Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 15

REPUBLIKA E SHQIPERISË

GJYKATA E LARTË
KOLEGJI CIVIL

Nr. 11115-01225-00-2011 i Regj.Themeltar


Nr. 00-2014-4056 i Vendimit (644)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda ANDREA Kryesues


Admir THANZA Anëtar
Artan BROCI Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 10.12.2014, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket


palëve:

PADITËS i KUNDËRPADITUR: Fitim HATIA, i pa përfaqësuar me avokat.

TË PADITUR KUNDËRPADITËS: Qamil XHERAJ,


Xhabir XHERAJ, të përfaqësuar nga av.Ardian
Kasapi me prokurën e posaçme nr.1600 rep., nr.440
kol., datë 01.12.2104.

PERSONA TË TRETË: Z.R.P.P DURRËS, në mungesë,


SHOQATA E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË
TË SHQIPËRISË DHE INSTITUTI I TË
PËRNDJEKURVE POLITIKË, TIRANË, në
mungesë,
DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE
SHITJES SË PRONËS PUBLIKE, SEKTORI I
SHITJES SË PRONAVE, PRANË MINISTRISË
SË FINANCAVE, në mungesë,
DREJTORIA RAJONALE E BUJQËSISË DHE
USHQIMIT, MBROJTJES SË
KONSUMATORIT, QARKU DURRËS, në
mungesë.

OBJEKTI I PADISË: 1.Detyrimin e të paditurve të lirojë dhe dorëzojë


pasuritë nr.15/66 me sipërfaqe 516 m2 dhe 15/67 me
sipërfaqe 516 m2, të ndodhura në zonën kadastrale
nr.8516, Shkozet Durrës, që i përkasin regjistrit
hipotekor Nr.25, datë 19.05.2005.

1
2.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të 4
kontratave të shitjes të kryera ndërmjet Nimete
Xheraj, përfaqësues i AKP Durrës dhe Drejtorit të
Shkollës Mekanike Bujqësore të cilat janë:
-Kontrata e datës 05.04.1996, për objektin hangar
automjetesh.
-Kontrata e datës 05.04.1996, për objektin lavanderi
magazinë.
-Kontrata e datës 07.03.1996, për objektin hangar
traktori.
-Kontrata e datës 07.03.1996, për objektin depo
qymyri.
3.Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dy
kontratave të shitblerjes lidhur ndërmjet Nimete
Xheraj dhe Drejtorit të Shkollës Mekanike Bujqësore
të cilat janë:
-Kontrata për objektin hangar automjetesh me nr.
2651/1023, datë 06.04.1996, e regjistruar në
regjistrin hipotekor të Z.V.R.P.P Durrës më Nr.8147,
datë 17.05.1996.
-Kontrata me nr.2060/594, datë 11.03.1996, për
objektin hangar traktori e regjistruar në regjistrin
hipotekor të Z.V.R.P.P Durrës më nr.7804, datë
21.03.1996, duke i ç’regjistruar ato nga regjistrat
hipotekor.
-Pavlefshmërinë absolute të akteve të pronësisë të dy
të paditurve Qamil dhe Xhabir Xheraj lëshuar nga
ZRPP Durrës, duke kërkuar fshirjen nga regjistrat
hipotekor të kësaj zyre të pasurisë së Qamil Xheraj,
nr.15/70 Z.K 8516, me sipërfaqe 566.2 m2 me
nr.regjistri hipotekor 9642, datë 27.02.1997 si dhe të
pasurisë së Xhabir Xheraj me nr.15/88 Z.K 8516 me
sipërfaqe 546 m2 me nr.regjistri hipotekor 19, datë
14.04.2003.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32, 36, 41, 45, 153, të K.Pr.Civile dhe nenet
92/a e vijues si dhe neni 296 të K.Civil.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË: 1.-Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës


së shitblerjes nr.179/75, datë 25.01.2005, midis
paditësit të k/paditur Fitim Hatia dhe personit të tretë
Shoqata e të Përndjekurve Politik.
2.-Ç’regjistrimin e kësaj kontrate pranë Z.R.P.P
Durrës.
3.-Pavlefshmërinë absolute të akteve të pronësisë
nr.25, datë 19.05.2005, të lëshuara nga Z.R.P.P
Durrës.

BAZA LIGJORE: Nenet 160, 192 të K.Pr.Civile dhe neni 92 e vijues i


K.Civil.

2
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.1988, datë 16.09.2005, ka vendosur:
- “Pranimin e kërkesë padisë të paditësit të k/paditur Fitim Hatia kundër të paditurve
k/paditësa Qamil Xherai dhe Xhabir Xherai.
- Fshirjen nga regjistrat e Z.R.P.P.Durrës të pasurisë Nr.15/70 me sipërfaqe 566.2 m.2
e ndodhur në zonën kadastrale Nr.8516, sipas regjistrit hipotekor Nr.9642, datë
27.02.1997, në emër të të paditurit k/paditës Qamil Xherai.
- Detyrimin e të paditurit k/paditës Qamil Xherai ti lirojë dhe dorëzojë paditësit të
k/paditur pasurinë e paluajtëshme me Nr.15/66 e ndodhur në zonën kadastrale
Nr.8516, me sipërfaqe 564 m.2 sipas regjistrit hipotekor Nr.25, datë 19.05.2005, që i
përgjigjet pasuria Nr.15/70 sipas vërtetimit hipotekor Nr.9642, datë 27.02.1997, të të
paditurit k/paditës Qamil Xherai.
- Fshirjen nga rregjistrat e Z.R.P.P.Durrës të pasurisë Nr.15/88 me sipërfaqe 546 m.2 e
ndodhur në zonën kadastrale Nr.8516, sipas rregjistrit hipotekor Nr.19, datë
14.04.2003, në emër të të paditurit k/paditës Xhabir Xherai.
- Detyrimin e të paditurit k/paditës Xhabir Xherai t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit të
k/paditur pasurinë e paluajtshme me Nr.15/67 e ndodhur në zonën kadastrale
Nr.8516, me sipërfaqe 516 m.2, sipas rregjistrit hipotekor Nr.25, datë 19.05.2005, që i
përgjigjet pasuria Nr.15/67 dhe pjesërisht pasuria 15/88 sipas vërtetimit hipotekor
Nr.19, datë 14.04.2003, të të paditurit Xhabir Xherai.
- Rrëzimin e kundërpadisë së të paditurve k/paditësa Qamil Xherai dhe Xhabir Xherai,
kundër paditësit të k/paditur Fitim Hatia, si të pambështetur në ligj dhe në prova.”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.127, datë, 13.03.2006, ka vendosur:


- “ Prishjen e vendimit Nr.1988, datë 16.09.2005, të Gjykatës së Shkallës së Parë
Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.”

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendimin Nr.00-2007-669 (735), datë 25.05.2007, ka


vendosur:
- “ Mospranimin e rekursit të paraqitur nga Fitim Hatija, kundër vendimit Nr.127, datë
13.03.2006, të Gjykatës së Apelit Durrës.”

