Oleana, e Plote, Mamet David-4

You might also like

Download as rtf, pdf, or txt
Download as rtf, pdf, or txt
You are on page 1of 48

David MAMET

OLEANNA

Oleanna është një baladë norvegjeze, të cilës pak a shumë i vjen kuptimi prej emrit të
një kolonie. Por kishte gjithashtu edhe një baladë me të njëjtin emër, edhe një poemë.

Sipas përmbledhjes që bëra unë me kokën time ashtu, Oleanna është : skllavëria e
pranuar prej një grupi të caktuar social, me tipare të njëjta kulturore. Por kjo edhe mund
të mos jetë shumë e saktë, ashtu siç edhe folëm po të nis variantin “bruto” po nuk është
edhe aq “bruto”.

Një pjese teatrale

“David Mamet e ka çuar mizorinë drejt një forme arti... Oleana është... përvëlimi. Drutë
kallur ne flakë, edhe aty te gjithë ne drobitemi mes zjarrit.” - Boston Globe.

Fituesi i çmimit Pulitzer për “Glengarry Glen Ross” – (“Glen Ross feste skocezi”) si dhe
me “Speed-tha-Plow” – (“Jepi-mëshoi-parmendës”).

“Asnjë pjesë tjetër teatrore nuk ka qenë më troç dhe më brilante në analizimin (e zilisë)
e efekteve gërryerse shoqërore.

... Kaq e fuqishme është penda rrëfyese e Mamet-it sa që çdo keqintepretim ngjan sikur
ia rras audiencës një të fortë m’u në bark... Një pjesë teatrale, kaq ngazëllyese si kjo i
nxjerr në dritë të diellit aftësitë e tij si shkrimtar.” – The New Yorker.

“Me humor gati mizor, therës të ditëve tona... (a) një e mbërthyer prej gryke korrektesës
politike, farës së terrorizmit intelektual. ...E paparë dhe e besueshme nga fillimi në
fund..., ka njohur një audience pjesëtarët e së cilës sa nuk bien poshtë nga karriget...
një arsye e mjaftueshme për të thirrur një urra për të ardhmen e teatrit.” Time

“Ngasja për të mbajtur njërën anë në luftërat seksuale, klasore dhe kulturore kështu si e
përshkruan Mamet, është gati e papërballueshme... ai funksionon këtu me dinakërinë
me të madhe, për ato qëllime që do t’i japin më pas mbrëmjes atë lloj dinjiteti: Oleana
është një tragjedi ndërtuar si një seri kurthesh nga ku shkon audienca; tamam në çastin
kur të ka thithur brenda një mënyrë e të menduarit e diçkaje, tamam në atë moment e
gjen veten sikur po e njëjta gjë ka kuptim krejt të kundërt... Një tragjedi gjuhësore e tillë
sa Wittgenstein-i do ta kishte ënda.” – Village Voice.

1
David Mamet është autori i pjesëve të njohura teatrore si “Speed-tha-Plow” – (“Jepi-
mëshoi-parmendës”); “Glengarry Glen Ross” – (“Glen Ross feste skocezi”)(tashmë edhe
film me metrazh të gjatë ku interpretojnë Al Pacino dhe Jack lemon); American Buffalo
and Sexual Perversity in Chicago, (Demi amerikan dhe zvetënim seksual në Cikago). Ai
gjithashtu ka shkruar disa skenarë për ekranizime në filma të tillë si Homicide (Vrasje)
House of games (Shtëpia e lodrave), dhe The Verdict (Verdikti) i cili është emëruar për
çmimin Oskar, tre përmbledhje me ese dhe një libër me poezi. Dramat e tij kanë fituar
çmimin Pulitzer dhe çmimin Obie.

OLEANNA

DAVID MAMET

Kjo dramë i kushtohet kujtimit të Michael Merritt

“Oh, në Oleana,

Aty doja të isha aty, me çik të shpirtit.

Se sa lidhur këtu në Norvegji

të heq zvarrë vargonjtë e skllavërisë.”

Këngë folklori

2
PERSONAZHET

Kerrol : Grua në të njëzetat

Xhoni : Burrë në të dyzetat

Ngjarja zhvillohet në zyrën e Xhonit.

Një

Xhoni po flet në telefon. Kerrol rri ulur nga ana tjetër e tavolinës përballë tij.

Xhoni : (në telefon) Si është kjo puna e tokës? Si është kjo puna e tokës? Toka. Si
është kjo puna e tokës? (pauz). Jo. Nuk e kuptoj. E mirë, po pra, unë, nuk ... jo, e di me
siguri që kjo është e rëndë... me siguri është e rëndësishme. (Pauz) Sepse është e
rëndësishme ngaqë nëmëm... e more Xherrin në telefon? (pauz). Sepse... jo, jo, jo, jo,
jo, jo. Çfarë të thanë? A fole me zyrën imobiliare.. ku është ajo? Mirë, mirë, dakort. Ku i
ka shënimet? Ku janë shënimet që morëm bashkë..? (pauz) Unë e di që ishe ti? Jo. Jo,
më vjen keq, nuk më shkon ndër mend, m’u duk sikur të pashë aty dhe ty, po kur ishim
ne atje... çfarë? M’u duk sikur të pashë me laps në dorë. SI PSE TANI? Po pra këtë po
them.. po pra, prandaj edhe po të them unë “Merre Xherrin në telefon”. Epo tani nuk
kam se si, s’kam, nuk e bëj dot... tani, si...jo... nuk kam bërë asnjë plan... Grejsi: jo nuk e
kam bërë unë, jam krejt i qartë në këtë pikë. Shiko këtu: Shiko! E more Xherrin në
telefon? Do ta marrësh Xherrin në telefon? Se, tani nuk kam se si.Aty me ke, po të
them, aty me ke për një çerek ore, njëzet minuta. Aty me ke. Jo, nuk do ta humbim atë...
nuk do ta heqim nga dora atë shtëpi. Shiko: shiko, nuk po i zvogëloj. “Rehatia”! E tha ajo
me gojën e vet “rehatia”! (Pauz). Çfarë tha ajo; këto janë “terma arti”, a kemi lidhje ne
me ... më vjen keq... (pauz). A jemi ne: ne: po. Kemi lidhje... shiko. (Sheh orën e dorës).
Para se të ikë në shtëpi pala tjetër, në rregull? “terma arti” Sepse: tamam ashtu (pauz).

3
Kopshtin për djalin. Epo, kjo është e gjitha... shiko: do takohemi aty... (Shikon orën e
dorës). Po agjenti imobiljar aty është? Në rregull, thuaji asaj ta shikojë edhe një herë
bodrumin. Shikoje aty se... sepseeee... dola, dola dhe erdha për çerek ore... po. Jo, jo,
do takohemi bashkë tek ajo e reja... Mirë, bukur fare. Po se qe ti mendon se është e
nevojshme... thuaji Xherrit të takohemi... Në rregull? Jam i sigurt që aty do jetë... (pauz)
shpresoj. (pauz). Edhe unë të dua. (pauz). Edhe unë të dua. Sa më shpjet... patjetër.

(Mbyll telefonin. Përkulet në tavolinë dhe shkruan diçka pastaj ngre kokën e sheh
drejt.)

Kthehet nga Kerroll e thotë : Më vjen keq...

Kerroll : Si, çfarë do të thotë “terma arti”?

Xhoni : Si më fal...”

Kerroll : Cfarë do të thotë “terma arti?”

Xhoni : Për këto gjëra do të flasësh?

Kerroll : ... do të flasësh?

Xhoni : Hajt t’ia heqim misterin këtyre gjërave, dakort? (Pauz). Nuk mendon dhe ti
kështu? Ja ta them unë: kur ke ndonjë “gjë”. Që duhet nxjerrë në pah. (pauz). Nuk
mendon se...? (Pauz).

Kerroll : ... nuk mendoj se?

Xhoni : Hëëë?

Kerroll : ... mos unë...?

Xhoni : ... çfarë?

Kerroll : ... mos unë, ... mos thashë ndonjë gjë gab....

Xhoni : (pauz). Jo. Më vjen keq. Jo. Ke të drejtë. Më vjen vërtet shumë keq. U nxitova,
disi. E shikon dhe vetë ja që... Më vjen keq. Ke të drejtë. (pauz). Çfarë është “terma
arti”? Siç duket ka kuptimin e një termi i cili ka ardhur, duke u përdorur shpesh, për të
thënë diçka më specifike se sa mund ta thotë thjesht fjala, për dikë që nuk ka dijeni më
shumë... përcaktim. Ja, jo besoj se do të thotë kjo “terma arti”. (pauz).

Kerroll : Ti nuk e di se çfarë do të thotë...?

Xhoni : Nuk jam shumë i sigurt ta them se çfarë do të thotë tamam. Është një nga ato
gjërat, ndoshta të kanë ndodhur edhe ty vetë, që janë ashtu edhe njëherë kur i sheh të
bie bam ndërmend e thua “aha”, edhe pastaj e harron në çast çfarë ...

4
Kerroll : Ty nuk të ndodh kjo.

Xhoni : ... unë...?

Kerroll : Ty nuk ...

Xhoni : Unë nuk ... çfarë...

Kerroll : ... për...

Xhoni : ... unë nuk çfarë pra...?

Kerroll : ...jo...

Xhoni : ... harroj gjëra? Të gjithëve u ndodh.

Kerroll : Jo, jo të gjithëve.

Xhoni : Nuk u ndodh...

Kerroll : Jo.

Xhoni : (pauz). Jo. U ndodh te gjithëve.

Kerroll : E pse u ndodh...?

Xhoni : Sepse. Nuk e di. Sepse nuk kanë asnjë interes.

Kerroll : Jo.

Xhoni : Mua kështu me duket. (pauz). Më vjen keq po nuk e kisha mendjen.

Kerroll : S’ke pse ma thua mua.

Xhoni : Më bëre një komplimet, apo “respekte” – më tamam ishte ja kjo, qe më erdhe
vetë deri këtu... Rrofsh Kerroll! Po e shoh dhe vetë që kam ngecur. Po e shoh dhe
vetë...

Kerroll : ... çfarë...

Xhoni : një moment. Sa për atë që the... atë që...

Kerroll : Oh, oh. Ti po ble një shtëpi të re!

Xhoni : Jo, harroje fare.

Kerroll : “harroje fare”? (pauz)

5
Xhoni : E di e di... më beso. E di si... sado që mund të jenë të turpshme... nuk kam
dëshirë.. nuk kam dëshirë tjetër përveçse dua të të ndihmoj. Por: (ai merr një letër në
tavolinë) nuk dua as ta them fjalën “por”. Po të them se kur të kthehem atje prapë...

Kerroll : Unë veç, vetëm se po përpiqem...

Xhoni : ... jo, nuk e pranoj.

Kerroll : ...çfarë? çfarë...?

Xhoni : Jo. E kuptova se ti... (tregon nga letra). Por puna jote...

Kerroll : Unë vetëm: sa ndala te kategoritë, unë... (edhe ngre ne dorë një fletore). Mbajta
shënim...

Xhoni : (në të njëjtën kohë me fjalën “shënim”) Po. Kuptoj. Ajo që po përpiqem të them
është se janë ca gjëra të thjeshta, gjëra bazë...

Kerroll : ... unë...

Xhoni : një moment: ca moskuptime të thjeshta...

Kerroll : Unë bëj atë që më thonë. Të solla fletoren, lexova gjërat e tua...

Xhoni : Jo, jam i sigurt që ti..

Kerroll : jo, jo, jo. Unë bëj si më thonë. Është e vështirë për mua... është e vështirë.

Xhoni : ... por ....

Kerroll : Nuk ëëë... ka shumë gjuhë....

Xhoni : ... të lutem...

Kerroll : Gjuhë, kjo, “gjërat” që po thua...

Xhoni : Më vjen keq. Jo. Nuk mendoj se po thua të vërtetën.

Kerroll : Po të them të vërtetën. Unë...

Xhoni : Unë mendoj...

Kerroll : Kjo është e vërtetë.

Xhoni :... unë...

Kerroll : Përse do e bëja unë...?

6
Xhoni : Ta them unë pse: se ti je një vajzë jashtëzakonisht e zgjuar.

Kerroll : ... Unë...

Xhoni : Ti je jashtëzakonisht... nuk ke asnjë problem me... Kush po tallet këtu?

Kerroll : ... unë...

Xhoni : Jo. Jo. Ta them unë përse. Ta them unë... nuk ma do mendja se je zemëruar,
unë...

Kerroll : ... përse unë do të...

Xhoni : ... prit një moment. Unë...

Kerroll : E vërtetë. Unë kam probleme...

Xhoni : ... çdo...

Kerroll : ... unë vij prej një tjetër gjendje shoqërore...

Xhoni : ... çd... (çdo)...

Kerroll : Një tjetër gjendje ekonomike...

Xhoni : ... shiko...

Kerroll : Jo. Unë: kur edhe në këtë shkollë:

Xhoni : po. Tamam... (pauz).

Kerroll : ... nuk të thotë kjo ndonjë gjë...?

Xhoni : por shiko, shiko ....

Kerroll : ... unë ...

Xhoni : (ngre lart letrat.) Ja: të lutem: ulu. (pauz). Ulu. (lexon njërën nga letrat.) “Unë
mendoj se idetë që përmban kjo vepër shprehin ndjenjat e autorit në atë mënyrë që e ka
menduar ai vetë, bazuar në përfundimet e veta.” Çfarë mund të thotë kjo? E kupton?
Çfarë...

