Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

KONTRATË CEDIMI

E lidhur në Tiranë, sot ditën e martë, dt. 10/10/2017, ndërmjet palëve:

1. Klajdi Zyla, biri i Nevruzit dhe Irmës, lindur në 26/05/1980 në Vlorë dhe banues në Tirane,
Rruga “Pjetër Budi”, Nd. 24/1, Ap.12, mbajtës i letërnjoftimit me nr. F040758678H, i cili në vijim
të kësaj kontrate do të quhet CEDUES.

2. “Lami Sh.P.K”, i rregjistruar si person juridik “shoqëri me përgjegjësi të kufizuar”,sipas


vendimit nr. 46 , datë 06/10/2004 të QKR, pajisur me numër identifikimi të TVSH 000541 dhe
me numër NIPT L748362944A me adresën zyrtare: ”Rruga Misto Mame,Nd. 22/6 ,përfaqësuar
nga Artan Bitri, administrator i shoqërisë ,mbajtës i letërnjoftimit me nr. G73555672D, i cili në
vijim të kësaj kontrate do të quhet CESIONAR.

Palët, me marrëveshje, me vullnetin e tyre të lirë dhe në përputhje me nenet 499 e vijues të
Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë,

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë me kushtet e mëposhtme:

NENI 1
Objekti I kontratës

ObjektI i kësaj kontrate është një sasi prej 20.00 Eurosh

Ceduesi, sipas vullnetit të tij të lirë ,e kalon të drejtën e tij të kërkimit të këtyre sendeve që buron
nga kontrata e shitjes me nr.protokolli 006, datë 15/08/2017 mes tij dhe debitorit Gentian Hysa,
fakt që provohet nga një kopje e kontratës bashkëngjitur këtij dokumenti.
Ceduesi ka në mënyrë të plotë të drejtën e pronësisë mbi sendet kur kredia e tij të bëhet e
kërkueshme, përfshirë këtu dhe të drejtën e disponimit.

NENI 2
Qëllimi I kontratës

Kjo kontratë ka si qëllim zëvëndësimin e ceduesit me cesionarin në marrëdhënien e kredisë që


ekziston midis ceduesit dhe debitorit të tij, kundrejt shpërblimit.

NENI 3
Të drejtat që kalojnë tek cesionari

Ceduesi I kalon cesionarit të drejtën e kërkimit të kredisë sipas kushteve që përcaktohen në


kontratën e shitjes midis tij dhe debitorit.
Censionari ka të drejtë të marrë në dorrëzim sendet e përcaktuara në kontratë, në afatin që
palët kanë rënë dakort, i cili është në datën 20/20/2017. Gjithashtu ,ai ka të drejtë të përfitojë
nga garancia qe ka dhënë blerësi mbi zhveshjen, të metat dhe mospërputhjen e cilësive të
sendit me kontratën. Duke qenë se pagesa është kryer nga ana e ceduesit sipas kontratës,
censoanari ka të drejtën për t’i marrë në dorëzim sendet dhe nuk detyrohet të kryejë veprime të
tjera në këtë drejtim.

NENI 4
Kalimi I garancive

Bashkë me të drejtën e ceduar, cesionarit i kalojnë edhe të gjitha garancitë që shoqërojnë të


drejtën kryesore. Kështu, kushti penal që përcaktohej nga ceduesi dhe debitori në
marrëdhënien e tyre do ta sigurojë detyrimin edhe për cesionarin. Sipas marrëveshjes së
palëve, për cdo ditë vonesë debitori detyrohet të paguajë në favor të kreditorit masën prej 2.000
lekësh.

NENI 5
Shpërblimi dhe mënyra e pagimit

Kontrata do të lidhet kundrejt shpërblimit 20.00 lek që paguhet nga cesionari. Shpërblimi do të
paguhet në datën 12/10/2017, në bankën “BKT” në llogarinë në emër të ceduesit me nr.
AL0009107463899.
Në rast vonese duhet të paguhet një kamatë prej 1.000 lek për cdo ditë vonesë.
Pasi të kryhet pagesa, cesionari duhet t’i nisë ceduesit një kopje të mandatit të arkëtimit që
konfrmon pa'esën me e-mail jo më vonë se dy ditë pas kryerjes së saj.

NENI 6
Detyrimet e ceduesit mbi ekzistencën e kredisë

Ceduesi detyrohet sipas Kodit Civil të Republicës së Shqipërisë t agarantojë ekzistencën e


kredisë. Ai dorëzon të gjitha documentet që e vërtetojnë këtë fact në duart e ceduesit. Këtu
përfshihen kontrata e shitjes mes ceduesit dhe debitorit, si dhe fatura që përcacton se ceduesi e
ka paguar cmimin e sendeve gjenerike.Gjithashtu ceduesi, me vullnetin e tij të plotë, mban
përgjegjësi për paaftësinë paguese të debitorit, në rast se ky nuk përmbush detyrimin,
porgjithnjë brenda kufjve të asaj që ca marrë.

NENI 7
Zgjidhja e kontratës

Zgjidhja e kontratës mund të bëhet me marrëveshje mes palëve, ose në rastin kur nuk
respektohen kushtet e parashikuara në këtë kontratë.
NENI 8
Shpenzime të tjera

Në marrëveshje mes palëve, shpenzimet e lidhjes së kësaj kontrate I ngarkohen cesionarit.

NENI 9
Njoftimi I debitorit

Cesionari merr përsipër të njoftojë debitorin për kalimin e kredisë në favor të tij dhe i jep me
shkrim tëg'jitha adresat e mundshme të kontaktit, në të kundërt mban përgjegjësi për pasojat që
mund të vijnë nga mungesa e kontaktimit për faj të tij.

NENI 10
Të drejtat e debitorit

Debitori ka të njëjtat të drejta si me kreditorin e tij të mëparshëm.


Ai ka të drejtë t’i bëjë cesionarit të gjitha prapësimet që mund t’i bënte edhe ceduesit në kohën e
njoftimit të cedimit.

NENI 11
Rregullat e fundit

Kjo kontratë hatrohet në gjuhën shqipe, në 4 kopje, nga një për secilën palë, një për noterin dhe
një për dijeni të debitorit.

NENI 12

Bashkagjiten dhe janë pjesë e kësaj kontrate: fatura që provon blerjen e thasëve të miellit nga
ana e ceduesit, kontrata e shitjes mes ceduesit dhe debitorit dhe fotokopjet e noterizuara të
dokumenteve identifikuese të palëve.

NENI 13

Palët duhet të respeKtojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë sipas dispozitave të
parashikohen në të dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.

NENI 14

Për cdo problem palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të mundohen t,i zgjidhin me
mirëkuptim mosmarrëveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi t’i drejtohen gjykatës së shkallës
së parë, Tiranë.

NENI 15

Kontrata do të prodhojë pasoja në momentin e nënshkrimit


PALËT KONTRAKTUESE

CEDUESI CESIONARI

Klajdi Zyla Artan Bitri

Notere: Klea Kaçi

You might also like