Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 9

UNIVERSITETI FAN.S.

NOLI

FAKULTETI EKONOMIK

DEGA:ASISTENT MENAXHER

LENDA:ORGANIZIMI I

INFORMACIONIT DHE BAZA E

TE DHENAVE

DETYRE KURSI

TEMA:NORMALIZIMI I BAZES SE TE DHENAVE

PUNOI: PRANOI:

VITI 2024

Baza e të dhënave
Baza e të dhënave ose databaza (ang. database) është një grumbullim i të dhënave
kompjuterike të paraqitura në mënyrë të organizuar . Bazat e vogla të të dhënave
mund të ruhen në sisteme skedarësh, ndërsa për bazat e mëdha të të dhënave
priten në një grumbull kompjuter (ang. computer cluster) ose ruajtja në renë
kompjuterike (ang. cloud storage).Një sistem i menaxhimit të bazës së të dhënave
mundëson lidhjen mes përdoruesve, aplikacioneve dhe vetë databazës për të kapur
dhe analizuar të dhënat.

Bazat e të dhënave informatike janë programe të cilat shërbejnë për të mbajtur,


ruajtur dhe përdorur lehtësisht të dhëna dhe dokumente të ndryshme. Bazat e të
dhënave janë të ndërtuara në formën e një matrice ku kolonat përmbajnë tipin
elementeve përbërëse të informacionit kurse rreshtat përmbajnë vetë
informacionet.

TABELAT E DATABAZËS
Një tabelë ruan dhe shfaq të dhënat në një format të strukturuar që konsiston në
kolona dhe rreshta. Databazat zakonisht përmbajnë shumë tabela, secila e
projektuar për një qëllim specifik. Për shembull, imagjinoni një tabelë databazë që
mban të dhënat e id, lenda, nota. Së pari, ndërtohen kolonat me emrat e tyre: id,
lenda, nota. Çdo tabelë ka fushën e vet të përcaktimit të të dhënave, në varësi të
të dhënave që do të ruhen.

Tipet e të dhënave
Tipi i të dhënave specifikon një tip të dhënes për një kolonë të caktuar.
Tipet më të zakonshme të të dhënave:

Numerike:

 INT – Numrat e plotë.


 FLOAT(M,D) – Numrat me presje notuese. Mund të përcaktohet edhe
gjatësia (M) dhe numri i shifrave pas presjes (D).
 DOUBLE(M,D) – Numrat me presje notuese. Mund të përcaktohet edhe
gjatësia
 (M) dhe numri i shifrave pas presjes (D).

Data dhe Ora:

 DATE - Data në formatin YYYY-MM-DD.


 DATETIME – Një kombinim i datës dhe orës YYYY-MM-DD HH:MM:SS.
 TIMESTAMP – Një timestamp, që nga mesnata e January 1, 1970
 TIME – Ruan orën në formatin HH:MM:SS.

Tipi i stringjeve:

 CHAR(M) – String karakteresh me gjatësi fikse maksimumi 255 bytes.


 VARCHAR(M) – String karakteresh me gjatësi varaiablash. Vlera maksimale e
 përcaktuar në kllapa.
 BLOB - "Binary Large Objects" përdoren për ruajtjen e sasive të mëdha të
dhënash
 binare, si imazhet ose tipet e tjera të të dhënave.
 TEXT – Sasi e madhe të dhënash tekst.

Normalizimi i databases
Normalizimi i databazës është procesi i organizimit të atributeve dhe tabelave të
një databaze relacionale për minimizimin e përseritjes së të dhënave. Normalizimi
përfshin dekompozimin e një tabele në tabela më pak redudante (dhe më të vogla)
por pa e humbur informacionin; definimin e çëlesave të huaj në një tabele të
vjetër që i referencohen çëlesave primarë të tabelave të reja.Objektivi është të
izolohen të dhënat ashtu që shtimi,fshirja dhe modifikimi i një atributi mund të
bëhet vetëm në një tabele dhe të përcillet tek të gjitha tabelat tjera duke
përdorur çëlesat e huaj. Edgar F.Codd, krijuesi i modelit relacional, paraqiti
konceptin e normalizimit dhe atë se çka e njohim sot si Forma parë e
normalizimit(1NF) në vitin 1970. Codd definoj gjithashtu edhe Formën e
dytë(2NF) dhe Formën e tretë normale(3NF) në vitin 1971, ndërsa Codd dhe
Raymond F.Boyce definuan Formën normale të Boyce-Codd-it në vitin 1974.
Jozyrtarisht, një databazë shpesh e përshkruajm si të normalizuar nëse është në
Formën e tretë normale. Shumica e tabelave 3NF janë të pastruara nga anomalitë
e insertimit,modifikimit dhe fshirjes së të dhenave.

Modeli relacional ndanë dizajnin logjikë nga dizajni fizikë: DBMS performanca
është çështje e përdorimit të indeksave, konkretizimit të pamjeve, baferave të
mëdhenjë, etj.Nuk është çështj e të ndryshuarit dizajnin lokal.

