Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 7

Gjeografia e kosovës

Hasi shtrihet në verilindje dhe në pjesën lindore të


Krahinës Malore Veriore. Hasi kufizohet në veri e
veriperëndim me rrethin e Tropojës me të cilin ndahet
nga përroi i Skatinës dhe gropa e Bytyçit, në perëndim
ndodhet nga rrethi i Pukës me liqenin artificial të
Fierzës, në jugperëndim, jug dhe juglindje ndahet nga
rrethi i Kukësit me lumin Drin, ndërsa në lindje këtë
krahinë e ndan në dy pjesë kufiri politik me Kosovën.
Opoja
Lidhur me territorin e sotëm të Opojës, për qëllime të
politikës, tek disa autorë ka pasur dhe shtrembërime. I
pari ndër ta është Llutovac i cili shkruan "gjatë
arbanizimit të Opjës, në pjesën e parë të shek. XVI, zona
e saj është zgjeruar në dëm të Gorës, duke i marr
fshatrat Shajne, Xërxe, Rrencë dhe Buçe". Një mendim të
njëjtë jo të paqëllimtë e konfirmon edhe Akademia e
Shkencave Serbe më1995, gjoja se Opoja është zgjeruar
në dëm të Gorës në kohën turke, me zgjerimin e grupit
gjuhësor arbanash në fshatrat Xërxe, Rrencë, Buçe dhe
Shajne. Mendimet e këtilla janë të paqëndrueshme sepse
po këta autorë, në të njëjtat libra apriori bien në
kundërshtim me vetveten, ku ata japin të dhëna nga
dokumentet e mesjetës se "Radesha (fshat i Gorës) edhe
atëherë kufizohej më Opojën dhe Shajnën", ose
dokumenti tjetër që u përmend më lartë, se Buçja është
pjesë e Opojës shumë më parë se në shek. XVI. Në bazë të
rrëfimeve të të disa të moshuarve të Opojës dhe të
Lumës, po edhe nga fakti se Lumi i Opojës është rrjedhja
e epërme e Lumës, ka indikacione se Opoja dikur të ketë
qenë pjesë dhe e Lumës dhe të ketë pasur të njëjtin
emër, Luma e Epërme.
Gjatë sundimit osman, territori i Opojës ka pasur edhe
emra të tjerë në gjuhën turke si "Hasllër" së bashku me
Gorën "Gora ve Havasi Prizren" ose "Havasi Prizren". Të
gjitha këto emërtime kanë pasur një domethënie, Has i
Prizrenit (territor i zgjedhur). Si do që të jetë, ky territor
me emrin Opojë shënon një realitet të lasht historiko-
gjeografik, antropo-gjeografik, etnokulturor, etj. Asnjëra
nga variantet e përmendura më lartë nuk janë bindëse,
për të vënë pikën lidhur me etimologjinë e emrit Opojë.

Rugova
Hasi
Opoja
Gora
Specka
Llapusha
Përmbajtja
Rugova
Rugova ndodhet në gjerësi gjeografike 42°44°, në largësi
nga Prishtina prej 93 km. Ajo përfshin një territor me
sipërfaqe prej 20330 ha. Ka shtrirje Lindja-Perëndim
me gjatësi prej 23 km. Gjendet në mes të maleve Hajla,
Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Lumi Lumbardh e
ndan në dy pjesë duke krijuar luginë e më pas gjatë
rrjedhës kanionin e thellë.
85% e territorit të përgjithshëm e përfshijnë pyjet
ndërsa 15% kullotat alpine. Relievi është i thyer, me
shpate gëlqerore të thikta e gryka të thella e të ngushta
erozive. Faqet e malit janë me pjerrtësi 15°-30° por ka
raste kur arrin 45°-90°.Është e përbërë nga forma të
ndryshme e të shumta karstike si shpellat, tunelet
natyrore, ujëvarat, etj. Treva e Rugovës është e ndarë në
13 fshatra (Shtupeqi i Vogël, Shtupeqi i Madh, Reka e
Allagës, Drelaj, Pepiq, Malaj, Kuqishtë, Dugaivë, Haxhaj,
Stankaj, Bogë, Shkrel dhe Koshutan)