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin Nr.1600, date 26.05.2008, ka vendosur:


 “ Pranimin e kërkesë-padisë të paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia duke detyruar
të paditurit kundërpaditësa Qamil Xherai dhe Xhabir Xherai t’i lirojnë dhe dorëzojnë
pasuritë me Nr.15/66 me sipërfaqe 564 m.2 dhe Nr.15/67 me sipërfaqe 516 m.2 të
ndodhura në Zonën Kadastrale Nr.8516, lagja Nr.14, Shkozet Durrës, që i përket
regjistrit hipotekor Nr.25, datë 19.05.2005.
 Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të katër kontratave të shitjes të kryera ndërmjet
Nimete Xherai dhe përfaqësuesit të AKP-së Durrës dhe Drejtorit të Shkollës Mekanike
Bujqësore, konkretisht:
- Kontrata e datës 05.04.1996 për objektin “ hangar automjetesh “;
- Kontrata e datës 05.04.1996 për objektin “ lavanderi magazinë “;
- Kontrata e datës 07.03.1996 për objektin “ hangar traktori “;
- Kontrata e datës 07.03.1996 për objektin “ depo qymyri “.
 Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dy kontratave të shitblerjes lidhur ndërmjet
Nimete Xherait dhe Drejtorit të Shkollës Mekanike Bujqësore konkretisht:
- Kontrata për objektin “hangar automjetesh “me Nr.2651/1023, datë 06.04.1996 e
regjistruar në regjistrin hipotekor të ZVRPP Durrës me nr.8147, datë 17.05.1996.

3
- Kontrata me nr.2060/594, datë 11.03.1996 për objektin “hangar traktori” e
regjistruar në regjistrin hipotekor të ZVRPP Durrës me Nr.7804, datë 21.03.1996 dhe
ç’regjistrimin e tyre nga regjistrat hipotekor.
 Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të akteve të pronësisë të dy të paditurve Qamil
dhe Xhabir Xherai lëshuar nga ZRPP Durrës, të pasurisë së Qamil Xherai, me
Nr.15/70 ZK 8516 me sipërfaqe 566.2 m.2 me Nr.regjistri hipotekor 9642, datë
27.02.1997 si dhe të pasurisë së Xhabir Xherai me nr.15/88 ZK 8516 me sipërfaqe 546
m.2 me nr.regjistri hipotekor 19, datë 14.04.2003 dhe fshirjen nga regjistrat hipotekor
të këtyre pasurive.
 Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurve kundërpaditësa, Qamil Xherai dhe Xhabir
Xherai, kundër paditësit të kundërpaditur Firim Hatia si të pambështetur në prova e
në ligj.
 Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurve k/paditës.”

Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011, ka


vendosur:
“ Ndryshimin e vendimit civil Nr.1600, datë 26.05.2008, të Gjykatës së Rrethit
gjyqësor Durrës si më poshtë:
 Rrëzimin e padisë së paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia, si të pabazuar në prova e
në ligj.
 Pranimin e kundërpadisë.
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes Nr.179/75, datë
25.01.2005 të lidhur midis paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia dhe personit të
tretë, Shoqata e të Përndjekurve Politik dhe kthimin e palëve në gjendjen e
mëparshme.
- Ç’regjistrimin e kësaj kontrate nga regjistrat e ZRPP Durrës.
 Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia.”

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës, në bazë të nenit 472 të Kodit të


Proçedurës Civile, kanë ushtruar rekurs paditësi Fitim Hatia dhe personat e tretë
Shoqata Kombëtare e të Përndjekurve Politikë si dhe Instituti i Integrimit të
Përndjekurve Politikë, të cilët kërkojnë prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Durrës
nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011 dhe lënien në fuqi të vendimit nr.1600, date
26.05.2008, të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës duke parashtruar rekurset në mënyrë të
përmbledhur me këto shkaqe:
- Gjykata e Apelit në shqyrtimin e çështjes nuk ka marrë në konsideratë dy aktet e
ekspertimit grafik të ekspertit dr.Estref Myftari nga të cilat rezultojnë se dy
kontratat e shitjes datë 05.04.1996 për objektet “Lavanderi-magazinë” dhe
“Hangar Automjetesh” janë absolutisht të pavlefshme sepse janë kryer në
mashtrim të ligjit, pasi ato rezultojnë të fallsifikuara.
- Në shkresën “Për konfirmim privatizimi” të dërguar nga D.A.SH.P.P Tiranë këto
dy objekte nuk figurojnë në dokumentacionin për shitje të Shkollës së Ulët
Mekanike-Bujqësore.
- V.K.M nr.283, datë 25.06.1992, pika 2 parashikon se: “...në ҫdo rast kalimi i
pronës nga ana shtetërore në private bëhet nga A.K.P dhe degët e saj në rreth a
rajone, pasi të jetë marrë miratimi nga ministritë përkatëse”,dhe që në rastin e
shitjes së objekteve nuk rezulton të jetë marrë ky miratim, duke i bërë kështu këto
kontrata (veprime juridike) absolutisht të pavlefshme, pasi bien në kundërshtim me
një normë urdhëruese të ligjit sipas nenit 92/a të Kodit Civil.

4
- Aktet e sjella nga D.A.Sh.P.P në fletën “formulari i shitjes ose i dhënies së tokës
me qira”, flet për objektin “Hangar Traktorësh” me sip.234 m2, ndërkohë që sipas
skicave shoqëruese objekti figuron me sip.140.4 m2, pra me mospërputhje të sip.,
për të njëjtin objekt si dhe nuk përputhen me skicat kufijtë e pronës.
- Kontratat objekt gjykimi nuk rezultojnë të jenë regjistruar në regjistrat hipotekore
të Z.R.P.P.Durrës.
- Në dy kontratat e cituara në shtesën e objektit të padisë janë kontrata të bëra
vetëm ndërmjet palëve: Përfaqësuesit të Drejtorit të Shkollës së Ulët Mekanike-
Bujqësore dhe Nimete Xheraj, dhe pa nënshkrimin e përfaqësuesit të A.K.P Durrës
dhe gjithashtu mungon dhe autorizimi për shitje nga Ministria përkatëse që ka në
varësi këtë shkollë.
- Pavarësisht pretendimit të D.A.SH.P.P se këto kontrata janë të ligjshme, për asnjë
rast nuk u provua se ato kanë dalë nga fondi i Ministrisë së Bujqësisë, e kundërta
ka ndodhur me shkresën e vitit 2002 “Për transferimin kapital” të kësaj ministrie
mbi të cilën është marrë dhe vendimi i Këshillit Bashkiak Durrës, për transferimin
e kësaj prone në favor të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, vendimi i cili nuk
është kundërshtuar nga të paditurit kundërpaditës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Admir Thanza; dëgjoi av.Ardian Kasapi e të të paditurve
kundërpaditëse që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.189, datë 02.03.2011, të Gjykatës së
Apelit Durrës, në mungesë të palëve të tjera ndërgjyqëse dhe pasi diskutoi çështjen në tërësi,

