenka yt bir ?” Autori qartazi na jep shumë
porosi, Zyberi këshillon të bijën, Merushën, të mos martohet me njerëz të atillë si Selfua që
është djalë beu, i cili sillet sa andej e sa këndej, dhe jeton në kurriz të të tjerëve. Ai porosit të
bijën të mos gënjehet nga fustanet e pallaskat e argjendta të këtyre njerëzve dhe i thotë shtruar
se cilin të pëlqesh, do të ap. Autori e lartëson kështu moralin e malësorëve të ndershëm, ani
pse të varfër thuajse i vjen keq për varfërinë e tyre. Dhe siç e tha Zyberi, jeta vetëm 2 ditë ka...

12

LITERATURA

1. “BESA” – SAMI FRASHËRI RILINDJA, Redaksia e botimeve Prishtinë, 1978

2. WIKIPEDIA – ENCIKLOPEDIA E LIRË http://sq.wikipedia.org

3. FORUMI SHQIPTAR http://forumishqiptar.com

4. LETËRSIA – ANG – FAJTORI http://forumishqiptar.com

///////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
///////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
//////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

Dashuria e Talatit me Fitneten është romani i parë i letërsisë turke


shkruar nga Sami Frashëri, gjithashtu romani i parë i shkruar nga një shqiptar, botuar së pari më
1872. Pati ndikesën e vet në letërsinë e kohës.[1] U përkthye së pari në gjuhën shqipe nga Mehdi
Polisi dhe Ruzhdi Lata, botuar më 2002.[2]

Përmbajtja[
Kjo ngjarje ndodh ne Askaraj.
Talati në shikim të parë dashurohet me Fitneten. Fitnetja është një vajzë jetime dhe jeton me burrin
e dytë të nënës së saj. Talati pasi e kupton se Fitnetja nuk mund të dal nga shtëpia e saj, ai vendos
të maskohet si vajzë me emrin Ragibe. Ragibja ngjan shumë me Talatin. Talati i maskuar si vajzë i
thotë se e ka edhe një vëlla me emrin Talat (pasiqë ai është i maskuar si vajzë).Fitnetja më pas
mëson shkrim dhe lexim e ai sa për tu takuar me të shkon të mësoj edhe ai.
Fitneten duan ta martojnë po ajo nga dhimbja sëmuret dhe ata nuk e detyrojnë.
Më pas Talati sëmuret dhe Fitneten duke e mashtruar e martojnë por ajo asnjëher nuk heq dorë nga
Talati.
Kur një ditë burri i saj e pyet a e donë, ajo thot po por si baba pasi ai është shumë i vjetër, ai
zemërohet dhe i thotë të mos e dojë në atë mënyrë e ajo e mërzitur e heq hajmalin që e mban në
qaf prej sa vitesh dhe ja leshon në dorë atij.
Dhe mbyllet në dhomë. Burri i saj nga kureshtja e hap hajmalin dhe e kupton se ai është babai i saj.
Kur shkon në dhomë e sheh të shtrir në tokë të bijen e tij me pas vie dhe Talati dhe kur e sheh në
atë gjendje Fitneten vdes i merzitur nga kjo ngjarje. Pas disa ditësh vdes edhe babai i Fitnetes.
////*///////////*////////////////**///////////////**********////////////////////*/***/////////////**********///////////////////+

Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet


Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe ç'do të bëhet, në origjinal Shqipëria ç'ka qënë,
ç'është e çdo të bëhetë?: mendime për shpëtimt të mëmëdheut nga reziket që e kane
rethuarë, është një ese programatike me autor Sami Frashërin,[1] që u bë manifesti
politik i Lëvizjes Kombëtare dhe e bëri autorin mendimtarin më të shquar të
nacionalizmit shqiptar.[2] Vepra u botua në Bukuresht më 1899.

