Studimi I Tregut, Mbledhja e Të Dhënave Seminar

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

Studimi i Tregut

Metodat e Mbledhjes dhe Paraqitjes së të Dhënave

I. Rrethoni alternativën e saktë:

1. Kur një studim është kryer dhe është i disponueshëm për të tjerët për t’u parë, ai bëhet:
a) të dhëna ordinale b)të dhëna primare c) të dhëna sekondare d) asnjë nga të mësipërmet

2. Cila nga të mëposhtmet përfshin shembuj të variablave sasiorë?


a) mosha, temperatura, të ardhurat, gjatësia b) mesatarja e notave, niveli i ankthit, performanca e të lexuarit
c) gjinia, besimi fetar, etnia d) a dhe b së bashku

3. Realizueshmëria e studimit kërkimor duhet të merret në konsideratë në konteksin e:


a) kostos dhe kohës së nevojshme për ta realizuar studimin b) aftësive që i nevojiten kërkuesit
c) çështjeve të mundshme të etikës d) të gjitha të mësipërmet

4. Cili është problemi me setin e mëposhtëm të kategorive të përgjigjeve ndaj pyetjes “Cila është mosha juaj aktuale?”
• 1-5 5-10 10-20 20-30 30-40
a) kategoritë nuk janë reciprokisht përjashtuese b) kategoritë nuk janë të plota
c) a dhe b janë problem d) nuk ekziston asnjë problem me kategoritë e përgjigjeve

5. Cila nga të mëposhtmet nuk është një metodë gjerësisht e përdorur në studimet e tregut e mbledhjes së të dhënave?
a) pyetësorët b) intervistat c) eksperimentet d) vrojtimet

6. Cili nga termat e mëposhtëm përshkruan më së miri të dhënat që janë mbledhur fillimisht më parë nga një person
tjetër për një qëllim të ndryshëm?
a) të dhëna primare b) të dhëna sekondare c) të dhëna eksperimentale
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

7. Karakteristikat e personit ose gjërave që mund të marrin vlera të ndryshme quhen:


a) shpërndarje b) vrojtime c) të dhëna d) variabla

8. Hapi i parë në përzgjedhjen e një kampioni duhet të jetë:


a) përcaktimi i popullatës b) vendimi si të ndajmë në strata popullatën
c) përpilimi i listës së popullatës d) përcaktimi se si do të zgjedhim në mënyrë të rastësishme

9. Përgjithësimi i gjetjeve të kërkimit nga kampioni tek popullata është më i justifikueshëm kur:
a) përdoret një kampion i vogël sistematik
b) kampionimi cluster përdoret për popullatë të madhe dhe heterogjene
c) hipoteza zero konfirmohet, pavarësisht procedurave të përdorura të kampionimit
d) përdoret një kampion i përzgjedhur në mënyrë të rastësishme i madh në numër

10. Konsiderata më e rëndësishme në përzgjedhjen e kampionit është që kampioni duhet të jetë:


a) i përzgjedhur nga popullata nëpërmjet një tabele numrash të rastësishëm
b) i përbërë nga numër i madh subjektesh c) përfaqësues i popullatës
d) i përzgjedhur nga një numër i madh individësh ose elementesh

1
11. Një burim i vlefshëm informacioni, i karakterizuar nga mbledhja, analiza dhe interpretimi sistematik i të dhënave
është:
a) përvoja personale b) autoritetet c) kërkimi d) tradita

12. Çfarë lloj kërkimi është përdorur kur kërkuesi përdor edhe pyetësorët, testet, vrojtimet dhe intervistat në studimin
e tij?
a) sasior b) cilësor c) miks d) analitik e) të gjitha të mësipërmet

13. Një kërkues po studion ndikimin e dhunës në televizion ndaj sjelljes sociale të fëmijëve 11-13 vjeç. Ai përzgjedh 100
nxënës të shkollës nëntëvjeçare për të marrë pjesë në këtë studim. Këta nxënës janë:
a) subjekte b) popullata e shënjestruar c) popullata d) grupi kërkimor

