Hyrje Ne Finance Seminar TEMA 2-Zgjidhja

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

HYRJE NË FINANCË – SEMINAR

TEMA 2: Tregjet e letrave me vlerë

 Dallimi midis: Bursa dhe OTC; Broker dhe Dealer

Bursa OTC (jashte kuotimit)


Treg i organizuar (NYSE) Treg i paorganizuar (me pak formal) -
NASDAQ
Dealer ( Specialist) Dealer ( bërësi i tregut)
Kompani të listuara Kompani jo te listuara
Anëtarët Jo anëtar
Më pak rrezik Më shumë rrezik
Vendodhje qëndrore Transksionet realizohen në mënyrë
elektronike
Kontratat janë të standartizuara Marreveshje bilaterale

Broker - ndërmjetës i cili vepron si agjenti i klientit, shet dhe blen për llogari t ë klientit,
rrezikun e mbart klienti, broker gjeneron fitim nga komisionet

Dealer – shet dhe blen për llogarine e tij, mbart rrezikun, fitimin e gjeneron nga spread =
cmimi qe shet letren me vlere – cmimin qe blen letren me vlere.

 Investimi në letrat me vlerë: urdhër tregu, urdhër ditor, urdhër i mirë deri në
anullim
- Urdhër tregu ; blerja ose shitja realizohet me cmimin më të mirë të mundshëm në
treg
- Urdhër i kufizuar ; vendoset një cmimi limit dhe :
 Blini me këtë cmim ose me cmim më të ulët
 Shisni me këtë cmimi ose me cmim më të lartë
- Urdhër ditor – nëse gjatë ditës së tregtimit ky cmim limit nuk arrihet urdhëri
anullohet
- Urdhër i mirë deri në anullim - urdhëri qëndron për ekzekutim deri në momentin
që ekzekutohet ( arrihet cmimi limit ose cmimi më i mirë ) ose deri në momentin që
investuesi e anullon

 Marzhi dhe kërkesa e marzhit

Blerje në marzh – Investuesi blen letrat me vlerë duke kombinuar fondet e tij me fondet e
marra hua nga brokeri.

Marzhin shprehet në përqindje:

Marzhi = kapital i vet / vlera totale e investimit


Marzhi shpreh pjesën që zë kapitali i vet ndaj totalit të vlerës së letrave me vlerë, e kundërta
e Levës Financiare.

 Mekanizmat e shitjes së shkurtër dhe shitjes së gjatë (Short sale vs Long sale)
- Pozicion i gjatë , investuesi ka blerë letrën me vlerë dhe gjeneroni fitim nëse cmimi rritet
në të ardhmen
- Pozicion i shkurtër, investuesi shet letrën me vlerë, të cilën e ka marrë hua brokeri dhe
gjeneroni fitim nëse cmimi ulet në të ardhmen. Investuesi riblen letrën me vlerë të cilën ia
riktheni brokerit.

Ushtimi 1 fq.70

Ju keni blerë 100 aksione per 50$ (5000$) dhe pas një viti çmimi rritet në 60$. Cili do të jetë
përqindja e kthimit mbi investimin tuaj nëse keni blerë aksione në marzh dhe kërkesa e
marzhit ishte: a.25%; b.50%; 75%? (Mos merrni në konsideratë komisionet dividentët dhe
shpenzimet e interesit)

Përqindja e kthimit mbi investimin

1. Vleren e investimit = Nr i aksioneve * P blerje


2. Kapitali i vet dhe borxhi
Marzhi = Kapitali i vet/ vlera e investimit -> kapitali i vet = marzhi * vlera e
investimit
Hua= Vlera e investimit – kapitali i vet
3. Interesi = norma e interesit (%) * Hua
4. Vlera e shitjes = Nr i aksioneve * P shitje
5. Fitimin/ Humbjen = Vlera e shitjes - Vleren e investimit – interesi
6. Përqindja e kthimit mbi investimin = Fitimi ose humbja/ kapitali i vet = %

a) Marzhi = 25%
1. Vleren e investimit = 100 * 50 = 5000 USD
2. Marzhi = Kapitali i vet/ vlera e investimit - > 25%= kapitali i vet / 5000 ->
Kapitali i vet = 25% * 5000 = 1250 USD
Hua = 5000 – 1250 = 3750 USD
3. Vlera e shitjes = 100 * 60 = 6000 USD
4. Fitim = 6000 – 5000 = 1000 USD
5. Kthimin = fitim/kapitalin e vet = 1000/1250 = 80%