Kerroll : Unë, më e mira që mund...

Xhoni : Unë po them se ndoshta kjo klasë ....

Kerroll : Jo, jo, jo, ti nuk ke se si, nuk ke se si.. mua më duhet të...

Xhoni : ... si ....

7
Kerroll : ... më duhet të kaloj....

Xhoni : Kerroll, unë ...

Kerroll : Më duhet ta kaloj këtë klasë, unë...

Xhoni : Mirë.

Kerroll : ... ju nuk ...

Xhoni : asnjë prej ...

Kerroll : ... unë...

Xhoni : asnjë, unë... asnjë prej kritereve në procesin e gjykimit në këtë klasë janë...

Kerroll : Jo, jo, jo, jo, më duhet ta kaloj.

Xhoni : Shiko tani: njeri jam dhe unë, edhe...

Kerroll : Bëra siç më tha. Kam bërë gjithçka, ta kam lexuar librin, ti më the ta blej librin e
ta lexoj. Çdo gjë që thua ti... (tregon nga fletorja.) (bie telefoni). Unë do... çdo...

Xhoni : ... shiko...

Kerroll : ... çdo gjë që më është thënë ...

Xhoni : Shiko. Shiko. Unë nuk jam yt atë. (pauz).

Kerroll : Cfarë?

Xhoni : Unë jam...

Kerroll : Ta kam thënë unë që ti je babi im?

Xhoni : ... jo ....

Kerroll : Po pse ma thua atëherë...?

Xhoni : Unë...

Kerroll : ... përse...?

Xhoni : ... në lasë unë.... (ngre telefonin. Flet në telefon) Alo. Nuk mund të flas tani.
Xherri? Po? Të kuptov... Faleminderit. (e mbyll telefonin). (Kthehet nga Kerroll). Çfarë
do ti të bëj unë? Jemi njerëz që të dy. Kështu? Të dy i jemi nënshtruar...

Kerroll : Jo, jo...

8
Xhoni : ... njëfarë arbitrariteti ...

Kerroll : Jo. Ti më ke ndihmuar.

Xhoni : disi institucional... ti më thuaj mua se çfarë do që të bëj unë ... më thuaj ti se
çfarë do ti të bëj unë...

Kerroll : Si të shkoj e t’u them për notat që ...

Xhoni : ... ç’mund të bëj unë?

Kerroll : Më jep mësim. Më mëso.

Xhoni : Po përpiqem të të mësoj.

Kerroll : Ta kam lexuar librin. E lexova. Nuk e kupto....

Xhoni : ... nuk e kupton.

Kerroll : Jo.

Xhoni : Epo mirë pra, ndoshta nuk është shkruar mirë...

Kerroll : (njëherësh me fjalën “shkruar”) Jo, jo, jo. Unë dua ta kuptoj.

Xhoni : çfarë nuk kupton? (pauz)

Kerroll : Asgjë fare. Çfarë përpiqesh të thuash. Kur flet për...

Xhoni : ... po ...? (Ajo shikon te shënimet e veta.)

Kerroll : “Mirëmbajtjen virtuale të të rinjve” ....

Xhoni : Mirëmbajtjen virtuale të të rinjve” Nëse ne zgjasim artificialisht adoleshencën ...

Kerroll : ... edhe aty tek “Klasa për edukimin modern.”

Xhoni : ... epo ...

Kerroll : Unë nuk....

Xhoni : Shiko. Kjo është vetëm një klasë, ky është veç një libër, vetëm...

Kerroll : Jo. Jo. Se ka njerëz atje jashtë. Njerëz kë kanë ardhur këtu. të mësojnë diçka
që nuk e dinë. Që erdhën këtu për ndihmë. Për ndihmë. Prandaj duhet që dikush ti
ndihmojë.. të bëjë diçka. Të dijë diçka. Të kuptojë çfarë po thonë këta njerëz?! “Të çajnë
përpara në botë.” Si mund ta bëjë njeriu këtë, po nuk e bëra dhe unë, po ngela unë? Por
nuk po ju kuptoj. Nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj fare asnjë gjë... edhe vetëm po sillem

9
vërdallë. Nga mëngjesi në darkë: vetëm me këtë mendim të ngulitur në kokë. Unë jam
budallaqe.

Xhoni : askush nuk mendon që ti je budallaqe.

Kerroll : JO? Çfarë jam unë pra ...?

Xhoni : unë...

Kerroll : ... çfarë jam unë atëherë?

Xhoni : Unë mendoj se ty të vjen inat. Shumë njerëzve u ndodh. Tani më duhet të bëj
një telefonatë. Kam edh një takim, edhe e kam me ngut; megjithatë bashkohem me
shqetësimet e tua edhe megjithëse do doja të kisha kohën e duhur, edhe ky nuk ishte
një takim i caktuar që më parë edhe unë ...

Kerroll : ... ti mendon se unë jam një hiç ...

Xhoni : kam një takim me një agjent imobiljar bashkë me gruan time edhe ...

Kerroll : Ti mendon se unë jam budallaqe.

Xhoni : Jo, aspak sigurisht.

Kerroll : Ti e the.

Xhoni : Jo. Nuk e thashë.

Kerroll : E the.

Xhoni : Kur?

Kerroll : ... ti ...

Xhoni : Jo. Nuk e kam thënë, edhe nuk do ta thoja kurrë për një student, edhe ...

Kerroll : Ti e the, “çfarë do të thotë kjo?” (pauz) “çfarë do të thotë kjo?” ... (pauz).

Xhoni : ... atëherë pra ç’kuptim ka kjo për ty...?

Kerroll : Kjo do të thotë që unë jam budallaqe. Dhe se kurrë nuk kam për të mësuar. Ja
këtë kuptim. Edhe ti ke të drejtë.

Xhoni : ... unë...

Kerroll : ... por prapë... prapëseprapë çfarë po bëj unë këtu ...?

Xhoni : ... nëse ke menduar kështu, unë...

10
Kerroll : ... kur mua nuk më do askush edhe ...

Xhoni : ... nëse ti e interpreton ...

Kerroll : Asnjeri nuk më thotë asgjë. Edhe unë aty unë... aty te qoshja. Atje në fund.
Edhe që të gjithë flasin përherë po për këtë. Edhe “konceptet”, “normat”, edhe, edhe,
edhe, edhe, edhe, CFARE PER DREQIN PO THUA? Edhe unë lexoj librin unë. Edhe
pastaj me thënë, “Bukur, tani shko në klasë.” Sepse ju flisni për përgjegjshmëri tek të
rinjtë. UNE NUK E DI SE CFARE DO TE THOTE EDHE PO NGEL...

Xhoni : Ndoshta ...

Kerroll : Jo, ke të drejtë. “Oh, dreqin.” Ngela. Më nxirrni jashtë. Plehrë. Çdo gjë që bëj
unë kështu. “Idetë që përmban kjo vepër shprehin ndjenjat e autorit.” Tamam kjo.
Tamam. E di vetë që jam budallaqe. E di vetë si jam. (pauz). E di veten si jam profesor.
Nuk ka nevojë të ma thuash ti. (pauz). Patetike. Apo s’është kështu?

Xhoni : ... Aha ... (pauz) Ulu. Ulu. Të lutem. (pauz). Të lutem ulu.

Kerroll : Përse?

Xhoni : Dua të flas me ty.

Kerroll : Përse?

Xhoni : Vetëm ulu. (pauz) Të lutem. Ulu. A do të ulesh, të lutem ...? (pauz. Ajo ulet.)
Faleminderit.

Kerroll : Cfarë?

Xhoni : Dua të të them ca gjëra.

Kerroll : (pauz) çfarë?

Xhoni : E pra, unë kuptoj se çfarë po më thua.

Kerroll : Jo. Nuk e kupton.

Xhoni : Më duket se e kuptoj. (pauz).

Kerroll : E si mund ta kuptoni?

Xhoni : Po të tregoj një ngjarje që më ka ndodhur mua. (pauz). E ke bezdi? Unë u rrita
me mendimin se jam budalla. Ja këtë dua të të them. (pauz).

Kerroll : Cfarë do të thuash?

11
Xhoni : Vetëm këtë që po them. Ashtu më erdhi jeta që në fillim fare edhe shumicën e
kujtimeve e kam me këto, kur më thoshin se jam budalla. “Ti nuk je aq inteligjent. Përse
sillesh si budalla krejt?” ose, “Nuk e kupton dot? Nuk kupton fare?” edhe unë nuk
kuptoja. Unë nuk kuptoja.

Kerroll : Cfarë?

Xhoni : Edhe problemet më të thjeshta. S’i thithja fare. Ishte hata kjo pënë.

Kerroll : Cila ishte hata?

Xhoni : Se si mësonin njerëzit. Si mëson dikush. Edhe për këto kam folur në mësim.
Edhe sigurisht që ti nuk e dëgjon dot. Kerroll. Sigurisht s’ke se si. (pauz). Jam mësuar të
flas për “njerëzit e vërtetë”, edhe të vras mendjen se çfarë bëjnë njerëzit e vërtetë.
Njerëzit e vërtetë. Kush ishin? Se ata, ishin njerëz ndryshe nga unë. Njerëzit e mirë.
Njerëzit e zotë. Njerëzit që bëjnë gjëra, që unë nuk i bëja dot: të mësojnë, studiojnë,
kujtojnë ... plehra të gjitha – ja këto janë gjërat për të cilat kam folur në këtë klasë, dhe
janë ekzaktësisht po ato gjëra për të cilat më kanë folur dhe mua – nëse të kanë folur për
diçka ... dëgjo. Nëse një të riu i thonë diçka ai nuk e kupton. Atëherë i fut vulën vetes.
Çfarë jam unë? Unë jam një njeri që nuk kupton gjë. Edhe unë të shoh ty aty, kur po më
flet për koncepte të...

Kerroll : Nuk kuptoj asgjë nga këto gjëra.

Xhoni : E pra, atëherë ky nuk është faji im. Nuk është faji im. Edhe këto nuk janë
dëngla. Prandaj unë mbërthehem fort pas asaj që është e vërteta. Dhe prandaj më vjen
keq, dhe jam i detyruar të të kërkoj falje.

Kerroll : Përse?

Xhoni : Edhe ma thotë një mendje se kam pasur shumë gjëra në kokë ... me shtëpinë
që po blejmë e gjëra ...

Kerroll : Njerëzit thoshin se ti je budalla...?

Xhoni : Po.

Kerroll : Kur?

Xhoni : Ta them unë se kur. Gjithë jetën time. Kur isha fëmijë; edh pastaj ndoshta, sikur
ndalën. Por unë i dëgjoja prapë kur flisnin.

Kerroll : Edhe çfarë thoshin?

12
Xhoni : Thoshin që unë isha i paaftë. E merr vesh? Edhe kur vura në provim ato, ato,
ato ndjenjat e rinisë rreth vetë thelbit të mësimit kërcyen të gjitha. Edhe unë ... nisa të
ndihem “i pavlerë”, dhe “i papërgatitur” ...

Kerroll : ... po?

Xhoni : ... hë?

Kerroll : ... po?

Xhoni : Edhe unë e ndiej se duhet të dështoj. (pauz).

Kerroll : ... por atëherë kur dështon... (pauz). Duhet të dështosh. (pauz). Apo jo?

JOHN : Piloti. Avioni që fluturon. Piloti po fluturon avionin. Ai mendon: Oh Zot, po më


humb mendja! Oh, Zot! Çfarë budallai i mallkuar që jam, dhe kush unë me këtë
ngarkesë kaq të vyer vetë Jeta në dorën time, nuk më lejohet të hallakatem. Përse kam
lindur? Sa fort janë mashtruar ata që ma besuan mua ... e të tjera, e të tjera edhe shkon
e përplas avionin.

Kerroll : Fare thjesht, ai nuk mund ta...

Xhoni : Tamam ashtu.

Kerroll : Ai edhe mund të thotë:

Xhoni : E humba vëmendjen për një çast ...

Kerroll : ... ëhë. Ëhë...

Xhoni : Kam menduar diçka që nuk më pëlqente ... por tani ...

Kerroll : Po tani kjo ...

Xhoni : Ja këtë po të them. Ka ardhur koha të tregoj vëmendje ... shiko: nuk është: këtë
kam mësuar. Nuk është magjike. Po. Po. Po. Ti. Ti do kesh frikë. Kur të përballesh me
atë që mund edhe s’mund të ndodhë do ta marrësh thjesht si provim. Ke për të pasur
frikë. Edhe do thuash: “unë jam e paaftë për ...” edhe çdo gjë e jotja do mendojë k[to dy
gjëra. “Duhet. Por s’mundem.” Edhe do mendosh: përse kam lindur të jem mall për të
qeshur të tjerët në këtë botë ku që të gjithë janë më të mirë se unë? Ku unë nuk kam në
dorë asgjë hiç. Ku nuk mësoj dot një gjë fare.

(Pauz)

Kerroll : Kjo është... (pauz) Kjo është ajo që kam unë...?

13
Xhoni : E pra. Unë nuk di nëse do ta ndaja kështu. Dëgjo: po flas me ty sikur flas me
djalin tim. Sepse dua që pikërisht ai ta ketë atë që unë nuk e kisha kurrë. Po flas me ty
ashtu si do doja të më kishte folur mua një njeri. Nuk di si ta bëj ndryshe, përveçse ta
them nga vetja, ... por...