14. Është e rëndësishme të kemi një përshkrim të plotë të kampionit me qëllim:


a) përshkrimin e popullatës b) përzgjedhjen e subjektive informues c) stratifikimin
d) përgjithësimin e rezultateve e) të gjitha të mësipërmet

15. Cila nga mënyrat e mbledhjes së të dhënave ka më shumë gjasa të përdoret në studimin cilësor?
a) intervistat dhe fokus grupet b) analiza e dokumenteve c) vrojtimet
d) të gjitha të mësipërmet e) vetëm a dhe c

16. Në një studim mbi ndikimin e sasisë së të parit televizor mbi agresivitetin e fëmijëve, sasia e parë e televizorit do të
jetë një variabël:
a) i varur b) i pavarur c) kontrollues d) ekzogjen

17. Cila nga të mëposhtmet ndikon pozicionin që kërkuesi merr në procesin e kërkimit?
a) fenomenologjia b) grupi i interesit c) kuadri i kërkimit d) dëshirueshmëria sociale

18. Në cilin nga nivelet e mëposhtëm munden kërkuesit të fokusojnë kërkimin e tyre?
a) individët b) grupe të vegjël c) organizata dhe shoqëri d) të gjitha të mësipërmet

19. Çfarë është një kontekst/ kuadër kampionimi?


a) konteksti që reflekton numrin e popullatës që hulumtohet
b) një listë e të gjithë njësive të popullatës nga e cila do të përzgjidhet kampioni
c) konteksti që paraqet një tërësi të rastësishme numrash d) asnjë nga të mësipërmet

20. Çfarë është një kampion i thjeshtë i rastësishëm?


a) një kampion në të cilin çdo njësi e popullatës ka probabilitete të njëjta për t’u përfshirë
b) një kampion në të cilin përzgjidhet një numër më i madh i një popullate
c) kur kërkuesi ka një kuotë specifike që duhet të përzgjidhet nga grupe të ndryshëm socialë
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

21. Kur është i përdorshëm kampioni shumëstadësh cluster?


a) kur kampioni është gjerësisht i përhapur gjeografikisht
b) kur kërkimi ndodh në kushtet e kufizimeve kohore dhe financiare
c) kur metoda e kampionimit probabilitar përdoret për të përgjithësuar rezultatet
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

22. Cila nga shprehjet e mëposhtme është e saktë?


a) pyetësorët që plotësohen vetë kanë më pak pyetje të hapura sesa llojet e tjerë të pyetësorëve
b) një pyetësor që plotësohet vetë u dërgohet me e-mail individëve
c) në një pyetësor që plotësohet vetë pyetjet duhet të jetnë të thjeshta për t’iu përgjigjur

2
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

23. Cili nga të mëposhtmit është një rregull i përgjithshëm i rëndësishëm për ta mbajtur të ngulitur ndërkohë që
hartojmë pyetjet?
a) mbaj në mendje pyetjet e tua kërkimore b) anjëherë mos bëj pyetje të mjegullta
c) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në mes të intervistës
d) përfshi gjithmonë pyetje personale dhe faktike në fillim të intervistës

24. Cili nga të mëposhtmit nuk është një avantazh i intervistës telefonike krahasuar me intervistën personale?
a) intervista telefonike është më pak e kushtueshme dhe më e shpejtë për t’u administruar
b) intervista telefonike mund të kontrollohet në lidhje me konsistencën e intervistuesit
c) gjatë intervistës telefonike, të anketuarit nuk ndikohen nga karakteristikat e intervistuesit
d) gjatë intervistës telefonike, intervistuesi mund të përfshihet në vrojtim