VËREN

I. Rrethanat e çështjes

1. Paditësi i kundërpaditur Fitim Hatia me kërkesë padinë sa sipër duke pretenduar


pronësinë mbi pasuritë me nr.15/66 me sipërfaqe 564 m2 dhe 15/67 me sipërfaqe 516 m2
të ndodhur në Z.K 8516, Shkozet Durrës të regjistruara në regjstrin hipotekor me nr.25,
datë 19.05.2005, ka kërkuar detyrimin e të paditurve kundërpaditës Qamil dhe Xhabir
Xheraj ti lirojnë dhe dorëzojnë ato, pasi mbahen padrejtësisht prej tyre.
2. Nga ana tjetër të paditurit kundërpaditës Qamil e Xhabir Xheraj duke pretenduar për vete
pronësinë mbi këto sende kanë kërkuar me kundërpadi, konstatimin e pavlefshmërisë
absolute të kontratës së shitblerjes nr.197/25, datë 25.01.2005 të lidhur ndërmjet paditësit
të kundërpaditur Fitim Hatia dhe personit të tretë Shoqatës të Përndjekurve Politikë, me
pasojë ç’regjistrimin e kësaj kontrate në ZRPP Durrës si dhe pavlefshmërinë absolute të
akteve të pronësisë nr.25, datë 19.05.2005 të lëshuara nga Z.R.P.P Durrës.
3. Pronësinë mbi sendet objekt material i këtij gjykimi, dy klasat e praktikës mësimore të
Shkollës Mekanike Buqësore paditësi Fitim Hatia e ka fituar me kontratën e shitblerjes
nr.179/25, datë 25.01.2005, të lidhur me personin e tretë Shoqatën e të Përndjekurve
Politikë Durrës.
4. Me urdhërin e përbashkët nr.327, datë 06.08.2002, “Për transferim kapital” të Ministrisë
së Bujqësisë dhe Ushqimit (M.B.U) dhe Ministrisë e Pushtetit Vendor dhe
Decentralizimit (M.P.V.D) është vendosur transferimi kapital i ndërtesës së ish Shkollës
Mekanike Bujqësore 2 vjeçare Durrës, bashkë me pasurinë e saj në Bashkinë Durrës
duke kaluar këto pasuri në administrimin e saj.
5. Këshilli Bashkiak Durrës pas konfirmimit të marrë nga Z.R.P.P Durrës me shkresën me
nr.341 Prot., datë 23.12.2002 se e gjithë pasuria me nr.15/7 (truall dhe sipërfaqe

5
ndërtimi) është pasuri “shtet”, si administratore e kësaj pasurie me vendimin nr.360, datë
21.05.2003, vendos kthimin e katit të parë dhe të dytë të Shkollës Mekanike Bujqësore,
me sipërfaqe 600 m2 kati si dhe dy klasave të praktikës mësimore me sip. 564 m2 dhe
sip.516 m2 në fond banese si dhe kalimin e tyre Shoqatës të Përndjekurve Politikë dega
Durrës, vendim i cili është konfirmuar për bazueshmërinë ligjore të tij dhe nga Prefekti
Durrës me shkresën me nr.930/3 prot., datë 10.06.2003.
6. Pasuritë sa sipër janë regjistruar në emër të personit të tretë Shoqata e të Përndjekurve
Politikë dega Durrës në regjistrat hipotekor të Z.R.P.P Durrës në volumin 7, faqe 14, 15,
16 me nr.pasurie 15/65, 15/66 dhe 15/67 dhe kjo e fundit së bashku me Institutin e
Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë dy pasuritë atë me nr.15/66 dhe 15/67 me
kontratën e shitjes nr.179/25, datë 25.01.2005, i’a kanë kalur blerësit të tyre paditësit
Fitim Hatia, duke u bërë pronar i vetëm i tyre sipas vërtetimit hipotekor nr.25, datë
19.05.2005.
7. Ndërsa me vendimin nr.344, datë 08.03.1994, të K.K.K.Pronave ishpronarëve Durrës
trashëgimlënëses të paditurve kundërpaditës, Nimete Xheraj si trashëgimtare e Shaban
Konit ish pronar i është njohur pronësia mbi një sipërfaqe toke prej 46.581 m2, mbi të
cilën janë ndërtuar dhe pasuritë e paluajtëshme objekt i këtij gjykimi, duke pasur
trashëgimlënësja e të paditurve kundërpaditës Nimete Xheraj të drejtën e parablerjes për
këto pasuri. E drejta e pronësisë mbi këtë pasuri vërtetohet në bazë të rregjistrit të
Hipotakave Durrës me nr.552, datë 24.01.1995.
8. Me vendimin nr.771, datë 16.03.1995, të K.K.K.Pronave Durrës është vendosur kthimi
në pronësi të Nimete Xheraj si trashëgimtare ligjore e Shaban Konit një sipërfaqe trualli
prej dy pjesësh: “A” me sipërfaqe 700 m2, dhe “B” me sipërfaqe 500 m2 me kufizimet
përkatëse e zënë kjo me objektet 15/68 dhe 15/69, të cilat nuk janë pjesë e këtij gjykimi.
9. Me vendimin nr.1141, datë 10.11.1999, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka vendosur
pranimin e padisë së Nimete Xheraj, duke i kthyer të lirë sipërfaqen e truallit prej 4658
m2 me kufizimet përkatëse.
10. Trashëgimlënësja Nimete Xheraj e të paditurve kundërpaditës Qamil e Xhabir Xheraj me
cilësinë e blerësit dhe Dega e Agjencisë së Privatizimit e përfaqësura nga Edmond Bello
si dhe Shkolla Mekanike Bujqësore Durrës e përfaqësuar nga Ilir Kollçaku me cilësinë e
shitësit rezulton të kenë nënshkruar kontratën e shitblerjes të datës 7.3.1996 për shitjen e
objektit Hangar Traktori.
11. Më pas me kontratën noteriale nr.2600 rep., nr.594 kol., datë 11.03.1996, është redaktuar
kontrata e shitblerjes për objektin sa sipër ndërmjet shtetases Nimete Xheraj dhe
përfaqësuesit të Shkollës Mekanike Bujqësore Durrës, Ilir Kollçaku, kontratë e cila është
regjistruar në Zyrën e Hipotekave në Durrës me nr.7804, datë 21.03.1996. Me kontratën
e dhurimit nr.776 rep., nr.249 kol., datë 25.02.1997 Nimete Xheraj i dhuron të paditurit
kundërpaditës Qamil Xheraj ndërmjet të tjerash dhe pasurinë Repart Hangar Traktori
dhe sipas Vërtetimit Hipotekor kjo pronë është regjistruar në emër të tij në regjistrin
hipotekor me nr.9642, datë 27.02.1997 , Z.K 8516 me adresën Shkozet/14, pasuria me
sipërfaqe 140,1.40 m2.
12. Gjithashtu trashëgimlënësja Nimete Xheraj e të paditurve kundërpaditës Qamil e Xhabir
Xheraj me cilësinë e blerësit dhe Dega e Agjencisë së Privatizimit e përfaqësuar nga
Edmond Bello si dhe Shkolla Mekanike Bujqësore Durrës e përfaqësuar nga Ilir
Kollçaku me cilësinë e shitësit rezulton të kenë nënshkruar kontratën e shitblerjes datë
05.04.1996 për shitjen e objektit Hangar Automjetesh.
13. Më pas me kontratën noteriale nr.2651 rep., nr.1023kol., datë 06.04.1996 është redaktuar
kontrata e shitblerjes për objektin sa sipër ndërmjet shtetases Nimete Xheraj dhe
përfaqësuesit të Shkollës Mekanike Bujqësore Durrës, Ilir Kollçaku, kontratë e cila është
regjistruar në Zyrën e Hipotekave në Durrës me nr.8147, datë 17.5.1996. Me kontratën

