Professional Documents
Culture Documents
Pdfslide - Tips - Projekt Fizik Klasa 9
Pdfslide - Tips - Projekt Fizik Klasa 9
Pdfslide - Tips - Projekt Fizik Klasa 9
Nëntemat:
Me projektor.
Poster.
Foto.
Material i paraqitur me shkrim.
Vlerësimi:
Fotoaparati
Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në një film fotografik ose në
një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera më pak të njohura. Për shembull fotokopja është një
makineri që formon imazhe permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend të
filmit fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi. Rrezegrafitë e publikuara nga Man
Ray në 1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve mbi letrën fotografike pa përdorimin e
aparatit.
Fotografët kontrollojnë aparatin për të ekspozuar material me aftësinë për të regjistruar dritën
(zakonisht filmi) në dritë. Pas proceseve të larjes e stampimit, prodhohet një imazh përmbajtja e të cilit
zakonisht është e saktë, e ndritshme dhe e kompozuar bukur.
Këto kontrolle përfshijnë
Fokusimin
Hapjen e diafragmës
Kohën e ekspozimit
Gjatësinë fokusuese të lentës (telefoto, makro, kënd-gjërë, ose zoom)
Ndjeshmërinë e filmit
Këto kontrolle janë shpesh të lidhura me njëri tjetrin, për shembull sasia e dritës që hyn ne aparat
llogaritet duke shumëzuar hapjen e diafragmës me kohën e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatësinë
fokusuese ekziston mundësia për të pasur kontroll akoma më të gjërë në thellësinë e pamjes.
Mikroskopi
(nga greq. μικρόν,micron = i vogël + σκοπεῖν, skopin = vështroj)
është një paisje optike e cila zmadhon objektet tejet të vogla dhe që nuk mund të shihen nga syri i
njeriut. Shkenca që merret me hulumtimin e objekteve të imta quhet mikroskopí, dhe emërtimi mikroskopik do të
thotë tejet i vogël, shumë i imët ose që kërkon një mikroskop për t´u shqyrtuar.Konsiderohet se mikroskopin e parë, e
zbuluan vëllezërit holandez Zaharjas dhe Hanes Jansenne nga fundi i shekullit XVI, por ata nuk ia dhanë emrin
mikroskop. Këtë e bëri disa kohë më vonë italiani Xhovani Faber në vitin 1625. Persosjes së mëtejme i ndihmoi
holandezi Antonius Van Levenhuk(1632-1723). Duke u marrë me gdhendjen e thjerrëzave ai konstruktoi një numër të
konsiderueshëm mikroskopësh. Në këtë mënyrë ai për herë të parë vështroi mikroorganizmat, bakteriet, këpurdhat
në ambiente të ndryshme si uji i shiut, pështyma, jashtëqitja etj. Njëkohësisht ai vërejti edhe rruzat e kuqe të gjakut,
qelizat dhe spermatozoidet. Mikroorganizmat e zbuluar Levenhuku i vizatoi me kujdes dhe ia dergoi Akademisë
Mbreterore në Londër. Mikroskopi i cili përdoret sot u paraqit nga fundi i shekullit XIX me përsosjen graduale të
sistemit të tij mekanik dhe optik.
Ekzistojn dy lloje te mikroskopave me fushë te ndriçuar dhe elektronik. Sot, per nevojat hulumtuese ne mikrobiologji
shfrytëzohen gjashte tipe te mikroskopave pesë prej të cilëve janë me fushë të ndriçuar. Zmadhimi i figurave behet
nepermjet sistemit te thjerrezave optike dhe rrezeve të drites, ndersa i gjashti eshte miroskop elektronik i cili ne vend
te drites natyrore shfrytezon tufe elektronesh me gjatesi valesh te shkurta. Prej ketyre mikroskopave permendim :