Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

KONTRATË SHITJE

E lidhur në Tiranë sot, ditën e mërkurë, dt 16.01.2019, ndërmjet palëve:

I. Romir Meti Vora, i biri i Meti Vora dhe Vjollca Vora, lindur në 04.07.1989 në Durrës
dhe banues në Tiranë, Rruga "Dritan Hoxha", Nd.85/1, Ap 13, pronari i tokes
bujqesore me nr Z35526509T, që në vijim të kësaj kontrate do të quhet SHITES.
II. Aldo Besnik Mara, i biri i Besnik Mara dhe Drita Mara, lindur në 17.06.1992 në
Shkodër dhe banues në Tiranë, Rruga "Muhamet Deliu", Nd. 36, Ap 8,mbajtës i
tokes bujqesore me nr Z35526509T që në vijim të kësaj kontratë do të quhet
BLERES.

Palët në marrëveshje, më vullnetin e tyrë të lirë dhe në përputhje më dispozitat e Kodit Civil të
Republikës së Shqipërisë,

VENDOSËN

të lidhin këtë kontratë më kushtet ë mëposhte:

Neni 1
Objekti

Target përbëhet nga nje toke bujqesore ne Libofshë te Fierit me sipërfaqe prej 49900 m2.
Shitësi ka në mënyrë të plotë të drejtën e pronësisë mbi këtë toke bujqesore.
Kjo provohet nga vërtetimi i pronësisë bashkëngjitur kësaj kontratë.

Neni 2
Të drejtat që kalojnë tek blerësi.

Shitësi i kalon blerësit të drejtën e pronësisë në mënyrë të plotë duke dorëzuar dokumentet që
shënojnë të drejtën e pronësisë dhe që janë të nevojshëm për kalimin e saj, duke përmendur
këtu certifikatën që vërteton së ai është pronar i sendit.

Neni 3
Dorëzimi i dokumentacionit.

Dorëzimi i sendit do të konsiderohet i kryer në momentin kur do të dorëzohet dokumentacioni i


pronësisë.
Shitësi duhet ti dorëzojë dokumentat blërësit në dt. 26.01.2019 në qytetin e Tiranës.
Në rast se dokumentat nuk janë dorëzuar brenda këtij afati, shitësi detyrohet të paguajë një
penalitet me shumë fikse 1500€.
Në rast se shitësi nuk i dorëzon dokumentat brënda afatit 10 ditor te vendosur, atëherë blerësi
ka të drejtën e zgjidhjes së kontratës.

Neni 4
Shpërblimi

Blerësi detyrohet të paguajë përkundrejt shitësit shumën prej 250.000 €(euro).


Pagesa do të realizohet me këste për muaj të njëpasnjëshëm.
Kësti i parë do të paguhet nga data 26-31 Janar.
Kësti i dytë do të paguhet nga data 24-28 Shkurt.
Kesti i tretë do të paguhet nga data 25-31 Mars.
Kësti i katërt do të paguhet nga data 24-30 Prill.
Në rast vonese blerësi detyrohet të paguajë 0.75% të vlerës së një kësti.
Mënyra e pagesës do të bëhët nëpërmjet derdhjes së cdo kësti në llogarinë rrjedhëse të shitësit
më nr llogarie AB09936725534.
Pas cdo pagese duhet t'i niset shitësit një mandat-arkëtim që konfirmon pagesën e bërë nga
blerësi.
Neni 5

Në qoftë se sendi i paluajtshëm nuk është në të njëjtën madhësi sikurse është përcaktuar në
kontratë atëhërë blerësi detyrohet që:
a)Në qoftë se sendi ka madhësi më të madhe sec është parashikuar në kontratë, blerësi
detyrohet të paguajë vlerën shtesë, vetëm në qoftësë sendi kalon një të njëzet e pestën e
vlerës.
b)Në qoftë se sendi është në madhësi më të vogël se ajo e përcaktuar në kontratë atëherë
blerësi ka të drejtë të kërkojë uljen e cmimit.

Neni 6
Shpenzime të tjera

Shpenzimet e kostos së blerjes dhe çmimit kontraktues për tragetin, dhe lidhjen e kësaj
kontrate, si dhe vërtetimin e nënshkrimeve të palëve kontraktuese në Gjykatë, i bart BLËRËSI.
Secila palë kontraktuese bart shpenzimet e veta, të cilat krijohen nga përmbushja e kësaj
kontrate.