25. Përse përdoret metoda e fokus grupit?


a) i ofron kërkuesit të kuptuarin e ndjenjave të pjesëmarrësve
b) pjesëmarrësit janë në gjendje të theksojnë çështjet që janë të rëndësishme për ta
c) i ofron kërkuesve një mënyrë për të studiuar se si pjesëmarrësit i japin kuptim kolektiv fenomenit
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

26. Cili është roli i moderatorit në një intervistë fokus grupi?


a) të dominojë diskutimin dhe të drejtojë diskutimin drejt fushave specifike
b) të lehtësojë diskutimin dhe të mbajë bisedën në rrugën e duhur
c) të vrojtojë sjelljen e grupit d) të gjitha të mësipërmet

27. Cila nga të mëposhtmet nuk është një kufizim i intervistës së fokus grupit?
a) kërkuesi ka gjasa të ketë më pak kontroll mbi procedimet
b) të dhënat e gjeneruara janë të vështira për t’u analizuar sepse prodhojnë një volum tejet të madh informacioni
c) kjo lloj interviste mund të jetë konsumuese e madhe kohe
d) kjo lloj interviste merr parasysh ndërveprimin social

28. Si përzgjidhen pjesëmarrësit e fokus grupit?


a) përzgjedhja bazohet në grupimet profesionale ose organizative b) pjesëmarrësit përzgjidhen rastësisht
c) përzgjedhja bazohet në faktorët social-demografikë d) të gjitha të mësipërmet

29. Çfarë duhet të diskutojë një kërkues në fillim të intevistës së fokus grupit?
a) qëllimin dhe formatin e intervistës b) prezantim të grupit kërkimor dhe rolit të tyre
c) konventat1 rreth studimit d) të gjitha të mësipërmet

30. Analiza sekondare është lloji i kërkimit që .....:


a) përdor të dhëna që janë mbledhur nga organizata të tjera përgjatë funksionimit të biznesit të tyre
b) përdor të dhëna anketimesh të publikuara nga organizata si Instat
c) përdor të dhëna që janë mbledhur nga kërkues të tjerë d) të gjitha të mësipërmet

31. Përse kampionimi probabiltar është i rëndësishëm në kërkimin social?


a) sepse rrit barazinë - çdokush ka një shans të drejtë për të marrë pjesë në studimin kërkimor
b) sepse kërkuesi mund të vërtetojë që ka përzgjedhur pjesëmarrësit më të rëndësishëm për intervistë
c) sepse është e mundur të nxirren konkluzione nga një kampion i rastësishëm lidhur me popullatën nga e cila është
përzgjedhur

1
Mënyra se si funksionojnë gjërat, veçanërisht në një fushë apo aktivitet specifik
3
d) asnjë nga të mësipërmet

32. Cilët faktorë duhet të marrin studentët në konsideratë kur duan të përcaktojnë numrin korrekt të kampionit?
a) madhësinë absolute dhe relative të kampionit b) kohën dhe koston
c) heterogjenitetin e popullatës d) të gjithë të mësipërmit

33. Nëse është realizuar një intervistë me të gjithë menaxherët e kompanive më të rëndësishme të naftës në Itali,
studimi mund të përgjithësohet për popullatën e .....:
a) të gjithë kompanive në Itali b) të gjithë menaxherëve në Itali
c) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në Itali
d) të gjithë menaxherëve të kompanive të naftës në botë

34. Cila nga të mëposhtmet nuk është një avantazh i pyetësorëve që plotësohen vetë krahasuar me intervistën e
strukturuar?
a) pyetësorët që plotësohen vetë2 janë më pak të kushtueshëm sesa intervista e strukturuar
b) pyetësori që plotësohet vetë nuk përfshin efektet e intervistuesit
c) është e mundur të pyesësh shumë pyetje në pyetësorin që plotësohet vetë
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

35. Procesi i nxjerrjes së një kampioni nga një populate njihet si…..:
a) kampionimi b) census3 c) hulumtim kërkimor d) asnjë nga të mësipërmet