Historia[
Në frymën e manifestit të shkruar nga Vaso pashë Shkodrani,[3] marsin e 1899 Samiu
përfundoi punimin e vëllimit ku shtjellohen idetë e tij mbi çështjen shqiptare. [4][5] Libërthi
qarkulloi në fshehtësi jashtë Perandorisë Osmane dhe u botua në Bukuresht pa emrin e
tij.[5] Botues austro-hungarezë botuan disa nga veprat e tij me përmbajtje nacionaliste,
përkthimi dhe shpërndarja e veprave në fjalë u financuan nga
albanologët Ippen e Nopça.[6] Disa muaj pas vdekjes së autorit, më 17 nëntor 1904
autorësinë e veprës e zbuloi Shahin Kolonja.[7]

Përmbajtja[
Si ndër botimet pararendëse, përsëriste pikat kyçe[8] duke e ndarë librin në tre pjesë,
sipas titullit:[3] mëtimin se shqiptarët janë kombi më i vjetër i Europës, trajtimin e
Skënderbeut në disa faqe, periudhën osmane si dhe kontributin e Shqipërisë në
perandori. Pjesa e dytë e libërthit i kushtohet Shqipërisë e asaj kohe, ku Samiu trajtonte
kufijtë kombëtarë si dhe bashkimin shqiptar pavarësisht nënndarjeve gegë e toskë apo
dallimeve fetare. Ankon po ashtu mungesën e progresit përgjatë 20 viteve për zhvillimin
e gjuhës shqipe dhe mos-hapjes së shkollave shqipe brenda perandorisë.[8]

Botime[
Më 1903 u përkthye nga Fan Noli në greqisht gjatë qëndrimit të tij në Egjipt, botimi i
përkthimit u ndihmua nga Thanas Tashko dhe Jani Vruho.[9] U ribotua në Sofie më 1907
në shtypshkronjën Mbrothësia. Më pas u ribotua sërish më 1962 në Tiranë nga shtëpia
botuese "Naim Frashëri" dhe sërish 1978, ku përjashtohet prej botimit cekja e vllehëve
te kapitulli ku analizon armiqtë e shqiptarëve.[10] Më 1999 po në Tiranë nga shtëpia
botuese "Mësonjëtorja e parë" sipas botimit të parë më 1899.
////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
/////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
SAMI FRASHËRI

“Shqipëria ç`ka qenë,


ç`është e çdo të
bëhet”

