Zhan Zhak Rusoi

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Detyrë me shkrim – Rubrika: Jepni opinionin tuaj, Faqe 142

Në formimin e tij si mendimtar, idetë pedagogjike (mbi të mësuarin) të Rusoit zunë një vend të
rëndësishëm.

Ai u bë i njohur në fushën e pedagogjisë me veprën e tij ”Emili, ose mbi edukimin” (1762), në të
cilën kërkonte, nga pozitat e borgjezisë, një përmbyjse në sistemin e vjetër të edukimt.

Rusoi mbron idenë se njerëzit lindin të barabartë, por shoqëria me pabarazinë e saj ua vret
vlerat e lindura.

Në këtë libër Rusoi përshkruan edukimin ideal të një fëmije naiv dhe të pastër gjatë procesit të
ndikimit të shoqërisë. Në shkollën që ai idealizon, kultivohen: talenti dhe të dhënat e lindura, besimi
duhet të vijë jo nga koka, por nga zemra, përvoja duhet të vinte jo nga librat, por nga jeta.

Sipas Rusoit një edukim i arsyeshëm realizohet duke nxitur prirje të veçanta natyrore që ka secili
në vetvete. Në mënyrë që të realizohet si duhet ky edukim, duhet që fëmija të mbrohet edhe nga
ndikimet e dëmshme të shoqërisë.

- Cilat janë pikat e përbashkëta midis pedagogjisë së Rusoit dhe mënyrës të të mësuarit
në shkollën tuaj?

Duhet përmendur fakti se ideologjia e Rusoit ka qënë shumë e përparuar dhe me ndikim për
kohën e vet. Madje kjo ideologji mbetet aktuale si një model ideal edhe në ditët e sotme. Përsa i përket
shkollës sime, ajo I përshtatet kësaj filozofie në shumë aspekte, pasi vihet re fakti se si kultivohen
talentet e reja kryesisht në fushat e shkencës dhe artit. Shkolla inkurajon nxënësit të japin më të mirën
dhe mundëson trajnimin e tyre efikas në fushat që janë më të interesuar.

Megjithatë në kohën aktuale problemi nuk qëndron veç tek mënyra e edukimit në shkollë.
Vërehet ndikimi i madh i shoqërisë në zgjedhjet që bëjnë njerëzit për jetët e tyre. Ekziston tendenca për
të krijuar një siguri për vetveten duke krijuar idenë e edukimit si sigurim të të ardhmes. Ata lenë pas
dëshirat e tyre të vërteta për shkak të frikës nga e ardhmja dhe e panjohura që i pret.

Por ky lloj qëndrimi është i papranueshëm nga filozofia e Rusoit. Ku ai shprehet se besimi duhet
të vijë nga zemra dhe jo nga koka.

- Rusoi në Romanin “Emili” e bazon edukimin në cilësitë dhe talentin personal të


fëmijës. Sa e ndjeni veten si “Emili i Rusoit”?

Të gjitha gjallesat në planet tentojnë drejt zhvillimit konstant. Askush nuk ndërmerr hapa që
mendon se do sjellin regres, pasi pamja dhe piksynimi i tyre është gjithnjë për më lart. Sigurisht jeta ka
ulje-ngritjet e saj, por kjo nuk vjen si pasojë e dëshirës së individit, por vjen si rezultat i faktorëve të
jashtëm prej të cilëve ne stimulojmë një ngritje të mëtejshme.

Kështu që mund të them me plot gojë se jam në një proçes të vazhdueshëm zhvillimi në fusha të
ndryshme të jetës. Përsa i përket Emilit të Rusoit, e shoh si një nga metodat më efektive të edukimit, por
kjo varjon në varës të personave të ndryshëm. Unë besoj se njeriu mund të japi maksimumin, kur beson
me të vërtet në atë që bën nën ndikimin e dëshirës së pastër. Dhe duhet theksuar se kjo është një pikë
kyçe për njerëzimin, pasi edukimi është mjaft i rëndësishëm në zhvillimin dhe mënyrën e jetesës.

Punoi:Enkel Pengu

You might also like