Neni 7
Përgjegjësia e shitësit

Shitësi është përgjegjës për cdo mangësi ose mospërputhje që ekzison në momentin e kalimit
të sendit tek blerësi. Në qoftë se sendi është më të meta dhe jo ashtu sic është përcaktuar në
kontratë shitësi detyrohet të eleminojë të metat më anë të ndreqjes kur blerësi e ka njoftuar atë
brenda 1 viti nga marrja e sendit në dorëzim. Blerësi e humb të drejtën për të kundërshtuar për
të metat e sendit brenda 15 ditëve nga zbulimi i të metave.

Neni 8
Cënimi i të drejtës së pronësisë nga personat e tretë.

Blerësi i paditur nga një person i tretë me pretendimin se përkundrejt pronës së tij ekziston një e
drejtë nga ky person, detyrohet të lajmërojë shitësin që të provojë se nuk ekziston një e drejtë e
tillë.
Në qoftë se ekziston me të vërtetë kjo e drejtë mbi këtë pronë atëherë blerësi ka të drejtën e
zgjidhjes së kontratës, si dhe kthimin e cmimit që blerësi ka paguar në fillim.

Neni 9
Vonesa e blerësit
Në qoftë se blerësi nuk pranon dorëzimin e dokumentacionit në kohën dhe në vendin e
përcaktuar në Nenin 3 ai do të konsiderohet në vonesë dhe do të mbajë përgjegjësi civile.
Në qoftë se sendi do të humbasë apo do të dëmtohet blerësi do të mbajë përgjegjësi për
shpërblimin e dëmit dhe në qofëse nuk e ka paguar cmimin .

Neni 10
Zgjidhja e kontratës nga shitësi.

Shitësi ka të drejtën e zgjidhjes së kontratës në momentin kur :


a) blerësi nuk paguan cmimin
b) kur blerësi është në vonesë
c) kur blerësi do të deklarojë që nuk do të përmbushë detyrimin.

Neni 11
Zgjidhja e kontratës nga blerësi.

Blerësi ka të drejtë të shpallë kontratën e zgjidhur


a) Në qoftë se shitësi nuk do të bëjë dorëzimin e dokumentacionit në afatin e caktuar në
kontratë
b) Në qoftë se shitësi nuk bën dorëzimin e dokumentacionit edhe në afatin shtesë të përcaktuar
në kontratë në Nenin 3.

Neni 12
Detyrimet e palëve në përfundim të kontratës.

Nëqoftëse kontrata zgjidhet, palët kanë këto detyrime ndaj njëra-tjetrës:


1. Shitësi duhet të kthejë cmimin, pagesat dhe shpenzimet që ka bërë blerësi.
2. Blerësi detyrohet të kthejë sendin, në qoftë se sendi nuk është dëmtuar nga veprimtaria e
blerësit.
Në rast së sendi është dëmtuar ai detyrohet të bëjë ndrëqjet dhe riparimet e sendit.

Neni 13
Detyrime të tjera

Janë në ngarkim të blerësit cdo shpenzim i mundshëm për regjistrimin e kësaj kontrate dhe
taksat plotësuese.

Neni 14
Rregulla të fundit

Kjo kontratë hartohet në gjuhën shqipe në 3 kopje, nga një për sëcilën palë dhe një noteri.
Neni 15

Kësaj kontratë i bashkangjiten dhe janë pjesë ë saj: planimetria e tragetit,certifikata e pronësisë,
ku vërtetohet se shitësi është i vetmi pronar i objektit të luajtshëm.

Neni 16

Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin për ta nga kjo kontratë në të kundërt do të lindin
pasojat që parashikohen në kontratë si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë.

Neni 17

Për cdo problëm palët duhet të komunikojnë me njëra tjetrën dhe të mundohen ti zgjidhin me
mirëkuptim mosmarrveshjet e tyre dhe vetëm në pamundësi t'i drejtohen Gjykatës së Tiranës.

Shites Bleres

Romir Vora Aldo Mara

Notere: Klea Kaçi

You might also like