01.06.2019 - 11:12
Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si
udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një
nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes.
Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai u lind në Frashër më 1850, ku mori
edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin “Zosimea” në Janinë, mësoi
gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në
Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me
Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj.
Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së
Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund
të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.
Samiu ishte njeri me horizont të gjerë, dha ndihmesë të shquar për kulturën
turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar.
Botoi në turqisht një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa
vepra themelore, si: “Fjalori etimologjik i turqishtes”, dhe “Enciklopedia turke e
historisë dhe e gjeografisë” në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën
“Besa” me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
Veprat e Samiut në turqisht përshkohen nga ide iluministe dhe godasin
obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të
vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të
sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri,
edhe popullit turk në luftën për përparim.
Krijimtaria e Samiut për gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e
lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare.
Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe
Samiu botoi këto vepra: “Abetare e gjuhës shqipe„(1886), “Shkronjëtore e
gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe “Shkronja„(gjeografia, 1888).
Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati -shkruan Wikipedia
“Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e çdo të bëhet”
Është një nga veprat madhore të Rilindjes, manifesti politik e ideologjik i saj. U
botua në Bukuresht më 1899, në prag të ngjarjeve të mëdha, do të çonin në
fitoren e pavarësisë. Për këtë, shqiptarët duhet të ishin të përgatitur, të kishin
programin e luftës dhe të ndërtimit të shtetit të ri. Duke përgjithësuar përvojën
e gjeratëhershme të lëvizjes kombëtare, kjo vepër e plotësonte më së miri
këtë mision.
Siç tregon titulli, vepra përbëhet nga tri pjesë.
Pjesa e parë: i kushtohet historisë së kaluar të Shqipërisë. Qëllimi i autorit
është të provojë se populli shqiptar është nga popujt më të vjetër të Evropës,
me një gjuhë nga më të vjetrat e më të bukurat, me kulturë e tradita të pasura,
që ka të drejtë të jetojë i lirë në mes të popujve të tjerë dhe kombeve të
qytetëruara. Si shumë rilindës të tjerë, Samiu mbron origjinën e pellazgëve të
popullit shqiptar.
Një vend me rëndësi i jep në këtë pjesë figurës së Skënderbeut dhe epokës
së tij. Skënderbeun e cilëson si një burrë që i ka shokët e rrallë në histori,
kurse për epokën e tij shkruan se “është m`ë bukur e m`ë bekuar e gjithë
kohërave për vendin tënë”, se atëherë i gjithë kombi ishte i bashkuar dhe u
nderua në gjithë botën. Kjo është një nga synimet kryesore të veprës; të
forcojë te shqiptarët ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.
Pjesa e dytë: jep me nota tronditëse një tablo realiste të Shqipërisë pas
Tanzimatit. “Qysh janë sot shqiptarët?„-pyet Samiu me shqetësim dhe tregon
se gjendja e vendit është e mjeruar nga çdo pikpamje. Burimin e këtij mjerimi
ai e sheh në radhë të parë te zgjedha e huaj, që e ka lënë vendin në varfëri,
padituri, dhe errësirë. “Shqiptarët janë robër të poshtuar (poshtëruar) e
t`unjurë, të shkelur e të çpërnderë (turpëruar)”, shkruan Samiu.
Përshkrimi është edhe më i gjallë një dallim i theksuar me të kaluarën, të
cilën, në përgjithësi autori e idealizon. Ndaj dhe stili bëhet më zemërak, vepra
e patriotit vlon nga revolta kundër shtypjes kombëtare. Ata shqiptarë të veshur
dikur me “roba të arta„ e të farkëtuar me armët e argjendta të trimërisë,
shkruan Samiu, “Janë sot lakuriq, me një këmishë që që s`ka ku ta zërë qeni.
Vetë edhe zaptieja e taksidari, e ngre shkopnë e i rreh duke thirrur; Pagoni! E
ku të gjejë i ziu që të paguajë? Atëherë shesin kanë, dhinë, ç`të kenë, edhe
gjer në qeramidhet e shtëpisë„.
Vend të rëndësishëm zë analiza që Samiu u bën rreziqeve që i kanoseshin
Shqipërisë.
Si gjithë rilindësit, ai mendonte se rreziku i parë Shqipërisë i vinte nga
Perandoria Osmane, të cilën Samiu e quante
një të vdekur që duhej varrosur sa më parë. Sa më gjatë të mbetej lidhur
Shqipëria me këtë perandori të kalbur, aq më keq do të ishte. Shteti osman do
të shembej së shpejti dhe Shqipëria mund të groposej në gërmadhat e tij.
Rreziku tjetër, mendon Samiu, shqiptarëve u vinte prej lakmive të
shovinistëve fqinjë, lakmi që i mbështetnin fuqitë imperialiste.
Rreziqe të mëdha u vinin shqiptarëve edhe prej grindjeve e përçarjeve midis
tyre, sidomos prej përçarjes fetare, gjithashtu prej padijes, prej mungesës së
shkollave shqipe. Këto rrethana i hapnin shteg rrezikut të asimilimit të
shqiptarëve prej të huajve.
Pjesa e tretë: fillon me pyetjen: “A mund të qëndrojë Shqipëria si është?
Përgjigjja është, jo„. Në përgjithësi në këtë pjesë Samiu paraqet programin e
lëvizjes për të ardhmen e Shqipërisë.
Nga analizat që u bëri rrethanave politike në fund të shekullit XIX, Samiu arriti
në përfundimin se rruga e vetme për të shpëtuar nga zgjedha osmane dhe
nga rreziku i copëtimit prej shteteve fqinje ishte që Shqipëria të shkëputej nga
Turqia menjëherë, para se ajo të shembej dhe shqiptarët të formonin shtetin e
tyre të pavarur. Autori mendonte se kjo s`arrihej me lutje, por me rrugën e
luftës së armatosur. “Shqiptarët duhet t`i marrin ato që duan me pahir, t`i
kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot„.
Si mendimtar demokrat dhe iluminist, Samiu parashtron një projekt të gjerë
me ide të përparuara për të ardhmen e Shqipërisë. Ai nuk e pranon idenë e
monarkisë. Si formë regjimi sipas tij, Shqipëria duhet të ishte Republikë
Parlamentare që do të kishte në krye një pleqësi. Kushtetuta e shtetit të
ardhshëm shqiptar që propozonte Samiu, përshkohet nga fryma demokratike.
Ideali i tij për këtë shtet ishte ideali i një demokracie borgjeze. Si shprehës i
pikëpamjeve të klasës së re të borgjezisë, ky ishte një ideal i përparuar për
kohën, sepse ai i kundërvihej shtetit despotik osman.
Shumë i guximshëm e i përparuar për kohën ishte projekti i Samiut edhe për
zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri
kombëtare, të mëkëmbej bujqësia, të zhvillohej komunikacioni automobilistik
dhe hekurudhor, të forcohej mbrojtja, etj. Vëmendje të veçantë Samiu i
kushtonte zhvillimit të arsimit e të kulturës shqiptare. Si gjithë rilindësit, ai
kishte bindjen se ajo që u duhej më shumë shqiptarëve ishte dituria. Për
përhapjen e saj ai kërkonte një sistem arsimi të përgjithshëm e të
detyrueshëm për të gjithë, djem e vajza. Arsimin e donte në gjuhën amtare
shqipe dhe shkolla të ishte laike, e shkëputur nga kisha e xhamia, një shkollë
që të shërbente si vatër diturie dhe atdhetarizmi.
Samiu ëndërronte Shqipërinë me shkolla të të gjitha kategorive, me
universitet (“gjithëmësime„ siç e quante ai), me akademi të shkencave,
muzeve e biblioteka.
////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////
////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE

