Atributet 1

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 9

Atributet e Allahut xh.sh.

 Për ta njohur edhe më mirë Allahun Fuqiplotë, Ai e cilësoi Vetveten me cilësi dhe emra të shumtë. Këtë na e bën të ditur Kurani Famëlartë dhe i Dërguari i Tij, Muhamedi
a.s.
 Qysh në fillim, doemos duhet të themi se perceptimi, njohja e vërtetë e qenësisë së këtyre cilësive për mendjen e njeriut është vështirë, bile edhe absurde, për shkak se ajo
(mendja) është e paaftë të dijë shumë gjëra të fshehta të kësaj bote materiale e të mos flasim më për metafizikën, respektivisht për cilësitë e Allahut xh. sh. e për botën
shpirtërore.
 Shkalla e parë e intuitës së njohjes së Zotit është vështrimi dhe ndjenja e emrave ose atributeve të Zotit që na rrethojnë nga të katër anët. Meqë nuk mund ta njohim dhe ta
mendojmë Njëshmërinë e Allahut, ne njohim Atë me anë të emrave e atributeve dhe ashtu e besojmë. Lidhur me këtë çështje, në Kuran urdhërohet
‫آل تُْد ِرُك ُه األَْبَص اُر َو ُهَو يُْد ِرُك األَْبَص اَر َو ُهَو اللَِّط يُف اْلَخ ِبيُر‬
“Shikimet nuk mund ta shohin Atë, por Ai i sheh shikimet. Ai i njeh mirë sendet dhe ka dijeni për gjithçka!”(En‘am:103)
Edhe Pejgamberi ynë ka folur për këtë. Ai ka thënë: “Mendoni për krijesat e Allahut, por mos mendoni për qenësinë e Allahut. Pa dyshim ju s’keni aspak fuqi për këtë!”
 Zoti është krejt tjetër nga gjërat që ka krijuar, nga e vërteta dhe relativiteti i tyre. Në këtë botë të kufizuar, njeriu mendon në mënyrë të kufizuar, sheh në mënyrë të kufizuar, dëgjon
në mënyrë të kufizuar.
 Arsyeja njerëzore e ka të pamundur të depërtojë në thellësinë e njohjes së qenësisë së Allahut xh.sh. përmes të menduarit dhe meditimit, sepse forca e mendjes dhe e imagjinatës së
njeriut është tejet e kufizuar. Myslimanët mësojnë për Allahun xh.sh. nga Kurani dhe nga Syneti, duke u njoftuar dhe me Emrat që e lartësojnë Allahun, me vetitë që e
karakterizojnë Atë. Allahu xh.sh. është i pastër nga çdo e metë. Ai nuk ka asnjë mangësi, për këtë arsye edhe emrat që Ai ka, përmbajnë të ngërthyera brenda vetes veti të përsosura
e të lartësuara.
 Gjithësia është mijëra gjuhë dhe mijëra akorde që na e kujtojnë këtë. Kurani, me gjuhën e tij oratorike, është rikujtuesi më i madh, kurse Pejgmaberi ynë - kumtuesi më i shkëlqyer
i kësaj!
Atributet Selbi (mohuese)
Allahu
 nuk është send,
 nuk është I kufizuar,
 nuk mund ti japim formë, nuk është I përbërë,
 nuk është numërushëm,
 nuk shpërbëhet,
 nuk ka fillim,
 nuk ka fund…
 Këto janë atribute të posaçme vetëm për qenësinë e Allahut xh.sh.
dhe nuk ndodhen te asnjë qenie e krijuar.
1. Ekziston (vuxhud)
 Zoti ekziston dhe është Një. Parimi themelor i fesë islame konsiston në faktin se Allah ka dhe Ai ekziston. Ky parim është obligim i domosdoshëm për çdo njeri që i plotëson
kushtet, që është i shëndoshë mendërisht, i vetëdijshëm dhe që ka hyrë në pubertitet. Allahu xh.sh. thotë në Kuranin fisnik:
‫ََُّّل‬
‫ال َال ِإَلَه ِإَّال ُهَو اْلَح ُّي اْلَقيُّو ُم َال تَأُْخ ذُُه ِس َنٌة َو َال نَْو ٌم‬ 
 “Allahu është një, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij. Ai është i Përjetshmi (I cili nuk vdes kurrë) dhe është Mbajtësi (Mbikëqyrësi) i çdo gjëje që ekziston. Atë nuk e
kap as kotje dhe as gjumë. (Bekare:255).
I përhershëm pa fillim (kidem).
 Zoti është i pafillim, ekzistenca e Tij nuk ka fillim. Për ekzistencën e Zotit nuk mund të mendohet një fillim. Fillim dhe pikënisje ka gjëja, sendi i krijuar. Atëherë, çdo gjë që është e
krijuar e ka pikënisjen dhe fillimin e vet. Çdo gjë që ka fillim domosdo duhet të ketë edhe mbarim dhe përfundim. Çdo gjë që tretet dhe përfundon nuk e meriton që të jetë Zot.
Atëherë "Kidem" i përhershëm, pa fillim, pa pikënisje, është vetëm Allahu xh.sh. Këtë e vërteton edhe ky ajet kuranor, në të cilin thuhet:
‫ُهَو األََّو ُل َو اآلِخ ُر َو الَّظاِهُر َو اْلبَاِط ُن َو ُهَو ِبُك ِل َش ْي ٍء َع ِليٌم‬ 
 “Ai është i Pari që s’ka fillim dhe i Fundit që s’ka mbarim, Ai është i Dukshmi dhe i Padukshmi dhe Ai di për çdo gjë. (Hadid, 57/3).
I përhershëm, pa mbarim (beka).
 Zoti është i përhershëm dhe pa mbarim. Ekzistenca e Tij nuk ka fund, ashtu si nuk ka fillim. Në Kuran thuhet:

