Permbledhje Ligji-20 2020

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Informacion mbi ligjin nr.

20/2020 për përfundimin e proceseve kalimtare të


regjistrimit të pronësisë në Republikën e Shqipërisë

Në datë 07.05.2020 ka hyrë në fuqi ligji 20/2020 për përfundimin e proceseve kalimtare të
regjistrimit të pronësisë në vend.

Ligji synon të zgjidhë përfundimisht proceset kryesore të lidhura me pronën në Shqipëri dhe
ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për shpërndarjen dhe regjistrimin e tokës
bujqësore; legalizimin dhe regjistrimin e objekteve informale; inventarizimin përfundimtar të
pronës shtetërore; privatizimin e trojeve shtetërore dhe trajtimin e mbivendosjes së pronave.

Për tokën bujqësore, ligji rregullon përfundimin:

- e regjistrimit të titujve të mëparshëm të pronësisë, pa verifikim vlefshmërie;


- e pajisjes me tituj pronësie të përdoruesve që kanë paraqitur kërkesë deri në
6.11.2020;

Për legalizimin e ndërtimeve pa leje, ligji i jep kompetencë ASHK-së për të verifikuar
përputhshmërinë me ligjin të objekteve pa leje; legalizimin dhe regjistrimin e atyre objekteve
pa leje (informale) që plotësojnë kriteret.

 Në pamundësi të regjistrimit të objekteve në emër të shoqërisë ndërtuese/investitore


(pallatet me shkelje të lejes së ndërtimit), ASHK-ja miraton legalizimin në favor të
poseduesve me kontratë.

 Poseduesit e ndërtimeve që nuk legalizohen, trajtohen nga shteti nëpërmjet


shpërblimit financiar, programeve sociale të strehimit, ose formave të tjera.

Në lidhje me problemin e mbivendosjeve të pronave, ligji përcakton se ASHK-ja ka të


drejtë të zgjidhë mbivendosjet e shkaktuara nga gabimet materiale ose pasaktësitë e hartave
kadastrale apo të titujve të pronësisë.

Në lidhje me objektet pa titull pronësie dhe oborret në përdorim, ligji përcakton


procedurën e miratimit nga ASHK të dokumentit të pronësisë në favor të poseduesve të tyre.
Për sipërfaqet e truallit deri në 300 m2 miratimi është falas.

Sipas këtij ligji, ASHK-ja është përgjegjëse për të kaluar pronësinë edhe në rastet:

- trojeve te paprivatizuara të ndërtesave të privatizuara;


- trojeve te paprivatizuara te ndertesave te shitura nga ndërmarrjet shtetërore, ish-
kooperativat, apo organet e qeverisjes vendore;
- trojeve, mbi të cilat janë ngritur ndërtesa, me leje pas datës 10.8.1991;

You might also like