Protokolli UDP - QUIC v1.0

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

FAKULTETI I SHKENCAVE MATEMATIKE-NATYRORE

Tema: Protokolli - UDP/QUIC

Lënda: Rrjetat Kompjuterike dhe WWW

Grupi 16:
Gentrit Ahmeti Profesor:
Leart Kadriaj Korab Rrmoku
1. Hyrje

Wireshark është një vegël e cila jepet pa pagesë në Internet. Zakonisht kjo vegël shfrytëzohet për
qëllime studimore dhe jo të këqija. Puna e saj konsiston në përgjimin e paketave që udhëtojnë në
internet. Wireshark funksionon duke dëgjuar portet e caktuara që janë si të definuara si p.sh. për
filtrimin gjegjësisht dëgjimin e paketave në protokollin UDP/QUIC, në fushën e filtrit shënojmë
“udp”.
Wiresharku meqë është vegël që ofrohet pa pagesë një ndër sajtet ku mund të shkarkohet është
edhe http://www.wireshark.org/download.html.

Në këtë ushtrim laboratorik kemi pasur si detyrë të filtrojmë paketat e UDP/QUIC protokolit apo
më saktësisht të filtrojmë paketat e protokollit UDP dhe protokollit QUIC i cili funksinon në
shtresën e transportit dhe përdorë protokollin UDP. Në punën tonë jemi bazuar në ushtrimet e
ofruara nga libri i Kurose dhe Ross – Computer Networking – A Top Down Approach.

2. Protokolli UDP/QUIC

Protokolli UDP është një protkoll i shtresës së transportit,i cili ndryshe nga TCP,është një protokoll
jo i besueshëm dhe pa lidhje.Për shërbime në kohë reale si lojëra kompjuterike, komunikim me zë
ose video dhe konferenca të drejtpërdrejta; na duhet UDP.Fusha e port number të UDP ështv e
gjatë 16 bit,prandaj rangu është prej 0 deri 65535(Port number na ndihmojnë për të dalluar
kërkesat ose proceset e ndryshme të përdoruesve).UDP gjenë zbatime të madhë në “online
gaming”,shërbime VoIP(siç janë Skype dhe WhatsApp),DNS,DHCP,etj.Avantazhet e përdorimit të
UDP janë shpejtësia(më e shpejtë se TCP,pasi nuk ka dërgim të besueshëm të
dhënave),thjeshtësia(më i thjeshtë se protokolli se protokolli TCP),broadcast(dërgimin te disa
marrës).Disa divatazhe të UDP janë mos-garantimi i dorzimit të paketave,mos kontroll të
mbingarkesë dhe rrjedhës,sulmet me paketa UDP duke shkaktuar një crash(të rrëzohet) në rrjet.
Protokolli QUIC i zhvilluar nga Googl,i njohur zakonisht si HTTP/3 (2022),i cili është versioni 3 i
komunikimit të bazuar në HTTP.Deri në HTTP/2,përdoret TCP në shtresën e transportit,mirpo e
meta e TCP është vonesa e tij,e cila kërkon 3 “round trips”(vajtje-ardhje) e ndonjëher më shumë.
QUIC funksion në shtresën e transportit dhe përdore UDP protokoll.Në QUIC nuk bënë round trip
si SYN,ACK siç bënë TCP,mirpo në vend të kësaj së pari bënë kërkesë vetës,ai mëson për
informacionin e sigurisë së serverit dhe pasi përdore UDP nuk vendoset lidhja më. Protokolli i
QUIC mund të shihet si një UDP e bazuar në besueshmëri e cila bënë lidhjen më të shpejtë. Mirpo
meqë QUIC është një protokoll i ri, jo të gjithë shfletuesi e mbështesin.Në vijim do të bëjm
dëgjimin e disa paketave me këtë protokoll në Wireshark.
3.Analiza
Së pari,fillojmë të kërkojm në web browser.Më pas startojmë Wireshark,dhe duke kërkuar në
web browser shohime në Wireshark se si paketat janë duke u kapur(ndëgjuar) nga Wireshark.Si
analizë fillestare kemi tentuar të hapim një web faqe (e cila kryesisht përdore UDP p.sh. “online
gaming”).Pas klikimit të komandës STOP (butoni i kuq),do të kemi këtë pamje:

Për të filtruar paketa të protokollit UDP duhet që në fushën Filter: të shënojmë udp(me shkronja
të vogla),ndërsa për të specifikuar protokollin quic, i cili gjendet në udp,shënojmë quic.
Siç po e vrejmë në filterin udp , vërejme se nuk po kemi Seq,Ack për dallim nga TCP,pasi që protokolli UDP nuk ka lidhje.Length
tregon gjatësin e paketës së bashku me headerin e protokollit.

Si shembull marrim paketen nr.1 që ka protokollin UDP,length i saj është 35(bytes).Pra,shprehja len=# - na tregon
madhësinë e paketës.
Protected Payload përfshinë kodimin e të dhënave aktuale-payloade-brenda një mesazhi,duke siguruar që
informacioni të jetë i sigurtë dhe i mbrojtur nga aksesi i paautorizuar gjatë transmetimit të tij.
Përmbajtja e paketes siq edhe shihet nga figura përmbanë disa fusha si Frame,Ethernet,Internet Protocol
Version 4(Ipv4),User Datagram Protocol(UDP),Data.
Fusha e parë tregonë frejmat.Këtu shihen disa nënfusha tjera si numeri i sektorit,Interface id,Koha e
arrdhjes,numeri i frame,gjatësia,etj.
Fusha tjetër është Etherneti që tregon destinacionin si dhe burimin si dhe tipin qe siç
edhe shihet është IP.

Fusha me radhë është fusha e IP-së,shihet versioni i 4 i IP-së,versioni më i përdorur për


momentin.Një nënfush më rëndësi është Flags që tregonë se a do të ketë fragmentim apo jo.Një
nënfushë tjetër me rëndësi është ajo e IP burimore dhe IP e destinancionit që në rast konkret
janë 192.168.0.130 dhe IP destination është 157.240.234.35 .
Fusha e parafundit është User Datagram Protocol,pra UDP.Ku kemi porten e burimit e cila në
figurë është 59069 dhe destinacioni i portit që në rastin tonë është 443.Vlen të ritheksohet se
UDP nuk krijone lidhje dhe si rezultate nuk kemi lidhje si te TCP,gjë që nuk i siguron të dhënat.
UDP protokolli në përgjithësi njihet si protokoll më i thjeshtë në krahasim me TCP.
Në vijim do të shqyrtojm më nga afër protokollin QUIC.
Së pari kujtojmë se QUIC është i bazuar në UDP (User Datagram Protocol) që ofron shumë
përparësi në krahasim me TCP (Transmission Control Protocol), protokollin e transportit të
internetit.Tani kur “dëgjojmë” paketat te protokolli UDP,më specifikishtë kur filterojme
“quic”,atëhere na shfaqet një fushë QUIC IETF.
IETF është një organizatë ndërkombëtare që zhvillon standarte për internetin.QUIC është
zhvilluar nga Google dhe pastaj është përmisuar dhe standartizuar nga IETF.Në fushën e QUIC
protokoll gjenden informata rreth lidhjes QUIC,versioni,destinacion dhe burimim dhe gjatesia.

Prishtinë,22/04/2024

You might also like