Kerroll : Përse vallë po më thua gjërat e tua personale mua?

Xhoni : E pa, ja, e shikon? Ja këtë po thoja. Ne vetëm mund të interpretojmë sjelljen e
të tjerëve përmes sitës që ne ... (bie zilja e telefonit). Përmes ... (zilja) Alo...? (i flet
Kerrollës) Përmes sitës që kemi bërë vetë. (Flet në telefon) Alo? JO, nuk flas dot
ttaannniii... E di mirë. Edhe për pak... unë jam... do të vijë edhe ai aty ... po. Fola me atë.
Do takohemi te Jo-ja, sepse tani po flas pak me një studente. Paska për të qenë ufff...
Edhe kjo, po është e rëndësishme. Tani jam me një studente, Xherry do shkojë... Dëgjo:
sa më shpejt që të mbaroj punë këtu, aq më shpejt do mbërrij aty, në rregull. Të dua.
Dëgjo, dëgjo, të thashë “Të dua”, do mbyllet mirë edhe pa, sepse më duket mua që me
kaq mbyllet, më prit se erdha. Në rregull? Epo, do zgjasë ca, çdo gjë do kohën e vet. (E
mbyll telefonin.) (Kthehet nga Kerroll.) Më fal.

Kerroll : C’ishte gjithë kjo?

Xhoni : Ja ca probleme, si zakonisht, para se të mbyllim marrëveshjen për shtëpinë e


re.

Kerroll : Ti po ble shtëpi të re?

Xhoni : E gjete.

Kerroll : Meqë u ngrite në detyrë.

Xhoni : Epo, ma thotë mëndja që e gjete prapë.

Kerroll : Po pse qëndrove këtu me mua?

Xhoni : Këtu më rri.

Kerroll : Po. Kur të duhej të ikje.

Xhoni : Se ti më pëlqen.

Kerroll : Të pëlqej.

Xhoni : Po.

Kerroll : Përse?

Xhoni : Përse? Epo? Ndoshta ne jemi njëlloj. (pauz). Po. (pauz).

14
Kerroll : Ti the “që të gjithë kanë probleme.”

Xhoni : Të gjithë kanë probleme.

Kerroll : Edhe kështu është?

Xhoni : Patjetër.

Kerroll : Po ti?

Xhoni : Po.

Kerroll : Cilat janë këto?

Xhoni : Epo. (pauz) Mirë pra, ti ke plotësisht të drejtë. (pauz) Po qe se do ta hiqnin fare
Kufizimin artificial “mësues – student”, përse duhet të jenë problemet e mia më
misterioze se ato që ke ti? Patjetër që kam probleme. E sheh dhe vetë.

Kerrol : ... çfarë problemesh?

Xhoni : Me gruan... me punën ...

Kerroll : Me punën?

Xhoni : Po. Edhe, edhe, ndoshta problemet e mia, e sheh, janë të ngjashme me ato që
ke ti.

Kerroll : Pse m’i thua mua këto?

Xhoni : Në rregull. (pauz). Unë e kam nisur vonë mësimdhënien. Më dukej artificiale.
Vetë nocioni “unë di ti nuk di”; dhe e shikoja si shfrytëzim procesin edukativ. Ta thashë.
E urreja shkollë, urreja mësuesit. I urreja të gjithë ata që kishin pozitën e “bosit” sepse e
dija – nuk e mendoja, mos ma merr për keq, e dija se një ditë do dështoja. Se isha një
dështak. Isha i mbushur për keq. Kur ... vonë në jetë ...(pauz) kur dola nga përfund ...
kur çava rrugën vetë edhe e hodha tutje nevojën për dështim. Kur unë ...

Kerroll : Si ia dole mbanë? (pauz)

Xhoni : Duhet të shohësh se çfarë je, çfarë ndien dhe si sillesh. Dhe në fund fare duhet
të shohësh si sillesh. Dhe thua: nëse kjo është ajo që bëj, kjo duhet të jetë, kështu e
mendoj veten time.

Kerroll : Nuk e kuptoj.

Xhoni : Po të jetë se dështoj gjithë kohës, kjo duhet të ndodhë ngaqë unë mendoj veten
si dështim. Nëse unë nuk e mendoj veten si dështim, ndoshta duhet të filloj e t’ia dal me
sukses tani edhe në vazhdim. Shiko. Provimet, e sheh vetë, me këto që të bie të

15
përplasesh, në shkollë, në universitet, në jetë, ... pjesa më e madhe e tyre është
përpiluar prej idiotëve. Për idiotët. Nuk ke far nevojë të dështosh me këto. Se këto nuk
provojnë sa vlen ti. Ato janë një provë e aftësisë për të mbajtur mend dhe për ta nxjerrë
prapë nga gjuha si keqinformim. Patjetër që dështon. Janë dokrra. Edhe unë ...

Kerroll : ... jo ...

Xhoni : Po. Plehra. Barcaleta. Ja me shiko mua. Komiteti i Licensës së përhershme të


mësuesit. Komiteti i Licensës së përhershme të mësuesit, ai. Vjen e me gjykon mua.
Komiteti i keq i licensës së përhershme të mësuesit. “Provimi”. Më kupton? Ata më
bëjnë mua provim. Përse, po të ishte se votonin njerëzit për mua, nuk i mbaja as të më
fshinin me leckë makinën. Edhe prapëseprapë, unë shkoj e dal përpara Komitetit të
Madh të Licensës së përhershme të mësuesit, edhe më vjen një si shkulm, më vjen një
si nevojë, të vjell, ta vjell të keqen time ja mu aty në tavolinë, t’ia tregoj ja: “Nuk bëj fare.
Përse më zgjodhët mua?”

Kerroll : Ta dhanë liçensën e përhershme.

Xhoni : Oh, jo, e lajmëruan, por nuk e kanë firmosur. E sheh? “Ja nga momenti në
moment...”

Kerroll : ... hëmmm ...

Xhoni : Ata, “edhe mund të mos e firmosin” ... mundet jo ... edhe puna me shtëpinë nuk
mbyllet dot .... Hë? Hë? Do ta gjejnë atë “sekretin tim të zi”. (pauz).

Kerroll : ... i cili është ...

Xhoni : Nuk kam hiç. Por ato do gjejnë indeksin e të këqijave të mia ...

Kerroll : Indeksin?

Xhoni : “Treguesin.” “Treguesin.” E sheh? E sheh? Unë të kuptoj. Unë. Di. Se. Ndjenjat.
A nuk kam të drejtë pune, edhe për një shtëpi të mirë, edhe për grua, edhe familje edhe
kështu me rradhë. Ja këtë po them: kjo teoria e edukimit, cila, kjo teori:

Kerroll : ... / ..../ (pauz).

Xhoni : çfarë?

Kerroll : Unë ...

Xhoni : çfarë?

Kerroll : Dua të di notën. (pauz e gjatë).

Xhoni : Do, patjetër, posi.

16
Kerroll : Kaq e keqe është?

Xhoni : Jo.

Kerroll : Bëj keq që të pyes?

Xhoni : Jo.

Kerroll : Mos të mërzita?

Xhoni : Jo. Edhe të kërkoj falje. Patjetër, posi, ti do të dish notën. Edhe sigurisht që nuk
mund të përqendrohesh në asgj... (telefoni nis të bjerë.) Prit një moment.

Kerroll : Unë duhet të shkoj.

Xhoni : Biem në një fjalë bashkë...

Kerroll : Jo, ti duhet të...

Xhoni : Le të bjerë. Biem në një fjalë bashkë. Ti rri këtu. Edhe ne do ta nisim të gjithë
kursin nga fillimi. Edhe dua ta them, nuk ishe ti, isha unë që nuk kisha mendjen në
mësim. Do ta nisim gjithë kursin që nga fillimi. Nota, po, ke 10. Nota përfundimtare, 10.
(telefoni nuk bie më.)

Kerroll : Po jemi në gjysmë të semestrit ...

Xhoni : (në të njëjtën kohë me gjysmë të semestrit) Nota është 10 për gjithë semestrin.
Po qe se ti vjen edhe më takon mua këtu. Edhe herë të tjera. Notën e ke 10. Harroje
fare provimin. Ty nuk të pëlqeu, nuk të pëlqeu të shkruash, kaq. Nuk ka rëndësi. Ajo që
ka rëndësi është se unë të zgjova interesin, edhe po munda, do t’u jap përgjigje
pyetjeve të tua. Hajt, t’ia nisim nga fillimi, bashkë. (pauz).

Kerroll : Nga filimi bashkë... Si?

Xhoni : Thuaj me zë do e nisim nga fillimi bashkë.

Kerroll : Nga fillimi bashkë.

Xhoni : Po.

Kerroll : Cfarë?

Xhoni : Mësimin.

Kerroll : Po s’ka se si t’ia nisim nga fillimi.

Xhoni : Po të them po pra. (pauz) Unë po të them po, ... bashkë.

17
Kerroll : Nuk e besoj dot.

Xhoni : Po, e di. Po ja kjo është e vërteta. Edhe çfarë është provimi, pos unë e ti?
(pauz)

Kerroll : Po ka ca rregulla.

Xhoni : Edhe. Po pra, ja do ti thyejmë.

Kerroll : Ne?

Xhoni : Nuk ka poër ta marrë vesh njeri.

Kerroll : Ja kështu, kaq thjesht fare?

Xhoni : Po ta them unë është kot fare.

Kerroll : Përse e bën këtë për mua?

Xhoni : Ti më pëlqen. Kaq e vështirë është kjo për ty...

Kerroll : Hëm ...

Xhoni : Ska njeri tjetër këtu, jemi vetëm, unë dhe ti. (pauz).

Kerroll : Në rregull. Nuk të kuptova. Kur iu referove ...

Xhoni : Në rregull? Po?

Kerroll : Kur i referoheshe tymnajës.

Xhoni : Tymnajës.

Kerroll : Ti e ke të shkruar ne libër. Mbi krahasimoren... krahasimin ... (shikon nga


shënimet e veta).

Xhoni : Po kontrollon fletoren?

Kerroll : Po.

Xhoni : Ma thuaj me fjalët e tua...

Kerroll : Dua ta shoh se dua ta them saktë.

Xhoni : Jo. E sigurisht. Ti do q ta thuash saktë.

Kerroll : Dua t’i di të gjitha deri më një.

18
Xhoni : Kjo është gjë e mirë.

Kerroll : ... kështu që ...

Xhoni : Shumë mirë. Bravo. Por unë kam sugjeruar, shpesh, se ajo që ne na duhet të
kujtojmë, kujtohet rëndom, sipas mendimit tim, duke bërë sa më pak përpjekje.

Kerroll : (shikon shënimet) Ja ku është: ti ke shkruar për tymnajën.

Xhoni : ... e saktë. Tani: unë thashë “tymnaja”. Domethënë rituali i mërzisë. Se ne ta
rrasim ty këtë libër, edhe të themi. Lexo. Tani, ti po më thua se e ke lexuar? Unë mendoj
se po më gënjen. Të marr e të shkoj për fije të perit deri më një, edhe kur ta marr vesh
se më ke gënjyer, turpi bie mbi ty, edhe gjithë jeta të ka marrë fund. Lojë e qelbur. Pse e
luajmë ne? A edukon njeri? Nuk ka kuptim. Epo, atëherë, ç’është ky edukimi i lartë?
Është një gjë-tjetër ...- ...përveçse ...- të hyn në punë.

Kerroll : Si, edhe çfarë është kjo gjë-tjetër-përveçse- të hyn në punë?”

Xhoni : Kjo është bërë si rit, di urdhër fetar. Se gjithçka kësaj duhet t’i nënshtrohet, ose
po ta themi ndryshe, që të gjithë kanë të drejtën për edukim të lartë. Aty ku dua të
ndalem unë...

Kerroll : Ti i del kundër kësaj?

Xhoni : Epo, ja, mirë pra hajt të flasim për këtë. Si e mendon ti?

Kerroll : Nuk e di.

Xhoni : Si e mendon se do dalë kjo punë? (pauz).

Kerroll : Nuk e di.

Xhoni : Kam folur për këtë në leksion. Të kujtohet shembulli që solla?

Kerroll : Drejtësi.

Xhoni : Po. Mund të ma përsëritësh? (ajo shikon nga fletorja e shënimeve). Pa parë
shënimet? Po ta kërkoj sikur... më bën një nder... që të shoh unë vetë sa interesante
ishte ideja ime.

Kerroll : Ju thatë “drejtësi”...

Xhoni : Ashtu?

Kerroll : ... se që të gjithë kanë të drejtë ... (pauz) ... Unë ... unë... unë...

19
Xhoni : Po. Të gjykimit të përshpejtuar. Të gjykimit të paanshëm. Por askush nuk del
dot për gjykim derisa nuk ka një akuzë. Eh? Drejtësia është një nga të drejtat, nëse
duan t’i shohin hajrin asaj, duhet të dalin përpara një gjykimi të paanshëm e të drejtë. Se
kjo nuk vjen thjesht si domosdoshmëri, as jeta e një njeriu nuk është krejt e përmbushur
pa një gjykim të vetëm. E kupton?

Ajo që parashtroj unë, është ngatërresa mes paanësisë dhe nxitjes së leverdisë. Kështu
pra ne ngatërrojmë dobinë që vjen nga një edukim më i lartë, me të drejtën që na është
dhënë për të pasur mundësinë të kemi një edukim të tillë. Ne, si efekt i kësaj krijojmë një
paragjykim kundrejt edukimit, krejtësisht të pavarur prej...

