Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Në vitin 2001 paga mesatare bruto për një punonjës ishte rreth 17 218 (shtatëmbëdhjetë mijë e dyqind e

tetëmbëdhjetë) Lekë. Në vitin 2020 niveli i pagës mesatare është rritur me më shumë se 200% duke arritur në vlerën
53 662 (pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy) Lekë rreth 436 Euro. Deri në vitin 2009 vërejmë
rritje me bazë vjetore dyshifrore. Pas vitit 2009 vijon trendi rritës po në nivele një shifrore. Në vitin 2015 shënohet
rënia e pagës mesatare me minus 11.7% krahasuar me 2014. Konkretisht paga mesatare në vitin 2020 është vetëm
një përqind më e lartë se paga mesatare e vitit 2014. Vitit 2021 kemi rritje të detyrueshme të kufirit minimal të pagës
nga 26 mijë Lekë në 30 mijë.

Sektori shtetëror ka pagë mesatare 33 % më të lartë se sektori privat. Pavarësisht diferencave të pagës mesatare
mujore në sektorin shtetëror dhe atij privat, vërehet se në të dy këto sektorë paga mesatare ka ardhur në rritje,
konkretisht në tre mujorin e parë të vitit 2021 kalon vlerën mbi 50 mijë lekë edhe në sektorin privat. Një nga faktorët
që shpjegon trendin rritës të pagës mesatare është edhe rritja e pagës minimale që përcaktohet me ligj, konkretisht
nga 24 mijë Lekë në vitin 2018 në 30 mijë Lekë për vitin 2021. Kjo rritje e pagës minimale me 15% krahasuar me vitin
paraardhës, është rritja më e madhe pas vitit 2006.
Krahas studimit të pagës mesatare sipas sektorit, me rëndësi shihet dhe studimi i pagës mesatare sipas aktivitete
ekonomike, përcaktuar nga Nomenklatura e Aktiviteteve Ekonomike (NVE). Sektor më të mirë paguar rezultojnë
Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, ku paga mesatare mujore, shkon mbi 100 mijë lekë. Në këtë kategori
shërbimesh, rritja është nga 101 mijë lekë pagë mesatare në 2016, në 109 mijë lekë në vitin 2020.

Kategoria e dytë më e mirë paguar shfaqet në aktivitetet e Informacionit dhe Komunikacionit, ku paga mesatare
mujore ka shkuar nga 75 mijë lekë në 2016 në 80 mijë lekë në 2020.

Ndërsa kategoria e aktiviteteve më pagat mesatarisht më të ulëta, deri në 2018 ishte Tregtia, riparim i automjeteve,
transport, akomodim, shërbim ushqimor, me nivel mesatar të pagës mujore rreth 34-36 mijë lekë, e pas këtij viti me
pagat mesatare më të ulëta rezulton kategoria të punësuar në aktivitetet Bujqësi, Silvikulturë dhe Peshkim. Në
ndryshim nga aktivitetet e tjera ekonomike, vërehet se kjo kategori përveç se më pak e paguara, gjithashtu ka pasur
përkeqësim dhe rënie të nivelit mesatar të pagave në 2020.
Veç Aktivitetit apo Sektorit Ekonomik një diferencim negativ është niveli i pagës mesatare sipas gjinive. Për fat të keq
të gjithë sektorët kanë diferencim të thellë në pagë mesatare për Gratë dhe Burrat ku këta të fundit për çdo rast
paguhen më shumë.

Shqipëria ka pagën mesatare më të ulët ndërmjet vendeve të Ballkanit, ndërsa pagën mesatare më të lartë në
Ballkanin Perëndimor e ka Mali i Zi rreth 787 Euro, ndërkohë që paga mesatare për Ballkanin Perëndimor, llogaritet
rreth 655 Euro.

You might also like