Detyrà Kursi - Docx-1

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

Detyrë kursi

Lënda:Histori e gjuhës standarde

Viti:1D

Tema:Rrugët e formimit të gjuhëve letrare,kombëtare në


botë dhe historiku i pikëpamjeve për rrugën e formimit të
gjuhës letrare (standarde) shqipe

Studenti:Kejsi Beshello

Pranoi:Prof.Dr.Artur Lama

1
Dy rrugët kryesore për formimin e gjuhëve letrare (standarde)
Siç dihet, rrugët për formimin e gjuhëve letrare (standarde) në botë janë të
ndryshme; kjo varet nga natyra e specifika e vetë këtyre gjuhëve dhe nga
kushtet konkrete historikoshoqërore e kulturore, ku e si është bërë
zhvillimi gjuhësor. Kështu, edhe historia e shqipes letrare dhe procesi i
formimit të saj si gjuhë standarde ka kaluar nëpër një rrugë, që dallohet
nga historia ose rruga e formimit të gjuhëve të tjera standarde, vartësisht e
kushtëzuar edhe nga identiteti i sistemit dhe i strukturës së saj, si edhe nga
zhvillimet a ndryshimet historiko- shoqërore e kulturorë që kanë ndodhur
në truallin tonë prej kohëve më të lashta e deri sot. Kjo do të thotë se janë
pikërisht faktorët e brendshën gjuhësorë dhe faktorët jashtëgjuhësorë ata
që kanë përcaktuar historinë dhe rrugën e formimit të saj si gjuhë letrare
(standarde).

Nga studimet e derisotme për historinë e gjuhëve letrare janë zbuluar edhe
një varg ligjësorish¹e të dhënash, të cilat na japin një material të
qenësishëm për rrugët kryesore të formimit të gjuhëve standarde në botë.

Nëse nuk merret parasysh ndonjë hollësi spëcifike, atëherë, rrugët kryesore
për formimin e gjuhëve standarde në botë mund të përmblidhen në dy:

1. Rruga e parë është ajo e formimit të gjuhës standarde me anë të


konvergimit² të dialekteve a përqëndrimit (koncetrimit) të tyre për krijimin
e një gjuhë të vetme kombëtare, mbi bazën e elementeve të veçanta e të
përbashkëta dialektore.
Pra:
D1+D2 + D3... = Gjuhë standarde

2
Kjo është rruga e afrimit të dialekteve, e shkrirjes ose e përzierjes së tyre,
sepse përqëndrimi i dialekteve në një gjuhë të vetme parakupton në një
fazë të parë edhe përzierjen e tyre.

2. Një rrugë tjetër, e dytë, është rruga e formimit të gjuhës letrare


(standarde) mbi bazën e një dialekti. Pra:
D1 = Gjuhë standarde
ose
D2 = Gjuhë standarde

Kjo është rruga më e zakonshme a më e përgjithshme. Në këtë rast, njëri


ndër dialektet, duke dalë mbi tjetrin a të tjerët, zhvillohet e përsoset më tej
dhe fiton tipare të tilla që e ngrenë ose e vënë atë në themel të gjuhës së
përbashkët letrare (standarde).
Historia e gjuhës letrare (standarde) shqipe ka ndjekur në përgjithësi një
vijë që afrohet me rrugën e dytë të formimit të saj mbi bazën e një
dialekti; por nuk duhet harruar këtu edhe specifika e kësaj rruge.
Në të kaluarën, disa gjuhëtarë, filologë e albanalogë¹, janë përpjekur ta
kërkojnë dhe ta shpjegojnë rrugën a procesin e formimit të gjuhës letrare
(standarde) shqipe, duke e futur këtë proces në skemën e standardizimit të
gjuhëve të huaja, pra, duke u bazuar në rrugën që kanë ndjekur disa gjuhë
të tjera letrare, si frëngjishtja ose norvegjishtja e sotme etj.
Si bazë e kërkimit dhe e futjes së rrugës së formimit të shqipes standarde në
skemën e formimit të norvegjishtes standarde, për ndonjë nga këta
gjuhëtarë, ka shërbyer ekzistenca për mjaft mjaft kohë në shqipen, sikurse
edhe në norvegjishte, e dy varianteve letrare: e variantit letrar të Veriut dhe
e variantit letrar të Jugut, që -sipas tyre - ngjason me dy variantet letrare të
norvegjishtes: të landsmolit në Veri dhe të bukmolit në Jug (me bazë
danishten).

3
Një identifikim tillë i këtij procesi nuk është i drejtë, sepse:
së pari, kushtet konkrete historiko-shoqërore e kulturore, në të cilat është
kryer procesi i zhvillimit dhe i formimit të gjuhës standarde shqipe nuk
kanë qenë të njëjta me ato të gjuhëve të tjera, përfshirë këtu edhe
norvegjishten; së dyti, dy variantet letrare shqipe me bazë dy dialektet e
tyre përkatëse dhe raportet a marrëdhëniet midis tyre ndryshojnë nga ato
në gjuhët e lartpërmendura. Dhe tani le të shohim se si shpreheshin
konkretisht këto pikëpamje dhe të bëjmë edhe vlerësimin e tyre.
a. Përkrahësit e grupit të parë të pikëpamjeve niseshin nga mendimi i
kthyer në bindje se ende nuk janë pjekur kushtet e duhura, se dallimet
midis dy dialekteve të shqipes, në tërë strukturat, janë të tilla saqë nuk
mundësojnë formimin e një gjuhë letrare kombëtare të përbashkët.
Këto pikëpamje janë quajtur nga A.Kostallari edhe si "pikëpamje të
mohimit","[A.Kostallari, Mbi disa veçori strukturore e funksionale të
shqipes letrare, SF. 1970/2] ndërsa F.Raka i ndan ato në "pikëpamje të
mohimit absolut" dhe në "pikëpamje të mohimit relativ".[ F.Raka,
Normëzimi...cit. f. 115 ]