Kerroll : ...kjo, është paragjykim se ne duhet të shkojmë në shkollë?

Xhoni : Saktë. (pauz).

Kerroll : Si mund ta thuash këtë? Si ...

Xhoni : Mirë. Mirë. Mirë. Ke të drejtë! Fol! Çfarë është paragjykimi? Një besim i
paarsyeshëm. Ne që të gjithë jemi të nënshtruar ndaj paragjykimit. Asnjeri nga ne nuk
shpëton dot. Kur vjen si kërcënues, ose si kundërshti, ne ndiejmë zemërim, e ndiejmë
apo nuk e ndiejmë? Ja si ti tani. Apo mos po flas kot? Mirë pra.

Kerroll : ... po si ka mundësi që ju ...

Xhoni : ... ja ta shtjellojmë. Mirë.

Kerroll : Si...

Xhoni : Mirë. Mirë. Kur ...

Kerroll : UNE PO FLAS... (pauz).

Xhoni : Më vjen keq...

Kerroll : Si mundesh ti ...

Xhoni : ... më fal, sikur nuk të dëgjova mirë.

Kerroll : S’ka gjë.

Xhoni : ... më fal, sikur nuk të dëgjova mirë.

Kerroll : S’ka gjë.

Xhoni : Më vjen keq që të ndërpreva.

Kerroll : S’ka gjë.

20
Xhoni : Edhe ti po thoje?

Kerroll : Unë po thoja, unë po thoja ...(sheh nga shënimet.) Si ka mundësi të thuhet në
një klasë. Të thuhet në një klasë të universitetit, se edukimi universitar është
paragjykim?

Xhoni : Unë kam thënë se e parapëlqyeshmja jonë për këtë ...

Kerroll : ... e parapëlqyeshmja jonë?

Xhoni : ... ti ia di kuptimin.

Kerroll : Mos do të thotë “të pëlqesh”?

Xhoni : Po.

Kerroll : Po si ka mundësi të thuhet kjo? Ku në universitet ...

Xhoni : ... kjo është punë për mua, nuk di ti as kaq.

Kerroll : Cila është kjo?

Xhoni : Të të provokoj ty.

Kerroll : Jo.

Xhoni : Oho. Po pra.

Kerroll : Të më provokosh mua?

Xhoni : Po tamam ashtu.”

Kerroll : Të më ngresh nervat?

Xhoni : Tamam. Të të detyroj ...

Kerroll : ... të më ngresh nervat mua, këtë e quan punë?

Xhoni : Të të detyroj ... dëgjo: (pauz) Ah. (pauz). Kur isha i ri dikush më tha, po më
ndjek, të pasurit çiftohen më rrallë se sa të varfërit. Por kur kjo gjë ndodh, ata, heqin nga
trupi më tepër plaçka. Për vite, për vite të tëra po të them, unë i kam krahasuar përvojat
e mia me këtë thënie, edhe thosha, aha, ja kjo është fiks fare, ose jo, oho, ja kjo gjë
qenka një variacion i asaj. Çfarë domethënie kish? Asgjë hiç. Një rraqe në kokë, që ma
tha një kalama në shkollë, e që zu vend në trurin tim. (pauz).

Të thotë dikush një gjë edhe e mban mend njeriu si të ishte rregull fetar, se edukimi i
lartë është një e mirë e pakundërshtueshme. Ky nocion të bëhet kaq i dashur sa edhe
kur vihet në dyshim sado pak të ngrihen nervat. Mirë. Mirë. Do thosha unë. A nuk janë

21
pikërisht këto gjërat që duhet t’u vëmë nga një pikëpyetje? Do thosha, edukimi
universitar, që nga koha e luftës, është bërë një gjë e natyrshme, edhe një
domosdoshmëri kaq e paparë, për ata që synojnë t’i ngjiten nga pas e të fusin veten në
klasën e mesme, aq sa ne e përkrahim si çështje e të drejtës, edhe reshtëm së shtruari
pyetjen “Ku është e mira e kësaj gjëje?” (pauz).

Cilat ka gjasë të jenë disa prej arsyeve që të çojnë të ndjekësh edukimin e lartë?

E para: Dashuria ndaj diturisë.

E dyta: Dëshira për të përsosur një aftësi.

Tre: Mirëqenie ekonomike. (Ndalet. Mban shënim.)

Kerroll : Po të mbaj, mos shkon vonë.

Xhoni : Një moment. Më duhet të shënoj diçka...

Kerroll : Mos ka të bëjë me atë që thashë unë?

Xhoni : Jo, po blejmë shtëpinë e re.

Kerroll : Po blini shtëpi të re.

Xhoni : Që shkon bashkë me licencën e përhershme të mësuesisë. Po tamam. Shtëpi


përsëmbari, afër me një shkollë private ...(Ai vazhdon të mbajë shënim.) ... Ne po flisnim
për përmirësimin e mirëqenies ekonomike. (Kerroll mban shënim në bllokun e vet.) ...
Po mendoja për Taksën e Shkollës. (Ai vazhdo të shkruajë.) (Thotë si për vete:) ... ku
thuhet se unë duhet të çoj fëmijët e mi në shkollë publike ... Ligj është që unë duhet të
përmirësoj shkollat shtetërore me shpenzimet e mia kundër interesit tim? Dhe, a nuk
është kjo thjesht një kufizim për njerëzit e bardhë? Mirë. Edhe (shikon nga Kerrol) ... të
ngjall interes kjo gjë...?

Kerroll : Jo. Po i mbaj shënim...

Xhoni : Nuk ke pse mban shënim, ti e di vetë, po, mjafton të më dëgjosh.

Kerroll : Dua ta kem të sigurt që t’i mbaj mend të gjitha. (Pauz).

Xhoni : Nuk po të jap leksion, thjesht por përpiqem të shpjegoj ca gjëra ashtu si i
mendoj.

Kerroll : Si e mendon?

Xhoni : A duhet të shkojnë të gjithë në universitet? Përse ...

Kerroll : (pauz) Që të mësojnë.

22
Xhoni : Po në qoftë se aty nuk mëson.

Kerroll : Nëse një fëmijë nuk mëson?

Xhoni : Atëherë përse shkon në universitet? Sepse ashtu i kanë thënë, që kjo është gjë
“e drejtë”?

Kerroll : Disave, universiteti u duket mësimdhënës.

Xhoni : Ashtu shpresoj dhe unë.

Kerroll : Por si do ndihen ata kur u thuhet se po harxhojnë kohën kot?

Xhoni : Nuk më duket se po them këtë.

Kerroll : Ti the që mësimdhënia ishte “një tymnajë sistematike e tejzgjatur.”

Xhoni : Po. Ndodh të jetë edhe ashtu.

Kerroll : ... nëse mësimdhënia është kaq e keqe, atëherë pse e bëni ju?

Xhoni : E bëj sepse e dashuroj. (pauz). Hajde ... unë kam sugjeruar që ti të shikoje
njëherë demografinë, kapacitetet e pagesave të rrogave, në bazë të edikimit universitar
dhe jo-universitar, për burrat dhe gratë, nga 1855-a deri më 1980-ën, atëherë ja të
shohim nëse mund të nxjerrim ndonjë që me vlerë prej këtyre statistika. Hë? Edhe...

Kerroll : Jo.

Xhoni : Çfarë?

Kerroll : Unë nuk i kuptoj.

Xhoni : ... ti ...?

Kerroll : ... “tabelat”. Konceptet, ato...

Xhoni : “Tabelat” janë të thjeshta ...

Kerroll : Kur iki që këtu ...

Xhoni : Tabelat, po ja shiko...

Kerroll : Jo, nuk mundem...

Xhoni : Po pra mundesh.

Kerroll : JO, JO. NUK I KUPTOJ. E SHIKON TANI?? NUK I KUPTOJ ...

Xhoni : Çfarë nuk kupton?

23
Kerroll : Hiç, asgjë fare. Asgjë fare. Edhe vë buzën në gaz kur jemi në klasë. Buzagaz
gjithë kohës. Çfarë po thotë? Çfarë duan të thonë këta të gjithë? Nuk e kuptoj. Nuk ia di
kuptimin fare. Nuk e di se ç’kuptim ka që rri këtu ... ti më thua jam e zgjuar, edhe po ti
më thua se nuk më duhet të rri, çfarë kërkon prej meje? Çfarë do të thonë gjithë këto?
Kë të dëgjoj... unë...

(Ai shkon i afrohet dhe i hedh dorën mbi supe.)

JO – (ajo i largohet.)

Xhoni : Shshshsht.

Kerroll : Jo unë nuk po e kupt....

Xhoni : Shshshst.

Kerroll : Nuk di se për çfarë po flisni ...

Xhoni : Shshshsh. Çdo gjë është në rregull.

Kerroll : ... Unë nuk kam ...

Xhoni : Shshshsht. Shshshshst. Harroji të gjitha për një moment. (pauz) shshshshsh ...
të gjitha. (pauz). Harroji të gjitha. (pauz). Harroji të gjitha. S’ka gjë fare. (pauz). Shshshs.
(pauz). Të kuptoj ... (pauz)... se ... si ndihesh?

Kerroll : Ndihem keq.

Xhoni : E di. Po s’ka gjë.

Kerroll : Unë ...

Xhoni : S’ka gjë.

Kerroll : Unë ... (pauz)

Xhoni : Çfarë?

Kerroll : Unë ...

Xhoni : Çfarë? Më thuaj.

Kerroll : Nuk po të kuptoj.

Xhoni : E di. Po s’ka gjë.

Kerroll : Unë ...

Xhoni : Çfarë? (pauz). Çfarë? Më thuaj.

24
Kerroll : Nuk ta them dot.

Xhoni : Jo, duhet ta thuash.

Kerroll : S’mundem.

Xhoni : Jo. Të lutem. (pauz).

Kerroll : Jam e keqe. (pauz). O, Zot. (pauz).

Xhoni : S’ka gjë fare.

Kerroll : Unë jam...

Xhoni : S’ka gjë fare.

Kerroll : Nuk flas dot për këtë...

Xhoni : Ska gjë fare. Ma thuaj mua.

Kerroll : Përse do ta dish?

Xhoni : Nuk dua ta di. Dua të di çfarëdo që ti ...

Kerroll : Unë përherë ...

Xhoni : ... mirë ...

Kerroll :Unë përherë ... gjithë jetën time ... nuk ia kam thënë kurrë njeriu këtë ...

Xhoni : Ashtu. Hë pra thuaje. (pauz). Fillo.

Kerroll : Gjithë jetën time ... (bie telefoni). (pauz. Xhoni shkon tek telefoni dhe e ngre
receptorin.)

Xhoni : (flet në telefon). Nuk flas dot tani. (pauz). Çfarë? (pauz). Në rregull, unë ... unë...
S’mundem. Fol. Jo. Jo, jo. E di e bëra, por .... çfarë? Alo. Çfarë? Ajo çfarë? Nuk e bën
dot, ajo të tha që marrëveshja është e pavlefshme? Si mund të jetë marrëveshja e
pavlefshme? Ajo shtëpi është e jona.

I kam unë letrat; kur ne t’i japin në dorë pagesën, javës tjetër, edhe letrën ku thuhet se
shtëpia është ... prit, prit, prit, prit, prit, prit, prit: Xherri çfarë... aty është Xherri? (pauz).
Aty është ajo...? Ka marrë avokat ...? Si dreqin, si dreqin. Kjo ... është pyetja, ti the
lehtësuese. Nuk po e kuptoj ... nuk është e plotë marrëveshja. Janë vetëm kushtet
lehtësuese, po pse e bën ajo këtë? Më jep, më jep, më jep, Xherrin. (pauz). Xhe...,
Xherri: çfarë dreqin ... është shtëpia ime. Kjo po ... unë, jo, jo, jo, jo, unë nuk vij dot at...
dogj... dëgj... më dëgjon të dhjefsha atë ... kjo është shtëpia ime. Ti dëgjo: unë dua që ti
të marrësh Grejsën, ti po të them, merre edhe dilni të dy jashtë nga shtëpia. Atë lëre aty.

25
Atë me gjithë avokatin e vet, edhe thuaji se do takohemi në gjyq, herës tjetër .... jo, jo.
Atë lëre aty. Aty të plasë: thuaji ne do ta marrim atë shtëpi, edhe është e jona s’e
s’bën... JO, jo, unë nuk do vij aty. Mallkuar qofsha po u ula në të një dhdhdho... herës,
herës tjetër, herës tjetër bashkë shihemi në gjyq ... Unë... (pauz). Nuk ka asnjë problem
me sht.. (heshtje). Jo, jo, jo, jo, tamam ashtu. Në rre... në rregull... (pazu). Patjetër. Fa ...
faleminderit. Jo. Po. Në çast. (E mbyll telefonin.) (Pauz).

Kerroll : Ç’ka ndodhur? (pauz).

Xhoni : Festë surprizë.

Kerroll : Ashtu.

Xhoni : Po.

Kerroll : Festë për ty.

Xhoni : Po.

Kerroll : Ke ditëlindjen?

Xhoni : Jo.

Kerroll : Atëherë çfarë?

Xhoni : Lajmërimi për licencën e mësimdhënies.

Kerroll : Lajmërimi për licencën e mësimdhënies.