36. Një pyetje e mbyllur është ajo që...:


a) ofron një llojshmëri fikse përgjigjesh b) është e thjeshtë për t’u plotësuar
c) mundëson krahasueshmërinë e përgjigjeve për të gjitha pyetjet d) të gjitha të mësipërmet

37. Cila nga të mëposhtmet nuk përbën një avantazh të pyetjeve të mbyllura?
a) në intervista, pyetjet e mbyllura reduktojnë mundësinë për shumëllojshmëri në regjistrimin e përgjigjeve
b) është e thjeshtë për të përpunuar përgjigjet e pyetjeve të mbyllura
c) pyetjet e mbyllura nuk mundësojnë spontanitetin në përgjigjet e të anketuarve
d) pyetjet e mbyllura shpesh qartësojnë kuptimin e pyetjeve për të anketuarit

38. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të mbyllura?


a) është e vështirë për kërkuesin që të hartojë përgjigje të detyruara reciprokisht përjashtuese
b) është e vështirë për kërkuesit të analizojë të gjitha përgjigjet e mundshme të detyruara për pyetjet e mbyllura
c) kur përdoren shumë pyetje të mbyllura mund të jetë e vështirë që të vendosen lidhje midis intervistuesit dhe të
intervistuarit
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

39. Cila nga të mëposhtmet përbën një disavantazh të pyetjeve të hapura?


a) kodimi është më i vështirë kur pyetjet e hapura krahasohen me pyetjet e mbyllura
b) pyetjet e hapura mund të shkaktojnë diferenca midis intervistuesve që mbajnë shënim përgjigjet
c) transkriptimi i pyetjeve të hapura është proces që konsumon shumë kohë
d) të gjitha të mësipërmet

40. është një tërësi elementësh të marrë nga një populate më e madhe sipas disa rregullave specifikë.
a) kampion b) popullatë c) variabël d) element

2
Me pyetësorë që plotësohen vetë kuptohen të gjithë pyetësorët të cilët plotësohen nga individët e anketuar pa praninë e anketuesit, të tillë mund të jenë
pyetësorët online ose të ëdrguar me postë.
3
Census – numërimi i popullsisë dhe banesave
4
41. Cili nga variablat e mëposhtëm të pavarur nuk mund të manipulohet në një studim kërkimor?
a) gjinia b) etnia c) inteligjenca ose veçori të tjera d) asnjë nga të mësipërmet

42. Mira në detyrën e saj të kursit dëshiron të paraqesë grafikisht kontributin që sektorët e ekonomisë japin në
produktin e brendshëm bruto. Sipas jush, forma më e përshtatshme do të ishte:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

43. Një kërkues ishte i interesuar për të studiuar se përse “matematika e re” e viteve 1960 dështoi. Ai intervistoi disa
mësues që përdorën matematikën e re gjatë viteve 1960. Mësuesit konsiderohen si:
a) burime primarë b) burime sekondarë c) kritikë të jashtëm d) kritikë të brendshëm

44. përdoren kur ju doni të analizoni vizualisht lidhjen midis dy variablave sasiorë:
a) grafiku kolonë b) diagrama rreth c) diagrama vijë d) diagrama shpërndarje

45. Një avantazh i përdorimit të programeve kompjuterikë për të dhënat cilësore është se ata…..:
a) mund të reduktojnë kohën e kërkuar për analizimin e të dhënave
b) i bëjnë shumë procedura, që rrallë mund të realizohen manualisht për shkak të kufizimeve kohore, të disponueshme
c) ndihmojnë në ruajtjen dhe organizimin e të dhënave d) të gjitha të mësipërmet

46. Cila nga të mëposhtmet është një avantazh i të dhënave sekondare:


a) janë specifike ndaj nevojave të kërkimit b) janë të përditësuara
c) janë të shpejta d) u siguron kërkuesve kontroll ndaj studimit

47. Cili nga të mëposhtmit është një burim i kërkimit primar të tregut:
a) publikimet qeveritare b) fokus grupi c) motorët e kërkimit në internet d) periodikët e industrisë

