Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Fusha “SHKENCAT E NATYRËS”

Lënda “FIZIKË” Pikët


Nota
Shkalla “KATËRT”
Klasa 8 GRUPI A
Emri Mbiemri _______________________________
1. Plotësoni fjalitë me fjalët që mungojnë. (3p)
a) Magnetët kanë dy _________ , atë verior dhe ________________ .
b) Polet magnetike me të njëjtin emër ________________ , ndërsa polet me emër të kundërt ________ .
c) Vijat e fushës magnetike të përcjellësit me rrymë janë ______________ bashkëqëndrorë me
_______________ përcjellësin.
2. Qarkoni “V” ose “G” . (3p)
a) Fusha magnetike rreth një elektromagneti është e njëjtë me fushën magnetike rreth një teli të drejtë. V G
b) Kur një tel përcjellës të izoluar e mbështjellim në formë spirash formojmë një bobinë ose solenoid. V G
c) Elektromagnetët përdoren në skanerat e rezonancës magnetike, për skanimin e organeve të brendshme të trupit
të njeriut. V G
3. Në fjalitë e mëposhtme në çdo çift fjalësh me bold nënvizoni fjalën e duhur, në mënyrë që ato të jenë të vërteta. (3p)
a) Materialet, si: letra, plastika dhe qelqi janë materiale jomagnetike / magnetike.
b) Fusha magnetike që krijon elektromagneti është shuë më e dobët / fuqishme se ajo që krijon bobina me
rrymë.
c) Fuqia e elektromagnetit rritet / zvogëlohet me rritjen e numrit të spiravetë bobinës.
4. Rretho alternativën e duhur. (3p)
a) Cili nga materialet e mëposhtme nuk është material magnetik?
A. Kobalti B. Hekuri C. Qelqi D. Nikeli
b) Qarkoni pohimin e saktë.
A. Bobina me rrymë quhet elektromagnet.
B. Bobina me rrymë brenda së cilës vendoset një shufër hekuri quhet elektromagnet.
C. Bobina me rrymë brenda së cilës vendoset një shufër bakri quhet elektromagnet.
D. Bobina me rrymë nuk mund të jetë një electromagnet.
c) Çfarë ndodh me fushën magnetike të një elektromagneti kur zvogëlohet intensiteti i rrymës elektrike që kalon
në bobinën e tij?
A. Zvogëlohet B. Rritet C. Nuk ndryshon D. Bëhet zero.

5. Vizatoni polet e gjilpërave magnetike të treguara në figurë. (3p)

A B C
6. Në figurat A dhe C vendosni polet e bobinës me rrymë, ndërsa në figurën B vendosni drejtimin e vijavë të fushës
magnetike të krijuar prej saj. (3p)

A B C

7. Figura e mëposhtme tregon fushën magnetike rreth një magneti të drejtë. (3p)
a)Emërtoni polet N dhe S të magnetit në figurë.
b) Dy rrathët në figurë paraqesin busulla. Vizatoni shigjetën e secilës busull, duke treguar se si do të orientohet ajo në
fushën magnetike te ketij magneti.

8. Një gjilpërë magnetike ndodhet pranë një përcjellësi. A qëndron në prehje gjilpëra magnetike kur në përcjellës do të
kalojë rrymë elektrike? Pse? (3p)

9. Në fije të holla teli përcjellës janë varur dy bobina, ashtu siç tregohet në figurën e mëposhtme. Shpjegoni pse bobinat
tërhiqen ose shtyhen kur në to kalon rrymë elektrike? (3p)

10. Shpjegoni termat e mëposhtme. (3p)


a) Bërthamë ________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
b) Lëndë magnetike __________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
c) Vija të fushës magnetike ____________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0–7 8 – 11 12 – 15 16 – 19 20 – 23 24 – 27 28 – 30
Fusha “SHKENCAT E NATYRËS”
Lënda “FIZIKË” Pikët

Shkalla “KATËRT” Nota

Klasa 8 GRUPI B
Emri Mbiemri _______________________________
1. Plotësoni fjalitë me fjalët që mungojnë. (3p)
a) Magneti tërheq trupat prej ______________________ dhe ______________________ .
b) Poli verior i gjilpërës magnetike tregon polin _______________ gjeografik të Tokës, ndërsa poli jugor i saj
tregon polin ___________________ magnetik të Tokës.
c) Rreth përcjellësit me rrymë ka fushë __________________ .

