Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Fusha:Tik dhe Teknologji Lënda: Tik Shkalla: lV Klasa: lX

Tema mësimore: Situata e të nxënit:


Shoqëria dhe interneti. Diskutim mbi përdorimin e platformave të ndryshme
sociale. Argumentim pro dhe kundra përdorimit të tyre.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës/lëndës sipas Fjalët kyce:


temës mësimore:
Facebook, Twitter, Skype, Youtube, rrezik, fshehtësi, chat,
 Identifikon platformat dhe rrjetet sociale më të njohura e-mail
në internet;
 Analizon dhe argumenton mbi rolin e internetit dhe
ndikimin e tij në shoqëri;

Burimet: kompjuter, internet, Tik-lX Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Shoqëria dhe Mjedisi etj

Metodologjia e mësimdhënies

Përshkrimi i situatës
Interneti sot është bërë medium më i parapëlqyer në komunkimin e përditshëm. Shërbimet e ofruara nga interneti po shtohen
nga dita në ditë . Pajisjet që mundësojnë përdorimin e internetit, i ka secili në shtëpi, në zyrë dhe kudo përmes telefonave. Kjo
bën që njohja me shërbimet e internetit të jetë pjesë e përditshmërisë sonë. Interneti gjithashtu ka ndryshuar mënyrën e
ndërveprimit me familjen dhe shoqrinë.Tani cilido është ndërlidhur me dikë në një mënyrë më të thjeshtë, më të kollajshme dhe
më të drejtëpërdrejtë. Ne mund të përcjellim një pjesë të marrdhënieve dhe të emocioneve tona duke përdorur laptopët, tabletat
ose smatphonet.
Veprimet në situatë
Hapi 1: Hartë idesh
Kërkoj nga nxënësit të mëndojnë dhe të propozojnë disa ide mbi lidhjet që ekzistojnë mes internetit dhe shoqërisë. Së pari,
nxënësit diskutojnë rreth faktit se shumë prej veprimtarive jëtësore të njeriut janë të lidhura me internetin. Pajisjet digjitale që
mundësojnë këtë komunkim janë të kudogjendshme ( lehtësia dhe shpejtësia e komunkimit)
Hapi 2: Njohuri të reja
Listohen në tabelë disa nga rrjetet sociale që janë të pranishme në jetën e njeriut.
Facebook , instagram, twitter etj
Sillen argumente se të gjithë rrjetet e mësipërme janë të bazuar te virtualiteti , to tek e vërteta.
Ndikimi që interneti dhe platformat sociale kanë në jetën tonë
Hapi 3: Punë e udhëhequr
Nisur nga njohuritë e marra në klasat e mëparshme, së bashku me nxënësit hatrohen disa rregulla bazë të privatësisë së
internetit.
Ruajtja e të dhënave vetjake.
Respektimi i kushteve të platformave
Nxirren përfundime mbi problematikat ose anët negative që platformat e internetit kanë .
Jeta sedentare para kompjuterit.
Mungesa e aktivitetit me miq të vërtetë etj
Vlerësimi i situatës
Mwsimi quhet i ezauruar kur nxënësit arrijnë t’i përgjigjen pyetjeve dhe situatave konkrete në klasë.

Vlerësimi i nxënësve:
N2-rëndit rrjetet sociale më të përdorura ;
-tregon arsyet e përdorimit të rrjeteve sociale ;
N3-rëndit rregullat e përdorimit të rrjeteve sociale;
-shpjegon anët negative të përdorimit të rrjetev sociale;
N4-vlerëson rolin e internetit në zhvillimin shoqëror;
-argumenton shembuj të keqpërdorimit të rrjeteve sociale;

Detyrat dhe puna e pavarur:


Ushtrimi 1, 2 dhe 4 rubrika “ Veprimtari”-Detyrë Klase
Ushtrimi 3 rubrika “ Veprimtari”

You might also like