Klima
Rugova ndodhet në gjerësi gjeografike 42°44’N 20°3’E,
në largësi nga Prishtina prej 93 km. Ajo përfshin një
territor me sipërfaqe prej 20330 ha. Ka shtrirje Lindja-
Perëndim me gjatësi prej 23 km. Gjendet në mes të
maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik. Lumi
Lumbardh e ndan në dy pjesë duke krijuar luginë e më
pas gjatë rrjedhës kanionin e thellë.
85% e territorit të përgjithshëm e përfshijnë pyjet
ndërsa 15% kullotat alpine. Relievi është i thyer, me
shpate gëlqerore të thikta e gryka të thella e të ngushta
erozive. Faqet e malit janë me pjerrtësi 15°-30° por ka
raste kur arrin 45°-90°.Është e përbërë nga forma të
ndryshme e të shumta karstike si shpellat, tunelet
natyrore, ujëvarat, etj. Treva e Rugovës është e ndarë në
13 fshatra (Shtupeqi i Vogël, Shtupeqi i Madh, Reka e
Allagës, Drelaj, Pepiq, Malaj, Kuqishtë, Dugaivë, Haxhaj,
Stankaj, Bogë, Shkrel dhe Koshutan)

Gora
Eshte e perbere prej anëve malore,maleve dhe luginave
te ngushta lumore .
Eshte me e larte , me malore me e ftohte se ajo e opojes.
Srecka ka disa vendbanime të vendosura pëgjatë luginës
së lumit dhe anët e maleve të Cvilenit dhe të Oshllakut,
të banuara me popullsi myslimane dhe pak serbë. Kjo
popullsi myslimane ka raporte të mira me shqiptarët.
Popullsia më parë është marrë kryesisht me blegtori
dhe me zejtari, ndërsa tani, më shumë me zejtari dhe me
kurbet. Qendër e kësaj treve është Srecka, një
vendbanim i vogël, që gjendet pranë rrugës,
vendbanimet tjera janë më të mëdha dhe shtrihen në
pjesën e sipërme të luginës, nën qafën e Prevallës
SRECKA
LIAPUSHA
Llapusha është një tërësi gjeografike dhe etnografike që
përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës qendrore dhe
ka shtrirje VJ. Në aspektin gjeografik krahina e
Llapushës (Llapushnikut) bënë pjesë në makroregjonin
kodrinoro-malor të Drenicës. Lartësia mbidetare varion
nga 400 - 1000 metra. Është trevë e rrethuar me male të
ulëta 700-1060 metra, rrafshnalta dhe kodrina, si dhe
gryka të thella. Kjo trevë ka një pozitë shumë të mirë
gjeografikë pasi që gjendet në pjesën qendrore të
Kosovës, përmes së cilës kalojnë rrugët kryesore që e
lidhin Rrafshin e Dukagjinit dhe Fushën e Kosovës.
Përmes Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Pejë
(përkatësisht pjesa Llapushnik - Dollc). Në pjesën jugore
të Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Prizren
(përkatësisht pjesa Duhël - Suharekë).
Treva e Llapushës për nga aspektet gjeografike dhe
fizionomia e terrenit ndahet në Llapushën Lindore dhe
Llapushën Perëndimore.
Treva e Llapushës përfshin fshatra më rreth 100 mijë
banorë që gravitojnë në komunën e Malishevës,
Therandës, Klinës, Rahovecit, Drenasit dhe Istogut. Kjo
trevë kufizohet me Podgurin e Pejës në veri, me
Dukagjinin në perëndim, me Anadrinin dhe Podgurin e
Prizrenit në jug dhe Drenicën në lindje.
Klima e trevës së Llapushës është kryesisht klime
subkontinentale. Megjithatë kjo trevë duke qenë e
hapur përmes luginave lumore dhe rrafsheve dhe duke
qenë pjese e basenit të Dukagjinit, për disa nuanca ka
klime më të butë se krahinat në lindje. Krejt kjo falë
Drinit të bardhë që sjell nuanca të klimës mesdhetare.
Sasia e reshjeve kryesisht nuk dallon shumë nga sasia e
reshjeve mesatare të Rrafshit të Dukagjinit, megjithëse
për disa nuanca mund të jenë më të pakta. Shkëlqimi i
diellit në këtë trevë duhet të jetë shumë më i gjatë në
kohë se sa në viset më të ulëta të Dukagjinit dhe
Drenicës dhe falë kësaj kjo trevë dallohet për sasinë më
të vogël të mjegullave që bien atje

You might also like