‫ُك ُّل َم ْن َع َلْيَها فَاٍن َو َيْبقَى َو ْج ُه َر ب َِك ذُو اْلَج الِل َو اِإل ْك َر اِم‬ 
 “Çdo gjë që ndodhet mbi tokë, është e asgjësueshme. Do të mbetet vetëm Fytyra (ekzistenca) e Zotit tënd që është i Madhëruar e i Nderuar!” (Rrahman: 26-27).
Njëshmëri (vahdanijet).
 Zoti është Një i Vetëm. Nuk ka Krijues tjetër veç Zotit. Po të kishte edhe tjetër, kjo rregullsi madhështore që shohim në gjithësi, nuk do të ishte. Do të shfaqej papërputhshmëria e
gjërave dhe parregullsia. Të vërtetën se Zoti është Një i Vetëm e mësojmë nga libri ynë, Kurani, dhe e kuptojmë nga rregullsia në gjithësi. Kështu, në Kuran urdhërohet:
‫ََُّّل‬ ‫ََُّّل‬
‫قُْل ُهَو ال أََحٌد ال الَّص َم ُد لَْم َيِلْد َو لَْم يُو لَْد َو لَْم َيُك ن لَُّه ُك فًُو ا أََح د‬ 
 “Thuaj: “Ai, Allahu është Një. Ai nuk ua ka nevojën të tjerëve, e të tjerët ia kanë nevojën Atij. As s’ka lindur kë e as është lindur. Dhe
Atij askush nuk i është i barabartë!”(Ihlas:1-4)
Pangjashmëri me krijesat (muhalefetun li’l havadith).
 Qenësia e Zotit, në tërësinë e Vet, është krejt ndryshe nga ajo e qenieve të krijuara, që kanë për t’u asgjësuar në një pikë kohore të caktuar. Zoti është i ndryshëm prej qenieve të
krijuara. Në Kuran thuhet:
‫َلْيَس َك ِم ثِْلِه َش ْي ٌء َو ُهَو الَّس ِم يُع اْلبَِص يُر‬ 
 “Nuk ka gjë që t’i përngjajë Atij. Ai Dëgjon dhe Sheh gjithçka!” (Shura:11)
Zoti ekziston vetvetiu (kijam binefsihi).
 Qenësia, ekzistenca e Zotit, është nga vetvetja dhe në vetvete.
Prandaj është i Përsosur, kështu që nuk ia ka nevojën asnjë qenieje. Në Kuran thuhet:
‫ََُّّل‬
‫ال ال ِإَلَه ِإَّال ُهَو اْلَح ُّي اْلَقيُّو ُم‬ 
 “Allahu është i tillë që nuk ka krijues tjetër veç Tij, është i gjallë, mbikëqyrës i përhershëm mbi krijesat e Tij dhe që nuk ka nevojë për asgjë!” (Ali Imran, 3/2).
Sifatet qenësore (kuptimore) (Sifati
thubutije)
Këto atribute që ndryshe quhen edhe pozitive dhe, në mënyrë të kufizuar, ndodhen edhe te krijesat. Ato ndodhen edhe te njeriu. Megjithatë, ato nuk mund të përqasen me të njëjtat
atribute të Zotit, sepse atributet e Zotit janë të pakufizuara, kurse të njeriut të kufizuara. Atributet qenësore mund t’i përmbledhim kështu:
thubutije)
Jetë (hajat).
 Zoti është i Gjallë. Ky atribut ekziston pa fillim e pa fund te Zoti. Në Kuran bëhet e ditur se Allahu është i gjallë:
‫َو تََو َّك ْل َع لَى اْلَح ِي الَِّذ ي اَل َيُم وُت‬ 
 “Dhe mbështetu tek i Gjalli që nuk ka për të vdekur asnjëherë…” (Furkan, 25/58).
thubutije)
Dituri (Ilm).
 Zoti di gjithçka. Dituria e Zotit është e pakufishme dhe e pafundme. Me diturinë e Tij Zoti njeh gjendjen e të gjitha qenieve. Zoti njeh të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ai
njeh të fshehtën si dhe atë që është dhe duket sheshit.
 Në Kuran thuhet:
‫َو َيْع لَُم َم ا فِي اْلَب ِر َو اْلبَْح ِر ۚ َو َم ا تَْس قُُط ِم ن َو َر َقٍة ِإاَّل َيْع َلُمَها‬ 
 “…Ai di gjithçka që ndodhet në tokë e në det. Jashtë dijes së Tij as edhe një gjethe nuk bie….” (En’am, 6/59)
thubutije)
