Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 5

PYETJE, USHTRIME - HYRJE NË GJUHËSI

Shpjegoni përmbajtjen e termave: semiotikë, ekonomi e përshkrimit, gjuhësi përqasëse,


disiplina në kapërcyell, kod, situatë e ligjërimit, referent, karakter arbitrar i gjuhës, nyjëtim i
dyfishtë, raporte kundërshtie, grup kuptimor, mikrolinguistikë, makrolinguistikë, gramatikë
normative, funksion referencial, funksion poetik, substancë e shprehjes, kreativitet, strukturë
e gjuhës, sinkroni, diakroni, gjuha si sistem.

Përkufizoni termat e mëposhtëm: fonemë, fonologji, tingull i zëshëm, tingull i shurdhët,


diftong, bashkëtingëllore afrikate, bashkëtingëllore alveolare, bashkëtingëllore velare,
akomodim, asimilim, disimilim, metatezë, haplologji, protezë, hiat, bashkëtingëllore
kundërhiatizuese, protezë, epentezë, epitezë, aferezë, sinkopë, apokopë, elizion, metafoni,
apofoni.

Përkufizoni termat e mëposhtëm: abstraktim gramatikor, kuptim gramatikor, formë e


lidhur, formë e lirë, mbaresë zero, fjalë morfologjike, cirkumfiks, morfonologji, formë
supletive, brendashtim, cirkumfiks, dual, alomorf, morfemë, temë e fjalës, temë
fjalëformuese, rrënjë e fjalës, ndajshtesë, fjalë shërbyese, morfologji, sintaksë

Pse gjuha është dukuri shoqërore?

A e quani të drejtë mendimin e Ferdinand dë Sosyrit që objekt i gjuhësisë duhet të jetë gjuha
e parë “në vetvete dhe për vetvete”? Pse?

Ku mund të futet dialektologjia, në mikrolinguistikë apo në makrolinguistikë? Argumentojeni


përgjigjen tuaj.

Pse gjuha tingullore zë vendin qendror ndër sistemet e shenjave që përdoren në shoqërinë
njerëzore?

Sillni shembuj shenjash gjuhësore arbitrare dhe joarbitrare. Shpjegoni pse këto të fundit janë
të tilla.

Si e kuptoni pohimin se gjuha ka karakter arbitrar?

Analizoni këto tri pohime:


Dje mësova një fjali të re.
Dje mësova një sintagmë të re.
Dje mësova një fjalë të re.
A janë të pranueshme këto pohime? Shpjegoni pse po ose pse jo.

Kur mund të ketë sukses një kod i veçantë komunikimi i krijuar prej jush?

Në ç’tipare dallohet gjuha nga ligjërimi?

A dallojnë midis tyre koncepti gjuhë i Sosyrit dhe kompetencë i N. Çomskit?

Sillni shembuj të dallimit midis studimit sinkronik dhe diakronik.


Vendosni brenda kllapave katrore tingujt që kanë veçoritë e mëposhtme:
qiellzore, mbylltore, e shurdhët [ ]
alveolare, mbylltore, afrikate, e zëshme [ ]
qiellzore, mbylltore, hundore, e tingullt [ ]
alveodhëmbore, mbylltore, e shurdhët [ ]
shtegore, buzore-dhëmbore, e zëshme [ ]
alveoqiellzore, shtegore, e pazëshme [ ]
buzore, mbylltore, e zëshme [ ]
alveolare, shtegore, e pazëshme [ ]
velare, mbylltore, e shurdhët [ ]
qiellzore, mbylltore, e zëshme [ ]
buzore, mbylltore, e zëshme, hundore [ ]

Vendosni brenda kllapave katrore tingujt zanorë që kanë veçoritë e mëposhtme:


e radhës së përzier, gjysmë e hapur, gojore [ ]
e përparme, e mbyllur, buzore [ ]
e radhës së prapme, gjysmë e hapur, buzore [ ]
e përparme, gjysmë e mbyllur, gojore [ ]
e hapur, e prapme, jobuzore [ ]

Vini theksat në fjalët e mëposhtme:


flutur, fluturoj, fluturake
kaloj, kalimtar, kalimtarësi
i sigurt, siguria, i siguruar, sigurisht
flamuri, flamurtarët, flamurmbajtës
qytete, qytetarë, kryeqytet
ndiej, ndiekam, ndjefshim
punë, përpunoj, punues
krye, kryetar, kryeartikull

Shkruani tiparet nyjëtimore të tingujve të mëposhtëm:

[a], [i], [p], [g], [u], [e], [b], [m], [y], [f], [n], [y], [o], [r], [h]

Çfarë ndryshimesh fonemore kanë ndodhur në fjalët e mëposhtme:


gjilpërë - gjërpërë
shkumë - shkumbë
kërpudhë - këpurdhë
digjte - diqte
drejtor - ndrejtor
shteg - shtek
prittë - priste
prapa - mbrapa
orar mbledhjeje - orar mbledhje
nxënës - nxënsi
jap - jep
ekzistoj - egzistoj
misri - mistri
dal - dola
Cilat prej ndërrimeve të mëposhtme janë metafoni e cilat apofoni:
tora (tjerr)
kuleç (kulaç)
vjet (vit)
lashë (lë)
njeh (njoh)
sheh (shoh)
njihni (njeh)
hëngra (ha)
zumë (zë)
thua (them)
plak (pleq)

Gjeni pjesët përbërëse të fjalëve që vijojnë, duke treguar për secilën me ç’mënyrë është
formuar:
i pavëmendshëm
papajtueshmëria
përpunoni
qëndrimeve
përpjesëtueshmëri
mosndërhyrje
blerës
hekurudhë
gjithnjë
derisa
jofetar

Gjeni tipin fjalëformues të fjalëve të mëposhtme dhe bëni analizën e saj morfemore:

veprimtari
vendqëndrim
atdhetar
kryeqytetas

Duke u mbështetur në kriteret e identifikimit të alomorfeve, gjeni cilat nga komplekset


e mëposhtme fonemore janë alomorfe, cilat variante dhe cilat forma supletive:
ngas, nga, ngit, nget; dele, dhen; bie, bini, rënë, rashë; plak, pleq; dua, doni, desha,
dashur; ka, qe; marr, merr, mora; mik, miq; peshq, pishq; djeg-, digj-, dogj-.

