Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Depozita Maxi – Kalendarike?

Depozita Maxi-Kalendarike është një plan kursimi ku klienti përcakton vetë datën e maturimit të
depozitës në një interval kohor nga 25 -35 muaj në varësi të qëllimit për të cilin do të kursejë.

Avantazhe dhe Karakteristika


 Monedhat në të cilat ofrohet depozita janë: ALL, EUR, USD
 Shuma minimale per celjen e depozites: 50,000 Leke, ose 500 EUR/USD
 Përcaktoni vetë datën e maturimit të depozitës suaj në intervalin kohor 25 – 35 muaj.
 Rinovim Automatik I Depozitës
 Përfitoni interesa konkurruese
 Kontrolloni investimin tuaj në çdo moment përmes e-Banking.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona
dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Depozita PLUS?
Depozita Plus është një plan kursimi sistematik, për të gjithë klientët Individë dhe veçanërisht ata
pagamarrës pranë Credins Bank.

Si funksionon?
Credins ju ofron kreditim periodik në një depozitë kursimi për fondet e kursyera nga paga juaj. Për
këto depozita banka nuk aplikon komisione mirëmbajtje. Qëllimi i depozitës është kursimi, ju mund ti
tërhiqni ato vetëm pasi të kenë kaluar 6 muaj nga data e çeljes së Depozitës.

Avantazhe dhe Karakteristika


 Kursim sistematik duke i paraprirë nevojave të papritura për para.
 Vendosni vetë shumën dhe datën për kalimin periodik në depozitë.
 Mundësi depozitimi gjatë gjithë muajit.
 Ofrohet në monedhat: Lekë (ALL), Euro (EUR) ose Dollarë (USD).
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona
dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Depozita me afat?
Depozita me Afat është një investim i sigurt i cili kryhet përmes një marrëveshje ndërmjet individit dhe
bankës, për një shumë parash dhe një afat të përcaktuar nga vetë klienti. Në varësi të shumës, klienti
individ, përfiton interesa sipas afatit dhe monedhës së përcaktuar.

Avantazhe dhe Karakteristika


 Depozita me afat mund të çelet në të gjitha monedhat: ALL, EUR, USD, GBP, CHF dhe CAD.
 Shuma minimale për çeljen e depozitës është 50.000 lekë ose ekuivalenti i saj në valutë.
 Alternativa zgjedhjesh në monedha dhe afate nga 1 deri në 60 Mujore.
 Rinovim automatik, pa patur nevojë të paraqiteni në bankë.
 Depozita mund të jetë disa-emërore.
 Investim i sigurt dhe praktik.
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona
dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Depozita pa afat?
Depozita Pa Afat është një llogari kursimi, e cila ju ndihmon gjithnjë për të organizuar plane e projekte
të ndryshme investimi.

Si funksionon?
Mjafton të paraqiteni në një nga degët e bankës, pranë punonjësit të shërbimit ndaj klientit.
Punonjësit tanë, do t’ju orientojnë dhe realizojnë në shumë pak kohë proçesin e çeljes së depozitës
tuaj. Në vijim, ju mund të depozitoni në çdo kohë kursimet tuaja duke përfituar interes por edhe
mund të tërhiqni në çdo kohë.

Avantazhe dhe Karakteristika


 Kurseni dhe nuk “bllokoni” paratë, pasi ju mund ti tërhiqni në çdo moment ato.
 Mësoheni me mënyrën dhe formën e kursimit në bankë.
 Paraprin shpenzimet e paplanifikuara.
 Investim ideal për ata qe presin pagesa nga qira mujore apo të ardhura të tjera jo me bazë
page!
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona
dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.

Çfarë është Depozita Shije?


Oferta nga Credins Bank!
Hap sot një depozitë në Lek ose në EURO, me afat 36 muaj dhe përfito interesa në rritje çdo vit.
Interesi kreditohet në llogarinë mbështetëse çdo 12 muaj pa prishur vazhdimësinë e maturimit të
depozitës.

Avantazhe dhe karakteristika


 Monedha: Euro / Lekë
 Shuma minimale: 10’000 Euro / 1’000’000 Lekë
 Interesi: Deri në 3.5% në Euro / 5% në Lekë
 Afati maturimit: 36 muaj
 Pagesa e Interesave: Interesat kreditohen çdo fund viti në llogarinë mbëshetëse të depozitës
Referojuni gjithmonë buletineve të përditësuara të interesit të depozitave të publikuara në degët tona
dhe në sitin tonë zyrtar, si dhe kushteve të punës për çdo informacion tjetër rreth depozitave.
Normat e Interesit

Siguri
Të gjitha llogaritë depozitë të çdo depozituesi individ, tregtar dhe shoqëri tregtare, rezident ose
jorezident, shqiptar ose i huaj, i cili ka llogari depozitë në Credins Bank Sh.a, në lekë ose në monedhë
të huaj sigurohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), deri në nivelin 2.500.000 (dymilion e
pesëqindmijë) lekë ose e njëvlershmja e saj në monedhë të huaj, sipas dispozitave të përcaktuara në
ligjin nr. 53 datë 22.05.2014, “Për Sigurimin e Depozitave” i ndryshuar . Për më shumë informacion
shkarkoni fletepalosjen duke klikuar ketu ose klikoni: http://asd.gov.al.

You might also like