Banoret e Hershem Te Ballkanit Dhe Iliret

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Lenda:Histori

Tema:” Banoret e hershem te ballkanit dhe iliret”


Klasa:6A
Shkolla:”Niket Dardani”

Punoi:Enis Martinaj
Ilirët

Ilirët ishin popull i lashtë i Gadishullit Ballkanik dhe njëri ndër popujtë më tē
lashtë të Evropës. Disa historianë besojnë,se ilirët ishin trashëgimtarët e vetëm
të pellazgëve,[2] banorët më të lashtë të Siujdhesës Ballkanike.
Historia e ballkanit
Ballkani dhe pjesë të kësaj zone janë të vendosur në rajonet e Evropës Juglindore, Evropës
Jugore, Evropës Lindore dhe Evropës Qendrore. Identiteti dhe copëzimi i veçantë
i Ballkanit vjen
kryesisht prej historisë
së tij të përbashkët
dhe shpesh të trazuar të
lidhur me shekuj të
pushtimit o sman dhe
gjeografisë së tij shumë
malore.

Kultura ilire
Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike që e dallojnë nga kulturat e popujve
fqinjë në periudhën e zhvilluar të epokës së hekurit. Ajo ishte një kulturë autoktone që u
krijua në truallin historik të ilirëve, në procesin e formimit të vetë etnosit ilir, mbi bazën e
zhvillimit të brendshëm social-ekonomik të shoqërisë ilire dhe pa dyshim edhe të
marrëdhënieve me popujt fqinjë. Tiparet themelore të saj janë shprehur në arritjet më të
rëndësishme të ilirëve në fushën e zhvillimit të tyre ekonomik e shoqëror, në mënyrën e të
jetuarit dhe të kuptuarit të botës që i rrethonte, në mënyrën e të pasqyruarit të kësaj bote në
artin e botëkuptimin e tyre.
Arti
Arti dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për
hijeshimin e objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes.Në disa treva ilire
praktikohej edhe pikturimi i qeramikës. Arti figurativ ilir prehistorik kufizohej kryesisht në
punimin me baltë ose në bronz të figurave të kafshëve, të shpendëve e më rrallë të njerëzve, të
cilët kishin me kultet fetare.
Gjatë periudhës së parahistorisë, ilirët kishin të zhvilluar artin dekorativ, artin e zbukurimit me
figura gjeometrike të objekteve që ata përdornin. Arti figurativ ka qenë pak i zhvilluar. Arti
dekorativ ilir ka pasur qëllim estetik (zbukurues) dhe botëkuptimor. Ai shërbente për hijeshimin e
objekteve të përdorimit praktik dhe për zbukurimin e veshjes. Disa nga motivet gjeometrike kanë
kuptim botëkuptimor, sepse janë të lidhura me kultet e kohës.Motivet gjeometrike që zbukuronin
qeramikën punoheshin me tekniken e gërvishtjes dhe të mbushjes së figurave me ngjyrë të
bardhë. Në disa treva ilire praktikohej edhe pikturimi i qeramikës.

You might also like