Projekt Muzika

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Muzika jonë popullore

Punoi : Sem Stena


Muzika popullore shipetare

Muzika Popullore Shqiptare, përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Folklori muzikor
bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve
XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike janë vizatuar qartë vegla popullore, që
përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.

Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur, çka dhe shprehet në ekzistencën e
muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegia
popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj.

Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit
muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për
mes Shqipërinë, përveçse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në
Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit
muzikor. Kenget qe kendohen ne krahinat ne veri te shkumbinit quhen kenge homofonike ndersa
kenget e kenduara ne krahinat poshte shkumbinit quhen kenge polifonike. Cdo krahine ka kengen e
vet karakteristike. Cdo fshat ka karakteristikat e veta ne melodi.

Edhe instrumentat muzikore jane te ndara sipas zonave psh ne veri perdoren me shume lahuta dhe
çiftelia.ndersa ne jug perdoren gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë).

Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të
nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet
kyesisht në qytetet Korçë, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin
polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta, violina dhe fizarmonika, si
dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet
Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me
shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga
vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).

Vallet popullore shqiptare

Vallet lirike zënë vend të madh në folklorin koreografik. Luhen kryesisht nga grate më pak nga
burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet rituale ("Lule manushage", Kolonje etj); vallet
e dasmës ("Nusja jone arbërore", Lunxheri- Gjirokastër etj); vallet erotike ("Kercimet e Logut",
Malësia e Madhe Shkodër etj); vallet humoristike ("Vallja e nuses së Fajës nga Shqipëria e Mesme),
vallet pantomime ("Ojna e lepuri", Hotolisht- Librazhd etj). Vallja me e mire eshte ajo e tropojes

Vallet epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen
kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake (Loja me
jatagan, Rrugove-Kosove Valle dyluftimietj) dhe valle trimërie (Valle të Jugut etj).
Brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore. Vallet e Toskërisë, Myzeqesë,
Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi polifonik. Vallet e zonës qytetare të Shqipërisë së
Mesme dallohen për shoqërimin vokalo- instrumental. Në krahinat lindore të Shqipërisë qendrore
(Çermenika, Gryka e Zaranikes, Polisi, zona e Rajces, Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Martaneshi e
Mati, nënte Malet e Dibrës) bien në sy vallet e burrave dyshe të shoqëruara me curle e lodër.
Krahinat malore të Shqipërisë së Mesme e Veriore, duke përfshire Kosovën dhe vise të tjera
shqiptare, dallohen për kërcimet e grave që luhen nga një, dy ose më shumë valltare të shkëputura
njëra nga tjetra me një kërcim të lirë.

Valle Devolliçe

Veshjet popullore

Veshjet popullore, janë pa dyshim një nga manifestimet më të fuqishme të kulturës tradicionale. Veshjet
popullore shqiptare kane tipare të veçanta dhe shpesh të rralla. Tipet kryesore të veshjeve popullore
shqiptare për burra janë: kostumi me fustanelle, kostumi me këmishë të gjatë e dollamë (cibun), sipër
kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona të shkurtra deri te gjuri). Pra, në Shqipëri, burrat kanë
mbajtur si veshjet në formën e një fundi të gjerë, ashtu edhe ato në formë pantallonash, por të parat kanë
dalë nga përdorimi më herët se të tjerat. Pjesët më të zbukuruara ishin jelekët dhe xhamadanët e kostumit
festiv. Burrat shqiptarë mbanin edhe stoli të ndryshme argjendi, si jastekë gjoksi, sumbulla dekorative tek
jelekët, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi të gjitha, armët e brezit e të krahut, që ishin gjithnjë të
stolisura pasurisht.

Për gra, tipet kryesore të veshjeve, ishin: kostumi me xhubletë (një fund në formë këmbane), kostumi më
këmishë të gjatë e xhokë shajaku sipër, kostumi me dy futa vendosura mbi këmishën e gjatë, njëra përpara
e tjetra prapa dhe kostumi me mbështjellëse (një fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala). Në
veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshës.

Veshje popullore per gra

Veshje popullore per burra

You might also like