Vullnet (irade).
 Çdo gjë që dëshiron Zoti, bëhet në çast. Mjafton Ai me thënë “Bëhu!” dhe ajo bëhet. Gjithashtu, gjëja që s’dëshiron Zoti, s’bëhet. Ç’do gjë ndodh dhe përfshihet në vullnetin e Tij.
Në Kuran thuhet:
‫ِإنََّم ا قَْو لُنَا ِلَش ْي ٍء إِذ َا أََر ْد نَاُه أَن نَّقُوَل َلُه ُك ن َفَيُك وُن‬ 
 “Kur Ne dëshirojmë diçka, vetëm i themi “Bëhu!” dhe ajo menjëherë bëhet” (Nahl, 16/40).
thubutije)
Fuqi (kudret).
Sifatet qenësore (kuptimore) (Sifati
 Zoti ka fuqi për çdo gjë. Ai është i Fuqishëm. Ai s’ka nevojë për mbështetjen e dikujt apo diçkaje tjetër. Zoti ka fuqi të pafundme. Në Kuran thuhet:
‫ِإَّن الََّّل َع لَى ُك ِل َش ْي ٍء قَِد يٌر‬ 
 “…Pa dyshim, Allahu ka mundësi për të bërë çdo gjë, ka fuqi për çdo gjë!” (Bekara, 2/20).
thubutije)
Dëgjim (sem’).
 Zoti dëgjon. Fuqia e Zotit për të dëgjuar është e pakufizuar. Ai dëgjon dhe kupton për çdo çast dhe në tërë gjithësinë se ç’thonë krijesat e Tij. Për të dëgjuar, Zoti s’ka nevojë për
ndonjë organ. Në Kuran thuhet:
‫َََّّل‬
‫َو اْع لَُموْا أََّن ال َسِم يٌع َع ِليٌم‬ 
 “…Dijeni se Allahu Dëgjon dhe Di gjithçka!”(Bekara, 2/244).
 6. Shikim (basar).
 Zoti sheh. Edhe shikimi i Zotit është i pakufizuar. Ai e sheh atë që është larg, afër, i fshehur e i dukshëm. Në Kuran thuhet:
‫ََُّّل‬
‫َو ال بَِم ا تَْع َم لُوَن َبِص يٌر‬ 
 “… Allahu sheh saktë ato që bëni!”(Enfal, 8/72)
thubutije)
Fjalë (kelam).
 Zoti flet. Për të folur, Zoti s’ka nevojë për mjete të tilla si gjuha, tingulli, zëri etj. Allahu i Lartë, me disa prej profetëve, ka folur. Ai ka folur me pejgamberin Muhamed a.s. natën e
Miraxhit dhe me pejgamberin Musa a.s. në kodrën Sina. Lidhur me këtë, në Kuran thuhet:
‫ََُّّل‬
‫َو َك لََّم ال ُم وَس ى تَْك ِليًم ا‬ 
 “… e Allahu vërtet i foli Musait me fjalë!” (Nisa, 4/164)
thubutije)
Krijim (tekvin).
Sifatet qenësore (kuptimore) (Sifati
 Zoti krijon. Ai krijon diçka nga hiçi. Me dijen dhe fuqinë e Tij të pafundme Zoti e ka krijuar gjithësinë dhe të gjitha qeniet që ndodhen në gjithësi. Për të krijuar, Atij s’i nevojitet
asgjë. Akte të tilla si krijimi, plotësimi i nevojave të krijesave, vdekja, ngjallja (ringjallja), falja, dhënia e dhuntive kryhen si rrjedhojë e domosdoshme e atributit “krijim” të Zotit.
Lidhur me këtë atribut, në Kuran thuhet:
‫ََُّّل‬
‫ال َيْبدَُأ اْلَخ ْلَق ثَُّم يُِع يدُُه ثَُّم ِإَلْيِه تُْر َج عُوَن‬ 
 “Allahu e fillon krijimin, pastaj e përsërit atë (pas vdekjes i ringjall).
Më në fund, tek Ai do të ktheheni!” (Rrum, 30/11).
 Atributet e Allahut nuk janë as vetë personaliteti I Allahut dhe as të ndara prej Tij (La hije ajnuhu ue la hije gajruhu)
Atributet e veprimit (fiili)
Krijimi, - Furnizimi, - Frytdhenia, - Udhëzimi, - Dërgimi I Profetëve, Ringjallja, Shpërblimi dhe Dënimi….
Atributet haberi
 Yed, vech, ayn, istiva, nuzul …
 Ai ka dore, fytyre e un. Ate cfare Ai xh.sh. ia ka pershkruar Vetes se Tij ne Kur'an qofte dore, fytyre apo uni jane te gjitha atribute te Zotit 'pa perngjasim (apo pershkrim

You might also like