Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA

GJYKATA E APELIT PRISHTINË

Numri i lëndës: 2021:169043


Datë: 30.09.2022
Numri i dokumentit: 03481389

Ac.nr.5806/2021

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS NË PRISHTINË, gjyqtari individual Lumni


Sallauka, me bashkëpunëtoren profesionale Arta Dumani, në çështjen juridike përmbarimore të
kreditorit KRU ”………..”, sh.a, rruga “…….”, nr…., në Pejë, kundër debitorit R.B, nga fshati
……, Komuna e Deçanit, për shkak të borxhit, duke vendosur lidhur me ankesën debitorit të
paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Deçan EP.nr.51/2020, të
datës 26.04.2021, me datën 26.09.2022, mori këtë:

AKTVENDIM

APROVOHET si e bazuar ankesa e debitorit R.B nga komuna e Deçanit,


ANULOHET aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë-Dega në Deçan EP.nr.51/2020, i datës
26.04.2021, dhe lënda i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje.

Arsyetim

Gjykata Themelore në Pejë-Dega në Deçan, me piken I të dispozitivit të aktvendimit të


e ankimuar EP.nr.51/2020, të datës 26.04.2021, e ka refuzuar si pabazuar prapësimin e ushtruar
nga debitorit R.B nga...., Komuna e Deçanit, ndaj kreditorit KRU “.......”, Sh.A, me seli në
Pejë, të paraqitur kundër urdhrit për përmbarim të përmbaruesit privat P.nr.36/2020, të datës
23.01.2020, ndërsa në pikën II të dispozitivit ka vendosur që të mbet në fuqi urdhri i
përmbaruesit privat P.nr.36/2020, të datës 23.01.2020.

Kundër këtij aktvendimi, në afatin ligjor, ankesë ka paraqitur debitori, për shkak të
shkeljes esenciale te dispozitave të procedurës kontestimore, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë
të gjendjes faktike dhe për shkak të aplikimit të gabuar të së drejtës materiale me propozim që
të aprovohet ankesa e debitorit R.B , ndërsa aktvendimi i ankimuar të refuzohet si e pabazuar.

Kreditori nuk ka ushtruar përgjigje në ankesën e debitorit.


2021:169130

1 (3)
Numri i lëndës: 2021:169043
Datë: 30.09.2022
Numri i dokumentit: 03481389

Gjyqtari individual i Gjykatës së Apelit, i shqyrtoi shkresat e lëndës, aktvendimin e


ankimuar dhe pretendimet ankimore të palës ankuese, në kuptim të nenit 3 par.2 të Ligjit për
Procedurën Përmbarimore (LPP), në lidhje me nenet 194, 195, 208 dhe 209 të Ligjit për
Procedurën Kontestimore (LPK), duke gjetur se:

- Ankesa e debitorit, është e bazuar.

Nga shkresat e lëndës rrjedh se kreditoi ka paraqitur propozim për përmbarim me datën
23.01.2020, ndaj debitorit në bazë të dokumentit të besueshme, ekstraktit të fundit nga librat
afariste, me numër të konsumatorit 2015060539, për periudhën kohore 01.01.2015 deri me
17.01.2020, për shumën e borxhit 1,159.51 euro, më gjerësisht sikurse në propozimin për
përmbarim. Përmbaruesi Privat me urdhër P.nr.36/2020, të datës 24.01.2020, e ka lejuar
propozimin për përmbarim.

Debitori me datën 25.06.2020, ka ushtruar prapësim, ndërsa kreditori nuk ka


parashtruar përgjigje në prapësim. Gjykata e shkallës së parë pas shqyrtimit të prapësimit ka
vendosur si në aktvendimin e ankimuar EP.nr.51/2020, të datës 26.04.2021.

Qëndrimin juridik të gjykatës së shkallës së parë rreth mënyrës së vendosjes sipas


aktvendimit të ankimuar, tani për tani, nuk e përkrah Gjykata e Apelit e Kosovës, për shkakun
se kjo gjykatë me vlerësimin dhe analizimin e tërësishëm të shkresave të lëndës, si dhe ankesës
së debitorit, ka gjetur se aktvendimi i ankimuar është marrë me vërtetim jo të plotë dhe jo të
drejtë të gjendjes faktike në këtë procedurë. Po ashtu kjo gjykatë ka gjetur se aktvendimi i
atakuar është i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës kontestimore nga
neni 182.1 të LPK, lidhur me nenin 17 dhe 38 të LPP, për çka u deshtë që ky aktvendim të
anulohet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje.

Në bazë të shkresave të lëndës provohet se kreditori ka ushtruar propozim për


përmbarim në bazë të ekstraktit të verifikuar të librave afariste (kartela e konsumatorit), si në
propozim, për shumën e borxhit në vlerë prej 1,159.51 euro, mirëpo nga vetë propozimi i
kreditorit, ekstrakti, nuk mund të kuptohet se cili është borxhi i saktë i debitorit, pasi që në
propozimin për përmbarim, periudha kohore për të cilën kreditori kërkon borxhin është për
vitin 01.01.2015, deri me 17.01.2020, ndërsa kartela e blerësit fillon me saldo fillestare prej
800.90 euro, shume kjo e krijuar para vitit 2015, e cila periudhe nuk është pjese e propozimit
për përmbarim, andaj kjo gjykate vlerëson se gjykata e shkallës së parë, duhet ta kthej
propozimin për përmbarim te përmbaruesi privat, sipas nenit 38 të LPP lidhur me nenin 102 të
LPK, në mënyrë që i njëjti të plotësohet, në kuptim të asaj që të dihet saktë shuma e borxhit që
kreditori kërkon nga debitori dhe periudha e saktë kohore, e në raste të mos plotësimit të
propozimit për përmbarim nga kreditori atëherë i njëjti organ përmbarues të veprojë në bazë të
nenit 102 të LPK.

Në ri procedurë, udhëzohet gjykata e shkallës së parë që t’i ketë parasysh shkeljet e


cekura si më lartë dhe që për evitimin e tyre të ndërmerr veprime përkatëse të nevojshme
përmes të cilave do ta sqaroj dhe vlerësoj urdhrin përmbarimor, përshtatshmërinë e urdhrit me
dokumentin përmbarimor, te përcaktohet saktë shuma e borxhit dhe periudha kohore për të
cilën kërkohet borxhi, duke ndërmarrë veprime procedurale gjegjëse, ku pastaj në fund do të
ketë mundësi që të merr një vendim të drejtë dhe të bazuar në ligj.
2021:169130

2 (3)
Numri i lëndës: 2021:169043
Datë: 30.09.2022
Numri i dokumentit: 03481389

Për arsyet e cekura si më lartë, gjykata e shkallës së dytë gjeti se aktvendimi i ankimuar
duhet prishur dhe çështja duhet kthyer në rivendosje pranë gjykatës së shkallës së parë, pasi që
në rastin konkret nuk ka pasur kushte ligjore që të i njëjti aktvendim të ndryshohet nga ana e
gjykatës së shkallës së dytë.

Nga sa u tha më lartë, e në mbështetje te nenit 208 dhe 209 pika (d) të LPK, lidhur me
nenin 17 të LPP, u vendos si në dispozitiv të këtij aktvendimi.

GJYKATA E APELIT E KOSOVËS NË PRISHTINË


Ac.nr.5806/2021, datë 26.09.2022

Gjyqtari,
Lumni Sallauka
2021:169130

3 (3)

You might also like