6
noteriale me nr.1201 rep.,dhe 593 kol., datë 15.04.1998, pasurinë Hagar Automjetesh,
Nimete Xheraj ja dhuron të paditurit kundërpaditës Xhabir Xheraj dhe sipas Vërtetimit
Hipotekor kjo pronë është regjistruar në emër të tij në regjistrin hipotekor me nr.19, datë
14.04.2003 si pasuria me nr.15/88, Z.K 8516 me adresën Shkozet/14me sipërfaqe 546
m2.
14. Sa sipër rezulton se të dy palët ndërgjyqëse kanë akte pronësie për dy nga pasuritë objekt
gjykimi si: hangar automjetesh dhe hagar repart traktori, duke krijuar mbivendosje për
këto pasuri.
15. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin Nr.1600, datë 26.05.2008 ka
vendosur:
 “ Pranimin e kërkesë-padisë të paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia duke detyruar
të paditurit kundërpaditësa Qamil Xherai dhe Xhabir Xherai t’i lirojnë dhe dorëzojnë
pasuritë me Nr.15/66 me sipërfaqe 564 m.2 dhe Nr.15/67 me sipërfaqe 516 m.2 të
ndodhura në Zonën Kadastrale Nr.8516, lagja Nr.14, Shkozet Durrës, që i përket
regjistrit hipotekor Nr.25, datë 19.05.2005.
 Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të katër kontratave të shitjes të kryera ndërmjet
Nimete Xherai dhe përfaqësuesit të AKP-së Durrës dhe Drejtorit të Shkollës Mekanike
Bujqësore, konkretisht:
- Kontrata e datës 05.04.1996 për objektin “hangar automjetesh”;
- Kontrata e datës 05.04.1996 për objektin “lavanderi magazinë”;
- Kontrata e datës 07.03.1996 për objektin “hangar traktori”;
- Kontrata e datës 07.03.1996 për objektin “depo qymyri”.
 Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dy kontratave të shitblerjes lidhur ndërmjet
Nimete Xherait dhe Drejtorit të Shkollës Mekanike Bujqësore konkretisht:
- Kontrata për objektin “hangar automjetesh” me Nr.2651/1023, datë 06.04.1996, e
regjistruar në regjistrin hipotekor të ZVRPP Durrës me nr.8147, datë 17.05.1996.
- Kontrata me nr.2060/594, datë 11.03.1996 për objektin “hangar traktori” e
regjistruar në regjistrin hipotekor të ZVRPP Durrës me Nr.7804, datë 21.03.1996 dhe
ç’regjistrimin e tyre nga regjistrat hipotekor.
 Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të akteve të pronësisë të dy të paditurve Qamil
dhe Xhabir Xherai lëshuar nga ZRPP Durrës, të pasurisë së Qamil Xherai, me
Nr.15/70 ZK 8516 me sipërfaqe 566.2 m.2 me Nr.regjistri hipotekor 9642, datë
27.02.1997 si dhe të pasurisë së Xhabir Xherai me nr.15/88 ZK 8516 me sipërfaqe 546
m.2 me nr.regjistri hipotekor 19, datë 14.04.2003 dhe fshirjen nga regjistrat hipotekor
të këtyre pasurive.
 Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurve kundërpaditësa, Qamil Xherai dhe Xhabir
Xherai, kundër paditësit të kundërpaditur Fitim Hatia si të pambështetur në prova e në
ligj.
 Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të paditurve k/paditës.”