1.Pikëpamja e parë e këtij grupi është ajo, sipas së cilës është e pamundur
të formohet në Shqipëri një gjuhë letrare kombëtare e përbashkët. Një
pikëpamje e tillë është quajtur pikëpamje «e mohimit absolut»³⁴. Sipas
kësaj pikëpamjeje, përderisa formimi i gjuhës letrare të përbashkët nuk
është e mundur, atëherë duhet të vazhdohet të shkruhet në dy
dialekte.
Prandaj, «ndofta e mira e të mirave do të ishte të përdoreshin prej të gjithë
shqiptarëve toskërishtja për prozën dhe gegërishtja për
poezin뻹⁷[Shih "Albania", 1897/7], sepse «ka me u dasht qinda vjet
para se të krijohet nji gjuhë e përbashkët letrare për të gjithë
shqiptarët».¹⁸[Po aty].

4
2.Kjo pikëpamje u riformulua më vonë si «teori e pritjes», në bazë të së
cilës duhet pritur derisa të vinte vetë koha ose të krijoheshin vetë kushtet e
përshtatshme për formimin e shqipes letrare (standarde). Kjo pikëpamje
është quajtur teori «e mohimit relativ», sepse, në të vërtetë, kjo «teori»
nuk e mohon mundësinë e formimit të shqipes së përbashkët, meqë ajo lë
të nënkuptohet që një gjë e tillë është e mundshme të bëhet, por kjo gjë -
sipas saj - do të ndodhë një ditë ..në mënyrë të vetvetishme a spontane, çka
linte në heshtje nxitjen e veprimtarisë së ndërgjegjshme për të ndihmuar
këtë proces.
3.E afërt me këtë pikëpamje ka qenë edhe ideja që e lidhte fatin e formimit
të gjuhës së përbashkët me lindjen e një njeriu të shquar, ndoshta të një
«gjeniu», prandaj u quajt «teoria e njeriut, i cili do të dilte si një «yll» ose
si një «mbinjeri» dhe me veprat e tij gjeniale do t'i impononte kombit
gjuhën e vet, që vetvetiu do të pranohej nga të gjithë. Kështu ka
menduar H.Stërmilli, i cili ka shkruar për këtë çështje në gazetën
"Tomori" në v. 1940 ¹⁹[ Shih gaz. "Tomori", 1940, nr. 180].
Por, përderisa në truallin gjuhësor të shqipes një gjeni i tillë nuk po dukej,
atëherë - sipas artikullshkruesit - të dy dialektet «duhen ruejtë me të gjitha
karakteristikat e tyne» ose ato duhet «të lihen të zhvillohen», sepse
«unifikimi i gjuhës kërkon kohë».

4.Teorisë së gjeniut iu kundërvu e ashtuquajtura teori e masave amorfe¹,


sipas së cilës në çështjen e formimit të gjuhës së përbashkët letrare nuk
duhet ndërhyrë subjektivisht, sepse këtë problem do ta zgjidhnin vetë
«masat» e popullit në mënyrë «revolucionare».

5.Në grupin e parë të këtyre pikëpamjeve A.Kostallari ka futur edhe


mendimet e shfaqura nga ndonjë albanolog i huaj, si A.Meje (Meillet), i

5
cili, në v. 1928, pasi ishte shpallur shteti i ri i pavarur shqiptar, shkruante se
gjuha shqipe është e ngarkuar mjaft, në mënyrë artificiale, me shumë
elemente të huaja dhe prandaj ka shumë pak gjasa që ajo të
standardizohet ose të formohet si një gjuhë letrare e përbashkët.20 [Shih
Mathieu Aref, Albanie (histoire et langue), 2003, f. i 15]

6. Si shfaqje e pikëpamjeve të këtij grupi është quajtur edhe


mendimi i atyre gjuhëtarëve, të cilët, duke kundërshtuar politikën
gjuhësore zyrtare të shtetit në sesionet shkencore të v. 1952 për të shpallur
qysh atëherë toskërishten si gjuhë letrare kombëtare të përbashkët, u
shprehën se «të kërkosh qysh tani standardizimin e shqipes letrare do të
thotë t'u mohosh dialekteve zhvillimin e tyre», prandaj sugjeruan se
gjuha letrare kombëtare mund të formohet fillimisht në sferën e
veprimtarisë zyrtare e administrative - shtetërore, «por tani për tani
jo në sferën e letërsisë artistike»²¹. [Shih "Buletin për Shkencat Shoqërore".
1952/4].
Po ashtu, aty u tha me të drejtë se problemi i formimit të gjuhës letrare
kombëtare duhet diskutuar e studiuar më tej shkencërisht dhe pastaj të
gjendet rruga më e drejtë për standardizimin e saj.
Koha vërtetoi se këto mendime atëherë ishin shkencërisht të drejta dhe jo
"negative".
b) Përkrahësit e pikëpamjeve të grupit të dytë niseshin nga bindja dhe
besimi se formimi i gjuhës letrare kombëtare (të përbashkët) është jo
vetëm i mundshëm, por edhe një nevojë shoqërore e kulturore e
domosdoshme, që duhet plotësuar sa më shpejt.

You might also like