Xhoni : Do organizojnë një festë në shtëpinë tonë të re.

Kerroll : Shtëpinë tuaj të re.

Xhoni : Në shtëpinë që po blejmë.

Kerroll : Ty të duhet të shkosh.

Xhoni : Me sa duket duhet të shkoj.

Kerroll : (pauz). Ata krenohen me ty.

Xhoni : Epo, ka nga ata që do thoja unë, deri në formë agresioni.

Kerroll : Si, si?

Xhoni : Surpriza.

26
Dy

Xhoni dhe Kerroll ulur përballë njëri – tjetrit, tavolina mes tyre.

Xhoni : E sheh, (pauz) e dashuroj mësimdhënien. Edhe ja t’i bëj qejfin vetes, jam i zoti
për këtë punë. Edhe e dashuroj pjesën e interpretimit. Më thotë mendja, këtë me takon
ta rrëfej.

Kur mora vesh se e dashuroja mësimdhënien u betova se nuk do bëhesha ndonjëherë


aq i akullt, i rreptë e kontrollues sa një instruktor që kam hasur në fëmijërinë time.

Edhe të them, nuk kam qenë i vetëdijshëm se kjo gjë më ishte dhënë mua që të lajthisja
e të merrja rrugën e kundërt. Kështu që, e pyeta dhe e pyeta pafund veten, nëse
lidhesha pas heterodoksisë, unë nuk do ta thoja “shkujdesur” se nuk e çaj kokën se
parashtroj ortodoksinë si një e mirë e mirëqenë – veçse “si dëm ndaj,e për studentën e
mi.” (pauz).

Siç të thashë. Kur m’u dha hapësira për licencën e përhershme të mësuesisë, dhe,
patjetër që e kam ndjekur me këmbëngulje këtë gjë, sigurisht që isha i lumtur dhe e
lakmoja.

Pyeta veten nëse mos po bëja gabim që lakmoja aq. Edhe e mendova gjatë edhe,
shpresoj, vërtet, që e mendova gjatë, edhe pashë te vetja shumë gjëra, ma thotë
mendja ime, pa një rregull të caktuar. (pauz).

Këtë po që do ta ndiqja. Se e dëshiroja, se nuk isha aq i pastër sa të ngulitesha aty te


siguria, edhe se, ndoshta, kjo nuk ishte një gjë e dënueshme brenda meje. Se detyrat e
mia shkonin përtej shkollës, edhe se detyrimet e mia ndaj shtëpisë, për rastin, ishin, ose
duhet të jenë, edhe nëse nuk kanë qenë, me të njëjtën peshë. (vlerë?). Kjo licenca,

27
siguria, edhe po, patjetër rehatia, nuk ishin në vetvete aq sa për t’u përbuzur; edhe
madje ia vlenin deri më një që t’i qepeshe nga pas me nder. Dhe kjo m’u dha. Ja këtu në
këtë vend, i cili më pëlqen, ku e ndiej veten rehat, për ta siguruar veten deri aq – aty ku
mbërrin bota materiale – një vijimësi e këtij gëzimi dhe rehatie. Në këmbim të çfarë?
Mësimdhënien. Gjë të cilën unë e dashuroj.

Cili ishte çmimi i kësaj sigurie? Të mbaj vendin e përhershëm të punën me licencë.
Licencën të cilën tani po ma jep komiteti. Dhe në bazë të së cilës unë lidha kontratë për
të blerë një shtëpi. Tani, meqë ti nuk ke ende familje, në këtë pikë, ndoshta nuk ka se si
ta dish se çfarë do të thotë kjo gjë. Por për mua është e rëndësishme. Një shtëpi. Një
shtëpi e mirë. Ku të rris familjen. Tani: do të mblidhet komiteti i licencave. Ja ky është
procesi, edhe ky është procesi i mirë përmes të cilit ka funksionur shkolla për një kohë
shumë të gjatë. Ata do mblidhen, do dëgjojnë animimin – të cilin ke të drejtën ta bësh;
edhe ata do ta rrëzojnë. Do ta rrëzojnë ankimimin; dhe në periudhën mes vendimit dhe
rrëzimi të ankimimit, unë do humb shtëpinë. Se nuk do më dalë për mbarë të mbysh
shpenzimet e hipotekës. Do humb kaparin, edhe shtëpia që zgjodha për gruan e djalin
do shitet do dalë te tabela e shitjeve. Tani: e shoh që të ngrita nervat. Unë e kuptoj kur
të ngrihen nervat me mësuesit. Edhe mua më kanë ngritur nervat ata të që kisha.
Ndihesha i vrarë dhe i poshtëruar prej tyre. Edhe ja kjo është njëra prej arsyeve që iu
futa mësuesisë.

Kerroll : Çfarë do prej meje?

Xhoni : (pauz). Isha i vrarë. Kur mora në dorë raportin e komitetit. U shokova dhe u
lëndova. Jo, nuk dua që të shfaq para teje ndjenjat e dobësive që kam vetë. në rregull.
Veç në fund fare unë nuk e kuptova. Pastaj thashë me vete: a nuk ndodh përherë në ato
çaste kulmore kur ne njohim veten si pa pushtet kur gjendemi edhe më të cënueshëm
edhe ... (pauz) Po. Në rregull. Ti më sheh si tip pedant. Po. Ashtu jam. Me natyrë, që kur
linda, edhe me profesion. Nuk e di se si ... veç gjithmonë jam në kërkim të një
paradigme.

Kerroll : Unë nuk e di se ç’është paradigma.

Xhoni : Është model.

Kerroll : Atëherë përse nuk përdor këtë si fjalë? (pauz).

Xhoni : Po qe e rëndësishme për ty, apo, mirë në rregull. Unë po kërkoj një model. Për
ta vazhduar mendimin: e ndiej se në njëfarë pike ...

Kerroll : Unë ...

Xhoni : Një sekondë ... në të cilën unë jam i pakundërshtueshëm është shqetësimin e
palëkundur për dinjitetin e studentëve të mi. Edhe ja ku të pyeta edhe ty, ja këtu ... në

28
frymën e hulumtimit, të kërkova ... të kërkova ... (pauz). Çfarë të kam bërë unë ty?
(pauz). Edhe, edhe, ma do mendja, si mund ta kompensoj. Mund të biem në njëfarë
ujdie? Se nuk ka kuptim, vërtet, edhe pos kësaj dua ta di.

Kerroll : Çfarë të bëni ju që të tërhiqem unë?

Xhoni : Nuk ishte kjo ajo që po mendoja.

Kerroll : Të më japësh ryshfet, që të më bindësh ...

Xhoni : .. jo ...

Kerroll : Që të tërhiqem ...

Xhoni : As nuk e kam çuar nëpër mend këtë gjë. Edhe mendoj se ti e di që kështu
është...

Kerroll : Kjo nuk është ajo që di unë. Do doja ...

Xhoni : Unë nuk dua ... çfarë dëshiron?

Kerroll : Jo, ti the si duhet të ma kompensosh. Për të më detyruar të tërhiqem.

Xhoni : Unë e thashë këtë.

Kerroll : Kam shënimet e mia ja këtu.

Xhoni : Shiko. Shiko. Stoikët thonë ...

Kerroll : Stoikët?

Xhoni : Filozofët Stoikë thonë se po hoqe fjalinë “Unë kam qenë lënduar,” ke hequr vetë
lëndimin. Tani: mendohu: unë e di që ti je e mërzitur. Vetëm më thuaj. Me fjalë: çfarë
gabimi kam bërë unë?

Kerroll : Çfarëdo që të më kesh bërë mua – për aq sa më ke bërë, ti e di më mirë se sa


unë si studente, edhe kështu që, për trupën e studentëve, të gjitha janë në raportin tim
për komitetin e licencimit.

Xhoni : Epo mirë pra. (pauz). Ta shohim. (Nis të lexojë). Gjej të thuhet se jam seksist –
dmth., që bëj dallim mes gjinive. Që jam elitar. Nuk jam shumë i sigurt se çfarë do të
thotë këtu kjo fjalë, përveçse është vënë si fjalë poshtëruese, domethënë “i keq”. Se unë
jam ... se këmbëngul në shpenzime kohe, në hamendësime të paporositura, të vetë –
përforcuara dhe teatrale prej tekstit të përshkruar ... se këto kanë marrë njëherësh
forma edhe seksiste edhe pornografike ...ja ku i gjejmë të vëna në një listë ... (pauz). Ja
ku i kemi në listë ... shembujt “... i mbyllur me një studente” ... “tregoi një ngjarje të
ngatërruar me përmbajtje seksuale, në të cilën frekuencat dhe zakonet e rënies në

29
mëkat mes të pasurve dhe të varfërve, duket se ngjajnë, pika qendrore ... u zgjat të
përqafojë tha studentja edhe .. e gjitha është pjesë e një motivi ...” (pauz).

(vazhdon të lexojë). Se unë përdora fjalinë “Kufizimet ndaj njeriut të bardhë.” ... se të
kërkova të vish në zyrën time se ti më pëlqen. (pauz).

(vazhdon të lexojë). “Ai më tha se “ti më pëlqen”. Se atij “i pëlqente të rrinte me mua.”
Do më lejonte t’i shkruaja provimet prej fillimit, po të shkoja më shpesh në zyrën e tij.”
(pauz). (Kthehet nga Kerroll). Kjo është qesharake. Nuk e ke kuptuar kaq? Krejt e
panevojshme. Kjo ty të mbulon me turp, kurse unë prej kësaj humb shtëpinë, edhe ...

Kerroll : Kjo është “qesharake”...

(Xhoni merr në dorë raportin dhe e lexon përsëri.)

Xhoni : “Ai me ka thënë mua se ka probleme me gruan dhe se ai donte të flakte tutje
kufizimet strikte mësues – studente. Ai më ka hedhur krahun në qafë...”

Kerroll : E mohon? Nuk ke si e mohon...? E sheh? (pauz). Nuk po e sheh? Nuk e kupton,
apo jo?

Xhoni : Nuk e shoh ...

Kerroll : Ti mendon, ti mendon se mund t’i mohosh të gjitha këto që kanë ndodhur; ose,
nëse kanë ndodhur, nëse kanë ndodhur, kanë të njëjtin kuptim me atë që ti the se ka
kuptim. Nuk e sheh? Ti më shtyve deri këtu, ti na shtyn të gjithëve, të dëgjojmë vetëm ty
“ec përpara”; edhe kjo “ec përpara” për të gjitha, ose kjo ose ne nuk “shprehim” shumë
mirë vetveten. Ne nuk themi atë që mendojmë. Apo jo? Apo jo? Ne e themi atë që
mendojmë. Edhe kur e themi ti na thua “Nuk po të kuptoj...” pastaj ti ... (tregon me gisht.)

Xhoni : “Ti referohem raportit?”

Kerroll : ... patjetër.

Xhoni : E shikon. E shikon ... e kupton çfarë po them? Ka mundësi të ma thuash me


fjalët e tua?

Kerroll : Ato aty janë fjalët e mia. (pauz).

Xhoni : (lexon). “Ai më ka thënë se po të rrinim vetëm në zyrë, do ma ndryshonte notën,


do më vinte dhjetë.” (I drejtohet Kerrollës). Çfarë të kam bërë unë ty? Oh. O Zot, kaq
shumë je lënduar?

Kerroll : Se çfarë “ndiej” unë, kjo nuk ka asnjë lidhje. (pauz).

Xhoni : E di ti që unë jam përpjekur të të ndihmoj?

30
Kerroll : Ato që di unë i kam raportuar.

Xhoni : Më pëlqen të të ndihmoj. Edhe dua të të ndihmoj. Përpara se kjo të shkojë më


thellë.

Kerroll : (në të njëjtën kohë kur asi thotë “të shkojë më thellë). Shiko. Nuk mendoj se më
duhet ndihma jote. Mendoj se asgjë që ti ke nuk më hyn në punë.

Xhoni: Unë e ndiej ...

Kerroll : Nuk dua t’ia di fare se si ndihesh. E shikon? E SHIKON? Nuk të shkojnë më
këto. Ti. Nuk. Ke . Më. Pushtet. E keqpërdore? Epo dikush e bëri. Je ti pjesë e kësaj
kategorie? Po. Po. Je. Ti i ke bërë këto gjëra. Edhe të thuash, të më thuash mua: “Oh, ja
më lejo të të ndihmoj me problemin që ke ...”

Xhoni : Po. E kuptoj. E kuptoj. Je e lënduar. Je e zemëruar. Po. Unë mendoj se prej
zemërimit por tradhton edhe veten. Edhe kur shkon poshtë asaj rrëpire nuk i bën mirë
askujt.

Kerroll : Nuk dua t’ia di fare se çfarë mendon ti.

Xhoni : Nuk do t’ia dish? (pauz). Por ti nuk po flet këtu për të drejta. Nuk e shikon? Kam
të drejta edhe unë. E shikon? E kam një shtëpi ... pjesë e botës reale; edhe komitetin e
licencave, burra të mirë, burra të vërtetë ...

Kerroll : ... Profesor ...

Xhoni : ... të lutem: edhe ata janë gjithashtu pjesë e kësaj bote: e kupton ti kaq? Kjo
është jeta ime. Jam një copë kukudh. Nuk i bie murit me kokë, unë ...

Kerroll : ... profesor ...

Xhoni : ...unë...