7
16. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “...omissis... Në kuptim
të nenit 296 të Kodit Civil, vetëm njëra nga të drejtat e pronësisë të fituara nga palët është
në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojë të ekzistojë e të ushtrohet me të gjitha tagrat që
përfshinë kjo e drejtë reale, ndërsa tjetra është në kundërshtim me ligjin dhe si e tillë nuk
mund të vazhdojë të ekzistojë më........ Drejtori i shkollës që paraqitet si palë shitëse në
kontratat e pikës 1, nuk ka qenë person i autorizuar për shitjen e kësaj pasurie shtetërore.
Këtë e mbështet më tej edhe fakti se këto pasuri megjithëse janë shitur dhe janë regjistruar
më vonë në pronësi të të paditurve kundërpaditës Qamil e Xhabir Xherai, ato kanë
vazhduar të mbeten pronë shtetërore nën administrimin e MBU, e cila vetëm me urdhrin e
përbashkët të saj me MPVD, Nr.327, datë 06.08.2002, ka bërë transferimin kapital të këtyre
pasurive në Bashkinë Durrës, me të cilën është bërë transferimi kapital i shkollës së UIët
Mekanike Bujqësore dhe i të gjithë pasurive të saj. Kontratat e shitjeve të përmendura me
sipër, ku me cilësinë e shitësit del drejtori përkatës, përbëjnë veprime juridike të kryera prej
tij, në kapërcim të kompetencave që atij i njeh ligji, duke i kaluar të paditurve kundërpaditës
të drejta pronësie mbi një pasuri në administrim të një institucioni shtetëror (M.B.U) dhe pa
pasur tagër ta bëjnë një gjë të tillë. Për rrjedhojë të pavlefshme bëhen edhe kontratat e
dhurimit nr.1201/593, datë 15.04.1998 e lidhur ndërmjet Nimete Xherai dhuruese dhe
Xhabir Xherai si pranues i dhurimit, si dhe kontrata e dhurimit Nr.776/249, datë
25.02.1997, e lidhur ndërmjet Nimete Xherai dhuruese dhe Qamil Xherai si pranues i
dhurimit. Në këto kushte, regjistrimet e këtyre kontratave të bëra pranë Zyrës se Regjistrimit
të Pasurive të Paluajtshme Durrës duhet të fshihen si veprime juridike absolutisht të
pavlefshme të konstatuara se nuk janë kryer asnjëherë për rrjedhojë, nuk prodhojnë pasoja
juridike. Në përgjigjen e Z.R.P.P Durrës në lidhje me natyrën e kësaj pasurie, në shkresën
Nr.341, datë 23.12.2002, është kthyer konfirmimi "pasuria Nr.15/7 truall dhe sipërfaqe
ndërtimi 15175 m2, pronari "shtet", ku pasuria 15/7 përfshin shkol1ën e Ulët Mekanike –
Bujqësore dhe të gjitha pasuritë e saj, ndër të cilat edhe pasuritë objekt i këtij gjykimi.
Përsa i përket katër kontratave me palë AKP, dega Durrës për objektet “hangar
automjetesh", "repart hangar traktori" , "lavanteri magazinë dhe “depo qymyri" gjykata
konkludon se: për sa i përket dy kontratave të datës 05.04.1996 për objektet "lavanteri
magazinë" dhe "hangar automjetesh" ato janë kontrata absolutisht të pavlefshme sepse,
janë kryer në mashtrim me ligjin, neni 92/b i Kodit Civil, pasi ato rezultojnë të falsifikuara
nga Qendra e Kërkimeve dhe Ekspertimeve Kriminalistike Tiranë. Kjo edhe për faktin se,
në shkresën "Për Konfirmim Privatizimi", dërguar nga Drejtoria e Administrimit dhe
Shitjes së Pronës Publike rezulton se për objektet e sipërcituara, “lavanderi magazinë” dhe
“hangar automjetesh” nuk figurojnë në dokumentacionin për shitje të Shkollës së Ulët
Mekanike Bujqësore. Në lidhje me kontratat e shitjes të datës 07.03.1996 për objektet repart
"hangar traktori" dhe "depo qymyri" të kryera dhe këto nëpërmjet përfaqësuesit të AKP
Durrës,drejtorit të shkollës mekanike – bujqësore me cilësinë e palës shitëse dhe blerëses
Nimete Xherai gjykata çmon se: praktika e legjislacionit në fushën e privatizimit, duke
filluar që me ligjin 7512, datë l0.08.1991, "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private
"neni 22 i këtij ligji njeh" ..... A.K.P-në si organin kompetent që jep autorizimin, shpall
formën, cakton kohën dhe radhën e kalimit të objekteve pronë shtetërore në pronë
private...”Por në pikën 2 të VKM-se nr.283, datë 25.06.1992, është e shprehur qartë se: "në
çdo rast kalimi i pronës nga ajo shtetërore në privatë bëhet nga A.K.P-ja dhe degët e saj në
rrethe a rajone, pasi të jetë marrë miratimi nga Ministritë përkatëse."Pikërisht, në dosjen
për privatizimin e objekteve të sjella nga D.A.SH.P.P Tiranë si dhe, nga vetë provat e
paraqitura nga pala e paditur k/paditëse nuk figuron që për këto privatizime të jetë marrë
miratimi i ndonjë ministrie. Përfundimisht, duke qënë se në praktikën e privatizimit të këtyre
objekteve nuk përmbushet kushti i pashmangshëm i parashikuar në VKM-në e sipërcituar,
këto kontrata janë veprime juridike absolutisht të pavlefshme, pasi bien në kundërshtim me

8
një normë urdhëruese të ligjit. Pra, përmbushet kërkesa për pavlefshmëri sipas nenit 92/a të
K.Civil. Edhe në aktin e ekspertimit vlen të theksohet se për 4 kontratat me AKP Durrës
objekt gjykimi, në asnjë nga ato nuk përcaktohet sipërfaqja e objekteve që shiten, si dhe
kanë pasaktësi të dukshme në kufizimet e këtyre objekteve. Gjykata çmon gjithashtu se, për
katër kontratat e sipërcituara nuk rezulton të jete bërë transkriptimi i tyre në regjistrat
hipotekore të ZVRPP Durrës, gjë që është në kundërshtim me nenin 83 të K.Civil lidhur me
vlefshmërinë e veprimeve juridike për kalimin e pronësisë të sendeve të paluajtëshme dhe te
drejtave reale me to, që passjell detyrimin ligjor të regjistrimit të tyre. Gjithashtu, gjykata
çmon se, aktet e pronësisë të pasurisë së Qamll Xheraj, nr.15/70 Z.K. 8516 me sip. 566.2
m2 me nr, rregjistri hipotekor 9642, datë 27.02.1997 si dhe të pasurisë së Xhabir Xherai me
Nr.15/88 Z.K. 8516 me sip.546m2 me nr. rregjistri hipotekor 19, datë 14.04.2003, duhet të
konstatohen të pavlefshme,pasi bazuar dhe në nenin 192 të K.Civil "për rregjistrimin e
pasurive të paluajtëshme" ato e kanë origjinën e tyre në veprime juridike që, gjykata i
konstatoi të pavlefshme. Si rrjedhim gjykata konkludon, në fshirjen e tyre nga regjistrat e
pasurive të paluajtëshme. Në këto kushte Gjykata çmon se padia e paditësit të
kundërpaditur Fitim Hatia gjen mbështetje të plotë në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet
pranuar.
Përsa i përket kundërpadisë së paraqitur për shqyrtim nga të paditurit kundërpaditës Qamil
Xherai dhe Xhabir Xherai, Gjykata konkludon se ajo nuk gjen mbështetje në ligj dhe në
prova dhe si e tillë duhet rrëzuar. Pretendimi i palës së paditur kundërpaditëse se paditësi
nuk legjitimohet në kërkimin e tij në lidhje me shtesën e objektit nuk qëndron pasi, paditësi
ka në një akt pronësie që e legjitimon atë në bazë të nenit 31 të K.Pr.Civile. Po kështu,
vendimi i gjykatës i vitit 1999 që të paditurit k/paditës pretenduan si provë për kthimin e
pronës së tyre është shumë kohë më vonë, tre vjet më pas kontratave të lidhura midis tyre
dhe ZRPP Durrës. I padituri k/paditës Xhabir Xheraj nuk ka të rregjistruar me nr.pasurie
pronën e tij që ka mbivendosje me pasurinë 15/67, të paditësit/kundërpaditës. Pra, është
pikërisht ky i paditur, që nuk legjitimohet në kërkimet e tij. Gjithashtu, të paditurit
kundërpaditës Qamil e Xhabir Xherai nuk ligjërohen të kërkojnë pavlefshmërinë e kontratës
së shitjes midis paditësit dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politike, dhe për faktin se: - ata,
nuk kanë kundërshtuar aktet e origjinës së pronësisë të paditësit të k/paditur Fitim Hatia
dhe konkretisht vendimin e Këshillit Bashkiak dhe çertifikatën e pronësisë të të
përndjekurve politikë e ndodhur në dosjen gjyqësore, me anë të së cilës është bërë kontrata
e shitjes midis paditësit të k/paditur Fitim Hatia dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politike.
Kontrata e shitblerjes Nr.179/75, datë 25.01.2005, e lidhur ndërmjet paditësit të
kundërpaditur Fitim Hatia blerës dhe Shoqatës së të Përndjekurve Politikë shitës është një
veprim juridik i ligjshëm dhe një akt për kalimin e pronësisë në përputhje të plotë me ligjin,
pasi ajo i është referuar të gjitha akteve të origjinës së pronësisë, deri në transkriptimin e
fundit që është pikërisht kontrata e shitblerjes nr.179/75, datë 25.01.2005 me të cilën
përfundimisht kjo pronë ka kaluar në pronësi të paditësit k/paditur, sipas vërtetimit të
pronësisë nr.25, datë 19.05.2005 të Z.R.P.P Durrës. Me të njëjtin arsyetim gjykata i çmon si
të pabazuara e në kundërshtim me ligjin edhe pretendimet e DASHPP Tiranë (...).
17. Mbi ankimin e të paditurve kundërpaditës, Xhabir Xheraj dhe Qamil Xheraj Gjykata e
Apelit Durrës me vendimin Nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011, ka vendosur:
“Ndryshimin e vendimit civil Nr.1600, datë 26.05.2008, të Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Durrës si me poshtë:
 Rrëzimin e padisë së paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia, si të pabazuar në prova e
në ligj.
 Pranimin e kundërpadisë.
- Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes Nr.179/75, datë
25.01.2005, të lidhur midis paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia dhe personit të