Një shembull tipik i normalizimit është së një ID-ja unike e një entiteti ruhet
kudo në sistem por emri tij përmbahet në vetëm një tabele.Emri mund të
ndryshohet më lehtë në një rreshtë të një tabele.Modifikim tipik i një shembulli
të këtillë do të ishte ndryshimi i emrit të Universitetit Haxhi Zeka në Universiteti
i Pejës.Ai modifikim do të ndodhte vetëm në një vend dhe menjëherë do të
shfaqej emri i ndryshuar përgjatë sistemit.

Normalizimi është një pjesë e rëndësishme - por vetëm një pjesë e


procesit të dizajnit.
Objektiv bazë i formës së parë të normalizimit i definuar nga Codd-i në 1970
ishte autorizimi i të dhenave që të krijohen pyetsorë në to dhe manipulimi i tyre
duke përdorur një "nën-gjuhë univerzale e të dhënave" e bazuar në "logjikën e
renditjes së të parit". (SQL është një shembull i një nën-gjuhë të tillë, megjithëse
Coddi e cilësonte me të meta.)

Objektivat e normalizimit përtej 1NF(Formës së parë të normalizimit) ishin


deklaruar nga Codd si në vijim:

1. Lirimi i kolekcioneve të relacioneve nga insertimet e padëshirueshme,pavarësia e


modifikimit dhe fshirjes;

2. Reduktimi i nevojës për ristrukturimin e kolekcioneve të relacioneve, pasi të


shtohen të dhëna të reja, dhe njëkohësisht të ngritet jetë-gjatësia e programit;

3. Krijimi i nje modeli relacional sa më informativ për përdoruesit;

4. Krijimi i kolekcioneve të relacioneve neutrale për statistikat e pytësoreve, ku


statistikat janë përgjegjëse të ndryshojnë me kalimin e kohës.
Shembull
Krijimi i pytësorve dhe manipulimi me të dhëna brenda një strukture të të dhënave
që nuk është e normalizuar, si prezantimi i transakcioneve të kredit kartelave të
konsumatorëve në tabelën e më poshtme, përfshin më shumë kompleksitet sesa që
është e nevojshme

Konsumatori Transaksioni

Blend Tr.
Data Shuma
ID

12890 14-shkurt-2015 87

12904 22-prill-2015 50

Drilon Tr.
Data Shuma
ID

12898 11-prill-2015 21

Arian Tr. ID Data Shuma

12907 15-janar-2015 18

14920 20-prill-2015 70

15003 01-qershor-2015 60
Çdo konsumatori i korespondon një grup i transkacioneve. Evaluimi i ndonjë
pytësori lidhur me transakcioneve të konsumatorëve në përgjithësi do të
përfshinte dy fazaË

1. Shpaketimi i një apo më shum grupe të transkacioneve duke lejuar


transakcionet individuale në një grup të ekzaminohen, dhe
2. Derivimi i një rezultati të një pytësori bazuar në rezultatet e fazës së parë
Për shembull, në mënyrë që të gjejmë shumën totale të parave të transkacioneve
të kryera në prill të vitit 2015 për të gjithë konsumatoret, sistemi duhet të dijë
që së pari duhet të shpaketojë grupin e transakcioneve të secilit konsumatorë,
atëherë t'i mbledh shumat e transakcioneve ku data e transakcionit është prill
2015.
Një nga mprehtësitë e Codd-it ishte se ky kompleksitet strukturor mundet
gjithmonë komplet të largohet, duke na dhenë pytësor më të fuqishem dhe më
fleksibil në mënyren se si ata formulohen(nga përdoruesit dhe aplikcationet) dhe
evaluohen(nga DBMS).Forma e normalizuar e tabelës më lartë do të dukej kështu:

Konsumatori Konsumatori ID

Blend 1

Drilon 2

Arian 3
Tani secili rreshtë përfaqson një transakcion individual, dhe DBMS mund të jap
përgjigjen në interesat e
Konsumatori ID Tr. ID Data Shuma përdoruesit, thjeshtë duke
gjetur të gjithë rreshtat në
datat e muajit prill, dhe duke
1 12890 14-shkurt-2015 87 mbledhur shumën e tyre. Verzioni
i normalizuar i databazes e lejon
përdoruesin të ndryshojë emrin e
1 12904 22-prill-2015 50 përdoruesit në një vend dhe na
mbron nga gabimet që shfaqen
nese emri gabohet në ndonjë
2 12898 11-prill-2015 21 rekord.

3 12907 15-janar-2015 18

3 14920 20-prill-2015 70

3 15003 27-qershor-2015 60
Format normale te databazes:
• Forma e parë normale (1NF)

• Forma e dytë normale (2NF)

• Forma e tretë normale (3NF)

 Forma e katërt normale (4NF)


 Boyce-Codd normal form (BCNF)

You might also like