2. Qarkoni “V” ose “G” . (3p)


a) Vijat e fushës magnetike janë vija të mbyllura që fillojnë në polin jug (S) të magnetit dhe përfundojnë në polin
verior (N) të tij. V G
b) Kur te bobina me rrymë hedhim pluhur hekuri, vëmë re që vijat e fushës magnetike, në brendësi të saj janë të
lakuara. V G
c) Në okulistikë elektromagnetet përdoren për heqjen e copëzave të vogla metalike nga syri i pacientit. V G

3. Në fjalitë e mëposhtme në çdo çift fjalësh me bold nënvizoni fjalën e duhur, në mënyrë që ato të jenë të vërteta. (3p)
a) Fusha magnetike e magnetit fortësohet / dobësohet kur afrohemi me magnetin.
b) Fuqia e elektromagnetit rritet / zvogëlohet me zvogëlimin e rrymës elektrike që kalon në bobinë.
c) Copat e shkëmbinjve që tërheqin trupat prej hekuri, çeliku apo nikeli janë magnete artificialë / natyralë.

4. Rretho alternativën e duhur. (3p)


a) Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i saktë?
A. Toka është një magnet.
B. Toka ka fushën e saj magnetike.
C. Poli Veri magnetik i Tokës ndodhet pranë polit Veri gjeografik të saj.
D. Busulla shërben për të përcaktuar anët e horizontit.

b) Në qoftë se në brendësi të një bobine me rrymë vendosim një shufër prej hekuri, atëherë fusha magnetike e
bobinës:
A. Forcohet B. Dobësohet C. Nuk ndryshon D. Bëhet zero.

c) Pranë një përcjellësi drejtvizor me rrymë vendoset një gjilpërë magnetike. Ç’ndodh me gjilpërën magnetike:
A. Gjilpëra magnetike nuk e ndryshon pozicionin e saj.
B. Gjilpëra magnetike zhvendoset, sepse mbi të vepron fusha magnetike e përcjellësit me rrymë.
C. Gjilpëra magnetike zhvendoset, sepse mbi të vepron fusha elektrike e përcjellësit me rrymë.
D. Gjilpëra magnetike zhvendoset, sepse mbi të vepron forca tërheqëse e Tokës.

5. Vizatoni vijat e forcës së fushës magnetike të çifteve të magnetëve dhe të përcjellësit drejtvizor me rrymë. (3p)

; N S ;
S N S N S N

A B C
6. Në figurën e mëposhtme tregohen dy magnetë. (3p)
a)Emërtoni polet N dhe S të secilit magnet.
b) Magnetët po tërheqin apo po shtyjnë njëri-tjetrin?
c)Argumentoni përgjigjen tuaj.

7. Duke përdorur katër magnete, tregoni se cili prej kombinimeve të paraqitura në figurë nuk mund të realizohet dhe pse?
(3p)

_______________________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________________

8. Një bobinë është lidhur në qarkun elektrik si në figurë. Kur çelësi është i hapur (fig I), gjilpëra magnetike drejtohet nga
veriu i Tokës. Kur çelësin e mbyllim, gjilpëra rrotullohet dhe merr drejtimin si në figurën II. Çfarë tregon kjo provë?
(3p)

9. Në figurë jepen tri elektromagnete A, B dhe C. në secilën prej tyre rrjedh rrymë elektrike prej 1A. (3p)
a) Shpjegoni pse fusha magnetike e B është më e fortë se e A.
b) Shpjegoni pse fusha magnetike e C është më e fortë se e A.

_______________________________________________________________________________________________
_______________________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________________

10. Shpjegoni termat e mëposhtme. (3p)


a) Busull ___________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
b) Elektromagnet ____________________________________________________________________________
________________________________________________________________________________________
c) Pole magnetike. ___________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________

Nota 4 5 6 7 8 9 10
Pikët 0–7 8 – 11 12 – 15 16 – 19 20 – 23 24 – 27 28 – 30

You might also like