9
tretë, Shoqata e të Përndjekurve Politik dhe kthimin e palëve në gjendjen e
mëparshme.
- Ç’regjistrimin e kësaj kontrate nga regjistrat e ZRPP Durrës.
 Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit të kundërpaditur, Fitim Hatia.”

10
18. Në marrjen e këtij vendimi, gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se: “...omissis... Në këtë
kontekst, ish pronarët do të gëzojnë të gjitha të drejtat që u njeh ligji Nr.7698, datë
15.04.1993 (duke përshirë këtu dhe të drejtën e parablerjes) të fitojë sipas ligjit jo vetëm
ndërtesat e pandryshuara dhe trojet e pazëna, por edhe objektet të ndërtuara nga shteti mbi
truallin ish pronë e tyre. Në rastin objekt gjykimi gjykata e faktit Durrës nuk ka kryer një
hetim të plotë gjyqësor dhe të gjithanshëm në respektim të detyrave të lëna nga Gjykata e
Apelit Durrës, ne shkelje të nenit 14 dhe 467 të K.Pr.Civile. Gjithashtu gjykata nuk ka
pranuar administrimin e katër kontratave të shitjes, objekt gjykimi ndërmjet A.K.P. dhe
Nimete Xheraj (blerëse) nëna e të paditurve, të cilat në vlerësimin tonë përbëjnë jo vetëm
prova të rëndësishme por në kundërshtim me detyrat e lëna nga Gjykata e Apelit Durrës
dhe neni 8 e 213 te K.Pr.Civile nuk i ka marrë këto prova të domosdoshme. Po ashtu të
gabuar e gjejmë konkluzionin e gjykatës së faktit ku ka shpallur të pavlefshëm dy kontrata e
shitjes për objektet "hangar automjetesh" dhe "lavandari magazinë" si kontrata të
falsifikuara, duke u bazuar në dy aktet e ekspertimit grafik të Qendrës së Kërkimeve
Kriminalistike të paraqitura nga pala paditëse. Gjykata në kundërshtim me nenin 32 të
K.Pr.Civile, i cili parashikon qarte se: "Mund të ngrihet padi e veçantë me objekt kërkimi e
vërtetësinë ose pavërtetësinë e një dokumenti me pasoja juridike për të paditurit, pra ajo ka
pranuar falsitetin e një shkrese të paraqitur për falsitet nga pala që e pretendon. Po ashtu
gjykata e faktit ka shkelur parashikimet e nenit 6 të K.Pr.Civile, është shprehur për
pavlefshmërinë absolute të akteve të pronësisë, e cila nuk i është kërkuar nga pala, për me
tepër që ky kërkim nuk është i bazuar ligjërisht. Çmojmë se gjykata ka keqinterpretuar
nenin 296 ku sipas te cilit "padia e rivendikimit është padia e pronarit jo posedues kundër
poseduesit jo pronar. " Nga kjo del qarte se: "Paditësi, ai që kërkon mbrojtjen duhet të jetë
pronar i sendit që rivendikon. I padituri të jetë posedues i paligjshëm i sendit". Në rastin
konkret pala e paditur, Xhabir dhe Qamil Xherai jo vetëm që e posedojnë sendin objekt
gjykimi në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1996, por janë dhe pronarë që e kanë fituar
pronësinë në mënyrë të prejardhur me trashëgim. Provohet se të paditurit e trashëgojnë
sendin nga gjyshi i tyre Shaban Koni, i cili sipas aktit publik Nr.6858/4298, datë
21.11.1939, figuron të jetë pronar i një trualli me sipërfaqe 58.401 m2. Po ashtu gjykata ka
shpallur të pavlefshëm të katër kontratat me A.K.P për katër objektet e cituara në vendimin
e saj, me arsyetimin se: "nuk është marrë miratimi i Ministrisë së Linjës". Një fakt i tillë bie
ndesh me shkresen Nr.110/1 prot. datë 12.01.1996 e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit,
Dega e Shoqërive Publike, e cila ka sqaruar saktë se në mbështetje të shkreses Nr.35 prot.
datë 28.12.1995 të Shkollës së Ulët Mekanike Bujqësore Durrës edhe aktit të verifikimit
datë 14.12.1995, autorizojmë ndryshimin në shkresën tonë Nr.734/2, datë 23.02.1995 në
zërin "ndërtesa" pika 1 dhe 4 si vijon: Pika 1 është "repart lavanderi" të bëhet "repart
lavanderi magazinë"; pika 4 është "reparti i tornos" të bëhet "ofiçinë repart torno". Del se
ky korrigjim emërtimi bëhet për të saktësuar emërtimet sipas kontabilitetit me ato që do të
shpallen për privatizimin. Gjykata në vendimin e saj nuk ka marrë për bazë kundërshtimet e
përfaqësueses së Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronës Publike, e cila ka
rikonfirmuar vlefshmërinë e kontratave, me A.K.P. Përsa më lart del që privatizimi i
objekteve nga A.K.P. është kryer duke u bazuar në V.K.M. 203, datë 03.05.1995, "Për
privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme" , ndërsa gjykata e faktit Durrës e ka
bazuar vendimin e saj në V.K.M. Nr.283, datë 25.06.1992, i cili ishte shfuqizuar me V.K.M
Nr.203, datë 03.05.1995. Përsa më sipër çmojmë se të gjitha procedurat e privatizimit nga
ish A.K.P. Durrës janë bërë në përputhje të plotë me ligjin, pasi Nimete Xheraj e ka fituar të
drejtën e blerjes se objektit si fituese e të drejtës së parablerjes në bazë të vendimit Nr.344,
datë 08.03.1994, veprimi juridik me të cilin ka kaluar e drejta e pronësisë është një veprim
juridik i vlefshëm dhe në përputhje me ligjin. Nga sa argumentuam më sipër del që të gjitha
procedurat e privatizimit janë bërë në përputhje të plotë me ligjin dhe aktet ligjore në