Kerroll : Profesor. Unë kam ardhur këtu për të të përkrahur në kërkesat e tua personale.
Ndoshta nuk duhej të kisha ardhur. Por ja që erdha. Erdha në emrin tim dhe në emër të
grupit. Edhe meqë ju flisni për komitetin e licencave, duhet ta dini që një prej anëtarëve
është grua, duhet ta dini kaq. Edhe megjithëse ju mund ta quani gallatë, apo një fjali
historike, apo edhe një lajthitje, gjithë ato që thamë qëparë, duke iu referuar komitetit të
licencave si burra të mirë, burra të vërtetë, ky për të është një cilësim poshtërues. Është
përcaktim seksit, që bën dallim mes gjinive dhe po të vërejmë më mirë kjo nuk është gjë
tjetër veçse vijim i të njëjtës mënyrë të menduari. Është një cilësim ...

Xhoni : OH MJAFT! Mjaft, ... kjo qenka mjaftueshëm sa t’i mohosh një familje ...

31
Kerroll : Mjaftueshëm? Mjaftueshëm? Mjaftueshëm? Po. Ky është fakt... edhe ajo
historia, të cilën e përshkruaj unë, është e ndyrë, tipike, manipulative dhe pornografike.
Është ...

Xhoni : ... është pornografike ...?

Kerroll : Kush të jep të drejtën ty. Po pra. Të flasësh me një grua në mënyrë private ...
Po. Po. Më vjen keq. Ti e ndien sikur je i autorizuar... se e the vetë. Të kapardisesh. Të
bësh poza. Të “interpretosh”. Të më “thërrasësh mua këtu...” Hë? Ju thatë se edukimi i
lartë është kot. Edhe e trajtoni sikur, e trajtoni sikur... Edhe e rrëfeni vetë që ju pëlqen të
luani rrolin e patriarkut në klasë. Lejon këtë. Ndalon atë. Të përqafosh studentet.

Xhoni : Si ta nxë goja. Si mundesh të rrish aty edhe ...

Kerroll : Si ka mundësi ta mohosh. Atë që më bëre mua. këtu. Ju e bëtë... Thuaje. Ti e


dashuron pushtetin. Të shmangesh. Të shpikësh. Të thyesh .. të thyesh cilatdo norma
që janë vendosur për ne. Edhe ju mendoni se është diçka tërheqëse “të dyshosh” tek
vetja këtë dëshirë për t’u tallur për të na shkatërruar. Por ama duhet doemos ta
dyshosh. Profesor. Ju zgjidhni ato gjëra që ju favorizojnë vetëm ju: botimet, licenca,
edhe rrugët që ndjek për ti marrë në dorë të dyja i quani “rite të padëmshme”. Edhe ju
këto rrugë i interpretoni. Megjithëse e thoni që kjo është hipokrizi. Po për aspiratat e
studentëve të tu. Studentëve punëtorë, që vijnë këtu, që rropaten për të ardhur këtu – as
nuk e keni fare idenë se sa më kushton mua që të ndjek këtë shkollë – ju talleni me ne.
Ju e quani edukimin “tymnajë”, edhe prej karriges tuaj kaq të mbrojtur, kaq elitare
hutimin tonë e di si shaka, edhe kështu të duken edhe shpresat e përpjekjet tona. Pastaj
kur të vjen dita rri aty edhe thua “çfarë të kam bërë?”. Edhe ma kërkon mua që ta
mirëkuptoj se edhe ju paskeni aspirata. Po ja ku po iu them unë. Ta them. Ju jeni i
ndyrë. Ju jeni shfrytëzues. Edhe po të kishin një gramë ndershmëri thellë brenda jush
ashtu siç e shkruani në libër, do shikonit veten edhe do ti shikonit po ato gjëra që shoh
dhe unë. Dhe do bënit menjëherë kthesë ashtu siç po bëj unë tani. Ditën e mirë. (Ajo
bëhet gati të dalë nga dhoma.)

Xhoni : Prit një sekondë, ka mundësi, vetëm një minutë. (pauz.) Ditë e bukur sot.

Kerroll : Çfarë?

Xhoni : Ju thatë “ditë e mirë.” Edhe mua më duket se sot është një ditë e bukur.

Kerroll : Ashtu?

Xhoni : Po, mua kështu më duket.

Kerroll : Edhe ç’rëndësi ka kjo?

32
Xhoni : Sepse kjo është esenca e komunikimit njerëzor. Unë them një gjë
konvencionale, të përgjigjesh, edhe informacioni që këmbejmë ka bazë “motin”, por ne,
që të dy biem dakort për të kundërtën. Si pasojë, ne të dy biem dakort që jemi njerëz.
(pauz).

Unë nuk jam ... “shfrytëzues,” edhe ju nuk jeni ... “e marrë,” çfarë? Revolucionare ... se
ja që ne mund të kemi, se ne ndodh të kemi ... pozita edhe se ne mundet të kemi ...
dëshira ... të cilat bien në konflikt bashkë, por ja që ne ashtu jemi, njerëz jemi, njerëz.
(pauz). Kjo do të thotë se ndonjëherë jemi të mangët. (Pauz). Jemi të ngatërruar...
(pauz). Se shumica e asaj që bëjmë, ju keni të drejtë, në emër të “principeve” është për
vet-shërbim ... shumica e atyre që bëjmë është tradicionale. (Pauz). Ti ke të drejtë.
(pauz). Ju po thoni se kur erdhët ju donit të mësonit që të edukoheshit. Unë nuk e di se
sa mund të t’ju mësoj rreth edukimit. Por e di që ty mundem të ta them se çfarë mendoj
unë për edukimin edhe pastaj e vendos ti vetë. Edhe nuk ke pse bën luftë me mua. Nuk
jam unë çështja. (pauz). Edhe ku bëj unë gabim ... ndoshta nuk është “puna” juaj që të
më korrigjoni mua. Unë nuk dua t’iu korrigjoj ju. Po, do më pëlqente t’ju tregoja se si e
mendoj unë, sepse kjo është puna ime, tradicionale dhe me të meta për aq sa mund të
jetë. Veç, tamam si “ditë e bukur, apo jo...?” nuk mendoj se mund të vazhdojmë më tej
deri kur të pranojmë që secili nga ne është njeri. (pauz). Edhe prapë mund të hasim në
vështirësi. Ato do ti kemi ... po asnjë punë s’prish. (pauz). Tani :

Kerroll : ... prit ...

Xhoni : Po. Dua ta dëgjoj.

Kerroll : ... atë ...

Xhoni : Po. Ma thuaj me sinqeritet.

Kerroll : ... pozita ime ...

Xhoni : Dua ta dëgjoj. Me fjalët e tua. Çfarë kërkon. Edhe si ndihesh.

Kerroll : ... Unë ...

Xhoni : ... po ...

Kerroll : Grupi im...

Xhoni : Grupi “yt” ...? (pauz).

Kerroll : Njerëzit po flisnin për ...

Xhoni : Askujt nuk duhet të vijë turp. Çdo njeri ka nevojë për këshilltarë. Të gjithë e
kanë të nevojshme të zbulojnë veten. Në këndvështrime të ndryshme. Nuk është e
gabuar. Është thelbësore. Mirë. Mirë. Tani : unë dhe ti ... (bie telefoni.) Unë dhe ti ...

33
(Ai nguron për një çast pastaj e ngre receptorin.) (Flet në telefon.) Alo. (Pauz) Hë... jo.
Po e di për ata. (pauz). E di edhe për atë. Thuaji asaj se unë ... të të marr unë pak më
vonë? ... A kështu, atëherë thuaji asaj se çdo gjë do jetë në rregull. (pauz). Thuaji të
durojë, unë do të ... a ka mundësi të të marr pak më vonë? ... epo ... jo, jo, jo, jo, jo, do
ta marrim ne shtëpinë ... ne do të ... jo, jo, jjj ... jo. Ajo pranon, jjjj, - nuk është çështja e
rifinancimit të kappa .... jo ... do t’i telefonosh Xherrit? Zemër, zemër, a ka mundësi bëji
një tel Xherrit? Thuaji atij jjj ... thuaji se ata do ta mbajnë kaparin se kështu qe
marrëveshja ... se ... sepse marrëveshja do vazhdojë deri sa të mbyllet ... sepse e di ...
se ... ka mundësi ta bësh kaq? Dua vetëm të më besosh. Se ... epo, po merrem me një
ankesë. Po. Ja tani. Edhe prandaj unë ... po, jo, jo, se nuk është, nuk flas dot tani. Merre
Xherrin se tani nuk flas dot. Në rrr... rregull. Mir.. u pppaaaffshim. ( e mbyll.) (pauz). Më
fal që të ndërpreva.

Kerroll : Jo...

Xhoni : Unë ... unë po thosha:

Kerroll : Ju po thoshit se duhet të biem dakort që të flasim mbi ankesën.

Xhoni : Shumë e saktë.

Kerroll : Po ne për këtë po flasim.

Xhoni : Epo, edhe kjo është shumë e saktë. E sheh? Ky është edhe thelbi i edukimit.

Kerroll : Jo. Jo. Dua të them se ne po flisnim për këtë në seancën dëgjimore të komitetit
të licencave. (pauz.)

Xhoni : Po, veç unë po thosha: se nuk mund të flasim tani këtë çast, kaq kollaj sa...

Kerroll : Jo. Unë mendoj se ne duhet të ndjekim procesin...

Xhoni : ... prit një ...

Kerroll : ... “procesin tradicional. Siç thatë dhe ju. (Ajo çohet në këmbë.)Edhe keni të
drejtë. më vjen keq që isha, hmmm,e “panjerëzishme” me ju. Ju keni të drejtë.

Xhoni : Prit, prit një ...

Kerroll : Më duhet me doemos të ik.

Xhoni : Shiko, shiko, e kuptueshme. Unë kam interes. Në këtë status quo. Në rregull?
Të gjithë kështu e kanë. Por ajo që po të them është se komiteti ...

Kerroll : Profesor, ju keni të drejtë. Të lutem mos më cënoni. Ne dallimet mes nesh do t’i
çojmë edhe ...

34
Xhoni : Ju do bëni një ... shiko, shiko, shiko ti do bësh...

Kerroll : Nuk duhej të kisha ardhur këtu. Ata ma thanë...

Xhoni :Një moment. Jo, jo. Se ka norma, këtu, edhe nuk ka asnjë arsye. Shiko: unë po
përpiqem të të shpëtoj ...

Kerroll : Askush nuk ua ka kërkuar këtë ... ju po përpiqeni të më shpëtoi? Ki njerëzi ...

Xhoni : Unë po tregohem i njerëzishëm me ty. Po të flas troç dhe direkt. Ne mund ta
zgjidhim një herë e mirë këtë gjë ja këtu tani. Edhe dua që ju të uleni aty edhe ...

Kerroll : Ju lutem të më falni ... (Ajo matet të dalë nga zyra.)

Xhoni : Ulu, siç duket ne të kemi një ... prit një moment. Prit një moment ... ju lutem
tregoni njerëzi sa të ... (Ai përpiqet ta ndalë që ajo të mos dalë jashtë)

Kerroll : ME LESHO!

Xhoni : Nuk kam asnjë dëshirë t’ju mbaj, dua vetëm të flas me ty ...

Kerroll : ME LESHO. ME LESHO. NDIHME, KA NJERI, NDIHME? A KA NJERI,


NDIHME JU LUTEM, NDIHME ...?

TRE

###

(Kur ngrihen perdet Kerroll dhe Xhoni janë të ulur.)

35
Xhoni : Ju kam pyetur ja këtu. (pauz.) Unë ju kam pyetur këtu duke shkuar kundër,
kundër ...

Kerroll : Jam shumë e habitur përse më kërkove mua.

Xhoni : ... kundër arsyetimit të shëndoshë me mendje të pastër, kundër ...

Kerroll : Unë u habita shumë...

Xhoni : kundërt ... po. Jam i sigurt.

Kerroll : ... Nëse doni që unë të ik, ika. Ika tani ... (ajo çohet.)

Xhoni : Ja le ta nisim me rregull, ka mundësi? Unë e ndiej ...

Kerroll : Ja kjo ishte gjëja që kisha dëshirë të bëja. Prandaj erdha këtu, por tani ...

Xhoni : ...unë e ndiej ...

Kerroll : Veçse ndoshta ju do doni që unë të shkoj ...

Xhoni : Nuk dua që të ikësh. Unë të kërkova të vish ...

Kerroll : Nuk kisha pse vija këtu.

Xhoni : Jo. (pauz). Faleminderit.

Kerroll : Në rregull. (Pauz). (Ajo ulet.)

Xhoni : Megjithatë unë e ndiej se është me vlerë, do përfitoni edhe ju disi, ...

Kerroll : ... Çfarë unë ...

Xhoni : Nëse më dëgjoni deri në fund, nëse më dëgjoni deri në fund.

Kerroll : Unë erdha vetë, në policinë gjyqësore më thanë të mos vija.

Xhoni : ... në policinë “gjyqësore”...?

Kerroll : U trondita që më kërkuat.

Xhoni : ... prit...

Kerroll : Po. Por unë nuk erdha këtu për të dëgjuar se çfarë “përfitoja” unë.

Xhoni : Policia “gjyqësore”.

Kerroll : ... jo, jo, ndoshta bëj mirë të shkoj ... (Ajo çohet.)

Xhoni : Prit.

36
Kerroll : Jo. Më mirë të mos kisha ...

Xhoni : ... prit. Prit. Prit një moment.