TRAKTATI POLITIK I SAMI FRASHËRIT “SHQIPËRIA Ç’KA QËNË,


Ç’ËSHTË E Ç’DO TË BËHETË?” (1899)

HONOLULU

 HISTORIA, RILINDJA KOMBËTARE

Sami Frashëri dhe Ismail Qemali, dy nga personalitetet e shquara shqiptare, duke
ecur në gjurmët e platformës politike të përcaktuar nga Lidhja e Prizrenit (1878-
1881), i dhanë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në kapërcyellin nga shek. XIX në
shek. XX një program të përparuar politik, që hapte perspektiva për përmbushjen e
objektivave të saj dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ata u bënë kështu figurat
qendrore të lëvizjes çlirimtare, ndërsa pikëpamjet e tyre mbetën një pikë referimi
për lëvizjen kombëtare të asaj periudhe.

Traktati politik i Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”
(1899)
Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, që u botua (nga
Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit) pa emrin e autorit në mars të vitit 1899, Sami
Frashëri pasuroi më tej mendimin politik të Rilindjes dhe ndikoi fuqishëm për
zhvillimin e lëvizjes kombëtare në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX.
Duke pasur një përvojë të gjatë, si një nga udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare, Samiu e shkroi këtë vepër menjëherë pas Kuvendit të
Lidhjes Shqiptare të Pejës, që u mbajt në javën e fundit të janarit të vitit 1899.
Vepra zë një vend të veçantë në krijimtarinë e gjithanshme të autorit dhe përbën
traktatin më të rëndësishëm shqip me karakter politik e shoqëror të Rilindjes
Shqiptare.