11
zbatim të tij dhe se nuk ka asnjë shkak ligjor ku kontrata e lidhur ndërmjet ish A.K.P.
Durrës dhe Nimete Xheraj të shpallen të pavlefshme. Në lidhje me kundërpadinë del që të
paditurit kanë kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes
Nr.179/75 midis paditësit të k/paditur Fitim Hatia dhe personit të tretë Shoqata e të
Përndjekurve Politikë. Kjo kundërpadi është rrezuar nga gjykata si e pambështetur në ligj e
prova. Çmojmë se kjo kundërpadi ligjërisht është e bazuar në nenin 92 të K.Civil dhe nenin
160 të K.Pr.Civile. Duke parë se vendimi i Këshillit të Qarkut Durrës është i bazuar në
Urdhërin e Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
Nr.327, datë 06.08.2002 "Për transformimin kapital", duhet theksuar dhe pasur në
vëmendje se në atë kohë kishte hyrë në fuqi ligji Nr.8744, datë 22.02.2001 "Për transferimin
e pronave të paluajtëshme të shtetit në Njësitë e Qeverisjes Vendore". Ky ligj parashikonte
që transferimi i së drejtës së pronësisë ose të drejtës së përdorimit kryhet me propozim të
Ministrit të Pushtetit Vendor dhe me Vendim të Këshillit të Ministrave. Po ashtu në atë kohë
vepronte dhe V.K.M. Nr.500, datë 14.08.2001. Përsa sipër del qartë se Urdhri Nr.327, datë
06.08.2002 i Ministrit të Bujqësisë dhe Ministrit të Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
është një urdhër absolutisht i pavlefshëm, i cili është në kundërshtim me një dispozitë
urdhëruese të ligjit. Si rezultat dhe vendimi i Këshillit Bashkiak i bazuar në këtë urdhër
është absolutisht i pavlefshëm. Poseduesit e mëparshëm pa qënë pronare nuk mund ti
kalonin paditësit pronësinë e sendit, bazuar kjo në parimin e përgjithshëm se ''Askush nuk
mund ti kalojë tjetrit më shumë të drejtë nga sa ka vetë". Bashkia Durrës nuk ka qënë
pronare e sendit të pretenduar nga paditësi (dy katë mësimorë). Ndërmjet Bashkisë Durrës
dhe Shoqatës apo Institutit të të Përndjekurve Politike nuk ka veprim juridik për kalimin e
pronësisë, ajo asnjëherë nuk kishte qënë pronare e sendit, objekt gjykimi dhe nuk kishte si
t'ja kalonte atë një tjetri(...).
19. Kundër vendimit Nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës, ka
paraqitur rekurs paditësi Fitim Hatia, si dhe personat e tretë Shoqata e të Përndjekurve
Politikë dhe Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë, duke parashtruar shkaqet e
lartpërmendura.

II. Ligji i zbatueshëm

20. Dispozitat e K.Pr.Civile:


20.1. Neni 14 i K. Pr.Civile: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces
të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë
dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin.”
20.2. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në
përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të
detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve
dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me
përcaktimin që mund të propozojnë palët”.
20.3. Neni 20 i K.Pr.Civile: “Gjykata duhet të ndjekë dhe të kërkojë të
zbatohet parimi i kontradiktoritetit. Ajo e mbështet vendimin e saj
vetëm në mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera të treguara ose
të sjella nga palët, kur këto të fundit kanë qenë në gjendje të debatojnë
sipas parimit të kontradiktoritetit.”
21. Dispozitat e Kodit Civil:
21.1. Neni 92 i K.Civil: “Veprimet juridike të pavlefshme nuk krijojnë asnjë
pasojë juridike. Të tilla janë atë që:
a) vijnë në kundërshtim me një dispozitë urdhëruese të ligjit;

12
b) kryhen për të mashtruar ligjin.”
21.2. Neni 296 i K.Civil: “ Pronari ka të drejtë ta kërkojë sendin e tij nga ҫdo
posedues ose mbajtës.”
22. Ligji nr.7698, datë 15.04.1993, “Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Ish pronarëve” i
ndryshuar.
22.1. Neni 21: “Në trojet e zëna me ndërtime shtetërore, si dyqane,
magazina, punishte etj., ish-pronarët kanë të drejtën e parablerjes së
këtyre objekteve, kur privatizohen me çmimet e përcaktuara sipas
dispozitave në fuqi.”
23. V.K.M Nr.203, datë 03.05.1995, “ Për privatizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”
23.1. Pika 2: “Privatizimi i ndërmarrjeve të vogla e të mesme do të bëhet
nëpërmjet ankandit.
Privatizimi bëhet pa ankand vetëm për rastet:
a) Për ish-pronarët e truallit në zbatim të së drejtës së parablerjes
sipas ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve".

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se:

24. Pala që ka regjistruar ankimin, konkretisht paditësi Fitim Hatia dhe personat e tretë
Shoqata e të Përndjekurve Politikë dhe Instituti i Integrimit të të Përndjekurve
Politikë legjitimohen ratione personae t’i drejtohen Gjykatës së Lartë lidhur me sa më
sipër.
25. Ankimi është paraqitur brenda afatit ligjor, ndaj edhe legjitimohen ratione temporis.
Gjithashtu rezulton se ankimi i është njoftuar palëve të tjera ndërgjyqëse.
26. Në lidhje me thelbin (legjitimimi ratione materiae), Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë
vlerëson se rekurset e paraqitura nga subjektet sa sipër nuk përmbajnë shkaqe nga ato të
parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit
Nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011, të Gjykatës së Apelit Durrës me të cilin është
ndryshuar vendimi Nr.1600, datë 26.05.2008 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
27. Gjykata e Lartë, pa i hyrë analizës së provave, nga shqyrtimi i materialeve të dosjes
gjyqësore, pretendimeve të parashtruara në rekurs evidenton nëse nga gjykatat e faktit
janë lejuar ose jo shkelje të normave procedurale dhe nëse ligji material është respektuar
ose jo. Në varësi të zgjidhjes së këtyre çështjeve nga gjykatat e faktit, Gjykata e Lartë, në
realizim të funksionit të saj rishikues, shprehet për bazueshmërinë ose jo në ligj të
vendimeve të gjykatave të faktit.
28. Me padinë në gjykim pala paditëse e kundërpaditur Fitim Hatia ka kërkuar bazuar në
nenin 92 të Kodit Civil, pavlefshmërinë absolute të veprimit juridik, kontratave të shitjes
për objektet: Kontrata e datës 05.04.1996 për objektin hangar automjetesh; Kontrata e
datës 05.04.1996 për objektin lavanderi magazinë; Kontrata e datës 07.03.1996 për
objektin hangar traktori; kontrata e datës 07.03.1996 për objektin depo qymyri si dhe
bazuar në nenin 296 të Kodit Civil për pasuritë me nr.5/66 me sipërfaqe 564 m2 dhe
15/67 me sipërfaqe 516 m2 të ndodhur në Z.K 8516, Shkozet Durrës të regjistruara në
regjistrin hipotekor me nr.25, datë 19.05.2005, ka kërkuar veçmas detyrimin e të
paditurve kundërpaditës Qamil dhe Xhabir Xheraj ti lirojnë dhe dorëzojnë ato, pasi
mbahen padrejtësisht prej tyre. Gjithashtu paditësi i kundërpaditur ka kërkuar me padinë
sa sipër dhe ç’rregjistrimin e këtyre pasurive nga regjistrat e Z.V.R.P.P Durrës.
29. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr.5378, datë 29.06.2010, ka
vendosur pranimin në tërësi të të gjitha kërkimeve të paditësit referuar objektit të padisë
si dhe ka rrëzuar kundërpadinë me arsyetimin sa sipër.

