Dallimet Mes Teksteve Joletrare Dhe Teksteve Letrare Hera

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

Dallimet mes teksteve joletrare dhe teksteve letrare.

Ndarjet më të dallueshme ndërmjet llojeve të teksteve lidhen me dy nga funksionet më të


rëndësishme të gjuhës, që janë: funksioni praktik, mbizotërues në tekstet joletrare dhe
funksioni estetik, i cili është mbizotërues në tekstet letrare.
Edhe brenda këtyre dy ndarjeve kemi nënlloje të tjera tekstesh, ku mbizotërojnë elemente
të ndryshme të funksioneve të gjuhës.
Tekstet jo letrare i ndajme në disa lloje në varësi të qëllimit të tyre: informues-paraqitës, argumentues,
udhëzues, përshkrues., rrëfyes.
Këto tekste kanë funksion praktik dhe na shërbejne në jetën e përditshme për t’u informuar për dukuri të
ndryshme, për të argumentuar me fakte mbi një tezë të caktuar, për të na udhëzuar në përdorimin e
objekteve të ndryshme, për të përshkruar objekte, dukuri, kafshë, persona etj.
Gjuha e këtyre teksteve është formale, objektive dhe përdor një terminologji të caktuar, mbizotëron
ligjërimi libror dhe toni neutral.
Ato mund të klasfikojmë në lloje të ndryshme si: kronika, guida, ligje, relacione, ese, udhëzues përdorimi,
tekste shkencore, biografi, intevista etj.
Teksti letrar ka funksion estetik. Ai synon të nxisë te lexuesi përjetimin artistik, të ngacmoje emocionet
e tij. Gjuha e tij është e figurshme, subjektive. Teksti letrar shpreh ndjenjat e autorit, mund të rrefejë një
ngjarje në mënyrë subjektive përmes një rrëfimtari.
Tekstin letrar e klasifikojme në disa lloje duke u mbeshtetur në zhanre letrare të cilat janë forma të
shprehjes: lirika, epika,dramatika.
Në varësi të qëllimit që kanë( si psh: lirika shpreh ndjenjat, epika rrëfen, dramatika është një gërshetim i
lirikës dhe epikës, )tekstet letrare i klasifikojmë në lloje si : poezi, prozë, dramë. Pozia shkruhet në vargje,
proza në rreshta, drama në formën e dialogut dhe është teskt i destinuar për t’u vënë në skenë.

Gjuha e tekstit letrar është e pasur me figuracion artistik dhe kuptimet e saj janë të figurshme.

You might also like