Ndonëse e hartoi duke qenë i frymëzuar nga Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900)
dhe me synimin që t’i jepte asaj një program të plotë politik e kombëtar, Sami
Frashëri i tejkaloi caqet e këtij qëllimi dhe, me një qartësi të veçantë e në mënyrë të
gjithanshme, shtjelloi në këtë vepër tërë programin e Lëvizjes Kombëtare
Shqiptare, zhvilloi më tej mendimin politik e shoqëror shqiptar për çështjet
themelore të luftës për çlirimin kombëtar. Kjo vepër është një përgjithësim i
përvojës së pasur politike të Samiut dhe i të gjithë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,
një program i luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe për organizimin e saj politiko-
shtetëror e ekonomik. Në të janë hedhur themelet e strategjisë së lëvizjes
kombëtare që përcaktohej nga raporti i atëhershëm i forcave në Perandorinë
Osmane e në Evropë, si edhe të taktikës e të rrugës që duhej ndjekur për të siguruar
formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë,
ç’është e ç’do të bëhetë?”, Sami Frashëri u bë ideologu më i shquar i Lëvizjes
Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat më të ndritura të historisë së mendimit
politik shqiptar.
Ai, si askush tjetër, përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të
prerë, pa asnjë mëdyshje e lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane,
shtroi konceptet dhe bindjet e tij për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë. Pas një
përshkimi të shkurtër të historisë së lashtë e mesjetare të Shqipërisë, me qëllim që
të ngjallte te bashkatdhetarët krenarinë kombëtare për të kaluarën e tyre, Samiu
trajtonte me ngjyra të forta gjendjen e mjerueshme ku e kishte zhytur Shqipërinë
sundimi turk. “Sot shqiptarët janë robër, të poshtëruar e t’unjurë, të shkelur e të
çpërndarë shumë më tepër se të tjerët kombe…. Turqia, – vazhdonte Samiu, – sot
shqiptarë e mer ushtar, e mundon e rreh që të mësonjë gjuhën e tij … Shqiptarët
janë futur në aq të rënda pagesa, sa s’mundin të ngrenë krye…, janë lakuriq me një
këmishë, që s’ka ku ta zerë qeni. Vete dhe zaptija e tahsildari e ngre shkopin e i
rreh duke thirrur: paguani!” Samiu ngre zërin kundër politikës antishqiptare dhe
asimiluese të pushtuesve osmanë. Në kohën kur ndihmon grekët, serbët e bullgarët
të çelin shkolla të huaja në Shqipëri, vinte në dukje Samiu, qeveria turke “nuk le të
hapet ndonjë shkollë shqipe e të shkruhet ndonjë libër shqip”. Varfëria, paqeveria
(administrimi i keq – shën. i aut.), padituria, ishin, sipas Samiut, karakteristikat
kryesore të sundimit osman në Shqipëri.

Autori analizon në këtë vepër gjendjen e brendshme të Shqipërisë në kuadrin e


Perandorisë Osmane dhe në atë ndërkombëtare, që e trajton të lidhur me raportin e
atëhershëm të forcave në Ballkan e në Evropë. Kjo analizë e çoi Sami Frashërin në
përfundimin e drejtë se armiku kryesor i popullit shqiptar ishte Perandoria
Osmane, që e mbante atë të robëruar prej 500 vjetësh, në prapambetje të madhe
ekonomike e kulturore e që po e çonte tani drejt shkatërrimit; pas saj vinin shtetet
fqinje të Ballkanit, Greqia, Serbia e Bullgaria, që përpiqeshin me anë të kishës, të
shkollës e të armëve t’i asimilonin shqiptarët dhe të copëtonin atdheun e tyre. Ai
theksonte gjithashtu se Perandoria Osmane, e kalbur që nga themelet, nuk ishte në
gjendje të përballonte goditjet e shteteve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha, se
shkatërrimi i saj ishte i shpejtë e i pashmangshëm, se sundimi i saj në Evropë do të
merrte fund.
Duke u mbështetur në këtë analizë, Sami Frashëri argumentoi në mënyrë
shkencore domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe të
formimit të një shteti të pavarur shqiptar si rrugë e vetme për shpëtimin e kombit
shqiptar e të Shqipërisë nga zgjedha turke e nga copëtimi. “Turqia në Evropë jetën
e ka fort të shkurtër, – shkruante Samiu, – Shqipëria s’ka bërë themel as ka lëshuar
rrënjë në vetëhe; ron në themelet e gremisurë të Turqisë e në rrënjët e kalbura të
saj. Me të rënët e kësaj stihie të madhe (të Perandorisë Osmane – shën. i aut.) do të
bjerë edhe Shqipëria e do të shtypetë nën gërmadhat e rënda të saj…”.

