Lajmet e Vitit

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Mund ta themi me plot gojë që vitit 2023 ka qenë një “turli” ngjarjesh për shoëbizin shqiptar.

Çdo
ditë të këtij viti, Newsbomb iu ka shoqëruar me bëmat e Vip-ave tanë, të cilat s’kanë qënë aspak të
vogla, duke filluar nga ndarjet më të bujshme, te dasmat luksoze që janë mbajtur në gojë me javë të
tëra dhe deri te bebushat që kanë ardhur në jetë dhe pritet të vijnë. E tashmë që kemi mbërritur në
fund të këtij viti, do ju risjellim edhe njëherë ngjarjet më të komentuara të 2023 të cilat na mbajtën
mbërthyer pas televizionit dhe rrjeteve sociale.

Fenomeni Luiz Ejlli!

Epo s’kishim si ta nisnim ndryshe, përveccse me Luiz Ejllin, shkodranin i cili bëri me “zemër” të madh
dhe të vogël. Dolën nga 2022 me të dhe u futëm në këtë vit po me të. Shqiptarët “u çmendën” pas
tij dhe të gjithë jeni dëshmitarë të asaj çfarë ndodhi kur ai ishte duke bërë lojën e tij në “Big Brother
Vip 1”. Kafenetë filluan të japin kafe falas në emër të Luizit dhe çdo biznes përdori emrin e tij për të
patur sa më shumë sukses. Në çdo tavolinë shqiptari flitej për këngëtarin shkodran. Deklarata e tij e
fortë për sëmundjen nga e cila ai vuante, e cila më pas rezultoi një gënjeshtër e Luizit në “kuadër të
lojës”, dashuria e tij për moderatoren dhe konkurrenten tjetër të Big Brother Kiara Titon, “urrejtja”
që banorët kishin për të brenda shtëpisë së “Vëllait të madh” dhe loja spektakolare që ai bëri e
kthyen atë në kryefjalë, jo vetëm në Shqipëri po dhe përtej. E gjithë loja u vulos me fitoren e tij,
ndërsa të gjitha përpjekjet për të “vjedhur” zemrën e Kiarës përfunduan me martesën e çiftit e cila u
bë në sytë e miliona shqiptarëve finalen e spektaklit më të ndjekur “Big Borther Vip 2”.

Pasi doli nga shtëpia me çekun dhe Kiarën në krah, Luizi u përball me një dashuri të
paimagjinueshme jashtë. Të gjithë të “etur” për të kapur fenomenin e momentit, Luizi përgjatë gjithë
këtyre muajve ka qenë më i kërkuari. Llogaria e tij bankare s’ka bërë gjë tjetër veçse është rritur dhe
emri i këngëtarit vijon të jetë “IN” i momentit.

Cllevio-Noizy “armiqësia” që s’ka një fund!

Armiqësia mes Kleviol Ahmetit “Cllevio Serbianos” dhe reperit Rigels Rajku “Noizyt”, është
shndërruar tashmë një tenelovelë me shumë seri. Ndonëse është një histori nga 2022, edhe këtë vit
ka vijuar të mbajë “mbërthyer” me bëmat e radhës. Ngjarja e cila filloi për disa shikime më shumë në
“TikTok, përfundoi me një ndalim nga Policia të Cllevios në aeroportin e Rinasit. Pas kërcënimeve me
jetë, përndjekjeve dhe fjalorit banal në videot në “TikTok”, Noizy kallëzoi në prill të këtij viti Kleviolin
i cili më pas u arrestua në Aeroportin e Rinasit.

Pasi i tregoi edhe njëherë reperit që mund ta vendoste mbrapa hekurave, Noizy tërhoqi denoncimin
duke thënë asoj kohe përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale se këtë veprim e bëri jo nga frika
por nga burrëria që i ka mësuar familja. Noizy tha se pas një bisede me vëllain e Vllevios vendosi që
të tërheqë padinë sepse u bë pishman dhe nuk do që të lërë askënd pas hekurave, por do të bisedojë
me të që të mos e provokojë më se nuk do të ketë më kthim pas.

