Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Procedurat e aplikimit për pasaportë biometrike:

Procedura e aplikimit për pasaportë biometrike për personat nën moshën 18 vjeçare
(Përjashtimisht personat të cilët kanë fituar zotësi të veprimit sipas vendimit të
lëshuar nga organi kompetent).

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente i shoqëruar
nga përfaqësuesi ligjor (dy prindërit, kujdestari, adoptuesi) dhe duhet të paraqes dokumentet si
në vijim:
-Ekstraktin e lindjes (në rast se nuk ka letërnjoftim ose pasaportë);
- Pasaportën paraprake në rast:
Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
Dëmtimit të pasaportës;
Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza;
Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
- Raportin policor / fletudhëtimin (në rast të humbjes/vjedhjes së pasaportës);
-Letërnjoftimin valid për aplikuesit nga mosha 16 vjeçare;
-Dëshminë për identitetin e prindërve, (letërnjoftim ose pasaportë) së paku njëri prind duhet të
posedoj letërnjoftimin valid të Republikës së Kosovës;
-Nëse mungon njëri prind kërkohet autorizimi origjinal dhe i vulosur nga noteri, apo nga organi
kompetent;
- Në rast kur njëri prind nuk ka mundësi të autorizoj prindin tjetër për arsye shëndetësore e që
dëshmohet me dokumentacion nga institucioni përkatës, mund të aplikoj vetëm njëri prind;
-Nëse njëri prind ka vdekur, fëmija shoqërohet nga prindi tjetër. Vdekja dëshmohet me
certifikatën e vdekjes;
-Nëse prindërit nuk jetojnë bashkë, kërkohet vendimi nga organi kompetent për kujdestarinë e
fëmijës;
-Fëmija nën kujdestari duhet të shoqërohet nga kujdestari që dëshmon kujdestarinë;
-Nëse aplikuesi është shtetas i Kosovës ndërsa prindërit janë liruar nga shtetësia e Republikës së
Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
-Nëse aplikuesi është i lindur në Republikën e Kosovës nga prindërit me shtetësi të huaj ndërsa
aplikuesi ka fituar shtetësinë e Republikës së Kosovës, prindërit duhet të paraqesin dëshmi të
identitetit të shtetësisë së tyre, si dhe vendimin e fitimit të shtetësisë për fëmijën;
-Nëse aplikuesi është shtetas i Republikës së Kosovës, por adaptohet nga prindër me shtetësi të
huaj, adoptuesit duhet të paraqesin vendimin e adoptimit origjinal të lëshuar nga organi
kompetent, si dhe dëshmi të identitetit të shtetësisë së tyre;
- Nëse aplikuesi është lindur jashtë Republikës së Kosovës dhe ka fituar shtetësi të Republikës së
Kosovës, duhet të paraqes edhe vendimin mbi fitimin e shtetësisë.

Procedura e aplikimit për pasaportë për personat nga mosha 18 vjeçare

Aplikuesi duhet të jetë prezent personalisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente dhe duhet të
paraqes dokumentet si në vijim:
- Letërnjoftimin e vlefshëm të Republikës së Kosovës ( kopje);
-Pasaportën paraprake në rast të:
Ndërrimit të të dhënave në pasaportë:
Dëmtimit të pasaportës;
Fletët e pasaportës për shënim zyrtar janë të mbushura me vula apo viza:
Skadimit të afatit, në raste të veçanta jo më gjatë se 18 muaj para skadimit të afatit.
-Raportin policor për humbjen/vjedhjen e pasaportës;
-Nëse pasaporta është e konfiskuar kërkohet vendimi nga gjykata mbi lejimin për pajisje me
pasaporte të re.

You might also like