b) Marzhi = 50%
1. Vleren e investimit = 100 * 50 = 5000 USD
2. Kapitali i vet = 50% * 5000 = 2500 USD
3. Hua = 5000 – 2500 = 2500 USD
4. Vlera e shitjes = 100 * 60 = 6000 USD
5. Fitim = 6000 – 5000 = 1000 USD
6. Kthimin = fitim/kapitalin e vet = 1000 / 2500 = 40%
c) Marzhi = 75%
1. Vleren e investimit = 100 * 50 = 5000 USD
2. Kapitali i vet = 75% * 5000 USD = 3750 USD
3. Hua = 5000 – 3750 = 1250 USD
4. Vlera e shitjes = 100 * 60 = 6000 USD
5. Fitim = 6000 – 5000 = 1000 USD
6. Kthimin = fitim/kapitalin e vet = 1000 / 3750 = 26,7%

Ushtimi 3 fq.70

Një aksion shitet aktualisht për 45$. Cili është fitimi ose humbja në transaksionet vijuese?

a. Ju merrni një pozicion të gjatë dhe çmimi i aksionit bie në 41,5$.


b. Ju merrni një pozicion të shkurtër dhe çmimi bie në 41,5$.
c. Ju merrni një pozicion të gjatë dhe çmimi i aksionit rritet në 54$.
d. Ju merrni një pozicion të shkurtër dhe çmimi rritet në 54$.

a. Humbja = 41,5 – 45 = -3,5 usd


b. Fitim = 45-41,5 = 3,5 USD
c. Fitim = 54-45 = 9USD
d. Humbje = 45 -54 = - 9 USD

Ushtimi 5 fq.70

Një vit më parë, Kim Altman bleu 200 aksione të BLK Inc. Për 25,5$ në marzh. Në atë kohë
kërkesa e marzhit ishte 40%. Nëse norma e interesit për fondet e huazuara ishte 9% dhe ajo
i shiti aksionet për 34$, cila është përqindja e kthimit mbi fondet e inverstuara në aksione?

1. Vlera e investimit = 200 * 25,5= 5100 USD


2. Marzhi = kapitali i vet / vlera e investimit -> 40% = kapitali i vet / 5100 ->
kapitali i vet = 40% * 5100 = 2040 USD
Hua = 5100 – 2040 = 3060 USD
3. Interesin = % * hua= 9% * 3060 = 275,4 USD
4. Vlera e shitjes = 200 * 34 = 6800 USD
5. Fitim = 6800 – 5100 – 275,4 = 1424,6 USD
6. Kthimi = 1424,6/2040 = 69,8%

Ushtimi 6 fq.70

Barbara blen 100 aksione të DEM me 35$ një aksion dhe 200 aksione të GOP me 40$ një
aksion. Ajo blen në marzh dhe me shpenzimet e interesit te brokerit janë 10%.
a. Nëse kërkesa e marzhit është 55%, cila është shuma maksimale që ajo mund të marrë
hua?

Vlera e investimit = 100 * 35 + 200 * 40 = 11500 USD

Marzhi = kapitali i vet /vlera e investimit -> kapitali i vet =55 % * 11500 = 6325 USD

Hua = 11500 – 6325 = 5175 USD ose (100% -55%) = 45 % borxh 45% * 11500 = 5175

b. n.q.s ajo blen aksionet duke përdorur paratë e huazuara dhe mban letrat me vlerë për
një vit, çfarë interesi duhet të paguaj?

Interesi = hua * % = 5175 * 10% = 517, 5 USD

c. Nëse pas një vit ajo shet DEM për 29$ një aksion dhe GOP për 32$, sa ajo humbet në
investimin e saj?

Vlera e shitjes = 100 * 29 + 200 * 32 = 9300 USD

Humbja = 9300 – 11500 = - 2200 USD

d. Cila është humbja në përqindje mbi fondet që ajo investon nëse pagesa e interesit
është përfshirë në llogaritje?

Humbja totale = -2200 – 517,5 = - 2717,5 USD


Humbja ne % = humbja totale / kapital i vet = -2717,5 / 6325 = - 42,9%

You might also like