Gjithashtu reperi përmendi edhe disa raste të përballjes me Kleviolin duke nisur nga vendosja e
tritolit në biznesin e tij, te kërcënimi i babait, dhe më pas sheshimi i marrëdhënieve.

Kjo “luftë” mes dy reperëve ka nisur dhe po vijon ende. Noizy ka vendosur që të qëndrojë më i
tërhequr, mirëpo s’mund të themi të njëjtën gjë për Kleviolin i cili dhe sot që po e shkruajmë këtë
artikull vijon të ofendojë dhe shajë reperin në rrjetet sociale. E kështu si e kanë nisur, me siguri që do
të komentohet gjerë e gjatë edhe përgjatë vitit që po vjen.
Shumë zemra vip-ash “të ndara në dysh”!

Ky vit mund të themi që ka qenë një ndër vitet në të cilin shumë prej çifteve të shoëbizit shqiptar
kanë vendosur që t’i japin fund lidhjes.

Një prej tyre dhe më i komentuari ka qenë Sara dhe Ledri. Ndonëse, deri më tani askush nga të zotët
e punës nuk ka folur dhe s’ka thënë gjë, as mohuar dhe as pohuar, ishte menaxheri i këngëtarit ai i
cili tha se mami dhe babi i Poit janë ndarë pasi nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Ai ka thënë se
janë miq dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit.

Ndërkohë, një tjetër ndarje e cila u komentua shumë dhe bëri bujë në media ka qenë dhe ajo e Feros
dhe Arbenitës. Arbenita e ka denoncuar Feron për dhunë fizike ndërsa ky i fundit deklaroi se do ta
padiste modelen për rrëmbim të vajzës së tyre. Reperi u fut në burg, por pastaj modelja tërhoqi
padinë dhe ai sapo doli iu përkushtua fesë islame. Ndërkohë, dyert e Arbenitës për Feron u mbyllën
përgjithmonë.

Dafina dhe Dj Geek, çifti të cilin të gjithë e kishin “zili”dhe sa i shihnim sytë na bënin zemra. Por jo
çdo gjë është ashtu si duket dhe mbrapa gjithë asaj dashurie të madhe që ata transmetonin në
publik, mes vetes kishin probleme të cilat i çuan deri në ndarje. U tha se arsyeja e ndarjes ishte një
hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre. Këngëtarja shpejt rigjeti
dashurinë me biznesmenin Kreshnik Gjergji, me të cilin do martohet në 2024.

Olsi Bylyku dhe Egli Tako, kanë qenë çifti të cilët i dhanë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare.Ata nuk kanë
zbuluar arsye konkrete por kanë deklaruar se bënë më të mirën për të dy.

Ndonëse po e listojmë në fund, nuk do të thotë që është më pa e rëndësishmja, pasi mund të themi
me plot gojë që vendin për “Ndarjen e vitit” e merr Princ Leka dhe Elia Zaharia. Revista Neësbomb
solli në muajin e fundit të këtij viti lajmin ekskluziv që Princi dhe Princesha i kanë dhënë fund
martesës së tyre disavjeçare. Ata kanë nisur proceset e divorcit dhe Elia është larguar tashmë nga
Pallati Mbretëror.

Çiftet që bënë publike lidhjet e tyre!

Nga ndarjet, apo zeheri të kalojmë te sherbeti! Ky vit s’ka pasur vetëm divorce dhe “thyerje
zemrash” , pasi dhe shumë çifte të tjera janë krijuar.