13
30. Në të kundërt Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin Nr.10-2011-318 (189), datë
02.03.2011, ka vendosur rrëzimin e padisë dhe pranimin e kundërpadisë me arsyetimin se:
“...omissis... ish pronarët do të gëzojnë të gjitha të drejtat që u njeh ligji Nr.7698, datë
15.04.1993 (duke përshirë këtu dhe të drejtën e parablerjes) të fitojë sipas ligjit jo vetëm
ndërtesat e pandryshuara dhe trojet e pazëna, por edhe objektet të ndërtuara nga shteti mbi
truallin ish pronë e tyre (...).”
31. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, gjykata e apelit që ka rrëzuar padinë dhe ka
pranuar kundërpadinë, (ndryshe me përfundimet e arritura nga gjykata e shkallës së
parë) në përputhje me rrethanat e faktit të pretenduara nga palët e ka zgjidhur çështjen në
zbatim të drejtë të ligjit material dhe procedural të kohës se kryerjes se veprimeve
juridike, kontratave të shitblerjes objekt gjykimi.
32. Gjykata e apelit, pasi ka administruar në cilësinë e provës kontratat e shitblerjes të datave
05.04.1996, për pasurinë lavanteri magazinë; hangar automjetesh si dhe të datave
7.03.1996 për objektet repart hagar traktori; depo qymyri të nënshkruara me cilësinë e
blerësit nga trashëgimlënësja Nimete Xheraj e të paditurve kundërpaditës dhe me cilësinë
e shitësit nga përfaqësuesi i ndërmarrjes I.Kollcaku dhe Dega e Privatizimit Durrës
E.Bello i ka gjetur ato në përputhje me ligjin, duke argumentuar dhe pretendimin e
pabazuar të paditësit të kundërpaditur lidhur me fallsitetin e tyre.
33. Pavarësisht interesit të ligjshëm të paditësit të kundërpaditur vetëm për dy kontratat
hangar automjetesh dhe hagar repart traktori pasuri, të cilat sipas vërtetimeve
hipotekore respektive të palëve ndërgjyqëse krijojnë mbivendosje, gjykata e apelit ka
arsyetuar lidhur me fallsitetin e këtyre kontratave se: “omissis....të gabuar e gjejmë
konkluzionin e gjykatës së faktit ku ka shpallur të pavlefshëm dy kontrata e shitjes për
objektet "hangar automjetesh" dhe "lavandari magazinë" si kontrata të falsifikuara, duke
u bazuar në dy aktet e ekspertimit grafik të Qendrës së Kërkimeve Kriminalistike të
paraqitura nga pala paditëse. Gjykata në kundërshtim me nenin 32 të K.Pr.Civile, i cili
parashikon qarte se: "Mund të ngrihet padi e veçante me objekt kërkimi e vërtetësinë ose
pavërtetësinë e një dokumenti me pasoja juridike për te paditurit, pra ajo ka pranuar
falsitetin e një shkrese të paraqitur për falsitet nga pala që e pretendon. Po ashtu gjykata
e faktit ka shkelur parashikimet e nenit 6 të K.Pr.Civile, është shprehur për
pavlefshmërinë absolute të akteve të pronësisë, e cila nuk i është kërkuar nga pala, për
më tepër që ky kërkim nuk është i bazuar ligjërisht.”
34. Ky kolegj vlerëson si të bazuar në aktet e administruara në gjykim në gjykatat e faktit
përfundimin e arritur nga gjykata e apelit lidhur me vlefshmërinë e veprimeve juridike të
kryera nga të paditurit kundërpaditës, vlefshmëria e të cilave është pranuar dhe nga
përfaqësuesi i të paditurit, në gjykim Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave
Publike.
35. Ky Kolegj e vlerëson të drejtë edhe përfundimin e arritur nga gjykata e apelit se të paditurit
kundërpaditës, si trashëgimtarë të ishpronarit privatizimin e pasurive objekt gjykimi e kanë
realizuar, bazuar në të drejtën e parablerjes të njohur me vendimin nr.344, datë 08.03.1994,
K.K.K.Pronave, si dhe V.K.M Nr.203 datë 03.05.1995 “ Për privatizimin e ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme” pika 2 në të cilën parashikohet se: “Privatizimi i ndërmarrjeve të
vogla e të mesme do të bëhet nëpërmjet ankandit. Privatizimi bëhet pa ankand vetëm për
rastet:a) Për ish-pronarët e truallit në zbatim të së drejtës së parablerjes sipas ligjit "Për
kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve".
36. Gjithashtu ky Kolegj e vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga gjykata e apelit lidhur
me pranimin e kundërpadisë për pavlefshmërinë e veprimit juridik të kontratave të
shitblerjes të paditësit të kundërpaditur për pasuritë me me nr.15/66 me sipërfaqe 564 m2
dhe 15/67 me sipërfaqe 516 m2 të ndodhur në Z.K 8516, Shkozet Durrës të regjistruara
në rregjstrin hipotekor me nr.25, datë 19.05.2005, me arsyetimin se organet shtetërore

14
kanë disponuar mbi pasuri të cilat ishin privatizuar nga të paditurit kundërpaditës kohë
me parë dhe se janë poseduar prej tyre pa ndërprerje nga viti 1996 e në vazhdim.
37. Përfundimisht, Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit ka marrë në analizë dhe ka
vlerësuar provat e paraqitura nga palët në tërësinë e tyre; ka bërë një cilësim të saktë të
fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në shqyrtim dhe e ka zgjidhur atë
në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
38. Për rrjedhojë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi Nr.10-2011-318
(189), datë 02.03.2011, i Gjykatës së Apelit Durrës duhet të lihet në fuqi.
PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

VENDOSI

Lënien në fuqi të vendimit nr.10-2011-318 (189), datë 02.03.2011, të Gjykatës së Apelit


Durrës.

Tiranë, më 10.12.2014

ANËTAR ANËTAR KRYESUES

Artan BROCI Admir THANZA Majlinda ANDREA

Vërtetohet njësia me origjinalin P.Adm.Gjyq. D.Qerimi B.A.

15

You might also like