Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Facebook kundër Klan Kosovës

Shkruan Gazmend Demolli, https://twitter.com/GazmendDemolli

Me fuqizimin e rolit të mediave sociale në popull, ka ardhur një situatë e re, ku politika ka filluar të komunikojë
drejtpërdrejt me popullin, pa kaluar nëpër filtrin dhe rrjetin e mediave tradicionale. Shkurt, populli një ditë e
gjeti Facebook-un dhe i tha shoqërisë: Tash e tutje mund të komunikoni me mua përmes këtij kanali. VV tha: u
kry.

Sot, Qeveria dhe VV komunikojnë kryekëput drejtpërdrejt me popullin, përmes Facebook-ut. Kjo ritransmetohet
në media, por çdo interpretim, analizë apo fakt-checking nuk mungon pa një sulm ndaj atyre që i analizojnë ose
i interpretojnë. Mediat e lira dhe profesionale nuk hyjnë në ekosistemin e tyre. U duket se nuk janë të
nevojshme, përkundrazi – të dëmshme për tregimin që ata e ndërtojnë dhe e shpërndajnë.

Por braktisja e mediave nuk nënkupton se ato do të shuhen vetvetiu. Ishin disa strategji që mund të përdoreshin
në mënyrë që roli i mediave tradicionale të zbehet ose të shuhet tërësisht: diskreditimi, lidhja me armikun, lidhja
me korrupsionin dhe krimin, mbyllja e tyre (pse jo?!) dhe në fund marrja e kontrollit.

Mënyrat se si të arrihet qëllimi janë të shumta, dhe të provuara në shumë vende tjera. Shih shembullin turk, më
2009 Qeveria e Turqisë gjobiti për evazion fiskal me 2.5 miliardë dollarë Grupin Dogan, pronar ndër të tjerash
të shumë televizioneve dhe gazetës Hürriyet, të cilat pas shitjes kaluan në duar proqeveritare. Në Rusi, Putin i
ndërseu autoritetet tatimore në drejtim të Gusinskyit, pronar i NTV, e burgosën dhe ia kërkuan televizionin për
t’a liruar, dhe NTV kaloi te Gazprom. Chavez në Venezuelë, njësoj ka vepruar për të futur nën kontroll
Globovizionin. Pastaj Venevizionin, e kështu me radhë. Metoda të Eliot Ness.

Por është vështirë të mbrosh dikënd që bënë evazion tatimor. Prandaj përdorimi i përndjekjes tatimore për
nënshtrim të një mediumi është një metodë 'efikase'. Secila qeveri duhet të luftojë evazionin fiskal, duhet t’i
mbyllë vrimat fiskale ligjore që e mundësojnë këtë ikje të turpshme. Siq është mos tatimi i dividendës. Duhet
edhe të përndjekë dhe denojë ata që shkelin ligjin. Pa dyshim. E kam shkruar edhe më parë – pa pranueshmëri të
tatimit dhe taksës nuk ka pranueshmëri të shtetit. Nuk mund të thuhet se dikush e njeh shtetin e tij nëse nuk
pranon të ndajë taksën e nevojshme që ai shtet të ekzistojë. Pa taksa nuk ka shtet, pa shtet nuk ka rregulla, dhe
pa rregulla nuk ka shoqëri.

https://nacionale.com/politike/mungesa-e-pajtueshmerise-per-tatim-pamundeson-
zhvillimin-e-kosoves-6820

Kur mbyllja e një mediumi, ose nënshtrimi, nuk është i mundshëm, dekrebidilizimi është i mjaftueshëm.
Mbushe për thi, thojnë, në daltë lepër – le të del. Në rastin e Klan Kosovës, Qeveria dhe partia pushtet kanë
arritur qëllimin. Duke përdorë strategjinë "emëro dhe turpëro", në fund të fundit nuk ka rëndësi rezultati
gjyqësor, dëmi në kredibilitet është bërë dhe është vështirë i riparueshëm. U zbrapsën – apo e vazhduan këtë
sagë në pafundësi, herë duke përdorë ARBK, herë ATK, herë skrutinizimin e secilit artikull të shkruar, për të
gjetë një gabim çfardo që ai të jetë. Paramendoni skenën ku një polic kufitarë të ndalë në kufi dhe fillon t’a
çmontojë veturën për të të kërkuar ndonjë arsye që të të dënojë. Dhe në fund e gjenë një siguresë rezervë që po
të munguaka dhe pas disa orëve mbajtjeje të dënon, dhe ti je i pafuqishëm edhe të e kundërshtosh, sepse në fund
të fundit nuk e ke pasur siguresën rezervë në gjendje të rregullt.

E bëjnë këtë sepse mendojnë se mediat nuk ju duhen, sepse vetë janë live në Facebook.

Por një thi i madh ju ka hi, pikërisht aty, në Facebook. Buzhala. Nëse VV në Facebook duket si një uzinë mirë e
organizuar, Buzhala për ta është Prishtina Mall. Iu ka hy në torishtë. Nëse e vëreni kundër kujt vërsulen më së
shumti replikantët, është pikërisht kundër atyre që janë të mëdhenj në Facebook. Të gjitha teknikat poshtëruese i
kanë përdorur kundër tij, por ai ka qëndruar i palëkundur, vetëm sa është përforcuar. Thi përte’ thiu.

Dhe të tjerë, njësoj. Nuk dorëzohen lehtë qytetarët.

Unë ende nuk arrij të kuptoj këtë strategji. Të gjitha mediat kanë qenë në dispozicion për të ftuar Qeverinë sa
herë që ata të kishin dëshirë. VV ka mundur të ketë një qasje më racionale ndaj mediave dhe t'i shfrytëzojë edhe
këtë kanal komunikimi me qytetarët, krejt normalisht. Debati dhe kundërshtimi vetëm se mund të ndihmojë në
përforcim të pozitës. Një parti radikale, ose edhe një ekstremiste mund të vijë në pushtet dhe ta mbajë, vetëm
nëse i afrohet qendrës dhe bëhet e pranueshme nga qendra. Sot dhe në jo pak raste, kur qendra me të drejtë
kërkon mbrojtjen e vlerave demokratike, mbrojtjen e mediave të pavarura, VV vërsulet me fyerje dhe ofendime
ndaj të gjithë atyre që shprehin brengë dhe dalin kundër abuzimeve me autoritetin. Kurti dhe Osmani kanë fituar
zgjedhjet e kaluara pikërisht sepse janë afruar njëri-tjetrit dhe kanë promovuar çasje racionale të qendrës.

Vetëm Konjufca ka mbetur besnik i asaj për të cilën kanë votuar populli. I drejtë dhe i urtë. Po doket.

Qendra janë njerëzit e arsyeshëm që e mbajnë këtë shoqëri.

Po e humbe përkrahjen e tyre – ke humbur.

You might also like