Loredana dhe Karim Adayemi

Lidhja e reperes Loredana me Karim Adayemi, futbollistin e skuadrës së Borussia Dortmund ishte një
nga lidhjet më të komentuara të këtij viti. Edhe pse në fillim ndjekësit e paragjykuan shumë
Loredanën për këtë lidhje, kjo nuk ndikoi aspak në marrëdhënien e saj me Karim. Ata janë duke
shijuar çdo ditë të lidhjes së tyre dhe Mozzik, ish-partneri i Loredanës mund të themi me plot gojë që
është lënë pas në të kaluarën!

Jori Delli dhe Fred De Palma

Jori dhe reperi i njohur italian Fred De Palma janë rikthyer te krahët e njëri-tjetrit. ”. Edhe pse kur
ishte brenda shtëpisë së “BBV2” Jori ka treguar se disa kohë më parë ajo dhe reperi kanë pasur
diçka, por janë ndarë pasi jeta e tij nuk përshtatej me jetën e saj, sapo modelja doli nga shtëpia më e
famshme në Shqipëri, ata u lidhën sërish.
Era Istrefi dhe Armir Rrahmani

Përgjatë këtij viti me një foto në “Instagramin” e saj Era Istrefi konfirmoi lajmin se është në një lidhje
dashurie me futbollistin nga Kosova, Armir Rrahmanin.

Të famshmet shqiptare që veshën fustanin e nusërisë! Dasmat më të bujshme

E sigurisht dasma më e bujshme dhe ajo që qëndron në vendin e parë për këtë vit, ka qenë ajo e
Luizit dhe Kiarës. Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në finalen e “Big Brother Vip 2”, me një ceremony
që u ndoq kudo, Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë. Sot, Luizi dhe Kiara janë në pritje të fëmijës së
tyre të parë dhe do të bekohen me një vogëlushe.

Një dasmë tjetër që u komentua gjerë e gjatë dhe arriti të marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë
edhe ajo e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre disavjeçare në
Toska në Italisë vetëm me miqtë e ngushtë dhe familjarët.

Në pranverën e këtij viti edhe Klea me Elgitin i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Çifti i cili prej
vitesh janë duke shijuar dashurinë e tyre dhe janë prindër të nëj djali, Kridit, u kurorëzuan me një
dasmë madhështore. Ceremonia u mbajt në jug të vendit dhe kishte shumë të ftuar VIP.

Atëhere kur nuk e prisnim, edhe Venera Lumani me Lind Ismalin i thanë “Po” njëri-tjetrit. Në tetor të
këtij viti, me një dasmë përrallore dy këngëtarët të cilët prej vitesh jetojnë bashkë kurorëzuan
dashurinë e tyre në një dasmë magjike, ashtu si dhe ata kanë shprehur dëshirën që të ishte.

6 bebet VIP që erdhën në jetë në vitin 2023!

Këngëtarja Fifi u bë për herë të parë nënë. Më 25 prill të këtij viti ajo solli në jetë vogëlushin e saj,
Theo Mal. Ai është fruti i dashurisë së këngëtares me partnerin e saj, Adis Patushi.

Aktorja Eliona Pitarka u bë për herë të dytë nënë e një vajze më 16 maj të këtij viti. Pas Galës, e cila
ende nuk i ka mbushur 3-vjeçr, familjes së tyre të bukur iu shtua edhe një tjetër bekim.

Më 26 qershor 2023, moderatorja Jonida Vokshi solli në jetë djalin e saj. Familjes së tyre të vogël, iu
shtua edhe Iani.

Një tjetër bebush VIP që erdhi këtë vit ka qenë dhe Konstadini. Aktorja e njohur e humorit Delinda
Disha më 10 gusht 2023 solli në jetë djalin e dytëë. Kujtojmë se Delinda dhe partneri i saj janë
prindër dhe të një djali tjetër, Dasantinit i cili është 7 vjeç.

Këngëtarja nga Shkodra Barbana Dini më 15 shtator u bë nënë për herë të parë. Në Amerikë, aty ku
dhe ajo jeton prej vitesh tashmë solli në jetë vajzën e tyre, të cilën e quajti Ergola Ergi, në nder të
vëllait të saj të tjerë, Ergi Dini.