Kerroll : Po? Çfarë do prej meje? (pauz). Çfarë do prej meje?

Xhoni : Dua të rrish këtu.

Kerroll : Ti do që unë të rri këtu.

Xhoni : Po.

Kerroll : Ashtu.

Xhoni : Po. (pauz). Po. Dua të më dëgjosh deri në fund. Nëse ke mundësi. (pauz). A ka
mundësi të lutem? Po e bëre këtë të jam borxhli. (pauz) (ajo ulet). Faleminderit. (pauz).

Kerroll : Hë ç’është kjo që do të më thuash?

Xhoni : Në rregull. Unë mundem ... (pauz) Nuk bëj dot ndryshe se e ndiej që të
detyrohem një ndjesë. (pauz). I lexova. (pauz). Edhe i rilexova këto akuza.

Kerroll : Cilat “akuza”?

Xhoni : Komii... teti i licencave ... cilat akuza të tjera ...?

Kerroll : Komiteti i licencave...?

Xhoni : Po.

Kerroll : Më falni, por këto nuk janë akuza. Këto janë të provuara. Këto janë fakte.

Xhoni : ... unë ...

Kerroll : Jo. Këto nuk janë “akuza”.

Xhoni : ... këto?

Kerroll : ... komiteti (bie telefoni.) Komiteti ka ...

Xhoni : ... në rregull ...

Kerroll : ... këto nuk janë akuza. Komiteti i licencave.

Xhoni : NE RREGULL. NE RREGULL. NE RREGULL . (Ngre telefonin.) Alo. Po. Jo,


këtu jam. Më thuaj zotëri... Jo nuk mund të flas me të tani ... jam i sigurt që i ka ai, por
unë jam ufff ... e di ... jo, nuk kam kohë thuuu ... aji zotëri ... thuaji Xherrit se jam fare
mirë dhe do ta marr në telefon sapo ouuu ... (pauz). Gruaja ime ... po. Jam i sigurt e ke
kryer. Po, faleminderit. Po, do ta marr edhe unë në telefon. Nuk mundem të flas me ju

37
tani. (E mbyll telefonin.) (pauz). Në rregull. Është gjë e mirë nga na juaj që erdhët këtu.
Faleminderit. Kam studjuar. Kam shpenzuar pak kohë duke studiuar padinë.

Kerroll : Ju duhet të ma shpjegoni mua këtë fjalë.

Xhoni : “Padia”...

Kerroll : Po.

Xhoni : Kjo është një “notë raport e detajuar.” Një ...

Kerroll : E panoj. Po.

Xhoni : Ku çdo gjë është hamendësim...

Kerroll : JO. Nuk e lejoj dot. Nuk e lejoj dot. Asgjë nuk ngel për hamendësime. Çdo gjë
ka ardhur nga provat...

Xhoni : Të lutem, prit një sekondë...

Kerroll : Nuk shkoj deri aty sa ta pranoj ...

Xhoni : Nëse ka mundësi ... Nëse kam mundësi, sido që të duket ty nga kjo që na
paska “ndodhur”, prej ...

Kerroll : Problemi këtu nuk është se si me “duket” mua, ndjenjat e mia, përveç ato të një
gruaje. Dhe të një buri. Ata që ti ke më lart, të cilit na qenkan “ndjellë”, më kupton? Të
cilët e kanë në dorë provën, edhe e kanë të vendosur, më kupton? Që e kanë vlerësuar
peshën e provave po edhe dëshminë, edhe e kanë vendosur, e kupton? Që ti je
neglizhent. Se ju kanë gjetur me faj, se ke qëndruar ja ashtu duke pritur, edhe kjo është
gabim; edhe nuk janë ata në gabim; për ato arsyetime që janë thënë kaq herë, se ata
duhet ta vendosin këtë punën e licencave. Se ju duhet të hyni në detyrime disiplinore.
Për shkk te fakteve. Jo “të hamendësuara”, se kjo na qenka fjala? Por të provuara. E
kupton? Prej veprimeve që keni kryer ju.

Ja këtë e thotë edhe komiteti. Këtë thotë edhe avokati që kam marrë unë. Për ato që ke
bërë ti në klasë. Për ato që ke bërë në zyrë ti ...

Xhoni : Do më shkarkojnë nga detyra.

Kerroll : Tamam, ashtu, duhet ta bëjnë se s’bën. Nuk po e kuptoni? Ndiheni i zemëruar?
Kush iu solli këtu? Nuk ishte gjinia. As rraca. As klasa. VEPRAT QE KE KRYER. Edhe
tani je zemëruar. Pa më pyet mua. çfarë kërkon ti? Ti do që të më “magjepsësh”....? ajo
që po them është e vërteta. Ja ma thoni ju vetë, do më thuash se ke grua e fëmi. Do më
thuash se ke një karrierë edhe se ke punuar për karrierë për njëzet vjet. E dini ju përse
keni punuar vërtet? Për pushtet. Pushtet. Më kuptoni? Edhe ja rrini aty edhe na tregoni

38
përralla. Për shtëpinë, për shkolla private, për privilegje, edhe pse ju takojnë këto. Gjithë
kjo drobitje qesharake prej fajit, ju vjen prej privilegjeve, edhe ju nuk doni fare t’ia dini.
Nuk më kuptoni? Keni punuar për njëzet vjet për të pasur të drejtë që të më më fyni mua
(të më prekni me dorë??). Edhe ju duket që kjo është e drejta juaj se paguheni për këtë.
Shtëpia juaj. Gruaja juaj... Depozita e “dashur” atje te banka për shtëpinë ...

Xhoni : A ke ndjenja?

Kerroll : Ja këtë po ju them. E sheh? A ke ndjenja? Kaq edhe me kaq doni ta mbyllni.
Kush është ajo gjëja që nuk na paska ndjenja. Kafshët. Nuk të mbaj anën unë, po më vë
në pyetje a jam njeri.

Xhoni : A ke ndjenja?

Kerroll : Unë ndiej përgjegjësi ndaj vetes. Unë ...

Xhoni : ... ndaj ...?

Kerroll : Ndaj? Ndaj këtij institucioni. Ndaj studentëve. Ndaj grupit tim.

Xhoni : Grupit “tënd” ...

Kerroll : Sepse, po, po, unë nuk po flas vetëm për vete. Po flas edhe për grupin; për ato
që kanë hequr po ato që kam hequr edhe unë. Në emër të të cilëve, edhe nëse unë do
isha e gatshme të bëja ja çfarë, të falja? Harroja? Çfarë? Të bëja sikur nuk e vija re
atë ...

Xhoni : ... sjelljen time?

Kerroll : ... do bëja gabim.

Xhoni : Edhe po të ishe e prirur të më “falje” mua.

Kerroll : Ky do ishte gabimi.

Xhoni : Edhe çfarë do ngjiste.

Kerroll : Ngjiste?

Xhoni : PO.

Kerroll : “Ndodhte?”

Xhoni : Po.

Kerroll : Atëherë nxirre! Për atë Zot! Kush dreqin e di veten se je? Do një karrige me
pozitë. Do pushtet të pakufizuar. Të bësh e të thuash si ta do. Si të ta dojë qejfi –
privime. Pyetsorë, flirte...

39
Xhoni : Kurrë...

Kerroll : Ju lutem më falni për një moment, ka mundësi?

(Lexon shënimet e veta.)

Më dymbëdhjetë : “Paç një ditë të mirë, e dashur.”

Më pesëmbëdhjetë: “Tani, mos po më ngjan joshëse ...”

Shtatëmbëdhjetë prill: “Po qe se ju vajza do vinit këtu ...” të kam parë profesor. Për dy
semestra aty të ulur, rri edhe na shkoqit, siç e mendoni ju, “prerogativat familjare,” edhe
çfarë është kjo përveçse përdhunim; bëj be Zotin. Ju më keni kërkuar këtu të shpjegoj
unë, një fëmijë, çfarë ishte një gjë që s’e kuptoja. Por ama unë erdha për t’ju shpjeguar
një gjë tjetër. Ju nuk jeni Zoti. Ju më pyesni mua pse erdha këtu? Erdha këtu t’ju jap një
leksion.

(Nxjerr përpara librin që ka shkruar ai.)

Edhe libri juaj? Mos mendoni se po më nxirrni pak në “dritë”? Juve ! “Rebeli”! jashtë
tradicionales. Jo, jo, (lexon rreshtat e nënvizuar në libër.) “prej traditës së mirë të të
kërkuarit. Prej skepticizmit plot mirësjellje” ... edhe thoni pastaj se besoni në diskutimet
e lira intelektuale. JU BESONI ASGJE HIC. JU NUK BESONI ASGJE FARE.

Xhoni : Unë besoj tek liria e mendimit.

Kerroll : Apo s’ju vjen përmbarë kjo. Apo jo?

Xhoni : Po. Më vjen.

Kerroll : Atëherë përse e vë në pikëpyetje, qoftë për një moment, vendimin e komitetit
për licencën e përhershme të mësimdhënies? Përse e vë në dyshim pezullimin nga
puna? Ju besoni në atë që quhet liria e mendimit. Mirë, bukur fare. Ju besoni në lirinë e
mendimit dhe te një shtëpi edhe, edhe, privilegje për fëmijën tuaj, edhe po, licenca e
përhershme e mësimdhënies. Edhe ja ku po të them unë këtu. JU nuk besoni tek “lira e
mendimit”, por tek elitizmi, te, te, mbrojtja e hierarkisë, te ata që të shpërblejnë. Dhe për
këta juve jeni një, një qyfyrxhi. Edhe ju e mashtroni dhe e shfrytëzoni sistemin që ju
paguan qiranë e shtëpisë. Jeni gabim. Unë nuk po gaboj. Ju jeni gabim. Ju mendoni se
unë jam e mbushur plot me urrejtje. E di që kështu mendoni për mua.

Xhoni : Je ti e mbushur kështu?

Keroll : Ju e mendoni, po patjetër ashtu jam. Ju e mendoni se kam frikë, jam e


ndrydhur, e hutuar, nuk e di, si t’ju vijë, një gjë e rë e braktisur mes dyshimeve për
seksualitetin e vet, që do veç pushtet dhe hakmarrje. (pauz). Apo jo? (pauz).

40
Xhoni : PO. Ashtu e mendoj. (pauz).

Kerroll : A nuk është më mirë kështu? Edhe unë e ndiej se ja ky këtu, ja ky, është
momenti i parë që ju më trajtoni mua me respekt. (pauz). Unë nuk kam ardhur këtu, siç
e besoni ju me siguri, që t’ju përpij me sy. E përse t’ju përpij? Se unë nuk kam mësuar
asgjë nga ajo, ajo gjëja, ajo që ju e quani “fat i keq”. Unë erdha këtu, edhe ma bëtë ju
atë nder se ma kërkuat vetë, erdha t’iu them një gjë...

(pauz). Se unë mendoj ... unë mendoj se ju e keni bërë gabimin. Edhe mendoj se keni
bërë gabim të madh. Po tani më urreni? (pauz).

Xhoni : Po.

Kerroll : Përse më urreni? Sepse e kam gabim që po mendoj kështu për ju? Jo. Sepse
unë kam, kështu mendoj unë, pushtet mbi ju. Më dëgjoni mua. Më dëgjoni mua,
profesor. (pauz). Ju urreni pushtetin. Ja këtë urreni ju. Kaq thellë sa çfarëdo atmosfere
me diskutim të lirë është e pamundur për ju. Nuk është “një gjë që nuk ka për të
ndodhur”. Është vet e pamundura. Apo s’e kam drejt e s’është kështu.

Xhoni : Po.

Kerroll : Apo nuk është ...?

Xhoni : Po. Ashtu më duket.

Kerroll : Tani. Gjëja që juve iu duket kaq mizore është procesi i vetëdijshëm i selektimit,
nëpër të cilin unë dhe grupi im kalojmë mes përmes çdo ditë të jetës. Me paraqitjen në
shkollë. Në provime, në ndarjet mes klasave... A është padrejtë? Nuk mundem t’ju a
them unë. Këtë. Por, është e rregullt. Ose po qe se është “fatkeqësisht e
domosdoshme” për ne, atëherë për atë Zot, ashtu duhet të jetë edhe për ju. (pauz). Ju
shkruani për “përgjegjësinë ndaj të rinjve”. Na trajto ne me respekt dhe kjo do t’ua
tregojë përgjegjësinë. Ju shkruani se edukimi është thjesht tymnajë. (pauz). Veç ama ne
kemi bërë punë derisa hymë në këtë shkollë. (pauz). Edhe disa nga ne. (pauz). Që të
fitojmë të drejtën të ndjekim këtë shkollë. Për të ndjekur të njëjtën ëndërr që ndoqët
edhe ju, drejt sigurisë. Ne, të cilët, të cilët ja në këto momente janë përpara rrezikut se
kjo e drejtë do t’u ndalohet. Prej ...

Xhoni : ... prej ...?

Kerroll : Prej administratës. Prej mësuesve. Prej jush. Prej, ja ta themi, prej notave të
ulëta që na mbajnë larg nga diplomimi; prej një, të themi, një kapriçio apo një përgjigje
jashtë radhe nga ana jonë, e cila juve nuk iu duket aq argëtuese. Ja tani që e dini, e
shihni? Kjo i nënshtrohet këtij pushteti. (pauz).

Xhoni : Nuk po iu kuptoj. (pauz).