Gjeni kohën dhe mënyrën e foljeve të mëposhtme:

mora
të vish
paç

Gjeni rasën e emrave të nënvizuar:


Rëra e Velipojës ka ngjyrë të errët.
Gjeni temën dhe remën dhe shpjegoni:
E more librin tënd?

Vini theksat dhe ndani në fjalë fonetike.


Gjeni fjalët klitike, përcaktoni llojin dhe se ç’pjese ligjërate i përkasin.

Gjeni temën dhe remën dhe shpjegoni:


Djali i vogël ka ecur shpejt.

Vini theksat dhe ndani në fjalë fonetike.


Gjeni fjalët klitike, përcaktoni llojin dhe se ç’pjese ligjërate i përkasin.

Gjeni temën dhe remën dhe shpjegoni:


E lexova artikullin tënd.

Vini theksat dhe ndani në fjalë fonetike.


Gjeni fjalët klitike, përcaktoni llojin dhe se ç’pjese ligjërate i përkasin.

Gjeni temën dhe remën dhe shpjegoni:


Në provim kanë shkruar mirë.

Vini theksat dhe ndani në fjalë fonetike.


Gjeni fjalët klitike, përcaktoni llojin dhe se ç’pjese ligjërate i përkasin.

Gjeni në ç’marrëdhënie janë fjalët e mëposhtme dhe shpjegoni:


a) këmbë njeriu - kembë tavoline - këmbë ure
b) verë (pije) - verë (stinë e vitit)
c) rreth (unazë) - rreth (ndarje administrative) - rreth (figurë gjeometrke)

Gjeni në ç’marrëdhënie janë fjalët e mëposhtme dhe shpjegoni:


a) peshk - krap – levrek - merluc
b) lajmëroj - njoftoj
c) vesh (folje) - vesh (emër)

Gjeni në ç’ marrëdhënie janë fjalët e mëposhtme dhe shpjegoni:


a) mbledh (numrat)- mbledh (librat)
b) lule - trëndafil - manushaqe
c) djalli - qoftëlargu

Gjeni në ç’marrëdhënie janë fjalët e mëposhtme dhe shpjegoni:


a) vajzë – cucë - çupë
b) ujk - gojëlidhuri
c) bredh (folje) - bredh (emër)

Çfarë studion fonetika?

Çfarë studion morfologjia?

Çfarë studion sintaksa?


Ku qëndron ndryshimi midis morfologjisë dhe sintaksës?

Ku qëndron ndryshimi midis njësive të leksikut dhe njësive të gramatikës?

Ku ndryshojnë kuptimet e rrënjëve nga kuptimet e ndajshtesave?

Ç’lloj kuptimesh shprehin parashtesat e prapashtesat dhe mbaresat?

Cili është ndryshimi mes temës morfologjike dhe temës fjalëformuese?

Ç’kuptoni me termin “mikrolinguistikë”? Përmendni disa nga disiplinat gjuhësore që i


përkasin mikrolinguistikës dhe thoni pse.

Cili funksion i gjuhës lidhet me “kanalin e komunikimit”? Përshkruajeni atë.

Karakteri abstrakt e afron apo e dallon gjuhën njerëzore nga ajo e kafshëve? Pse?

Cilat janë dy anët e shenjës gjuhësore dhe ç’përfaqësojnë ato? Jepni një shembull.

Me cilën lidhet fonologjia, me gjuhën apo me ligjërimin? Po fonetika? Shpjegoni pse.

Me cilin përbërës të komunikimit lidhet funksioni metagjuhësor? Përshkruajeni këtë


funksion.

Ç’kuptoni me karakterin dyfish të nyjëtuar të gjuhës?

Cilat janë veçoritë e shenjës gjuhësore?

Nga termat që vijojnë: fonema, tingulli, fjalia, thënia, dalloni ata që janë njësi të gjuhës
prej atyre që janë njësi të ligjërimit, shpjegoni pse.

Me cilin përbërës të komunikimit lidhet funksioni referencial? Përshkruajeni këtë funksion.

Ç’kuptoni me karakter marrëveshjesor të gjuhës?

A ka dallim mes gjuhës, ligjërimit dhe aktit të të folurit, pse? E kujt është merita e kësaj
ndarjeje?

Çfarë i dallon njësitë quajtëse nga njësitë ndërtuese? Jepni shembuj.

Cilët janë përbërësit e komunikimit, sipas R. Jakobsonit?

Cili funksion i gjuhës lidhet me “marrësin” e informacionit? Përshkruajeni atë.

A ka gjithmonë përputhje të plotë mes formës dhe përmbajtjes? Jepni ndonjë shembull

Cilat janë tri anët e studimit të shenjës gjuhësore (sipas Ç. Morrisit)?

Nga termat që vijojnë fjala, sintagma, fjala fonetike, grupi kuptimor, dalloni ata që janë njësi
të gjuhës prej atyre që janë njësi të ligjërimit. Shpjegoni pse.

You might also like