Në qoftë se Shqipëria, arsyetonte ideologu i madh, do të vazhdonte të mbetej nën


Perandorinë Osmane, e ndarë në katër vilajete të zakonshme, pa asnjë të drejtë të
veçantë dhe në qoftë se shqiptarët do të vijojnë të durojnë tiraninë turke, nuk do të
ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre kombëtare dhe për t’u çliruar nga robëria,
ata do të identifikoheshin me turqit. Në këtë rast, kur Perandoria Osmane të
shembej, Shqipëria mund të trajtohej si një pjesë e trashëgimit turk, si objekt për
t’u ndarë ndërmjet monarkive dhe do të gremisej bashkë me këtë Perandori.
Prandaj, theksonte ai, është e domosdoshme që gjithë shqiptarët të luftojnë kundër
sundimit osman, “që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane, që të shpëtojë
nga shkatërrimi e nga katastrofa drejt së cilës po shkon kjo Perandori”. Shembja e
saj duhet ta gjejë Shqipërinë të organizuar në shtet më vete me qeverinë e vet.
Është detyrë e parë që shqiptarët të kërkojnë nga sulltani dhe nga shtetet evropiane
që Shqipëria të veçohej nga trungu turk, që “një orë e më parë të ndahetë Shqipëria
e të dihetë që ku e gjer ku është. Të njihet vendi ynë për Shqipëri, ta njohë Evropa
për Shqipëri”.

Megjithëse në tërë veprën e tij Sami Frashëri argumentonte domosdoshmërinë e


shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ai lejonte që për një kohë
ajo të kishte statusin e autonomisë brenda Perandorisë Osmane. “Kjo qeveri
shqiptare, – shkruante ai, – të jetë sot për sot nën Turqinë…, por me një mënyrë që
në rëntë Turqia, të mundënjë Shqipëria sikundër që është të qëndronjë më vehte”.
Formimin në fazën e parë të një shteti autonom shqiptar, të një qeverie shqiptare
nën sovranitetin e sulltanit, Samiu e argumentonte me faktin se në shtresat e
ndryshme të popullsisë shqiptare ende nuk qe formuar bindja për nevojën e
shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Sundimi pesëqindvjeçar
osman, feja e përbashkët (myslimane) e shumicës së popullsisë shqiptare me turqit,
përbashkësia e interesave ekonomike të parisë shqiptare me sunduesit osmanë dhe
lidhjet e tjera të shumta tradicionale të krijuara gjatë pesë shekujve ushtronin
ndikimin e vet te shqiptarët, duke errësuar ndërgjegjen e tyre.