48. Qëllimi i kampionimit të rastësishëm është të sigurojë:


a) një madhësi të mjaftueshme kampioni b) një popullatë të shënjestruar dhe të përkufizuar qartësisht
c) përfaqësueshmërinë e kampionit d) përfaqësimin e nëngrupeve specifikë në popullatë

49. Cila nga të mëposhtmet është një avantazh i kampionimit të rastësishëm?


a) është i thjeshtë për t’u kryer b) ka shumë gjasa që të përfitihet një kampion përfaqësues
c) plotëson kushtet e procedurave të zakonshme statistikore që përdoren për të analizuar të dhënat sasiore
d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

50. Cili nga të mëposhtmit përfaqëson një avantazh të pyetësorit kundrejt intervistës?
a) një pyetësor zakonisht është më pak i kushtueshëm b) pyetësori është më efiçent c)
mund të anketohet një kampion më i madh në numër duke përdorur pyetësorin d) të gjitha të mësipërmet

51. Një avantazh kryesor i intervistës personale është:


a) shpenzimi b) numri i mungesës së përgjigjes c) thellësia e përgjigjeve d) efiçenca

52. Përgjithësisht, kërkuesi duhet të zhvillojë një pyetësor që është:


a) tërheqës b) i shkurtër c) i thjeshtë për t’iu përgjigjur d) të gjitha të mësipërmet

53. Cila nga të mëposhtmet është një karakteristikë e një pyetjeje të mirë në pyetësor?
a) adreson një koncept të vetëm b) eviton përdorimin e zhargonit
c) eviton drejtimin e të anketuarit d) të gjitha të mësipërmet

54. Cila nga të mëposhtmet është një arsye e mirë për të zhvilluar një plan për studimin e tregut?
a) ofron strukturën e studimit b) redukton mundësitë e gabimeve të kushtueshëm

5
c) kursen kohë d) të gjitha të mësipërmet e) asnjë nga të mësipërmet

55. Arsyeja primare për një biznes e interpretimit të gjetjeve statistikore është të:
a) influencojë blerësit b) rrisë prodhimin c) promovojë kreativitetin d) ndihmojë vendimmarrjen

56. Çfarë është një kampion?


a) një segment e popullatës së përzgjedhur për një hulumtim b) numërimi i të gjithë popullatës
c) një listë e të gjithë njësive të një populate d) një burim i gabimeve që nuk lidhen me kampionimin

II. Pyetje për diskutim:

- Metoda e mbledhjes së të dhënave: përkufizimi, pse është e rëndësishme?


- Llojet e të dhënave: primare dhe sekondare. Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e secilës prej tyre?
- Qasjet në mbledhjen e të dhënave dhe mënyrat e mbledhjes së tyre: sasiore dhe cilësore. Citoni të
paktën tri mënyra të mbledhjes së të dhënave sasiore ose cilësore; cilat janë avantazhet ose disavantazhet e
tyre?
- Cilët janë faktorët kryesorë, të cilët përcaktojnë mënyrën e mbledhjes së të dhënave? Jepni shembuj
praktikë.
- Çfarë është pyetësori? Çfarë natyre mund të ketë ai? Cili është lloji i pyetjeve që mund të përmbajë dhe
cilat janë karakteristikat që ato duhet të plotësojnë?
- Çfarë është kampioni? Përse është i rëndësishëm kampionimi? Cilat janë disa nga mënyrat e
përzgjedhjes së kampionit (të paktën tri)? Cilat janë avantazhet apo disavantazhet e mënyrave të
përmendura?
- Cilët janë hapat në dizenjimin e kampionit? Trajtoni shkurtimisht secilin prej tyre.
- Cilat janë disa nga mënyrat e paraqitjes së të dhënave (të paktën tri), karakteristikat e tyre, ilustojeni
secilën me të paktën nga dy shembuj.

You might also like