Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Data:

FUSHA: Shkencat e natyrës LËNDA: Kimi Shkalla: 4 Klasa: IX


TEMA MËSIMORE: Polimerizimi me kondesim.

SITUATA E TË NXËNIT
Material filmik mbi polimerët.

REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS FJALËT KYÇE


SIPAS TEMËS MËSIMORE: Najloni
Nxënësi: Polimerizim me adicion
 Koncepton me fjalë çfarë është polimerizimi me kondesim Polimerizim me kondesim
 Liston disa prej veçorive kryesore për najlonin
 Argumenton mbi rëndësinë e përdorimit të najlonit në jetën e
përditshme
 Bën dallimin midis polimerizimit me adicion dhe
polimerizimit me kondesim.
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: MJETET:
Gjuhët dhe komunikimi; Shkencat shoqërore,Gjeografia , Libri i nxënësit
Fizika; Shkumësa me ngjyra
Lapustina
Kartona me ngjyra.

METODOLOGJIA DHE VEPRIMTARITË E NXËNËSVE


I ) Veprimet në situatë:
Parashikimi / veprimtari dëgjim i drejtuar
Mësuesi/ja:
 Në kuadër të ‘situatës së të nxënit’ vendos një material filmik mbi polimerët
 Të gjihë nxënësit vëzhgojnë dhe dëgjojnë me vëmëndje materialin e përgatitur
 Më pas diskutojnë në lidhje me polimerët natyrorë, sintetike, përdorimet dhe
prodhimin e e tyre në industri.
II) Trajtimi i situatës:
Ndërtimi i njohurive/ empatia
Mësuesi/ja:
Kërkon nga nxënësit që duke e vënë veten në vendin e pare të flasin për gazet që janë
në përbërje të ajrit
Shkrimi i tyre do të fillojë me fjalët : UNË JAM……!
Do synohet që të jenë vetëmdy lloj shkrimesh .
Unë jam polimerizimi me adicion …!
Unë jam polimerizimi me kondesim …!
Nxënës të ndryshëm zgjedhin një prej këtyre mundësive.
Ju lihet në dispoziocion koha e duhur për të përshkruar veten e e tyre.
Disa nga punimet e tyre mund të ishin :
Unë jam polimerizimi me adicion …!
Monomeri im ëshët një përbërje që ka lidhje dyfishe. Kur shumë monomerë bashkohen formohem
unë, që realisht jam një makromolekulë. Unë jam një polimer sintetik dhe mund të shfaqem në
forma të ndryshme polieteni, polipropeni apo poliklorurvinili. Unë gjej përdorim në shumë fusha
të ndryshme.

Unë jam polimerizimi me kondesim ...!


Monomerët e mi janë dy njëri është një acid dhe tjetri diaminë. Kur përftohem unë midis
monomerëve formohet lidhje peptidike dhe largohet një molekulë ujë. Edhe unë mund të përftoj
vetëm polimerë sintetikë që janë kryesisht najloni dhe fibrat artificiale. Unë jam proces shumë i
rëndësishëm sepse prodhoj polimerë.
III ) Përmbyllja e situatës:
Përforcimi / diagrami i venit
Mësuesi/ja:
Për të realizuar një mbyllje sa më të këndëshme të orës së mësimit, mësuesi realizon teknikën e
diagramit të venit
Duke njohur të dyja proceset nxënësit mund të përcaktojnë ndryshimet dhe ngjashmëritë midis këtyre
dy proceseve
Polimerizimi me adicion Polimerizimi me kondesim
NGJASHMËRITË
 Është reaksion polimerizimi.
 Njësia bazë në polimerizim është monomeri
 Formohen makromolekula, që janë polimerë sintetik
NDRYSHIMET
Përftohen : polieten, poli propen, Përftohen: najloni , fibrat artificiale
polikloreteni Polimerizimi me kondesim shoqërohet me
Polimerizimi me Adicon shoqërohet me largimin e një molekule ujë dhe formimin e
prishjen e lidhjes dyfishe lidhjes peptidike
Përdoren molekua të të njëjtit monomer. Përdoren molekulat e dy monomerëve.
Monomerët kanë në strukturë lidhje dyfishe Monomerët që marrin pjesë kanë në strukturën e
Nuk kemi praninë e grupeve funksionor tyre grupi COOH dhe NH2
Vlerësimi i situatës --:realizohet me anë të niveleve
N.1 koncepton me fjalë çfarë është polimerizimi me kondesim
N.2Liston disa prej veçorive kryesore për najlonin
N.3 Argumenton mbi rëndësinë e përdorimit të najlonit në jetën e përditshme
N.4 Bën dallimin midis polimerizimit me adicion dhe polimerizimit me kondesim.

You might also like