Më 11 Nëntor në jetë erdhi edhe Ameni i Xhensilës dhe Bes Kallakut. Çifti u bënë prindër për herë të
dytë dhe kësaj here u bekuan me një djalë.

Droga dhe arrestimi i këngëtares Enca Haxhia!

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, u arrestua më 12 shtator të këtij viti nga Policia e Tiranës, pasi në
vilën e saj në periferi të kryeqytetit iu gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis sativa që po rriteshin në
ballkonin e shtëpisë.

Vazot me kanabis Enca i mbante brenda në shtëpi, por herë pas here i nxirrte në ballkon për të marrë
rreze dielli. Ajo u vu në prangat e policisë dhe para hetuesve pohoi se është përdoruese e lëndëve
narkotike.
‘Jam përdoruese vetë e kanabis sativa. I kam mbjellë përpara disa kohësh bimët”, tha Enca. Ajo
qëndroi vetëm dy ditë në qeli dhe më pas iu dha masa “detyrim paraqitje”.

Dafina Zeqiri-Sara Hoxha, Ledri Vula “molla e sherrit”,

E teksa të gjithë i kishim zili për marrëdhënien dhe deri diku çuditeshim se si një vajzë mund të mbajë
marrëdhënie të mira me ish-të dashurn e partnerit, “syri” kapi këtë vit edhe Dafina Zeqirin me Sara
Hoxhën. Vajzat patën një debat virtual me njëra-tjetrën dhe sigurisht “molla e sherrit” ka qenë Ledri
Vula.

Komenti “T’i kom dhon krejt”, që Ledri Vula bëri në një foto të Dafinës dhe më pas e fshihu thuhet se
solli të gjithë krisjen. Pas kësaj Dafina bëri unfolloë nga rrjetet sociale Ledrin dhe Sarën, ku përmes
një postimi citonte: Kam vendosur t’u bëj unfolloë dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si
Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË”.

Por pas këtij veprimi të këngëtares, nuk mungoi as reagimi i Sarës, e cila përmes një ‘Instastory’
hodhi një thumb mbi Dafinën: “Një burrë nuk mund t’i japë fund një marrëdhënieje, kur në fakt nuk
ka pasur një marrëdhënie”.

Sëmundja e aktorit Genc Fuga!

Një ngjarje kjo e cila u komentua tepër dhe arriti që në pak orë të lëvizte nga vendi institucionet dhe
të gjithë shqiptarët. Më 29 Korrik të këtij viti, bashkëshortja e Genc Fugës, aktorja Enerjeta Jani Fuga,
përmes një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se aktori kishte pësuar një goditje në tru. Në
pamundësi për të paguar shumën prej 19 mijë euro, ajo u bëri apel për ndihmë të gjithë kolegëve,
por edhe të gjithë atyre që mund të solidarizoheshin për të mbledhur këtë shifër për operacionin. Në
vetëm pak orë shifra u mblodh, madje dhe më tepër dhe aktori iu nënshtrua operacionit. Fatmirëisht
ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, madje prgjatë javëve të fundit ka dalë edhe në
publik.

Drita Ziri shkruajti historinë për Shqipërinë!

Drita Ziri, 18 vjeçarja syshkruar dhe plot ëmbëlsi është një prej femrave më të bukura shqiptare dhe
arriti që të shkëlqejë edhe në “Miss Earth 2023”. Bukuroshja shqiptare, përveçse është komentuar
gjerë e gjatë për pamjen unike që ka, “rrëmbeu” edhe kurorën e më të bukurës në mes të Vietnamit.

Në mesin e 85 vajzave nga e gjithë bota, Drita, ashtu si dhe vetë emrin e ka, si dritë, u shpall “Mis
Earth 2023”. Një sukses i madh ky edhe për Shqipërinë që fitoi për herë të parë një kurorë në një
garë bukurie.

You might also like