Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

projekt

Emer Mbiemer Sara


Biba,

Lenda Histori ,

Klasa VII V
Zef Serembe
Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi më 6
mars të vitit 1844 në Strigari (it.: San Cosmo
Albanese) të krahinës së Kozencës, ishte poet
lirik arbëresh. Studioi në Kolegjin e Shën Adrianit
në Shën Mitrin ku pati mësues De Radën, me të cilin
më vonë u bë mik. Varfëria dhe shëndeti i keq e
detyruan Seremben të ndërpresë shkollën dhe të
kthehet në fshatin e lindjes.[1]
Ra në dashuri në moshë të re me një bashkëfshatare
të tij, e cila më vonë u shpërngul familjarisht
në Brazil dhe vdiq pak kohë pasi kishte arritur aty. I
pushtuar nga kjo humbje ai mori detin për në Brazil
në vitin 1874 në kërkim të një jete të re si dhe me
mendimin të gjente të paktën atje varrin e saj. Me
ndihmën e një letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit
në oborrin perandorak të Dom Pedro II. Pas një
dashuriçke këtu, ai u kthye në Evropë, i zhgënjyer e i pikëlluar nga jeta e oborrit. Me
kthimin e tij më 1875 ai pësoi edhe një kthesë tjetër fati edhe më të keqe. Atij iu vodhën
te gjitha paratë që kishte, me sa duket në portin e Marsejës. Iu desh të kthehej në
këmbë për në Itali dhe thuhet se gjatë rrugës humbi shumë dorëshkrime.
Në Livorno Dhimitër Kamarda e pajisi me një biletë treni për pjesën e mbetur të rrugës
për në Kozencë. Hidhërimi dhe depresioni kohor ose forma të tjera të çrregullimit
mendor apo shpirtëror e shoqëruan atë gjithnjë dhe e kthyen atë në një vetmitar dhe
njeri të pasigurt. Në vetminë e tij ndjenjësore, Italia u bë për të gjithnjë e më tepër dheu i
huaj. Në vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbëreshe në Sicili, te Hora e Arbëreshëve, duke u
lidhur më tepër me zakonet, me folklorin, me të folmet e ndryshme të arbëreshëve, me
ndjenjat dhe ëndërrimet e tyre, me ndjenjën e madhe të çlirimit të atdheut të të parëve.
Po nuk gjeti asgjëkundi qetësinë e shpresuar. Gjatë këtyre shtegtimeve ai improvizonte
poezi dhe i recitonte ato kudo që shkonte, si një poet popullor. Disa prej këtyre
vjershave qarkulluan si poezi popullore. Në vitin 1893 udhëtoi për në Amerikë, ku jetoi
për dy vite.
Një vëllim i vargjeve të tija në italishte u botuan në vitin 1895 në Nju Jork. Në
vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria për në Amerikën e Jugut për herë të dytë dhe u
përpoq të rifillonte një jetë të re në Buenos Aires Argjentinë. Në vitet që pasuan u sëmur
dhe vdiq në vitin 1901 në Shën Pali, Brazili.
Veprat letrare
Shumë prej veprave (punëve) të Serembes (poezi, drama dhe një përkthim i Psalmeve
të Davidit) që ai shpesh i rishikonte e i ndryshonte, humbën gjatë jetës së tij endacake.
Sa qe gjalle ai botoi vetëm: "Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese"
(Poezi italiane e këngë origjinale të përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht
dhe shqip, "Il reduce soldato, ballata lirica", 1895 Nju Jork (Kthimi i
ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në italisht, dhe "Sonetti vari" (Sonete të
ndryshme) Napoli 1891, një përmbledhje shumë të rrallë prej 42 sonetesh me një
parathënie (hyrje), me një shkrim të imtë të ndrydhur në vetëm 4 faqe. Ja këtu një copë
e parathënies : “ E ky është motivi për të cilin, o Rini e shkëlqyeshme Italiane, vendosa
me zemër të thyer të jap për botim këtë vëllimth ku, së bashku me përkthimin fjalë për
fjalë të disa këngëve të mia origjinale shqipe, kam futurë edhe disa poezi të miat italisht,
të diktuara pothuaj në mënyrë të improvizuar, sipas kërkesës së miqve, me shpresë që
me të hollat nga shitja e këtyre të mund t’i grumbulloj mjetet që më janë të nevojshme
për t’ia arritur qëllimit që i kam caktuar vetes.”
Një poemë u duk edhe në revistën e Zef Skiroit (Giuseppe Schiro) Arbri i Ri me 31
mars 1887. 39 prej poemave te tij shqipe "Vjersha" u botuan pas vdekjes së tij në
vitin 1926 në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe. Punë të tjera tij u gjendën
në arkiva të ndryshme dhe dorëshkrimet në vitet e fundit dhe disa prej poemave në të
vërtetë mbijetuan në përcjellje gojore midis fshatarëve të San Cosmo Albanese. Kjo
shenjë e popullaritetit te tij ne vendlindje është tepër për t’u habitur nga që ai pjesën më
të madhe të jetës së tij e kaloi larg tij.
Vjershat e Serembes kanë karakter të trishtë e melankolik, por shpesh janë patriotike e
idealistike në frymëzim. Njohës të letërsisë e radhisin midis poetëve më të mirë lirikë që
letërsia shqipe ka pasur ndonjëherë, të paktën para kohëve moderne. Temat e tij
shtrihen nga lirika melodioze në dashurinë e evlogisë (fjalëve të ëmbla) për vendlindjen
e tij (qoftë Italia, vendlindja e tij apo Shqipëria, toka e ëndrrave të tija), poema elegante
mbi miqësinë dhe bukuritë e natyrës (amtyrës), dhe vjersha me frymëzim fetar. Ndër
poemat e tij romantike të mallit kombëtar, të cilat fuqizojnë lidhjen letrare me ngritjen e
brezit të poetëve të Rilindjes në shekullin e 19-të në Shqipëri, janë lirikat e kushtuara
atdheut të tij të humbur, Ali Pashë Tepelenës , Dora d`Istrias dhe Domeniko Mauros.
Megjithëse ai mund të ketë qenë atdhetar, ai nuk ishte një poet intelektual që mund të
na afrojë kronika poetike mbi të kaluarën e Shqipërisë. Ai qe një poet i ndjenjave,
idealeve, vetmisë e zhgënjimit.
Tituj të veprave[
 Poesie italiane e canti originali tradotti dall`àlbanese (Poezi italiane e këngë origjinale të
përkthyera nga shqipja), Kozencë 1883 në italisht dhe shqip
 Il reduce soldato, ballata lirica, 1895 Nju Jork (Kthimi i ushtarit, baladë lirike); vargje vetëm në
italisht
 Sonetti vari (Sonete të ndryshme) Napoli 1891
 Vjershe [2] – 1926 botuar në Milano nga nipi i tij Cosmo (Kozmo) Serembe

You might also like