Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

PUNOI: Vanessa Qejvani. GRUPI I: VLORËS.

KRYETARJA: Ema Çuveli. NDIHMËSI: Johel Bidinaj.

1.
Përshkrimi I Vlorës.

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë. Vlora është qyteti i
dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë (1 janar
2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e
Bashkisë së Vlorës dhe Qarkut të Vlorës. Është qyteti ku është shpallur Deklarata e
Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me
emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për
Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe
kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.

1 of 4
2.
Heronjtë e Shquar.
1)Ismail Qemali.
Ismail Qemali mban titullin hero i kombit shqipëtar dhe ishte autori kryesor i Deklaratës
së Pavarësisë dhe më pas shërbeu si Kryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm i
Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë nga 1912 deri në 1914.

Vinte prej familjet më të hershme të bejlerëve, por degëzimi i tij nuk qe aq i kamur që
nga kryengritjet e Tanzimatit ku u mori pjesë i ati. I përkrahur prej fisit të tij, u shkollua
dhe filloi karrierën si nëpunës civil i perandorisë. Pasi u mor nën patronazh nga
sadrazemi i ardhshëm Mid'hat Pasha, fitoi përvojë në nivelet më të larta të administratës
shtetërore osmane, për shkak të zbatimit në terren të Tanzimatit e deri duke kontribuar në
hartimin e Kushtetutës Osmane. Duke parë ngërçet e vazhdueshme dhe duke e ndjerë
veten të rrezikuar nga bindjet e tij, iku në syrgjyn.

2 of 4
2.Meçan Selam Qejvani “Kallarati”
-Meçan Selam Qejvani u lind në Kallaratin midis maleve, aty ku gurgullon uji i kristalt, kaltër, uji i “situr” i Shushicës, sic i thonë
vendasit. Që i vogël u tregua i etur për dituri. I mbetur jetim, me shumë mundime filloi shkollën në Vlorë, në vitin 1903. Aty u njoh
me Halim Xhelon, me të cilin u bënë miq të ngushtë. Meçani nuk mund ta duronte despotizmin e drejtuesve të shkollës dhe autoriteve
osmane në Vlorë, kundër të cilëve u ngrit disa herë dhe u bashkua me protestuesit kundër drejtorisë së shkollës. Për këtë arsye edhe
përjashtohet nga shkolla, të cilën mundi ta mbarojë me shumë vështirësi.

-Me interesimin e Ismail Qemalit, Meçan Qejvani shkon të studjojë në Korfuz. Në vitin 1911, kur në mallet e Shqipërisë luftonin
çetatatdhetare të udhëhequra nga Themistokli Gërmenji, Spiro Bellkameni etj, ai braktisi mësimet, ukthye në atdhe dhe u bashkua me
çetat e lirisë.

-Kur qeveria e Ismail Qemalit bëri thirrje për të zhdukur prapambetjen shekullor, për të hapur shkolla shqipe, Meçani iu përgjigj
menjëherë kësaj thirrje. Ai shkoi n Vranisht dhe hapi shkollën aty. Nxënësit dhe gjithë fshatarët vranishotë e pritën me sghumë
ngrohtësi. Ai ishte jo vetëm mësues i pasionuar, po edhe mik i mirë i tyre. Njëkohsisht me punën e mësuesit Meçan Qejvani kryente
edhe detyrën e agjitatorit të çështjes kombëtare dhe të propanganduesit të ideve përparimtare.

-Në vitin 1914 ai lufton trimërisht, përkrah bashkëfshatarëve, kundër bandave të huaja shoviniste. Të gjitha këto e lidhën më ngushtë
mësuesin e ri me fatet e popullit të tij. Me urrejtje e priti Meçan Qejvani pushtimin Italian gjatë e pas Luftës së Parë Botërore. Ai ishte
në konflikt të përhershëm me kolegët mësues Italian në shkollë dhe luftonte me guxim e zgjarsi kundër përpjekjeve të pushtuesve për
të korruptuar e italianizuar rininë shqiptare. Kur një mësues Italian po u mësonte të rinjve shqiptar këngë italiane, Meçan Qejvani e
rrëzoi flamurin e pushtuesit, ngriti lart flamurin tonë kombëtar, dhe me zërin e tij të fuqishëm, ia nisi një kënge trimërie.

-Pushtuesit e arrestuan dhe e internuan në Itali. Pas kthimit në atdhe filloi të bashkëpunojë me Halim Xhelon. Tani ai bëhët më i
vendosur e i ndërgjegjshëm në luftën për liri e përparim. Ai ishte i pari që mori pjesë në organizatën antiimperialiste “Shtizat e
qytetërimit” dhe atë ” Mbrojtja shkollore”. Mori pjesë jo vetëm si propangandist por edhe luftëtar me pushkë në dorë në Luftën e
Vlotës të viti 1920. Mori pjesë aktive në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Rifilloi përsëri mësues në zonën e Vlorës. Shërbeu si
mësues në Nartë,Gorrisht,Himarë, Vuno, etj

-Pushtimin e atdheut e priti me urrejtje dhe rrënbeu pushën për liri duke luftuar që në ditët e para të agresionit fashist nda vendit tonë.
Shtëpia e tij në Kallarat u bë menjëherë një strehë e sigurtë për lufttarët e lirisë. Në shtëpinë e tij u ngrit këshilli nacionalçlirimtar,
kryetar i së cilit u zgjodh Meçan Qejvani detyrë të cilën e kreu me ndershmëri duke bashkëpunuar megjithë forcat antifashiste. Punoi
edhe si propangandist e agjitator i Lëvizjes Antifashiste Naionalçlirimtare në Kosovë dhe në trojet shqiptare në Maqedoni. Kur u kthye
andej, të tre djemtë e vet i gjeti partizanë në formacionet e ndryshme të Ushtrisë Atifashiste Nacionalçlirimtare.

-Pas çlirimit mësuesi veteran Meçan Qejvani vazhdoi me devotshmëri detyrën e kryetarit të këshillit popullor deri në fund të jestës së
tij në vitin 1958.

-Për punën e palodhur në dobi të Atdheut dhe në shërbim të arsimit kombëtar është nderuar me “Urdhërin e Flamurit”, me Medaljen
“Për shërbime patriotike” dhe me Medaljen e “Çlirimit”

3 of 4
4 of 4

You might also like