Por edhe në këtë rast Sami Frashëri u mbeti besnik bindjeve të tij përparimtare dhe,
duke arsyetuar si iluminist e atdhetar i shquar, u përpoq t’i bindte shqiptarët se
interesat e tyre si komb i veçantë janë krejt të ndryshme nga ato të turqve dhe se të
ardhmen e Shqipërisë duhet ta kërkonin jashtë Perandorisë Osmane. Shqiptarët,
theksonte ai, i dallonte nga turqit jo vetëm identiteti i tyre krejt i veçantë kombëtar,
por edhe përkatësia e tyre në familjen evropiane, fakti që ata ishin një popull
evropian dhe qenë formuar si të tillë gjatë historisë mijëravjeçare.
Samiu argumentonte gjithashtu nevojën e luftës me armë për arritjen e qëllimeve
kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për çlirimin e atdheut nga zgjedha
turke. Duke iu drejtuar atyre krerëve shqiptarë që shpresonin se Porta e Lartë do
t’ua jepte me “hirin” e vet reformat e premtuara, ai shkruante: “Turqia me dashuri
e mirësi s’jep gjë kurrë. Do më mirë Turqia ta humbasë Shqipërinë e ta ndajë në
mes të armiqve të saj sesa t’i japë një qeveri të urtë e të mirë, e cila të ndreqnjë e të
zbukuronjë e ta bënjë vend të ndriturë si gjithë bota… Prandaj edhe shqiptarëve me
hir Turqia s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir:
t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot”; ata “janë të zotë t’i ruajnë dhe
t’i kërkojnë të drejtat e tyre edhe me armë në dorë. Kur përzihet e drejta me fuqinë,
– theksonte Samiu, – merr një forcë të cilës gjë s’i rri dot kundrejt”.

Në veprën e vet Samiu parashtroi njëkohësisht parimet themelore dhe strukturën


organizative të shtetit të ardhshëm shqiptar, një lloj projekti të kushtetutës që, sipas
tij, duhej të kishte Shqipëria kur të bëhej shtet më vete, i pavarur; kjo ide
formulohej në mënyrë të plotë për të parën herë në historinë e mendimit politik
shqiptar. Në këtë projekt Samiu zhvilloi më tej mendimet e parashtruara prej tij në
Manifestin e Komitetit Shqiptar të Stambollit të vitit 1897.
Sipas Sami Frashërit, Shqipëria si shtet më vete duhej të ishte një republikë
parlamentare me organet e saj të veçanta. Pushteti ekzekutiv do të ishte i ndarë nga
ai legjislativ; të parin do ta ushtronte qeveria e përbërë prej shtatë ministrash, njëri
prej të cilëve do të ishte kryetar i Këshillit të Ministrave; atë legjislativ do ta
ushtronte Këshilli i Përgjithshëm (parlamenti), i përbërë nga deputetët që do të
zgjidheshin një për çdo 20 mijë banorë.
Në krye të shtetit shqiptar do të qëndronte Këshilli i Pleqësisë i përbërë prej 15
vetash, të cilët do të zgjidhnin nga gjiri i tyre një kryetar dhe një nënkryetar. Ky
organ, sipas mendimit të Samiut, do të ishte si një lloj presidiumi i Këshillit të
Përgjithshëm dhe do të ngarkohej me detyrat që në shtetet e tjera i kryente mbreti,
princi ose presidenti i republikës. Me vendim të Pleqësisë do të bëhej edhe
ndërrimi i qeverisë ose caktimi i qeverisë së re dhe i kryetarit të saj. I tillë do të
ishte, sipas Samiut, organizimi i shtetit të pavarur shqiptar.

Por sa kohë që Shqipëria do të ishte autonome nën sovranitetin e Perandorisë


Osmane, në krye të qeverisë do të vihej një guvernator ose, siç e quante Samiu, një
qeveritar i përgjithshëm, i cili do të emërohej nga sulltani për 5 vjet, pasi të merrej
pëlqimi nga Pleqësia e nga Këshilli i Përgjithshëm. Në të dy rastet qeveria do të
ishte e detyruar të përgjigjej e të jepte llogari përpara Pleqësisë dhe Këshillit të
Përgjithshëm; këta kishin të drejtë të pranonin ose të rrëzonin ligjet e vendimet e
paraqitura prej saj. Kushtetuta e Samiut përshkohet nga një frymë demokratike.
Ajo ishte kushtetutë e një regjimi demokratik- borgjez.