41
Kerroll : Akuzat e mia nuk janë çikërrima. Ju e shikoni këtë megjithë ngutin mendoj unë,
me të cilin u pranuan këto akuza. Një shaka që bëtë ju, me një nuancë seksiste. Gjuha
që ju përdorët, një shkujdesje verbale apo fizike, po, po, e di, e di që ju thoni se është
krejt pakuptim. E kuptoj mirë. Në ndryshim nga ju, unë nuk i hedh aq kollaj dorën në sup
ndonjë njeriu.

Xhoni : Ishte krejtësisht pa përmbajte seksuale.

Kerroll : Unë them se nuk është ashtu. UNE THEM NUK ISHTE ASHTU. A ka mundësi
ta shohësh njëherë...? A ka mundësi ta kuptosh njëherë? SE NUK IU TAKON JUVE TA
THONI KETE.

Xhoni: E shoh se ku dini te dilni, edhe e shoh se ka shumë mirësi ajo gjë të cilës ju i
referoheni.

Kerroll : ... kështu e mendoni juve?

Xhoni : ... veç, edhe kjo nuk do të thotë që unë jam i pandreqshëm, në gjëra të tilla në të
cilat kam mangësi. ... Por, ...

Kerroll : Mos e shikoni veten si të paprekshëm nga akuza e shfrytëzimit të tentativës për
akt seksual ...? (pauz).

Xhoni : Epo, unë ... unë... unë... Ju e dini vetë, siç e kam thënë, unë ... ma ha mendja
se nuk jam aq plak sa të mos nxë, edhe unë mundem të mësohem, unë ...

Kerroll : E mbani veten të pafajshëm ndaj akuzës për ...

Xhoni : ... prit, prit, prit ... në rregull, ja t’i kthehemi dhe njëherë ...

Kerroll : O BUDALLA! Kush kujton ti se jam unë? Të vij këtu edhe të gënjehem me një
buzëqeshje. O budalla i dreqit. Ti mendon se unë po kërkoj “të hakmerrem”. Unë nuk e
dua hakmarrjen. UNE DUA TE ME KUPTOJNE.

Xhoni : ... vërtet?

Kerroll : Po ja kështu. (pauz).

Xhoni : Kujt i hyn në punë. Është mbyllur.

Kerroll : Ashtu? Cila u mbyll?

Xhoni : Vendi im i punës.

Kerroll : Oh. Puna. Për këtë më thirre,... të flasim për këtë... (pauz)(Ajo ngrihet e niset të
dale nga dhoma. Bën një hap. Ndalet dhe kthehet nga ai.) Në rregull. (pauz). Edhe
çfarë, ta zemë se është e mundur që grupi im e tërheq animimin. (pauz).

42
Xhoni : Çfarë?

Kerroll : Atë që sapo thashë. (pauz).

Xhoni : Përse.

Kerroll : Epo, ja po themi si shenjë miqësie.

Xhoni : Shenjë miqësie.

Kerroll : Po. (pauz).

Xhoni : Edhe çfarë duhet në këmbim.

Kerroll : Po. Veç unë nuk e mendoj si “këmbim”. Jo “në këmbim”. Çfarë duhet të
përfitojmë prej kësaj? (pauz).

Xhoni : “Përfitojmë.”

Kerroll : Po.

Xhoni : (pauz). Asgjë hiç. (pauz).

Kerroll : Tamam ashtu. Ne përfitojmë asgjë hiç. (pauz). E shikon?

Xhoni : Po.

Kerroll : Kjo është botë e vogël, profesor. “Po.” “E shoh.” Po do ta shohësh.

Xhoni : Edhe ju ndoshta do flisni me komitetin ...?

Kerroll : Me komitetin?

Xhoni : PO.

Kerroll : Epo mirë. Patjetër. Meqë të shkoi vetë mendja. Edhe ndoshta.

Xhoni : “Ndoshta” çfarë?

Kerroll : “Na jepet” çfarë... ndoshta. Mendoj se kjo do ishte më miqësore.

Xhoni : NA JEPET CFARE?

Kerroll : Edhe, me besoni, unë e kuptoj zemëratën tuaj. Nuk është një gjë që nuk e ndiej
edhe unë vetë. Veç nuk e shoh se si kjo gjë mundet të jetë edhe e pamerituar, kështu
që nuk ju marr zët ... në rregull. Ja e kam një listë.

Xhoni : ... listë?

43
Kerroll : Është një listë librash të cilët ne...

Xhoni : ... listë me libra ...?

Kerroll : Tamam ashtu. Të cilët ne na duken të diskutueshëm.

Xhoni : Çfarë?

Kerroll : Kaq e çuditshme na qenka ...?

Xhoni : Nuk e besoj dot ...

Kerroll : Nuk është nevoja që ta besoni edhe ju.

Xhoni : Liria akademike ...

Kerroll : Dikush i zgjedh këto librat. Po qe se nuk i zgjidhni ju, ka të tjerë që e bëjnë.
Kush jeni ju “Zoti”?

Xhoni : ... jo, jo, gjë “e rrezikshme” ....

Kerroll : Ju e keni një program, ne e kemi një program. Nuk më interesojnë fare as
ndjenjat as motivet tuaj, por vetëm veprimet që do ndërmarrësh. Nëse doni që unë të
flas me komitetin e licencave ja ku është edhe lista ime. Ju jeni njeri i lirë, e keni në dorë
vetë të zgjidhni. (pauz.)

Xhoni : Ma jep listën. (edhe sjo ia jep. Ai e lexon.)

Kerroll : Mendoj se ju do gjeni aty ...

Xhni : Jam i aftë ta lexoj vetë. Faleminderit.

Kerroll : Ne kemi një numër tekstesh të cilët kemi nev...

Xhoni : E shoh.

Kerroll : Ne jemi të bindur ...

Xhoni : Aha. epo, ja ta shikoj njëherë më mirë ... (E lexon.)

Kerroll : Unë mendoj se ...

Xhoni :SHIKO. Unë po lexoj kërkesat tuaja. Në rregull?! (I lexon) (pauz). Ju kërkoni që
unë të ndaloj studimin e librit tim?

Kerroll : Ne nuk duam ...

Xhoni : (E tregon në listë) Ja ku thuhet këtu...

44
Kerroll : ... Ne e duam të hiqet nga lista përfshirëse si libër përfaqësues i këtij
universiteti.

Xhoni : Dil jashtë.

Kerroll : Nëse i lini mënjanë problemet e personalitetit.

Xhoni : Ik pirdhu, jashtë nga zyra ime.

Kerroll : Jo, unë mendoj se ju do rishikoni vendimin.

Xhoni : ... ti mendon ashtu.

Kerroll : Ne mundemi edhe do ta bëjmë. E doni mbështetjen tonë? Kjo është e vetmja
kërkesë ...

Xhoni : ... të ndaloj librin tim ...?

Kerroll : ... saktë ...

Xhoni : ... ky ... ky është universitet ... ne ...

Kerroll : ... edhe ne kemi formuluar këtë ... të cilën kemi nevojë që ju ta ... (edhe i le në
dorë fijen e letrës.)

Xhoni : jo, jo. As nuk bëhet fjalë. Më vjen keq. Nuk e di ç’më gjeti, ku e kisha mendjen.
Dua të të them një gjë. Unë jam mësues. Ëë? Tek porta aty është emri im, edhe unë jap
mësim në këtë klasë, kjo është puna ime. Këtë bëj unë. E kam një libër me emrin tim
përsipër. Edhe djali im ndonjë ditë do ta shohë me sy këtë libër. Edhe kam përgjigj...
Nuk kam shkuar në shtëpi prej dy ditësh, e dini ju këtë? Po i mendoj gjërat.

Kerroll : ... nuk keni shkuar?

Xhoni : Kam shkuar, jo. Veç nëse ju intereson kam marrë hotel. Po mendoj. (Nis të
bjerë telefoni.) po mendoj...

Kerroll : ... nuk keni shkuar në shtëpi?

Xhoni : ... po mendohem më kupton.

Kerroll : Oh.

Xhoni : Edhe, edhe, të kam një borxh, tani e shoh që ta kam. (pauz). Ti je e rrezikshme,
po gabon, edhe është detyra ime ... që ty të të them jo. Unë këtë punë bëj. Ju keni
plotësisht të drejtë. Doni ta ndaloni librin tim? Në djall shkofsh, edhe ata të bëjnë me
mua si të duan vetë.

Kerroll : ... ju nuk keni shkuar në shtëpi prej dy ditësh ...

45
Xhoni : Më duke se ta thashë unë vetë këtë.

Kerroll : ... bën mirë ta ngresh atë telefon. (pauz). Unë mendoj se ju duhet ta ngrini
telefonin. (pauz). (Xhoni ngre telefonin.)

Xhoni : (Flet në telefon) Ppo. (pauz). Po. Çfa... Unë. Unë. Ashtu erdhi puna më ra të jem
larg. Në rregu... u shqet... u shqet.. ata... jo. Tani jam krejt në rregull Xherri. Jam i pj...
mu desh të sorollatem një herë qark, po ja prapë këtu jam në karrigen time ... I dhashë
një zgjidhje ashtu ... Po në rregull jam. Në rregull fare. Mos u shqetëso. Isha pak i
ngatërruar ashtu. Veç jam i sigurt se nuk është si dorë e Zotit kjo punë. Do ta paguaj
me vendin e punës? Bukur. Atëherë, kjo puna ime nuk ia vlen një grosh. Thuaji Grejsit
se do shkoj në shtëpi edhe se e gjithë kjo ishte ufff... (Pauz). Çfarë? (pauz). Çfarë?
(pauz). Çfarë po thua? ÇFARE? Xherri ... Xherri. Ata ... cilët, kush, edhe çfarë kanë në
dorë të na bëjnë ata ...? (pauz). JO. (pauz). Jo. Nuk na bëjnë dot hi... Çfarë do të
thuash? (pauz). Por si ... (pauz). Ajo, ajo është, ajo, këtu e kam me mua. për ... Xherri.
Nuk po të kupt...(pauz). (E mbyll telefonin.) (I drejtohet Kerrollës). Ç’kuptim ka gjithë
kjo?

Kerroll : Mendova se e dinit.

Xhoni : Çfarë. (Pauz). Ç’kuptim ka gjithë kjo. (pauz).

Kerroll : Ju u përpoqët të më përdhunonit. (pauz). Sipas ligjit ... (pauz).

Xhoni : ... çfarë ...?

Kerroll : Ju u përpoqët të më përdhunonit. Kur unë po ikja nga kjo zyra ja këtu, ju mu
“ngjeshët” pas trupi.

Xhoni : ... Unë ...

Kerroll : Grupi im i ka thënë avokatit tuaj se ne duhet të ndjekim akuzat të ngremë padi.

Xhoni : ... jo ...

Kerroll : ... në bazë të statutit. Më kanë thënë. Ishte akt i kësaj kategorie.

Xhoni : ... jo ...

Kerroll : po. Edhe përdhunim i mbetur në tentativë. Tamam kështu. (pauz).

Xhoni : Unë mendoj se ju duhet të dilni jashtë.

Kerroll : Sigurisht. Kam menduar se e dinit.

Xhoni : Më parë më duhet të flas me avokatin tim.

46
Kerroll : Po. Ndoshta kjo është tamam ajo që duhet të bëni.

(bie telefoni përsëri.) (pauz).

Xhoni : (ngre telefonin. Flet në telefon) Alo? ... Alo...? Unë ... Po, sapo më mori. Jo ...
unë. Unë ... nuk flas dot tani zemër. (Kthehet nga Kerroll). Dil jashtë.

Kerroll : ... gruaja juaj ...?

Xhoni : ... e cila nuk ka asnjë lidhje fare me ju. Dil jashtë. (Flet në telefon.) Jo, jo, çdo
gjë do shkojë në vendin e vet. Çdo gjë në rregull. Nuk, nuk flas dot tani zemër. (Ktheht
nga Kerroll) Dil jashtë, jashtë që këtu.

Kerroll : Dola.

Xhoni : Bukur.

Kerroll : (duke dalë) ... edhe mos e thirr gruan “zemër.”

Xhoni : Çfarë the?

Kerroll : Mos e thirr gruan “zemër.” E dëgjuat mirë atë që thashë.

(Kerroll niset të dalë nga dhuoma. Xhoni e mbërthen me duar edhe nis ta rrahë.)

Xhoni : Ti mos kurvë e ndyrë. Ty të shkon në mend se do vish këtu edhe me


korrektesën tënde politike do më shkatërrosh mua jetën?

(E shtrin përtokë.)

Pas gjithë asaj, si të trajtova unë ty ...? Ti duhet jo ... ti duhesh ... Ti e përdhunuar ...?
Me mua të tallesh ti ...? (Ai merr një karrige e ngre sipër kokës dhe i afrohet asja.)

Unë nuk të prek me dorë as me fshesën e mutit, moj kurvë e vogël ti ...

(Ajo mblidhet kruspull në dysheme përpara këmbëve të tij. Pauz. E sheh nga lart
poshtë. E ul karrigen në tokë. Shkon te tavolina e vet dhe rregullon letrat. Pauz. Edhe
sheh që larg atë.)

Xhoni : ... e pra ... (Pauz. Ajo sheh drejt tij.)

Kerroll : Po. Tamam.

(ajo sheh drejt tij pastaj ul kokën poshtë. Thotë me vete.) ... po. Tamam.

Fund.

47
48

You might also like