Idesë për shtetin shqiptar Samiu i jepte një përmbajtje të përparuar edhe nga ana
ekonomike e shoqërore. Ai kërkonte që në Shqipërinë e lirë të merreshin masa të
shpejta me anë investimesh të mëdha për të përmirësuar gjendjen e vajtueshme
ekonomike të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej
bujqësia e prapambetur, të pajisej vendi me një rrjet të gjerë transporti, të
forcoheshin financat dhe të vendosej një sistem arsimor mjaft i përhapur e i
përparuar. Ai i kushtonte arsimit një kujdes të veçantë, idetë e tij për këtë çështje
janë thellësisht përparimtare. Samiu kërkonte një arsim të përgjithshëm e të
detyrueshëm për të gjithë të rinjtë e të rejat e vendit, të njëllojtë si për djemtë edhe
për vajzat, një arsim në gjuhën amtare si për shqiptarët, ashtu edhe për pakicat
kombëtare që do të bënin pjesë në Shqipëri; ai mendonte të themelohej një shkollë,
që të ishte laike, e shkëputur nga kisha e nga xhamia, e varur krejtësisht nga shteti,
një shkollë që të ishte vatër diturie dhe atdhetarizmi, që të bëhej bartëse e lulëzimit
dhe e qytetërimit të atdheut. Sistemi arsimor i rilindësit të shquar parashikonte
shkolla fillore, qytetëse, gjimnaze, teknikume, universitete dhe institute të larta për
miniera, bujqësi, pyje, histori, gjeografi, gjuhësi, akademi ushtarake e detare etj.

Vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë” la përshtypje të thellë në


radhët e atdhetarëve. Idetë e parashtruara nga Samiu në këtë vepër për rrugët që
duheshin ndjekur për çlirimin e Shqipërisë u përvetësuan dhe u përhapën nga
veprimtarët më të shquar të lëvizjes kombëtare dhe nga shtypi shqiptar i kohës. Në
saje të punës së shoqërive shqiptare jashtë atdheut vepra e Samiut u përhap thuajse
në të gjitha krahinat e vendit. Megjithëse u botua pa emër, shumë shpejt u kuptua
se autori i saj ishte Samiu. Si pasojë kundër tij filloi persekutimi nga qeveria. Ai u
urdhërua nga policia e Stambollit të qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij dhe të
ndërpriste çdo lidhje me shokët e miqtë e vet. Ky izolim, që i ngjante një burgimi
të vërtetë, vijoi derisa rilindësi i madh vdiq më 18 qershor 1904.

Historia shqiptare
Rilindja Kombëtare
Siç shihet, në veprën “Shqipëria ç`ka qënë, ç`është e ç`do të bëhet„ gjeti
shprehje mendimi shqiptar më i përparuar politiko-shoqëror i kohës. Me këtë
vepër Samiu u bë ideologu më i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Vepra
e tij është një traktat politiko-shoqëror, megjithatë ajo ka vlera të mëdha
stilistike, një gjuhë e gjallë, e shprehëse. Stili i prozës së Samiut është
energjik, herë polemist, herë fshikullues e herë me patos thirrës e mobilizues.
“O burrani o shqiptarë ! Zihuni me të dy duart në besë, në lidhje e në bashkim,
se kjo do t`ju shpëtojë!„
Fraza e Samiut është e qartë, me mjete gjuhësore plot ngarkesë emocionale.
Pasi ka parashtruar krejt programin e tij, ja si e mbyll veprën; “Ja qëllimi ynë!
Ja puna jonë e shenjtëruarë! Ja besa jonë! Në mes të shqiptarëve të vërtetë
s`ka ndonjë ndarje, ndonjë çarje, ndonjë ndryshim! Janë të tërë vëllezër, të
gjithë një trup, një mendje, një qëllim një besë!„
Kjo vepër solli një ndihmesë të madhe për pasurimin e gjuhës letrare shqipe
dhe për formimin e stilit publicistik.
Samiu vdiq në Stamboll më 1904, i përndjekur nga autoritetet dhe i respektuar
nga populli dhe opinioni përparimtar.

You might also like